Blog

  • KOK: Pristina could lose organisation of 2030 Mediterranean Games

    It is discussed at the 17th meeting of the Kosovo Olympic Committee Executive Board, where special attention was given to recent developments in the Organising Committee and Communications with the International Committee of the Mediterranean Games.

    In an effort to find a solution, a meeting in Athens with ICG representatives is expected in the coming weeks. Kosovo is expected to be represented by six members, two by the government, two from the Pristina municipality, and two by the Kosovo Olympic Committee, respectively.

    In addition to the organisational issue, the meeting has also been discussed in preparing sports federations, through a special programme aimed at preparing them for participation in Pristina 2030.

    This initiative also comes forward with the Law for the Mediterranean Games, while it remains to be seen whether the upcoming meeting in Athens will bring concrete steps towards overcoming the problems that are accompanying the event.

    Source Layer: RTKLive

  • KOK: Prishtina mund të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

    KOK: Prishtina mund të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

    ështja është diskutuar në mbledhjen e 17-të të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, ku vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimeve të fundit në Komitetin Organizativ dhe komunikimeve me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

    Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, në javët e ardhshme pritet të zhvillohet një takim në Athinë me përfaqësuesit e ICMG-së. Kosova pritet të përfaqësohet nga gjashtë anëtarë, përkatësisht dy nga Qeveria, dy nga Komuna e Prishtinës dhe dy nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

    Përveç çështjes së organizimit, në mbledhje është diskutuar edhe për përgatitjen e federatave sportive, përmes një programi të posaçëm që synon t’i përgatisë ato për pjesëmarrjen në Prishtina 2030.

    Kjo nismë parashihet edhe me Ligjin për Lojërat Mesdhetare, ndërsa mbetet të shihet nëse takimi i ardhshëm në Athinë do të sjellë hapa konkretë drejt tejkalimit të problemeve që po e shoqërojnë organizimin e kësaj ngjarjeje.

    Burimi: RTKLive

  • Në Maqedoni shitja e banesave ka rënë me 14 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026

    Në Maqedoni shitja e banesave ka rënë me 14 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026

    Tregu i përgjithshëm i pasurive të paluajtshme në tremujorin e tretë të vitit 2026 përfshinte 7.679 transaksione, që përbën një rënie prej 8.2 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

    Numri i blerjeve u ul me 12.1 përqind, ndërsa numri i qirave u rrit me 2.8 përqind.

    Vlera totale financiare e tregut arriti në 339 milionë euro, ose 3.6 përqind më pak se tremujori i mëparshëm. Nga këto, 337.8 milionë euro lidheshin me blerje, me një rënie prej 3.6 përqind, dhe 1.1 milionë euro me qira, me një rënie prej 10.2 përqind.

    Shitjet e apartamenteve ranë me 14 përqind, dhe vlera e tyre totale financiare me 6 përqind.

    Në rastin e qirave të banesave, numri u rrit me 45 përqind, dhe qiraja totale mujore me 31 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm./Telegrafi/

  • Shiroka Pula and Stephen B. Nix discuss strengthening democracy

    During the meeting, President Shiroka Pula praised the IRI’s contribution to strengthening democracy and democratic institutions in Kosovo, especially in supporting political parties, improving their organisation, and advancing communication with citizens.

    She also stressed the importance of IRI co-operation with the Kosovo Assembly, as well as its commitment to empowering women in politics and decision-making processes.

    Speaking of developments in the country, the president underlined that consolidation of democracy requires functional institutions, respect for the division of powers, judicial independence and institutional responsibility. It also stressed the importance of maintaining constitutional order and strengthening citizens’ trust in Kosovo institutions.

    The meeting also discussed opportunities for expanding co-operation between Kosovo and the IRI, with a focus on democratic education, fighting dezinformation, promoting political debate, regional security and Kosovo’s Euro-Atlantic perspective.

    Source Layer: RTKLive

  • Shiroka Pula dhe Stephen B. Nix diskutojnë për forcimin e demokracisë

    Shiroka Pula dhe Stephen B. Nix diskutojnë për forcimin e demokracisë

    Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e IRI-t në forcimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike në Kosovë, veçanërisht në mbështetjen e partive politike, përmirësimin e organizimit të tyre dhe avancimin e komunikimit me qytetarët.

    Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të IRI-t me Kuvendin e Kosovës, si dhe angazhimin e këtij instituti në fuqizimin e grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse.

    Duke folur për zhvillimet në vend, Presidentja nënvizoi se konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale, respektim të ndarjes së pushteteve, pavarësi të gjyqësorit dhe përgjegjësi institucionale. Ajo theksoi edhe rëndësinë e ruajtjes së rendit kushtetues dhe forcimit të besimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës.

    Në takim u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe IRI-t, me fokus në edukimin demokratik, luftimin e dezinformimit, promovimin e debatit politik, sigurinë rajonale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • CNN: Trump was informed of Navia’s boss’s connection to his suspected Chinese spy wife

    US Secretary of State Marco Rubio had informed President Donald Trump of the allegations that the executive director of the Nvivia company, Jensen Huang, had an affair with a woman who considers American intelligence to be a Chinese spy during the U.S. President’s trip to China in May. That’s what he reported. CNN, quoting a source aware of the case.

    According to the source, the issue was discussed on the presidential board Air Force One, before Huang joined Trump and senior American officials in the final leg of the trip to Beijing, following a stop in Alaska.

    However, Trump has denied Monday that he had knowledge of those allegations during the trip. He has stated that he had only recently learned about the case and that the FBI was investigating the case.

    The American president has downplayed Huang’s findings with Alice Huang, leader of a headquarters technology company in Singapore, for which American intelligence has come to the conclusion that she is a Chinese spy. Two people don’t have family ties.

    I really believe him, Trump told the director of Navia, adding that he believed he had no knowledge of the alleged spying operation.

    According to CNN reporting, suspicions about Alice Huang were raised by the FBI about a year ago. The agents had warned lawmakers that Jensen Huang could be the target of a foreign intelligence operation, due to his close relationship with him. Investigators had also noted that Alice Huang had suddenly gained an unusual purchasing power for someone in her position.

    In May, a classified memorandum, supervised by Secretary of State Marco Rubio, warned of Nvivia’s connection to the woman whom the US already considers Chinese spies. The document was distributed to a limited group of senior American officials prior to Trump’s visit to China.

    According to CNN’s source, the president was informed of concerns during the trip, but did not take any apparent action to distance himself from Huang. Instead, he insisted that the director of Navisia join the US delegation.

    The case has raised concerns about US national and economic security, especially about the possibility that Beijing has provided sensitive information about the American artificial intelligence industry and the advanced technology of semi-compliancers.

    On Monday, senior administration officials Trump met with the so-called Eightshes Group, comprised of lawmakers responsible for overseeing American intelligence agencies. Information about Huang’s connection and spying allegations has been discussed at this meeting.

    The Democrats have warned they will launch numerous investigations after taking over Congress in January. They seek to clarify what the administration knew and whether the decisions on export of advanced chips to China may have been influenced or compromised.

    The export of advanced semi-convenients to China or to countries where it may have access to them is a matter of tremendous national security, said Jim Himes, the highest Democrat of the House Intelligence Committee.

    Even the Republicans have asked for an explanation from Navia. Three republican lawmakers have asked Huang to participate in a confidential information session this month.

    Huang, who cofounded Navilia and turned it into one of the most valuable companies in the world, has had great influence on the Trump Administration’s policies for artificial intelligence. He has repeatedly sought to ease restrictions on the sale of advanced American chips in China.

    Navisia, meanwhile, has announced it will hold its investigation into the executive director’s behaviour, but it is still unknown whether the company board will consider the possibility of his dismissal.

    Such a decision would have major implications for the company, as Huang is considered a key figure in Nvivia, which supplies key chips at the centre of the global artificial intelligence boom.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • CNN: Trumpi ishte informuar për lidhjen e shefit të Nvidias me gruan e dyshuar si spiune kineze

    CNN: Trumpi ishte informuar për lidhjen e shefit të Nvidias me gruan e dyshuar si spiune kineze

    CNN: Trumpi ishte informuar për lidhjen e shefit të Nvidias me gruan e dyshuar si spiune kineze

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e kishte informuar presidentin Donald Trump për dyshimet se drejtori ekzekutiv i kompanisë Nvidia, Jensen Huang, kishte një lidhje jashtëmartesore me një grua që inteligjenca amerikane e konsideron spiune kineze, gjatë udhëtimit të presidentit amerikan në Kinë në maj. Kështu ka raportuar CNN-i, duke cituar një burim në dijeni të çështjes.

    Sipas burimit, kjo çështje ishte diskutuar në bordin presidencial Air Force One, përpara se Huang t’i bashkohej Trumpit dhe zyrtarëve të lartë amerikanë në pjesën e fundit të udhëtimit drejt Pekinit, pas një ndalese në Alaskë.

    Megjithatë, Trumpi ka mohuar të hënën se kishte pasur dijeni për këto dyshime gjatë udhëtimit. Ai ka deklaruar se kishte mësuar për rastin vetëm së fundmi dhe se FBI-ja po e hetonte çështjen.

    Presidenti amerikan i ka minimizuar zbulimet për lidhjen e Huangut me Alice Huang, drejtuese në një kompani teknologjike me seli në Singapor, për të cilën inteligjenca amerikane ka arritur në përfundimin se është spiune kineze. Dy personat nuk kanë lidhje familjare.

    “Unë vërtet i besoj”, ka thënë Trumpi për drejtorin e Nvidia-s, duke shtuar se besonte pretendimin e tij se nuk kishte pasur dijeni për operacionin e dyshuar të spiunazhit.

    Sipas raportimit të CNN-it, dyshimet për Alice Huang ishin ngritur nga FBI-ja rreth një vit më parë. Agjentët kishin paralajmëruar ligjvënësit se Jensen Huang mund të ishte objektiv i një operacioni të inteligjencës së huaj, për shkak të marrëdhënies së afërt me të. Hetuesit kishin vërejtur gjithashtu se Alice Huang kishte fituar papritur një fuqi të pazakontë blerëse për dikë në pozitën e saj.

    Në maj, një memorandum i klasifikuar, i mbikëqyrur nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëronte për lidhjen e drejtorit të Nvidia-s me gruan që SHBA-ja tashmë e konsideron spiune kineze. Dokumenti iu shpërnda një grupi të kufizuar zyrtarësh të lartë amerikanë përpara vizitës së Trumpit në Kinë.

    Sipas burimit të CNN-it, presidenti ishte informuar për shqetësimet gjatë udhëtimit, por nuk ndërmori ndonjë veprim të dukshëm për t’u distancuar nga Huang. Përkundrazi, ai këmbënguli që drejtori i Nvidia-s t’i bashkohej delegacionit amerikan.

    Rasti ka ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare dhe ekonomike të SHBA-së, veçanërisht për mundësinë që Pekini të ketë siguruar informacione të ndjeshme lidhur me industrinë amerikane të inteligjencës artificiale dhe teknologjinë e avancuar të gjysmëpërçuesve.

    Të hënën, zyrtarë të lartë të administratës Trump janë takuar me të ashtuquajturin “Grupi i Tetëshes”, i përbërë nga ligjvënës përgjegjës për mbikëqyrjen e agjencive amerikane të inteligjencës. Në këtë takim janë diskutuar informacionet për lidhjen e Huangut dhe dyshimet për spiunazh.

    Demokratët kanë paralajmëruar se do të nisin hetime të shumta pasi të marrin kontrollin e Kongresit në janar. Ata kërkojnë të sqarojnë se çfarë dinte administrata dhe nëse vendimet për eksportin e çipave të avancuar drejt Kinës mund të jenë ndikuar ose komprometuar.

    “Eksporti i gjysmëpërçuesve të avancuar në Kinë ose në vende ku ajo mund të ketë qasje në to është çështje me rëndësi të jashtëzakonshme për sigurinë kombëtare”, ka thënë Jim Himes, demokrati më i lartë në Komitetin e Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve.

    Edhe republikanët kanë kërkuar sqarime nga Nvidia. Tre ligjvënës republikanë i kanë kërkuar Huangut të marrë pjesë në një seancë informuese konfidenciale gjatë këtij muaji.

    Huang, i cili bashkëthemeloi Nvidia-n dhe e shndërroi atë në një nga kompanitë më të vlefshme në botë, ka pasur ndikim të madh në politikat e administratës Trump për inteligjencën artificiale. Ai ka kërkuar vazhdimisht lehtësimin e kufizimeve për shitjen e çipave të avancuar amerikanë në Kinë.

    Ndërkohë, Nvidia ka njoftuar se do të zhvillojë hetimin e vet për sjelljen e drejtorit ekzekutiv, por ende nuk dihet nëse bordi i kompanisë do ta shqyrtojë mundësinë e shkarkimit të tij.

    Një vendim i tillë do të kishte pasoja të mëdha për kompaninë, pasi Huang konsiderohet figurë kyçe në Nvidia, e cila furnizon çipat kryesorë në qendër të bumit global të inteligjencës artificiale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Sara Mila del nga SPAK: Jam person në dijeni, do të paraqitem sa herë të më thërrasin

    Sara Mila del nga SPAK: Jam person në dijeni, do të paraqitem sa herë të më thërrasin

    Sara Mila del nga SPAK: Jam person në dijeni, do të paraqitem sa herë të më thërrasin

    Deputetja e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Sara Mila, ka deklaruar pasi doli nga SPAK-u se sa herë të thirret nga ky organ, do të paraqitet, teksa shtoi se u paraqit si person që ka dijeni.

    “Sa i përket pranisë sime këtu, në organet e drejtësisë nuk vihet vetëm për ato që i keni me shumë qejf të deklaroni, por vihet për një përgjegjësi publike, një përgjegjësi politike. Shumë baltë është hedhur mbi mua nga aparatet e politikës së vjetër. Ky është një moment shumë i mirë për të treguar dinjitetin tim”.

    “Sa i përket sekretit hetimor, jam person në dijeni, kam dhënë dëshminë time dhe kam përshtypjen që ky kalvar i gjatë i hedhjes së baltës së politikës së vjetër do të përfundojë. Sa herë SPAK-u dhe organet e drejtësisë të kenë nevojë, edhe në respekt të besimit të të gjithë qytetarëve të Elbasanit, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme. Faleminderit, se po më presin qytetarët në Elbasan për festën e Çlirimit”, u shpreh Mila pa iu përgjigjur pyetjes së gazetares Anila Hoxha se si “iu përgjigj SPAK, nëse ka pasur apo jo korrupsion në zgjedhje në Elbasan”.

    Burimi: Insajderi

  • Bayern gjen pasuesin e Kane, synon sulmuesin italo-gjerman

    Bayern gjen pasuesin e Kane, synon sulmuesin italo-gjerman

    Bayern gjen pasuesin e Kane, synon sulmuesin italo-gjerman

    Bayern Munich ka piketuar Nicolo Tresoldin e Club Brugge si pasues të mundshëm të Harry Kane.

    Sulmuesi italo-gjerman është vëzhguar disa herë nga përfaqësuesit e klubit bavarez, të cilët po shqyrtojnë një ofertë prej 40 deri në 50 milionë eurosh.

    Club Brugge nuk dëshiron ta shesë në janar, por mund të shqyrtojë largimin e tij gjatë verës së vitit 2027.

  • Kapet shtetasi gjerman në Kosovë, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

    Kapet shtetasi gjerman në Kosovë, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

    Kapet shtetasi gjerman në Kosovë, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

    Një shtetas gjerman është arrestuar në Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me krimin e organizuar dhe trafikimin e kundërligjshëm të armëve.

    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka bërë të ditur se i dyshuari me inicialet L.S. është ndaluar në rajonin e Gjilanit.

    Pas ndalimit, automjeti me të cilin po udhëtonte është dërguar për kontroll dhe skanim të mëtejshëm, ku janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armë të gjata automatike, transmeton Klankosova.tv.

    Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Ai dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

    Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, përfshirë verifikimin e origjinës dhe destinacionit të armëve të sekuestruara.

    Policia dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se do ta informojnë publikun për zhvillimet e mëtejshme, duke mos cenuar integritetin e hetimit.