Blog

  • BE-ja nis negociatat për përfshirjen e Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën pa roaming

    BE-ja nis negociatat për përfshirjen e Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën pa roaming

    Komisioni Evropian ka nisur negociatat për përfshirjen e Kosovës dhe pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në skemën e Bashkimit Evropian “Roam Like at Home”, e cila mundëson përdorimin e telefonisë mobile dhe internetit pa tarifa shtesë të roaming-ut.

    Siç njofton Komisioni Evropian në faqen e tij zyrtare, në këtë proces janë përfshirë Kosova, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

    Nisma ishte paralajmëruar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor në tetor të vitit 2026.

    Përmes kësaj skeme, qytetarët që udhëtojnë ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor do të mund të kryejnë telefonata, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin mobil pa paguar tarifa shtesë për roaming.

    Komisioni Evropian ka bërë të ditur se negociatat dypalëshe me vendet partnere tashmë kanë nisur.

    Megjithatë, zbatimi i kësaj skeme nuk do të jetë i menjëhershëm. Fillimisht duhet të përmbyllen marrëveshjet përkatëse dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të harmonizojnë plotësisht legjislacionin e tyre me rregullat e BE-së për roaming-un.

    Pas përmbushjes së këtyre kushteve, Komisioni Evropian do t’i kërkojë Këshillit të BE-së miratimin për zgjerimin e zonës së roaming-ut edhe me gjashtë vendet e rajonit.

    Ndërkaq, në qershor të vitit 2026, Këshilli i Bashkimit Evropian kishte autorizuar nisjen e negociatave për zgjerimin e kësaj skeme.

    Marrëveshjet do të mbështeten në Marrëveshjet ekzistuese të Stabilizim-Asociimit, të cilat synojnë forcimin e stabilitetit në rajon dhe avancimin e integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

  • Netanyahu dhe Trump raportohet se janë përplasur lidhur me Iranin gjatë një bisede telefonike të tensionuar

    Netanyahu dhe Trump raportohet se janë përplasur lidhur me Iranin gjatë një bisede telefonike të tensionuar

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump raportohet se janë përplasur gjatë një bisede telefonike në fundjavë, mes mosmarrëveshjeve lidhur me mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake kundër Iranit.

    Gazeta Yedioth Ahronoth, duke cituar burime në dijeni të bisedës, raportoi se diskutimi u përqendrua kryesisht te Irani dhe dallimet mes Washingtonit dhe Tel Avivit lidhur me mundësinë e rifillimit të luftës.

    Burimet e kanë përshkruar bisedën si veçanërisht të vështirë dhe konfrontuese, ndërsa njëri prej tyre e ka cilësuar atë si “një bisedë me britma nga ferri”.

    Zyra e Netanyahut, megjithatë, e hodhi poshtë këtë raportim, duke mohuar se biseda kishte qenë e tensionuar.

    “Lajm i rremë, absurditet i plotë”, thuhet në reagimin e saj.

    Një zyrtar i lartë izraelit ka konfirmuar gjithashtu se biseda kishte ndodhur, por këmbënguli se ajo nuk kishte qenë e vështirë.

    Raportimi erdhi një ditë pasi gazeta britanike Financial Times raportoi se Netanyahu po telefonon Trumpin “çdo ditë” për ta nxitur të rifillojë veprimet ushtarake kundër Iranit, duke cituar një person të informuar për diskutimet.

    Sipas gazetës, udhëheqësit arabë dhe myslimanë janë alarmuar nga lobimi i vazhdueshëm i Netanyahut, ndërsa liderët rajonalë po i kërkojnë Trumpit t’i japë përparësi diplomacisë në vend të rifillimit të veprimeve ushtarake.

    Të hënën, Trump tha se aleatët e SHBA-së në Gjirin Persik, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Kuvajtin, kundërshtojnë një fushatë të re ushtarake kundër Teheranit.

    Ai iu referua “zhvillimeve pozitive” drejt përfundimit të konfliktit dhe tha se rifillimi i sulmeve amerikane ndaj Iranit duket “mjaft i pamundur”.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të martën se Washingtoni nuk sheh nevojë të menjëhershme për rifillimin e operacioneve të mëdha luftarake kundër Iranit, duke pohuar se presioni ekonomik po i arrin objektivat e tij.

    Rubio tha se SHBA-ja do ta vazhdojë fushatën e saj të presionit ekonomik ndaj Teheranit, ndërsa paralajmëroi se forcat amerikane mbeten të gatshme të reagojnë nëse Irani kalon “vijat e kuqe” të Washingtonit.

    Ndërkohë, Katari tha të martën se ka marrë përgjigje pozitive nga Washingtoni dhe Teherani lidhur me përpjekjet për ndërmjetësim, megjithëse mbetet pasiguri për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.

    SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë ushtarake kundër Iranit më 28 shkurt. Pavarësisht përpjekjeve të mëvonshme diplomatike dhe një memorandumi të nënshkruar nga Washingtoni dhe Teherani, negociatat ende nuk kanë prodhuar një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit. /AA/

  • 39-year-old Albanian in Spain executed, paid killer flees with electric scooter

    A 39-year-old Albanian has been killed with firearms in an assassination in the area of Orihuaela Costa, Spain. According to Spanish media, the murder is allegedly linked to a reckoning.

    The heavy event was recorded shortly before 1: 00 p.m., in sports and entertainment facilities Play Flammentia Sports Club.

    The victim was on a bar roof when an armed person approached him and shot him down several times, leaving him dead.

    After conducting the assassination, the author, suspected of being a hitman, has left the scene with an electric scooter. This detail has been revealed by witnesses in the area at the time of the shooting.

    Spanish police have launched investigations into the complete whitelight of the murder circumstances and identification of the author, who has been declared at large.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekzekutohet 39-vjeçari shqiptar në Spanjë, vrasësi me pagesë ikën me skuter elektrik

    Ekzekutohet 39-vjeçari shqiptar në Spanjë, vrasësi me pagesë ikën me skuter elektrik

    Ekzekutohet 39-vjeçari shqiptar në Spanjë, vrasësi me pagesë ikën me skuter elektrik

    Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në një atentat të ndodhur në zonën e Orihuela Costa, në Spanjë. Sipas mediave spanjolle, dyshohet se vrasja lidhet me një larje hesapesh.

    Ngjarja e rëndë është regjistruar pak para orës 13:00, në ambientet e kompleksit sportiv dhe argëtues “Playa Flamenca Sport Club”.

    Viktima ndodhej në tarracën e një lokali, kur një person i armatosur iu afrua dhe shtiu disa herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

    Pas kryerjes së atentatit, autori, i dyshuar si vrasës me pagesë, është larguar nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik. Këtë detaj e kanë bërë të ditur dëshmitarët që ndodheshin në zonë në momentin e të shtënave.

    Policia spanjolle ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes dhe identifikimin e autorit, i cili është shpallur në kërkim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Oluri criticises the PDK for the Special Law: Who was the expert who deceived citizens? Public Name

    Journalist Parim Oluri, on the show “Presing ‘%, has criticised the Democratic Party of Kosovo ( The PDK) regarding its stand on the Law for the Special Court, demanding responsibility for what it described as fraud against citizens who for weeks protested in the square.

    Oluri has stressed that the PDK has not yet apologised and that it is not known who within the party has erred, as its own Parliamentary Group already estimates the law has been wrongly drafted.

    He has criticised the lack of a concrete explanation from the party, saying there have been only technical statements on procedures so far.

    The journalist has asked the PDK to make the person responsible public and clarify whether there was any measure or suspension of any party official.

    ) The PDK has no apology, no knowledge of who is wrong in the PDK… since GP estimates that a wrong law has been drafted, there is no explanation of who was the party expert who deceived people who were in the square that night, were in the square for weeks putting pressure on the government… we have a dry technical statement discussing the procedures… Are there a party official’s welcome, let him publish it? The PDK’s name… You got people out on the street in a few days, they say we’re pulling out that bad law…

    Source Layer: Insander

  • Olluri kritikon PDK-në për Ligjin për Specialen: Kush ishte eksperti që i mashtroi qytetarët që dolën në shesh? Publikone emrin

    Olluri kritikon PDK-në për Ligjin për Specialen: Kush ishte eksperti që i mashtroi qytetarët që dolën në shesh? Publikone emrin

    Olluri kritikon PDK-në për Ligjin për Specialen: Kush ishte eksperti që i mashtroi qytetarët që dolën në shesh? Publikone emrin

    Gazetari Parim Olluri, në emisionin “Pressing”, ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me qëndrimin e saj për Ligjin për Gjykatën Speciale, duke kërkuar përgjegjësi për atë që e cilësoi si mashtrim ndaj qytetarëve që për javë të tëra protestuan në shesh.

    Olluri ka theksuar se PDK-ja ende nuk ka kërkuar falje dhe se nuk dihet se kush brenda partisë ka gabuar, pasi vetë Grupi Parlamentar i saj tashmë vlerëson se ligji është hartuar gabimisht.

    Ai ka kritikuar mungesën e një shpjegimi konkret nga partia, duke thënë se deri më tani ka pasur vetëm deklarata teknike për procedurat.

    Gazetari ka kërkuar nga PDK-ja që ta bëjë publik emrin e personit përgjegjës dhe të sqarojë nëse ka pasur ndonjë masë apo suspendim ndaj ndonjë zyrtari partiak.

    “PDK nuk ka kërkim falje, nuk po dihet kush ka gabu në PDK…meqë GP e vlerëson se është hartu një ligj gabim, nuk ka shpjegim se kush ishte eksperti i partisë që i mashtroi njerëzit që atë natë ishin në shesh, kanë qenë me javë në shesh duke i bërë presion qeverisë…E kemi një deklaratë të thatë teknike po diskutojmë për procedurat…A ka naj suspendim të ndonjë zyrtari partiak, le ta publikojë PDK emrin…I nxorrët njerëzit në rrugë, pas disa dite thonë po tërhiqemi se ligji keq…”, tha Olluri.

    Burimi: Insajderi

  • Raportohet se komandanti i Njësisë për Kontroll të Autostradave është larguar nga pozita pas aksidentit në garat ilegale në Trudë

    Raportohet se komandanti i Njësisë për Kontroll të Autostradave është larguar nga pozita pas aksidentit në garat ilegale në Trudë

    Raportohet se komandanti i Njësisë për Kontroll të Autostradave është larguar nga pozita pas aksidentit në garat ilegale në Trudë

    Ismajl Fejzullahu është larguar nga pozita e komandantit të Njësisë për Kontroll të Autostradave, pas aksidentit të ndodhur gjatë garave ilegale me vetura në Trudë të Prishtinës.

    Sipas raportimeve në media, Fejzullahu është transferuar në administratë në Stacionin Policor në Gjilan, pas rastit që nxiti reagime në publik.

    Aksidenti ndodhi gjatë një gare ilegale, ku dy vetura u përplasën mes vete. Pamjet e përplasjes u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime për rrezikun që paraqesin garat e tilla në rrugë publike.

    Aksidenti u raportua më 8 nëntor në segmentin e autostradës Mazgit–Trudë. Fillimisht, Policia kishte njoftuar se bëhej fjalë për një vetaksident, por pas analizimit të pamjeve filmike arriti t’i identifikonte të dy drejtuesit e automjeteve të përfshira.

    Të dy shoferët janë paraqitur në polici dhe janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve. Njëri prej tyre kishte pësuar lëndime të lehta, ndërsa Policia i ka konfiskuar të dy veturat për nevoja të hetimit. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Kosova i bashkohet Samitit të Fëmijëve, Kurti tregon qëllimin e deklaratës

    Kosova i bashkohet Samitit të Fëmijëve, Kurti tregon qëllimin e deklaratës

    Kosova i bashkohet Samitit të Fëmijëve, Kurti tregon qëllimin e deklaratës

    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, i cili u lansua në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

    Përmes një postimi, Kurti ka theksuar se kjo deklaratë synon mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja.

    Ai ka vënë në pah rëndësinë e arsimimit dhe shëndetit të fëmijëve, duke përfshirë edhe shëndetin mendor dhe atë psikosocial, në një kohë kur teknologjitë e reja dhe koha e gjatë e kaluar para ekraneve po paraqesin sfida të reja.

    “Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris u lansua Samiti i Fëmijëve, dhe si Republikë e Kosovës iu bashkuam Deklaratës Politike, me qëllim mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja. Arsimimi dhe shëndeti i fëmijëve, përfshirë ai mendor e psikosocial, teksa po sfidohemi nga teknologjitë e reja dhe kalojmë kohë të gjatë në ekrane, janë jetikë”, ka shkruar Kurti./Klankosova.tv

  • Konfirmon Çitaku: Ligji për Specialen kthehet në Kuvend më së largu të hënën – dhe do të kalojë

    Konfirmon Çitaku: Ligji për Specialen kthehet në Kuvend më së largu të hënën – dhe do të kalojë

    Konfirmon Çitaku: Ligji për Specialen kthehet në Kuvend më së largu të hënën – dhe do të kalojë

    Ligji i ri për Specialen, i cili u hartua nga një grup ekspertësh të PDK-së, e i cili kaloi në Kuvend, u kthye mbrapsht nga Presidentja Justina Shiroka-Pula.

    Në Rubikon të Klan Kosova, U.D. e kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar se i njëjti do të kthehet në Kuvend më së largu deri të hënën e javës së ardhshme.

    “Sot mund ta them me siguri të plotë se brenda pak ditësh, Ligji do të trajtohet për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion dhe do të kthehet për votim në seancë plenare, dhe ligji do të kalojë – me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi dakordim të plotë për përmbajtjen e ligjit. Kjo është arritur këto dy-tri ditët e fundit, por kanë qenë takime e negociata që kanë zgjatur me ditë”, theksoi Çitaku, raporton Klankosova.tv.

    Për ndryshimin e Ligjit, ajo tha se “është punë në proces e sipër, dhe nuk ka asgjë të keqe këtu”.

    “Po kërkoj edhe pak ditë. Është vetëm edhe pak ditë mirëbesim. Më së largu deri ditën e hënë”, potencoi Çitaku.

    Ndonëse nuk deshi të japë detaje mbi përmbajtjen e Ligjit të ri, ajo theksoi se as thelbi, as qëllimi i ligjit – as nuk preket e as ndryshohet.

  • Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë (VIDEO)

    Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë (VIDEO)

    Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë (VIDEO)

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka hedhur kritika ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, duke vënë në pikëpyetje trajtimin e materialeve të paraqitura në procesin gjyqësor.

    Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Çitaku deklaroi se nga gjithsej 2,040 faqe të aktgjykimit, vetëm në dy paragrafë, sipas saj, u referohet provave dhe dëshmitarëve të mbrojtjes.

    “Nga 2040 faqe aktgjykim, vetëm në dy paragrafë aktgjykimi i referohet provave ose dëshmitarëve të mbrojtjes. Imagjinojeni, kjo Gjykatë ka pranuar 2536 prova dhe dëshmi (nga shteti serb, nga prokuroria e Serbisë, nga Sherbimet Sekrete Serbe, Ministria e Drejtësisë së Serbisë), në ndërkohë që i ka cilësuar si të papranueshme dëshmitë dhe provat e ofruara nga Komandanti i NATO-s, nga diplomatë e ushtarakë evropianë e amerikanë…”, tha mes tjerash Çitaku.