Blog

  • U tha se u hoqën nga Presidenca fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë, ja ku janë tani

    U tha se u hoqën nga Presidenca fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë, ja ku janë tani

    Fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës vazhdojnë të jenë në hapësirat e Presidencës, pavarësisht raportimeve dhe reagimeve që u shkaktuan një ditë më parë lidhur me largimin e tyre.

    Sipas fotografive të bëra nga fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova shihen të gjitha fotografitë e presidenteve ndër vite si dhe Deklarata e Pavarësisë.

    Ndryshe, LDK-ja, më 9 nëntor, reagoi ndaj presidentes Justina Shiroka-Pula, duke e cilësuar të papranueshëm largimin e pretenduar të fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë.

    Në reagimin e saj, kjo parti theksoi se këto dy simbole kanë rëndësi të veçantë historike dhe shtetërore, ndërsa kërkoi që ato të qëndrojnë në vendet e tyre të nderit në Presidencë. /Telegrafi/


  • BE-ja propozon masa të reja mbrojtëse për anëtarët e rinj, Mali i Zi përballet me kushte të panegociueshme

    BE-ja propozon masa të reja mbrojtëse për anëtarët e rinj, Mali i Zi përballet me kushte të panegociueshme

    Mali i Zi është vendi i parë kandidat që po përballet me mekanizmat e rinj mbrojtës të Bashkimit Evropian, të cilët mund të përfshijnë edhe pezullimin e të drejtës së votës për shtetet anëtare që shkelin vlerat dhe parimet e bllokut.

    Brukseli po diskuton vendosjen e masave më të rrepta për vendet që synojnë anëtarësimin në BE, ndërsa shtetet kandidate duhet t’i pranojnë kushtet e propozuara pa pasur mundësi t’i negociojnë ato, transmeton Telegrafi.

    Muajin e kaluar, Komisioni Evropian propozoi një periudhë 15-vjeçare monitorimi për anëtarët e rinj, me qëllim që BE-ja të mund të reagojë më shpejt ndaj shkeljeve të vlerave të përbashkëta dhe parimit të bashkëpunimit të sinqertë.

    Propozimi erdhi pas kërkesave të pesë vendeve themeluese të BE-së, të cilat kërkuan që të nxirren mësime nga përvoja me Hungarinë e Viktor Orbanit. Për vite me radhë, qeveria e tij ka përdorur të drejtën e vetos për të bllokuar vendime të rëndësishme dhe për të ushtruar presion ndaj institucioneve evropiane.

    “Kur e përmenda këtë për herë të parë, thashë: nuk duam më kuaj të Trojës në Bashkimin Evropian. Kjo ishte ende para zgjedhjeve në Hungari. Sot mund të them se nuk duam më Viktor Orbana”, deklaroi komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, gjatë prezantimit të masave.

    Megjithatë, propozimi ka një veçori të rëndësishme: vendet kandidate nuk kanë mundësi të ndikojnë në përmbajtjen e këtyre mekanizmave institucionalë. Ato duhet t’i pranojnë kushtet ashtu siç janë ose të heqin dorë nga perspektiva e anëtarësimit.

    Për Malin e Zi, i cili konsiderohet vendi më i avancuar në procesin e integrimit, tërheqja nga negociatat do të ishte veçanërisht e vështirë. Podgorica ka investuar për më shumë se një dekadë në përgatitjet administrative dhe politike për anëtarësim, ndërsa forcat politike proevropiane e kanë mbështetur vazhdimisht këtë proces.

    Megjithatë, ndryshimi i kushteve në një fazë kaq të avancuar të negociatave ka shkaktuar pakënaqësi te zyrtarët malazezë, të cilët po tregohen të kujdesshëm në deklaratat publike, nga frika se kritikat mund ta dëmtojnë procesin.

    “Ka qenë gjithmonë kështu. Masat mbrojtëse kanë qenë gjithmonë disi të njëanshme”, tha për Euronews një zyrtar i lartë i BE-së, në kushte anonimiteti.

    Mekanizmat mbrojtës nuk janë diçka e re në procesin e zgjerimit të BE-së. Masa të tilla janë përfshirë edhe në traktatet e anëtarësimit të Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.

    Megjithatë, ato kanë qenë kryesisht të përqendruara në shkeljet e rregullave ekonomike, të tregut të brendshëm dhe të drejtësisë.

    Këtë herë, duke marrë parasysh përvojën me Hungarinë, Brukseli po shqyrton mundësinë e pezullimit të të drejtave të votës për një shtet anëtar në rastet më serioze të shkeljeve.

    Një tjetër dallim qëndron te mënyra se si po zhvillohet procesi. Zakonisht, një kapitull negociues hapet pasi vendi kandidat përmbush kushtet fillestare të BE-së. Më pas, shteti zbaton reformat e kërkuara dhe plotëson objektivat e ndërmjetëm, përpara se kapitulli të mbyllet përkohësisht pasi të përmbushen të gjitha kriteret.

    Në rastin e mekanizmave të rinj, Mali i Zi nuk është ftuar të paraqesë një qëndrim negociues dhe as të përmbushë objektiva të veçantë përtej pranimit të propozimit ekzistues. Kjo i bën masat praktikisht të panegociueshme për Podgoricën.

    Komisioni Evropian aktualisht po përgatit qëndrimet e përbashkëta të BE-së për kapitujt 34 dhe 35, ku përfshihen edhe dispozitat e propozuara për mbrojtjen institucionale.

    Muajin e kaluar, Komisioni ua dërgoi vendeve anëtare draftin e parë të këtyre masave, të cilat synohet të përfshihen në traktatin e ardhshëm të anëtarësimit të Malit të Zi.

    Presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së është duke mbledhur qëndrimet e qeverive dhe synon të paraqesë një version të konsoliduar në nivel ambasadorësh gjatë javës së ardhshme.

    Pasi vendet anëtare të dakordohen për një qëndrim të përbashkët, Komisioni Evropian pritet ta pasqyrojë atë në traktatin e anëtarësimit të Malit të Zi.

    Kjo do të thotë se mundësia më e mirë e Podgoricës për të ndikuar në përmbajtjen përfundimtare është përmes lobimit te qeveritë e vendeve anëtare, pasi miratimi i qëndrimit të përbashkët do ta bëjë shumë të vështirë ndryshimin e tij.

    Diskutimet mes vendeve anëtare janë përqendruar në tri çështje kryesore: masat që mund të aktivizohen në rast shkeljesh, kohëzgjatja e mekanizmit dhe mënyra e marrjes së vendimeve.

    Çështja e parë lidhet me mundësinë e pezullimit të së drejtës së votës për shtetet që kryejnë shkeljet më të rënda. E dyta ka të bëjë me periudhën 15-vjeçare të monitorimit, të cilën vendet kandidate e konsiderojnë tepër të gjatë.

    Ndërsa çështja e tretë lidhet me qeverisjen e mekanizmit, pasi modeli i propozuar do t’i jepte Komisionit Evropian ndikim të konsiderueshëm në procesin e vendimmarrjes.

    Disa kryeqytete evropiane janë treguar më të hapura ndaj shqetësimeve të vendeve kandidate dhe kërkojnë që të bëhet dallim mes kërkesës politike për masa më të rrepta dhe një teksti ligjor që mund të zbatohet në praktikë.

    Italia, pjesë e grupit të njohur si “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ka kërkuar respektimin e barazisë mes shteteve anëtare, si dhe masa mbrojtëse proporcionale dhe të përshtatura për secilin vend kandidat.

    Në anën tjetër, Holanda ka mbështetur një qasje të njëjtë për të gjitha vendet që synojnë anëtarësimin, pa dallime mes tyre.

    Megjithatë, pavarësisht se cili qëndrim do të mbizotërojë në fund, Mali i Zi ka pak mundësi të ndikojë drejtpërdrejt në vendimin përfundimtar, pasi përcaktimi i kushteve mbetet në duart e vendeve aktuale anëtare të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

  • Police appeal to citizens: Watch online shopping- do not share bank data

    Kosovo police have called on citizens to beware of online fraud during the sale of products.

    Police say that recent cases have been recorded when suspected individuals contact citizens who have published products for sale are presented as interested buyers and send fraudulent links through which they seek bank card records, as if for the realisation of payment.

    Show caution to strangers who contact you and express interest in buying your products; Do not open suspicious links sent to you by potential buyers. Do not fill out the bank folder data on page or link (s) sent by unknown persons; Do not share the bank folder number, expiration date, CVV/ CVC or banking confirmation codes; Check any payment requirements only through official bank channels or relevant platforms; If you have provided bank records on any suspicious site, contact the folder lockout and report the case to the Kosovo Police;) it is reported.

    Full announcement:

    Police appeal:

    KU J DES FROM THE SUFFECTS ONLINE GREAT A PRODUCLES

    Pristina, November 10, 2026

    Kosovo police appeal to citizens to be careful when selling products via online platforms.

    Recent cases have been recorded when suspected individuals contact citizens who have published products for sale, are presented as interested buyers, and send fraudulent links (screws) through which they request bank card data, as if to execute payment.

    Not to fall victim to such frauds is recommended:

    Take care of strangers who contact you and express interest in buying your products; do not open suspicious links (screws) sent to you by potential buyers ; Do not fill in bank folder data on page or link (sibling) sent by unknown persons; do not share the bank folder number, expiration date, CV/ CVC or bank confirmation codes; examine any charge request only through official bank channels or relevant platforms ; if you have given bank records to any suspicious site, contact the bank for blocking the folder and report it to the Kosovo Police immediately;

    MEANING:

    FOR ONLINE SURVIVING KENYA NEATHERS OF SUFFECTS E BANKARE CATE!

    Source Layer: Insander

  • Two Albanian national football players don’t understand each other when they speak Albanian, use English for communication/Video

    Playing for the Albanian National requires talent, commitment and, above all, understanding your teammates. But for Stavros Pilos and Christian Shpendin, it seems that the latter is not always that simple!

    The two red talents are protagonists of a video that brings another atmosphere from the background of the National Collection. Pilo, the adult AEK football player in Greece, and the Shpend, which is activated in Italy, try to communicate, but their conversation quickly turns into a real comedy.

    Albanian, Italian, and English combine in a way that even protagonists seem unable to control. The moment becomes even more remarkable when the mysterious expression appears.

    Instead of finding common language, two footballers seem to need a personal translator. However, if words do not always work out, humor has a fine chemistry.

    Source Layer: Insander

  • Dy futbollistë të kombëtares shqiptare nuk e kuptojnë njëri-tjetrin kur flasin shqip, përdorin anglishten për komunikim/Video

    Dy futbollistë të kombëtares shqiptare nuk e kuptojnë njëri-tjetrin kur flasin shqip, përdorin anglishten për komunikim/Video

    Dy futbollistë të kombëtares shqiptare nuk e kuptojnë njëri-tjetrin kur flasin shqip, përdorin anglishten për komunikim/Video

    Të luash për Kombëtaren shqiptare kërkon talent, përkushtim dhe mbi të gjitha, të kuptosh mirë shokët e skuadrës. Por për Stavros Pilos dhe Kristian Shpendin, duket se kjo e fundit nuk është gjithmonë aq e thjeshtë!

    Dy talentët kuqezi janë protagonistë të një videoje që sjell një tjetër atmosferë nga prapaskenat e grumbullimit të Kombëtares. Pilo, futbollisti i AEK-ut i rritur në Greqi, dhe Shpendi, që aktivizohet në Itali, provojnë të komunikojnë, por biseda e tyre kthehet shpejt në një komedi të vërtetë.

    Shqipja, italishtja dhe anglishtja ndërthuren në një mënyrë që duket se as vetë protagonistët nuk arrijnë ta kontrollojnë. Momenti bëhet edhe më pikant kur shfaqet shprehja misterioze “A ke bo stervitje sonte?”, duke i lënë të dy mes hutimit dhe të qeshurave.

    Në vend që të gjejnë një gjuhë të përbashkët, dy futbollistët duket se kanë nevojë për një përkthyes personal. Megjithatë, nëse me fjalët nuk ia dalin gjithmonë, me humorin kanë një kimi të shkëlqyer.

    Burimi: Insajderi

  • Policia apelon tek qytetarët: Kujdes me blerjet online- mos ndani të dhënat bankare

    Policia apelon tek qytetarët: Kujdes me blerjet online- mos ndani të dhënat bankare

    Policia apelon tek qytetarët: Kujdes me blerjet online- mos ndani të dhënat bankare

    Policia e Kosovës, ka bërë thirrje te qytetarët që të kenë kujdes nga mashtrimet online gjatë shitjes së produkteve.

    Nga policia shtohet se, gjatë kohëve të fundit janë evidentuar raste kur persona të dyshuar kontaktojnë qytetarët që kanë publikuar produkte për shitje, paraqiten si blerës të interesuar dhe u dërgojnë linqe (vegëza) mashtruese, përmes të cilave kërkojnë të dhënat e kartelave bankare, kinse për realizimin e pagesës.

    ‘’Tregoni kujdes ndaj personave të panjohur që ju kontaktojnë dhe shprehin interesim për blerjen e produkteve tuaja; Mos hapni linqe (vegëza) të dyshimta që ju dërgohen nga blerësit e mundshëm; Mos plotësoni të dhënat e kartelës bankare në faqe apo linqe (vegëza) të dërguara nga persona të panjohur; Mos ndani numrin e kartelës bankare, datën e skadimit, kodin CVV/CVC apo kodet e konfirmimit bankar; Verifikoni çdo kërkesë për pagesë vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës ose platformës përkatëse; Nëse keni dhënë të dhënat bankare në ndonjë faqe të dyshimtë, kontaktoni menjëherë bankën për bllokimin e kartelës dhe rastin raportojeni në Policinë e Kosovës;’’, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Policia apelon:

    KUJDES NGA MASHTRIMET ONLINE GJATË SHITJES SË PRODUKTEVE

    Prishtinë, më 10 nëntor 2026

    Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë shitjes së produkteve përmes platformave online.

    Kohëve të fundit janë evidentuar raste kur persona të dyshuar kontaktojnë qytetarët që kanë publikuar produkte për shitje, paraqiten si blerës të interesuar dhe u dërgojnë linqe (vegëza) mashtruese, përmes të cilave kërkojnë të dhënat e kartelave bankare, kinse për realizimin e pagesës.

    Për të mos rënë viktimë e këtyre mashtrimeve, rekomandohet:

    Tregoni kujdes ndaj personave të panjohur që ju kontaktojnë dhe shprehin interesim për blerjen e produkteve tuaja;Mos hapni linqe (vegëza) të dyshimta që ju dërgohen nga blerësit e mundshëm;Mos plotësoni të dhënat e kartelës bankare në faqe apo linqe (vegëza) të dërguara nga persona të panjohur;Mos ndani numrin e kartelës bankare, datën e skadimit, kodin CVV/CVC apo kodet e konfirmimit bankar;Verifikoni çdo kërkesë për pagesë vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës ose platformës përkatëse;Nëse keni dhënë të dhënat bankare në ndonjë faqe të dyshimtë, kontaktoni menjëherë bankën për bllokimin e kartelës dhe rastin raportojeni në Policinë e Kosovës;

    MBANI MEND:

    PËR TË SHITUR ONLINE, NUK KENI NEVOJË TË ZBULONI TË DHËNAT E KARTELËS SUAJ BANKARE!

    Burimi: Insajderi

  • Portugezi Pinheiro gjykon ndeshjen Shqipëri-Finlandë

    Portugezi Pinheiro gjykon ndeshjen Shqipëri-Finlandë

    38-vjeçari ka marrë së fundmi besimin për të drejtuar disa ndeshje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, megjithëse paraqitjet e tij në disa prej këtyre përballjeve janë shoqëruar me polemika.

    Një prej ndeshjeve më të komentuara të drejtuara nga Pinheiro ishte gjysmëfinalja e kthimit e Ligës së Kampionëve 2025/26, ndërmjet Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germainit, ku disa nga vendimet e tij shkaktuan pakënaqësi te drejtuesit e klubit gjerman.

    Portugezi ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes në ndeshjen ndërmjet Argjentinës dhe Zvicrës në Kupën e Botës 2026.

    Në atë përballje, ai ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin zviceran Breel Embolo për simulim, në një moment kur rezultati ishte 1:1, vendim që ndikoi në rrjedhën e ndeshjes.

    Tashmë, Pinheiro do të ketë përgjegjësinë për të drejtuar duelin Shqipëri – Finlandë, në një përballje të rëndësishme për vazhdimësinë e të dyja përfaqësueseve në Ligën e Kombeve.

    Burimi: RTKLive

  • Në Vushtrri gjendet një portofol me para, Policia kërkon pronarin

    Në Vushtrri gjendet një portofol me para, Policia kërkon pronarin

    Në Vushtrri gjendet një portofol me para, Policia kërkon pronarin

    Policia në Vushtrri ka pranuar një portofol me një shumë parash, të cilin një qytetar e kishte gjetur në rrugë dhe më pas e kishte dorëzuar në polici.

    Policia bën me dije se portofoli nuk përmban dokumente identifikuese, prandaj është kërkuar ndihma e qytetarëve për identifikimin e pronarit.

    “Ftohet personi që e ka humbur portofolin apo kushdo që ka informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e pronarit, të paraqitet në Stacionin Policor në Vushtrri, ku pas verifikimit të rrethanave dhe dëshmive përkatëse do t’i dorëzohet pronarit legjitim”, thotë policia në një njoftim, transmeton Klankosova.tv.

    Policia ka falënderuar qytetarin për veprimin e përgjegjshëm.

  • Bozhinovska–BAE Systems: Konfirmohet partneriteti për sigurinë kibernetike në sektorin energjetik

    Bozhinovska–BAE Systems: Konfirmohet partneriteti për sigurinë kibernetike në sektorin energjetik

    Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në takimin e punës të organizuar në kuadër të programit Falcon, në bashkëpunim me kompaninë globale BAE Systems dhe me mbështetjen e ambasadës së SHBA-së.

    Në takim u prezantuan rezultatet e vlerësimit të kryer dhe të analizave në terren të sistemeve të TI-së të Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale. Ekspertët e BAE Systems e vlerësuan ekipin e TI-së së ministrisë si një nga më të përgatiturit me të cilët kanë bashkëpunuar deri më tani, duke theksuar përkushtimin e tij të lartë ndaj sigurisë kibernetike dhe zbatimin e vazhdueshëm të standardeve ndërkombëtare.

    Duke vënë në pah rëndësinë e mbrojtjes digjitale në sektorin energjetik, në takim u diskutua për krijimin e një Qendre Sektoriale për Operacione të Sigurisë (SOC), si dhe për mundësitë e financimit të saj përmes fondeve evropiane dhe Agjendës së Reformave.
    Me krijimin e kësaj qendre synohet që institucionet në sektorin energjetik t’i identifikojnë me kohë kërcënimet kibernetike dhe të reagojnë në mënyrë të koordinuar, duke ruajtur kështu vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve energjetike për qytetarët dhe bizneset.

    “Siguria e infrastrukturës së TI-së është thelbësore për stabilitetin tonë energjetik. Me krijimin e kësaj qendre sektoriale dhe me mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë, sigurojmë mbrojtje moderne nga kërcënimet digjitale dhe garantojmë funksionimin e pandërprerë të sistemit energjetik”, theksoi ministrja Bozhinovska.

    Në takim u rikonfirmuan edhe një herë partneriteti strategjik dhe përpjekjet e përbashkëta për forcimin e infrastrukturës kritike dhe sigurisë energjetike të vendit.

  • Good news for Bayern, Vincent Company returns to training

    Belgian technician has arrived early Tuesday morning at Germany’s training complex record champions, restarting work after a period of forced vacation for health reasons.

    Company’s restoration provides positive news to the bavarres, who already have the coach available to continue preparing and working with the team.

    So after 18 days of absence, Company has returned to his duties at the helm of Baiern Munichu.

    Source Layer: RTKLive