Blog

  • Përfundon takimi mes Trumpit, Putinit dhe Xi Jinpingut në Kinë, zgjati rreth 90 minuta

    Përfundon takimi mes Trumpit, Putinit dhe Xi Jinpingut në Kinë, zgjati rreth 90 minuta

    Përfundon takimi mes Trumpit, Putinit dhe Xi Jinpingut në Kinë, zgjati rreth 90 minuta

    Ka përfunduar takimi trepalësh mes presidentit amerikan, Donald Trump, presidentit rus, Vladimir Putin, dhe liderit kinez, Xi Jinping, i cili u mbajt në qytetin Shenzhen të Kinës.

    Lajmi është bërë i ditur nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV, sipas të cilit takimi ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.

    Para nisjes së bisedimeve, tre liderët kanë mbajtur fjalimet hyrëse, në të cilat kanë theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit mes tri fuqive kryesore bërthamore në botë. Në mesin e çështjeve që pritej të diskutoheshin ishin çarmatimi bërthamor dhe lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se tre liderët kanë “shumë për të diskutuar”, duke shtuar se ata “kanë diskutuar tashmë shumë”. Ai ka theksuar se si udhëheqës të tri vendeve kanë “përgjegjësi të veçantë” për të ruajtur dialogun produktiv.

    “Shumë shpesh udhëheqësit e mëparshëm kanë shmangur të flasin me kombet me të cilat kanë pasur mosmarrëveshje”, ka deklaruar Trumpi duke shtuar se “Ne ndiejmë të kundërtën”.

    “Asnjëherë nuk është arritur paqe duke refuzuar mundësitë për dialog”, ka shtuar ai.

    Ndërkaq, presidenti kinez, Xi Jinping, ka bërë thirrje që Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si shembull i bashkëpunimit për përballimin e sfidave globale.

    “Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të japin shembullin e bashkëpunimit për përballimin e sfidave globale, të ruajnë së bashku paqen dhe stabilitetin botëror dhe të japin një kontribut më të madh në përparimin e njerëzimit”, ka deklaruar Xi.

    Në anën tjetër, lideri rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për bashkëpunim konstruktiv mes tri shteteve, duke theksuar se ato mund të kontribuojnë në forcimin e stabilitetit global përmes bashkëpunimit. Ai ka përmendur gjithashtu nevojën që Trump dhe Xi të diskutojnë çështjet globale e rajonale, përfshirë sigurinë energjetike.

    Sipas TASS-it, Putin ka theksuar se tri vendet i bashkon jo vetëm statusi i tyre si shtete fituese në Luftën e Dytë Botërore, por edhe përgjegjësia për ruajtjen e paqes ndërkombëtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Aktakuzë ndaj shtetases së huaj për mashtrim prej 320 mijë eurosh në shitblerjen e pronave në Ferizaj

    Aktakuzë ndaj shtetases së huaj për mashtrim prej 320 mijë eurosh në shitblerjen e pronave në Ferizaj

    Aktakuzë ndaj shtetases së huaj për mashtrim prej 320 mijë eurosh në shitblerjen e pronave në Ferizaj

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, e dyshuar për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, pasi dyshohet se përdori autorizime të falsifikuara për shitjen e pronave të xhaxhait të saj në Kosovë, duke u shkaktuar dy personave dëme pasurore në vlerë prej gjithsej 320 mijë eurosh.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, e pandehura me inicialet S.C. dyshohet se më 13 nëntor 2024, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka paraqitur një autorizim të falsifikuar, kinse i ishte dhënë nga xhaxhai i saj, M.C., për shitjen e pronave të tij në Kosovë.

    Dokumenti pretendohej të ishte bazuar në një autorizim të vitit 2012, të lëshuar pranë një noteri në Maqedoninë e Veriut. Përmes këtij dokumenti, e pandehura dyshohet se ka vënë në lajthitje gjykatën, e cila më pas ka nxjerrë aktgjykim për njohjen e së drejtës së pronësisë së L.H. mbi disa parcela në zonën kadastrale Petroviç, në Komunën e Shtimes.

    Prokuroria pretendon se përmes këtyre veprimeve është kryer vepra penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

    Përveç kësaj, sipas aktakuzës, e pandehura më 20 tetor 2016, në Ferizaj, dyshohet se e ka mashtruar M.K.-në, duke i fshehur faktin se nuk kishte autorizim të vlefshëm për shitjen e pronës së xhaxhait të saj.

    I dëmtuari dyshohet se kishte paguar shuma të ndryshme parash përmes bankës “Raiffeisen”, në llogarinë e të pandehurës, bazuar në fletëpagesat bankare. Dëmi i pretenduar në këtë rast arrin në 200 mijë euro.

    Një tjetër rast i përshkruar në aktakuzë lidhet me vitin 2018, kur e pandehura dyshohet se ka mashtruar edhe L.H.-në, duke përdorur të njëjtin autorizim të falsifikuar për shitblerjen e pronës së xhaxhait të saj.

    Sipas Prokurorisë, palët kishin lidhur një parakontratë për shitblerjen e pronës në vlerë prej 170 mijë eurosh, me marrëveshjen që 120 mijë euro të paguheshin deri në vitin 2020, ndërsa 50 mijë eurot e mbetura pas marrjes së fletës poseduese. E pandehura dyshohet se ka përdorur dokumentin e falsifikuar edhe në procedurë gjyqësore, ndërsa dëmi i pretenduar ndaj këtij të dëmtuari është 120 mijë euro.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Seanca për Ligjin e Speciales nuk nis me kohë, mungojnë deputetët e VV-së dhe PDK-së

    Seanca për Ligjin e Speciales nuk nis me kohë, mungojnë deputetët e VV-së dhe PDK-së

    Seanca për Ligjin e Speciales nuk nis me kohë, mungojnë deputetët e VV-së dhe PDK-së

    Seanca e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për sot në orën 10:00, për shqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ende nuk ka nisur.

    Edhe pas afro një ore e gjysmë pritjeje, në sallën e Kuvendit nuk janë parë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Në sallë janë të pranishëm deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Mungesa e deputetëve të këtyre dy partive vjen në kohën kur ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku së bashku me Bedri Hamzën, kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti, ku është diskutuar edhe çështja e Ligjit për Gjykatën Speciale.

    Pas takimit, Çitaku ka deklaruar se mes tyre nuk ka dallime për përmbajtjen e ligjit, por vetëm për aspektin procedural.

    “Bashkë me kryetarin Hamza, me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, dallimet i kemi ende vetëm në procedurë, diskutimet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, ka deklaruar Çitaku para gazetarëve.

    Ajo ka bërë të ditur se diskutimet me kryeministrin Kurti do të vazhdojnë./Insajderi.org

    Burimi: Insajderi

  • Pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, Kurti: Situatë jashtëzakonisht e dhimbshme

    Pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, Kurti: Situatë jashtëzakonisht e dhimbshme

    Kurti, në një deklarim për media, e cilësoi situatën si jashtëzakonisht të dhimbshme, duke thënë se në këto momente të vështira të gjithë bashkëndjejnë me familjen.

    “Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi dhe në këto momente të vështira natyrisht që të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen edhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur”, ka deklaruar Kurti.

    Ai foli edhe për dënimin prej 25 vjetësh burgim ndaj Krasniqit, duke shprehur qëndrimin e tij lidhur me procesin gjyqësor.

    “Kur ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike padyshim që të gjithë jemi pranë familjës Krasniqi”, ka thënë Kurti.

    Burimi: RTKLive

  • Aktakuzë ndaj një gruaje, dyshohet se mashtroi me prona në vlerë 320 mijë euro

    Aktakuzë ndaj një gruaje, dyshohet se mashtroi me prona në vlerë 320 mijë euro

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, e pandehura dyshohet se ka përdorur autorizime të falsifikuara, kinse të lëshuara nga xhaxhai i saj, për shitjen e pronave të tij që gjenden në Kosovë.

    Rasti lidhet me disa transaksione pronësore në Ferizaj dhe Shtime. Prokuroria pretendon se më 13 nëntor 2024, e pandehura ka përdorur dokumente të falsifikuara në Gjykatën Themelore në Ferizaj, përmes të cilave është njohur e drejta e pronësisë për një person mbi disa parcela në zonën kadastrale Petroviq të Shtimes.

    Po ashtu, sipas aktakuzës, gjatë vitit 2016 ajo dyshohet se ka mashtruar një person, duke e bindur se kishte autorizim për shitjen e pronës. Përmes pagesave të kryera në llogarinë e saj bankare, të dëmtuarit i është shkaktuar dëm prej 200 mijë eurosh.

    Ndërkaq, gjatë vitit 2018, e pandehura dyshohet se ka mashtruar edhe një person tjetër përmes një para-kontrate për shitblerjen e pronës, duke i shkaktuar dëm pasuror në vlerë prej 120 mijë eurosh.

    Në total, sipas pretendimeve të Prokurorisë, dëmi pasuror në këto dy raste të mashtrimit arrin në 320 mijë euro.

    Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurën ta shpallë fajtore dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohet.

    Burimi: RTKLive

  • Shaqiri rikthehet te shqiponja ndaj Serbisë: Shumë zviceranë nuk e kuptuan historinë pas gjestit

    Shaqiri rikthehet te shqiponja ndaj Serbisë: Shumë zviceranë nuk e kuptuan historinë pas gjestit

    Xherdan Shaqiri ka folur sërish për gjestin e shqiponjës që bëri së bashku me Granit Xhakën dhe Stephan Lichtsteinerin gjatë Kampionatit Botëror të vitit 2018, në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Vonohet nisja e seancës, s’nis as 1 orë e gjysmë pas orarit të paralajmëruar

    Vonohet nisja e seancës, s’nis as 1 orë e gjysmë pas orarit të paralajmëruar

    Vonohet nisja e seancës, s’nis as 1 orë e gjysmë pas orarit të paralajmëruar

    Vazhdimi i seancës plenare, i thirrur për të enjten në orën 10:00, ende nuk ka nisur, ndonëse ora tani shënon gati 11:30.

    Në sallë, aktualisht të pranishëm janë vetëm deputetët e GP të LDK-së, dhe ekipet e gazetarëve.

    Sipas njoftimit të Kuvendit, në këtë seancë janë tri pika të parapara për diskutim, në mesin e të cilave edhe Rishqyrtimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të rikthyer nga Presidentja e Kosovës.

    Ky është rendi i ditës:

    9. Votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike;

    10. Votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë,

    11. Rishqyrtimi i Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të rikthyer nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

  • Sulmohen dy zyrtarë policorë në Mitrovicë të Veriut

    Sulmohen dy zyrtarë policorë në Mitrovicë të Veriut

    Sulmohen dy zyrtarë policorë në Mitrovicë të Veriut

    Është raportuar se në Mitrovicë të Veriut, me datë 18.11.2026 në ora 01:15, janë sulmuar dy zyrtarë policorë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë, raporton Klankosova.tv.

    Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor.

    Gjatë bastisjes në shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve, janë konfiskuar disa armë gjuetie dhe pistoleta me leje valide.

    Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. /Klankosova.tv

  • "Na kputen njohjen me Norën shpejt" - Rroni pas daljes nga BBVK (VIDEO)

    “Na kputen njohjen me Norën shpejt” – Rroni pas daljes nga BBVK (VIDEO)

    "Na kputen njohjen me Norën shpejt" - Rroni pas daljes nga BBVK (VIDEO)

    Rron Isufi ka qenë një prej banorëve që është eliminuar nga gara e Big Brother Vip Kosova 5.

    Gjatë qëndrimit në Shtëpinë e BBVK, ai ka deklaruar haptazi pëlqimin e tij për banoren tjetër aty, Norën, qëndrim të cilin po vazhdon ta ketë edhe jashtë.

    Për situatat që po ndodhin aktualisht në Big Brother, përplasjet, dinamikat e ndryshme ka folur ekskluzivisht në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

    Kur është pyetur se çfarë kontakti do të zhvillonte jashtë me Norën, ai e theksoi se do të kishte raport shoqëror.

    “Nora është okej, çikë e mirë, jashtë nëse don me ushtru fitnes, apet se apet kemi me pasë kontakt gjithqysh, po fitnes nuk besoj. Kontakt shoqëror, më shumë njohje, por na e këputën shpejt”, u shpreh ai.

    Ndërsa kur është pyetur se me kë do të mbante raporte të mira jashtë shtëpisë dhe se kush po i mungonte, Rroni i selektoi disa banorë.

    “Më mungon Bejta, Nichi, Akili, këta të tre janë kon shumë ‘funny’, e mu kanë përshtat, ndërsa prej femrave tash është dalë Olechka, Nora, Liki”.

    Ai poashtu tregoi edhe për banorin që nuk do të donte të kishte kontakt.

    “Banori besoj që nuk ka me më ra me pasë kurrë kontakt, është Ardiani, se energjia jem me Ardianin është krejt kundër, ndryshe”.

    Për më shumë detaje, ndiqni linkun e mëposhtëm;

  • Dyshohet se janë helmuar dy qen në Mitrovicën e Veriut, policia nis hetimet

    Dyshohet se janë helmuar dy qen në Mitrovicën e Veriut, policia nis hetimet

    Dy qen dyshohet se janë helmuar në Mitrovicën e Veriut, rast ky që është raportuar në Policinë e Kosovës më 18 nëntor 2026.

    Sipas raportit policor, rastin e ka denoncuar një grua kosovare, e cila ka ngritur dyshime se dy qentë janë helmuar.

    Pas raportimit, njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

    Ndërkohë, ekipet relevante janë duke u marrë me rastin për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

    Rasti është iniciuar si “Keqtrajtim i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve”. /Telegrafi/