Blog

  • Capital investments: Agriculture of only 3.5 million, streets 223.5 ( VIDEOS)

    PAnd some he let loose his hand, and others he punched.

    The government of Kosovo in next year’s draft budget, 1 billion euros, made the euro for capital investments — out of 4.27 billion — the state’s entire wallet.

    The Ministry of Infrastructure and Transport leads with its share for investments of around 223.5m euros, where street and Magjistral work remains the focus.

    For expansion and reconstruction of regional roads, 40 million have been envisioned.

    The Pristina Highway has 25m euros, Prizren Tetovo, with 10 less, while 14m euros have been earmarked for the launch of the Morine Merdare Highway.

    The defence dictatorship, with over 122 million, ranks behind it, with the focus of the industrial protection park, while the environment’s priority closing of the warehouses has about 67 million.

    Here, the KSF supply is singled out with systems and protective equipment, for which an estimated 69.5m euros are earmarked for vehicles 28.

    Near it is the sports and Youth sector, with some 66m euros, including preparations for the 2030 Mediterranean Games.

    To improve educational infrastructure by the relevant ministry, about 42.8m euros have been earmarked, while in health, nearly 39 with a focus on medical construction and equipment.

    But smaller divisions are observed in several other sectors like that for dams in 5 municipalities these separate means are only 1.5 million.

    Agriculture has only about 3.5 capital investments, while 10.2 are divided for justice.

    At the municipal level, Pristina conducts nearly 58m euros in capital investments, followed by Prizren with 19.2 and Gjakova with 13.

    In total, out of 1.07 billion euros of capital investments, about 823.5m are at the central level, while 247m at the municipal level.

  • Investimet kapitale: Bujqësisë veç 3.5 milionë, “rrugëve” 223.5 (VIDEO)

    Investimet kapitale: Bujqësisë veç 3.5 milionë, “rrugëve” 223.5 (VIDEO)

    Investimet kapitale: Bujqësisë veç 3.5 milionë, “rrugëve” 223.5 (VIDEO)

    Për disa e liroi dorën, e të tjerave ua bëri grusht.

    Qeveria e Kosovës në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, 1 miliard euro i bëri “njet” për investime kapitale, nga 4.27 miliardë sa peshon krejt kuleta e shtetit.

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit prin me hisen për investime me rreth 223.5 milionë euro, ku fokus mbeten punimet në rrugë e magjjistrale.

    Për zgjerimin dhe rikonstruktimin e rrugëve rajonale janë paraparë 40 milionë.

    Autostrada Prishtinë–Pejë ka 25 milionë euro, Prizren–Tetovë me 10 më pak, ndërsa për sanimin e autostradës Morinë–Merdare janë ndarë 14 milionë euro.

    Pas saj renditet dikasteri i Mbrojtjes, me mbi 122 milionë, me fokus realizimin e parkut industrial të mbrojtjes, ndërsa ajo e Mjedisit me prioritet mbylljen e deponive ka rreth 67 milionë.

    Këtu, veçohet furnizimi i FSK-së me sisteme dhe pajisje mbrojtëse, për të cilin janë ndarë afro 69.5 milionë euro për automjete 28.

    Afër saj është edhe sektori i Sportit dhe Rinisë, me rreth 66 milionë euro, ku përfshihen edhe përgatitjet për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

    Për përmirësimin e infrastrukturës arsimore nga Ministria përkatëse janë ndarë rreth 42.8 milionë euro, ndërsa në shëndetësi afro 39 me fokus ndërimet e pajisjet mjekësore.

    Por, ndarjet më të vogla vërehen në disa sektorë të tjerë si ajo për digat në 5 komuna mjete keto të ndara vec 1.5 milion

    Bujqësia ka vetëm rreth 3.5 investime kapitale, ndërsa për Drejtësinë janë ndarë 10.2.

    Në nivelin komunal, Prishtina prin me afro 58 milionë euro investime kapitale, e ndjekur nga Prizreni me 19.2 e Gjakova me 13.

    Në total, nga 1.07 miliard euro të investimeve kapitale, rreth 823.5 milionë janë në nivel qendror, ndërsa 247 milionë në nivel komunal.

  • Fisnik Asllani shënon golin e parë këtë edicion në Bundesligë

    Fisnik Asllani shënon golin e parë këtë edicion në Bundesligë

    Fisnik Asllani shënon golin e parë këtë edicion në Bundesligë

    Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani e ka shënuar golin e parë këtë edicion në Bundesligë të Gjermanisë me fanellën e Hoffenheimit.

    Asllani shënoi golin e epërsisë 1:0 për Hoffenheimin ndaj Schalkes.

    Ai e realizoi golin në minutën e 10-të.

    Asllani ka edhe tri asistim këtë edicion në Bundeslitë dhe një gol në Ligën e Evropës.

  • Interi rikthehet te fitorja, mposht Comon në derbin e xhiros

    Interi rikthehet te fitorja, mposht Comon në derbin e xhiros

    Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Comos, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A, duke u rikthyer te rezultatet pozitive në kampionat.

    Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu e nisi shumë mirë takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e 12-të. Djed Spence asistoi për Francesco Pio Espositon, i cili u tregua i saktë brenda zonës për ta dërguar topin në rrjetë.

    Interi vazhdoi të sulmonte dhe në minutën e 19-të e dyfishoi epërsinë. Marcus Thuram reagoi më së miri pas një topi të kthyer brenda zonës dhe shënoi për 2-0, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë, të dy trajnerët bënë disa zëvendësime, por rezultati nuk ndryshoi. Interi e menaxhoi epërsinë deri në fund, ndërsa gjyqtari Daniele Chiffi e përfundoi takimin në minutën e 90+3-të.

    Me këtë fitore, Interi rikthehet te triumfet dhe ngjitet në kuotën e 28 pikëve, duke mbajtur vendin e dytë në tabelë. Në anën tjetër, Como mbetet me 23 pikë në pozitën e pestë.

    Kjo ishte fitorja e rëndësishme për Interin në derbin ndaj Comos, në një përballje mes dy skuadrave që po zhvillojnë një sezon të mirë në elitën e futbollit italian. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

    Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

    Shqipëria do të përfitojë një paketë mbështetjeje financiare prej mbi 920 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një mekanizëm strategjik që synon të nxisë zhvillimin ekonomik, të përshpejtojë integrimin evropian dhe të krijojë mundësi të reja për qytetarët dhe sipërmarrjet.

    Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia për Media dhe Informim (MIA), zbatimi praktik i paketës ka nisur dhe “deri në maj të vitit 2026 janë disbursuar rreth 212.8 milionë euro për Shqipërinë”, në formën e granteve dhe kredive të favorshme.

    Paketa financiare është projektuar të mbulojë një sërë sektorësh me rëndësi kritike për modernizimin e vendit. Ndër prioritetet kryesore përfshihen investimet kapitale në infrastrukturë, modernizimi i transportit, krijimi i vendeve të reja të punës dhe rritja e kapaciteteve konkurruese të bizneseve vendase.

    Përmes këtij instrumenti, BE-ja synon gjithashtu të forcojë lidhjet tregtare të rajonit me tregun e përbashkët evropian dhe të lehtësojë procesin e përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian.

    Në bilancin e publikuar nga Agjencia për Media dhe Informim, autoritetet nënvizojnë se kjo mbështetje përkthehet në përfitime direkte për jetën e përditshme të qytetarëve dhe aktivitetin e sipërmarrjeve.

    Infrastrukturë dhe lëvizshmëri

    “Më shumë rrugë dhe mundësi transporti”, si dhe “lëvizje më e lehtë për qytetarët dhe bizneset”.

    Ekonomi dhe punësim

    “Më shumë vende pune” dhe “mbështetje për bizneset dhe investimet që krijojnë vende të reja pune”.

    Shërbime publike

    “Shërbime më të mira për qytetarët” përmes zhvillimit të “institucioneve më funksionale dhe shërbimeve më të shpejta”.

    Tregti dhe integrim

    “Më shumë mundësi tregtie me Europën” dhe “shkëmbime tregtare më të lehta me vendet e rajonit dhe të BE-së”.

    Agjencia për Media dhe Informim e përmbledh ndikimin e këtij financimi si një hap kyç për të ardhmen e vendit, duke theksuar se “kjo mbështetje përkthehet në më shumë investime, rrugë e vende pune, shërbime më të mira për qytetarët dhe mundësi të reja për bizneset dhe tregtinë me Evropën”, si dhe shërben si “një mbështetje konkrete për zhvillimin ekonomik dhe afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian”./RTSh

  • Fuego dhe Olechka shumë të afërt me njëri-tjetrin, u pengon prania e banorëve të tjerë

    Fuego dhe Olechka shumë të afërt me njëri-tjetrin, u pengon prania e banorëve të tjerë

    Afrimiteti mes Fuegos dhe Olechkës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, teksa dy banorët janë parë duke kaluar momente të afërta së bashku, larg pjesës tjetër të banorëve.

    Në orët e vona të natës, ata janë shfaqur në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa në një moment reperi nga Prizreni shihet duke ia vendosur dorën Olechkës në bel.

    Ngacmimet dhe afrimiteti mes tyre kanë nisur të vërehen që gjatë javës së parë të qëndrimit në shtëpi, duke nxitur kureshtje nëse mes dy banorëve mund të krijohet diçka më shumë se një shoqëri.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Edhe pse ende nuk ka ndonjë konfirmim për natyrën e raportit të tyre, momentet e përbashkëta kanë bërë që ata të marrin vëmendje brenda shtëpisë.

    Ndryshe, Fuego ka qenë i martuar dhe është i divorcuar, derisa afrimiteti i tij me Olechkën është një prej zhvillimeve që po komentohet në këtë edicion të BBVK-së.

    Në anën tjetër, Fuego ka treguar më herët se jeta e tij personale ka kaluar nëpër sfida të shumta.

    Mbetet të shihet nëse kjo afërsi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe nëse dyshja do të bëjnë hapa të tjerë drejt një raporti më të veçantë. /Telegrafi/

  • Ilaçi që shpëton jetën nga reaksionet alergjike mungon në Maqedoni, qytetarët detyrohen ta sigurojnë nga jashtë

    Ilaçi që shpëton jetën nga reaksionet alergjike mungon në Maqedoni, qytetarët detyrohen ta sigurojnë nga jashtë

    Stilolapsat me adrenalinë, të cilët mund të shpëtojnë jetë në rastet e reaksioneve të rënda alergjike, nuk janë të disponueshëm në tregun e Maqedonisë së Veriut. Për këtë arsye, qytetarët detyrohen t’i sigurojnë nga jashtë vendit, kryesisht nga Greqia fqinje.

    Problem shtesë përbëjnë çmimi i lartë dhe afati i kufizuar i përdorimit.

    Mjekët paralajmërojnë se reaksionet e rënda alergjike, të njohura si anafilaksi, mund të shfaqen papritur si pasojë e konsumimit të ushqimeve të caktuara, përdorimit të barnave apo pickimit nga insektet. Në situata të tilla, çdo minutë është e çmuar, ndërsa administrimi në kohë i adrenalinës mund të jetë vendimtar për shpëtimin e jetës.

    Doktoresha Tatjana Jaçovska nga Klinika për Sëmundje të Mushkërive „Kozle“ thekson se personat që rrezikojnë të pësojnë anafilaksi duhet të kenë vazhdimisht me vete një auto-injektor me adrenalinë, i cili mundëson ndërhyrje të shpejtë në rast të shfaqjes së simptomave serioze, si vështirësi në frymëmarrje, ënjtje dhe ndjenjë mbytjeje.

    Shqetësim të veçantë paraqet mundësia e shfaqjes së shokut anafilaktik te fëmijët, veçanërisht në çerdhe dhe shkolla. Për këtë arsye, personeli mjekësor kërkon trajnim të detyrueshëm për edukatorët, mësuesit dhe punonjësit e tjerë, në mënyrë që të njohin me kohë simptomat dhe të dinë si të japin ndihmën e parë.

    Doktoresha Mirjana Popovska paralajmëron se reaksionet alergjike mund të jenë të paparashikueshme dhe se ekspozimi i përsëritur ndaj një alergjeni të caktuar mund të shkaktojë reaksion serioz. Ajo thekson se personeli i trajnuar dhe protokollet e qarta të veprimit mund të parandalojnë pasoja tragjike.

    Edhe pse jo çdo fëmijë me alergji do të zhvillojë anafilaksi dhe disa alergji mund të zhduken me kalimin e moshës, mjekët bëjnë thirrje që rreziku të mos nënvlerësohet.

    Sipas tyre, është e domosdoshme të sigurohet qasje më e madhe në auto-injektorët me adrenalinë në vend, si dhe të përmirësohet gatishmëria e institucioneve arsimore për t’u përballur me situata urgjente mjekësore.

  • Gent Aslan marks again in Bundesliga, goal a few days before gathering Kosovo

    Gent Aslan has continued in good shape at the German championship, again finding his way back to the net with the Hoffenheim fan.

    Kosovo striker scored in the 10th minute of the match against Schalke 04, profiting from a major mistake by the opponent’s goalkeeper, Loris Karius.

    This was Aslan’s second goal in Bundesliga this season, while realisation comes at an important moment, just before the upcoming gathering with the Kosovo representative.

    With this goal, 23-year-old continues to testify about his importance in the offensive section of Hoffman, while his presentations are also good news for selective Franco Foda before the November matches.

    Kosovo plays against Israel and Ireland in the League of Nations. /Telegraphy/

  • Fisnik Asllani shënon sërish në Bundesliga, gol pak ditë para grumbullimit me Kosovën

    Fisnik Asllani shënon sërish në Bundesliga, gol pak ditë para grumbullimit me Kosovën

    Fisnik Asllani ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin gjerman, duke gjetur sërish rrugën drejt rrjetës me fanellën e Hoffenheimit.

    Sulmuesi i Kosovës shënoi në minutën e 10-të të ndeshjes ndaj Schalke 04, duke përfituar nga një gabim i madh i portierit kundërshtar, Loris Karius.

    Ky ishte goli i dytë i Asllanit në Bundesliga këtë sezon, ndërsa realizimi vjen në një moment të rëndësishëm, pak para grumbullimit të radhës me Përfaqësuesen e Kosovës.

    Me këtë gol, 23-vjeçari vazhdon të dëshmojë rëndësinë e tij në repartin ofensiv të Hoffenheimit, ndërsa paraqitjet e tij janë një lajm i mirë edhe për përzgjedhësin Franco Foda para ndeshjeve të nëntorit.

    Kosova luan ndaj Izraelit dhe Irlandës në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

  • Three people are arrested inside a Urban Traffic bus in Pristina. What happened on the street Isa Kastrati?

    Three people reportedly have been arrested tonight within a Urban Traffic bus in Pristina.

    The event happened on the street, Isa Kastrati, where, according to initial information, police intervened and arrested three people.

    The circumstances leading up to police intervention and the reasons for their arrest are still unknown.

    There is also no information about whether the event is related to any incident on the bus or on any other occasion.

    The signal paper is tracking developments regarding the case and will report new information as soon as they are confirmed.

    The signal where the truth speaks before the news!

    [/Gazeta Sinjali/]

    Source Layer: Signal