Blog

  • Sa është e saktë "rregulla e pesë viteve" për gomat?

    Sa është e saktë “rregulla e pesë viteve” për gomat?

    Ekziston një thënie e përhapur se, nëse gomat tuaja janë më të vjetra se pesë vite, duhet t’i ndërroni ato — edhe nëse makina në të cilën janë vendosur nuk përdoret shpesh.

    Megjithatë, e ashtuquajtura “rregull e pesë viteve” është krijuar dekada më parë.

    A nuk ka evoluar teknologjia e gomave për të mundësuar një jetëgjatësi më të madhe?

    Përgjigjja e shkurtër është se, ndonëse kjo rregull mund të vlejë ende në shumicën e rasteve, edhe vetë prodhuesit hezitojnë ta përcaktojnë atë si një kufi absolut.

    Në fakt, ka situata ku gomat mund të përdoren për gjashtë, shtatë vite, apo edhe më shumë.

    Sidoqoftë, pasi gomat të kalojnë pragun e pesë viteve, është e këshillueshme t’i mbani ato nën vëzhgim të vazhdueshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Le të fillojmë me blerjen e gomave të reja.

    Fakti që ato janë të reja në makinë nuk do të thotë se janë prodhuar së fundmi.

    Kur blini goma të reja për automjetin tuaj, duhet të zgjidhni ato që janë më “të freskëta”, pra ato që janë prodhuar më së fundmi.

    Për shembull, nëse blini goma tani, në vitin 2026, do të ishte mirë të kërkoni goma të prodhuara në tre muajt e fundit — pra, nga korriku deri në shtator.

    Edhe prodhimet pak më të hershme, si ato të marsit apo prillit, janë të pranueshme.

    Por, nëse zgjidhni një gomë të prodhuar, për shembull, në fund të vitit 2025, keni humbur tashmë një vit nga jetëgjatësia e saj ende pa e përdorur atë.

    Dhe mbani mend: këto janë shpesh gomat që shitësit përpiqen t’i shesin me ngulm, pasi duan t’i largojnë nga stoku sa më shpejt të jetë e mundur.

    Sidoqoftë, nuk është domosdoshmërisht keq të blini një gomë të tillë, por në këtë rast duhet të prisni një ulje çmimi.

    Gomat vjetrohen edhe kur nuk përdoren

    Nëse pyesni veten pse gomat e vjetruara janë problematike, përgjigjja është e thjeshtë: goma (materiali) vjetrohet me kalimin e kohës.

    Me kalimin e kohës, rritet rreziku që goma të çahet ose të shpërthejë papritur.

    Dhe ndërsa goma “plaket”, në disa raste mund të shfaqen çarje të vogla që dëmtojnë “integritetin e saj”.

    Këto fillojnë në nivel mikroskopik, por me kalimin e kohës bëhen të dukshme për syrin e lirë.

    Nëse vëreni çarje në faqet anësore të gomave, është koha t’i zëvendësoni ato sa më shpejt, sepse herët a vonë, ajo gomë do të dështojë plotësisht.

    Një faktor tjetër kyç që përshpejton plakjen e gomave është përdorimi i tyre me presion të pasaktë.

    Gomat që nuk janë fryrë mjaftueshëm nxehen më shumë gjatë rrotullimit.

    Faktorë të tjerë që përshpejtojnë plakjen e gomave përfshijnë ozonin, rrezet UV, si dhe mjediset me prani kripe.

    Kjo nuk vlen vetëm nëse jetoni pranë bregdetit, por edhe në zona ku rrugët trajtohen me kripë për të shkrirë akullin.

    Çfarë thonë prodhuesit e gomave?

    Ka disa prodhues që rekomandojnë që gomat të kontrollohen nga një profesionist të paktën një herë në vit, pasi ato të kenë mbushur pesë vjet.

    Në fakt, shumica e prodhuesve e konsiderojnë periudhën nga gjashtë deri në tetë vjet si një fazë me rrezik të shtuar, gjatë së cilës goma duhet të kontrollohet të paktën dy herë në vit.

    Ata rekomandojnë fuqimisht zëvendësimin e gomave kur ato janë midis tetë dhe 10 vjeç, ndërsa e bëjnë zëvendësimin të detyrueshëm sapo ato të mbushin 10 vjet.

    Pra, çfarë kërkojnë inspektorët profesionistë të gomave?

    Së pari, ata kontrollojnë për çarje përgjatë faqeve anësore, pasi kjo është pjesa kritike që mban peshën e automjetit tuaj.

    Më pas, ata shqyrtojnë pjesën e sipërme dhe sipërfaqen e kontaktit me rrugën, duke kontrolluar për çarje ose dëmtime nga objekte të huaja.

    Gjithsesi, mund të kontrollohet edhe pjesa e brendshme e gomës. /Telegrafi/

  • Franca konfirmon pjesëmarrjen evropiane në bisedimet Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi

    Franca konfirmon pjesëmarrjen evropiane në bisedimet Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi

    Vendet evropiane, përfshirë Francën, do të përfaqësohen në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilat pritet të nisin të martën në Abu Dhabi nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

    Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, duke theksuar se asnjë marrëveshje për të ardhmen e kontinentit nuk mund të arrihet pa përfshirjen e evropianëve, transmeton Telegrafi.

    “Evropianët do të jenë të përfaqësuar mirë dhe Franca do të jetë në Abu Dhabi për të marrë pjesë në këto bisedime”, deklaroi Barrot në intervista për RTL dhe Public Sénat.

    Ai sqaroi se nuk do të jetë personalisht në tryezën e negociatave, por shtoi se ende nuk është vendosur se kush do ta përfaqësojë Francën.

    “Askush nuk do të flasë në emrin tonë”, tha ministri, duke kujtuar se gjatë javëve të fundit vendet evropiane u kanë bërë të qarta ndërmjetësuesve amerikanë pritjet dhe kërkesat e tyre.

    Bisedimet e planifikuara për 10 dhe 11 nëntor fillimisht ishin paraqitur si negociata trepalëshe mes përfaqësuesve të Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së. Megjithatë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte kërkuar që në proces të përfshiheshin edhe aleatët evropianë të Kievit.

    Deklaratat e Barrotit vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, pas një takimi të enjten me të dërguarin rus Kirill Dmitriev, parashikoi arritjen e afërt të një “marrëveshjeje të madhe” me Rusinë për Ukrainën. Sipas Trumpit, marrëveshja mund të kishte ndikim në të gjithë Evropën dhe do të ishte e pranueshme për të gjithë, por ai nuk dha hollësi të tjera.

    Barrot tha se nuk e dinte se çfarë kishte parasysh presidenti amerikan, por theksoi se asnjë marrëveshje që prek arkitekturën e sigurisë evropiane nuk mund të hartohet apo diskutohet pa pjesëmarrjen e vendeve të kontinentit.

    Ministri i Jashtëm francez kritikoi gjithashtu liderin e së majtës radikale, Jean-Luc Mélenchon, duke e cilësuar atë si “zëdhënës të Kremlinit”.

    Reagimi i Barrotit erdhi pas deklaratave të Mélenchonit gjatë një tubimi në Le Bourget, ku ai foli për mundësinë e mbajtjes së një referendumi për statusin e Donbasit, një rajon i pushtuar në masë të madhe nga ushtria ruse.

    “Është populli ai që duhet të vendosë”, kishte deklaruar Mélenchon, duke kundërshtuar një marrëveshje paqeje që do të përfshinte lëshime territoriale nga Ukraina pa u pyetur paraprakisht banorët e zonave përkatëse.

    Barrot e kundërshtoi këtë qëndrim, duke thënë se Kremlini po përpiqet t’i bindë udhëheqësit ndërkombëtarë se Donbasi është territor rus dhe se lufta kundër Ukrainës paraqitet si një operacion për çlirimin e tij.

    Ai kujtoi se Moska ka organizuar më parë konsultime të ashtuquajtura në Krime dhe në katër rajone të Ukrainës juglindore që kontrollon pjesërisht. Këto procese janë hedhur poshtë nga Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar.

    Sipas Barrotit, qëndrimet e Mélenchonit janë veçanërisht shqetësuese dhe e bëjnë atë të papërshtatshëm për postet politike që synon të marrë.

    Lufta në Ukrainë, temë e rëndësishme e zgjedhjeve presidenciale franceze

    Lufta në Ukrainë është shndërruar tashmë në një nga çështjet kryesore të debatit politik në prag të zgjedhjeve presidenciale franceze të vitit 2027.

    Marine Le Pen, e cila kryeson në sondazhe, dhe Jean-Luc Mélenchon, i renditur aktualisht në vendin e dytë, kanë mbajtur qëndrime që janë konsideruar si të favorshme për presidentin rus, Vladimir Putin.

    Në mesin e tetorit, Le Pen deklaroi se, nëse fiton zgjedhjet presidenciale, do të ndërpresë ndihmën financiare të Francës për Ukrainën, të cilën ajo e vlerëson në rreth gjashtë miliardë euro në vit.

    Presidenti ukrainas Zelensky reagoi duke thënë se Le Pen nuk i kupton plotësisht disa aspekte të bashkëpunimit ushtarak mes Francës dhe Ukrainës. Ai mbrojti partneritetin mes dy vendeve, duke e cilësuar atë si një bashkëpunim me përfitime për të dyja palët dhe të rëndësishëm edhe për sigurinë e Francës. /Telegrafi/

  • Leon Frokaj shënon sërish në Zvicër, realizon gol ndaj liderit Lugano

    Leon Frokaj shënon sërish në Zvicër, realizon gol ndaj liderit Lugano

    Leon Frokaj ka vazhduar me paraqitje pozitive në kampionatin zviceran, duke gjetur sërish rrugën drejt rrjetës në fitoren e thellë të St. Gallenit ndaj Luganos.

    Skuadra e mesfushorit kosovar triumfoi me rezultat 5-0 në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Zvicrës, ndërsa Frokaj kontribuoi me golin e fundit të takimit.

    Futbollisti 21-vjeçar realizoi në minutën e 84-t, vetëm katër minuta pasi u inkuadrua në lojë. Ky ishte goli i tij i dytë në nëntë paraqitje këtë sezon.

    Frokaj kishte shënuar edhe më 9 gusht, në përballjen ndaj Thunit, skuadrës që aktualisht mban titullin e kampionit të Zvicrës.

    Fitorja e St. Gallenit u lehtësua nga përjashtimi i Albian Ajetit, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 11-të, duke e lënë Luganon me dhjetë futbollistë për pjesën më të madhe të ndeshjes.

    Në këtë takim u paraqitën edhe futbollistë të tjerë shqiptarë. Betim Fazliji u inkuadrua te St. Galleni në minutën e 76-të, ndërsa për Luganon Uran Bislimi luajti deri në minutën e 80-të dhe Ezgjan Alioski hyri në fushë në minutën e 65-të.

    Pavarësisht humbjes së rëndë, Lugano vazhdon të kryesojë tabelën me 34 pikë, ndërsa St. Galleni renditet me 22 pikë. /Telegrafi/

  • Në Tokio kanë gjetur një mënyrë mjaft të pazakontë për të pastruar barërat e tepërta - kanë angazhuar dy dhi!

    Në Tokio kanë gjetur një mënyrë mjaft të pazakontë për të pastruar barërat e tepërta – kanë angazhuar dy dhi!

    Në Tokio, punonjësit e hekurudhës kanë gjetur një mënyrë mjaft të pazakontë për të pastruar barërat e tepërta: kanë angazhuar dy dhi!

    Nagi dhe Pokke tashmë kanë marrë detyrën e tyre të re si “punëtore të gjelbra”, duke ngrënë barin me shumë përkushtim.

    Ndërkohë, në vend që të kërkojnë rrogën, ato duket se kënaqen me ushqimin falas!

    Dhe tanimë dy dhitë janë kthyer në yje të rrjeteve sociale. /Telegrafi/

  • Minister of Kurti: A closer relationship with Belgrade students after winning bilateral recognition

    Minister for Communities and Kthim, Nenad Rassic, has declared that the Kosovo government is more willing to establish the Association of Serb majority municipalities after winning the Student List in Serbia’s elections.

    In one Journal Express interviewRassic has spoken of the possibility of advancing the Association process, at a time when the victory of the Student List has opened discussions on a new approach to reports between Kosovo and Serbia.

    Shiqo, it’s a duty like any point inside the deals and it can’t disappear, they’re on the table and it’s only up to us when we’re going to act in that direction. I consider that the Government of Kosovo, where I am part of it, I believe it is more ready now, at some point almost revolutionary or historical point, where maybe relations between Kosovo and Serbia can reach a slightly different level. According to me, this is the moment when all of us have to contribute and be armed with patience, tolerance and co-operation, Rassic said.

    Rassic has also cited the possibility that the issue of Kosovo’s recognition is not an immediate priority, but to be temporarily put aside so that there is room for the development of other processes.

    He has spoken of a new possibility in reports between the two countries following political changes in Serbia.

    Source Layer: Insander

  • Ministri i Kurtit: ‘Zajednica’ më afër pas fitores së studentëve në Beograd, njohja e ndërsjellë të lihet anash

    Ministri i Kurtit: ‘Zajednica’ më afër pas fitores së studentëve në Beograd, njohja e ndërsjellë të lihet anash

    Ministri i Kurtit: ‘Zajednica’ më afër pas fitores së studentëve në Beograd, njohja e ndërsjellë të lihet anash

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është më e gatshme për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet në Serbi.

    Në një intervistë për Gazetën Express, Rashiq ka folur për mundësinë e avancimit të procesit të Asociacionit, në një kohë kur fitorja e Listës Studentore ka hapur diskutime për një qasje të re në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Shiqo, është një obligim si çdo pikë që është brenda marrëveshjeve dhe nuk mund të zhduket, ato janë në tavolinë dhe vetëm varet prej nesh se kur do të veprojmë në atë drejtim. Konsideroj që Qeveria e Kosovës, ku edhe unë jam pjesë e saj, besoj që është më e gatshme tani, në një moment edhe pothuajse revolucionar apo historik, ku mund ndoshta marrëdheniet mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrijnë një nivel pak më ndryshe. Sipas meje, ky është momenti kur të gjithë ne duhet të japim kontributin dhe të jemi të armatosur me durim, tolerancë dhe bashkëkuptim”, deklaroi Rashiq.

    Rashiq ka përmendur edhe mundësinë që çështja e njohjes së Kosovës të mos jetë prioritet i menjëhershëm, por të lihet përkohësisht anash, në mënyrë që të ketë hapësirë për zhvillimin e proceseve të tjera.

    Ai ka folur për një mundësi të re në raportet mes dy vendeve pas ndryshimeve politike në Serbi.

    Burimi: Insajderi

  • Irala appreciates Mac Allister’s goal: It was the crucial moment for Palace.

    The Argentinian midfielder unblocked the results in the first half, when he used a penalty blow to send the ball to the net with a head kick near the first pole.

    Iraola stressed that this goal came at a very important moment of the meeting, as both teams had created cases and the game was quite balanced.

    This was a crucial game moment. We had been entitled to score from these shots of collateral punishment even earlier in the season. Alexis Mac Allister is very good at reaching for the first column. Golly came at exactly a moment when both teams were creating cases and the match was open, Irala has declared.

    He added that completing the pre-0 first part was very important for his team.

    Riding off with a go-ahead was something extremely important, the coach concluded.

    Liverpool managed to exploit this advantage in the second half, marking two more goals to secure the 3-1 victory on the trip to Crystal Palace.

    Source Layer: RTKLive

  • Iraola vlerëson golin e Mac Allisterit: Ishte momenti vendimtar ndaj Palace-s

    Iraola vlerëson golin e Mac Allisterit: Ishte momenti vendimtar ndaj Palace-s

    Mesfushori argjentinas zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, kur shfrytëzoi një goditje dënimi për të dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë pranë shtyllës së parë.

    Iraola theksoi se ky gol erdhi në një moment shumë të rëndësishëm të takimit, pasi të dyja skuadrat kishin krijuar raste dhe loja ishte mjaft e baraspeshuar.

    “Ky ishte një moment kyç i ndeshjes. Kishim merituar të shënonim nga këto goditje dënimi anësore edhe më herët gjatë sezonit. Alexis Mac Allister është shumë i mirë në depërtimet drejt shtyllës së parë. Goli erdhi pikërisht në një moment kur të dyja skuadrat po krijonin raste dhe ndeshja ishte e hapur”, ka deklaruar Iraola.

    Ai shtoi se përfundimi i pjesës së parë me epërsi 1-0 ishte shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij.

    “Shkuarja në pushim me epërsi 1-0 ishte diçka jashtëzakonisht e rëndësishme”, përfundoi trajneri.

    Liverpooli arriti ta shfrytëzonte këtë epërsi në pjesën e dytë, duke shënuar edhe dy gola të tjerë për të siguruar fitoren 3-1 në udhëtim ndaj Crystal Palace.

    Burimi: RTKLive

  • Bezecchi triumphs in Qatar, Marquez draws even closer to title

    The Italian pilot reacted best after the crash in the April race, dominated the main race and confirmed the good form shown during the evidence.

    In second place was Marc Marquez, who continues to be on track towards the title of world champion. Although he failed to provide mathematically for the triumph in Qatar, the Spaniard took another important step toward that goal.

    Marquez would suffice a victory in the Sprent race in Portimao to secure the eighth world title in his career in MotoGP.

    Meanwhile, Jorge Martín finished the race in the seventh position, remaining 60 points behind Bezzecchi in the championship rankings.

    Despite victory in Qatar, Bezecchi continues to be 74 points from the ranking leader.

    Source Layer: RTKLive

  • Bezzecchi triumfon në Katar, Marquez i afrohet edhe më shumë titullit

    Bezzecchi triumfon në Katar, Marquez i afrohet edhe më shumë titullit

    Piloti italian reagoi në mënyrën më të mirë pas rrëzimit në garën Sprint, duke dominuar garën kryesore dhe duke konfirmuar formën e mirë të treguar gjatë provave.

    Në vendin e dytë u rendit Marc Marquez, i cili vazhdon të jetë në rrugën e duhur drejt titullit të kampionit të botës. Edhe pse nuk arriti ta sigurojë matematikisht triumfin në Katar, spanjolli bëri një tjetër hap të rëndësishëm drejt këtij objektivi.

    Marquezit do t’i mjaftonte një fitore në garën Sprint në Portimao për ta siguruar titullin e tetë botëror në karrierën e tij në MotoGP.

    Ndërkohë, Jorge Martín e përfundoi garën në pozitën e shtatë, duke mbetur 60 pikë prapa Bezzecchit në renditjen e kampionatit.

    Pavarësisht fitores në Katar, Bezzecchi vazhdon të jetë 74 pikë larg kreut të klasifikimit.

    Burimi: RTKLive