Blog

  • Edonisa rrëfen paragjykimet si futbolliste: Sport i burrave, më thonin ki me mbetë pa fëmijë

    Edonisa rrëfen paragjykimet si futbolliste: Sport i burrave, më thonin ki me mbetë pa fëmijë

    Edonisa rrëfen paragjykimet si futbolliste: Sport i burrave, më thonin ki me mbetë pa fëmijë

    Ish-futbollistja Edonisa Aliu ka rrëfyer për paragjykimet me të cilat është përballur gjatë karrierës së saj në futboll, sport që shpesh shihet si i dominuar nga burrat.

    E ftuar në emisionin “Sol” në Klan Kosova, Aliu tregoi se që nga fëmijëria ishte paragjykuar për zgjedhjen e saj për t’u marrë me këtë sport.

    Ajo u shpreh krenare që nuk hoqi dorë nga pasioni i saj, i cili, siç tha, i ka siguruar edhe jetesën.

    “Unë vetë jam në futboll, që njihet si sport i burrave. Prej kur jam kanë e vogël, jam paragjyku pse lozim futboll. Jo, ki me u bo si burrë, jo, nuk është për ty, jo, ki me mbetë pa fëmijë. Por sot jam krenare që e kam zgjedhë pasionin që e du, me futboll e kam siguru jetesën teme.

    Kur e kam nis futbollin, s’kam pasë rrogë. Rroga jem ka qenë për herë të parë 150 euro, me 15 vjet”, rrëfeu Aliu.

  • Zemaj sfidon Kurtin për 171 mjekët e kthyer nga diaspora: Na ofroni vetëm 17 emra prej tyre

    Zemaj sfidon Kurtin për 171 mjekët e kthyer nga diaspora: Na ofroni vetëm 17 emra prej tyre

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se gjatë vitit 2025, gjithsej 171 mjekë janë kthyer për të jetuar dhe punuar në Kosovë.

    Zemaj e ka sfiduar Qeverinë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) që të dëshmojnë këtë deklaratë duke ofruar emrat e mjekëve specialistë që janë kthyer nga diaspora dhe janë punësuar në sistemin publik shëndetësor.

    “E sfidoj cilindo përfaqësues të Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë apo SHSKUK-së që të na ofrojë vetëm 17 emra të mjekëve specialistë, jo 171, të cilët janë kthyer nga mërgata gjatë vitit 2025 dhe tashmë janë të punësuar me kontrata të rregullta në sistemin publik shëndetësor të Kosovës”, ka shkruar Zemaj.

    Reagimi i tij vjen pas deklaratës së Kurtit në hapjen e edicionit të katërt të “Swiss Medical School”, organizuar nga Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër.

    Gjatë këtij organizimi, Kurti kishte theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me mjekët shqiptarë në diasporë, duke bërë të ditur se vetëm gjatë vitit 2025, 171 mjekë janë kthyer në Kosovë për të jetuar dhe punuar.

    Kryeministri kishte vlerësuar gjithashtu kontributin e mjekëve që vazhdojnë të punojnë jashtë vendit, por që kthehen në Kosovë për të ligjëruar, trajnuar mjekë të rinj dhe për të ndarë përvojën e tyre profesionale me kolegët në vend.

    Ndërkaq, përmes reagimit të tij, Zemaj kërkon që shifra e prezantuar nga Kurti të dëshmohet konkretisht, duke vënë theksin te mjekët specialistë që janë kthyer dhe janë punësuar me kontrata të rregullta në sektorin publik shëndetësor. /Telegrafi/

  • Gabime për shkak të të cilave rrobat marrin një erë të pakëndshme pas larjes

    Gabime për shkak të të cilave rrobat marrin një erë të pakëndshme pas larjes

    I latë rrobat, përdorët detergjentin dhe zbutësin tuaj të preferuar, por pas tharjes, rrobat ende nuk kanë aromën e freskët që shpresonit? Edhe pse në shikim të parë duket se problemi është te lavatriçja, shkaku shpesh fshihet në mënyrën se si i thajmë rrobat dhe kushtet në të cilat e bëjmë këtë.

    Konkretisht, lagështia që mbetet në pëlhura mund të favorizojë zhvillimin e baktereve dhe mykut, prandaj rrobat marrin një erë të pakëndshme dhe të ndenjur. Edhe kur rrobat janë të thata në prekje, disa pjesë të rrobave më të trasha mund të mbajnë lagështi që nuk është avulluar plotësisht.

    Një nga gabimet më të zakonshme është lënia e rrobave të lagura në lavatriçe pasi programi të ketë mbaruar. Nëse rrobat lihen në një daulle të mbyllur për orë të tëra, lagështia dhe mungesa e rrjedhjes së ajrit krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e mikroorganizmave. Një problem i ngjashëm ndodh kur i lëmë rrobat e lagura në shportë në vend që t’i shpërndajmë menjëherë.

    Dhoma ku i thajmë rrobat luan gjithashtu një rol të rëndësishëm. Kur rrobat thahen brenda pa ventilim të duhur, lagështia nga pëlhurat transferohet në ajër dhe, për shkak të qarkullimit të pamjaftueshëm të ajrit, procesi i tharjes zgjat shumë më tepër. Kjo mund të bëjë që rrobat të marrin një erë të pakëndshme.

    Mënyra se si i rregullojmë rrobat në tharëse mund të jetë gjithashtu një problem. Nëse rrobat janë të paketuara shumë ngushtë, ajri nuk mund të qarkullojë në mënyrë të barabartë midis tyre, kështu që disa rroba thahen shumë më ngadalë. Pëlhurat më të trasha, si peshqirët, bluzat me kapuç dhe bluzat me kapuç, janë veçanërisht të ndjeshme, pasi u duhet më shumë kohë për t’u tharë plotësisht.

    Nuk duhet ta injorojmë sasinë e detergjentit dhe zbutësit të rrobave që përdorim. Përdorimi i tepërt i tyre mund të çojë në grumbullimin e mbetjeve në fibra, për shkak të të cilave papastërtitë dhe aromat e pakëndshme mbeten në rroba. Përveç kësaj, depozitat e detergjentit dhe lagështia mund të grumbullohen brenda makinës, veçanërisht në guarnicionin prej gome të derës dhe në ndarjen e detergjentit.

    Tharja më e ngadaltë ndikohet gjithashtu nga lagështia e lartë e ajrit në dhomë. Kur ajri është tashmë i ngopur me lagështi, është më e vështirë që uji të avullojë nga rrobat, kështu që rrobat qëndrojnë të lagura më gjatë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kujdeseni për ajrosjen e hapësirës, veçanërisht gjatë muajve më të ftohtë kur rrobat thahen më shpesh brenda.

    Si të parandaloni aromën e pakëndshme të rrobave?

    Për t’i mbajtur rrobat të freskëta pas larjes dhe tharjes, nuk mjafton vetëm të zgjidhni një detergjent me cilësi të lartë. Është gjithashtu e rëndësishme të ndryshoni disa zakone të përditshme.

    – Nxirrni rrobat nga lavatriçja menjëherë pas larjes: Mos prisni me orë të tëra para se t’i thani. Sa më shkurt të qëndrojnë rrobat e lagura në daulle të mbyllur, aq më e vogël është mundësia e zhvillimit të aromave të pakëndshme.

    – Përdorni një centrifugim shtesë: Nëse materiali i veshjes e lejon, një centrifugim shtesë mund të heqë një pjesë të ujit të mbetur dhe të shkurtojë kohën e tharjes.

    – Lini hapësirë të mjaftueshme midis rrobave: Mos e mbingarkoni tharësen. Hapni mëngët, peshqirët dhe rrobat më të trasha në mënyrë që ajri të mund të arrijë në të gjitha pjesët e pëlhurës.

    – Ajrosni dhomën rregullisht: Hapni një dritare ose përdorni një ventilator për të lejuar qarkullimin e ajrit. Nëse rrobat thahen shpesh brenda, një tharëse ajri mund të jetë një zgjidhje e dobishme.

    – Mbajeni makinën të pastër: Lani periodikisht ndarjen e detergjentit, pastroni guarnicionin prej gome dhe ekzekutoni programin e pastrimit të daulles sipas udhëzimeve të prodhuesit. Për këtë, përdorni një pastrues të përshtatshëm makine.

    – Rregulloni sasinë e detergjentit: Ndiqni rekomandimet e prodhuesit dhe mos shtoni më shumë detergjent me bindjen se kjo do t’i bëjë rrobat më të pastra.

    – Përdorni diellin dhe ajrin natyror: Kur kushtet e motit e lejojnë, thajini rrobat jashtë. Qarkullimi i mirë i ajrit dhe rrezet e diellit mund të ndihmojnë në largimin e lagështirës dhe në mbajtjen e pëlhurave të freskëta.

    Nëse aroma e pakëndshme vazhdon edhe pas larjes së përsëritur, kontrolloni vetë lavatriçen, sepse depozitat e detergjentit dhe papastërtisë në brendësi të saj mund të jenë burimi i problemit.

    Së fundmi, është e rëndësishme t’i ajrosni rrobat sa më shpejt të jetë e mundur pas larjes dhe t’i thani plotësisht para se t’i vendosni në dollap. Edhe një ndryshim i vogël në metodën e tharjes mund të parandalojë që rrobat e sapolara të krijojnë erë myku. /Telegrafi/

  • Europe joins negotiations for Ukraine, meeting held next week

    European representatives will participate in talks for Ukraine, which are expected to take place next week in Abu Dhabi, France’s Foreign Minister Jean-Noble Barrot has announced on Sunday.

    In an interview for French radio RTL, Barrot has confirmed that France will be present in these discussions, but has not yet found out who will represent the country.

    The Europeans will be represented at high level. France will be in Abu Dhabi to participate in these discussions, he has declared.

    Meanwhile, US envoy Steve Whitoff has announced that Washington aims to collect the delegations of Ukraine and Russia to Abu Dhabi on November 10th and 11th.

    Focusing on meetings is expected to be efforts to conclude the war launched by Moscow against Ukraine, post-war security agreements and lower tensions.

    The talks on Ukraine have stalled since the launch of US-Israel attacks on Iran, on 28 February of this year.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Evropa i bashkohet negociatave për Ukrainën, takimi mbahet javën e ardhshme

    Evropa i bashkohet negociatave për Ukrainën, takimi mbahet javën e ardhshme

    Evropa i bashkohet negociatave për Ukrainën, takimi mbahet javën e ardhshme

    Përfaqësuesit evropianë do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën, të cilat pritet të zhvillohen javën e ardhshme në Abu Dhabi, ka bërë të ditur të dielën ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot.

    Në një intervistë për radion franceze RTL, Barrot ka konfirmuar se Franca do të jetë e pranishme në këto diskutime, por nuk ka zbuluar ende se kush do ta përfaqësojë vendin.

    “Evropianët do të përfaqësohen në nivel të lartë. Franca do të jetë në Abu Dhabi për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka deklaruar ai.

    Ndërkohë, i dërguari amerikan, Steve Witkoff, ka bërë të ditur se Uashingtoni synon të mbledhë delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dhabi, më 10 dhe 11 nëntor.

    Në fokus të takimeve pritet të jenë përpjekjet për përfundimin e luftës së nisur nga Moska kundër Ukrainës, marrëveshjet e sigurisë pas luftës dhe ulja e tensioneve.

    Bisedimet për Ukrainën kanë ngecur që nga nisja e sulmeve SHBA-Izrael kundër Iranit, më 28 shkurt të këtij viti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Four drivers punish Ferizaj for driving under the influence of alcohol

    The cases are counted in the streets of krahim Ademi and Remzi Hoxha in Ferizaj, where police officials have banned four vehicles and tested alcohol executives.

    According to the test results, the highest level of alcohol was recorded at a 54-year-old with the A.L. initials, which had 1,73 trillions of alcohol in the blood. He has been sentenced to 400 euros in fines, three negative points and nine months stopping driving.

    Meanwhile, a 49-year-old, J.M., has resulted in 1.44 miles of alcohol and has been sentenced to 300 euros in fines, two negative points and six months of ban on driving.

    The same sentence has been punished by a 25-year-old, S. The U.S., with which 1.19 trillions of blood alcohol are registered.

    And a 56-year-old, L.A., has resulted in 0.03 billion alcohol. He has been sentenced to 200 euros in fines, two negative points and three months stopping driving.

    Ferizaj’s Regional Police have appealed to all traffic participants not to direct vehicles under the influence of alcohol, warning that such actions directly endanger the lives of drivers and the safety of other citizens.

    Source Layer: RTKLive

  • Katër shoferë ndëshkohen në Ferizaj për vozitje nën ndikimin e alkoolit

    Katër shoferë ndëshkohen në Ferizaj për vozitje nën ndikimin e alkoolit

    Rastet janë evidentuar në rrugët “Brahim Ademi” dhe “Remzi Hoxha” në Ferizaj, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar katër automjete dhe kanë kryer testimin e drejtuesve me alkooltest.

    Sipas rezultateve të testimit, niveli më i lartë i alkoolit është regjistruar te një 54-vjeçar me inicialet A.L., i cili kishte 1.73 promilë alkool në gjak. Ai është dënuar me 400 euro gjobë, tri pikë negative dhe nëntë muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

    Ndërkaq, një 49-vjeçar, J.M., ka rezultuar me 1.44 promilë alkool dhe është dënuar me 300 euro gjobë, dy pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

    Me të njëjtin dënim është ndëshkuar edhe një 25-vjeçar, SH.SH., te i cili janë regjistruar 1.19 promilë alkool në gjak.

    Kurse, një 56-vjeçar, L.A., ka rezultuar me 0.63 promilë alkool. Ai është dënuar me 200 euro gjobë, dy pikë negative dhe tre muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

    Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, duke paralajmëruar se veprime të tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e shoferëve dhe sigurinë e qytetarëve të tjerë.

    Burimi: RTKLive

  • Dy të vdekur dhe 33 të lënduar nga përmbysja e një autobusi në Kroaci

    Dy të vdekur dhe 33 të lënduar nga përmbysja e një autobusi në Kroaci

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Kroaci, ku një autobus me targa serbe është përmbysur në autostradë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e rreth 33 të tjerëve.

    Sipas mediumit kroat HRT, autobusi, i cili ishte i mbushur me pasagjerë dhe po udhëtonte në drejtim të Zagrebit, ka dalë nga rruga, është përplasur me barrierat anësore të sigurisë dhe më pas është përmbysur.

    Komandanti i zjarrfikësve të qarkut të Zagrebit, Dario Kezeric, ka bërë të ditur se gjashtë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin 33 pasagjerë dhe dy shoferë. Sipas informacioneve paraprake, automjeti kishte targa të Serbisë.

    Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen dhe transportimin e të lënduarve drejt institucioneve shëndetësore.

    Ndërkohë, autoritetet kroate kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident tragjik.

    Burimi: Dukagjini

  • Katër shoferë kapen duke vozitur në gjendje të dehur në Ferizaj, gjobiten deri në 400 euro

    Katër shoferë kapen duke vozitur në gjendje të dehur në Ferizaj, gjobiten deri në 400 euro

    Policia e Kosovës ka ndëshkuar katër shoferë në Ferizaj, të cilët janë kapur duke drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rastet kanë ndodhur në rrugët “Brahim Ademi” dhe “Remzi Hoxha”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar katër drejtues automjetesh dhe i kanë testuar me alkooltest.

    Nga rezultatet e testimit, shoferët kanë rezultuar me nivele të ndryshme të alkoolit në gjak.

    Njëri nga shoferët, A.L., 54 vjeç, ka rezultuar me 1.73 promilë alkool në gjak. Ai është dënuar me 400 euro gjobë, tri pikë negative dhe nëntë muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

    Ndërkaq, J.M., 49 vjeç, ka rezultuar me 1.44 promilë alkool dhe është dënuar me 300 euro gjobë, dy pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

    Edhe shoferi SH.SH., 25 vjeç, ka rezultuar me 1.19 promilë alkool në gjak. Atij i janë shqiptuar 300 euro gjobë, dy pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim i drejtimit të automjetit.

    Kurse shoferi L.A., 56 vjeç, ka rezultuar me 0.63 promilë alkool dhe është dënuar me 200 euro gjobë, dy pikë negative dhe tre muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

    Në fund, Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, pasi një veprim i tillë rrezikon drejtpërdrejt jetën e tyre dhe sigurinë e qytetarëve të tjerë. /Telegrafi/

  • "Nëse e ke respektuar gruan, pse u ndave me të?", Nichi përballet ashpër me Fuegon në BBVK 5

    “Nëse e ke respektuar gruan, pse u ndave me të?”, Nichi përballet ashpër me Fuegon në BBVK 5

    Një përballje mes Nichit dhe reperit Fuego është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku në qendër të diskutimit ka qenë jeta private e këtij të fundit.

    Gjatë bisedës, Nichi e ka vënë Fuegon përballë një pyetjeje të drejtpërdrejtë lidhur me ndarjen nga bashkëshortja e tij.

    “Nëse e ke respektuar gruan, pse u ndave?”, e pyeti ai, duke nxitur një diskutim mes dy banorëve.

    Pyetja duket se e vendosi Fuegon përballë një teme personale, ndërsa përballja mes tyre ka tërhequr vëmendjen në shtëpinë e BBVK 5. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be