Blog

  • Hasani denoncon Avni Pukën, thotë se përdori të njëjtën tezë për doktoraturë në Prishtinë dhe Romë

    Hasani denoncon Avni Pukën, thotë se përdori të njëjtën tezë për doktoraturë në Prishtinë dhe Romë

    Hasani denoncon Avni Pukën, thotë se përdori të njëjtën tezë për doktoraturë në Prishtinë dhe Romë

    Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, i është drejtuar me një e-mail senatorëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Këshillit Drejtues dhe anëtarëve të Fakultetit Juridik, duke ngritur pretendime për parregullsi të rënda akademike lidhur me doktoraturat e dekanit të këtij fakulteti, Avni Puka.

    Hasani pretendon se Puka ka përdorur në Universitetin “La Sapienza” të Romës të njëjtën tezë të doktoratës që e kishte mbrojtur më parë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, me qëllim të fitimit të dy titujve të veçantë akademikë.

    Hasani thotë se ka shqyrtuar personalisht, faqe për faqe, të dy disertacionet dhe se, sipas krahasimit të tij, nuk bëhet fjalë për dy hulumtime të pavarura shkencore, por për të njëjtën tezë doktorature, të përkthyer nga shqipja në italisht.

    “Pas një shqyrtimi të hollësishëm, të kryer personalisht, faqe për faqe, kam konstatuar se nuk bëhet fjalë për dy hulumtime të pavarura shkencore, por, në thelb, për të njëjtën tezë doktorature, të përkthyer nga shqipja në italisht dhe të përdorur për fitimin e dy titujve të veçantë akademikë”, ka shkruar Hasani.

    Ai e cilëson rastin si “një ndër skandalet më të rënda akademike” që kanë përfshirë Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin “La Sapienza” të Romës.

    Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare thekson se pretendimet e tij nuk kanë të bëjnë thjesht me ripërdorimin e pjesëve të një punimi shkencor, por me përdorimin e pretenduar të së njëjtës tezë për marrjen e dy titujve të doktorit të shkencave.

    Hasani ka bërë dallimin mes kësaj situate dhe programeve të ligjshme të bashkëpunimit ndëruniversitar, si doktoraturat e përbashkëta dhe ato me bashkëmentorim, të cilat, sipas tij, zhvillohen mbi bazën e marrëveshjeve dhe procedurave të përcaktuara paraprakisht.

    Ai pretendon gjithashtu se Universiteti i Prishtinës ka rregullativa që ndalojnë mbrojtjen e njëkohshme ose të njëpasnjëshme të së njëjtës doktoraturë në një institucion tjetër.

    Në e-mail, Hasani ka ngritur edhe çështjen e CV-së së Pukës, duke pretenduar se dekani e kishte fshirë nga ajo të dhënën për doktoratën në Universitetin “La Sapienza”, një ditë pasi ai kishte denoncuar publikisht dyshimet për doktoraturën e tij.

    “Që nga dita e nesërme pasi unë kam denoncuar se ai ka bërë fals doktoraturën, ka fshirë nga CV-ja e tij të dhënën që ka doktoruar në Fakultetin Juridik të Universitetit ‘La Sapienza’”, ka shkruar Hasani.

    Ai pretendon se Puka deri më sot nuk e ka bërë nostrifikimin e diplomës nga universiteti italian, duke shtuar se kjo, sipas vlerësimit të tij, lidhet me pasojat e mundshme ligjore dhe akademike të rastit.

    Hasani u ka bërë thirrje senatorëve, anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe stafit të Fakultetit Juridik që t’i shqyrtojnë personalisht të dy disertacionet, të cilat thotë se ua ka bashkëngjitur e-mailit, në mënyrë që të vlerësojnë bazueshmërinë e pretendimeve të tij.

    Ai ka bërë të ditur se për këtë çështje u është drejtuar edhe institucioneve kompetente në Itali, përfshirë Universitetin “La Sapienza” dhe Ministrinë italiane të Universiteteve dhe Kërkimit, duke kërkuar sqarime për ligjshmërinë e procedurave dhe kompetencat për shqyrtimin e parregullsive të mundshme.

    Ndërkaq, profesori ka përmendur edhe një kërkesë që, sipas informacioneve të tij, Prokuroria e Kosovës ua ka drejtuar autoriteteve italiane disa muaj më parë, duke thënë se mbetet të shihet se çfarë informacionesh dhe dokumentesh do të sigurohen prej tyre.

    Në përfundim të e-mailit, Hasani ka theksuar se integriteti akademik është interes publik dhe përgjegjësi institucionale, duke kritikuar heshtjen përballë dyshimeve që, sipas tij, mbështeten në dokumente të verifikueshme.

    Puka i kishte cilësuar shpifje, thashetheme e fyerje deklaratat e Hasanit, duke mohuar pretendimet për plagjiaturë dhe mashtrim në lidhje me doktoraturën në Romë.

    Ai kishte thënë se akuza e Hasanit përbënte “shpifje të rëndë, përhapje të thashethemeve e gënjeshtrave në publik”, me qëllim që, sipas tij, t’i dëmtohej imazhi, reputacioni dhe autoriteti personal e profesional.

    Letra e plotë e Enver Hasanit, dërguar senatorëve të UP-së, Këshillit Drejtues dhe anëtarëve të Fakultetit Juridik:

    Të nderuar kolegë,

    Shpresoj të jeni mirë me shëndet, ju dhe familjet tuaja.

    Dëshiroj të ndaj me ju një rast jashtëzakonisht shqetësues, të cilin, për nga natyra dhe përmasat e tij, e konsideroj një ndër skandalet më të rënda akademike që kanë përfshirë Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe, fatkeqësisht, edhe Universitetin “La Sapienza” të Romës.

    Bashkëngjitur këtij komunikimi po ju përcjell dy disertacione doktorature: njërin, të mbrojtur në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, dhe tjetrin, të paraqitur dhe të mbrojtur në Universitetin “La Sapienza” të Romës.

    Të dy disertacionet i përkasin Avni Pukës.

    Pas një shqyrtimi të hollësishëm, të kryer personalisht, faqe për faqe, kam konstatuar se nuk bëhet fjalë për dy hulumtime të pavarura shkencore, por, në thelb, për të njëjtën tezë doktorature, të përkthyer nga shqipja në italisht dhe të përdorur për fitimin e dy titujve të veçantë akademikë.

    E theksoj me përgjegjësi të plotë akademike dhe profesionale se ky konstatim mbështetet në krahasimin tim të drejtpërdrejtë të dy teksteve, të cilat po jua vë në dispozicion në formën në të cilën janë paraqitur për mbrojtje në universitetet përkatëse.

    Çështja është veçanërisht serioze sepse nuk lidhet thjesht me ripërdorimin e pjesëve të një punimi shkencor, por me përdorimin e pretenduar të së njëjtës tezë doktorature për marrjen e dy titujve të veçantë të doktorit të shkencave.

    Natyrisht, duhet dalluar kjo situatë nga programet e ligjshme të bashkëpunimit ndëruniversitar, përfshirë doktoraturat e përbashkëta dhe programet me bashkëmentorim, të cilat mbështeten në marrëveshje dhe procedura të përcaktuara paraprakisht.

    Jashtë kësaj, gjë që nuk është rasti me zotin Avni Puka, asnjë universitet në Evropë nuk lejon një shëmti të tillë.

    Edhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka rregullativë të qartë që ndalon mbrojtjen e njëkohshme ose të njëpasnjëshme të së njëjtës doktoraturë gjetiu. Të gjithë ne e dimë që, kur botojmë punime akademike, pyetja e parë që na bëhet është nëse ndonjë pjesë e punimit ose punimi në tërësi është botuar diku, ose është mbrojtur në mënyrë publike.

    Kjo është arsyeja pse Avni Puka, që nga dita e nesërme pasi unë kam denoncuar se ai ka bërë fals doktoraturën, ka fshirë nga CV-ja e tij të dhënën që ka doktoruar në Fakultetin Juridik të Universitetit “La Sapienza”. Sot e kësaj dite ai nuk ka guxuar ta bëjë nostrifikimin e diplomës së tillë, i vetëdijshëm se një gjë e tillë përbën edhe vepër penale, por edhe skandal epik akademik.

    Ju ftoj që t’i shqyrtoni personalisht të dy disertacionet. Krahasimi i tyre do t’ju mundësojë të vlerësoni drejtpërdrejt bazueshmërinë e konstatimeve të mia.

    Për këtë çështje u jam drejtuar edhe institucioneve kompetente në Itali, përfshirë Universitetin “La Sapienza” dhe Ministrinë italiane të Universiteteve dhe Kërkimit, duke kërkuar sqarime lidhur me ligjshmërinë e procedurave dhe kompetencat për shqyrtimin e parregullsive të mundshme.

    Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë informacionesh dhe dokumentesh do të sigurojë Prokuroria e Kosovës nga autoritetet italiane, në vijim të kërkesës që, sipas informacioneve të mia, u është drejtuar atyre disa muaj më parë.

    Integriteti akademik nuk është çështje private e individëve që fitojnë tituj shkencorë. Ai është interes publik dhe përgjegjësi institucionale. Heshtja përballë dyshimeve serioze, të mbështetura në dokumente të verifikueshme, nuk i shërben as shkencës, as universiteteve dhe as shoqërisë.

    Me këtë bindje po i ndaj me ju këto materiale, duke shpresuar se ato do të shqyrtohen me seriozitetin që meritojnë.

    Ju dëshiroj lexim të vëmendshëm!

    Me respekt,

    Enveri

    Burimi: Insajderi

  • Kroacia e kërkonte përmes INTERPOL-it, ky është 28-vjeçari që u arrestua në kufirin e Kosovës

    Kroacia e kërkonte përmes INTERPOL-it, ky është 28-vjeçari që u arrestua në kufirin e Kosovës

    Kroacia e kërkonte përmes INTERPOL-it, ky është 28-vjeçari që u arrestua në kufirin e Kosovës

    Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i arrestuar është Mic Vorfaj, 28 vjeçar, i cili u ndalua të shtunën, më 7 nëntor, rreth orës 18:30, gjatë procedurave të kontrollit kufitar.

    28-vjeçari ishte i regjistruar në listën e personave në kërkim, në bazë të një kërkese të përcjellë përmes ILECU-së, lidhur me një urdhërarrest ndërkombëtar të autoriteteve të Kroacisë, të shpërndarë përmes INTERPOL-it.

    Pas identifikimit dhe ndalimit të tij, Policia ka njoftuar Prokurorinë Themelore në Pejë, e cila ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë.

    Për arrestimin janë njoftuar edhe njësitë kompetente, të cilat do të vazhdojnë me procedurat përkatëse lidhur me urdhërarrestin ndërkombëtar.

    Burimi: Insajderi

  • Dhuna gjatë protestës dje në Tiranë, arrestohen katër persona

    Dhuna gjatë protestës dje në Tiranë, arrestohen katër persona

    Katër persona janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës gjatë protestës së djeshme në Tiranë.

    Sipas Policisë, protestuesit kundërshtuan dhe goditën efektivët me sende të forta dhe lëndë piroteknike, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash.

    Gjatë kontrolleve u sekuestruan lëndë narkotike kanabis, një send metalik shpues, një imitues arme zjarri dhe 50 sfera metalike.

    Në zbatim të Aktit Normativ janë vendosur 12 masa administrative, ndërsa një prej tyre, në vlerën 500 mijë lekë, është dhënë ndaj një protestuesi që goditi me gurë policinë dhe godinën e Kryeministrisë.

    Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktet e dhunës.

    Burimi: Dukagjini

  • Lule, lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

    Lule, lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

    Në ceremoninë e përkujtimit të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë në nderim të atyre që shërbyen dhe humbën jetën në konflikte të armatosura u përkujtuan ushtarët britanikë që kanë vdekur në Kosovë, raporton KosovaPress.

    Në fillim të ceremonisë, përmes një lutje u kujtuan 10 ushtarë britanikë, përmes së cilës thuhej “Unë i ngre sytë drejt maleve – prej nga do të më vijë ndihma? Ndihma ime vjen nga Zoti, i cili krijoi qiellin dhe tokën”.

    Pas kësaj, u lexua poezia “Në tokat e Flandrës”, ku thuhej Ne jemi të Vdekurit. Vetëm pak ditë më parë, Jetonim, ndienim agimin, shihnim shkëlqimin e perëndimit, Dashuronim dhe ishim të dashur, e tani prehemi në fushat e Flandrës”.

    Pastaj u kujtuan këta ushtarë, e në pas disa lutjeve tjera, u vendosën lule tek lapidari i ushtarëve britanikë të rënë në Kosovë, ku filloi me ambasadorin e Britanisë në Prishtinë, Jonathan Hargreaves. Më pas presidentja, Justina Shiroka Pula, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci e Bashkim Jashari nga FSK.

    Ndërkohë, Mary Ann Hennessey, udhëheqëse e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë përmes një lutjes tha “Mençuria që vjen nga lart është para së gjithash e pastër, pastaj paqedashëse, e butë, e gatshme të lëshojë pe, plot mëshirë dhe fryte të mira, pa asnjë gjurmë anshmërie apo hipokrizie”.

    Në fund, ngjarja u përmbyll me këtë lutje “O Zot, na dhuro paqen. O Zot i së vërtetës dhe i drejtësisë, para Teje i kujtojmë me dashuri ata që i ruajmë në kujtesën tonë, si dhe ata emrat e të cilëve nuk do t’i njohim kurrë. Na ndihmo të shohim përtej vuajtjeve të kësaj botes të plagosur dhe na dhuro hirin që të lutemi edhe për ata që dëshirojnë të na bëjnë keq.

    Ashtu siç nderojmë të kaluarën, na ndihmo të kemi besim në të ardhmen që Ti na premton, sepse Ti je burimi i jetës dhe i shpresës, tani dhe përgjithmonë”./KP

     

    Burimi: Dukagjini

  • Europe joins Poland in pain.

    The European Commission has partially lowered European flags in front of its headquarters in Brussels, in sign of solidarity with Poland following the tragic attack that took place Saturday in central Krakova.

    In solidarity with the Polish people, European flags in front of our headquarters in Brussels have been lowered to half a point after the tragic events in Krakow. Europe joins Poland in pain and solidarity, says the European Commission’s response.

    The attack occurred on Saturday, November 7, shortly after 1500, in the Krakow Square area.

    According to Poland’s government, a 25-year-old armed man drove into the old town area and opened fire on people there.

    Nine people lost their lives, while another 16 were injured, including the assailant.

    Poland’s president, Carol Newrock, has announced November 8th and 9th national mourning day in honour of the victims. /Telegraphy/

  • Venica residents in Mitrovica seek municipality intervention for repair of damaged roads

    Venica residents in Mitrovica seek municipality intervention for repair of damaged roads

    Residents of Varney village have turned to the mayor of the municipality with calls for urgent intervention in road regulation, which they say have been in poor shape for years.

    Through a report published on social networks, the website Fshat Venic ‘% has raised concerns about the many injuries on village streets, stressing that they are making it difficult for residents to do so.

    According to them, pits and road injuries pose a danger to all traffic participants, especially to children and the elderly who circulate daily in these areas.

    Venica residents in Mitrovica seek municipality intervention for repair of damaged roads

    Residents have called on the mayor to visit the village closely to see the situation of roads and to take concrete measures to improve infrastructure.

    They demand that the village not be neglected and that their concerns get the attention of municipal institutions. /Telegraphy/


  • Banorët e Vërnicës në Mitrovicë kërkojnë ndërhyrjen e komunës për rregullimin e rrugëve të dëmtuara

    Banorët e Vërnicës në Mitrovicë kërkojnë ndërhyrjen e komunës për rregullimin e rrugëve të dëmtuara

    Banorët e fshatit Vërnicë i janë drejtuar kryetarit të komunës me kërkesë për ndërhyrje urgjente në rregullimin e rrugëve, të cilat, sipas tyre, prej vitesh janë në gjendje të keqe.

    Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, faqja “Fshati Vërnic” ka ngritur shqetësimin për dëmtimet e shumta në rrugët e fshatit, duke theksuar se ato po ua vështirësojnë përditshmërinë banorëve.

    Sipas tyre, gropat dhe dëmtimet në rrugë paraqesin rrezik për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit që qarkullojnë çdo ditë në këto hapësira.

    Venica residents in Mitrovica seek municipality intervention for repair of damaged roads

    Banorët i kanë bërë thirrje kryetarit të komunës që të vizitojë fshatin nga afër për të parë gjendjen e rrugëve dhe për të ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e infrastrukturës.

    Ata kërkojnë që fshati të mos lihet pas dore dhe që shqetësimet e tyre të marrin vëmendjen e institucioneve komunale. /Telegrafi/


  • “Evropa bashkohet me Poloninë në dhimbje” – flamujt e BE-së ulen në gjysmështizë

    “Evropa bashkohet me Poloninë në dhimbje” – flamujt e BE-së ulen në gjysmështizë

    Komisioni Evropian ka ulur në gjysmështizë flamujt evropianë para selisë së tij në Bruksel, në shenjë solidariteti me Poloninë pas sulmit tragjik që ndodhi të shtunën në qendër të Krakovës.

    “Në solidaritet me popullin polak, flamujt evropianë para selisë sonë në Bruksel janë ulur në gjysmështizë pas ngjarjeve tragjike në Krakovë. Evropa bashkohet me Poloninë në dhimbje dhe solidaritet”, thuhet në reagimin e Komisionit Evropian.

    Sulmi ndodhi të shtunën, më 7 nëntor, pak pas orës 15:00, në zonën e Sheshit Kryesor të Krakovës.

    Sipas Qeverisë së Polonisë, një 25-vjeçar i armatosur hyri me veturë në zonën e qytetit të vjetër dhe hapi zjarr ndaj njerëzve që ndodheshin aty.

    Nëntë persona humbën jetën, ndërsa 16 të tjerë u plagosën, përfshirë edhe sulmuesin.

    Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka shpallur 8 dhe 9 nëntorin ditë zie kombëtare në nderim të viktimave. /Telegrafi/

  • Extraded by 41-year-old Spain Arnold Jaho, sentenced to 7 years in prison and charged with several criminal acts

    State police have finalised yet another phase of the international operation The Wanted ‘%, extraditing from Spain’s 41-year-old Barcelona, Arnold Jaho, who had been declared internationally seeking.

    Extradition was realised thanks to co-operation between Interpol Directorate specialists in Albania and their counterparts in Madrid.

    According to the State Police’s announcement, the Court of Tirana sentenced Jahon to 2026 to six years in prison for criminal acts ? Purchasing criminal products or criminal activity and hiding revenue.

    And in 2024, he was sentenced to one year in prison for his criminal offense.

    Meanwhile, in 2025, the Tirana Prosecutor has issued to him a ban on criminal acts of illegal freedom and possession without permission and weapons production, explosive weapons and ammunition.

    Albanian authorities suggest that the operation “The Wanted] follows within the framework of international co-operation for the location and extradition of people declared in the search.

  • Switzerland remains important market for Kosovo, exports reach 92.2m euros

    Kosovo continues to have a major gap between imports and exports. During January-October 2026, goods worth over 6.3 billion euros have been imported in the country, while exports have reached only about 960m euros.

    According to official data from Kosovo Customs, the overall value of imports during the first ten months of the year was 6 billion of 304.9m euros, against 960m euros in exports.

    And one of the countries with favourites for export is emerging to be Switzerland, Olgraph writes.

    According to reports, the Swiss state is one of the most important markets for Kosovo products, with exports worth about 92.2m euros.

    In contrast, in terms of electricity import, northern Macedonia was the country from Kosovo imported mostly during January 2026.

    Out of the total 205.3m euros of imported electricity, about 86.8m euros came from Northern Macedonia. In the second place is Albania, with around 69.5m euros, while around 22.2m euros were imported from Montenegro, Telegrafi writes.

    Following Switzerland at 13.6m euros, Greece with 4.5m euros, Denmark with 3.9m euros and Bulgaria with 3.2m euros, etc., etc.

    We remember that data for January 2026 period shows that, despite increased exports in recent months, Kosovo’s economy continues to be characterised by a high dependence on imports, with a gap of over 5.3 billion euros between imported and exported goods./Telegraphy/