Blog

  • Self-accident at Pristina’s Besi magistrate, car ends up in the canal

    A traffic examiner has occurred today, around 0800, at the Pristina magistrate’s Pristina Podujevo, in the village of Besi, respectively.

    As a result of the vet, the car is out of the street and ended up in a ditch outside the magistrate.

    So far there is no information about hurt persons or the circumstances that led to this self – examination.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vetaksident në magjistralen Besi të Prishtinës, vetura përfundon në kanal

    Vetaksident në magjistralen Besi të Prishtinës, vetura përfundon në kanal

    Vetaksident në magjistralen Besi të Prishtinës, vetura përfundon në kanal

    Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot, rreth orës 08:00, në magjistralen Prishtinë–Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi.

    Si pasojë e vetaksidentit, vetura ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, jashtë magjistrales.

    Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo për rrethanat që çuan deri te ky vetaksident.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rama continues with invitations to dialogue with the protestor, this time inviting them to online ʹtryese

    This morning, Prime Minister Edi Rama has reiterated the invitation for dialogue with protesters.

    This time he has not put the stone table in front of the prime minister’s building, but has shared the linkman of the new platform, Talk. alWhich he introduced on Friday.

    Good morning and with a picture of the dialogue on your phone or your computer, I wish you a nice Sunday night, writes Rama on the social networks.

    Talk to the prime minister was introduced by Rama as a 24-hour open platform through which every citizen can communicate and share his thoughts with the prime minister and the government.

    Referring to the protest climate, Rama said technology creates a new opportunity for direct communication, exchange of information and opinions, through a dedicated team that will pursue interactions on the platform.

    Source Layer: Dukeagini

  • Rama vazhdon me ftesat për dialog me protestueit, kësaj radhe i fton në ‘tryezë’ online

    Rama vazhdon me ftesat për dialog me protestueit, kësaj radhe i fton në ‘tryezë’ online

    Edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit.

    Këtë herë ai nuk ka nxjerrë tryezën e gurtë para godinës së kryeministrisë, por ka ndarë me ndjekësit link-un e platformës së re, folmekm.al, të cilën e prezantoi të premten.

    “Mirëmëngjes dhe me pasqyrën e Dialogut në telefonin apo kompjuterin tuaj, ju uroj një të diel të paqtë ”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

    “Fol me Kryeministrin” u prezantua nga Rama, si një platformë e hapur 24 orë, përmes së cilës çdo qytetar mund të komunikojë dhe të ndajë mendimet e tij me Kryeministrin dhe qeverinë.

    Duke iu referuar klimës së protestave, Rama tha se teknologjia krijon një mundësi të re për komunikim të drejtpërdrejtë, shkëmbim informacioni dhe opinionesh, përmes një skuadre të dedikuar që do të ndjekë ndërveprimet në platformë.

    Burimi: Dukagjini

  • OpenAI arrin vlerësimin marramendës prej 1.25 trilion dollarësh

    OpenAI arrin vlerësimin marramendës prej 1.25 trilion dollarësh

    OpenAI ka siguruar rreth 11 miliardë dollarë financim të ri në një raund investimesh që e vlerëson kompaninë në 1.25 trilion dollarë, sipas Bloomberg.

    Shuma prej 11 miliardë dollarësh është vetëm pjesa e parë e një raundi më të madh financimi, i cili pritet të mbyllet në javët e ardhshme dhe mund të arrijë në total rreth 20 miliardë dollarë.

    Fillimisht, OpenAI kishte synuar të mblidhte rreth 30 miliardë dollarë me një vlerësim prej 1.4 trilion dollarësh, por objektivi është ulur pas luhatjeve të forta në tregun e kompanive të Al.

    Në mesin e investitorëve që morën pjesë në fazën e parë përmenden Coatue Management dhe T. Rowe Price, ndërsa në raund janë përfshirë edhe SoftBank, Sequoia Capital, Founders Fund dhe Andreessen Horowitz.

    Lajmi vjen në një periudhë më të pasigurt për sektorin e Al, me investitorët që po tregohen më të kujdesshëm ndaj vlerësimeve shumë të larta të kompanive të këtij sektori.

    Edhe rivali Anthropic po përballet me pritje më të ulëta për vlerësimin e tij para një daljeje të mundshme në bursë. /Telegrafi/

  • Një mushkëri nuk i funksionon, Polonia kërkon gjak për policin hero të Krakovit

    Një mushkëri nuk i funksionon, Polonia kërkon gjak për policin hero të Krakovit

    Në gjithë Poloninë janë bërë thirrje për dhurim gjaku, pasi njëri nga dy policët e plagosur në sulmin me armë të së shtunës në Krakov po lufton për jetën në spital.

    Dy policët u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit me sulmuesin e armatosur në Sheshin Kryesor të qytetit.

    Nga sulmi mbetën të vrarë gjashtë persona, ndërsa 16 të tjerë u plagosën.

    Policët Artur Morański dhe Jakub Kulik janë cilësuar si heronj pasi u përballën me sulmuesin, i cili ishte i armatosur me armë automatike.

    Ata arritën ta plagosnin dhe ta neutralizonin, por të dy mbetën të plagosur. Gjendja e Kulikut është më e rëndë.

    Kryeministri Donald Tusk deklaroi se dy policët “me shumë gjasë shpëtuan shumë jetë”, duke theksuar se gjendja e tyre mbetet serioze.

    Edhe ministri i Drejtësisë, Waldemar Żurek, u bëri thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak për Kulikun.

    “Jakub Kulik, i cili pa hezitim u përball me sulmuesin e armatosur, tani po lufton për jetën në spital. Njëra mushkëri nuk po i funksionon dhe ka nevojë për çdo pikë gjaku”, shkroi ai.

    Thirrjes iu bashkua edhe Brigada e 6-të Ajrore, ku Kulik kishte shërbyer para se të bëhej polic, duke bërë të ditur se nevojitet gjak i grupit AB Rh+.

    Edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Polonisë, gjenerali Wiesław Kukuła, u bëri thirrje ushtarëve që të dhurojnë gjak për policët dhe personat e tjerë të plagosur në sulm.

  • SINJALI 24 | Nga dhuna në familje te përleshjet me thikë, arrestimet dhe rastet e armëve – këto janë ngjarjet që shënuan 24 orët e fundit në Kosovë

    SINJALI 24 | Nga dhuna në familje te përleshjet me thikë, arrestimet dhe rastet e armëve – këto janë ngjarjet që shënuan 24 orët e fundit në Kosovë

    SINJALI 24 | Nga dhuna në familje te përleshjet me thikë, arrestimet dhe rastet e armëve – këto janë ngjarjet që shënuan 24 orët e fundit në Kosovë

    Kosova ka kaluar një tjetër 24-orësh të mbushur me ngjarje të ndryshme, ku nuk kanë munguar rastet e dhunës në familje, përleshjet fizike, arrestimet dhe incidentet me armë. Policia ka intervenuar në disa qytete të vendit, ndërsa në disa raste të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

    Gjakovë – U largua nga burri dhe nisi jetën me dy djemtë, ai i shkon te dera e banesës në Gjakovë – gruaja thërret Policinë

    Një grua në Gjakovë ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi bashkëshorti, nga i cili ishte larguar prej muajsh, i ka shkuar te banesa ku ajo jeton me qira së bashku me dy djemtë e saj. Gruaja nuk ia ka hapur derën dhe ka njoftuar Policinë, e cila më pas e ka arrestuar bashkëshortin. Me vendim të Prokurorisë, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Shtime – Të shtëna armësh në një aheng familjar në Gjurkoc, Policia sekuestron pistoletën dhe municionin

    Një aheng familjar në fshatin Gjurkoc të Shtimes është përcjellë me të shtëna armësh, pasi një person ka shtënë në ajër me pistoletë. Policia ka sekuestruar armën, një karikator me 30 fishekë, tri gëzhoja, si dhe dokumentacionin e armës. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të Prokurorisë.

    Pejë – Përplasje mes bashkëshortëve në Pejë, akuza për dhunë dhe incizime me telefon – burri ndalohet për 48 orë

    Një mosmarrëveshje mes bashkëshortëve në fshatin Pavlan të Pejës ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë. Gjatë intervistimit, burri dhe gruaja kanë dhënë deklarime të ndryshme për incidentin, ku janë ngritur pretendime për dhunë fizike dhe janë pranuar videoincizime me telefon për arsye sigurie. Me vendim të Prokurorisë, burri është ndaluar për 48 orë, ndërsa gruaja është liruar në procedurë të rregullt.

    Çagllavicë – Para të falsifikuara në bankomatin e TEB-it në Çagllavicë, zbulohen 210 euro gjatë dy deponimeve

    Në bankomatin e një filiali të bankës TEB në Çagllavicë janë identifikuar 210 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Kartëmonedhat janë sekuestruar nga Policia dhe do t’i nënshtrohen ekspertizës për të përcaktuar autenticitetin e tyre. Rasti është iniciuar si “Falsifikimi i parasë”.

    Malishevë – Ekskluzive | Përleshje me thikë në Malishevë, këta janë dy të dyshuarit – njëri përfundoi në spital, tjetri në ndalim

    Një përleshje në fshatin Bellanicë të Malishevës ka përfunduar me përdorimin e thikës dhe lëndimin e dy personave. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se në rast janë përfshirë Erolind Hoxha (31) dhe Leonard Dobraj (26). Dobraj është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ndërsa Hoxha është ndaluar për 48 orë. Gjatë hetimeve, edhe Dobraj është trajtuar si i dyshuar.

    Prishtinë – Ekskluzive | Bie në prangat e Policisë 29-vjeçari në Prishtinë, ky është i dyshuari për të paktën 14 vjedhje të rënda

    Policia ka arrestuar 29-vjeçarin Rijad Isufi, i cili dyshohet se është i përfshirë në të paktën 14 raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë. Ai është intervistuar lidhur me 11 raste të trajtuara nga Stacioni Policor Qendra dhe tri të tjera nga Stacioni Policor Jugu. Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorisë është dërguar në mbajtje.

    Kullë – Ekskluzive | Kroacia e kërkonte përmes INTERPOL-it, ky është 28-vjeçari që u arrestua në kufirin e Kosovës

    Një 28-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare në Kullë, pasi gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar me kërkesë të autoriteteve kroate përmes INTERPOL-it. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Mic Male Vorfajn (28), ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Gjakovë – Përplasje mes nënës dhe djalit në Gjakovë, akuza dhe fyerje në familje – të dy përfundojnë në Polici

    Një konflikt familjar mes një nëne 50-vjeçare dhe djalit të saj 19-vjeçar në fshatin Osek Hilë të Gjakovës ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë. Nëna dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit, duke e akuzuar për çështje të ndryshme, ndërsa ai më pas e ka fyer. Të dy janë intervistuar si të dyshuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

    Ferizaj – BMW-ja u largua nga vendi i aksidentit në Ferizaj, Policia e ndalon shoferin dhe i gjen pistoletë – ky është i dyshuari

    Policia ka ndaluar një veturë BMW në Ferizaj, drejtuesi i së cilës dyshohej se ishte larguar nga vendi i një aksidenti trafiku. Gjatë kontrollit, 40-vjeçari Alban Jakupi ka deklaruar se posedonte një pistoletë për të cilën kishte leje posedimi, por jo autorizim për bartje jashtë vendbanimit. Policia ka sekuestruar armën, karikatorin dhe 10 fishekë, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Klinë – Dhunë ndaj gruas në Klinë, burri e godet me dru e mbushës telefoni, ndërhyn edhe një familjar – të dy përfundojnë në ndalim

    Një grua në fshatin Poterq i Ulët të Klinës dyshohet se është përballur me dhunë fizike nga bashkëshorti, i cili dyshohet se e ka goditur me një copë druri dhe mbushës telefoni. Një tjetër familjar dyshohet se e ka shtyrë, ndërsa një dëshmitare ka ndërhyrë për t’i ndarë personat e përfshirë. Me vendim të Prokurorisë, të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

    SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Trump i ofron presidentit të UFC-së postin e sekretarit të shtypit

    Trump i ofron presidentit të UFC-së postin e sekretarit të shtypit

    Trump e bëri njoftimin dje në mbrëmje përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social”, ku e përshkroi White si një “luftëtar dhe kampion të dhunshëm”, dhe duke shtuar se ai do të ishte një sekretar shtypi si askush tjetër.

    “Jam i kënaqur të njoftoj se të madhit Dana White i është ofruar posti i sekretarit të shtypit të Shteteve të Bashkuara të Anerikës. Dana, të lutem pranoje këtë detyrë!”, shkroi Trump.

    Presidenti amerikan kërkoi gjithashtu që White të merrte me vete disa sportistë të UFC-së si ndihmës, duke përmendur Islam Makhachev, Khabib Nurmagomedov, Justin Gaethje, Daniel Cormier, Amanda Nunes dhe Kayla Harrison.

    “Na duhen këta njerëz për të na mbrojtur nga e majta e çmendur”, shkroi Trump, duke iu referuar sportistëve të arteve marciale të përziera.

    Në konferencën për shtyp pas një aktiviteti boksi në Londër, White nuk dha një përgjigje përfundimtare lidhur me ofertën, por tha se po udhëtonte drejt Uashingtonit për t’u takuar të hënën me Trump.

    “Po fluturoj drejt Uashingtonit tani. Do të takohem me të të hënën. Jam i sigurt se do të kemi më shumë për të thënë pas këtij takimi”, u shpreh ai.

    Megjithatë, CNN raportoi, duke iu referuar një burimi të njohur me çështjen, se White e kishte refuzuar ofertën.

    Ndërkohë, një këshilltar i Shtëpisë së Bardhë tha se propozimi i presidentit ishte bërë në formë shakaje.

    White publikoi gjithashtu në “story”-in e tij në “Instagram” një imazh ku shfaqej pas foltores së konferencave për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, të shoqëruar me mbishkrimin: “Drejt kapitullit të ri”.

    Propozimi vjen në një kohë kur posti i sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë është vakant.

    Katie Zacharia u largua nga detyra më 16 tetor, pas vetëm pesë ditësh në këtë pozicion, ndërsa paraardhësja e saj, Karoline Leavitt, u largua në fund të gushtit për t’iu kushtuar familjes.

    Trump dhe White kanë pasur një marrëdhënie të afërt prej vitesh. Presidenti amerikan ka marrë pjesë në disa aktivitete të UFC-së, ndërsa White ka mbështetur publikisht fushatat e tij presidenciale dhe ka mbajtur fjalime në konventat kombëtare të Partisë Republikane në vitet 2016, 2020 dhe 2024.

    White drejton organizatën UFC, një nga kompanitë më të njohura në botë në sportet luftarake, e specializuar në artet marciale të përziera (MMA).

    Ndërkohë, drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, i cili më parë ka punuar për UFC-në, mbështeti publikisht propozimin e Trump, duke shkruar në rrjetin social X: “Po, patjetër! Pranoje, Dana! Do të jetë si në kohët e vjetra”. 

    Burimi: RTKLive

  • LSDM: Shteti nuk ka para, pagat po vonohen ndërsa borxhi publik vetëm rritet

    LSDM: Shteti nuk ka para, pagat po vonohen ndërsa borxhi publik vetëm rritet

    Mes skandalit të Bankës Alta, pagesat e pagave po vonohen në disa institucione shtetërore, përfshirë kompaninë më të madhe të energjisë ESM. Punonjësit po reagojnë se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ata zakonisht i marrin pagat në pesë ditët e para të muajit, thotë LSDM.

    “Sipas informacioneve, punonjësit e ESM kanë marrë edhe mesazhe SMS se ende nuk dihet saktësisht se kur do të paguhet paga e tetorit dhe se duhet të jenë të duruar. Përveç kësaj, ka reagime nga komunat se nuk mund të bëjnë pagesa përmes Thesarit. Çfarë po ndodh? A e kanë zbrazur Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja thesarin e shtetit deri në atë pikë sa që as detyrimet e rregullta nuk mund të shërbehen më?”, pyet LSDM.

    Ata thonë se kanë paralajmëruar prej muajsh për situatën katastrofike me buxhetin.

    “Vrima në buxhet është rreth 900 milionë euro, borxhi publik po rritet në mënyrë të pakontrollueshme. Mickoski dhe OBRM-PDUKMi kanë vënë financat e shtetit në rrezik serioz, me politika kriminale kanë krijuar një borxh të ri prej 4 miliardë eurosh për dy vjet dhe deri në fund të vitit do të jetë mbi 60% të PBB-së. Prandaj ka ribalancimin e dytë, prandaj ka borxhe – prandaj nuk ka para për një pagë minimale prej 600 eurosh, prandaj nuk ka para për fermerët, thesari është bosh”, akuzoi LSDM.

  • Gimbos i vjedhin veturën, Selin flet për incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial

    Gimbos i vjedhin veturën, Selin flet për incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial

    Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit një ngjarje të pakëndshme që ka përjetuar së fundmi partneri i saj, DJ Gimbo.

    Përmes një postimi në Instagram, ajo ka zbuluar se atij i është vjedhur makina, ndërsa hajdutët kanë marrë edhe parfumin e saj që ndodhej brenda automjetit.

    “24 orët e fundit, serial! Gimbos i vodhën makinën (dhe parfumin tim)”, ka shkruar Selin, duke e shoqëruar postimin me një emoji të qeshur.

    Por duket se kjo nuk ka qenë e vetmja arsye që ia ka vështirësuar orët e fundit fitueses së BBVA 5.

    Ajo ka treguar se ka kaluar një natë pa gjumë, ndërsa mëngjesin e sotëm është përballur me telefonata të shumta dhe situata që i kanë shtuar nervozizmin.

    Foto: Selin Bollati/InstaStory

    “Njerëz me energji të keqe sa andej-këtej! Jam e nervozuar. Më duhet pak pushim”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se ka nevojë për disa ditë larg angazhimeve të përditshme.

    Deri më tani, as Selin dhe as DJ Gimbo nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e vjedhjes, ndërsa nuk dihet nëse makina është gjetur. /Telegrafi/