Blog

  • Bora triumfon ndaj Vëllaznimit në fund të ndeshjes, gjakovarët regjistrojnë disfatën e pestë radhazi

    Bora triumfon ndaj Vëllaznimit në fund të ndeshjes, gjakovarët regjistrojnë disfatën e pestë radhazi

    Bora triumfon ndaj Vëllaznimit në fund të ndeshjes, gjakovarët regjistrojnë disfatën e pestë radhazi

    Bora ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 79:72, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në palestrën “Shani Nushi”, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

    Ndeshja ishte e baraspeshuar deri në minutat e fundit të çerekut të katërt, kur rezultati ishte 67:67, me 2 minuta e 35 sekonda deri në përfundim.

    Në vazhdim, Bora arriti të krijojë epërsi përmes Amin Hotit dhe Laolu Oke, duke shkuar në 75:69, me 57 sekonda të mbetura.

    Andi Ahmeti shënoi një treshe për Vëllaznimin dhe ngushtoi rezultatin në 75:72, por Rron Ukaj u kundërpërgjigj menjëherë për Borën, duke rikthyer epërsinë në pesë pikë.

    Në sekondat e fundit, Amin Hoti realizoi edhe dy gjuajtje të lira për rezultatin përfundimtar 79:72.

    Hoti ishte ndër më të dalluarit te Bora me 11 pikë, gjashtë kërcime dhe nëntë asistime, ndërsa te Vëllaznimi u veçua Kentrell Pullian me 24 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime.

    Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Borën, ndërsa Vëllaznimi regjistroi humbjen e pestë radhazi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Erdogan phone conversations with Trump, bilateral relations, tensions with Iran, war in Ukraine discussed

    Recep Tayip Erdogan held a telephone conversation with Donald Trump, during which they discussed, among other things, bilateral relations, tension between the United States and Iran and the war in Ukraine.

    According to a statement from the Turkish presidency, the two leaders exchanged opinions on regional and international developments, while Erdogan voiced his confidence that co-operation between Ankara and Washington will continue and will be strengthened in the coming period.

    The Turkish president also noted that further efforts will be made to give a new impetus to relations between the two countries. The special reference was to tension between the United States and Iran, where Erdogan underlined the need to end the confrontation. As he said, Turkey will continue to make efforts to achieve peace.

    The fight between Russia and Ukraine was also discussed during the conversation. Erdogan voiced hope that the intensified intensifying of diplomatic initiatives to end the war will have a positive result. At the same time, he stressed the importance of strengthening contacts with both Ukraine and Russia.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Erdogan bisedë telefonike me Trump, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, tensionet me Iranin dhe lufta në Ukrainë

    Erdogan bisedë telefonike me Trump, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, tensionet me Iranin dhe lufta në Ukrainë

    Erdogan bisedë telefonike me Trump, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, tensionet me Iranin dhe lufta në Ukrainë

    Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Donald Trump , gjatë së cilës ata diskutuan, ndër të tjera, marrëdhëniet dypalëshe, tensionin midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe luftën në Ukrainë.

    Sipas një deklarate nga presidenca turke, të dy udhëheqësit shkëmbyen mendime mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, ndërsa Erdogan shprehu besimin e tij se bashkëpunimi midis Ankarasë dhe Uashingtonit do të vazhdojë dhe do të forcohet në periudhën e ardhshme.

    Presidenti turk vuri në dukje gjithashtu se do të bëhen përpjekje të mëtejshme për t’i dhënë një shtysë të re marrëdhënieve midis dy vendeve. Referencë e veçantë iu bë tensionit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ku Erdogan nënvizoi nevojën për t’i dhënë fund konfrontimit. Siç tha ai, Turqia do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të arritur paqen.

    Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës u diskutua gjithashtu gjatë bisedës. Erdogan shprehu shpresën se intensifikimi i intensifikuar i nismave diplomatike për t’i dhënë fund luftës do të ketë një rezultat pozitiv. Në të njëjtën kohë, ai theksoi rëndësinë e forcimit të kontakteve si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • China confirms discussions of a historic Xi-Trump-Putin meeting

    Beijing has confirmed for the first time that it is holding discussions on a historic meeting between the Chinese leader Xi Jinping, American President Donald Trump, and Russian President Vladimir Putin, broadcasting the APUAP) agency.

    China’s Foreign Ministry spokeswoman Mao Ning, during a news conference in Beijing this week, said China is in communication with the respective parties concerning a meeting among three heads of state.

    No final decision has yet been made, but the meeting of the three leaders could be held this month in the margins of a regional summit in the town of Shenzhen, south of China.

    If it were, the meeting would be historic. However, experts say the three leaders are unlikely to discuss concrete issues, as their interests differ with each other. According to them, the meeting would serve primarily for a joint photo, while China would organize it very carefully.

    I believe the meeting will be held. The issue is its format and content, Sun Yun, director of the China Stimson Centre programme, said. China wants the image, but not the costs.

    Beijing is a host of this year’s summit of economic and economic co-operation leaders ( APEC, a 21-member organisation that includes the US and Russia.

    The Trump is expected to travel towards Shenzhen to meet with Xi for the third time this year, with the aim of maintaining the fragile trade truce, which is expected to expire in January.

    As a sign that tensions continue, US Trade Representative Jamieson Greer, during a video connection Friday with Chinese Deputy Prime Minister He Lifeng, urged Beijing to undertake concrete action to fully implement previous pledges, especially those related to purchases of agricultural products, rare lands and other critical minerals, Greer’s office was told in a statement.

    Chinese official news agency Xinhua reported on Saturday that the two sides held a deepening and constructive exchange during the conversation, while China voiced concern for Washington’s restrictive economic and trade measures towards Beijing.

    While in China, Trump said he would be interested in meeting with Xi and Putin to discuss the control of nuclear weapons. However, Putin is focused on discussing the war in Ukraine without Kiev’s presence at the negotiating table.

    Poutin has the most to take advantage of a trilateral meeting between leaders and Russians are clearly the ones who are pushing ahead the idea of this meeting, which would be a major diplomatic success for Moscow, said Danny Russell, former senior US State Department official who served during the administration of former President Barack Obama.

    Trumpit, known for his preference for strong authoritarian leaders, would like such a meeting, although his advisers have apparently warned him to avoid Ukraine as a topic of discussion, said Russell, who is currently an accomplice at the Association of Asia’s Policy Institute.

    Sun from the Stimson Centre said Russia will likely use the summit to draw China and the US closer to Moscow’s positions for Ukraine, while China will have to manage Russia’s manipulating efforts.

    She said China would also not be involved in arms control talks or discussions on Ukraine and Iran, except to reiterate its diplomatic stance that peace is important and that wars must end.

    According to her, Beijing’s biggest challenge may be the perception that will be created by this meeting.

    She said, “Samami should not equal the world’s division among three great powers,” she said.

    Source Layer: Insander

  • Kina konfirmon diskutimet për një takim historik Xi-Trump-Putin

    Kina konfirmon diskutimet për një takim historik Xi-Trump-Putin

    Kina konfirmon diskutimet për një takim historik Xi-Trump-Putin

    Pekini ka konfirmuar për herë të parë se po zhvillon diskutime për një takim historik mes liderit kinez, Xi Jinping, presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, transmeton agjencia “AP”.

    Zëdhënësja e Ministrisë të Jashtme të Kinës, Mao Ning, gjatë një konference për media në Pekin këtë javë tha se Kina “është në komunikim me palët përkatëse lidhur me një takim mes tre krerëve të shteteve”.

    Ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, por takimi i tre liderëve mund të mbahet këtë muaj, në margjinat e një samiti rajonal në qytetin Shenzhen, në jug të Kinës.

    Nëse realizohet, takimi do të ishte historik. Megjithatë, ekspertët thonë se tre liderët nuk kanë gjasa të diskutojnë çështje konkrete, pasi interesat e tyre janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Sipas tyre, takimi do të shërbente kryesisht për një fotografi të përbashkët, ndërsa Kina do ta organizonte atë me shumë kujdes.

    “Besoj se takimi do të mbahet. Çështja është formati dhe përmbajtja e tij”, tha Sun Yun, drejtoreshë e programit për Kinën në Qendrën Stimson. “Kina dëshiron imazhin, por jo kostot”.

    Pekini është nikoqir i samitit të këtij viti të liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), një organizatë me 21 anëtarë, ku bëjnë pjesë SHBA-ja dhe Rusia.

    Trumpi pritet të udhëtojë drejt Shenzhenit për t’u takuar me Xi-në për herë të tretë këtë vit, me synimin për ta ruajtur “armëpushimin” e brishtë tregtar, i cili pritet të skadojë në janar.

    Si shenjë se tensionet vazhdojnë, përfaqësuesi amerikan për Tregtinë, Jamieson Greer, gjatë një bisede nëpërmjet videolidhjes të premten me zëvendëskryeministrin kinez, He Lifeng, i kërkoi Pekinit të ndërmarrë “veprime konkrete për t’i zbatuar plotësisht zotimet e mëparshme, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me blerjet e produkteve bujqësore, tokat e rralla dhe mineralet e tjera kritike”, u tha në një deklaratë të zyrës së Greerit.

    Agjencia zyrtare kineze e lajmeve Xinhua raportoi të shtunën se të dyja palët zhvilluan një shkëmbim të thelluar dhe konstruktiv gjatë bisedës, ndërsa Kina shprehu shqetësimin për masat kufizuese ekonomike dhe tregtare të Washingtonit ndaj Pekinit.

    Gjatë qëndrimit në Kinë, Trumpi ka thënë se do të ishte i interesuar të takohej me Xi-në dhe Putinin për ta diskutuar kontrollin e armëve bërthamore. Megjithatë, Putini është i përqendruar në diskutimin e luftës në Ukrainë pa praninë e Kievit në tryezën e bisedimeve.

    “Putini ka më së shumti për të përfituar nga një takim trepalësh mes liderëve dhe rusët janë qartazi ata që po shtyjnë përpara idenë e këtij takimi, i cili do të ishte një sukses i madh diplomatik për Moskën”, tha Danny Russel, ish-zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, i cili shërbeu gjatë administratës së ish-presidentit Barack Obama.

    Trumpit, që njihet për “pëlqimin e tij për liderët autoritarë të fortë”, do t’i pëlqente një takim i tillë, megjithëse këshilltarët e tij me sa duket e kanë paralajmëruar që të shmangë Ukrainën si temë diskutimi, tha Russel, i cili aktualisht është bashkëpunëtor në Institutin e Politikave të Shoqatës së Azisë.

    Sun nga Qendra Stimson tha se Rusia ka të ngjarë ta shfrytëzojë samitin për ta afruar Kinën dhe SHBA-në me qëndrimet e Moskës për Ukrainën, ndërsa “Kina do të duhet t’i menaxhojë përpjekjet manipuluese të Rusisë”.

    Ajo tha se Kina gjithashtu nuk do të përfshihej në bisedime për kontrollin e armëve apo diskutime për Ukrainën dhe Iranin, përveçse do të përsëriste qëndrimin e saj diplomatik se paqja është e rëndësishme dhe se luftërat duhet të përfundojnë.

    Sipas saj, sfida më e madhe për Pekinin mund të jetë perceptimi që do të krijohet nga ky takim.

    “Samiti nuk duhet të barazohet me ndarjen e botës mes tri fuqive të mëdha”, tha ajo.

    Burimi: Insajderi

  • Pas foshnjë së parë nga shtatëzania me IVF, edhe 11 raste të konfirmuara në Gjinekologji

    Pas foshnjë së parë nga shtatëzania me IVF, edhe 11 raste të konfirmuara në Gjinekologji

    Ëndrra për të përjetuar ndjenjën e mëmësisë iu plotësua pas gjashtë vitesh.

    E, këtë, ajo e arriti përmes shtatzënisë me fertilizim të asistuar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

    Tash kur pranë e ka vajzën, 31-vjeçarja ka një mesazh për gratë e tjera.

    “Gjithqysh, mos të humbin kohë sepse këtu është çdo sen shumë mirë, gjithçka ka shku shumë mirë, stafi shumë i mrekullueshëm dhe gjithçka ka shku në rregull”.

    Por, kjo s’është e vetmja grua që mori shërbimin IVF në Gjinekologji.

    “Deri tash i kemi pas përmbi 100 marrje të ovocideve nga qelizat vezë, pastaj përmbi 38 transfere që do të thotë kur bëhet transferi është qeliza e mbarësume dhe pritet shtatzënia prej tyre dhe prej 38 transfereve i kemi deri tash të konfirmuara 11 shtatzëni”, ka thënë Zef Ndrejaj, Drejtor i Gjinekologjisë, QKUK.

    Drejtori foli edhe për numrin e pacienteve që kanë kërkuar konsultë për marrjen e këtij shërbimi, që ofrohet falas në QKUK.

    “Shërbimi i IVF-së ose FAM si i themi ne ka nis tash gati para një viti deri më tani janë diku 2700 pacientë, të cilët kanë kërkuar konsulta apo janë ardhë në kontroll tek mjekët e repartit, por jo nuk janë duke prit sepse shumica nga këta ose kanë moshë të shtyer ose nuk i plotësojnë kushtet apo kanë edhe ndonjë problem të madh që nuk tejkalohet”, ka thënë Zef Ndrejaj, Drejtor i Gjinekologjisë, QKUK.

    Ky shërbim në sektorin privat, varësisht nga procedurat, u kushton pacientëve deri në 10 mijë euro.

     

    Burimi: Dukagjini

  • E la ndezur cigaren dhe ndodhi e papritura në objektin e banimit në Lezhë

    E la ndezur cigaren dhe ndodhi e papritura në objektin e banimit në Lezhë

    E la ndezur cigaren dhe ndodhi e papritura në objektin e banimit në Lezhë

    Policia ka zbardhur detajet e zjarrit në Lezhë, ku mësohet se pronari i banesës ka harruar një cigare ndezur dhe ka shkaktuar zjarri, transmeton klankosova.tv

    “Më datë 07.11.2026, rreth orës 16:30, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, në banesën e shtetasit A. L., dyshohet se, si pasojë e një cigareje të lënë ndezur prej tij, ka rënë zjarr”, tha policia.

    Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme materiale në banesën e shtetasit A. L. Zjarri është fikur nga shërbimet e Zjarrfikëses. Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit, duke parandaluar pasoja të mëtejshme. Për shkak të tymit, disa shtetas, banorë të këtij pallati, kanë shfaqur shenja asfiksimi dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi A. L. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia, sipas Top Channel.

  • Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit

    Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit

    Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit

    Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

    Shefi i ekzekutivit do të jetë pjesëmarrës edhe në darkën shtetërore të shtruar nga presidenti francez Emmanuel Macron, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas njoftimit për media të Qeverisë, gjatë vizitës dhe në margjina të Forumit, kryeministri Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë e përfaqësues shtetesh dhe institucionesh, sikurse me personalitete të shquara të arsimit, akademisë, artit e kulturës.

  • Snow triumphs in Gjakova!

    The disruptive team proved more accurate at the crucial moments of the match, managing better supremacy and ensuring victory.

    Memedis was the most efficient basketball player in Bora with 20 points, while Laolu Oke contributed an excellent performance, recording double-Double with 16 points and 12 jumps.

    The blood squad spotted Kentrell Pullyan, who was the best match scorer with 24 points but did not suffice to avoid defeat.

    With this triumph, Bora records the second victory over the Brotherhood in the face of this season.

    Source Layer: RTKLive

  • Bora triumfon në Gjakovë!

    Bora triumfon në Gjakovë!

    Skuadra prishtinase u tregua më e saktë në momentet vendimtare të ndeshjes, duke arritur ta menaxhojë më mirë epërsinë dhe të sigurojë fitoren.

    Rrezart Memedi ishte basketbollisti më efikas te Bora me 20 pikë, ndërsa Laolu Oke kontribuoi me një paraqitje të shkëlqyer, duke regjistruar double-double me 16 pikë dhe 12 kërcime.

    Te skuadra gjakovare u dallua Kentrell Pullian, i cili ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 24 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

    Me këtë triumf, Bora regjistron fitoren e dytë ndaj Vëllaznimit në përballjet e këtij sezoni.

    Burimi: RTKLive