Blog

  • Shooting in Poland: Six killed and 15 wounded in Krakov

    GOut of persons, four women and two men were killed by gunfire at the main Market Square in the town of Krakov, Poland.

    According to local police, at least 15 people remain injured in the incident, who are receiving medical treatment in city hospitals.

    Poland’s Interior Minister has confirmed that there are two police officials among the injured. One of them is undergoing surgery, reports the BBC, broadcast Klankosova.tv.

    Meanwhile, the governor of Poland’s Little region, Krztztof Jan Klʹczar, has come to the scene.

  • Të shtënat në Poloni: Gjashtë të vrarë dhe 15 të plagosur në Krakov

    Të shtënat në Poloni: Gjashtë të vrarë dhe 15 të plagosur në Krakov

    Të shtënat në Poloni: Gjashtë të vrarë dhe 15 të plagosur në Krakov

    Gjashtë persona, katër gra dhe dy burra, janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Sheshin Kryesor të Tregut në qytetin e Krakovit, në Poloni.

    Sipas policisë vendore, nga ky incident kanë mbetur të plagosur edhe të paktën 15 persona, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalet e qytetit.

    Ministri i Brendshëm i Polonisë ka konfirmuar se në mesin e të plagosurve janë edhe dy zyrtarë policorë. Njëri prej tyre po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Polonisë së Vogël, Krzysztof Jan Klęczar, ka dalë në vendin e ngjarjes.

  • Vetëm tetë ditë pas iu bashkua OnlyFans, ish-ylli i NBA, Lamar Odom fiton mbi 45 mijë euro

    Vetëm tetë ditë pas iu bashkua OnlyFans, ish-ylli i NBA, Lamar Odom fiton mbi 45 mijë euro

    Ish-ylli i NBA-së, Lamar Odom, pritet të përfitojë më shumë se 180 mijë euro nga profili i tij i ri në platformën OnlyFans. Ish-basketbollisti i Los Angeles Lakers ka arritur të fitojë mbi 45 mijë euro vetëm gjatë tetë ditëve të para, ka bërë të ditur një burim për TMZ.

    Abonimi mujor për të pasur qasje në fotografitë dhe videot ekskluzive të tij kushton rreth 13.45 euro.

    Odom e hapi profilin në OnlyFans muajin e kaluar, duke u bërë, sipas raportimeve të mediave, ish-ylli i parë i NBA-së që i bashkohet kësaj platforme.

    Vendimin për t’iu bashkuar OnlyFans-it ai e shpjegoi duke thënë se mendon që ky është momenti i duhur për një hap të tillë. Ish-basketbollisti pranoi se gjatë jetës ka kaluar nëpër periudha të vështira dhe mjaft të trazuara, por paralajmëroi se ka përgatitur edhe disa surpriza të tjera për ndjekësit e tij.

    Ish-basketbollisti i Los Angeles Clippers ka paralajmëruar se profili i tij do të përmbajë materiale të ndryshme, përfshirë edhe përmbajtje që fansat e tij mund të mos e presin.

    “Nuk dua të zbuloj ende shumë detaje. Do të duhet të abonoheni për ta kuptuar. Dua vetëm ta dini se jam i sinqertë dhe se të gjitha mundësitë janë të hapura”, është shprehur ai.

    Odom shtoi se gjatë jetës ka marrë shpesh vendime të paparashikueshme dhe se ende është në gjendje ta befasojë publikun.

    “Kam qenë gjithmonë si një libër i hapur, por ka kapituj që njerëzit ende nuk i kanë parë”, deklaroi ai.

    Profil në OnlyFans ka hapur edhe e dashura e tij, Rachel Bradley. Një burim i afërt me çiftin ka bërë të ditur për TMZ se ekziston mundësia që në të ardhmen ata të publikojnë përmbajtje së bashku.

    Odom e konfirmoi publikisht lidhjen me Rachel Bradley në prill, kur publikoi në Instagram një video ku shfaqeshin duke hyrë së bashku në Crypto.com Arena në Los Angeles. Disa ditë më herët, ata kishin ndarë edhe një fotografi të përbashkët me aktorin Terry Crews dhe bashkëshorten e tij, Rebecca King Crews.

    Para lidhjes me Bradley, Odom kishte qenë për shumë vite në një marrëdhënie me Liza Morales, me të cilën ka dy fëmijë: vajzën Destiny, 28 vjeçe, dhe djalin LJ, 24 vjeç.

    Ai është i njohur për publikun edhe për martesën me yllin e reality show-ve, Khloé Kardashian. Çifti u martua në vitin 2009, por marrëdhënia e tyre kaloi në krizë dhe në vitin 2013 vendosën të ndaheshin. Divorci i tyre u finalizua zyrtarisht në vitin 2016. /Telegrafi/

  • 58 vjeçari gjendet i vdekur në Gostivar, trupi dërgohet për obduksion

    58 vjeçari gjendet i vdekur në Gostivar, trupi dërgohet për obduksion

    Më 06.11.2026 në ora 19:50, nga ana e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore Gostivar në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “Beliçica” në Gostivar kanë ndërhyrë sipas një denoncimi për dhënien e ndihmës mjekësore, ku mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen e një personi pa gjurmë të dukshme dhune.

    Zyrtarët policorë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për M.F.(58) nga Gostivari.

    Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip nga DPB Gostivar në bashkëpunim me prokurorin publik kujdestar nga PTHP Gostivar.

    Me udhëzim të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion.

  • Samir Ujkani flet për dy ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës

    Samir Ujkani flet për dy ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës

    Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, tashmë zëvendësdrejtor i ekipit kombëtar. Ai flet për zhvillimet e fundit te “Dardanët” siç janë tri prurjet e reja, punën e Franco Fodës dhe objektivin madhor të Kombëtares. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtarë Exfis.

    Ujkani ndër të tjerash ka folur për dy sfidat e ardhshme të Kosovës në Ligën e Kombeve, atë ndaj Izraelit në shtëpi dhe ndaj Irlandës në udhëtim.

    Ish-kapiteni ka thënë se me mentalitetin e duhur të lojtarëve, Kosova do të synojë që ta nxjerrë maksimumin nga këto dy përballje.

    “Synimin si e thashë edhe më herët, na synimin e kemi gjithmonë që me shku me marrë maksimumin. Po, normalisht, tash çdo ndeshje ka historinë e vet”.

    “Izraeli është një kombëtare shumë e vështirë, shumë e vështirë. E kemi pa edhe atje kur luajtëm kundër tyre”.

    “Po tash normalisht 90 minuta janë në pyetje si ne jemi, qysh jemi edhe besoj se me me mentalitet të duhur qysh e kemi deri tash, besoj se do të arrijmë ta nxjerrim një rezultat pozitiv, e tani në Irlandë finalja”.

    “Ndoshta bëhet edhe finale, po pse jo, se është krejt varet çka bëjnë ata me Austrinë”, ka thënë Ujkani mes tjerash.

    Episodin e plotë me Samir Ujkanin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Six deaths in Krakov, Poland, 15 injured, increase

    It has gone to six numbers of people killed by gunfire at the main Market Square in the town of Krakov, Poland.

    According to recent reports, the victims are four women and two men, while 15 other persons have remained injured and are receiving medical treatment in city hospitals.

    Poland’s Interior Minister has confirmed that there are two police officials among the injured. One of them is undergoing surgery.

    The number of victims was initially five, but regional authorities later confirmed that six people have lost their lives.

    According to police, the suspect had opened fire on random persons from a car. He’s been wounded during the police crash and arrested.

    Investigations into the full extent of the circumstances and motive of the attack are continuing.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rritet në gjashtë numri i të vrarëve nga të shtënat në Krakov të Polonisë, 15 të plagosur

    Rritet në gjashtë numri i të vrarëve nga të shtënat në Krakov të Polonisë, 15 të plagosur

    Rritet në gjashtë numri i të vrarëve nga të shtënat në Krakov të Polonisë, 15 të plagosur

    Ka shkuar në gjashtë numri i personave të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Sheshin Kryesor të Tregut në qytetin e Krakovit, në Poloni.

    Sipas raportimeve të fundit, viktimat janë katër gra dhe dy burra, ndërsa 15 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor në spitalet e qytetit.

    Ministri i Brendshëm i Polonisë ka konfirmuar se në mesin e të plagosurve janë edhe dy zyrtarë policorë. Njëri prej tyre po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

    Numri i viktimave fillimisht ishte pesë, por autoritetet rajonale më vonë konfirmuan se gjashtë persona kanë humbur jetën.

    Sipas policisë, i dyshuari kishte hapur zjarr ndaj personave të rastësishëm nga një veturë. Ai është plagosur gjatë përplasjes me policinë dhe është arrestuar.

    Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të sulmit janë duke vazhduar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rodri aims to return from injury to duel against former Manchester City

    Barcelona midfielder Rodri is aiming to recover in time for confronting his former club, Manchester City, which will take place on 8 December under the Champions League.

    According to media report SPATE, 30-year-old is optimistic that he will successfully complete the recovery process and be ready for this significant confrontation.

    The muscle injury Rodri suffered in the first half of the match against Aston Willlas in the Champions League is expected to keep him out of the field for about a month.

    His absence represents a blow to Barcelona, as midfielder has become one of Hansi Flick’s most important players.

    Due to the injury, Rodri is expected to be missing in several important matches, including confrontations against Atletico Madrid, Villarreal, Sabah, Deportivo de A Corunas and Celta Vigos.

    At first, the midfielder was desperate to learn the extent of the injury, but he is already coping with the situation with more optimism and has set it as a goal to return to Manchester City.

    This confrontation is expected to have special significance for Roder, taking into account the successes he has achieved during his time at the English club.

    However, Barcelona does not want to take risks with his return, as medical staff and coach Flick aim for midfielder to be fully ready before he returns to the field.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rodri synon rikthimin nga lëndimi për duelin ndaj ish-klubit Manchester City

    Rodri synon rikthimin nga lëndimi për duelin ndaj ish-klubit Manchester City

    Rodri synon rikthimin nga lëndimi për duelin ndaj ish-klubit Manchester City

    Mesfushori i Barcelonës, Rodri, po synon të rikuperohet në kohë për përballjen ndaj ish-klubit të tij, Manchester Cityt, e cila do të zhvillohet më 8 dhjetor në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    Sipas raportimit të mediumit “SPORT”, 30-vjeçari është optimist se do ta përfundojë me sukses procesin e rikuperimit dhe do të jetë i gatshëm për këtë përballje të rëndësishme.

    Lëndimi muskulor, të cilin Rodri e pësoi në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve, pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth një muaj.

    Mungesa e tij përbën një goditje për Barcelonën, pasi mesfushori është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Hansi Flickut.

    Për shkak të lëndimit, Rodri pritet të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë përballjet ndaj Atletico Madridit, Villarrealit, Sabahut, Deportivo de A Corunas dhe Celta Vigos.

    Fillimisht, mesfushori ishte i dëshpëruar kur mësoi shkallën e lëndimit, por tashmë po e përballon situatën me më shumë optimizëm dhe e ka vendosur si objektiv rikthimin për ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

    Kjo përballje pritet të ketë domethënie të veçantë për Rodrin, duke marrë parasysh sukseset që ka arritur gjatë kohës së tij te klubi anglez.

    Megjithatë, Barcelona nuk dëshiron të marrë rreziqe me rikthimin e tij, pasi stafi mjekësor dhe trajneri Flick synojnë që mesfushori të jetë plotësisht i gatshëm para se të rikthehet në fushë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Inteligjenca Artificiale kalon në gisht, prezantohet unaza me ekran

    Inteligjenca Artificiale kalon në gisht, prezantohet unaza me ekran

    Unazat inteligjente tashmë janë bërë mjaft të njohura, por kanë një kufizim të madh: mungesën e ekranit dhe varësinë nga telefoni për shumicën e funksioneve.

    Këtë synon ta ndryshojë Aina Ring, një unazë inteligjente me ekran të integruar, e cila kushton rreth 400 dollarë.

    E krijuar nga një kompani e fokusuar në Al, kjo pajisje ka një ekran të vogël që mbështillet rreth gishtit dhe një buton anësor për kontrollimin e funksioneve të ndryshme.

    Risia kryesore është aftësia për të parashikuar nevojat e përdoruesit.

    Aina Ring lidhet me telefonin, kompjuterin dhe pajisjet e tjera inteligjente, duke analizuar rutinën e përditshme për të ofruar sugjerime në momentin e duhur.

    Për shembull, nëse çdo mëngjes niseni për në punë në orën 07:45, por një ditë ende jeni në shtëpi në orën 07:50, unaza mund t’ju njoftojë se jeni vonë. Kur ktheheni në shtëpi, mund t’ju sugjerojë edhe ndezjen e ndriçimit inteligjent.

    Pajisja përfshin mikrofon të integruar, përmes të cilit mund të përdorni komanda zanore, të regjistroni shënime dhe të komunikoni me agjentët e Al.

    Ajo mund të shërbejë edhe si telekomandë për televizorin, kamerën, muzikën dhe kompjuterët Mac.

    Aina Ring është në dispozicion për porosi paraprake me çmim fillestar prej 399 dollarësh, ndërsa dërgesat e para pritet të fillojnë në janar të vitit 2027.

    Megjithatë, mbeten disa pikëpyetje për jetëgjatësinë e baterisë, e cila pretendohet të zgjasë deri në 18 orë, si dhe për mungesën e informacioneve rreth funksioneve të monitorimit të shëndetit dhe aktivitetit fizik.

    Për momentin, unaza funksionon vetëm me iPhone dhe kompjuterët Mac që përdorin versionet e fundit të sistemeve operative të Apple.