Blog

  • Milatoviq uron presidenten Shiroka-Pula, shpreh bindjen se raportet Kosovë- Mali i Zi do të thellohen edhe më tej

    Milatoviq uron presidenten Shiroka-Pula, shpreh bindjen se raportet Kosovë- Mali i Zi do të thellohen edhe më tej

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, me rastin e marrjes së detyrës.

    Në letrën e tij, Presidenti Milatoviq ka shkruar edhe për raportet Kosovë-Mali i Zi.

    “Në letrën e tij, Presidenti Milatoviq i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet më të mira, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të thellohen edhe më tej, nëpërmjet bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

    Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

    Tenori kosovar Ramë Lahaj do të mbajë nesër, më 8 nëntor, një koncert në Vjenë të Austrisë, ku do të ngjitet në skenën e njohur të Großer Saal në Wiener Konzerthaus.

    Koncerti mbahet në kuadër të turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, përmes të cilit artisti po prezanton një repertor të veçantë që ndërthur muzikën shqiptare me disa prej pjesëve më të njohura të muzikës ndërkombëtare.

    Në këtë paraqitje, Lahaj do të shoqërohet nga ARMA Ensemble, me të cilin do të sjellë para publikut vjenez një program muzikor që bashkon traditën shqiptare me repertorin klasik ndërkombëtar.

    Turneu “PASSION & ORIGIN” nisi më 10 tetor në Zürich të Zvicrës, ndërsa ndalesa e dytë u realizua më 30 tetor në Düsseldorf të Gjermanisë.

    Pas koncertit në Vjenë, Ramë Lahaj dhe ARMA Ensemble do të vazhdojnë rrugëtimin ndërkombëtar me një tjetër paraqitje në Toronto të Kanadasë, më 13 dhjetor.

    Koncerti në Wiener Konzerthaus do të nisë në orën 19:00, ndërsa biletat mund të sigurohen përmes faqes zyrtare të artistit, www.ramelahaj.com.

  • LEX note turning Faik Graina into retrial Appeli wants to whiteen up why it wasn’t destroyed without permission

    Kosovo’s Appeals Court has turned a part of the case against the former director of Urbanism and Environment in Ferizaj, Faik Grainca, while on the other charges against him it has listed the absolute prescription of prosecution.

    In the same decision, Appeals has confirmed the acquittal act against Selvije Ramadani, Xhemajl Tahiri, Ramiz Musliu and Lulzim Aliou, refusing to hold the prosecution’s complaint on those four accused, the Signal newspaper reports.

    The decision was made at the college session of October 21, 2026, after reviewing the complaint against the Act of Foundation Court in Ferizaj on December 23rd 2025, with which everyone had been acquitted of misusing official office or authority.

    Ten years passed since permission was issued, charges filed

    The first charge against Grainca was linked to the release of a construction permit on September 23, 2016, for a residential and business object near the City’s Small Library, now Ferizaj’s Historical Archives.

    According to the indictment, the permit was issued without the consent of the Kosovo Institute for Protection of Monuments, though the object was located within the 50m perimeter of protected cultural heritage.

    Apel found that the absolute prescription for this charge had reached September 23, 2026, ten years after the alleged action. For this reason, he changed his act of first degree and refused the charge.

    This part of the case has been closed due to the passage of the prosecution’s term, without deciding on Grainca’s guilt.

    A note on the crash document must be reviewed again

    In the retrial, the charge has been returned that relates to Grainca’s alleged actions on December 7th 2017, concerning the execution of the decision on the collapse of overbuilding without permission.

    At the center of this part of the case is his footnote on the relevant documentation:

    Let’s prove that the line applied for permission and then was done under the conclusion. )

    The prosecution claimed that through this Grainca action, he had prevented the execution of the collapse with the intent of gaining wealth for the other person.

    The foundation court had estimated that this note alone was not enough to conclude that Grainca had banned execution. However, Apel found that the court had not sufficiently clarified the reason and purpose of the note.

    According to the college, the bias in this part lacked clear and concrete reasons for crucial facts. For this reason, he ordered new judicial consideration, re-evaluation of evidence and, as necessary, receiving further evidence.

    The release of Ramadan, Tahiri, Musliu and Ali

    For Selvije Ramadani, Xhemajl Tahiri, Ramiz Musliu and Lulzim Aliu, Apeli estimated that no evidence had been proved beyond any doubt that the elements of criminal acts they were being burdened with had been fulfilled.

    The college deemed the prosecution’s claim to co-ordination of actions between Grainca and Ramadan unable to implement the collapse in material terms.

    While relating to inspectors Tahiri and Musliu, the court estimated that failing to establish tape to ban the works did not automatically constitute criminal acts, since the intention required for criminal responsibility had not been proven.

    With that ruling, the release of the prosecution of the four indictees remains in force, while retrial will be held only for the part related to the alleged preventing the execution of collapse.

    Note: The person is deemed innocent of the charge turned to retrial until his guiltyness is confirmed by decision of form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LEX | Shënimi që e kthen Faik Graincën në rigjykim – Apeli kërkon të zbardhet pse nuk u rrënua mbindërtimi pa leje

    LEX | Shënimi që e kthen Faik Graincën në rigjykim – Apeli kërkon të zbardhet pse nuk u rrënua mbindërtimi pa leje

    LEX | Shënimi që e kthen Faik Graincën në rigjykim – Apeli kërkon të zbardhet pse nuk u rrënua mbindërtimi pa leje

    Gjykata e Apelit e Kosovës ka kthyer në rigjykim një pjesë të rastit ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe Mjedisit në Ferizaj, Faik Grainca, ndërsa për akuzën tjetër ndaj tij ka konstatuar parashkrimin absolut të ndjekjes penale.

    Në të njëjtin vendim, Apeli ka vërtetuar aktgjykimin lirues ndaj Selvije Ramadanit, Xhemajl Tahirit, Ramiz Musliut dhe Lulzim Aliut, duke refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë për këta katër të akuzuar, raporton Gazeta Sinjali.

    Vendimi është marrë në seancën e kolegjit të 21 tetorit 2026, pas shqyrtimit të ankesës kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj të 23 dhjetorit 2025, me të cilin të gjithë ishin liruar nga akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Kaluan dhjetë vjet nga lëshimi i lejes, akuza parashkruhet

    Akuza e parë ndaj Graincës lidhej me lëshimin e një lejeje ndërtimore më 23 shtator 2016 për një objekt banesor dhe afarist pranë Bibliotekës së Vogël të Qytetit, tani Arkivi Historik i Ferizajt.

    Sipas akuzës, leja ishte lëshuar pa pëlqimin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, ndonëse objekti ndodhej brenda perimetrit prej 50 metrash nga ndërtesa e mbrojtur e trashëgimisë kulturore.

    Apeli konstatoi se parashkrimi absolut për këtë akuzë kishte arritur më 23 shtator 2026, dhjetë vjet pas veprimit të pretenduar. Për këtë arsye, ndryshoi sipas detyrës zyrtare aktgjykimin e shkallës së parë dhe refuzoi akuzën.

    Kjo pjesë e çështjes është përmbyllur për shkak të kalimit të afatit të ndjekjes penale, pa vendosur mbi fajësinë e Graincës.

    Shënimi mbi dokumentin e rrënimit duhet të shqyrtohet sërish

    Në rigjykim është kthyer akuza që lidhet me veprimet e pretenduara të Graincës më 7 dhjetor 2017, lidhur me ekzekutimin e vendimit për rrënimin e mbindërtimit pa leje.

    Në qendër të kësaj pjese të rastit është shënimi i tij në dokumentacionin përkatës:

    “Të vërtetohet se a ka aplikuar pala për leje e pastaj të veprohet në bazë të konkluzës.”

    Prokuroria pretendonte se përmes këtij veprimi Grainca kishte penguar ekzekutimin e rrënimit, me qëllim të përfitimit pasuror për personin tjetër.

    Gjykata Themelore kishte vlerësuar se vetëm ky shënim nuk mjaftonte për të përfunduar se Grainca kishte ndaluar ekzekutimin. Mirëpo, Apeli konstatoi se gjykata nuk kishte sqaruar mjaftueshëm arsyen dhe qëllimin e shënimit.

    Sipas kolegjit, aktgjykimit në këtë pjesë i mungonin arsyet e qarta dhe konkrete për faktet vendimtare. Për këtë arsye, urdhëroi shqyrtim të ri gjyqësor, rivlerësim të provave dhe, sipas nevojës, marrjen e provave të tjera.

    Vërtetohet lirimi i Ramadanit, Tahirit, Musliut dhe Aliut

    Për Selvije Ramadanin, Xhemajl Tahirin, Ramiz Musliun dhe Lulzim Aliun, Apeli vlerësoi se nuk ishte provuar përtej çdo dyshimi se ishin përmbushur elementet e veprave penale që u ishin vënë në barrë.

    Kolegji e cilësoi të pambështetur në prova materiale pretendimin e Prokurorisë për bashkërendim të veprimeve mes Graincës dhe Ramadanit për të pamundësuar zbatimin e rrënimit.

    Ndërsa lidhur me inspektorët Tahiri dhe Musliu, gjykata vlerësoi se mosvendosja e shiritave për ndalimin e punimeve nuk përbënte vetvetiu vepër penale, pasi nuk ishte provuar qëllimi i kërkuar për përgjegjësi penale.

    Me këtë vendim, lirimi nga akuza për katër të akuzuarit mbetet në fuqi, ndërsa ndaj Graincës do të zhvillohet rigjykim vetëm për pjesën që lidhet me pretendimin për pengimin e ekzekutimit të rrënimit.

    Shënim: Personi prezumohet i pafajshëm për akuzën e kthyer në rigjykim, derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Marrëveshja për burgjet me qira në Gjilan, 23 zyrtarë korrektues nga Kosova për 6 muaj do të punojnë në Danimarkë

    Marrëveshja për burgjet me qira në Gjilan, 23 zyrtarë korrektues nga Kosova për 6 muaj do të punojnë në Danimarkë

    Marrëveshja për burgjet me qira në Gjilan, 23 zyrtarë korrektues nga Kosova për 6 muaj do të punojnë në Danimarkë

    Njëzet e tre oficerë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur trajnime profesionale në Danimarkë, kanë filluar këtë javë punën në tri burgje daneze: Ringe, Vestre dhe Storstrøm.

    Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ata do të jenë pjesë e stafit të rregullt të këtyre institucioneve korrektuese. Ndryshe nga periudha e mëparshme e trajnimit, kësaj radhe oficerët kosovarë do të angazhohen drejtpërdrejt në punën e përditshme të burgjeve, duke kryer detyra në mënyrë të pavarur dhe duke u përfshirë në oraret e ndërrimeve.

    Kjo skemë ishte kundërshtuar që në vitin 2024 nga përfaqësuesit e oficerëve danezë të burgjeve, kur politikanët vendosën që një grup zyrtarësh korrektues nga Kosova të trajnohej në institucionet e burgjeve të Danimarkës.

    Asokohe, kryetari i Shoqatës Daneze të Burgjeve, Bo Yde Sørensen, kishte kundërshtuar mundësinë që oficerët kosovarë të kishin qasje të pavarur në korridoret e burgjeve dhe të mbanin çelësat e tyre, shkruan mediumi “FYN”, trasnemton Express.

    Megjithatë, një gjë e tillë po ndodh tani. Shërbimi Korrektues Danez ka konfirmuar angazhimin e 23 oficerëve kosovarë, duke e cilësuar këtë si pjesë të programit të tyre të trajnimit profesional.

    Guvernatori Mads Beyer, i cili do të jetë përgjegjës për burgun e ri që pritet të hapet në Gjilan të Kosovës, ka shpjeguar se ky angazhim është pjesë e përgatitjeve për funksionalizimin e këtij institucioni.

    Ai është pyetur gjithashtu nëse angazhimi i oficerëve kosovarë lidhet edhe me mungesën e stafit dhe mbingarkesën e burgjeve daneze. Beyer ka pranuar se kjo është një nga arsyet që ka ndikuar në këtë vendim.

    Ndryshe nga viti 2025, kur oficerët kosovarë qëndronin në Danimarkë për trajnim dhe vetëm shoqëronin kolegët e tyre danezë, tani ata do të punojnë drejtpërdrejt në repartet e burgjeve dhe do të jenë pjesë e orareve të rregullta të punës.

    Sipas Beyer, gjatë javëve të para ata pritet të punojnë në bashkëpunim me një koleg danez, ndërsa synimi është që më pas të kryejnë detyrat e tyre së bashku me pjesën tjetër të stafit, përkrah kolegëve me përvojë.

    Burimi: Insajderi

  • Shiroka Pula pranon letër urimi nga homologu malazez

    Shiroka Pula pranon letër urimi nga homologu malazez

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga homologu i saj malazez, Jakov Milatović, me rastin e marrjes së detyrës.

    Në letrën e urimit, Milatović i ka përcjellë Shiroka Pula urimet më të mira, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të thellohen.

    Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë dhe të ruajtjes së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve

    Burimi: Dukagjini

  • Eli Fara’s responses to social networking called him a lover of Adi Hiles

    Renowned singer Eli Fara has shared with her followers on social networks a prom o of Manjola Nallban’s new show, titled Society, where she will be invited along with singer Aurela Gace.

    The publication has received numerous comments from followers, where compliments of the three artists have not been lacking. However, attention has also drawn a comment from a user who has been directed to Eli Seed with personal labels, calling him Adi Hilah’s associate.

    In the same comment, the follower has expressed the conviction that the show was carried out long before the publication scandal of intimate material involving the popular singer and composer.

    What has attracted more attention is Eli Seed’s reaction to this comment. The singer has responded to her through options, putting only one name together in prayer.

    Whether this response was deliberate or simply an answer without any particular message remains unclear, but it has received the attention of other users in that post.

    We remember that Eli Fara, as well as some other famous characters, was mentioned in the scandal that erupted last month, following the alleged publication and distribution of the intimate material allegedly involving him and composer Adi Hila.

    The case has prompted numerous public reactions, while some of the characters involved have taken legal action against the composer. 

    Source Layer: Insander

  • Eli Fara kundërpërgjigjet ndjekësit në rrjetet sociale, e quajti “dashnore të Adi Hilës”

    Eli Fara kundërpërgjigjet ndjekësit në rrjetet sociale, e quajti “dashnore të Adi Hilës”

    Eli Fara kundërpërgjigjet ndjekësit në rrjetet sociale, e quajti “dashnore të Adi Hilës”

    Këngëtarja e njohur Eli Fara ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një prom o të emisionit të ri të Manjola Nallbanit, të titulluar “Miqësia”, ku ajo do të jetë e ftuar së bashku me këngëtaren Aurela Gaçe.

    Publikimi ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, ku nuk kanë munguar as komplimentet për tri artistet. Megjithatë, vëmendje ka tërhequr edhe një koment i një përdoruesi, i cili i është drejtuar Eli Farës me një etiketim personal, duke e quajtur “dashnore të Adi Hilës”.

    Në të njëjtin koment, ndjekësi ka shprehur bindjen se emisioni është realizuar shumë kohë përpara se të shpërthente skandali i publikimit të materialeve intime që përfshinin këngëtaren dhe kompozitorin e njohur.

    Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është reagimi i Eli Farës ndaj këtij komenti. Këngëtarja i është përgjigjur përmes opsionit “reply”, duke vendosur vetëm një emoji me duar të bashkuara në lutje.

    Mbetet e paqartë nëse ky reagim ishte i qëllimshëm apo thjesht një përgjigje pa ndonjë mesazh të veçantë, por ai ka marrë vëmendjen e përdoruesve të tjerë në atë postim.

    Kujtojmë se Eli Fara, sikurse edhe disa personazhe të tjerë të njohur, u përmend në skandalin që shpërtheu muajin e kaluar, pas publikimit dhe shpërndarjes së pretenduar të materialeve intime që dyshohet se e përfshijnë atë dhe kompozitorin Adi Hila.

    Rasti ka nxitur reagime të shumta publike, ndërsa disa prej personazheve të përfshirë kanë ndërmarrë edhe veprime ligjore ndaj kompozitorit. 

    Burimi: Insajderi

  • Russia says targets hit Kiev in massive overnight attack

    RUsia reported that its forces undertook a massive attack at night, striking what it described as targets in Ukraine’s military-industrial sector, as well as energy and transport infrastructure in Kiev and the surrounding region, broadcasts I did. tv

    In Kiev, the Russian Defence Ministry stated that the attacks hit the Northern Bridge, which, according to it, was used for the transport of arms, military equipment and vehicles to Ukrainian armed forces, as well as the factory Meridian, which, according to Russia, produces floating missiles of the type APUango.

    By ReutersThe ministry also announced that the attacks damaged several power and industrial facilities in the Kiev region, including a thermal power plant, an electricity substation and a plant for ammunition production.

    She added that Russian forces hit an electrical substation in the Giotomyr region, as well as a cargo ship on the Black Sea, which, according to Russia, was transporting military equipment and dual-use goods to Ukraine.

  • Rusia thotë se ka goditur objektiva në Kiev në një sulm masiv gjatë natës

    Rusia thotë se ka goditur objektiva në Kiev në një sulm masiv gjatë natës

    Rusia thotë se ka goditur objektiva në Kiev në një sulm masiv gjatë natës

    Rusia njoftoi se forcat e saj ndërmorën një sulm masiv gjatë natës, duke goditur ato që i përshkroi si objektiva në sektorin ushtarako-industrial të Ukrainës, si dhe në infrastrukturën energjetike dhe të transportit në Kiev dhe rajonin përreth, transmeton klankosova.tv

    Në Kiev, ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se sulmet goditën “Urën Veriore” – e cila, sipas saj, përdorej për transportimin e armëve, pajisjeve ushtarake dhe automjeteve për forcat e armatosura ukrainase – si dhe fabrikën “Meridian”, e cila, sipas Rusisë, prodhon raketa lundruese të llojit “Flamingo”.

    Sipas Reuters, Ministria bëri të ditur gjithashtu se sulmet dëmtuan disa objekte energjetike dhe industriale në rajonin e Kievit, përfshirë një termocentral, një nënstacion elektrik dhe një fabrikë për prodhimin e municioneve.

    Ajo shtoi se forcat ruse goditën një nënstacion elektrik në rajonin e Zhytomyrit, si dhe një anije mallrash në Detin e Zi, e cila, sipas Rusisë, po transportonte pajisje ushtarake dhe mallra me përdorim të dyfishtë drejt Ukrainës.