Blog

  • Kufizime në shërbimet bankare më 7 dhe 8 nëntor, Shoqata e Bankave të Maqedonisë tregon se çfarë ndryshon nga 9 nëntori

    Kufizime në shërbimet bankare më 7 dhe 8 nëntor, Shoqata e Bankave të Maqedonisë tregon se çfarë ndryshon nga 9 nëntori

    Sot, më 7 dhe nesër më 8 nëntori sistemi bankar në Maqedoni do të ketë ndërprerje dhe kufizime në disa shërbime bankare.

    Sipas Shoqatës së Bankave të Maqedonisë, kufizimet lidhen me përshtatjet teknike për zbatimin e standardeve të reja në sistemin e pagesave, që hyjnë në fuqi më 9 nëntor.

    Në Bankën Ekonomike kartelat, pagesat në POS-terminale dhe shërbimet e bankomateve do të funksionojnë normalisht.

    Në NLB Bank deponimi i parave në bankomate nuk do të jetë i mundur, ndërsa tërheqjet dhe pagesat me kartela do të vazhdojnë normalisht.

    Nga e hëna, 9 nëntor, fillon zbatimi i urdhërpagesave dhe kodeve të reja të pagesave, si dhe përdorimi i llogarive në formatin IBAN.

    Numrat ekzistues të llogarive nuk ndryshojnë.

    Shoqata e Bankave u bën thirrje qytetarëve që të përcjellin njoftimet e bankave të tyre.

  • Leonora Jakupi reacts after the girls crash at BBVK 5: If I could just listen…

    After fierce debate among girls at last night’s Big Brother show V IP Kosova 5, has also reacted to popular singer Leonora Jakupi.

    Former senior edition of this format has made two reactions through its account in the Instagram, expressing attitude about recent events at the BBVK home.

    With me, TikTok was going to get rid of it, he wrote Leonora on a post in Institute.

    Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

    In a second reaction, the singer has added a comment on how feminism is understood.

    And for the end, many women don’t understand what feminism is, she wrote.

    Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

    Leonora’s reactions come after confronting TikTok’s influence, Yoona Krasniqi, with some girls from the diaspora who were accused of having locked up in a closed-up Facebook group.

    During the show, Jonah faced numerous accusations concerning his alleged comments and conduct in that group, for which she sought public forgiveness, though not all sides included in her apology. 

    Source Layer: Insander

  • Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë …

    Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë …

    Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë …

    Pas debatit të ashpër mes vajzave në spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova 5, ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi.

    Ish-opinionistja e edicionit të kaluar të këtij formati ka bërë dy reagime përmes llogarisë së saj në Instagram, duke shprehur qëndrimin lidhur me ngjarjet e fundit në shtëpinë e BBVK-së.

    “Me m’dëgju mu, TikTok do ta hiqja nga përdorimi”, ka shkruar Leonora në një postim në InstaStory.

    Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

    Në një reagim të dytë, këngëtarja ka shtuar edhe një koment për mënyrën se si kuptohet feminizmi.

    “Dhe për fund, shumë gra nuk e kuptojnë çka është feminizmi”, ka shkruar ajo.

    Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

    Reagimet e Leonorës vijnë pas përballjes së influencueses së TikTok-ut, Jona Krasniqi, me disa vajza nga diaspora, të cilat e akuzuan se i kishte bullizuar në një grup të mbyllur në Facebook.

    Gjatë spektaklit, Jona u përball me akuza të shumta lidhur me komentet dhe sjelljen e pretenduar në atë grup, për të cilat ajo kërkoi falje publike, megjithëse jo të gjitha palët i përfshiu në kërkimfaljen e saj. 

    Burimi: Insajderi

  • Shkarkohet presidenti i Paraguajit, vendoset në arrest shtëpiak pas kolapsit të bankës

    Shkarkohet presidenti i Paraguajit, vendoset në arrest shtëpiak pas kolapsit të bankës

    Presidenti i Paraguajit, Santiago Peña, është shkarkuar nga detyra dhe është vendosur në arrest shtëpiak, pas krizës së shkaktuar nga kolapsi i bankës digjitale Ueno Bank, e cila la rreth tre milionë depozitues pa qasje në kursimet e tyre.

    Vendimi për shkarkimin e tij u mor të premten, pasi 44 nga 45 senatorët votuan pro shkarkimit, ndërsa një deputet mungoi në seancë. Në mesin e atyre që mbështetën vendimin kishte edhe anëtarë të partisë së vetë presidentit.

    Peña kishte ofruar dorëheqjen një ditë më parë, por Senati vendosi të mos e pranonte atë, duke proceduar me shkarkimin dhe ngritjen e akuzave për shkelje të detyrës. Si pasojë, ai ka humbur edhe imunitetin që zakonisht u takon ish-presidentëve.

    Akuzat ndaj tij lidhen me konfliktin e interesit, ndërhyrjen në mbikëqyrjen rregullatore, devijimin e fondeve pensionale dhe përpjekjet për të mbuluar përgjegjësitë institucionale në bashkëpunim me bankën qendrore.

    Prokurorja Silvia Margarita Gonzalez Vester ka bërë të ditur se Peña pritet të merret në pyetje të shtunën lidhur me dyshimet për shkelje të besimit, ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe keqpërdorim të fondeve.

    Presidenti i shkarkuar i ka mohuar të gjitha akuzat. Ai kishte qenë aksionar në kompaninë që zotëronte bankën deri vitin e kaluar.

    Ndërkohë, zëvendëspresidenti Pedro Alliana është betuar si president i përkohshëm i vendit dhe do ta ushtrojë këtë detyrë deri në vitin 2028.

    Në deklaratën e tij të parë, Alliana është zotuar se qytetarët e prekur nga kolapsi financiar nuk do të braktisen.

    “Bashkëqytetarët tanë që po kalojnë një periudhë të vështirë si pasojë e kolapsit financiar do të kompensohen plotësisht”, ka deklaruar ai.

    Rënia e Ueno Bank shkaktoi reagime të mëdha në vend, pasi rreth tre milionë depozitues mbetën pa mundësi të tërheqin kursimet dhe pensionet e tyre, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe publike.

    Të martën dhe të mërkurën, para degëve të bankës në kryeqytetin Asunción u krijuan radhë të gjata të qytetarëve që tentonin të tërhiqnin paratë e tyre.

    Të enjten, mijëra persona dolën në protesta në qytete të ndryshme të vendit, duke kërkuar kthimin e kursimeve. Disa nga protestat e mëhershme ishin shoqëruar edhe me përleshje me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për shpërndarjen e turmave.

    Në një video të publikuar në rrjetin social X, Peña kishte deklaruar se nuk kishte pasur kurrë për qëllim të tradhtonte besimin e qytetarëve që e kishin votuar.

    Ai kishte thënë se përparësi e tij ishte “qetësia shpirtërore e paraguajanëve që ua besuan kursimet sistemit tonë financiar”.

    Pas votimit, kryetari i Senatit, Basilio Núñez, deklaroi se Peña ishte shpallur fajtor për neglizhencë në përmbushjen e detyrave të tij.

    Burimi: Dukagjini

  • “Bereqeti” në Vushtrri shpërndan 25 pako ushqimore për familjet në nevojë

    “Bereqeti” në Vushtrri shpërndan 25 pako ushqimore për familjet në nevojë

    Shoqata Humanitare “Bereqeti” dega në Vushtrri ka njoftuar se ka shpërndarë 25 pako ushqimore për 25 familje në nevojë në këtë komunë.

    Sipas njoftimit, ky aktivitet është realizuar në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme të organizatës për të ndihmuar familjet me gjendje të rënduar sociale dhe ekonomike.

    Përmes kësaj ndihme humanitare synohet të lehtësohen sadopak nevojat e përditshme të familjeve përfituese.

    Nga “Bereqeti” kanë shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë dhe mbështesin aktivitetet humanitare, duke u bërë thirrje për vazhdimin e solidaritetit me familjet në nevojë. /Telegrafi/

  • Luca Donciq’s explosion, 53 points in the LA Lakers win

    Slovenian star Luka Donciq is continuing to donate extraordinary spectacles to the American basketball elite. In the run-up Friday evening, he led Los Angeles Lakers to victory with a score of 124:18 against Portland Trail Blazers, performing one of the most impressive presentations of the season.

    Donchiq was incontinent in the parks, where except he scored a total of 53 points, which also represents his personal record for this edition contributed to 5 dances and 5 assistings.

    Its fantastic form is also clearly reflected in general figures. In the first 10 matches of this season in the NBA, the Slovenian superstar is holding an incredible 40.1 points average, 7.8 jumps and 7.7 assistics per match.

    In Search of NBA History

    Donciqi statistics place it next to the biggest names in basketball history:

    Wilt Chamberlain remains the only player in history to have closed an edition of over 40 points per match (50.4 points in the 1961-62 and 44.8 points in 1962-63).

    Michael Jordan keeps the highest average in a regular season in the triple age, with 37.1 points for matches during the 1986-87 edition.

    James Harden recorded an average score of 36.1 points for the match in the 1980-19 edition.

    So far, the best average in Donchiqi’s career has been that of 33.9 points for matches during the 2023-24 edition, when she wore the Dallas Mavericks lantern.

    Despite this explosive start, the basketball player himself stands on the ground. He calculated that this is only the 10th match of 82 totals and that the team’s primary success remains. As long as the team leads the victory, Donciq expresses focused on continuing this historic pace throughout the winter.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • ‘Shpërthimi” i Luka Donçiq, 53 pikë në fitoren e LA Lakers

    ‘Shpërthimi” i Luka Donçiq, 53 pikë në fitoren e LA Lakers

    ‘Shpërthimi” i Luka Donçiq, 53 pikë në fitoren e LA Lakers

    Ylli slloven, Luka Donçiq, po vazhdon të dhurojë spektakël të jashtëzakonshëm në elitën e basketbollit amerikan. Në përballjen e zhvilluar të premten mbrëma, ai udhëhoqi Los Angeles Lakers drejt fitores me rezultat 124:118 kundër Portland Trail Blazers, duke realizuar një nga paraqitjet më mbresëlënëse të këtij stinori.

    Donçiq ishte i papërmbajtshëm në parket, ku përveç se shënoi plot 53 pikë – që përbën edhe rekordin e tij personal për këtë edicion – kontribuoi edhe me 5 kërcime dhe 5 asistime.

    Forma e tij fantastike po reflektohet qartë edhe në shifrat e përgjithshme. Në 10 ndeshjet e para të këtij stinori në NBA, superylli slloven po mban një mesatare të pabesueshme prej 40.1 pikësh, 7.8 kërcimesh dhe 7.7 asistimesh për ndeshje.

    Në gjurmët e historisë së NBA-së

    Statistikat e Donçiqit e vendosin atë pranë emrave më të mëdhenj të historisë së basketbollit:

    Wilt Chamberlain mbetet i vetmi lojtar në histori që ka mbyllur një edicion me mesatare mbi 40 pikë për ndeshje (50.4 pikë në edicionin 1961-62 dhe 44.8 pikë në 1962-63).

    Michael Jordan mban mesataren më të lartë në një stinor të rregullt në epokën e trepikëshit, me 37.1 pikë për ndeshje gjatë edicionit 1986-87.

    James Harden regjistroi një mesatare prej 36.1 pikësh për ndeshje në edicionin 2018-19.

    Deri më tani, mesatarja më e mirë në karrierën e Donçiqit ka qenë ajo prej 33.9 pikësh për ndeshje gjatë edicionit 2023-24, kur mbante veshur fanellën e Dallas Mavericks.

    Pavarësisht këtij fillimi shpërthyes, vetë basketbollisti mbetet me këmbë në tokë. Ai nëinternalizoi se kjo është vetëm ndeshja e 10-të nga 82 sa janë gjithsej dhe se primare për të mbetet suksesi kolektiv i skuadrës. Për aq kohë sa ekipit i prin fitorja, Donçiq shprehet i fokusuar për të vazhduar këtë ritëm historik gjatë të gjithë stinorit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • General Osborn graces Commander Yasar with the Medal of the High Achievements

    AUS National Guard officer General Stephen E. Osborn, has decorated the commander of the Kosovo Security Force, Lieutenant General Union Jashari, with the Medal of High Akova National Guard achievements and the Order of St. Maurici, a symbol of infantry.

    So the KSF suggested through a Facebook post, reports Klankosova.tv.

    This comes after just a few days ago, General Yashar split General Osborn the Medal of Self-Religious Ministers, in recognition of his contribution and dedication to strengthening partnership and co-operation between the Kosovo Security Force and the National Guard of Aiva.

    According to the KSF, the partnership between the KSF and the GKA, built over years on trust, professionalism and common values, remains a powerful testimony to co-operation and friendship between Kosovo and the United States of America.

    Kosovo and the U.S.A. /I did. tv

  • Gjeneralit Osborn dekoron Komandantin Jashari me Medaljen e Arritjeve të Larta

    Gjeneralit Osborn dekoron Komandantin Jashari me Medaljen e Arritjeve të Larta

    Gjeneralit Osborn dekoron Komandantin Jashari me Medaljen e Arritjeve të Larta

    Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn, ka dekoruar Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe me Urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë.

    Kështu bëri me dije FSK-ja përmes një postim në Facebook, raporton Klankosova.tv.

    Kjo vjen pasi vetëm pak ditë më parë, Gjeneral Jashari i ndau Gjeneralit Osborn Medaljen për Shërbim Vetëmohues, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe përkushtimin e tij në forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

    Sipas FSK-së, partneriteti ndërmjet FSK-së dhe GKA-së, i ndërtuar ndër vite mbi besimin, profesionalizmin dhe vlerat e përbashkëta, mbetet një dëshmi e fuqishme e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Kosova dhe ShBA – partneritet i përhershëm”, shkruante në njoftimin e FSK-së të datës 3 nëntor. /Klankosova.tv

  • Islami: Kosova duhet të ketë kujdes nga zhvillimet e fundit në Serbi, ka elemente të Aleksandar Vuçiqit

    Islami: Kosova duhet të ketë kujdes nga zhvillimet e fundit në Serbi, ka elemente të Aleksandar Vuçiqit

    Njohësi i sigurisë, Avni Islami theksoi se shembja Kosova duhet të ketë kujdes nga zhvillimet e fundit në Serbi dhe duhet të jetë vigjilente, sepse në shtrirjen horizontale ka elemente të Aleksandar Vuçiqit që ende mendojnë se mund të ndërmarrin veprime në dëm të vendit tonë.

    Islami në një postim në Facebook shkruan se pas Vuçiqit, edhe figura tjera si Aleksandar Vulin e Milan Mojsiloviq janë në panik për fatin e tyre.

    Lexoni të plotë postimin e tij:

    Shembja e sistemi të ndërtuar nga Vuçiqi po bie me ritëm më të shpejtë se sa që është menduar nga vetë serbët, por edhe nga bota demokratike. Menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve nacionale kanë filluar shenjat e para që Vuçiqi po e humb fuqinë politike.

    Jo vetëm ky, por edhe figura të tjera si Vulini, Mojsiloviqi etj, janë në panik për fatin e tyre. Tashmë po dalin në dritë implikimet financiare përmes ALTA BANKA në Serbi, ku po hetohen dyshimet për keqpërdorime financiare në vlerë prej miliona eurosh.

    Sipas hulumtimeve të dokumentuara nga BIRN ndërmjet kompanisë së Macurës dhe Milan Radoiçiqit, e vendosin rastin në një kontekst më të gjerë të marrëdhënieve ndërmjet biznesit, politikës dhe qarqeve të fuqishme ekonomike në Serbi.

    Aspekti më interesant nga perspektiva e Kosovës është lidhja me Milan Radoiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin.

    Duke e pasur parasysh se këto dy figura politike jo vetëm që janë të lidhura me Listën Serbe, por janë edhe persona që përmenden në disa hetime dhe hulumtime për rrjete biznesore dhe ekonomike në Serbi dhe Kosovë.

    Për Kosovën, kjo është me rëndësi sepse ndihmon në kuptimin e lidhjeve ndërmjet elitave politike, biznesore dhe strukturave që kanë ushtruar ndikim në komunitetin serb në Kosovë. Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka dëshmi në materialin e publikuar se fondet e përfshira në aferën e Alta Bankës janë përdorur për financimin e Listës Serbe apo aktiviteteve të Radoiçiqit.

    Kosova duhet të ketë kujdes nga zhvillimet e fundit në Serbi dhe duhet të jemi vigjilentë, sepse në shtrirjen horizontale ka elemente të Vuçiqit që ende mendojnë se mund të ndërmarrin veprime në dëm të vendit tonë. /Telegrafi/