Blog

  • Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, Policia nis hetimet

    Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, Policia nis hetimet

    Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, rreth orës 20:00. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

    “Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Pllana.

    Ai ka bërë të ditur se Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

    “Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana.

    Burimi: RTKLive

  • Ngjarja e rëndë në Durrës, djali godet me sëpatë prindërit

    Ngjarja e rëndë në Durrës, djali godet me sëpatë prindërit

    Ngjarja e rëndë në Durrës, djali godet me sëpatë prindërit

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Manëz të Durrësit, ku një djalë ka qëlluar me sëpatë prindërit e tij, duke i lënë të plagosur. Çifti është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ku po merr kujdesin mjekësor.

    Ndërkohë, policia ka ndërhyrë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur ndalimin e autorit të dyshuar, i cili është djali i çiftit. Burime nga policia i thanë ABC News se i riu dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.

    Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë brenda familjes.

    Ndërkohë, pritet që në vijim të ketë më shumë detaje mbi gjendjen shëndetësore të dy të plagosurve dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

  • Kondicioneri nuk kalon në ngrohje? Mjeshtri shpjegon si ta zgjidhni problemin pa thirrur servisin

    Kondicioneri nuk kalon në ngrohje? Mjeshtri shpjegon si ta zgjidhni problemin pa thirrur servisin

    Një veprim i vogël që shumë përdorues nuk e njohin mund ta rikthejë pajisjen në funksion. Megjithatë, ka disa hollësi që duhen kontrolluar përpara se të dyshoni për defekt

    Me uljen e temperaturave, shumë familje kanë filluar t’i përdorin kondicionerët për ngrohjen e ambienteve. Megjithatë, disa përdorues përballen me një problem të zakonshëm: pajisja punon normalisht gjatë verës, por tani nuk kalon në funksionin e ngrohjes.

    Për fat të mirë, problemi nuk nënkupton gjithmonë defekt teknik. Ndonjëherë mjafton ndryshimi i një cilësimi ose rinisja e pajisjes.

    Si ta vendosni kondicionerin në ngrohje?

    Në shumicën e telekomandave gjendet butoni MODE, i cili shërben për zgjedhjen e funksionit të pajisjes.

    Shtypeni derisa në ekran të shfaqet simboli i diellit ose mbishkrimi HEAT, që tregon funksionin e ngrohjes.

    Më pas caktoni temperaturën e dëshiruar, për shembull 23–24°C, nëse dëshironi që dhoma të ngrohet deri në atë nivel.

    Temperatura e vendosur duhet të jetë më e lartë se temperatura aktuale e dhomës. Nuk është e nevojshme të shtoni automatikisht dy gradë, sepse mënyra e matjes ndryshon sipas modelit të kondicionerit.

    Pse kondicioneri nuk fillon menjëherë të ngrohë?

    Pas aktivizimit të funksionit HEAT, pajisja mund të qëndrojë disa minuta pa lëshuar ajër të ngrohtë.

    Kjo është normale, sepse sistemi fillimisht ngroh pjesët e brendshme për të shmangur qarkullimin e ajrit të ftohtë.

    Sipas udhëzimeve të prodhuesve si Samsung dhe Daikin, pritja zakonisht zgjat disa minuta, ndërsa në temperatura shumë të ulëta mund të jetë më e gjatë.

    Shpejtësinë e ventilatorit mund ta rregulloni me butonin FAN SPEED. Për përdorim të zakonshëm, funksioni AUTO është shpesh zgjedhja më praktike.

    LightFieldStudios

    Një veprim i thjeshtë që mund ta zgjidhë problemin

    Nëse kondicioneri nuk reagon ndaj komandave, mjeshtri Zoran Ilić, për portalin Danas.rs, sugjeron resetimin e pajisjes.

    Fillimisht fikeni kondicionerin përmes telekomandës dhe shkëputeni nga energjia elektrike, nëse kjo mund të bëhet në mënyrë të sigurt.

    Prisni disa minuta dhe rilidheni me energjinë elektrike. Pastaj aktivizoni përsëri funksionin HEAT.

    Disa modele kanë edhe buton të veçantë resetimi, por vendndodhja dhe mënyra e përdorimit ndryshojnë. Prandaj, ndiqni vetëm udhëzimet e prodhuesit dhe mos hapni pjesët elektrike të pajisjes.

    Kur duhet thirrur servisi?

    Nëse kondicioneri vazhdon të mos ngrohë, kontrolloni filtrat, bateritë e telekomandës dhe nëse pajisja mbështet funksionin e ngrohjes.

    Nëse shfaqet kod gabimi ose pajisja nuk funksionon edhe pas rinisjes, nevojitet kontroll profesional.

    Mirëmbajtja dhe pastrimi i rregullt ndihmojnë në ruajtjen e efikasitetit të kondicionerit dhe mund të parandalojnë probleme gjatë sezonit të dimrit. /Telegrafi/

  • Will he return to his former club? Lionel Messey Makes a Decision for the Future

    Lionel Mess has made his decision about his future. The silver legend will stay at Inter Miami, according to a recent report in the media.

    Barcelona’s former star aims to fulfill the contract with the American club, which is valid until at least 2028, can even extend its stay in the United States beyond that deadline. There is no ongoing negotiations on a return to the club where he started his career, Newell’s Old Boys.

    Italian transfer expert Fabrizio Romano confirmed on Friday that Messi has no plans to leave Inter Miami, nor to be transferred to Newell’s Old Boys, despite recent reports linking him to a return to Argentina.

    Romano added that Messy and his family are very happy in Miami and that the focus of the Argentinians is on meeting the current agreement. Any discussion about continuing to stay beyond 2028 can wait until later.

    In October 2025, Inter Miami announced that it had continued its contract with the Argentinian captain until the end of the 2028 season in MLS, bringing an end to short – term speculation about his future.

    Messie joined Inter Miami in the summer of 2023, after leaving Paris Saint-Germani, while his transfer caused global interest in the American league to grow dramatically.

    He also led the club towards the first trophies in history: Leaguer Cup in 2023 and Cupgers Shield in 2024.

    But why was it talked about a return to Newell’s Old Boys?

    It’s all about his special relationship with the club where it all started. Messy joined the team academy from Rosario at the age of seven before leaving Argentina to Barcelona when he was 13.

    Source Layer: Insander

  • A do të rikthehet tek ish-klubi i tij? Lionel Messi merr vendim për të ardhmen

    A do të rikthehet tek ish-klubi i tij? Lionel Messi merr vendim për të ardhmen

    A do të rikthehet tek ish-klubi i tij? Lionel Messi merr vendim për të ardhmen

    Lionel Messi e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Legjenda argjentinase do të qëndrojë tek Inter Miami, sipas një raportimi të fundit në media.

    Ish-ylli i Barcelonës synon ta përmbushë kontratën me klubin amerikan, e cila është e vlefshme të paktën deri në vitin 2028, madje mund ta zgjasë qëndrimin e tij në Shtetet e Bashkuara edhe përtej këtij afati. Nuk ka negociata në zhvillim për një rikthim te klubi ku nisi karrierën, Newell’s Old Boys.

    Eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano, konfirmoi të premten se Messi nuk ka plane për t’u larguar nga Inter Miami dhe as për t’u transferuar në formë huazimi te Newell’s Old Boys, pavarësisht raportimeve të fundit që e lidhnin me një rikthim në Argjentinë.

    Romano shtoi se Messi dhe familja e tij ndihen shumë të lumtur në Miami dhe se fokusi i argjentinasit është te përmbushja e marrëveshjes aktuale. Çdo diskutim për vazhdimin e qëndrimit përtej vitit 2028 mund të presë deri më vonë.

    Në tetor të vitit 2025, Inter Miami njoftoi se kishte vazhduar kontratën me kapitenin argjentinas deri në fund të sezonit 2028 në MLS, duke i dhënë fund spekulimeve afatshkurtra për të ardhmen e tij.

    Messi iu bashkua Inter Miamit në verën e vitit 2023, pas largimit nga Paris Saint-Germaini, ndërsa transferimi i tij bëri që interesimi global për ligën amerikane të rritej ndjeshëm.

    Ai gjithashtu e udhëhoqi klubin drejt trofeve të para në histori: Leagues Cup në vitin 2023 dhe Supporters’ Shield në vitin 2024.

    Po pse u përfol për një rikthim te Newell’s Old Boys?

    Gjithçka lidhet me marrëdhënien e tij të veçantë me klubin ku nisi gjithçka. Messi iu bashkua akademisë së skuadrës nga Rosario në moshën shtatëvjeçare, përpara se të largohej nga Argjentina drejt Barcelonës kur ishte 13 vjeç.

    Burimi: Insajderi

  • Remember what you said about Gran’s wife Jaka? Loredanna ”, deepens accusations against Jonah on the show 𔂺prime’ BBVK 5

    The clashes between Dores and Jonah continued during Friday’s Big Brother spectacle V IP Kosova 5, where the influence has addressed a string of charges against the resident.

    During the debate, Doresa has confronted Ours with claims that she had made in the past to known public characters.

    Are you what you said about Loreda: Who’s wearing Loreda? Do you remember what you said about Gran’s wife Jaka?

    On the other hand, Jonah offered to apologize to some of the girls for her statements but not to Dores.

    She continued to insist that Doresa had also been part of the thunder and slander in the popular Facebook group, which she was allegedly managed by Jonah himself.

    The debate among three girls developed in high tones as the clash was accompanied by mutual accusations concerning their conduct in the past and activity on social networks. /Telegraphy/

  • "A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën", thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin 'prime' të BBVK 5

    “A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

    Përplasjet mes Doresës dhe Jonës kanë vazhduar edhe gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova 5, ku influencuesja ka adresuar një varg akuzash ndaj banores.

    Gjatë debatit, Doresa e ka konfrontuar Jonën për disa deklarata të pretenduara që kjo e fundit kishte bërë në të kaluarën ndaj personazheve të njohura publike.

    “A je ti ajo që ke thënë për Loredanën: ‘Po vishet si mashkull, kush e merr Loredanën?’. A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës?”, i është drejtuar Doresa.

    Nga ana tjetër, Jona u shpreh e gatshme t’u kërkojë falje disa prej vajzave për deklaratat e saj, por jo Doresës.

    Ajo vazhdoi të insistonte se edhe Doresa kishte qenë pjesë e bullizimeve dhe shpifjeve në grupin e njohur në Facebook, për të cilin është pretenduar se menaxhohej nga vetë Jona.

    Debati mes tri vajzave u zhvillua me tone të larta, ndërsa përplasja u shoqërua me akuza të ndërsjella lidhur me sjelljen e tyre në të kaluarën dhe aktivitetin në rrjetet sociale. /Telegrafi/

  • Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë

    Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë

    Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Kosovës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke u dënuar si shumë të rëndë.

    Ai ka thënë se, sipas tij, të akuzuarit është i dashur të lirohen si të pafajshëm dhe të qëndruar i përgjithshëm është se faji i shqiptuar është shumë i rëndë.

    “Është e dashur të lirohen si të pafajshëm. Dënimi është shumë i rëndë. Të gjithë kanë qëndruar në të njëjtën mënyrë është shumë i rëndë”, ka deklaruar Haliti në Tëvë1.

    Duke folur për protestat e mbajtura në Prishtinë, Haliti ka thënë se kjo ka thënë revoltën e tyre.

    “Po të liroheshin Thaçi dhe të gjithë me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë. Vendimi është marrë në gjykimin e tij. Tashmë po e presim Apelin. Po shoh një impenjim shtesë të Qeverisë së Kosovës në procesin e gjykimit në Apel”, ka thënë Haliti.

  • The monographa “István Schütz” is promoted in Pristina: Hungarian Albanian Friend

    In the National Library of Kosovo, Peter Bogdani has promoted the monograph éstván Schütz: Hungarian friend of Albanians Mimoza Hasani Plana, dedicated to the life and work of the Hungarian albanologist, who for decades contributed to the study and promotion of Albanian language, literature and culture.

    The event was organised by Hungary’s Embassy in Kosovo, while Hungarian Ambassador László participated in the promotion István Dux, academics Bardh Rugova and Rexhep Ismajli, historian and albanologist Christistian Csaplár-Degovics, son of Albagologist Gergely Schütz, and editor Bujar Hudhr, reports KultPlus.

    Hungary’s Ambassador to Kosovo László István Dux, praised Schütz’s contribution to the study of Albanian language and culture, as well as his commitment to the support of Kosovo Albanians during the 1980s and dealt 90s.

    He stressed that Schütz had maintained continued ties with Kosovo intellectuals and had helped in circulation of Albanian books under difficult political circumstances.

    The ambassador announced that the embassy is co-operating with the Pristina municipality for the appointment of a street or square named after the Hungarian albanologist.

    The monograph, published by Kosovo’s Ministry of Culture, Youth and Sports, deals with the scientific, literary, translation, media and diplomatic contribution of István Schütz (19232010), as well as his role in strengthening Albanian-Hungarian relations.

    Author Mimoza Hasani Plana spoke of the inspiration that led to the research of Schütz’s life and work, linking this interest to her personal experience in Budapest and Hungarian culture.

    She stressed that monography aims to serve as a source for Albanian-language scholars, literature, history, translation, and cultural and diplomatic relations.

    Academyist Bardh Rugova praised the author’s research work and the importance of documenting Schütz’s image of albanology history.

    This book pays a debt, Rugova said, stressing that the work restores Hungarian albanologist to Albanian memory, not only as prominent scholars but also as a person with special love for Albanians.

    Meanwhile, historian and albanologist Chrystián Csaplár-Degovics praised the scientific character of monography and use of archive sources, also isolating Schütz’s lexicographic legacy, including the large Albanian-Hungarian dictionary, whose publication is soon expected.

    In the promotion, academic Rexhep Ismajli also spoke to the academic, who recalled meetings and long-term co-operation with the Hungarian albanologist, especially during his participation in the Albanian International Ministry for Language, Literature and Culture in Pristina.

    The publisher Bujar Hudhri praised the author’s dedication to the Schütz’s life and work record, naming the publication of monography an act of gratitude to his contribution to the affirmation of Albanian language and culture.

    In this event, Gergely Schütz, the son of the Albanologist, shared personal memories from his father’s life, citing books, manuscripts, trips to Pristina and his dedication to the Albanian language.

    He thanked the author for monography, describing it as the continuation of efforts to preserve and convey to future generations of his father’s scientific and human heritage. 

    Source Layer: RTKLive

  • Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz: Miku hungarez i shqiptarëve”

    Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz: Miku hungarez i shqiptarëve”

    Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është promovuar monografia “István Schütz: Miku hungarez i shqiptarëve”, e autores Mimoza Hasani Pllana, kushtuar jetës dhe veprës së albanologut hungarez, i cili për dekada kontribuoi në studimin dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

    Ngjarja u organizua nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë, ndërsa në promovim morën pjesë ambasadori hungarez László István Dux, akademikët Bardh Rugova dhe Rexhep Ismajli, historiani dhe albanologu Krisztián Csaplár-Degovics, djali i albanologut, Gergely Schütz, si dhe botuesi Bujar Hudhri, raporton KultPlus.

    Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, vlerësoi kontributin e Schütz-it në studimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, si dhe angazhimin e tij në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve ’80 dhe ’90.

    Ai theksoi se Schütz kishte mbajtur lidhje të vazhdueshme me intelektualët kosovarë dhe kishte ndihmuar në qarkullimin e librave shqip në rrethana të vështira politike.

    Ambasadori bëri të ditur se Ambasada po bashkëpunon me Komunën e Prishtinës për emërtimin e një rruge ose sheshi me emrin e albanologut hungarez.

    Monografia, e botuar nga shtëpia botuese “Onufri”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, trajton kontributin shkencor, letrar, përkthimor, mediatik dhe diplomatik të István Schütz-it (1923–2010), si dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-hungareze.

    Autorja Mimoza Hasani Pllana foli për frymëzimin që e shtyu drejt hulumtimit të jetës dhe veprës së Schütz-it, duke e lidhur këtë interesim me përvojën e saj personale në Budapest dhe me kulturën hungareze.

    Ajo theksoi se monografia synon të shërbejë si burim për studiuesit e gjuhës shqipe, letërsisë, historisë, përkthimit dhe marrëdhënieve kulturore e diplomatike.

    Akademik Bardh Rugova vlerësoi punën hulumtuese të autores dhe rëndësinë e dokumentimit të figurës së Schütz-it për historinë e albanologjisë.

    “Ky libër e paguan një borxh”, tha Rugova, duke theksuar se vepra e rikthen albanologun hungarez në kujtesën shqiptare, jo vetëm si studiues të shquar, por edhe si njeri me dashuri të veçantë për shqiptarët.

    Ndërkaq, historiani dhe albanologu Krisztián Csaplár-Degovics vlerësoi karakterin shkencor të monografisë dhe përdorimin e burimeve arkivore, duke veçuar edhe trashëgiminë leksikografike të Schütz-it, përfshirë fjalorin e madh shqip-hungarisht, botimi i të cilit pritet së shpejti.

    Në promovim foli edhe akademik Rexhep Ismajli, i cili kujtoi takimet dhe bashkëpunimin shumëvjeçar me albanologun hungarez, veçanërisht gjatë pjesëmarrjes së tij në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë.

    Botuesi Bujar Hudhri vlerësoi përkushtimin e autores në dokumentimin e jetës dhe veprës së Schütz-it, duke e cilësuar botimin e monografisë si një akt mirënjohjeje ndaj kontributit të tij në afirmimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

    Në këtë aktivitet, Gergely Schütz, djali i albanologut, ndau kujtime personale nga jeta e babait të tij, duke përmendur librat, dorëshkrimet, udhëtimet në Prishtinë dhe përkushtimin e tij ndaj gjuhës shqipe.

    Ai falënderoi autoren për monografinë, duke e përshkruar atë si vazhdimësi të përpjekjeve për ruajtjen dhe përcjelljen te brezat e ardhshëm të trashëgimisë shkencore dhe njerëzore të babait të tij. 

    Burimi: RTKLive