Blog

  • Spitali i Gjilanit: Lavdërohen për proteza, pacientët i blejnë  (VIDEO)

    Spitali i Gjilanit: Lavdërohen për proteza, pacientët i blejnë  (VIDEO)

    Spitali i Gjilanit: Lavdërohen për proteza, pacientët i blejnë  (VIDEO)

    Njoftimi për arritjen e kontingjentit të parë të protezave në Klinikën e Ortopedisë, u dha më 28 tetor të këtij viti.

    Madje, u bë e ditur që shpejt do të nisin me vendosjen e protezave në kërdhokull, jo vetëm në QKUK, por edhe në spitale regjionale, me qëllim zvogëlimin e listave të pritjes disa vjeçare.

    Kësisoj edhe para dy ditësh, Spitali i Përgjithshëm në Gjilan, në krye me drejtorin Afrim Cana, me pompozitet njoftuan qytetarët përmes Facebook, se do të fillojnë për herë të parë operacionet për vendosjen e protezave si dhe kanë nisur kontaktimin e pacientëve në pritje.

    Por, këto materiale ende nuk i ka marrë spitali publik në Gjilan, as për raste urgjente dhe as ato në pritje.

    Një qytetar rrëfen për televizionin se si u detyrua ta blejë protezën për familjarin e tij në moshë, që nuk ka kohë të pres për shkak të thyerjes që e ka pësuar.

    Këtij iu përshkrua në udhëzim se cilën duhet ta blejë dhe ku.

    Pos protezës, iu tha që as penj s’ka.

    Ky përcjellës shprehet i zhgënjyer për gjendjen në të cilën ndodhet shëndetësia publike, teksa thotë se vet pati mundësi financiare, por që ka takuar të tjerë me të njëjtin hall dhe që nuk kanë para.

    Ekipi i televizionit ka qëndruar për disa orë në këtë institucion spitalor lidhur me disa tema, megjithatë drejtori Cana u bë i paqasshëm në telefon, posa e kuptoi përmes mesazheve që ekipi i Klan Kosovës ishte aty. Madje, as në zyrë thanë që nuk është.

  • Zhvillimet në Serbi: Hetohet lirimi i kryeterroristit Radoiçiq (VIDEO)

    Zhvillimet në Serbi: Hetohet lirimi i kryeterroristit Radoiçiq (VIDEO)

    Zhvillimet në Serbi: Hetohet lirimi i kryeterroristit Radoiçiq (VIDEO)

    Për të fundit herë, publikisht u pa në një tubim zgjedhor të partisë së Aleksandar Vuçiqit në Kragujevc, më 9 tetor.

    Kështu, organizatori i sulmi terrorist ndaj Republikës së Kosovës, më 24 shtator 2023, në Banjskë, ku u vra rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, Millan Radojçiq nga ajo ditë sikur është zhdukur nga faqja e dheut.

    Tani kur në Serbi, aty ku jeton në arrati, ra regjimi 14-vjeçar i partnerëve të tij mafioz, politik e biznesor, Radojçiq, dhe pushtetin do ta marrë Lista Studentore, me urdhër të kryeprokurores serbe është vendosur nën llupën e autoriteteve në Beograd.

    Po hetohen rrethanat se si erdhi puna që ish-nënkryetari i Listës Serbe, u arrestua më 3 tetor 2023 dhe iu dha masë paraburgimi, por u la i lirë pa u bërë 24-orë.

    Deri këtë të enjte, trupa speciale e urdhëruar për ta mbikëqyr rastin Radojciq dhe grupin e Banjskës, nuk shpalosi ndonjë gjetje të tij… përderisa ka vazhduar arrestimi i krerëve të njësive speciale policore e paramilitare, të cilat i kanë shërbyer regjimit të SNS-s.

    Ndërkohë, edhe në Raportin e Progresit për Serbinë, Bashkimi Evropian, ka kritika të forta për qeverinë e deritanishme në Beograd.

    Sipas dokumentit të prezantuar të mërkurën në Bruksel, shteti serb nuk ka ndërmarrë asnjë hap domethënës për të siguruar llogaridhënie lidhur me sulmin e grupit të serbëve të armatosur që u krye në Banjskë, para tri viteve.

    Pos kësaj, thotë raporti, Serbia veproi në mënyrë të përsëritur duke shkelur krejt detyrimet e saj sipas Ujdisë së Ohrit me Kosovën, më 18 mars 2023, përfshirë lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës dhe Interpol.

    Këto veprime, si dhe retorika nxitëse e vazhdueshme nga zyrtarët serbë, thotë BE-ja  vazhdojnë të minojnë procesin e normalizimit me Kosovën.

  • Gjatë 24 orëve policia ka ndaluar 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve

    Gjatë 24 orëve policia ka ndaluar 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve

    Dhjetë shoferë janë privuar nga liria gjatë 24 orëve të fundit në lokacione të ndryshme të vendit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    “Nëpunës policorë kanë privuar nga liria 10 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

    Sipas MPB-së, shtatë prej tyre kanë drejtuar automjete pa dhënë provimin e vozitjes, ndërsa tre të tjerë kanë qenë në timon pavarësisht ndalesës aktive për drejtim. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy të mitur, të moshës 15 dhe 16 vjeç.

    Njëri nga shoferët është kapur duke drejtuar edhe nën ndikimin e alkoolit.

    Për rastet do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.

  • Thaci’s deal with Special Court revealed before surrendering to EULEX

    Hashim Thaci’s former chief of staff during his term as president, Bekim Colak, has confessed how dakar and Specialised Chambers in The Hague had fallen for the delivery procedure.

    He explained that the agreement envisioned the avoidance of any military or police presence in the presidency, only by a civilian vehicle that would drive the official vehicle to EULEX’s facilities.

    I’m revealing for the first time agreeing with Special Court staff, to have only one vehicle with civilian license plates, with one or two special court staff who have been obliged to precede President Thaci’s car, where President Hashim Thaci possibly used himself, Colak said.

    Source Layer: Insander

  • Zbulohet cila ishte marrëveshja e Thaçit me Gjykatën Speciale para se të dorëzohej në EULEX

    Zbulohet cila ishte marrëveshja e Thaçit me Gjykatën Speciale para se të dorëzohej në EULEX

    Zbulohet cila ishte marrëveshja e Thaçit me Gjykatën Speciale para se të dorëzohej në EULEX

    Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit gjatë mandatit të tij si president, Bekim Çollaku, ka rrëfyer se si kishin rënë dakar me Dhomat e Specializuara në Hagë për procedurën e dorëzimit.

    Ai sqaroi se marrëveshja parashikonte shmangien e çdo prezence ushtarake apo policore në Presidencë, duke u mjaftuar vetëm me një veturë civile që do t’i printe makinës zyrtare deri te objektet e EULEX-it.

    “Po e zbuloj për herë të parë dakordimin me stafin e Gjykatës Speciale, që të ketë vetëm një makinë me targa civile, me një apo dy personel staf të gjykatës speciale të cilët kanë qenë të obliguar t’i paraprijnë makinës së presidentit Thaçi ku është vetëdorzuar presidenti Hashim Thaçi”, ka thënë Çollaku.

    Burimi: Insajderi

  • Veteranët e Napolit në qendër të krizës te Napoli me emrin e Amir Rrahmanit që përmendet nga mediumi italian

    Veteranët e Napolit në qendër të krizës te Napoli me emrin e Amir Rrahmanit që përmendet nga mediumi italian

    Gazeta e njohur italiane Gazzetta dello Sport ka raportuar për probleme serioze në dhomën e zhveshjes së Napolit, pas humbjes së rëndë 4-1 ndaj Portos në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve.

    Sipas mediumit italian, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri është ndarë në disa grupe, ndërsa pakënaqësitë mes futbollistëve kanë filluar të bëhen publike.

    Në mesin e emrave që përmenden në këtë situatë është edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani (32), të cilin Gazzetta e veçon së bashku me Frank Anguissan si një nga dy futbollistët me përvojë që mund të jenë në shënjestër të kritikave të bashkëlojtarëve.

    Napoli pësoi të mërkurën humbjen e shtatë në 14 ndeshje të zhvilluara këtë sezon. Në Serie A, skuadra renditet në vendin e tetë me 14 pikë pas dhjetë xhirove, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka grumbulluar vetëm tri pikë në katër ndeshje. Pas disfatës ndaj Portos, disa futbollistë nuk e fshehën pakënaqësinë e tyre me gjendjen aktuale të ekipit.

    telegrafi.com

    Gazzetta: Politano mund t’u jetë referuar Rrahmanit dhe Anguissas

    Deklarata e Matteo Politanos pas ndeshjes ndaj Portos tërhoqi vëmendje të veçantë. Futbollisti italian, i cili doli para mediave për të komentuar situatën e skuadrës, kërkoi që edhe lojtarët e tjerë të merrnin përgjegjësi dhe të flisnin publikisht për problemet.

    “Do të doja që një shok skuadre të vinte dhe të shpjegonte se çfarë po ndodh, dhe jo gjithmonë vetëm ne italianët”, deklaroi Politano.

    Gazzetta beson se kjo deklaratë mund t’u jetë drejtuar futbollistëve me përvojë, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në dhomën e zhveshjes, por që rrallëherë dalin publikisht për të komentuar situatat pas humbjeve.

    Në këtë kontekst, gazeta italiane veçon Amir Rrahmanin dhe Frank Anguissan. Të dy janë pjesë e Napolit prej disa vitesh dhe kanë qenë protagonistë në fitimin e dy titujve të kampionit të Italisë.

    Megjithatë, Gazzetta nuk pretendon se Politano i ka përmendur drejtpërdrejt Rrahmanin apo Anguissan, sikurse nuk e bën mbrojtësin kosovar personalisht përgjegjës për problemet e krijuara në dhomën e zhveshjes. Bëhet fjalë për interpretimin e gazetës italiane rreth deklaratës së futbollistit.

    Napoli i ndarë në disa grupe, Rrahmani ndër lojtarët me më shumë përvojë

    Sipas raportimit të Gazzettas, në dhomën e zhveshjes së Napolit janë krijuar disa grupe futbollistësh, të cilët kalojnë kohë së bashku edhe jashtë fushës.

    Grupi i futbollistëve italianë udhëhiqet nga Giovanni Di Lorenzo, Matteo Politano dhe Leonardo Spinazzola. Ndërkohë, Noa Lang dhe David Neres janë veçanërisht të afërt me njëri-tjetrin, ashtu si Alisson Santos dhe Giovane. Edhe Scott McTominay dhe Billy Gilmour kalojnë shumë kohë së bashku.

    Frank Anguissa përshkruhet nga gazeta italiane si një futbollist më i rezervuar, i cili në të kaluarën kishte marrëdhënie të afërta me Victor Osimhenin dhe Juan Jesusin. Megjithatë, pas largimit të tyre, ai ka humbur disa nga bashkëlojtarët me të cilët kishte afërsi më të madhe.

    Në anën tjetër, Kevin De Bruyne, Stanislav Lobotka dhe Rasmus Hojlund konsiderohen futbollistë të rëndësishëm në fushën e lojës, por sipas Gazzettas, ata kryesisht qëndrojnë larg grupeve të tjera në aspektin e raporteve personale.

    Gazeta italiane thekson se deri më tani skuadra ka vazhduar të qëndrojë në mbështetje të trajnerit Massimiliano Allegri, por paralajmëron se rezultatet e dobëta mund t’i përkeqësojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes futbollistëve.

    De Bruyne dhe Lucca u përplasën gjatë ndeshjes me Porton

    Tensionet në skuadrën e Napolit nuk janë vërejtur vetëm jashtë fushës, por edhe gjatë ndeshjeve.

    Gjatë humbjes ndaj Portos, Kevin De Bruyne dhe Lorenzo Lucca patën një përplasje verbale, pasi mesfushori belg i shprehu pakënaqësinë sulmuesit italian për një mundësi të humbur shënimi.

    Lucca iu kundërpërgjigj me nervozizëm, ndërsa debati mes tyre u kap edhe nga kamerat televizive.

    Pas përfundimit të ndeshjes, edhe Scott McTominay dhe Rasmus Hojlund shprehën pakënaqësinë e tyre për rezultatet e skuadrës, duke kërkuar që futbollistët të marrin më shumë përgjegjësi për paraqitjet e tyre.

    Sipas Gazzettas, Napoli pritet të organizojë një mbledhje të ekipit dhe të qëndrojë në grumbullim në kampin stërvitor të klubit, me qëllim që të analizojë situatën dhe të përmirësojë marrëdhëniet mes futbollistëve.

    Amir Rrahmani është njëri prej futbollistëve me më shumë përvojë në skuadrën aktuale të Napolit, ku është vendosur si një nga lojtarët e rëndësishëm të repartit defensiv që prej transferimit në vitin 2020. Ai ka luajtur te Hellas Verona, Dinamo Zagreb, RNK Splitin dhe Lokomotiva Zagreb. /Telegrafi/

  • They become the paid footballer at Bayerni

    Harry Kane is already a footballer with the highest salary of Bayern Munich, passing the German talent Jamal Musita.

    According to German media report Sky Sport DEė, the English assailant will benefit more than 30m euros gross annually, including possible bonuses.

    Kane’s new contract is three years old and will keep it in Allianz Arena until 2029. The agreement contains no release clause and no possibility for continuing the contract beyond that deadline.

    A significant part of his salary relates to the bonus he can win on the basis of success in local competitions, triumphs in the Champions League, the number of goals and assistances, and the opportunity to win back the Golden Ball.

    According to í Sky Sport D.E., this deal ranks Kane among the three biggest contracts in European football.

    Source Layer: Insander

  • Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayerni

    Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayerni

    Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayerni

    Harry Kane është tashmë futbollisti me pagën më të lartë te Bayern Munich, duke kaluar në këtë aspekt edhe talentin gjerman Jamal Musiala.

    Sipas raportimit të mediumit gjerman “Sky Sport DE”, sulmuesi anglez do të përfitojë më shumë se 30 milionë euro bruto në vit, duke përfshirë edhe bonuset e mundshme.

    Kontrata e re e Kane është trevjeçare dhe do ta mbajë atë në Allianz Arena deri në vitin 2029. Marrëveshja nuk përmban asnjë klauzolë lirimi dhe as mundësi për vazhdimin e kontratës përtej këtij afati.

    Një pjesë e rëndësishme e pagës së tij lidhet me bonuset që mund t’i fitojë në bazë të suksesit në garat vendore, triumfit në Ligën e Kampionëve, numrit të golave dhe asistimeve, si dhe mundësisë për ta fituar sërish Topin e Artë.

    Sipas “Sky Sport DE”, kjo marrëveshje e rendit Kane në mesin e tri kontratave më të mëdha në futbollin evropian.

    Burimi: Insajderi

  • Compliance with Special &#82/11; EU veterans, Freedom has a name for the letter EP’s ( VIDEOS)

    – What?The sixth anniversary of the arrest and transfer to The Hague of former Kosovo Liberation Army leaders, war-launched organisations have held an action in front of the European Union headquarters in Pristina.

    With the portraits of Hashim Thaci, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi and Rexhep Selimi, representatives of these organisations have expressed dissatisfaction with the judicial process at the Specialised Chambers in The Hague.

    O Chairman VL-KLA, Hysni Gucati, has criticised the Special Court, calling it unfair and rejecting the verdict on the sentence of four former leaders to a total of 81 years in prison.

    Kosovo institutions criticised, O representative did VL-KLA, Javit Jashar. He said institutions have had to ask the European Union and other European mechanisms to reconsider the resolution on which the judicial process is built.

    The frustration of the process was expressed by citizens who rejected the way they developed judgment in The Hague.

    Meanwhile, Freedom platform has the name for members of the European Parliament with a letter containing six concrete requirements.

    The platform’s representative, Ismail Tasholli, said that among the requirements is organising a special hearing on concerns related to the report and respecting the rights of the accused.

    The letter was sent to European institutions on note the sixth anniversary of the arrest of former KLA leaders.

    Details can be found in the chronice prepared by Klan Kosova:

  • Pakënaqësia me Specialen - Veteranët te BE, “Liria ka emër” letër PE-së (VIDEO)

    Pakënaqësia me Specialen – Veteranët te BE, “Liria ka emër” letër PE-së (VIDEO)

    Pakënaqësia me Specialen - Veteranët te BE, “Liria ka emër” letër PE-së (VIDEO)

    Në gjashtëvjetorin e arrestimit dhe transferimit në Hagë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizatat e dala nga lufta kanë zhvilluar një aksion para selisë së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

    Me portretet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përfaqësuesit e këtyre organizatave kanë shprehur pakënaqësinë ndaj procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

    Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe duke kundërshtuar vendimin për dënimin e katër ish-krerëve me gjithsej 81 vjet burgim.

    Kritika ndaj institucioneve të Kosovës pati edhe përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Xhavit Jashari. Ai tha se institucionet është dashur të kërkojnë nga Bashkimi Evropian dhe mekanizmat e tjerë evropianë rishqyrtimin e rezolutës mbi të cilën është ndërtuar procesi gjyqësor.

    Pakënaqësinë ndaj procesit e shprehën edhe qytetarët, të cilët kundërshtuan mënyrën e zhvillimit të gjykimit në Hagë.

    Ndërkohë, platforma “Liria ka Emër” iu drejtua anëtarëve të Parlamentit Evropian me një letër që përmban gjashtë kërkesa konkrete.

    Përfaqësuesi i platformës, Ismail Tasholli, tha se ndër kërkesat është organizimi i një dëgjimi të posaçëm për shqetësimet lidhur me raportin dhe respektimin e të drejtave të të akuzuarve.

    Letra iu dërgua institucioneve evropiane në shënim të gjashtëvjetorit të arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së.

    Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: