Blog

  • The process of identifying missing persons during war follows

    The Government Commission for Missing Persons reports that after receiving reports from the International Commission on Missing Persons concerning new identifications, today together with the Institute for Legal Medicine and the Police Directorate for Investigation of War Crimes- The Missing Persons Sector has held meetings with the families of victims of violent extinction to report new identifications from morto remains exhumed in mass graves in Calunder and Jabuk in Zubin Potok.

    After the identification, weeks ago, the Idriz Rhesus, Adem Beqiri and Sali Mezi, according to new DNA reports and the assessment of forensic anthropologist, have also identified three victims of violent disappearance during the war, belonging to the case known as the Intellectual Group. : Adam, Fatmir, Fazlija, and Ali Haliti.

    At these difficult times, we share our pain with our families and express our heartfelt condolences.

    We are grateful for families for their cooperation, as well as for all institutions and partners for contributing to the process. Further identifications are expected, which will initially be announced to relevant families, respecting their right to know the fate and whereabouts of the most kidnapped and violent loved ones, as well as any just request of families. The Government Commission for Missing Persons and all institutions engaged in this process remain committed to lighting up the fate and whereabouts of all people missing violently during the war, reports Government Commission for Missing Persons.

    Source Layer: RTKLive

  • Vazhdon procesi i identifikimit të personave të zhdukur gjatë luftës

    Vazhdon procesi i identifikimit të personave të zhdukur gjatë luftës

    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, njofton se pas pranimit të raporteve nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, lidhur me identifikimet e reja, sot së bashku me Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorinë e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës-Sektorin për Persona të Zhdukur, ka zhvilluar takime me familjarët e viktimave të zhdukjes me dhunë për t’i njoftuar për identifikimet e reja nga mbetjet mortore të zhvarrosura në varret masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

    Pas identifikimit, javë më parë, të Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Sali Mëziut, në bazë të raporteve të reja të ADN-së dhe vlerësimit të antropologut mjekoligjor, janë identifikuar edhe tri viktima të zhdukjes me dhunë gjatë luftës, që i përkasin rastit të njohur si “Grupi i Intelektualëve” : Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazlija dhe Ali (Islam) Haliti.

    Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me familjet dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

    “Shprehim mirënjohjen për familjet për bashkëpunimin e tyre, si dhe për të gjitha institucionet dhe partnerët për kontributin në këtë proces. Në vijim priten identifikime të tjera, për të cilat do të njoftohen fillimisht familjet përkatëse, duke respektuar të drejtën e tyre për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të rrëmbyer e të zhdukur me dhunë, si dhe çdo kërkesë të drejtë të familjeve. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe të gjitha institucionet e angazhuara në këtë proces mbeten të përkushtuara për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës”, njofton Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

    Burimi: RTKLive

  • KFOR-i zhvillon trajnim për evakuimet mjekësore me helikopterë

    KFOR-i zhvillon trajnim për evakuimet mjekësore me helikopterë

    Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet me helikopterë.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, trajnimi përfshiu procedurat e bartjes, zbritjes dhe ngritjes së pacientëve me helikopter.

    KFOR-i bëri të ditur se ky trajnim synon forcimin e bashkëpunimit, sigurisë së aviacionit dhe gatishmërisë mjekësore, për të siguruar trajtim efektiv nga vendi i lëndimit deri te nivelet më të larta të kujdesit shëndetësor.

    Misioni i KFOR-it theksoi se mbetet i përkushtuar për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.

    Burimi: RTKLive

  • Costa: E ardhmja e Ballkanit është në BE, Kosova mund të përshpejtojë reformat

    Costa: E ardhmja e Ballkanit është në BE, Kosova mund të përshpejtojë reformat

    Costa: E ardhmja e Ballkanit është në BE, Kosova mund të përshpejtojë reformat

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian, duke theksuar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina kanë ende mundësi të shënojnë përparim dhe të përshpejtojnë reformat e nevojshme drejt anëtarësimit në BE.

    Në një deklaratë në kuadër të Samitit të Zgjerimit të BE-së 2026, të organizuar nga Euronews, Costa ka vlerësuar se procesi i zgjerimit është një nga investimet më të rëndësishme gjeopolitike të Evropës për paqen, sigurinë, demokracinë, stabilitetin dhe prosperitetin, raporton Klankosova.tv.

    Sipas tij, zgjerimi ka ndihmuar në tejkalimin e ndarjeve historike dhe, në rrethanat e sotme ndërkombëtare, mbetet i rëndësishëm për forcimin e Evropës si aktor gjeopolitik, fuqi ekonomike dhe faktor paqeje.

    Costa ka theksuar se procesi i integrimit nuk ka të bëjë vetëm me forcimin e Bashkimit Evropian, por edhe me përmbushjen e aspiratave të miliona qytetarëve evropianë që kanë zgjedhur demokracinë, lirinë dhe bashkëpunimin.

    Ai ka nënvizuar se procesi i anëtarësimit duhet të jetë i drejtë, i qëndrueshëm dhe i bazuar në merita, ndërsa BE-ja duhet të përgatitet për pranimin e anëtarëve të rinj.

    Duke folur për Ballkanin Perëndimor, presidenti i Këshillit Evropian ka bërë të ditur se me liderët e rajonit do të diskutojë për këto çështje edhe në Samitin e katërt BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet pas tri javësh, gjatë mandatit të tij.

    Ai ka përmendur gjithashtu Planin e Rritjes dhe iniciativat e tjera evropiane, të cilat, sipas tij, po ndihmojnë në rritjen e investimeve, përafrimin ekonomik dhe integrimin më të afërt të vendeve të rajonit në Tregun e Përbashkët Evropian.

    Si shembuj të përparimit, Costa ka përmendur pjesëmarrjen në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), përmirësimet në pikat kufitare, forcimin e lidhjeve të transportit, nismat digjitale dhe uljen e kostove të shërbimeve të roamingut.

    Ndër të tjera, ai ka rikujtuar se gjatë tetorit, Bashkimi Evropian ka mbajtur konferenca ndërqeveritare për anëtarësim me Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë.

    Sipas tij, Mali i Zi dhe Shqipëria kanë mbyllur përkohësisht kapituj të tjerë të negociatave, ndërsa Ukraina dhe Moldavia kanë hapur negociata për grupkapituj të rinj. /Klankosova.tv

  • Avokati i familjes Zekaj dyshon për përfshirjen e dy vëllezërve në vrasjen e Arlindës: Kemi prova

    Avokati i familjes Zekaj dyshon për përfshirjen e dy vëllezërve në vrasjen e Arlindës: Kemi prova

    Avokati Besnik Berisha, përfaqësues ligjor i familjes së të ndjerës Arlinda Zekaj, ka deklaruar se ekzistojnë prova që, sipas tij, ngrenë dyshime për përfshirjen e së paku dy anëtarëve të familjes së bashkëshortit të saj në vrasje.

    Berisha ka bërë të ditur se gjatë ditës janë intervistuar familjarë dhe dëshmitarë të rastit, përfshirë edhe nënën e dy personave që ai i konsideron të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje.

    Ai ka pretenduar se dy vëllezërit kanë pasur rol në vrasjen e Arlindës, ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes, sipas tij, janë përdorur për të përshkallëzuar situatën dhe për të krijuar rrethanat që i paraprinë krimit.

    “Publiku mund të dijë që ka prova të mjaftueshme që forcojnë jo vetëm dyshimin e arsyeshëm, por dyshimin e bazuar se së paku dy anëtarë të familjes, përkatësisht dy vëllezër, janë të përfshirë në vrasjen e tashmë të ndjerës, Arlinda Zekaj”, deklaroi Berisha.

    Ai shtoi se nuk mund të thotë nëse nëna e dy vëllezërve ka qenë në dijeni për atë që, sipas tij, kishin planifikuar djemtë e saj, por pretendoi se anëtarë të tjerë të familjes kishin kontribuar në krijimin e një situate të rënduar për viktimën.

    “Publiku mund të dijë që ka prova të mjaftushme që forcojnë jo vetëm dyshimin e arsyeshëm por dyshimin e bazuar se së paku dy anëtarë të familjës, përkatësisht dy vëllezër janë të përfshirë në vrasjen e tashmë të ndjerës, Arlinda Zekaj. Se pjesa tjetër e familjës është përdorë për të acaru situatën, është sjellë nga Deçani në shtëpinë e saj jo sepse ishin duke jetu nën një kulm, jo sepse kishin kontribu në pasurinë e përbashkët, jo se kishin hise në atë shtëpi apo kishin jetu më parë në bashkësi. Janë ardhë për të dëbu një nënë, janë ardh për t’i asistu një njeri në distancë për të kry një krim dhe janë ardh për të qenë ata që kur të ndodh kjo që ka ndodh të mbulojnë në mënyrën më të trishtë të mundshme. Nuk mund të them që edhe nëna e djemve e ka ditë këtë marri që do të bëjnë djemtë e saj, por kanë kontribu në një situatë jo vetëm që e ka marrë një jetë atë natë. Secili dëshmitarë që ka qenë tek familja është intervistu”, u shpreh Berisha.

    Berisha foli edhe për rrethanat në të cilat ndodhej bashkëshorti i Arlindës, Jeton Sylaj, në kohën e vrasjes. Sipas tij, në stacionin policor kishin qenë dy vëllezërit Sylaj, por jo personi që, sipas tij, e ka pranuar fajësinë për vrasjen.

    Avokati ngriti dyshime se Jeton Sylaj, ndonëse ishte në rrugë për t’u ndaluar në lidhje me mosrespektimin e një vendimi gjyqësor, mund të ketë pasur ende qasje në telefonin e tij personal.

    Sipas Berishës, përmes telefonit mund të jenë përcjellë lëvizjet në oborrin e shtëpisë, ku ishin të instaluara kamera të sigurisë. Ai pretendoi gjithashtu se kamera mund të ishin vendosur edhe në dhomën e gjumit, duke thënë se Arlinda kishte dërguar fotografi te persona të tjerë për të shprehur shqetësimin lidhur me këtë.

    “Nuk ka pasur thirrje në 192 për vrasjen e Arlindës. Por, në stacionin policor kanë qenë dy vëllezërit Sylaj, jo dorasi, për të cilin ka prova dhe është deklaru fajtor vetë. Por, ka qenë vet Jetoni që ka qenë në rrugë e sipër, meqë ishte marrë vendim për ndalimin e tij për mosrespektimin e vendimit gjyqësor në ato moment akoma dyshohet se Jetoni ka pas qasje në telefonin e tij personal. Nga telefoni i tij personal ka përcjell gjithë lëvizjet në oborrin e shtëpisë së tij ku kishte instaluar kamerat më të sofistikuara që njeh teknologjia në shtëpitë tona të përditshme, ku sipas provave që kemi ne kishte instaluar kamera edhe në dhomën e gjumit sepse Arlinda kishte dërguar foto tek të tjerët e shqetësuar se i ka vendos kamere edhe aty. Pra kemi edhe të tilla foto ku ajo ka besu që ka vendos kamera edhe aty. Është përshtypja jonë e mbështetur në prova e njerëz që kanë qenë prezent në stacionin e policisë dhe për këtë kam kërkuar të sekuestrohen të gjitha kamerat e sigurisë të stacionit të policisë në momentin e vrasjes dhe ku ndodhej Jetoni dhe kush ishte me Jetonin dhe çfarë kishte në dispozicion jetoni në telefonin e tij dhe natyrisht korrespodenca e komunikimit të tij. Gjasat reale janë, kemi prova, që komunikimi ka vazhdu kur Jetoni ia ka komuniku familjes ndalimin dhe me arritjen e Arlindës tek shtëpia ka ndodh tragjedia sapo është largu policia. Arlinda është pritë në ‘prit’ vrasje e saj për bindjen time është planfiku të ndodhë në momentin që Jetoni është dërgu për ndalim në Klinë”, u shpreh Berisha.

    Për këtë arsye, Berisha ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë së stacionit policor, për të verifikuar se ku ndodhej Jeton Sylaj në momentin e vrasjes, kush ishte me të dhe çfarë qasjeje kishte në telefonin e tij.

    “Gjasat reale janë, kemi prova, që komunikimi ka vazhduar kur Jetoni ia ka komunikuar familjes ndalimin dhe me arritjen e Arlindës te shtëpia ka ndodhur tragjedia sapo është larguar policia. Arlinda është pritur në ‘pritë’. Vrasja e saj, për bindjen time, është planifikuar të ndodhë në momentin që Jetoni është dërguar për ndalim në Klinë”, deklaroi Berisha.

    Ai tha se ka kërkuar se hetimi duhet të përfshijë edhe komunikimet telefonike, pamjet e kamerave të sigurisë dhe personat që kanë qenë të pranishëm në stacionin policor në kohën e ngjarjes.

  • Pesë të arrestuar për zhvatje dhe sulme me granata në Greqi, në mesin e të dyshuarve edhe një shqiptar i njohur

    Pesë të arrestuar për zhvatje dhe sulme me granata në Greqi, në mesin e të dyshuarve edhe një shqiptar i njohur

    Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal që dyshohet se zhvaste pronarë biznesesh në qendër të Athinës, duke kërkuar para në këmbim të të ashtuquajturës “mbrojtje”.

    Gjatë një operacioni të zhvilluar të martën, më 3 nëntor, janë arrestuar pesë persona në rajonin e Atikës, ndërsa në dosjen hetimore përfshihen edhe katër persona të tjerë që ndodhen në burgje.

    Sipas mediumit grek in.gr, si udhëheqës i dyshuar i grupit konsiderohet një shtetas shqiptar, i përshkruar nga autoritetet si figurë e njohur e të ashtuquajturës mafie shqiptare të burgjeve.

    Ai dyshohet se jepte urdhra për sulme me granata ndaj bizneseve, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë që ndodhen në burg janë një person me origjinë rome nga Shqipëria dhe dy shtetas egjiptianë.

    Hetimet kanë zbardhur tri sulme me granata ndaj kafeneve në zonat e Agios Panteleimonas dhe Omonias, në qendër të Athinës, transmeton Telegrafi.

    Dy sulmet e para ndodhën në orët e para të 8 shtatorit, me një interval prej rreth 30 minutash. Në rastin e parë, një person i panjohur theu xhamin e një lokali në rrugën Acharnon dhe hodhi brenda një granatë, e cila shpërtheu. Një sulm i ngjashëm ndodhi pak më vonë në një tjetër kafene, pranë sheshit Amerikis.

    Më 5 tetor, një tjetër granatë u hodh në lokalin në rrugën Acharnon, por këtë herë ajo nuk shpërtheu.

    Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse grupi ishte i përfshirë në një zjarrvënie të qëllimshme më 29 shtator në një kafene në Nea Jonia, ku lokali u shkatërrua plotësisht dhe zjarri shkaktoi dëme edhe në nëntë banesa të ndërtesës.

    Të dyshuarit po hetohen për përfshirje në zhvatje, sulme me eksploziv dhe tentativë vrasjeje.

    Policia greke po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjitha rastet dhe rolin e secilit person të përfshirë./Telegrafi/

  • They wouldn’t be there, would they? Lawyer Berisha publishes audioincation of Arlinda’s conversation with police before murder

    It was a question Arlinda Zekij addressed only two nights before he was killed. His answer was favorable, although the conversation testifies that she was seeking assurances of the presence of those she felt at risk.

    This communication has been made public by the lawyer of the deceased family, Besnik R. B ERISHA, who in his statement has rejected claims that Arlinda had to choose between life, property and her son.

    Berisha stressed that guaranteeing these rights was the duty of the state and that Arlinda had not gone to property to invade the space of persons who, according to him, had usurped it.

    Whoever thinks Arlinda had to choose between her life and her property is wrong. Arlinda was not obliged to choose between property and life, she was not obliged to choose between life and son, because these three, what we call a country, had to guarantee. But to remove each dilemma, Arlinda has not gone there to invade the jaw of those who had usurped Berisha, said.

    The lawyer referred to an Arlinda communication with a police official through whom she had asked for clarification regarding the treatment of her concerns by police and Prosecutors.

    The published audioincation features the police asking if the investigator was informed of the actions taken.

    )I don’t know if the detective told you?The police ask.

    )No, never tell me.It’s Arlinda’s answer.

    The police officer then tells her that she had communicated with the care attorney and that, in her response, security cameras would be examined the following day.

    The investigative police, the prosecutor of the case, the caretaker, can even call our attorney. Right now he says, they’ll be taken tomorrow, watching the security cameras. It’s not a case right now. But it’s an official note. It’s like a half case told me. I need security cameras verified. )

    Arlinda wants to know what camera this is about, and the policeman answers that it’s about the house cameras.

    )What security cameras?She asks.

    )Home camerasThe police answer.

    In the course of the conversation, Arlinda asks if he should return home while the policeman tells him he will.

    )I, should I go back there? Okay.It sounds like Arlinda.

    )Yeah, yeah, normal.The police officer answers.

    The conversation continues with the Arlinda question whether the people she was concerned about would be there.

    )They’re there, aren’t they?She sounds like she’s asking.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Ata s’kanë me qenë aty, a po?”, “Kanë me qenë, kanë me qenë”: Avokati Berisha publikon audioincizimin e bisedës së Arlindës me policin para vrasjes

    “Ata s’kanë me qenë aty, a po?”, “Kanë me qenë, kanë me qenë”: Avokati Berisha publikon audioincizimin e bisedës së Arlindës me policin para vrasjes

    “Ata s’kanë me qenë aty, a po?”, “Kanë me qenë, kanë me qenë”: Avokati Berisha publikon audioincizimin e bisedës së Arlindës me policin para vrasjes

    “A duhet me u kthy aty?”, ishte pyetja që Arlinda Zekaj ia drejtoi një zyrtari policor vetëm dy netë para se të vritej. Përgjigjja e tij ishte pohuese, ndonëse biseda dëshmon se ajo po kërkonte siguri për praninë e personave nga të cilët ndihej e rrezikuar.

    Ky komunikim është bërë publik nga avokati i familjes së të ndjerës, Besnik R. BERISHA, i cili gjatë deklarimit të tij ka kundërshtuar pretendimet se Arlinda duhej të zgjidhte mes jetës, pronës dhe djalit të saj.

    Berisha theksoi se garantimi i këtyre të drejtave ishte detyrim i shtetit dhe se Arlinda nuk kishte shkuar në pronë për të pushtuar hapësirën e personave që, sipas tij, e kishin uzurpuar atë.

    “Kushdo që mendon se Arlinda është dashur të zgjedhë mes jetës së saj dhe pronës së saj e ka gabim. Arlinda nuk ka qenë e obliguar të zgjedhë mes pronës dhe jetës, nuk ka qenë e obliguar të zgjedhë mes jetës dhe djalit, sepse këto të trija, ajo që e quajmë shtet, e kishte për detyrim që t’ia garantojë. Por, për ta hequr secilën dilemë, Arlinda nuk ka shkuar atje për të pushtuar ‘strofullën’ e atyre që e kishin uzurpuar”, u shpreh Berisha.

    Avokati iu referua një komunikimi të Arlindës me një zyrtar policor, përmes të cilit ajo kishte kërkuar sqarime lidhur me trajtimin e shqetësimeve të saj nga Policia dhe Prokuroria.

    Në audioincizimin e publikuar dëgjohet polici duke e pyetur nëse ishte njoftuar nga hetuesi për veprimet e ndërmarra.

    “Nuk e di a të tregoi polici hetues?”, e pyet polici.

    “Jo, kurgjo nuk më tregoi”, përgjigjet Arlinda.

    Më pas, zyrtari policor i tregon se kishte komunikuar me prokuroren kujdestare dhe se, sipas përgjigjes së saj, kamerat e sigurisë do të shqyrtoheshin të nesërmen.

    “Polici hetues, prokurorja e rastit, kujdestare, munësh me i kallxu edhe avokatës tane. Për momentin thotë, kanë me u mar nesër, me u shiqu kamerat e sigurisë. Për momentin nuk është rast. Por, është shënim zyrtar ky është si me thanë një gjysëm-rast. Duhet me u verifiku kamerat e sigurisë.”

    Arlinda kërkon të dijë se për cilat kamera bëhet fjalë, ndërsa polici i përgjigjet se bëhet fjalë për kamerat e shtëpisë.

    “Përçka kamerat e sigurisë?”, pyet ajo.

    “Kamerat e shpisë”, përgjigjet polici.

    Në vazhdim të bisedës, Arlinda pyet nëse duhet të kthehet në shtëpi, ndërsa polici i thotë se po.

    “Unë, a duhet me u kthy aty? Okej”, dëgjohet të thotë Arlinda.

    “Po, po normal”, përgjigjet zyrtari policor.

    Biseda vazhdon me pyetjen e Arlindës nëse personat për të cilët ajo ishte e shqetësuar do të ndodheshin aty.

    “Ata aty, s’kanë me qenë a jo?”, dëgjohet duke pyetur ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rrustem Mustafa: There are acts in VV and PDK that see coalition possible

    Rrustem Mustafa, known as Remi, has declared on the Pressing show that there are acts within Vetevendosje Movement ( VV) and Democratic Party of Kosovo ( The PDK, which sees a coalition between the two parties, possible.

    Mustafa has said that, according to him, there is the mood of several actsmen in both political subjects for such co-operation.

    I’m saying it’s my mood and it’s a lot of other acts now. There are now acts in Vetevendosje and PDK that want a coalition, Mustafa said.

    With the government strategy, we’re gonna tear down the bad decision. I have not given up further co-operation with LVV, so that we can take it to the country and walk beyond the need for the Special Court, Mustafa has declared further.

    Source Layer: Insander

  • Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin

    Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin

    Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin

    Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka deklaruar në emisionin Pressing se ka akterë brenda Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që e shohin të mundshëm një koalicion mes dy partive.

    Mustafa ka thënë se, sipas tij, ekziston disponimi i disa akterëve në të dyja subjektet politike për një bashkëpunim të tillë.

    “Unë po them që është disponimi im dhe plot akterëve të tjerë tash. Tash ka akterë edhe në Vetëvendosje edhe në PDK që e duan një koalicion”, deklaroi Mustafa.

    “Me strategjinë shtetërore do ta rrëzojmë vendimin e keq. Nuk kam hequr dorë nga bashkëpunimi i mëtejshëm me LVV-në, që ta çojmë deri në vend e të ecim edhe përtej nevojës për Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Mustafa më tej.

    Burimi: Insajderi