Blog

  • Von der Leyen: ‘Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit i kushtoi BE-së 127 miliardë shtesë’

    Von der Leyen: ‘Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit i kushtoi BE-së 127 miliardë shtesë’

    Von der Leyen: ‘Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit i kushtoi BE-së 127 miliardë shtesë’

    Që nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, importet e lëndëve djegëse fosile i kanë kushtuar Evropës 127 miliardë euro shtesë, pa siguruar asnjë njësi shtesë energjie.

    “Njëqind e njëzet e shtatë miliardë euro, vetëm për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit”.

    Këtë e theksoi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj në Samitin “WinWin” në Bruksel, kushtuar ndërmarrjeve të reja (startups).

    “Kur importojmë naftë dhe gaz, rrezikojmë të importojmë gjithashtu goditjet dhe krizat që vijnë bashkë me to,” vërejti von der Leyen, transmeton Klankosova.tv.

    “Tranzicioni drejt energjisë së pastër nënkupton, nga njëra anë, mbrojtjen e klimës sonë, por nga ana tjetër, ka të bëjë edhe me konkurrueshmërinë dhe pavarësinë e Evropës,” theksoi von der Leyen. Presidentja e Komisionit vuri në dukje se “edhe këtë vit kemi parë pasojat shkatërruese të ndryshimeve klimatike: thatësira, zjarre dhe përmbytje”, si dhe “koston e varësisë sonë nga importet e lëndëve djegëse fosile”. “Rruga jonë është e qartë: deri në vitin 2050 do të bëhemi kontinenti i parë neutral ndaj klimës,” shpjegoi ajo, duke shtuar se “kemi hedhur një hap të rëndësishëm drejt këtij qëllimi përmes marrëveshjes për objektivin klimatik të vitit 2040. Jemi zotuar të ulim emetimet evropiane me 90% deri në vitin 2040”

    Më pas, von der Leyen theksoi se “që nga viti 2021, në Bashkimin Evropian janë investuar më shumë se 1 200 miliardë euro në aktivitete të qëndrueshme”, duke nënvizuar se “këto janë investime që kërkojnë siguri afatgjatë”.

  • Lugu i Butë nën petkun e bardhë të borës (VIDEO)

    Lugu i Butë nën petkun e bardhë të borës (VIDEO)

    Lugu i Butë nën petkun e bardhë të borës (VIDEO)

    Reshjet e borës kanë zbardhur Lugun e Butë, duke sjellë pamje të bukura dimërore në këtë zonë.

    Sipas pamjeve të publikuara nga Ju flet Istogu, shtresa e borës shihet se ka mbuluar tokën dhe hapësirat përreth, duke krijuar një peizazh tipik dimëror dhe duke tërhequr vëmendjen me pamjet e saj.

    Bora ka sjellë një atmosferë të veçantë në këtë pjesë, ndërsa fotografitë dhe pamjet nga zona dëshmojnë ndryshimin e motit./Klankosova.tv

  • Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec

    Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec

    Flamingot janë rikthyer në liqenin e Ohrit, duke sjellë një pamje të veçantë natyrore në qytetin e Pogradecit.

    Shpendët me pendët e tyre rozë janë vërejtur duke qëndruar të qetë mbi ujërat e liqenit, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve.

    Prania e flamingove në liqen është një tjetër spektakël natyror. Të dallueshëm për ngjyrën karakteristike dhe pamjen elegante, ata krijojnë një kontrast të bukur me peizazhin e liqenit të Ohrit.

    Rikthimi i tyre e bën edhe më të veçantë bukurinë natyrore të zonës së Pogradecit, ndërsa prania e këtyre shpendëve mbetet një moment interesant për adhuruesit e natyrës dhe fotografisë. /tch/

  • Kosova mëson kundërshtarët e Ligës B

    Kosova mëson kundërshtarët e Ligës B

    Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ardhshëm të UEFA Women’s Nations League 2027, pas shortit të tërhequr këtë të martë në Nyon të Zvicrës.

    “Dardanet” do të garojnë në Grupin 4 të Ligës B, ku do të përballen me Slloveninë, Turqinë dhe Hungarinë, në një grup që pritet të sjellë sfida interesante për përfaqësuesen kosovare.

    Kosova e siguroi vendin në Ligën B përmes paraqitjeve në kampanjën paraprake, ku triumfoi në Grupin C2, duke fituar të drejtën e avancimit në një nivel më të lartë të garës.

    Ndërkohë, në kualifikimet për Kupën e Botës 2027, që do të mbahet në Brazil, rrugëtimi i “Dardaneve” përfundoi në raundin e parë të plejofit, pasi u eliminuan nga Austria.

    Edhe Përfaqësuesja e Shqipërisë ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ri, pasi do të jetë pjesë e Grupit 1 të Ligës B, së bashku me Belgjikën, Rumaninë dhe Serbinë. /Telegrafi/

  • Rama from Brussels: Serbia Must recognise Kosovo, Win Results for EU Membership

    During a conversation with journalist Maria Tadeo under the summit in Brussels, Prime Minister Edi Rama shared his position on the performance of the Western Balkans’ European integration and Serbia’s weight in the process.

    Rama underlined that, although membership of official Belgrade in the EU remains of particular importance to the stability of the region, concrete steps, unconditional fulfillment of the European criteria are required of it, and, above all, recognition of Kosovo’s citizenship.

    From what I see, the winner in Belgrade does not testify to the opening to us, which goes through the recognition of Kosovo in need. That means the political course there remains unchanged, he said.

    Acknowledging that the region is still outside the European family and that its task is to listen rather than to instruct, Rama concluded that Serbia continues to constitute a key element in the mosaic of the Western Balkans.

    I was a lawyer who should not let Serbia go in the wrong direction and abandon the European project. On the other hand, we know how things work.

    When it comes to certain aspects, Serbia has testified to a reluctance towards Kosovo, but also about the stance it takes against Russia and sanctions.

    We need Serbia to be with us, to be a part of the neighbourhood and to be a full part of the EU, but it must show results and deserve that belonging, realizing what is non-negotiable with the EU, Rama said.

    Source Layer: Insander

  • Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE

    Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE

    Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE

    Gjatë një bashkëbisedimi me gazetaren Maria Tadeo në kuadër të Samitit në Bruksel, Kryeministri Edi Rama ndau qëndrimin e tij mbi ecurinë e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe peshën e Serbisë në këtë proces.

    Rama nënvizoi se, ndonëse anëtarësimi i Beogradit zyrtar në BE mbetet i një rëndësie të veçantë për qëndrueshmërinë e rajonit, prej tij kërkohen hapa konkretë, përmbushje e pakushtëzuar e kritereve evropiane dhe, mbi të gjitha, njohja e shtetësisë së Kosovës.

    “Nga ajo që shoh, fituesi në Beograd nuk dëshmon hapje ndaj nesh, e cila kalon nevojisht përmes njohjes së Kosovës. Kjo do të thotë se kursi politik atje mbetet i pandryshuar”, u shpreh ai.

    Duke pranuar se rajoni ndodhet ende jashtë familjes evropiane dhe se detyra e tij është të dëgjojë e jo të udhëzojë, Rama përfundoi se Serbia vazhdon të përbëjë një element kyç në mozaikun e Ballkanit Perëndimor.

    Kam qenë avokat që nuk duhet ta lëmë Serbinë të shkojë në drejtimin e gabuar dhe të braktisë projektin evropian. Nga ana tjetër, e dimë si shkojnë gjërat.

    Kur bëhet fjalë për aspekte të caktuara, Serbia ka dëshmuar një hezitim ndaj Kosovës, por edhe për qëndrimin që mban karshi Rusisë dhe sanksioneve.

    Na duhet Serbia të jetë me ne, të jetë pjesë e fqinjësisë dhe të jetë pjesë e plotë e BE-së, por duhet të tregojë rezultate dhe ta meritojë këtë përkatësi, duke realizuar atë që është e panegociueshme me BE-në’, u shpreh Rama.

    Burimi: Insajderi

  • Small plane crash in New Zealand, two people lose their lives in the plane crash

    A tragic plane crash occurred on the southern island of New Zealand, where a small plane crashed in a remote area, causing the deaths of two people.

    According to local police, the plane was launched from Nelson’s airport about 09:10 am, but had not arrived at its destination.

    Authorities were notified shortly before noon that the plane had delayed arrival. Shortly after, the search-saving teams launched operation to locate him, with the help of two helicopters.

    After several hours of research, the remains of the plane were located in a mountainous area that was hard to reach, south of Castle Peak, near the town of Nelson.

    Local police commander Steven Collins confirmed that the two people on the plane have lost their lives.

    Authorities have launched procedures for recovery of the victims, while investigators and the Civil Aviation Authority will consider the site of the accident to determine the causes of the crash.

    So far, the identity of the victims and the cause of the accident have not been made public.

    Investigations into the full extent of this air tragedy are under way.

    Source Layer: Dukeagini

  • Rrëzohet avioni i vogël në Zelandën e Re, dy persona humbin jetën në aksidentin ajror

    Rrëzohet avioni i vogël në Zelandën e Re, dy persona humbin jetën në aksidentin ajror

    Një aksident tragjik ajror ka ndodhur në ishullin jugor të Zelandës së Re, ku një avion i vogël është rrëzuar në një zonë të largët, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

    Sipas policisë vendase, avioni ishte nisur nga aeroporti i Nelsonit rreth orës 09:10 të mëngjesit, por nuk kishte mbërritur në destinacionin e tij.

    Autoritetet u njoftuan pak para mesditës se avioni kishte vonuar mbërritjen. Menjëherë pas kësaj, ekipet e kërkim-shpëtimit nisën operacionin për gjetjen e tij, me ndihmën e dy helikopterëve.

    Pas disa orësh kërkimesh, mbetjet e avionit u lokalizuan në një zonë malore dhe të vështirë për t’u arritur, në jug të majës Castor Peak, pranë qytetit Nelson.

    Komandanti i policisë së zonës, Steven Collins, konfirmoi se dy personat që ndodheshin në avion kanë humbur jetën.

    Autoritetet kanë nisur procedurat për rikuperimin e viktimave, ndërsa hetuesit e Autoritetit të Aviacionit Civil do të shqyrtojnë vendin e aksidentit për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit.

    Deri më tani, identiteti i viktimave dhe shkaku i aksidentit nuk janë bërë publikë.

    Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie ajrore janë në vazhdim.

    Burimi: Dukagjini

  • Real Madrid prepares for post-Courtoic era, the renowned founder of Premier League’s list of wishes

    Real Madrid prepares for post-Courtoic era, the renowned founder of Premier League’s list of wishes

    Real Madrid has now started planning the future of the gate, as Thibaut Courtois is approaching the final phase of his career. Among the gatekeepers being monitored by the Spanish giant is Dutch Bart Verheugen, who currently defends Brighton’s colors.

    According to the German newspaper Sport Bildjournalist Ben Fernandez Santos has confirmed that Real Madrid is carefully following the Dutch goalkeeper’s development.

    His appearances in the Premier League have attracted the attention of the Madrile Club, while interest in it has also increased thanks to performances with Brighton and the National Republic of Holland.

    At the age of 24, Verheugen is now one of the key players of the English team. Despite his youth, he has also gained international experience.

    Real Madrid prepares for post-Courtoic era, the renowned founder of Premier League’s list of wishes

    One of his last glimpses that got in his eyes was that against Manchester City, where he managed to keep the gate intact, helping Brighton win 1-0 on the trip.

    Verbuggen’s contract with Brighton is valid until 2028, a detail that can make its transfer more suitable for Real Madrid.

    This period coincides with the expected conclusion of the Courto contract, in case the Belgian goalkeeper signed its continuation until the same year.

    However, Verheugen is not the only name being considered by the Madrillian leaders.

    Over the past few months, Real Madrid has been associated with several other goalkeepers, including Portuguese Diogo Costa, French Guillaume Restes, Italian Gianluigi Donnarumma, and Luca Brugmans and Spanishist David Raya. /Telegraph/

  • Real Madridi përgatitet për epokën pas Courtois, portieri i njohur i Ligës Premier në listën e dëshirave

    Real Madridi përgatitet për epokën pas Courtois, portieri i njohur i Ligës Premier në listën e dëshirave

    Real Madridi ka nisur që tani të planifikojë të ardhmen e portës, pasi Thibaut Courtois po i afrohet fazës së fundit të karrierës së tij. Në mesin e portierëve që po monitorohen nga gjiganti spanjoll është edhe holandezi Bart Verbruggen, i cili aktualisht mbron ngjyrat e Brightonit.

    Sipas gazetës gjermane Sport Bild, gazetari Ben Fernandez Santos ka konfirmuar se Real Madridi po e përcjell me vëmendje zhvillimin e portierit holandez.

    Paraqitjet e tij në Ligën Premier kanë tërhequr vëmendjen e klubit madrilen, ndërsa interesimi për të është rritur edhe falë performancave me Brightonin dhe kombëtaren e Holandës.

    Në moshën 24-vjeçare, Verbruggen tashmë është një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës angleze. Përkundër moshës së re, ai ka fituar edhe përvojë në nivel ndërkombëtar.

    Real Madrid prepares for post-Courtoic era, the renowned founder of Premier League’s list of wishes

    Një prej paraqitjeve të tij të fundit që ra në sy ishte ajo kundër Manchester Cityt, ku arriti ta mbante portën të paprekur, duke ndihmuar Brightonin të fitonte 1-0 në udhëtim.

    Kontrata e Verbruggen me Brightonin është e vlefshme deri në vitin 2028, një detaj që mund ta bëjë transferimin e tij më të përshtatshëm për Real Madridin.

    Kjo periudhë përputhet me përfundimin e pritshëm të kontratës së Courtois, në rast se portieri belg nënshkruan vazhdimin e saj deri në të njëjtin vit.

    Megjithatë, Verbruggen nuk është emri i vetëm që po shqyrtohet nga drejtuesit madrilenë.

    Gjatë muajve të fundit, Real Madridi është lidhur edhe me disa portierë të tjerë, përfshirë portugezin Diogo Costa, francezin Guillaume Restes, italianin Gianluigi Donnarumma, si dhe Luca Brugmans dhe spanjollin David Raya./Telegrafi/