Blog

  • Kujdesi ndaj kancerit: Jo vetëm në Tetorin Rozë, por gjatë gjithë vitit

    Kujdesi ndaj kancerit: Jo vetëm në Tetorin Rozë, por gjatë gjithë vitit

    Kujdesi ndaj kancerit: Jo vetëm në Tetorin Rozë, por gjatë gjithë vitit

    Muaji rozë përfundoi, por vetëdijesimi dhe lufta kundër kancerit të gjirit duhet të vazhdojnë gjatë gjithë vitit.

    Kjo ishte kryefjala e tryezës së rrumbullakët “Përtej Tetorit Rozë”, ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe akterë të tjerë të fushës së shëndetësisë.

    Kurti bëri thirrje për një kulturë të kujdesit të vazhdueshëm, ndërsa Vitia njoftoi se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara vitin e kaluar ishin në stadet e hershme të sëmundjes. Ai tha se këtë vit pret rezultate edhe më të mira, duke përmendur edhe zbatimin e planit të skriningut të gjirit.

    Punimet e kësaj tryeze u zhvilluan me dyer të mbyllura për mediat, lidhur me rekomandimet tutje dhe sfidat gjatë rrugëtimit.

    Klan Kosova javë më parë raportoi për nevojën e krijimit të Qendrës së Gjirit, ku trajtimi i kësaj sëmundjeje të rregullohet edhe me ligj dhe të funksionalizohet një ekip multidisiplinar. Kjo është një praktikë evropiane, zbatimin e së cilës në Kosovë po synon ta realizojë Kolegji i Kirurgëve të Kosovës.

    Se aktualisht në Kosovë mungon një komunikim i tillë multidisiplinar, e pranuan edhe vetë klinicistët që merren me trajtimin e kancerit të gjirit, të cilët morën pjesë në këtë organizim gjatë muajit tetor.

    Për detaje shtesë, kronika e gazetares Arbreshë Uka.

  • Sot filloi rigjykimi për rastin "Onkologjia 2"

    Sot filloi rigjykimi për rastin “Onkologjia 2”

    Seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia 2”, kundër ish-drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, sot nisi nga e para në Gjykatën Penale në Shkup, për shkak të ndryshimit të një anëtari të trupit gjykues.

    Të dy të akuzuarit përsëritën se nuk ndihen fajtorë. Mbrojtja e Vasevit pretendon se aktakuza bazohet në supozime dhe jo në prova konkrete, ndërsa avokatja e Nuhit reagoi për dorëzimin e provave shtesë nga Prokuroria.

    Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 2018-2022, përmes furnizimeve të paligjshme dhe keqpërdorimit të barnave, buxhetit i është shkaktuar dëm prej gati 36 milionë eurosh.

  • Seven immigrants die near the Canary Islands, over 380 others saved

    At least seven immigrants have lost their lives in the waters near the Spanish Canary Islands, while more than 380 have been rescued from maritime rescue services.

    According to the Spanish authorities, two lifeless bodies were found on an immigrant boat that saved 132 persons, some 150 miles [150 km] from the island of Lanzarote. Five other immigrants who had died during the trip had been thrown into the sea.

    Meanwhile, 250 other immigrants were rescued from the coast guard teams near the Lanzaro Islands and El Hierro. A day earlier, another 107 persons were saved off El Hierro Island, Reuters reports.

    The president of the Canary Islands, Fernando Clavius, has reacted after the tragedy, saying the Atlantic route is continuing to take lives.

    The sea route from West Africa to the Canary Islands is considered one of the most dangerous in the world. Each year thousands of immigrants try to cross the ocean in overloaded boats, risking their lives to reach Spanish territory.

    Although the number of migrants who have arrived this year is lower compared to the same period last year, during the month of October there has been a significant increase in travel, increasing pressure on waiting and emergency services on islands.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shtatë emigrantë vdesin afër Ishujve Kanari, mbi 380 të tjerë shpëtohen

    Shtatë emigrantë vdesin afër Ishujve Kanari, mbi 380 të tjerë shpëtohen

    Shtatë emigrantë vdesin afër Ishujve Kanari, mbi 380 të tjerë shpëtohen

    Së paku shtatë emigrantë kanë humbur jetën në ujërat afër Ishujve Kanari të Spanjës, ndërsa mbi 380 të tjerë janë shpëtuar nga shërbimet e shpëtimit detar.

    Sipas autoriteteve spanjolle, dy trupa të pajetë u gjetën në një barkë emigrantësh, nga e cila u shpëtuan 132 persona, rreth 150 kilometra larg ishullit Lanzarote. Pesë emigrantë të tjerë, të cilët kishin vdekur gjatë udhëtimit, ishin hedhur në det.

    Ndërkohë, 250 emigrantë të tjerë u shpëtuan nga ekipet e rojës bregdetare pranë ishujve Lanzarote dhe El Hierro. Një ditë më parë, 107 persona të tjerë ishin shpëtuar pranë ishullit El Hierro, raporton Reuters.

    Presidenti i Ishujve Kanari, Fernando Clavijo, ka reaguar pas tragjedisë, duke thënë se rruga e Atlantikut po vazhdon të marrë jetë njerëzish.

    Rruga detare nga Afrika Perëndimore drejt Ishujve Kanari konsiderohet ndër më të rrezikshmet në botë. Çdo vit, mijëra emigrantë përpiqen ta kalojnë oqeanin me barka të mbingarkuara, duke rrezikuar jetën për të arritur në territorin spanjoll.

    Edhe pse numri i emigrantëve që kanë mbërritur këtë vit është më i ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, gjatë muajit tetor është shënuar rritje e ndjeshme e udhëtimeve, duke shtuar presionin ndaj shërbimeve të pritjes dhe emergjencës në ishuj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Page: Two people suspected of robbing a foreign citizen are detained at the order of U.D. of Chief Prosecutor Dishaj-Hajo

    Two people have been detained by law enforcement agencies in Pec, under suspicion of involvement in a robbery case against a foreign citizen — an event allegedly the previous evening.

    The news about Inseder has confirmed the Constitutional Prosecutor’s spokesman in Pec, Shkodran Nikci.

    According to official information, the detention of the two suspects was done at the order of the task fraud of Pajë’s chief Constitutional Prosecutor, Valbona Deha Hajosa.

    The suspects are expected to proceed further before the justice organs, while the prosecution and competent organs are continuing investigations into the full whiteening of the random circumstances.

    Also, U.d. The chief prosecutor, along with police officials, has visited the victim in the shelter to see her condition closely.

    Source Layer: Insander

  • Pejë: Ndalohen dy persona të dyshuar për grabitjen e një shtetaseje të huaj, me urdhër të u.d. së Kryeprokurores Dishaj-Haxhosaj

    Pejë: Ndalohen dy persona të dyshuar për grabitjen e një shtetaseje të huaj, me urdhër të u.d. së Kryeprokurores Dishaj-Haxhosaj

    Pejë: Ndalohen dy persona të dyshuar për grabitjen e një shtetaseje të huaj, me urdhër të u.d. së Kryeprokurores Dishaj-Haxhosaj

    Dy persona janë ndaluar nga organet e rendit në Pejë, nën dyshimin për përfshirje në një rast grabitjeje ndaj një shtetaseje të huaj, ngjarje kjo që dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

    Sipas informacioneve zyrtare, ndalimi i dy të dyshuarve është bërë me urdhër të ushtrueses së detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Dishaj Haxhosaj.

    Të dyshuarit pritet të procedohen më tej para organeve të drejtësisë, ndërsa Prokuroria dhe organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

    Po ashtu, u.d. e Kryeprokurores, së bashku me zyrtarë policorë, kanë vizituar viktimën në strehimore për të parë nga afër gjendjen e saj.

    Burimi: Insajderi

  • Special grant required for social services in Kosovo

    The coalition of NGOs for Children’s Protection KOMF and the Association of Social Work Centres has addressed the prime minister of the Republic of Kosovo, Albin Kurti, for ensuring sustainable financing for social services and the founding of the Special Grant for Social Services, as a priority in the 2027 budget.

    Social protection financing in Kosovo remains largely focused on monetary transfers, while social services continue to take a very small part of the sector’s budget. In 2024, Kosovo spent about 854.6m euros on social protection, of which only 1.6% were dedicated to social services. This disproportion testifies to the need for a more balanced approach to funding, which, along with support through monetary transfers, invests more in prevention and professional services for children and families.

    On the front line of service delivery are 38 Centres for Social Work and about 50 licensed organisations. However, they face lack of human resources, financing and working conditions. In large municipalities, a QPS official manages about 350 active substances per year, while in most municipalities, the Guardians are not complete with the five professionals required by law. At the same time, licensed organisations risk cutting services due to a lack of sustainable financing.

    Therefore, we seek the creation of the Special Grant for Social Services, as mechanism for sustainable, transparent financing and based on municipal needs. Currently, about 20m euros per year are earmarked for social services, while additional 16m euros are needed according to financial analyses to ensure total financing of 36m euros annually, or about 0.4% of Kosovo’s budget.

    We propose that the government: I announce the budget for employing 200 new social services officials in the QPS, as well as improving infrastructure and working conditions. To boost the budget dedicated to public calling for licensed social service delivery organisations, in order to ensure the sustainability of these services and expand support for children and families in need, adopts the Special Grant for Social Services under the Local Power Finance Bill and finalise the guarantee of grant access, based on the needs and capacities of the municipalities, it is said.

    Source Layer: RTKLive

  • Kërkohet grant i veçantë për shërbimet sociale në Kosovë

    Kërkohet grant i veçantë për shërbimet sociale në Kosovë

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale i janë drejtuar me një kërkesë të përbashkët Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për sigurimin e financimit të qëndrueshëm për shërbimet sociale dhe themelimin e Grantit Specifik për Shërbimet Sociale, si prioritet në Buxhetin e vitit 2027.

    Financimi i mbrojtjes sociale në Kosovë mbetet kryesisht i përqendruar në transfere monetare, ndërsa shërbimet sociale vazhdojnë të marrin një pjesë shumë të vogël të buxhetit të sektorit. Në vitin 2024, Kosova shpenzoi rreth 854.6 milionë euro për mbrojtjen sociale, prej të cilave vetëm 1.6% u dedikuan për shërbimet sociale. Ky disproporcion dëshmon nevojën për një qasje më të balancuar të financimit, e cila, krahas mbështetjes përmes transfereve monetare, investon më shumë në parandalim dhe në shërbime profesionale për fëmijët dhe familjet.

    Në vijën e parë të ofrimit të shërbimeve janë 38 Qendra për Punë Sociale dhe rreth 50 organizata të licencuara. Megjithatë, ato përballen me mungesë të burimeve njerëzore, financimit dhe kushteve të punës. Në komunat e mëdha, një zyrtar i QPS-së menaxhon rreth 350 lëndë aktive në vit, ndërsa në shumicën e komunave Organet e Kujdestarisë nuk janë të kompletuara me pesë profesionistët e kërkuar me ligj. Njëkohësisht, organizatat e licencuara rrezikojnë ndërprerjen e shërbimeve për shkak të mungesës së financimit të qëndrueshëm.

    Prandaj, kërkojmë krijimin e Grantit Specifik për Shërbimet Sociale, si mekanizëm për financim të qëndrueshëm, transparent dhe të bazuar në nevojat e komunave. Aktualisht për shërbimet sociale ndahen rreth 20 milionë euro në vit, ndërsa sipas analizave financiare nevojiten edhe 16 milionë euro shtesë, për të siguruar financimin e përgjithshëm prej 36 milionë eurosh në vit, apo rreth 0.4% të buxhetit të Kosovës.

    “Propozojmë që Qeveria të:  Alokojë buxhet për punësimin e 200 zyrtarëve të rinj të shërbimeve sociale në QPS, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të punës.Të rrisë buxhetin e dedikuar për thirrjen publike për organizatat e licencuara për ofrimin e shërbimeve sociale, me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë së këtyre shërbimeve dhe zgjerimit të mbështetjes për fëmijët dhe familjet në nevojë, miratojë Grantin Specifik për Shërbimet Sociale në kuadër të Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal dhe finalizojë kostimin dhe formulën e alokimit të grantit, bazuar në nevojat dhe kapacitetet e komunave”, thuhet në njoftim.

    Burimi: RTKLive

  • Votimi i hershëm në zgjedhjet në SHBA

    Votimi i hershëm në zgjedhjet në SHBA

    Mbi 54 milionë amerikanë kanë votuar para ditës zyrtare të zgjedhjeve për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Gara mes republikanëve dhe demokratëve pritet ta përcaktojë edhe raportin e forcave në Kongres, me pasoja të mundshme për agjendën e presidentit Donald Trump.

    Mediumet e ndryshme kanë raportuar se dhjetëra miliona votues amerikan kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit të hershëm dhe tanimë kanë hedhur votat e tyre në zgjedhjet për senatin dhe kongresin e SHBA-ve. Sipas tyre, prej rreth 200 milion votuesve të regjistruar, më shumë se 25%, apo 54 milion qytetarë tanimë kanë hedhur votat e tyre, apo përmes postes, apo duke u paraqitur në vendvotime.

     Kjo është paraqitje jashtëzakonisht e lartë e qytetarëve dhe analistët e ndryshëm kanë thënë se nëse ky trend vazhdon edhe gjatë votimit nesër, këto zgjedhje do ta kenë njërin prej numrave më të lartë të votave të hedhur ndonjëherë.

     Momentalisht partia republikane e presidentit Donald Trump mbanë një shumicë të vogël edhe në senat dhe në kongres dhe partia demokratike shpreson se mund ta ndryshon këtë – sondazhet e ndryshme tregojnë se kjo mund të ndryshoj gjatë këtyre zgjedhjeve. një pjesë e madhe e sodnazheve i jep përparësi të partisë demokratike por, në të kaluarën, Trump dhe partia demokratike zakonisht arrinin rezultate më të mira në zgjedhje se sa që parashihej në bazë të sondazheve.

     Në rast që demokratët marrin shumicën edhe në kongres edhe në senat, kjo do të mund të komplikon planet e Trump për pjesën e mbetur të mandatit tij dhe presidenti Amerikan tanimë ka paralajmëruar se në rast që demokratët fitojnë dhe tentojnë të aprovojnë ligje që nuk i pëlqejnë ai do të shndërrohet në “zotëri veton” , duke e përdorë fuqinë e vetos për të ndaluar rivalët politik.

    Burimi: RTKLive

  • Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohet se grabitën një shtetase të huaj

    Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohet se grabitën një shtetase të huaj

    Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohet se grabitën një shtetase të huaj

    Organet e hetuesisë kanë ndaluar dy persona në Pejë, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale të grabitjes.

    Ndalimi i tyre është bërë gjatë së hënës, pasi një ditë më parë, ata dyshohet se kanë grabitur një shtetase të huaj.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

    “Dy persona janë ndaluar me urdhër të u.d Kryeprokurores për veprën penale ‘Grabitja’. Të njëjtit dyshohen se mbrëmë kanë grabitur një shtetase të huaj”, ka thënë ai.

    Gjithashtu, është bërë e ditur se ushtruesja e detyrës së kryeprokurores, bashkë me zyrtarët policorë kanë vizituar në strehimore viktimën për të parë nga afër gjendjen e saj. /Klankosova.tv