Blog

  • Rasti në Gjilan: Një muaj paraburgim për kryefamiljarin, gjykata zbulon si ndodhi gjithçka

    Rasti në Gjilan: Një muaj paraburgim për kryefamiljarin, gjykata zbulon si ndodhi gjithçka

    Rasti në Gjilan: Një muaj paraburgim për kryefamiljarin, gjykata zbulon si ndodhi gjithçka

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 (një) muaji të pandehurit B. D. i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi të armës. 

    Në kërkesën e prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit është pretenduar se i pandehuri B. D. me datë 1 nëntor 2026, në periudhën kohore pas orës 00:27 e deri në orët e mëngjesit, në shtëpinë e tij në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, pas një konflikti  fizik me djalin e tij e privon nga jeta A. D., ndërsa më parë edhe fëmija D. D., është gjetur e pa jetë dhe me shenja dhune në shtratin e babait të saj, tani të ndjerit A. D., ku janë vërejtur edhe njolla gjaku, krejt këto të shkaktuara me dyshimin nga babai i saj tani i ndjeri A., ashtu që nga veprimet e të njëjtëve janë privuar nga jeta dy anëtar të familjes së tyre. 

    Më këto veprime i pandehuri B. D. dyshohet të ketë kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, se po të lihej i lirë, i pandehuri, me qëllim të koordinimit dhe minimizimit pasojave për veprimet e ndërmarra, do të mund të ndikojë në dëshmitarët e tjerë.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

  • Bajrami for budget 2027: Paper growth does not mean increased prosperity

    Democratic League of Kosovo MP ( The LDK), Hykmete Bajrami, has criticised the draft budget for 2027, saying the nominal growth of the budget and Bruto Product ( The BPV does not reflect the real economic situation of citizens.

    Through a post, Bajrami has stressed that from 2021 to today prices have increased by about 34 percent, arguing that despite increased income in euros, citizens’ purchasing power has diminished.

    The growth of the budget and the local Bruto Product in nominal terms do not tell economic reality. Today, we can get more money, but we buy far less than in 2021. The increase in figures on paper does not necessarily mean increased citizens’ welfare, Bajrami wrote.

    It has linked the lack of economic prosperity to migration, claiming that some 250 thousand citizens have released Kosovo since 2021.

    The campaign, as if it were well-being, had not left the country with about 250 thousand citizens from 2021, the LDK MP has declared.

    Its reaction comes after the Government of Kosovo approved the Project for 2027, worth 4.27 billion euros.

    During the presentation of the draft budget, Finance Minister Iron Murati has indicated that economic growth for 2027 is estimated to be 4.2 percent, while budget revenues for the first time are expected to exceed the value of four billion euros. /Telegraphy/

  • Bajrami për buxhetin 2027: Rritja në letër nuk nënkupton rritje të mirëqenies

    Bajrami për buxhetin 2027: Rritja në letër nuk nënkupton rritje të mirëqenies

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Projektbuxhetin për vitin 2027, duke thënë se rritja nominale e buxhetit dhe e Bruto Produktit Vendor (BPV) nuk pasqyron gjendjen reale ekonomike të qytetarëve.

    Përmes një postimi, Bajrami ka theksuar se nga viti 2021 deri më sot çmimet janë rritur për rreth 34 për qind, duke argumentuar se, pavarësisht rritjes së të ardhurave në euro, fuqia blerëse e qytetarëve është zvogëluar.

    “Rritja e buxhetit dhe e Bruto Produktit Vendor në terma nominalë nuk e tregojnë realitetin ekonomik. Sot, mund të marrim më shumë euro, por blejmë shumë më pak se në vitin 2021. Rritja e shifrave në letër nuk do të thotë domosdoshmërisht rritje e mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Bajrami.

    Ajo ka lidhur mungesën e mirëqenies ekonomike edhe me emigrimin, duke pretenduar se rreth 250 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën që nga viti 2021.

    “Fundja, sikur të kishte mirëqenie, nuk e kishin lëshuar vendin rreth 250 mijë qytetarë nga viti 2021”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.

    Reagimi i saj vjen pasi Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektbuxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh.

    Gjatë prezantimit të projektbuxhetit, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se rritja ekonomike për vitin 2027 parashihet të jetë 4.2 për qind, ndërsa të hyrat buxhetore për herë të parë pritet të tejkalojnë vlerën prej katër miliardë eurosh./Telegrafi/

  • Act against irregularities in online sales, 23 inspections in eight municipalities

    Market Supervisor Central Inspectorate ( IQMT), in co-operation with Kosovo Police, Kosovo Tax Administration ( ATK) and the Electronic and Post Communication Regulatory Authority ( The ARKEP today has launched an action to monitor products traded via online platforms.

    According to the Ministry of Industry, Trade, Trade and Innovation’s announcement, the action is focused on controlling products that are transported to consumers through postal services, with a focus on verifying the legality of businesses that are doing online sales.

    During inspections it is proving that businesses are registered to the Agency for Registering Kosovo Business ( Whether for sold products is issued fiscal vouchers, as well as whether products are accompanied by relevant declaration of origin and legal documentation, the report says.

    Eleven inspection teams have been engaged in the action, which have operated in eight major municipalities in Kosovo.

    According to preliminary results, a total of 23 inspections have been conducted during today, of which 6 subjects have been completed, while 17 subjects remain in procedure, are announced in the communiques.

    The ministry has announced that such activities will continue in the future.

    The Central Inspectorate of Market Oversight, in collaboration with partner institutions, will continue such activities with the aim of ensuring fair competition, protection of consumers, prevention of illegal trade practices, and ensuring implementation of legislation in force, the announcement said. 

    Source Layer: RTKLive

  • Aksion kundër parregullsive në shitjet online, 23 inspektime në tetë komuna

    Aksion kundër parregullsive në shitjet online, 23 inspektime në tetë komuna

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka nisur sot një aksion për mbikëqyrjen e produkteve që tregtohen përmes platformave online.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, aksioni është përqendruar në kontrollimin e produkteve që transportohen drejt konsumatorëve përmes shërbimeve postare, me fokus në verifikimin e ligjshmërisë së bizneseve që ushtrojnë shitje online.

    “Gjatë inspektimeve po verifikohet nëse bizneset janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), nëse për produktet e shitura lëshohet kupon fiskal, si dhe nëse produktet shoqërohen me deklaracionin përkatës të prejardhjes dhe dokumentacionin e kërkuar ligjor”, thuhet në njoftim.

    Në këtë aksion janë angazhuar 11 ekipe inspektuese, të cilat kanë vepruar në tetë komunat kryesore të Kosovës.

    “Sipas rezultateve preliminare, gjatë ditës së sotme janë realizuar gjithsej 23 inspektime, prej të cilave 6 lëndë janë përfunduar, ndërsa 17 lëndë mbeten në procedurë”, bëhet e ditur në komunikatë.

    Ministria ka njoftuar se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

    “Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me institucionet partnere, do të vazhdojë aktivitetet e tilla me qëllim të garantimit të konkurrencës së drejtë, mbrojtjes së konsumatorëve, parandalimit të praktikave të paligjshme tregtare dhe sigurimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim. 

    Burimi: RTKLive

  • The Inter still has an unfinished mission to Europe

    Inter is aiming to continue dominant in Italian football, but the major goal of the black club remains triumph in the Champions League.

    The Milan team has won important titles in Italy, but the most prestigious European trophy has not been set up since 2010.

    Under the directives of Cristian Chivus, who took the lead in the team after Simone Inzagh’s departure, Inter intends to take the big step in Europe as well.

    However, the road to that goal is not easy.

    The elimination by Bodo/Glimti last season showed that the team still has work to do, while strengthening the team is seen as one of the main conditions to seriously compete for the trophy.

  • Interi ka ende një mision të papërfunduar në Evropë

    Interi ka ende një mision të papërfunduar në Evropë

    Interi ka ende një mision të papërfunduar në Evropë

    Interi po synon ta vazhdojë dominimin në futbollin italian, por objektivi i madh i klubit zikaltër mbetet triumfi në Ligën e Kampionëve.

    Skuadra nga Milano ka fituar tituj të rëndësishëm në Itali, mirëpo trofeun më prestigjioz evropian nuk e ka ngritur që prej vitit 2010.

    Nën direktivat e Cristian Chivus, i cili mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Simone Inzaghit, Interi synon të bëjë hapin e madh edhe në Evropë.

    Megjithatë, rruga drejt këtij objektivi nuk është e lehtë.

    Eliminimi nga Bodo/Glimti sezonin e kaluar tregoi se skuadra ka ende punë për të bërë, ndërsa forcimi i skuadrës shihet si një nga kushtet kryesore për të konkurruar seriozisht për trofeun.

  • Aksion kundër parregullsive në shitjet online, kryhen 23 inspektime

    Aksion kundër parregullsive në shitjet online, kryhen 23 inspektime

    Aksion kundër parregullsive në shitjet online, kryhen 23 inspektime

    Disa institucione të Kosovës kanë zhvilluar një aksion gjatë së hënës, kundër parregullsive në shitjet online.

    Ky aksion është zhvilluar nën koordinimin e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

    Sipas njoftimit, aksioni është përqendruar në inspektimin e produkteve që janë në proces të transportimit drejt konsumatorëve përmes shërbimeve postare, me fokus të veçantë në verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së bizneseve që ushtrojnë shitjen online.

    “Gjatë inspektimeve po verifikohet nëse bizneset janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), nëse për produktet e shitura lëshohet kupon fiskal, si dhe nëse produktet shoqërohen me deklaracionin përkatës të prejardhjes dhe dokumentacionin e kërkuar ligjor.”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, në kuadër të këtij aksioni, gjatë ditës së sotme janë angazhuar 11 ekipe inspektuese, të cilat kanë vepruar në tetë komunat kryesore të Republikës së Kosovës.

    Sipas rezultateve preliminare, siç thuhet në njoftim, gjatë ditës së sotme janë realizuar gjithsej 23 inspektime, prej të cilave 6 lëndë janë përfunduar, ndërsa 17 lëndë mbeten në procedurë. /Klankosova.tv

  • Momenti kur dy banorët kapen me Zojën (VIDEO)

    Momenti kur dy banorët kapen me Zojën (VIDEO)

    Momenti kur dy banorët kapen me Zojën (VIDEO)

    Zoja, Dioni dhe Fatlumi janë përfshirë sot në një debat të ashpër.

    Tre banorët e BBVK5 kaluar edhe në ofendime ndaj njëri-tjetrit.

    Fillimisht Fatlumi, e më pas Dioni, ishin ata që u kapën me Zojën.

    Ky është momenti i përplasjes mes tyre.

  • Sa qen janë në këtë fotografi?

    Sa qen janë në këtë fotografi?

    Një fotografi po sfidon vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale.

    Pyetja duket e thjeshtë, por përgjigjja kërkon pak përqendrim: sa qen janë gjithsej në fotografi?

    Disa mund t’i dallojnë menjëherë, ndërsa të tjerëve mund t’u duhet ta shikojnë disa herë imazhin.

    Po ju, a arrini t’i numëroni të gjithë? /Telegrafi/