Blog

  • Shqiptari nga Mitrovica shërben në Shërbimin Sekret të SHBA-së, nderohet për kontributin e tij

    Shqiptari nga Mitrovica shërben në Shërbimin Sekret të SHBA-së, nderohet për kontributin e tij

    Besfort Ferati, me origjinë nga Mitrovica e Kosovës, është vlerësuar nga Asociacioni i Zbatimit të Ligjit Shqiptaro-Amerikan (AALEA) për shërbimin e tij në Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Në kuadër të Muajit të Trashëgimisë Shqiptare, AALEA ka nderuar Feratin, duke vënë në pah përkushtimin, disiplinën dhe profesionalizmin e tij në shërbim të institucioneve amerikane.

    Në mesazhin e publikuar, organizata ka vlerësuar edhe kontributin e burrave dhe grave shqiptaro-amerikane që shërbejnë në institucionet federale të zbatimit të ligjit, duke theksuar se arritjet e tyre përfaqësojnë me krenari trashëgiminë shqiptare dhe forcojnë komunitetet ku ata shërbejnë, shkruan Telegrafi.

    “Dy flamuj. Një zemër. Një mision”, thuhet në mesazhin e AALEA-s, e cila thekson krenarinë për rrënjët shqiptare dhe shërbimin në mbrojtje të Shteteve të Bashkuara./Telegrafi/

  • Gati për borën dhe ngricat? MIT koordinon masat për mirëmbajtjen e rrugëve

    Gati për borën dhe ngricat? MIT koordinon masat për mirëmbajtjen e rrugëve

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka intensifikuar përgatitjet për sezonin dimëror, duke zhvilluar një takim koordinues me Policinë e Kosovës dhe operatorët ekonomikë përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve.

    Sipas njoftimit të ministrisë, në takim është diskutuar për gatishmërinë e ekipeve në terren, gjendjen e makinerive për pastrimin e borës, si dhe sigurimin e sasive të nevojshme të kripës për trajtimin e ngricave.

    Ministria ka bërë të ditur se mirëmbajtja e rrugëve realizohet gjatë gjithë vitit, ndërsa ndërhyrjet përshtaten në varësi të kushteve atmosferike dhe sezonit.

    Njëkohësisht, drejtuesve të automjeteve u është bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes, veçanërisht në rastet kur në rrugë ka borë dhe ngrica.

    MIT ka rikujtuar se pajisjet dimërore janë të detyrueshme nga 15 nëntori deri më 15 mars, duke u bërë thirrje shoferëve që para çdo udhëtimi të kontrollojnë gjendjen e gomave dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës. /Telegrafi/

  • Over 42 thousand Albanians received Italian and Greek citizenship in 2024

    Over 42 thousand people with former Albanian citizenship gained Italian or Greek citizenship during 2024, ranking Albanians at the top of the list of naturalisations in both countries.

    According to the International Migration Outlook 2026) report of the Organization for Economic Co-operation and Development ( O The ECD — a total of 42 thousand and 546 persons with former Albanian citizenship — was naturalised in Italy and Greece within a year.

    In Italy, the country’s citizenship won 31 thousand and 643 persons with former Albanian citizenship, while in Greece that number reached 10 thousand and 903.

    Albanians made up the largest group of naturalised in both states. In Italy, they ranked before the Moroccans, with 27 thousand and 638 cases, and Romanians, with 14 thousand and 763.

    Even in Greece, Albanians carried out convincingly. Out of a total of 14 thousand and 896 citizenships given during 2024, about 73 percent, about 10 thousand and 903 respectively, were granted to persons with former Albanian citizenship.

    OECD data shows that in Greece the number of Albanian naturalisations rose from 9 thousand and 943 in 2023 to 10 thousand and 903 in 2024. On the contrary, a slight decline was recorded in Italy from 31 thousand 728 to 31 thousand and 643.

    The trend is even more pronounced when the figures are seen over a longer period of time. During 2014,2024, Italy recorded over 320 thousand naturalisations of persons with former Albanian citizenship, while Greece registered over 160 thousand.

    Requests for asylum, another immigration view

    Unlike naturalisation figures, statistics for new asylum demands present another picture of Albanian immigration.

    In Greece, 600 Albanian citizens submitted new asylum applications during 2025, compared to 590 in the preceding year. However, that number remains evidently lower than the peak of 3 thousand and 125 requirements, recorded in 2018.

    Meanwhile, in Ireland, new asylum demands by Albanian citizens reached 190 during 2025, up from 180 in 2024. Even in this country, the figures are much lower than the peak of 970 applications, registered in 2019.

    Naturalisations and asylum demands represent two different migration processes. The first are related to gaining the country’s citizenship host by persons with migration stories, while the second to new demands for international protection.

    O Report The ECD does not specify whether those who gained Italian or Greek citizenship during 2024 have also renounced Albanian citizenship. For this reason, these figures do not automatically imply that Albania has lost as many citizens.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mbi 42 mijë shqiptarë morën shtetësinë italiane dhe greke në vitin 2024

    Mbi 42 mijë shqiptarë morën shtetësinë italiane dhe greke në vitin 2024

    Mbi 42 mijë shqiptarë morën shtetësinë italiane dhe greke në vitin 2024

    Mbi 42 mijë persona me shtetësi të mëparshme shqiptare fituan shtetësinë italiane ose greke gjatë vitit 2024, duke i renditur shqiptarët në krye të listës së natyralizimeve në të dyja vendet.

    Sipas raportit “International Migration Outlook 2026” të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), gjithsej 42 mijë e 546 persona me shtetësi të mëparshme shqiptare u natyralizuan në Itali dhe Greqi brenda një viti.

    Në Itali, shtetësinë e këtij vendi e fituan 31 mijë e 643 persona me shtetësi të mëparshme shqiptare, ndërsa në Greqi ky numër arriti në 10 mijë e 903.

    Shqiptarët përbënin grupin më të madh të të natyralizuarve në të dyja shtetet. Në Itali, ata u renditën para marokenëve, me 27 mijë e 638 raste, dhe rumunëve, me 14 mijë e 763.

    Edhe në Greqi, shqiptarët kryesuan bindshëm. Nga gjithsej 14 mijë e 896 shtetësi të dhëna gjatë vitit 2024, rreth 73 për qind, përkatësisht 10 mijë e 903, iu dhanë personave me shtetësi të mëparshme shqiptare.

    Të dhënat e OECD-së tregojnë se në Greqi numri i natyralizimeve të shqiptarëve u rrit nga 9 mijë e 943 në vitin 2023 në 10 mijë e 903 në vitin 2024. Në Itali, përkundrazi, u shënua një rënie e lehtë, nga 31 mijë e 728 në 31 mijë e 643.

    Trendi është edhe më i theksuar kur shihen shifrat në një periudhë më të gjatë kohore. Gjatë viteve 2014–2024, Italia regjistroi mbi 320 mijë natyralizime të personave me shtetësi të mëparshme shqiptare, ndërsa Greqia mbi 160 mijë.

    Kërkesat për azil, një tjetër panoramë e emigracionit

    Ndryshe nga shifrat e natyralizimeve, statistikat për kërkesat e reja për azil paraqesin një tablo tjetër të emigracionit shqiptar.

    Në Greqi, 600 shtetas shqiptarë paraqitën kërkesa të reja për azil gjatë vitit 2025, krahasuar me 590 në vitin paraprak. Megjithatë, ky numër mbetet dukshëm më i ulët se kulmi prej 3 mijë e 125 kërkesash, i regjistruar në vitin 2018.

    Ndërkaq, në Irlandë, kërkesat e reja për azil nga shtetasit shqiptarë arritën në 190 gjatë vitit 2025, nga 180 sa ishin në vitin 2024. Edhe në këtë shtet, shifrat janë shumë më të ulëta se kulmi prej 970 kërkesash, i regjistruar në vitin 2019.

    Natyralizimet dhe kërkesat për azil përfaqësojnë dy procese të ndryshme migracioni. Të parat lidhen me fitimin e shtetësisë së vendit pritës nga persona me histori migracioni, ndërsa të dytat me kërkesat e reja për mbrojtje ndërkombëtare.

    Raporti i OECD-së nuk specifikon nëse personat që fituan shtetësinë italiane ose greke gjatë vitit 2024 kanë hequr dorë edhe nga shtetësia shqiptare. Për këtë arsye, këto shifra nuk nënkuptojnë automatikisht se Shqipëria ka humbur po aq shtetas.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Alleged by Kosovo to US Cyber Crimes Suspect

    A Kosovo citizen has been extradited from Kosovo to the United States, as he was wanted by international arrest warrant for criminal acts linked to cyber crimes.

    According to the Kosovo Police’s announcement, extradition was carried out on November 19, 2026 by the Directorate for International Police Co-operation, in co-ordination with other relevant units and justice institutions.

    The suspect was wanted by American law institutions, while his surrender to US authorities was made at the International Airport HINAem Jasharı.

    He surrendered to the American unit U.S. Marshals, who was responsible for taking over his surrender.

    Kosovo police have indicated that they will continue co-operation with local and international institutions for preventing and fighting criminal activities, as well as for the capture of wanted persons at home and abroad.

    Source Layer: Insander

  • Ekstradohet nga Kosova në SHBA i dyshuari për krime kibernetike

    Ekstradohet nga Kosova në SHBA i dyshuari për krime kibernetike

    Ekstradohet nga Kosova në SHBA i dyshuari për krime kibernetike

    Një shtetas i Kosovës është ekstraduar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vepra penale që ndërlidhen me krimet kibernetike.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 19 nëntor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë.

    I dyshuari kërkohej nga institucionet e drejtësisë amerikane, ndërsa dorëzimi i tij tek autoritetet e SHBA-së është bërë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

    Ai iu dorëzua njësisë amerikane U.S. Marshals, e cila ishte përgjegjëse për marrjen në dorëzim të tij.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve kriminale, si dhe për kapjen e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

    Burimi: Insajderi

  • Trump pas takimit me Putinin: Gjëra të mrekullueshme pritet të ndodhin

    Trump pas takimit me Putinin: Gjëra të mrekullueshme pritet të ndodhin

    Të dy presidentët janë përshëndetur me shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje, ndërsa para gazetarëve Trump ka shprehur optimizëm për rezultatet e takimit.

    “Presim me padurim takimin tonë”, ka deklaruar Trump, duke theksuar se ai dhe Putini kanë pasur marrëdhënie të mira për shumë vite.

    Ai ka thënë se nga ky takim mund të dalin zhvillime të rëndësishme.

    “Mendoj se shumë gjëra të mrekullueshme mund të dalin nga kjo, ose të paktën të fillojnë”, ka deklaruar presidenti amerikan.

    Takimi mes Trumpit dhe Putinit zhvillohet në një kohë kur çështjet ndërkombëtare dhe raportet mes fuqive të mëdha mbeten në qendër të vëmendjes.

    Burimi: RTKLive

  • Elshani: Kemi angazhuar 22 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në Prishtinë

    Elshani: Kemi angazhuar 22 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në Prishtinë

    Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, ka njoftuar se janë angazhuar 22 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e kryeqytetit.

    Përmes një postimi, Elshani ka bërë të ditur se ky angazhim synon të ofrojë më shumë mbështetje për nxënësit që kanë nevojë për përkrahje të veçantë gjatë procesit arsimor.

    “E di që nevojat janë edhe më të mëdha, por po punojmë që çdo fëmijë të ketë kujdesin, vëmendjen dhe mbështetjen që meriton”, ka shkruar Elshani.

    Ai ka theksuar se synimi është që çdo nxënës që ka nevojë për mbështetje të ketë një asistent. /Telegrafi/

  • Është 55 vjeç, luan futboll dhe punon në një lartësi prej 70 metrash – uruguaiani i njohur si 'Vitamina' dëshiron të luajë në Evropë

    Është 55 vjeç, luan futboll dhe punon në një lartësi prej 70 metrash – uruguaiani i njohur si ‘Vitamina’ dëshiron të luajë në Evropë

    Adrian Silva (55 vjeç), një futbollist uruguaian i njohur me nofkën ‘Vitamina’, nuk po mendon ende për pensionimin. Ai luan për Club Social y Deportivo Cardenales në Serie A të Liga Mayor de San Jose dhe, përveç futbollit, jeton duke larë dritaret e ndërtesave deri në 70 metra të larta.

    Silva ka ndërruar klub 21 herë gjatë karrierës së tij, luan si qendërmbrojtës dhe pretendon se edhe në moshën 55 vjeç mund të luajë një ndeshje të plotë.

    Në një intervistë me gazetën AS, ‘Vitamina’ rishikoi karrierën e tij, zbuloi zakonet e tij të përditshme dhe rrëfeu ëndrrën e tij më të madhe: “Do të doja të luaja në Evropë”.

    21 klube. Qindra anekdota dhe mijëra kujtime. Përvoja që ‘Vitamina’ Silva ka grumbulluar gjatë viteve i lejon atij të flasë sinqerisht për profesionin dhe formën e tij aktuale: “Kam kaluar shumë vite duke luajtur në divizionin e tretë. Tani, në ligën ku jam, niveli është mbresëlënës. Megjithatë, punoj si pastrues xhamash në një lartësi prej 70 metrash”.

    Kjo pasqyron një realitet të zymtë: ndonjëherë, edhe në divizionet më të larta, futbolli nuk të lejon të jetosh rehat. Adrian zgjohet në orën gjashtë të mëngjesit dhe punon deri në mesditë. Pasdite, ai stërvitet. Ai e bën këtë së bashku me shokët e tij të ekipit. Natën, ai vazhdon të ëndërrojë.

    Si ndiheni?

    Ndihem super. Po luaj nëntëdhjetë minuta të plota në shumicën e ndeshjeve. Klubi ka besim të plotë tek unë. Ekipi është në mes të tabelës dhe liga është shumë konkurruese.

    Si është një ditë tipike për Adrian Silva-n?

    Zgjohem në orën gjashtë të mëngjesit dhe përgatis një mëngjes të mirë e të shëndetshëm. Pastaj shkoj në punë duke pastruar dritaret në lartësi. Bëj një sy gjumë dhe në palestër bëj stërvitje me pesha, vrapoj në pistë vrapimi dhe përdor biçikletën stacionare. Pastaj shkoj në klubin tim tre herë në javë në qytetin e San Jose. Është një orë udhëtim për në punë, përcjell Telegrafi.

    Çfarë është më e rëndësishme: të ushqyerit apo puna fizike?

    Ato shkojnë dorë për dore. Nëse nuk ke një dietë të mirë, nuk mund të performosh mirë. Unë i shikoj lojtarët profesionistë të futbollit dhe përpiqem t’i bëj të gjitha ashtu siç bëjnë ata. Jam 55 vjeç dhe kjo është diçka që duhet ta marrësh parasysh kur garon.

    Në cilën pozicion ndiheni më rehat?

    Zakonisht luaj si qendërmbrojtës; është pozicioni ku ndihem më rehat. Kam aftësi të shkëlqyera në pasime dhe e ndihmoj ekipin që nga aty.

    Cila është mosha mesatare e ekipit?

    Ka djem mbi 30 vjeç, djem në të njëzetat… të të gjitha moshave. Gjëja më e mahnitshme është se në moshën time unë ende luaj atje. E di çfarë dëshiron trajneri nga unë dhe jap gjithçka për shokët e mi të ekipit, transmeton Telegrafi.

    A jeni ndjerë ndonjëherë i diskriminuar?

    Kur më nënshkruan, më kishin parë tashmë duke luajtur. Jam një futbollist shumë i mirë. Kam talent teknik dhe kjo i sjell shumë dobi sistemit me të cilin luajmë. Bëj atë që më kërkon trajneri dhe deri më tani, ka funksionuar shumë mirë. Kam qenë edhe në klube ku nuk kam luajtur aq shumë. Këtë herë, klubi vendosi të më nënshkruajë pa marrë parasysh moshën time.

    Me cilin futbollist ngjan?

    Unë e adhuroj Robert Carmonën, i cili është lojtari më i vjetër në botë. Ai është gjithashtu një mik i imi. Ai është një shembull i shkëlqyer.

    A keni menduar të hiqni dorë kohët e fundit?

    Nuk mund të ndalem së luajturi sepse trupi im më lejon ende të vazhdoj. Çdo vit marr oferta nga ekipe të reja. Kam propozime për vitin e ardhshëm. Ky vit shkoi shumë mirë për mua; fillova pothuajse çdo ndeshje, duke luajtur 90 minuta. Kjo nuk është një arritje e vogël.

    Njerëzit janë shumë të kënaqur me performancën time; mora duartrokitje në këmbë në San José. Kjo shkon krah për krah me shumë punë të palodhur dhe një dietë të mirë. Siç thashë, stërvitja çdo ditë është çelësi i performancës dhe mënyra më e mirë për të mposhtur moshën. Ata që nuk stërviten nuk do të arrijnë askund. Nëse stërvitesh çdo ditë, nuk ka kufi moshe.

    Nga vjen nofka “Vitaminë”?

    Në vitin 2004, pata disa dhimbje në këmbë. Shkova te trajneri dhe i thashë se po kisha disa probleme. Ai më tha të shkoja te mjeku, te një fizioterapist. Ai më përshkroi disa vitamina. Pas 20 ditësh fillova të ndihesha më mirë. U bë një histori qesharake sepse një muaj më vonë kërkova një shishe tjetër dhe të gjithë shokët e mi të ekipit në dhomën e zhveshjes po bënin shaka për këtë. Kështu e mora nofkën për pjesën tjetër të karrierës sime.

    Si funksionon psikologjikisht?

    Punon duke qenë realist dhe i fortë mendërisht. Ndonjëherë luaj, ndonjëherë jo. Kur dal në fushë, i them vetes se nuk mund të humbas asnjë pasim. Nëse arrij të bëj një, dy, tre… gjërat ndryshojnë dhe unë jam aktiv. Jam aty, plotësisht i angazhuar në lojë.

    A mund ta imagjinoni një jetë pa futboll?

    Jo. Unë stërvitem çdo ditë, edhe kur jam i lodhur nga puna. Kur të vijë ai moment, do të duhet të jem shumë mirë i përgatitur mendërisht. Kjo është arsyeja pse puna me profesionistë është thelbësore. Mënyra juaj e të menduarit është gjithçka.

    Si do të dëshironit të mbaheshit mend?

    Si një njeri i mirë, kam lënë shumë mesazhe pozitive. Çdo i ri mund të shkojë larg. Ata duhet të vendosin një qëllim, në çdo disiplinë. Më pëlqen të shoh njerëzit të kenë sukses dhe të përmbushin ëndrrat e tyre.

    Këshilla për një të ri që fillon karrierën e tij profesionale

    Le të triumfojë; le të jetë këmbëngulës.

    Çfarë mendoni për ekipin kombëtar të Uruguait?

    Është i patëmetë. Ne kemi Forlanin. Një lojtar i klasit botëror. Uruguai po fiton ndeshje dhe po luan shumë mirë tani. /Telegrafi/

  • BE-ja propozon një kredi të re prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën – sa do të kushtojë dhe a do të kthehet?

    BE-ja propozon një kredi të re prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën – sa do të kushtojë dhe a do të kthehet?

    Bashkimi Evropian po përgatitet të ofrojë një kredi të re prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën, me qëllim që ta ndihmojë vendin të përballojë deficitin në rritje të buxhetit si pasojë e luftës. Megjithatë, plani ngre disa pikëpyetje: sa do t’u kushtojë kjo kredi vendeve anëtare dhe a do të jetë Ukraina në gjendje ta kthejë atë?

    “BE-ja është po aq e përkushtuar sa gjithmonë për ta mbështetur Ukrainën, si gjatë luftës, ashtu edhe në paqe”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë prezantimit të propozimit.

    Sipas saj, kredia do t’i japë Ukrainës një pozicion më të fortë në tryezën e negociatave. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e falënderoi publikisht, duke theksuar se mbështetja e fuqishme për vendin e tij është sinjali më i mirë për Rusinë se lufta duhet të përfundojë.

    Propozimi ende duhet të miratohet nga liderët e BE-së, ndërsa nevoja për ndihmë po bëhet gjithnjë e më urgjente. Sulmet e vazhdueshme ruse kanë rritur shpenzimet e Ukrainës dhe varësinë e saj nga ndihma e jashtme.

    Megjithatë, qeveritë evropiane përballen edhe me presionin e opinionit publik, në një kohë kur qytetarët po përballen me fatura të larta të energjisë, buxhete të kufizuara dhe pakënaqësi në rritje, transmeton Telegrafi.

    Pse po propozohet kredia e re?

    Në dhjetor të vitit të kaluar, liderët e BE-së ranë dakord për një kredi prej 90 miliardë eurosh, e cila synonte të mbulonte nevojat ushtarake dhe financiare të Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027.

    Ky financim ishte planifikuar duke marrë parasysh mundësinë që lufta e Rusisë kundër Ukrainës të përfundonte gjatë vitit 2026.

    Por situata ka marrë drejtim tjetër. Moska ka shtuar sulmet, duke rënduar gjendjen ekonomike të Ukrainës dhe duke e vështirësuar edhe më shumë përballimin e dimrit.

    Sulmet kanë penguar aktivitetin e bizneseve, dëmtuar sistemin energjetik dhe zvogëluar mundësinë e Kievit për të mbledhur të ardhura publike. Vështirësitë janë shtuar edhe nga bllokada në Detin e Zi, një rrugë jetike për eksportet bujqësore të Ukrainës.

    Si pasojë, në buxhetin ukrainas për vitin 2027 është krijuar një deficit prej rreth 70 miliardë eurosh. Në samitin e tetorit, liderët evropianë dëgjuan shqetësimet e Zelenskyt dhe u pajtuan se kjo situatë kërkon ndërhyrje.

    Pse pikërisht 45 miliardë euro?

    Shuma është përcaktuar sipas ndarjes së barrës financiare mes Bashkimit Evropian dhe aleatëve të Ukrainës.

    Vitin e kaluar, BE-ja mori përsipër të mbulonte dy të tretat e nevojave të vlerësuara të Ukrainës, të cilat arrinin në 135 miliardë euro. Kjo rezultoi në kredinë prej 90 miliardë eurosh.

    Tani, Brukseli po propozon të njëjtën formulë: 45 miliardë euro, që përbëjnë dy të tretat e deficitit prej 70 miliardë eurosh.

    Pjesën e mbetur prej 25 miliardë eurosh pritet ta sigurojnë aleatë të tjerë, si Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Kanadaja, Japonia dhe Australia.

    Komisioni Evropian ka propozuar dy mënyra për të siguruar kontributin e këtyre vendeve: përmes garancive shtesë prej pesë miliardë eurosh, me vlerësim AAA, ose duke zgjeruar një kredi të mëparshme të G7-s, e mbështetur nga fitimet e jashtëzakonshme që krijohen nga asetet e ngrira ruse.

    Ndërkohë, mundësitë që SHBA-ja të kontribuojë financiarisht konsiderohen të vogla, pavarësisht fitores së gjerë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e mesmandatit.

    “Nuk do të ishte e mençur të ndërtohej buxheti vetëm mbi shpresën”, tha me ironi një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian.

    Si do të sigurohen paratë?

    BE-ja planifikon t’i sigurojë 45 miliardë eurot përmes huamarrjes së përbashkët.

    Komisioni Evropian, i cili ka vlerësimin më të lartë kreditor AAA, do të emetojë obligacione me afate të ndryshme maturimi në tregjet financiare dhe do t’i marrë gradualisht paratë në emër të të gjitha shteteve anëtare.

    Kjo është e njëjta metodë që u përdor edhe për kredinë prej 90 miliardë eurosh.

    Nëse miratohet propozimi i ri, shuma e përgjithshme që BE-ja do të mobilizojë për Ukrainën gjatë viteve 2026 dhe 2027 do të arrijë në 135 miliardë euro.

    Sa do të kushtojë kredia?

    Huamarrja e përbashkët ka kosto të konsiderueshme, veçanërisht në kushtet aktuale ekonomike.

    Shpenzimet e huamarrjes janë rritur në mbarë botën për shkak të pasigurive energjetike, tensioneve gjeopolitike, shqetësimeve për borxhin publik dhe investimeve të mëdha në inteligjencën artificiale.

    Zyrtarët e Komisionit Evropian vlerësojnë se interesi vjetor për kreditë do të arrijë në rreth gjashtë miliardë euro.

    Prej kësaj shume, rreth 3.5 miliardë euro do të jenë interes për kredinë ekzistuese prej 90 miliardë eurosh, nga tre miliardë euro sa ishte parashikuar fillimisht. Ndërsa kredia e re prej 45 miliardë eurosh pritet të gjenerojë shpenzime vjetore interesi prej dy deri në 2.5 miliardë eurosh.

    Vendet anëtare do t’i subvencionojnë këto interesa, në mënyrë që barra financiare të mos i kalojë Ukrainës.

    Plani aktual është që pagesat vjetore të mbulohen nga një fond i posaçëm prej 100 miliardë eurosh, të cilin Brukseli e ka parashikuar për Ukrainën në buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së.

    Por përdorimi i këtij fondi për interesat do ta zvogëlonte shumën në dispozicion për Ukrainën me 42 miliardë euro, duke kufizuar ndihmën që mund të përdoret për nevoja të tjera.

    Një alternativë tjetër është krijimi i një instrumenti të veçantë financiar për mbulimin e interesave, në mënyrë që fondi prej 100 miliardë eurosh të mbetet i paprekur.

    Çështja e financimit po e lidh gjithnjë e më shumë ndihmën për Ukrainën me buxhetin e përgjithshëm të BE-së, për të cilin kërkohet unanimiteti i të gjitha vendeve anëtare.

    Cilat vende kërkojnë të mos marrin pjesë?

    Para prezantimit të propozimit, katër vende anëtare – Sllovakia, Çekia, Hungaria dhe Bullgaria – sinjalizuan se nuk dëshirojnë të përfshihen në skemën e re.

    “Kundërshtoj qartë luftën, armët dhe kreditë për luftë, ndërsa mbështes paqen”, deklaroi kryeministri sllovak, Robert Fico.

    Sllovakia, Çekia dhe Hungaria tashmë janë përjashtuar nga skema e kredisë prej 90 miliardë eurosh dhe kërkojnë ta vazhdojnë këtë politikë. Ndërkohë, kryeministri bullgar Rumen Radev, i cili ka kritikuar vazhdimisht dërgesat e armëve për Ukrainën, dëshiron që edhe vendi i tij t’i bashkohet këtij grupi.

    Ky qëndrim ka shkaktuar pakënaqësi te kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili argumenton se mbështetja për Ukrainën është çështje e sigurisë së përbashkët evropiane dhe se edhe barra financiare duhet të ndahet mes të gjitha vendeve.

    Merz ka kërcënuar se do të bllokojë buxhetin e ardhshëm të BE-së, i cili përfshin miliarda euro fonde të kohezionit nga të cilat përfitojnë këto katër shtete, nëse kredia nuk mbështetet nga të 27 vendet anëtare.

    “E mbështes kancelarin”, tha von der Leyen, duke shtuar se është shumë e bindur se marrëveshja do të arrihet me të gjitha vendet.

    Komisioni Evropian u ka ofruar katër shteteve mundësinë që të marrin pjesë në pjesën buxhetore të kredisë, prej 20 miliardë eurosh, por të përjashtohen nga pjesa ushtarake, prej 25 miliardë eurosh.

    Megjithatë, kjo mundësi nuk pritet t’i ndryshojë qëndrimet e tyre, pasi kundërshtimi lidhet kryesisht me arsye politike.

    A do të kthehen ndonjëherë paratë?

    Sipas planit të BE-së, Ukraina do të detyrohet të kthejë kredinë prej 90 miliardë eurosh ose atë të re prej 45 miliardë eurosh vetëm nëse Rusia pranon të paguajë reparacione lufte, si pjesë e një marrëveshjeje të ardhshme paqeje.

    Deri atëherë, kreditë do të vazhdojnë të shtyhen pa një afat të përcaktuar për shlyerjen e tyre.

    Moska i ka kundërshtuar vazhdimisht kërkesat për të paguar reparacione, duke rritur mundësinë që BE-ja të detyrohet të marrë përsipër barrën financiare në një formë ose në një tjetër.

    Brukseli thotë se “ruan të drejtën” për t’i përdorur asetet ruse të ngrira, me vlerë rreth 210 miliardë euro, për të shlyer ndihmën e dhënë Ukrainës.

    Megjithatë, një veprim i tillë do t’ia hiqte Kievit mundësinë për të përfituar nga këto mjete në rindërtimin e vendit pas përfundimit të luftës.

    Ukraina, e cila tashmë ka borxhe ndaj partnerëve dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, në asnjë rast nuk pritet t’i paguajë këto shuma drejtpërdrejt nga buxheti i saj.

    “Gjithmonë mund të merret një vendim politik për faljen e borxhit”, tha një zyrtar i lartë evropian.

    Në praktikë, Bashkimi Evropian është shndërruar në huadhënësin e fundit për Ukrainën dhe pritet të vazhdojë të mbajë këtë rol edhe për një kohë të gjatë. /Telegrafi/