Blog

  • Trump paralajmëron Iranin: Lufta do të përfundojë shumë shpejt, ose me marrëveshje ose me forcë

    Trump paralajmëron Iranin: Lufta do të përfundojë shumë shpejt, ose me marrëveshje ose me forcë

    Trump paralajmëron Iranin: Lufta do të përfundojë shumë shpejt, ose me marrëveshje ose me forcë

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër paralajmërim ndaj Iranit, duke deklaruar se lufta mes dy vendeve do të përfundojë shumë shpejt, qoftë përmes një marrëveshjeje diplomatike, qoftë përmes ndërhyrjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

    Në një intervistë për rrjetin televiziv RSBN, Trump u shpreh i bindur se Uashingtoni ka arritur një fitore të rëndësishme ushtarake dhe se konflikti po i afrohet fundit.

    “Ne kemi arritur një fitore kaq të madhe dhe do ta përfundojmë çështjen shumë shpejt, në një mënyrë ose në një tjetër. Ose ata do të bëjnë një marrëveshje, ose ne do ta përfundojmë atë”, deklaroi presidenti amerikan.

    Trump la të kuptohet se Teherani ende ka mundësinë të zgjedhë rrugën diplomatike, por nuk dha detaje se çfarë veprimesh mund të ndërmarrë administrata amerikane nëse negociatat dështojnë.

    Deklaratat e tij vijnë në kohën kur zyrtarët iranianë dhe ndërmjetësit nga Katari po zhvillojnë bisedime në Doha, për të tretën ditë radhazi, me synimin për të arritur një marrëveshje që do të hapte rrugën për rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta mes Uashingtonit dhe Teheranit.

    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka konfirmuar se konsultimet po vazhdojnë, por ka bërë të ditur se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar lidhur me propozimin që po shqyrtohet.

    Ai theksoi se Irani mbetet i përgatitur si për një zgjidhje diplomatike, ashtu edhe për një përballje ushtarake.

    Ndërkohë, Trump ka deklaruar se nuk planifikon të urdhërojë sulme të reja ndaj Iranit para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të parapara për 3 nëntor.

    Megjithatë, presidenti amerikan nuk e ka përjashtuar mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake nëse nuk arrihet një marrëveshje me Teheranin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Nine operations and a continuing battle for patient Saranda Jakupi demonstrates the difficulties of coping with breast cancer

    Nine operations and a continuing battle for patient Saranda Jakupi demonstrates the difficulties of coping with breast cancer

    Nine surgical surgery, years of treatment, and a constant emotional confrontation. This is the story of Saranda Jakupi, who has been facing breast cancer for over six years.

    In the podcaster United Hospital i n The Laseric Center of the Eye ʹKubati, she has confessed the challenges she has faced and the difficulties she has faced.

    Jakup has shown that the disease has significantly affected her life, not just in a physical way, but especially in her emotional way.

    Asked how the way she views her body and herself after being diagnosed, she has acknowledged that the changes have been great.

    There’s a huge difference. Not to the physical appearance, that is, we talk about that spirit, she confessed to Saranda.

    It has shown that during coping with the disease, surgery has been subjected to both breast surgery and six other interventions in the excise section, respectively, in the armpit area.

    I’m an opera of two breasts, and I’ve had interventions six times in the excise. So, about eight operations for a very short time, she said.

    But that was not all.

    Saranda has indicated that about four months before the interview, she had also performed the ninth operation, this time on her neck.

    Now I’ve done it a couple of months ago, and the nineth surgery on my neck, and Jakupi said it.

    Despite numerous interventions and changes in her body, she says that in time she has been able to adapt to her physical appearance.

    For more look at the complete podcaster.

    YouTube www.youtube.com

  • Nëntë operime dhe një betejë që vazhdon – pacientja Saranda Jakupi rrëfen vështirësitë në përballjen me kancerin e gjirit

    Nëntë operime dhe një betejë që vazhdon – pacientja Saranda Jakupi rrëfen vështirësitë në përballjen me kancerin e gjirit

    Nëntë ndërhyrje kirurgjikale, vite të tëra trajtimesh dhe një përballje e vazhdueshme emocionale. Kjo është historia e Saranda Jakupit, e cila prej më shumë se gjashtë vjetësh po përballet me kancerin e gjirit.

    Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”, ajo ka rrëfyer sfidat që ka kaluar dhe vështirësitë me të cilat vazhdon të përballet.

    Jakupi ka treguar se sëmundja ka ndikuar ndjeshëm në jetën e saj, jo vetëm në aspektin fizik, por veçanërisht në atë emocional.

    E pyetur se si ka ndryshuar mënyra se si e sheh trupin dhe veten pas diagnostikimit, ajo ka pranuar se ndryshimet kanë qenë të mëdha.

    “Ka ndryshim shumë të madh. Jo për kah pamja fizike, se domethënë ne flasim për atë shpirtërore”, ka rrëfyer Saranda.

    Ajo ka treguar se gjatë përballjes me sëmundjen i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në të dy gjinjtë, si dhe gjashtë ndërhyrjeve të tjera në pjesën aksillare, përkatësisht në zonën e sqetullave.

    “Unë jam operu prej dy gjinjëve, edhe kam pasë intervenime edhe gjashtë herë tjera në pjesën aksillare. Domethënë, diku tetë operime për një kohë shumë të shkurtër”, ka deklaruar ajo.

    Por ndërhyrjet nuk përfunduan me kaq.

    Saranda ka treguar se rreth katër muaj para intervistës kishte kryer edhe operimin e nëntë, kësaj radhe në pjesën e qafës.

    “Tash e kam bo para nja katër muajve edhe operimin e nëntë në pjesën e qafës”, është shprehur Jakupi.

    Pavarësisht ndërhyrjeve të shumta dhe ndryshimeve që ka përjetuar në trup, ajo thotë se me kalimin e kohës ka arritur të përshtatet me pamjen e saj fizike.

    Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

    – YouTube www.youtube.com

  • E hëna me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona

    E hëna me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona

    Ditën e hënë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës.

    Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në zonën e jugut e gradualisht të shtrihen në pjesën tjetër të territorit.

    Në zonën e jugut e pjesërisht në qendër reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

    Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

    Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 19 m/s. Valëzim në dete të forcës 3-5 ballë. /tch/

  • Kimi Antonelli breaks the historical record, becomes the newest Formula 1 champion.

    Kimi Antonelli is the world’s new champion in Forum 1 for 2026, writing stories on automobile elite.

    The Italian Mercedes pilot has mathematically secured the title at the Great Prize of Mexico, despite three competitions left until the end of the season.

    At the age of only 20 and 68 days, Antonelli becomes the world’s newest champion in Formula 1.

    Italy finished the race in third position, after Max Verstappen and Lewis Hamilton, a result that sufficed to secure the title.

    This is a historic success for Antonelli and Mercedes, as Italian talent has succeeded in triumphing in the race for the most prestigious title of automobileism, leaving behind the great names of the sport.

    Form 1 has officially confirmed its triumph, hailing it as the world’s newest champion in history.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ori Nebiaj discovers for the first time that he has frozen his eggs: I’ve taken steps

    Albanian journalist and author Mira Kazhani has made a very personal story during the show Goca and Graí, where she spoke openly about her desire to be a mother and dream that she failed to accomplish.

    During the studio conversation, Kazhani indicated that if he had the opportunity to go back in time, he would choose the egg freeze as an opportunity to preserve alternatives to motherhood in the future.

    She said that this procedure is an opportunity women should consider, especially if they want to postpone their decision to bear children.

    It’s good to freeze the eggs. Let’s be there. Now, frankly, I’ve in the book confessed everything, Kazhani said.

    In the same conversation, the Ori Nebiaj moderator found that he has already carried out this procedure, indicating that he has been thinking about the possibility of delaying the ambisia.

    I’ve taken precautions, Nebiaj said.

    Kazhan’s confession prompted discussion of the desire to become a parent, the challenges women may experience on this journey, and the possibilities that modern religion – preservation medicine offers.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ori Nebiaj zbulon për herë të parë se i ka ngrirë vezët: I kam marrë masat

    Ori Nebiaj zbulon për herë të parë se i ka ngrirë vezët: I kam marrë masat

    Ori Nebiaj zbulon për herë të parë se i ka ngrirë vezët: I kam marrë masat

    Gazetarja dhe autorja shqiptare, Mira Kazhani, ka bërë një rrëfim mjaft personal gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, ku ka folur hapur për dëshirën e saj për t’u bërë nënë dhe ëndrrën që nuk arriti ta realizonte.

    Gjatë bisedës në studio, Kazhani tregoi se, po të kishte mundësinë të kthehej pas në kohë, do të zgjidhte ngrirjen e vezëve, si një mundësi për të ruajtur alternativat për t’u bërë nënë në të ardhmen.

    Ajo u shpreh se kjo procedurë është një mundësi që gratë duhet ta marrin në konsideratë, veçanërisht nëse dëshirojnë ta shtyjnë vendimin për të pasur fëmijë.

    “Është mirë që t’i ngrijmë vezët. Le të jetë aty. Tani, të them të drejtën, unë në libër i kam rrëfyer të gjitha”, deklaroi Kazhani.

    Në të njëjtën bisedë, moderatorja Ori Nebiaj zbuloi se e ka kryer tashmë këtë procedurë, duke treguar se ka menduar për mundësinë e shtyrjes së amësisë.

    “I kam marrë masat”, tha Nebiaj.

    Rrëfimi i Kazhanit nxiti diskutimin për dëshirën për t’u bërë prind, sfidat që mund të përjetojnë gratë në këtë rrugëtim dhe mundësitë që ofron mjekësia moderne për ruajtjen e fertilitetit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kimi Antonelli thyen rekordin historik, bëhet kampioni më i ri i Formula 1

    Kimi Antonelli thyen rekordin historik, bëhet kampioni më i ri i Formula 1

    Kimi Antonelli thyen rekordin historik, bëhet kampioni më i ri i Formula 1

    Kimi Antonelli është kampioni i ri i botës në Formula 1 për vitin 2026, duke shkruar histori në elitën e automobilizmit.

    Piloti italian i Mercedesit e ka siguruar matematikisht titullin në Çmimin e Madh të Meksikës, pavarësisht se kanë mbetur edhe tri gara deri në përfundim të sezonit.

    Në moshën vetëm 20-vjeçare e 68 ditëshe, Antonelli bëhet kampioni më i ri i botës në historinë e Formula 1.

    Italiani e përfundoi garën në pozitën e tretë, pas Max Verstappenit dhe Lewis Hamiltonit, rezultat që i mjaftoi për të siguruar titullin.

    Ky është një sukses historik për Antonellin dhe Mercedesin, pasi talenti italian ka arritur të triumfojë në garën për titullin më prestigjioz të automobilizmit, duke lënë pas emra të mëdhenj të këtij sporti.

    Formula 1 e ka konfirmuar zyrtarisht triumfin e tij, duke e përshëndetur si kampionin më të ri të botës në histori.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mbi 200 vota dallim, KSHZ konfirmon fitoren e Arkin Jahijit në Bërvenicë

    Mbi 200 vota dallim, KSHZ konfirmon fitoren e Arkin Jahijit në Bërvenicë

    Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, është fituesi i raundit të dytë të zgjedhjeve të parakohshme lokale për kryetar të Komunës së Brvenicës.

    Sipas rezultateve të publikuara nga Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pas përpunimit të të dhënave nga të gjitha 24 qendrat e votimit, Jahiji fitoi 4,442 vota, ose 50.36 përqind të votave.

    Kundërshtari i tij, Stojanço Radichevski nga koalicioni “Maqedonia Jote”, i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, mori 4,177 vota, ose 47.36 përqind. Diferenca midis dy kandidatëve është 265 vota.

    Në raundin e dytë votuan gjithsej 8,820 votues, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 54.29 përqind, dhe u regjistruan 201 fletëvotime të pavlefshme.

    Rezultati në Brvenicë shkaktoi edhe reagime politike. OBRM-PDUKM akuzoi VLEN-in për mbështetjen e kandidatit të BDI-së në raundin e dytë, ndërsa përfaqësuesit e partisë folën edhe për mobilizimin e votuesve nga jashtë vendit./Telegrafi/

  • Mbi 1 mijë gazetarë të vrarë në 14 vjet, bota shënon ditën kundër pandëshkueshmërisë së krimeve

    Mbi 1 mijë gazetarë të vrarë në 14 vjet, bota shënon ditën kundër pandëshkueshmërisë së krimeve

    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve kundër gazetarëve, e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes Rezolutë së Asamblesë së Përgjithshme A/RES/ 68/163, në vitin 2013.

    Në 14 vjetët e kaluara më shumë se 1.000 gazetarë janë vrarë për raportimin e lajmeve dhe sjelljen e informacionit në publik. Në nëntë nga dhjetë raste vrasësit kalojnë të pandëshkuar.

    Mosndëshkimi çon në më shumë vrasje dhe shpesh është simptomë e përkeqësimit të konfliktit dhe prishjes së ligjit dhe sistemeve gjyqësore.

    UNESCO është e shqetësuar se pa ndëshkueshmëria dëmton shoqëritë e tëra duke mbuluar abuzime serioze të të drejtave të njeriut, korrupsionin dhe krimin.

    Rezoluta e OKB-së u kërkoi shteteve anëtare të zbatojnë masa të caktuara që kundërshtojnë kulturën aktuale të pandëshkueshmërisë. Kjo rezolutë dënon të gjitha sulmet dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave.

    Ajo gjithashtu nxit shtetet anëtare të bëjnë çmos për të parandaluar dhunën kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave, për të siguruar përgjegjshmëri, për të sjellë para drejtuesve autorët e krimeve kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave dhe të sigurojnë që viktimat të kenë qasje në mjete të përshtatshme juridike.

    Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve u zgjodh si datë në përkujtim të vrasjes së dy gazetarëve francezë në Mali, më 2 nëntor 2013.

    Ngjarja kryesore për të festuar Ditën Ndërkombëtare 2021 për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve do të jetë një tryezë e rrumbullakët e nivelit të lartë të formatit hibrid, organizuar nga Ossigeno per l’informazione dhe mbështetur nga UNESCO, më 3 nëntor 2021 në Sirakuza të Italisë.

    Ngjarja do të ofrojë një platformë për dialog mes prokurorëve dhe gazetarëve mbi masat parandaluese dhe mbrojtëse për të adresuar sigurinë e gazetarëve dhe do të nxjerrë në pah rolin instrumental të shërbimeve të prokurorisë në hetimin dhe ndjekjen penale jo vetëm të vrasjeve, por edhe të kërcënimeve për dhunë ndaj gazetarëve./kp/