Blog

  • Kosovari ekstradohet në SHBAm dyshohet për krime kibernetike

    Kosovari ekstradohet në SHBAm dyshohet për krime kibernetike

    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 19 nëntor 2026 është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Kosova drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

    Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari dyshohet se është i përfshirë në vepra penale që ndërlidhen me krimet kibernetike.

    Operacioni u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

    I ekstraduari iu dorëzua autoriteteve amerikane, përkatësisht njësisë U.S. Marshals, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin, hetimin dhe luftimin e aktiviteteve kriminale, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit. /Telegrafi/

  • Vetëm 42% e qytetarëve e konsiderojnë Zvicrën të përgatitur për kriza

    Vetëm 42% e qytetarëve e konsiderojnë Zvicrën të përgatitur për kriza

    Vetëm 42% e qytetarëve zviceranë besojnë se vendi i tyre është i përgatitur mirë për përballimin e krizave të mundshme në të ardhmen. Këtë e tregon një studim i publikuar nga Fondacioni Risiko-Dialog, i cili nxjerr në pah shqetësimet e popullsisë për sigurinë dhe gatishmërinë e Zvicrës për situata emergjente.

    Në anketën ku morën pjesë 1.878 persona të moshës 16 deri në 79 vjeç, rreziku më i madh konsiderohen fatkeqësitë natyrore, për të cilat shqetësohen 59% e të anketuarve.

    Pas tyre renditen sulmet kibernetike dhe ndërprerjet e mëdha të sistemeve informatike me 58%, ndërsa 55% shprehin shqetësim për konfliktet gjeopolitike që mund të kenë pasoja për Zvicrën.

    Gjithashtu, 40% e qytetarëve druajnë nga një krizë ekonomike, ndërsa 36% shqetësohen për ndërprerjet e furnizimit me produkte dhe mallra të nevojshme, shkruan Watson.

    Studimi tregon se edhe përgatitja e familjeve për situata emergjente mbetet e pamjaftueshme.

    Rreth 66% e familjeve kanë një kuti me barna në shtëpi, ndërsa 59% kanë rezerva të produkteve higjienike për një javë.

    Megjithatë, vetëm rreth një e treta kanë siguruar ushqim dhe ujë të mjaftueshëm për shtatë ditë, ndërsa vetëm 14% kanë diskutuar paraprakisht me familjarët se si duhet të veprojnë në rast krize.

    Sipas rezultateve, 13% e të anketuarve nuk kanë marrë asnjë masë paraprake për situata të tilla, transmeton Telegrafi.

    Sa i përket besimit në institucionet përgjegjëse për menaxhimin e krizave, policia, zjarrfikësit dhe shërbimet e shpëtimit gëzojnë besimin më të madh të qytetarëve. Në rast të një situate emergjente, rritet edhe besimi te ushtria, mbrojtja civile dhe shërbimi civil, nga 60% në 69%.

    Ndërkohë, 69% e qytetarëve deklarojnë se u besojnë njerëzve në lagjen apo fshatin ku jetojnë, duke e vënë në pah rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës së ndërsjellë në raste krizash.

    Rezultatet e studimit tregojnë se, pavarësisht besimit në institucionet shtetërore dhe shërbimet emergjente, një pjesë e madhe e popullsisë nuk e konsideron Zvicrën mjaftueshëm të përgatitur për sfidat e ardhshme dhe se gatishmëria për kriza kërkon angazhim si nga institucionet, ashtu edhe nga vetë qytetarët./Telegrafi/

  • Pas 14 orësh debatesh, Kuvendi  miraton në parim buxhetin 2027 me vlerë mbi 10 miliardë euro

    Pas 14 orësh debatesh, Kuvendi  miraton në parim buxhetin 2027 me vlerë mbi 10 miliardë euro

    Pas afro 14 orësh debatesh dhe përplasjesh mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2027.

    Projektbuxheti, me vlerë mbi 10 miliardë euro, mori 80 vota pro, asnjë abstenim dhe 25 vota kundër.

    Seanca plenare u shoqërua me diskutime të shumta mes deputetëve të të dyja krahëve politikë, ku në qendër të përplasjes ishte mënyra e shpërndarjes së fondeve publike, mbështetja sociale, pensionet, bujqësia, turizmi dhe investimet.

    Mazhoranca e cilësoi buxhetin si historik, duke theksuar rritjen e investimeve publike, dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët, uljen e TVSH-së për 54 produkte ushqimore nga 20% në 6%, si dhe shtimin e financimit për sektorë të rëndësishëm si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe mbrojtja.

    Nga ana tjetër, opozita e kundërshtoi projektbuxhetin, duke ngritur shqetësime për nivelin e mbështetjes sociale, mungesën e konsultimit me biznesin për paketën fiskale, taksat dhe efektet që ndryshimet fiskale mund të kenë te turizmi dhe profesionistët e lirë.

    Gjatë diskutimeve nuk munguan as akuzat për korrupsion, replikat politike dhe kritikat për mënyrën se si qeveria menaxhon financat publike.

    Pas miratimit në parim në seancën plenare, projektbuxheti do të rikthehet për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku do të diskutohet nen për nen dhe mund të pësojë ndryshime përpara votimit përfundimtar. /TCH/

  • What happens to your body when you stop exercise for a few weeks? Experts Answer

    Stopping exercise for a few days or weeks does not mean that all progress achieved by then is lost. While the body begins to undergo certain changes during rest periods, the return to its former form is possible as long as the activity resumes cautiously and gradually.

    Travels, work commitments, or health problems are some of the reasons people may be forced to temporarily interrupt their routine of exercise. Sometimes a several – day pause lasts a week, creating concerns that efforts and results have been lost.

    However, according to an article published by The New York TimesThe physical condition does not disappear overnight. Moreover, rest days are an important part of training programs, giving muscles time to recover.

    Experts stress that those who have taken about a week off can usually return to their previous level of activity quickly. However, different parts of the physical shape are not affected at the same rate.

    What happens to your body when you stop exercise?

    Early changes may be observed during the first week without aerobic exercise, such as running or cycling. At this time the volume of blood plasma begins to decrease, meaning that the heart pumps less blood with each beating.

    As a result, when you resume your physical activity, your heartbeat can be faster and tireder, even during exercises that you previously faced without difficulty.

    After 10 to 14 days without aerobic activity, the maximum amount of oxygen that the body can use during exercise also begins to decrease directly in its physical condition.

    The rate of this decline varies from person to person. People who regularly exercise can observe a more pronounced decline after two weeks of rest, since they have a higher condition to lose. The genetics in this process also affects, in part determining how fast the body develops or loses its capacity.

    After about a month of physical inactivity, some of the adjustments that the heart has developed through exercise begin to fade, especially the ability to pump more blood into the body. This can affect physical endurance.

    Meanwhile, skills that require speed, power and coordination, such as basketball shooting, usually fall slower than cardiovascular conditioning.

    After about a month, the loss of muscle mass and force can also begin. This process develops more slowly if a person continues his normal daily activities as he accelerates when he remains completely motionless because of an illness.

    Older people are more vulnerable to the rapid loss of muscle mass than are young ones, and it may be even more difficult to restore it.

    How can you maintain your physical form during rest?

    If you are not facing any illness or injury but simply do not have time for routines, even shorter training can help you to preserve the conclusion.

    To maintain the physical shape requires less activity than to build it from the beginning. Experts suggest that if you are able, you can do about half of the regular sessions of force or cardio exercise, preserving 60 to 80 percent of your normal intensity.

    During this period, you can stay active through other activities, such as long walks, walks in nature, or riding a bicycle. However, it is important to remember that rest also serves to refresh the body.

    How should you return to training after a pause?

    If the suspension has lasted only about a week, you may most often proceed from the level you have left. But if the pause is caused by serious injury, surgery, or illness, it is important to consult your doctor before you resume your physical activity.

    After a longer break, the return must take place gradually. Initially, it is recommended to increase the length of exercise and only then its intensity.

    For example, if you have spent two weeks without exercise, you can reach between 50 and 70 percent of your previous training volume during the first week of return. In the second week, this percentage may increase to 70 to 90 percent, depending on the physical condition and body response.

    Experts recommend that you avoid trying to compensate for all time wasted through intensive exercise, since excessive strain in a short time does not necessarily speed up the return of your physical form.

    Do not compare yourself with what you were before or with what you want to become. Focus on your current situation, coach Gemma Ward has advised.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Çfarë ndodh me trupin kur ndërpreni ushtrimet për disa javë? Ekspertët japin përgjigjen

    Çfarë ndodh me trupin kur ndërpreni ushtrimet për disa javë? Ekspertët japin përgjigjen

    Çfarë ndodh me trupin kur ndërpreni ushtrimet për disa javë? Ekspertët japin përgjigjen

    Ndërprerja e ushtrimeve fizike për disa ditë apo javë nuk do të thotë se i gjithë progresi i arritur deri atëherë humbet. Edhe pse trupi fillon të pësojë disa ndryshime gjatë periudhës së pushimit, rikthimi në formën e mëparshme është i mundur, për sa kohë që aktiviteti rifillon në mënyrë të kujdesshme dhe graduale.

    Udhëtimet, angazhimet në punë apo problemet shëndetësore janë disa nga arsyet që mund t’i detyrojnë njerëzit të ndërpresin përkohësisht rutinën e ushtrimeve. Ndonjëherë, një pauzë prej disa ditësh zgjatet në javë, duke krijuar shqetësimin se përpjekjet dhe rezultatet e arritura janë humbur.

    Megjithatë, sipas një artikulli të publikuar nga The New York Times, kondicioni fizik nuk zhduket brenda natës. Për më tepër, ditët e pushimit janë pjesë e rëndësishme e programeve të stërvitjes, pasi u japin muskujve kohë për t’u rikuperuar.

    Ekspertët theksojnë se personat që kanë bërë rreth një javë pushim zakonisht mund të rikthehen shpejt në nivelin e mëparshëm të aktivitetit. Megjithatë, pjesët e ndryshme të formës fizike nuk ndikohen me të njëjtin ritëm.

    Çfarë ndodh me trupin kur ndërpriten ushtrimet?

    Ndryshimet e para mund të vërehen që gjatë javës së parë pa ushtrime aerobike, si vrapimi apo çiklizmi. Në këtë periudhë fillon të ulet vëllimi i plazmës së gjakut, që nënkupton se zemra pompon më pak gjak me çdo rrahje.

    Si rezultat, kur rifilloni aktivitetin fizik, rrahjet e zemrës mund të jenë më të shpejta dhe lodhja mund të shfaqet më herët, edhe gjatë ushtrimeve që më parë i përballonit pa vështirësi.

    Pas 10 deri në 14 ditësh pa aktivitet aerobik, fillon të ulet edhe sasia maksimale e oksigjenit që trupi mund të shfrytëzojë gjatë ushtrimeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në kondicionin fizik.

    Shkalla e kësaj rënieje ndryshon nga personi në person. Njerëzit që ushtrohen rregullisht mund të vërejnë një rënie më të theksuar pas dy javësh pushim, pasi kanë një nivel më të lartë kondicioni për të humbur. Në këtë proces ndikon edhe gjenetika, e cila përcakton pjesërisht se sa shpejt trupi e zhvillon apo e humb këtë kapacitet.

    Pas rreth një muaji pa aktivitet fizik, fillojnë të zbehen edhe disa nga përshtatjet që zemra ka zhvilluar përmes ushtrimeve, veçanërisht aftësia për të pompuar më shumë gjak në trup. Kjo mund të ndikojë në qëndrueshmërinë fizike.

    Ndërkohë, aftësitë që kërkojnë shpejtësi, fuqi dhe koordinim, si gjuajtja e topit në basketboll, zakonisht bien më ngadalë sesa kondicioni kardiovaskular.

    Pas rreth një muaji mund të nisë edhe humbja e masës muskulore dhe e forcës. Ky proces zhvillohet më ngadalë nëse personi vazhdon aktivitetet e zakonshme të përditshme, ndërsa përshpejtohet kur qëndron plotësisht i palëvizshëm për shkak të një sëmundjeje.

    Të moshuarit janë më të rrezikuar nga humbja më e shpejtë e masës muskulore sesa të rinjtë, ndërsa mund ta kenë edhe më të vështirë rikthimin e saj.

    Si ta ruani formën fizike gjatë pushimit?

    Nëse nuk jeni duke u përballur me ndonjë sëmundje apo lëndim, por thjesht nuk keni kohë për rutinën e zakonshme, edhe stërvitjet më të shkurtra mund t’ju ndihmojnë ta ruani kondicionin.

    Për ta mirëmbajtur formën fizike nevojitet më pak aktivitet sesa për ta ndërtuar atë nga fillimi. Ekspertët sugjerojnë që, nëse keni mundësi, të realizoni rreth gjysmën e seancave të zakonshme të forcës ose ushtrimeve kardio, duke ruajtur 60 deri në 80 për qind të intensitetit të zakonshëm.

    Gjatë kësaj periudhe mund të qëndroni aktivë edhe përmes aktiviteteve të tjera, si ecjet e gjata, shëtitjet në natyrë apo ngasja e biçikletës. Megjithatë, është e rëndësishme të mos harroni se pushimi shërben edhe për çlodhjen e trupit.

    Si duhet të riktheheni në stërvitje pas një pauze?

    Nëse ndërprerja ka zgjatur vetëm rreth një javë, në shumicën e rasteve mund të vazhdoni nga niveli ku e keni lënë. Por, nëse pauza është shkaktuar nga një lëndim, operacion apo sëmundje serioze, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun përpara se të rifilloni aktivitetin fizik.

    Pas një ndërprerjeje më të gjatë, rikthimi duhet të bëhet gradualisht. Fillimisht rekomandohet të rritet kohëzgjatja e ushtrimeve dhe vetëm më pas intensiteti i tyre.

    Për shembull, nëse keni qëndruar dy javë pa ushtrime, gjatë javës së parë të rikthimit mund të synoni 50 deri në 70 për qind të vëllimit të mëparshëm të stërvitjes. Në javën e dytë, kjo përqindje mund të rritet në 70 deri në 90 për qind, varësisht nga gjendja fizike dhe reagimi i trupit.

    Ekspertët këshillojnë që të mos tentoni ta kompensoni të gjithë kohën e humbur përmes ushtrimeve intensive, pasi sforcimi i tepërt brenda një kohe të shkurtër nuk e përshpejton domosdoshmërisht rikthimin e formës fizike.

    “Mos e krahasoni veten me atë që ishit më parë dhe as me atë që dëshironi të bëheni. Përqendrohuni te gjendja ku ndodheni tani”, ka këshilluar trajnerja Gemma Ward.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Warning of strong winds in Kosovo, IHK and institutions appeal for caution these are recommendations

    Kosovo’s Hydromeorology Institute has indicated that today there is expected to be a strong wind from the south and southwestern direction, at speeds of 3050km perh, while during the sandals it can reach even higher speeds.

    The IHK reports that the greatest intensity of wind is expected from midday to evening hours.

    The institute notes that the weather will mostly be killed, with light rainfall and intermittent intervals, with quantities that can locally reach about 1mm within three hours.

    This day is expected to be marked by the most pronounced atmospheric instability, especially strong winds.

    Maximum temperatures will move from 15 °C to 18 °C, relatively high values for this period in November.

    Atmospheric pressure is expected to drop by about 99. In the late hours of the day, the passage of an atmospheric front, which will affect the change in direction of the wind, is envisioned.

    IHK has been seeking caution because of strong winds.

    And after IHK’s warning of strong winds, the Capital’s Directorate for Security and Emergency has called on citizens for increased care Thursday, November 19, 2026.

    After the Kosovo Hydromethorological Institute ( The IHMK), the wind is expected to begin strengthening tonight, November 18th. On Thursday, the wind comes from the south and southwest at speeds of 3045 km/h, with occasional gusts of wind reaching higher speeds. Light rainfall is also expected. On Friday, November 20th, the wind is expected to gradually weaken during the day, it reportedly says.

    Directorate has come up with recommended measures.Of citizens:

    * Provide vases, light furniture, and other items on balconys, terraces, and courtyards.

    * When the wind is strengthened, avoid standing near large trees, scaffolds, and advertising boards.

    * The shipyard operators and subjects managing advertising boards control the fixation of scaffolds, fences, and signs prior to the strengthening of the wind.

    * Car drivers adjust speeds and show increased caution on wind – exposed roads.

    * Follow IHMK updates and capital reports.

    For reporting cases, contact the capital’s Emergency Operations Centre, in service 24/7, in numbers:

    ) 0800 122 33 or

    ) 0800 122 44.

    The Labour Inspectorate has also appealed for caution today.

    Central Labour Inspectorate ( The IQP calls on all employers to take added measures to protect the safety and health of workers at work.

    Special attention is required in the construction sector and in all activities taking place in open environments, especially during high – altitude jobs, on wharfs, and spaces exposed to the impact of the winds — it says in the announcement.

    The IQP urges employers not to allow the development of work activities when weather conditions pose a threat to workers.

    The safety and health of workers, according to the IQP, should remain a priority under any circumstances.

    Source Layer: Insander

  • Paralajmërime për erëra të forta në Kosovë, IHK dhe institucionet apelojnë për kujdes – këto janë rekomandimet

    Paralajmërime për erëra të forta në Kosovë, IHK dhe institucionet apelojnë për kujdes – këto janë rekomandimet

    Paralajmërime për erëra të forta në Kosovë, IHK dhe institucionet apelojnë për kujdes – këto janë rekomandimet

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot pritet të ketë erë të fortë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, me shpejtësi 30–45 km/h, ndërsa gjatë rafaleve mund të arrijë shpejtësi edhe më të larta.

    IHK njofton se intensiteti më i madh i erës pritet nga mesdita deri në orët e mbrëmjes.

    Instituti thekson se moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të lehta shiu dhe intervale me ndërprerje, me sasi që lokalisht mund të arrijnë rreth 1 mm brenda tri orëve.

    Kjo ditë pritet të karakterizohet nga paqëndrueshmëria më e theksuar atmosferike, veçanërisht nga erërat e forta.

    Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15°C deri në 18°C, vlera relativisht të larta për këtë periudhë të nëntorit.

    Presioni atmosferik pritet të zbresë deri në rreth 999 hPa. Në orët e vona të ditës parashihet kalimi i një fronti atmosferik, i cili do të ndikojë në ndryshimin e drejtimit të erës.

    IHK ka kërkuar kujdes për shkak të erërave të forta.

    E pas paralajmërimit të IHK-së për erëra të forta, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar të enjten, më 19 nëntor 2026.

    “Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), era pritet të fillojë të forcohet sonte, më 18 nëntor. Të enjten parashihet erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 30–45 km/h, me shpërthime të herëpashershme të erës që mund të arrijnë shpejtësi më të larta. Priten edhe reshje të lehta shiu me ndërprerje. Të premten, më 20 nëntor, era pritet të dobësohet gradualisht gjatë ditës”, thuhet në njofim.

    Drejtoria ka dal edhe me masat e rekomanduara për qytetarët:

    * Siguroni vazot, mobiliet e lehta dhe sendet e tjera në ballkone, tarraca e oborre.

    * Kur era forcohet, shmangni qëndrimin pranë pemëve të mëdha, skelave dhe tabelave reklamuese.

    * Operatorët e kantiereve dhe subjektet që administrojnë tabela reklamuese të kontrollojnë fiksimin e skelave, rrethojave dhe tabelave para forcimit të erës.

    * Drejtuesit e automjeteve të përshtatin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugët e ekspozuara ndaj erës.

    * Ndiqni përditësimet e IHMK-së dhe njoftimet e Kryeqytetit.

    Për raportimin e rasteve, kontaktoni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit, në shërbim 24/7, në numrat:

    📞 0800 122 33 ose

    📞 0800 122 44.

    Për kujdes sot ka apeluar edhe Inspektorati i Punës.

    Inspektorati Qendror i Punës (IQP) u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të ndërmarrin masa të shtuara për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendet e punës.

    “Vëmendje e veçantë kërkohet në sektorin e ndërtimtarisë dhe në të gjitha veprimtaritë që zhvillohen në ambiente të hapura, veçanërisht gjatë punëve në lartësi, në skela, kulme dhe hapësira të ekspozuara ndaj ndikimit të erërave”- thuhet në njoftim.

    IQP-ja u bën thirrje punëdhënësve që të mos lejojnë zhvillimin e aktiviteteve të punës kur kushtet atmosferike paraqesin rrezik për punëtorët.

    Siguria dhe shëndeti i punëtorëve, sipas IQP-së, duhet të mbeten prioritet në çdo rrethanë.

    Burimi: Insajderi

  • Trump i paraqet presidentit të Kinës kërkesën e parë gjatë bisedimeve

    Trump i paraqet presidentit të Kinës kërkesën e parë gjatë bisedimeve

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vlerësuar marrëdhëniet me homologun e tij kinez, Xi Jinping, duke i cilësuar ato si “shumë të veçanta”, gjatë takimit dypalësh mes tyre.

    Trump deklaroi se Kina ka një kërkesë të jashtëzakonshme për produkte, të cilën Shtetet e Bashkuara mund ta përmbushin, ndërsa kërkesa e tij e parë ndaj Pekinit ishte rritja e blerjeve të produkteve bujqësore amerikane.

    “Do t’ju kërkoj të bëni diçka më shumë për fermerët tanë”, iu drejtua Trump liderit kinez.

    Duke iu referuar bisedës dyorëshe që kishin zhvilluar një natë më parë, presidenti amerikan tha se kishin diskutuar një sërë çështjesh dhe u shpreh optimist se takimet do të sillnin rezultate konkrete.

    Ai shtoi se të dy vendet po shqyrtojnë mundësitë për të kontribuar në zgjidhjen e luftës që përfshin Rusinë.

    “Është nder të jem këtu me ty, miku im. Ne kemi një marrëdhënie shumë të veçantë”, deklaroi Trump.

    “Besoj se për sa kohë që unë dhe ti jemi në krye, nuk do të kemi kurrë probleme”, shtoi ai.

    Një tjetër temë e rëndësishme e diskutimeve ishte lufta në Iran, e nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli në fund të shkurtit.

    Trump tha se Uashingtoni dhe Pekini ndajnë interesa të përbashkëta për garantimin e qarkullimit të energjisë përmes Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme për transportin botëror të naftës.

    Sipas tij, të dyja vendet janë gjithashtu të vendosura që Irani të mos pajiset me armë bërthamore.

    “Të dy e ndajmë fuqishëm të njëjtin qëndrim për këto dy çështje”, theksoi presidenti amerikan.

    Takimi mes Trumpit dhe Xi Jinpingut zhvillohet në prag të një takimi të paralajmëruar trepalësh, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti rus, Vladimir Putin. Ky takim konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm diplomatik, në një periudhë tensionesh të larta ndërkombëtare. /Telegrafi/

  • Pas 108 ndeshjesh testimi, FIFA merr vendim mbi idenë e Wengerit për pozicionin jashtë loje

    Pas 108 ndeshjesh testimi, FIFA merr vendim mbi idenë e Wengerit për pozicionin jashtë loje

    Ideja e Arsene Wenger për ndryshimin e rregullit të pozicionit jashtë loje do të braktiset pas testimit në garat e të rinjve dhe në Ligën Premier e Kanadasë, raporton The Times.

    Trajneri legjendar dhe kreu i departamentit të zhvillimit global të futbollit të FIFA-s, Wenger, propozoi që një lojtar të konsiderohej në pozicion jashtë loje vetëm nëse ndodhet përpara mbrojtësit të fundit me të gjitha pjesët e trupit që lejohen të luajnë me topin, siç janë këmbët, koka dhe torzoja (gjoksi, barku dhe shpina).

    Qëllimi i propozimit ishte të eliminoheshin situatat ku golat anulohen për shkak të pozicioneve jashtë loje në shkallë milimetrike.

    “Le të themi se një futbollist është në pozicion jashtë loje me hundën e tij. Kjo është arsyeja pse goli anulohet, sepse mund të shënosh një gol me hundën tënde. Ajo që do të bëja është se nuk është më pozicion jashtë loje nëse ndonjë pjesë e trupit me të cilën mund të shënosh një gol është në përputhje me mbrojtësin e fundit, edhe nëse pjesët e tjera të trupit të sulmuesit janë më afër portës”, shpjegoi Wenger më 2020.

    Rregulli i ri është testuar në disa mjedise vitet e fundit, së pari në garat e të rinjve dhe më pas në futbollin profesional, në ligën e parë të Kanadasë. Sipas një raporti të parë nga The Times dhe të paraqitur në takimet e fundit të IFAB-it, organizatës që përcakton ligjet e futbollit, rezultatet nuk ishin ato që pritej.

    Një analizë e 108 ndeshjeve tregoi se ekipet i tërhoqën linjat e tyre mbrojtëse me një mesatare prej një deri në tre metra, ndërsa numri i golave të shënuar u rrit shumë pak. Numri i pozicioneve jashtë loje të sinjalizuara u ul me 54 përqind, por vetëm 13 gola u shënuan nga pozicione që do të ishin të paligjshme sipas rregullave aktuale.

    Në këtë kontekst, IFAB duhet të rekomandojë refuzimin formal të iniciativës.

    “Konsensusi ishte i qartë: ky rregull nuk po funksionon. Linjat mbrojtëse kanë rënë shumë, numri i golave nuk është rritur ndjeshëm dhe disa nga golat janë dukur të çuditshëm. Ka qenë frustruese edhe për lojtarët, kështu që nuk është rruga e duhur”, ka thënë një përfaqësues i komiteteve të IFAB për The Times.

    Dhe Wenger thuhet se ka pranuar se rregulli nuk po funksionon siç kishte ndërmend. Tani po flitet për një kompromis të mundshëm, ku pozicionet e lojtarëve do të analizohen vetëm në bazë të pozicionit të torzos të tyre, pa marrë parasysh këmbët ose krahët e tyre. Çdo ndryshim i rregullit do të hidhet në votim në takimin vjetor të IFAB-it në pranverë, me të paktën gjashtë vota të nevojshme për të miratuar propozimin. /Telegrafi/

  • Three protests in Pristina today, child protection organisations, KEK workers and students on the streets

    Three protests will take place in Kosovo today, where child protection organisations, workers and students will express their dissatisfaction and demands on various issues.

    Source Layer: Dukeagini