Blog

  • Vendet e Lindjes së Mesme bëjnë thirrje për paqe, shtohen frikërat për një luftë të re me Iranin

    Vendet e Lindjes së Mesme bëjnë thirrje për paqe, shtohen frikërat për një luftë të re me Iranin

    Vendet e Lindjes së Mesme bëjnë thirrje për paqe, shtohen frikërat për një luftë të re me Iranin

    Udhëheqësit e disa vendeve të Lindjes së Mesme kanë bërë thirrje për qetësi dhe rikthim të paqes në rajon, në kohën kur po shtohen shqetësimet për një përshkallëzim të ri të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit.

    Gjatë një forumi për sigurinë, të mbajtur të shtunën në Bahrejn, zëvendësministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Waleed ElKhereiji, deklaroi se vendet e rajonit dëshirojnë që paqja të rikthehet, raportoi Associated Press (AP).

    Ai tha se po bëhen përpjekje për të parandaluar një përshkallëzim ushtarak dhe për të arritur një marrëveshje që do t’i japë fund krizës me Iranin, megjithëse theksoi se askush nuk mund ta parashikojë rezultatin e këtyre përpjekjeve.

    “Nëse shikoni përpjekjet që të gjithë po bëjnë, mesazhi është shumë i qartë. Njerëzit në këtë pjesë të botës dëshirojnë që paqja të rikthehet në rajon”, deklaroi ElKhereiji.

    Në të njëjtin forum, ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Abdelatty, paralajmëroi se një përshkallëzim i mëtejshëm do të kishte pasoja jashtëzakonisht shkatërruese për rajonin.

    “Jemi shumë të bindur se raundi i dytë do të jetë më i rrezikshëm, më shkatërrues dhe nuk do të çojë askund”, u shpreh ai.

    Shqetësimet janë shtuar për mundësinë e rikthimit të një lufte gjithëpërfshirëse me Iranin, ndërsa vendet e rajonit po diskutojnë edhe çështjet e sigurisë në kufijtë e tyre.

    Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad al-Shaibani, bëri të ditur se Siria dhe Jordania do të diskutojnë masat për forcimin e sigurisë përgjatë kufirit të përbashkët. Sipas tij, muajin e ardhshëm pritet të mbahet një takim i nivelit të lartë, ku do të shqyrtohen masat dhe marrëveshjet përkatëse.

    Al-Shaibani theksoi se mes dy vendeve nuk ka “përleshje” apo incidente të armatosura, duke e cilësuar sigurinë kufitare si përgjegjësi të përbashkët.

    Deklaratat vijnë pas sulmeve ajrore të Jordanisë në territorin sirian javën e kaluar, të cilat rritën tensionet mes dy vendeve fqinje. Jordania deklaroi se gjatë sulmeve u vranë 20 militantë të organizatës terroriste ISIS, por pranoi se pati edhe viktima civile.

    Ndërkaq, autoritetet siriane raportuan se nga sulmet humbën jetën shtatë persona, shumica gra dhe fëmijë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Sektori minerar në Kosovë, mundësi për investime amerikane

    Sektori minerar në Kosovë, mundësi për investime amerikane

    Sektori minerar dhe lëndët e para kritike paraqesin potencial të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës, tërheqjen e investimeve amerikane dhe ndërkombëtare, si dhe integrimin e vendit në zinxhirët globalë të furnizimit. Kjo u tha gjatë diskutimit me temën “Sektori minerar dhe lëndët e para kritike në Kosovë: Mundësitë e investimeve për bizneset amerikane”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Komitetin e Grave në Energji dhe Miniera.

    Në hapje të forumit, Shqipe Vela, Udhëheqëse e Komitetit të Grave në Energji dhe Miniera, theksoi se pasuritë natyrore të Kosovës përbëjnë një mundësi të rëndësishme për zhvillim industrial, krijim të vendeve të punës dhe rritje të konkurrueshmërisë ekonomike. Ajo nënvizoi se realizimi i këtij potenciali kërkon një kuadër të qartë ligjor, politika të qëndrueshme dhe një strategji afatgjatë për sektorin. Vela theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe bizneseve për zhvillimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, si dhe rolin e investitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë në modernizimin e industrisë.

    Arben Mustafa, Kryetar i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion në Kuvendin e Kosovës, theksoi se kërkesa globale për burime të sigurta të lëndëve të para krijon mundësi të reja për Kosovën. Sipas tij, shndërrimi i potencialit minerar në investime konkrete kërkon institucione funksionale, transparencë në vendimmarrje dhe eliminim të pengesave burokratike. Ai shprehu përkushtimin për rishikimin e legjislacionit dhe adresimin e barrierave për investime, duke theksuar se investitorët amerikanë mund të kontribuojnë me kapital, teknologji, ekspertizë dhe qasje në tregjet ndërkombëtare.

    Zëvendësministrja e Ekonomisë, Triera Kasumi Berisha, theksoi se zhvillimi i sektorit minerar duhet të fuqizojë industrinë vendore dhe të krijojë mundësi më të mëdha për përpunimin e lëndëve të para brenda Kosovës. Ajo veçoi ndërmarrjen Trepça si aset strategjik, modernizimi dhe përmirësimi i menaxhimit të së cilës janë të rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe qëndrueshmërinë afatgjatë. Zëvendësministrja bëri të ditur se Ministria synon avancimin e vlerësimit të pasurive minerale, shqyrtimin e mundësive për gazifikimin e qymyrit mbi baza të fizibilitetit ekonomik, teknologjik dhe mjedisor, si dhe hartimin e një strategjie të re minerare të mbështetur në të dhëna të besueshme gjeologjike. 

    Duke folur në emër të sektorit privat, Mentor Demi, përfaqësues i kompanisë Western Tethyan Resources dhe Kryesues i Odës së Minierave të Kosovës, theksoi se sektori minerar nuk po merr vëmendjen e merituar në diskutimet për zhvillimin ekonomik, ndonëse mineralet dhe lëndët e para përbëjnë bazën e tranzicionit energjetik dhe zhvillimit të teknologjive të reja. Ai vlerësoi se në Kosovë ende mungon një kuptim i plotë i rëndësisë strategjike të këtij sektori dhe i natyrës afatgjatë të investimeve minerare. Duke rikujtuar se zhvillimi i një projekti minerar mund të zgjasë mesatarisht deri në njëzet vjet, Demi theksoi nevojën që politikat dhe vendimmarrja institucionale të tejkalojnë ciklet afatshkurtra dhe të sigurojnë vazhdimësi e parashikueshmëri për investitorët. Demi ngriti shqetësime konkrete lidhur me funksionimin e institucioneve rregullatore, veçanërisht Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, duke theksuar se vonesat dhe mungesa e vendimmarrjes po pengojnë zhvillimin e projekteve private minerare. Ai përmendi raste të investitorëve ndërkombëtarë që, pavarësisht investimeve milionëshe në aktivitete eksploruese në Kosovë, janë përballur me bllokim të projekteve për shkak të mosveprimit institucional. Sipas tij, ndonëse Kosova ka një kornizë ligjore përgjithësisht të favorshme dhe atraktive për investitorët e huaj, zbatimi i saj dhe llogaridhënia institucionale mbeten sfida serioze. Ai kërkoi funksionalizim të plotë të mekanizmave rregullatorë dhe trajtim më të balancuar të sektorit minerar, duke i kushtuar vëmendje jo vetëm ndërmarrjeve publike, por edhe potencialit të investimeve dhe projekteve të sektorit privat.

    Duke folur për rolin e akademisë, Nurten Deva, Rektore e Universitetit të Mitrovicës, theksoi se pasuritë minerare të Kosovës duhet të shoqërohen me zhvillimin e kapaciteteve përpunuese, teknologjive moderne dhe vlerësimin e ndikimeve ekonomike e mjedisore. Ajo nënvizoi se bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet universiteteve, institucioneve publike dhe kompanive private është i domosdoshëm për shfrytëzimin efikas të burimeve minerare. Sipas saj, përfshirja më e madhe e akademisë dhe mbështetja për kërkimin shkencor do të kontribuonin në zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë.

    Ky forum i organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane theksoi rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërmjet institucioneve, sektorit privat dhe akademisë për krijimin e një industrie minerare konkurruese dhe të qëndrueshme.

    Burimi: RTKLive

  • Mbi 82 për qind e lexuesve të Telegrafit kërkojnë që arsimi të shpallet urgjencë kombëtare, por çfarë thonë njohësit

    Mbi 82 për qind e lexuesve të Telegrafit kërkojnë që arsimi të shpallet urgjencë kombëtare, por çfarë thonë njohësit

    Më shumë se tetë në dhjetë pjesëmarrës në pyetësorin online të Telegrafit vlerësojnë se arsimi në Kosovë duhet të shpallet urgjencë kombëtare.

    Nga gjithsej 474 pjesëmarrës, 82,1 për qind vlerësojnë se arsimi duhet të jetë prioriteti numër një i Qeverisë.

    Në mesin e problemeve kryesore, pjesëmarrësit kanë veçuar cilësinë e mësimdhënies, kurrikulat që nuk u përgjigjen nevojave të nxënësve, si dhe politizimin dhe menaxhimin jotransparent.

    Të njëjtët faktorë dalin në pah edhe kur bëhet fjalë për rezultatet e ulëta të nxënësve në testet e dijes dhe shkathtësive.

    Këto janë perceptimet e lexuesve që morën pjesë në pyetësor, ndërsa për të kuptuar më mirë shkaqet dhe përgjegjësitë, nevojitet edhe këndvështrimi i ekspertëve të arsimit.

    Drejtori ekzekutiv i organizatës ETEA, Agon Ahmeti, thotë se rezultatet e pyetësorit e kanë gëzuar, pasi nuk e kishte pritur një përqindje kaq të lartë të qytetarëve që e shohin arsimin si urgjencë kombëtare.

    “Po, kam pasur rastin ta përcjell sondazhin e Telegrafit dhe i pashë rezultatet. Të them të drejtën, u gëzova, sepse nuk e prisja një përqindje kaq të lartë”, tha ai për Telegrafin.

    Sipas tij, ky rezultat tregon se qytetarët kanë filluar ta shohin arsimin si prioritet dhe të reflektojnë mbi krizën e thellë që prej vitesh mbretëron në sistemin arsimor të Kosovës.

    “Kjo tregon se qytetarët e këtij vendi kanë filluar ta shohin arsimin si prioritet dhe të reflektojnë mbi situatën, mbi krizën e thellë që prej kaq shumë vitesh mbretëron në sistemin arsimor të Kosovës. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo çështje të adresohet në këtë mënyrë, sepse, nëse i marrim sidomos rezultatet e fundit të studimit PISA, atëherë shohim se përkeqësimi ka qenë i vazhdueshëm për një dekadë. Thellimi i krizës dhe gjendjes jo të mirë në cilësinë e arsimit ka vazhduar pandërprerë. Pra, kemi regres dhe degradim të vazhdueshëm. Situata është aq e keqe, saqë ndoshta nuk mjafton që Qeveria ta shpallë arsimin prioritet, por është e qartë se nevojitet qasja që ai të trajtohet si urgjencë kombëtare, sepse, në fund të ditës, prioritetet janë çështje të dëshirueshme”, shton Ahmeti.

    Ahmeti konsideron se gjendja në arsim nuk mund të presë më dhe se rezultati prej 82,1 për qindëshit të pjesëmarrësve në pyetësorin e Telegrafit përbën një alarm shoqëror, të cilit duhet t’i përgjigjen institucionet përgjegjëse.

    “Situata në arsim është çështje që nuk mund të presë më. Është pikërisht emergjencë. Prandaj, edhe rezultati prej 82 për qind i qytetarëve që kanë qenë pjesë e sondazhit tuaj e tregon këtë alarm të shoqërisë. Mendoj se kështu duhet të adresohet nga institucionet relevante, natyrisht me prioritet ato qendrore”, potencon drejtori i ETEA-së.

    Ahmeti propozon një pakt social për arsimin

    Duke folur për hapat që duhet të ndërmerren, Ahmeti thotë se fillimisht duhet të shpallet një pakt social për arsimin, i cili do të tejkalonte mandatet qeveritare dhe interesat partiake.

    “Nëse qëndrojmë te konteksti i shpalljes së arsimit si urgjencë kombëtare, konsideroj se hapi i parë që duhet të ndërmerret është shpallja e një pakti social për arsimin, ku natyrisht rol prioritar duhet të ketë Ministria e Arsimit dhe bartësit aktualë të përgjegjësive. Ky pakt duhet të ndërtohet mbi disa parime që tejkalojnë çfarëdo afati mandator apo qeveritar, sepse njëra prej pasojave në arsim është pikërisht ndërhyrja politike nga mandatet e përkohshme dhe reformat e ndërmarra ad hoc, për shkak të kalkulimeve dhe interesave të ngushta partiake”, bën të ditur ai.

    Ai thotë se ndryshimet e shpeshta në sistemin arsimor, sa herë që ndryshojnë mandatet qeveritare, kanë ndikuar në gjendjen aktuale.

    “Ideja është që të shpallet një pakt social mbi shpalljen e arsimit si urgjencë kombëtare dhe që, në kuadër të këtij pakti, të arrihet një konsensus mes të gjitha palëve relevante për disa parime afatgjata, të cilat do t’i tejkalonin interesat partiake. Mbi të gjitha, arsimi nuk duhet të jetë më sektori që shfrytëzohet për akomodimin e militantëve dhe për avancimin e interesave të ngushta partiake, sepse kjo është pasoja për të cilën po vuajmë gjeneratë pas gjenerate. Sidomos gjeneratat aktuale, të cilat, sipas rezultateve dhe studimeve jo vetëm ndërkombëtare, por edhe vendore, kanë një gjendje jashtëzakonisht të keqe sa i përket asaj që marrin nga sistemi arsimor”, deklaron Ahmeti.

    Në kuadër të këtij pakti, Ahmeti veçon tri prioritete konkrete. I pari, sipas tij, duhet të jetë një program kombëtar për leximin dhe matematikën, si shkathtësi bazike.

    “Në këtë kontekst të paktit social, mendoj se tri prioritete duhet të jenë konkrete. E para është çështja e një programi kombëtar për leximin dhe matematikën, pra për shkathtësitë bazike. Këto shkathtësi janë veçanërisht të domosdoshme në epokën e re të inteligjencës artificiale, ku burimet e informacionit e kanë humbur autoritetin e tyre. Mësimdhënësi nuk është më burimi i vetëm i informacionit, Google nuk është më burimi i vetëm dhe as libri nuk e ka më peshën që e ka pasur. Tashmë është inteligjenca artificiale”, tha Ahmeti.

    Ai thekson se përdorimi i duhur dhe i dobishëm i inteligjencës artificiale varet nga aftësitë bazike të fëmijëve, përfshirë leximin, njohuritë matematikore dhe mendimin kritik.

    “Përdorimi i inteligjencës artificiale në mënyrën e duhur, të mirë dhe të dobishme bëhet pikërisht atëherë kur te njerëzit, sidomos te fëmijët tanë, ndërtohen fillimisht aftësitë e leximit, njohuritë matematikore dhe shkathtësitë bazike që çojnë drejt mendimit kritik, analitik dhe kreativ. Këto aftësi mundësojnë përdorimin e duhur të platformave që sot po e dominojnë edhe sistemin arsimor në nivel global”, thotë ai.

    Prioriteti i dytë, sipas Ahmetit, është krijimi i një qasjeje të qartë dhe të rregulluar për përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla.

    “E dyta është pikërisht çështja e inteligjencës artificiale. Kosova vazhdon të mos ketë një qasje të duhur sa i përket ndërtimit të një rregullative që mundëson, adreson dhe udhëzon mësimdhënësit dhe nxënësit se cila është mënyra e duhur, e përgjegjshme dhe etike e përdorimit të inteligjencës artificiale në shkollë”, shton më tej ai.

    Duke iu referuar një studimi të fundit të organizatës ETEA, Ahmeti thotë se përdorimi i inteligjencës artificiale nga nxënësit është bërë shumë i përhapur.

    “Sipas të dhënave statistikore që ETEA ka në një studim të fundit, deri në 86 për qind e nxënësve i bëjnë detyrat e shtëpisë me inteligjencë artificiale. Prej tyre, 80 për qind kanë thënë se sot nuk e imagjinojnë t’i bëjnë detyrat e shtëpisë pa përdorur inteligjencën artificiale dhe këto platforma. Prandaj, shtrohet një pyetje e madhe: a duhet të ketë më detyra të shtëpisë?”, ka pyetur Ahmeti.

    Ndërsa si prioritet të tretë, Ahmeti e sheh mësimin tërëditor, për të cilin thotë se mund të ndihmojë në adresimin e disa prej problemeve në arsim.

    “E treta është mësimi tërëditor. Besoj se mësimi tërëditor adreson pikërisht disa prej këtyre problemeve. Ta zëmë, nëse flasim për detyrat e shtëpisë, mësimi tërëditor mundëson që ato të bëhen në shkollë, nën monitorimin e mësimdhënësit. Kjo e bën shkollën më atraktive, natyrisht me një program të duhur që duhet të ndërtohet në kuadër të këtij pakti social, ku përfshihen të gjitha palët”, deklaron ai.

    Ai përmend se mësimi tërëditor po pilotohet në Prishtinë dhe ka filluar edhe në Kamenicë, por paralajmëron se kjo reformë duhet të zbatohet me kujdes dhe të mos dështojë.

    “Mësimi tërëditor po pilotohet dhe po vazhdon të zbatohet në Komunën e Prishtinës, ndërsa tash ka nisur edhe në një komunë tjetër, në Kamenicë. Megjithatë, duket se problemet janë madhore. Prandaj, është urgjente që kjo reformë të mos dështojë, sepse përbën njërën prej reformave që definitivisht mund të sjellë rezultate të mira në sistemin arsimor të Kosovës. Nuk do t’i zgjidhë të gjitha çështjet, por do të shënojë progres nëse adresohen këto probleme dhe nëse ndërtohet një program i mirëfilltë, në dobi dhe në shërbim të nxënësve, por edhe të mësimdhënësve”, ka përfunduar Ahmeti.

    Samir Shahini: Arsimi ka arritur në momentin kur duhet të shpallet urgjencë kombëtare

    Edhe njohësi i fushës së arsimit, Samir Shahini, vlerëson se rezultatet e pyetësorit tregojnë se qytetarët po e shohin gjendjen në arsim si një çështje urgjente, për të cilën nevojitet një plan konkret veprimi.

    “Është e rëndësishme që qytetarët, në një masë kaq të madhe, po e shohin realisht atë që duhet ta shohin edhe institucionet: arsimi është në momentin e fundit kur duhet të shpallet një formë e urgjencës kombëtare, me një plan të qartë veprimi për të ndryshuar situatën dhe për të dalë nga kjo gjendje, e cila tash e disa dekada ka vazhduar të degradohet në përgjithësi, më shumë sesa të përmirësohet”, thotë Shahini.

    Shahini përmend edhe shembuj nga vende të tjera, të cilat kanë ndërmarrë masa konkrete për të përmirësuar sistemet e tyre arsimore.

    “Diçka të ngjashme kanë vepruar edhe vende të tjera. Mund të marrim disa shembuj. Kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet ’80, të cilat përmes Kongresit kanë nxjerrë plane konkrete veprimi për të dalë nga një situatë e degradimit të vazhdueshëm të arsimit. Së fundmi kemi edhe Gjermaninë e viteve 2000, pas shokut që përjetuan nga rezultatet e PISA-s. Edhe ata kanë dalë me një plan konkret veprimi se si të tejkalohet kjo gjendje”, deklaron ai.

    Sipas tij, shpallja e arsimit si urgjencë kombëtare nuk mjafton pa një plan të qartë që përcakton problemet që duhet të trajtohen menjëherë dhe ato që mund të adresohen në fazat e mëvonshme.

    “Pra, nuk mjafton që ne vetëm të themi se arsimin po e shohim si urgjencë kombëtare. Duhet të shohim se si mund të dalim nga kjo situatë, duke e trajtuar me seriozitetin më të madh të një urgjence. Konkretisht, duhet të përcaktohet se cilat fusha të arsimit duhet të preken, cilat çështje duhet të trajtohen menjëherë dhe cilat mund të presin në fazat e mëvonshme. Edhe ky plan veprimi, ose kjo ndërmarrje masive drejt përmirësimit të arsimit, duhet të realizohet në faza, për shkak të kapaciteteve që kemi. Ne nuk mund të pretendojmë se të gjitha çështjet në arsim mund të zgjidhen shpejt”, potencon Shahini.

    Shahini thekson se reformat në arsim kërkojnë kohë për të dhënë rezultatet e pritshme dhe nuk mund të krahasohen me projektet infrastrukturore, të cilat pas përfundimit mund të shfrytëzohen menjëherë.

    “Nga ana tjetër, kur flasim për arsimin, kemi një fakt të pandryshueshëm: çdo ndryshim merr kohë ose kërkon kohën e nevojshme për t’u vërtetuar dhe për të dhënë efektin që presim. Nuk mund të pretendojmë të njëjtin rezultat sikurse në infrastrukturë, ku duhen disa vite për të përfunduar një projekt dhe ai mund të shfrytëzohet menjëherë”.

    “Në arsim, çdo lëvizje, çdo reformë dhe çdo ndryshim thelbësor, me qëllim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënies, kërkon kohën e vet për të dhënë efekt”, ka përfunduar Shahini.

    Lexuesit kërkojnë më shumë analiza për tekstet shkollore dhe propozime për reforma

    Përveç nevojës që arsimi të shpallet urgjencë kombëtare, rezultatet e pyetësorit tregojnë edhe pakënaqësi me vëmendjen që mediat i kushtojnë këtij sektori.

    Vetëm 5,7 për qind e pjesëmarrësve mendojnë se mediat i kushtojnë arsimit vëmendjen e duhur.

    Ndërsa, kur bëhet fjalë për temat që duan të lexojnë në Telegrafi, lexuesit kërkojnë më shumë analiza për tekstet shkollore dhe propozime konkrete nga ekspertët për reformat e nevojshme.

    Këto janë perceptimet e pjesëmarrësve në pyetësorin online të Telegrafit, një sinjal se çfarë i shqetëson lexuesit dhe çfarë presin të ndryshojë në arsimin e Kosovës. /Telegrafi/

  • AUV eliminates over 5.5 tonnes of corn from Serbia due to aflatoxin B1

    Food and Veterinary Agency ( The AUV has eliminated 5.56 tonnes of corn originally from Serbia, as laboratory analyses have confirmed that it contained levels of B1 aflatoxin over the allowed borders.

    According to AUV’s announcement, the move was taken against three economic subjects. U.S.P.K. In Fushe Kosovo, 3,270kg of corn has been eliminated, in the U.S. In Prugoc, Pristina, 1,040 pounds [1,040 kg], while in the NTP THE Te Hysey, on an increase of 1,250 kg.

    The total loss of 5,560kg has been realised on October 29, 2026, under the supervision of AUV inspectors.

    Aflatoxin B1 is a toxin produced by some species of molt, which can contain cereals, especially corn. Prolonged exposure to it can cause liver damage and increase the risk of developing cancer.

    The AUV has warned that through food contaminated for animals, this toxin can be transformed into M1 analthoctitis and passed into milk, presenting potential risks to consumer health.

    The agency has called on farmers, producers and businessmen to ensure the origin and traceability of products, implement the right conservation conditions, and not use or trade corn beyond the allowed limits of Aflatoxin B1.

    Source Layer: Dukeagini

  • AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

    AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 5.56 tonë misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar se përmbante nivele të Aflatoksinës B1 mbi kufijtë e lejuar.

    Sipas njoftimit të AUV-së, masa është ndërmarrë ndaj tri subjekteve ekonomike. Në kompaninë “Agro Com” Sh.P.K. në Fushë Kosovë janë asgjësuar 3,270 kilogramë misër, në “Thermo-1” Sh.P.K. në Prugoc të Prishtinës 1,040 kilogramë, ndërsa në NTP “Te Hysi” në Shtime 1,250 kilogramë.

    Asgjësimi i sasisë së përgjithshme prej 5,560 kilogramësh është realizuar më 29 tetor 2026, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së.

    Aflatoksina B1 është një toksinë e prodhuar nga disa lloje myqesh, e cila mund të kontaminojë drithërat, veçanërisht misrin. Ekspozimi i zgjatur ndaj saj mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë dhe të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit.

    AUV ka paralajmëruar se përmes ushqimit të kontaminuar për kafshë, kjo toksinë mund të shndërrohet në Aflatoksinë M1 dhe të kalojë në qumësht, duke paraqitur rrezik potencial për shëndetin e konsumatorëve.

    Agjencia u ka bërë thirrje fermerëve, prodhuesve dhe tregtarëve që të sigurojnë origjinën dhe gjurmueshmërinë e produkteve, të zbatojnë kushtet e duhura të ruajtjes dhe të mos përdorin apo tregtojnë misër që tejkalon kufijtë e lejuar të Aflatoksinës B1.

    Burimi: Dukagjini

  • Dodik no longer accounts in Vucinqi: We must be close to chosen people in Serbia

    Dodik no longer accounts in Vucinqi: We must be close to chosen people in Serbia

    Bosnia and Herzegovina Serb leader Milorad Dodik has changed his stance on political developments in Serbia, claiming that Republika Srpska must maintain good relations with the new power in Belgrade, regardless of who leads it.

    His statement comes after winning the Student List in the 25 October parliamentary elections, which Dodik had sharply opposed during the campaign, openly supporting Aleksandar Vucinqi.

    In an interview for ATV television, Dodik said co-operation with democraticly elected authorities in Serbia should be a priority for Republika Srpska.

    We must care and build better relations with Serbia. Better relations with authorities are our top political priority, he said.

    Asked about the support he had given Vuciqi, Dodik recalled that in the past he had supported former Serbian President Boris Tadic as well.

    We from Republika Srpska should do so. We should be close to officially elected people in Serbia, Dodik said.

    He added that he had excellent co-operation with Vuciqi, but stressed that he also wants to have good relations with representatives of the new power.

    Dodik’s change of attitude is especially evident in view of his statements during the campaign, when he attacked students and the Student List, accusing them of links to foreign interests.

    He had even warned that their coming to power could have consequences for Republika Srpska.

    After their victory, however, Dodik congratulated the students, writing that the citizens of Serbia had witnessed the country’s democratic character.

    He had also attended the Serbian Progressive Party headquarters in Belgrade on election night, when Vuciqi conceded defeat.

    According to Serbian mediaNovaA similar behavior of Dodik had been observed in 2012, when he first supported Boris Tadic, but soon after his loss, he adapted to Tomislav Nikolic’s new powers. /Telegraphy/

  • Dodik nuk llogaritë më në Vuçiqin: Duhet të jemi pranë njerëzve të zgjedhur në Serbi

    Dodik nuk llogaritë më në Vuçiqin: Duhet të jemi pranë njerëzve të zgjedhur në Serbi

    ideri i serbëve të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka ndryshuar qëndrim ndaj zhvillimeve politike në Serbi, duke deklaruar se Republika Serbe duhet të mbajë marrëdhënie të mira me pushtetin e ri në Beograd, pavarësisht se kush e udhëheq atë.

    Deklarata e tij vjen pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, të cilën Dodik e kishte kundërshtuar ashpër gjatë fushatës, duke mbështetur hapur Aleksandar Vuçiqin.

    Në një intervistë për televizionin ATV, Dodik tha se bashkëpunimi me autoritetet e zgjedhura në mënyrë demokratike në Serbi duhet të jetë prioritet për Republikën Serbe.

    “Ne duhet të kujdesemi dhe të ndërtojmë marrëdhëniet më të mira me Serbinë. Marrëdhëniet më të mira me autoritetet janë prioriteti ynë kryesor politik”, deklaroi ai.

    I pyetur për mbështetjen që i kishte dhënë Vuçiqit, Dodik kujtoi se në të kaluarën kishte mbështetur edhe ish-presidentin serb Boris Tadiq.

    “Ne nga Republika Serbe duhet të veprojmë kështu. Duhet të jemi pranë njerëzve të zgjedhur zyrtarisht në Serbi”, tha Dodik.

    Ai shtoi se kishte pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Vuçiqin, por theksoi se dëshiron të ketë marrëdhënie të mira edhe me përfaqësuesit e pushtetit të ri.

    Ndryshimi i qëndrimit të Dodikut është veçanërisht i dukshëm duke pasur parasysh deklaratat e tij gjatë fushatës, kur kishte sulmuar studentët dhe Listën Studentore, duke i akuzuar për lidhje me interesa të huaja.

    Madje, ai kishte paralajmëruar se ardhja e tyre në pushtet mund të kishte pasoja edhe për Republikën Serbe.

    Megjithatë, pas fitores së tyre, Dodik i uroi studentët, duke shkruar se qytetarët e Serbisë kishin dëshmuar karakterin demokratik të vendit.

    Ai kishte qenë i pranishëm edhe në selinë e Partisë Përparimtare Serbe në Beograd natën e zgjedhjeve, kur Vuçiqi pranoi humbjen.

    Sipas mediumit serb “Nova”, një sjellje e ngjashme e Dodikut ishte vërejtur edhe në vitin 2012, kur fillimisht mbështeti Boris Tadiqin, por pas humbjes së tij shpejt u përshtat me pushtetin e ri të Tomislav Nikoliqit. /Telegrafi/

  • Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

    Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

    Topi i Artë i vitit 2026 vazhdon të gjenerojë diskutime. Harry Kane mori çmimin, Kylian Mbappe përfundoi i dyti dhe Lamine Yamal kompletoi podiumin. Megjithatë, publikimi i votave individuale nga 100 gazetarët pjesëmarrës ka zbuluar disa vendime që janë të vështira për t’u shpjeguar.

    Kane mori gjithsej 1,055 pikë krahasuar me 1,027 të Mbappes. Një diferencë prej vetëm 28 pikësh e bëri këtë edicion votimin e katërt më të ngushtë në historinë 70-vjeçare të çmimit.

    Ndërsa francezi mbeti shumë pranë fitimit të Topit të Artë të tij të parë, tre vende vendosën që ai as nuk e meritonte të ishte midis dhjetë futbollistëve më të mirë në planet.

    Sistemi i votimit i lejon çdo gazetari të zgjedhë dhjetë lojtarë nga 30 të nominuarit. I pari merr 15 pikë; i dyti 12 pikë; i treti 10 pikë; e kështu me radhë deri në të dhjetin, i cili merr një pikë.

    Megjithatë, përfaqësuesit e tre vendeve nuk gjetën vend për Mbappe në listat e tyre përkatëse: Greqisë, Ukrainës dhe Skocisë.

    Me fjalë të tjera, lojtari që përfundoi i dyti në renditjen e përgjithshme nuk mori absolutisht asnjë pikë nga këta tre gazetarë të këtyre shteteve.

    Situata është veçanërisht e habitshme duke pasur parasysh se sa i ngushtë ishte rezultati përfundimtar. Me një diferencë prej vetëm 28 pikësh midis Kane dhe Mbappe, çdo votë kishte peshë të madhe.

    Megjithatë, as sulmuesi anglez, Kane, nuk i bindi të gjithë: përfaqësuesit nga Bregu i Fildishtë dhe Meksika ishin dy vendet e vetme që e lanë fituesin e përgjithshëm jashtë dhjetëshes më të mirë.

    A mund ta kenë ndryshuar ato vota fituesin?

    Matematikisht, po. Nëse tre gazetarët që e lanë Mbappen jashtë fletëvotimeve të tyre do ta kishin vendosur atë tërësisht në vendin e parë, francezi do të kishte fituar 45 pikë shtesë, ndërsa mund të dilte fitues edhe nëse do të votohej si i dyti apo i treti.

    Diferenca përfundimtare ishte vetëm 28 pikë. Natyrisht, kjo nuk nënkupton që Kane fitoi padrejtësisht. Çdo gazetar ka të drejtë të krijojë renditjen e vet dhe sistemi mbledh preferencat e të gjithë pjesëmarrësve. /Telegrafi/

  • Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

    Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

    Një 24-vjeçar nga Kosova ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar nga një skelë në një objekt ndërtimi në Wilburgstetten të Gjermanisë.

    Sipas raportimit të mediumit gjerman Nordbayern.de, aksidenti ka ndodhur të shtunën pasdite, më 24 tetor, gjatë punimeve në fasadën e një ndërtese të re.

    24-vjeçari ishte duke punuar së bashku me një koleg në një skelë në lartësinë e katit të dytë, kur papritur u shkëput njëra prej platformave të saj.

    Si pasojë, punëtori ra në tokë, duke pësuar një plagë të hapur në pjesën e ballit dhe një lëndim në kanalin e veshit, transmeton Telegrafi.

    Sipas policisë, ai humbi përkohësisht vetëdijen, por pak më vonë u përmend.

    Për shkak të lëndimeve, i riu u transportua me helikopter të emergjencës në Spitalin Universitar të Augsburgut.

    Mjeku i emergjencës përjashtoi rrezikun për jetën e tij, ndërsa autoritetet nuk kishin dhënë detaje të tjera për gjendjen shëndetësore të 24-vjeçarit.

    Në momentin e aksidentit, kolegu i tij ndodhej në anën tjetër të ndërtesës dhe kishte dëgjuar vetëm rënien./Telegrafi/

  • Musliu: When the prime minister answered the Prosecution &#82/11; why can’t others get excited?

    DThe PDK’s exclusive, Ganimete Musliu, has said criminals in Kosovo brave when they see the prime minister himself not responding to the prosecution as the legal obligation.

    It has raised concern about the message being given to citizens, stressing that rule of law is initiated by those governing, the Clankosova broadcasts. tv

    Why not be braved by criminals in Kosovo when their conviction is made that facing justice is a matter of choice and not of legal obligation?

    When the country’s prime minister, for months, does not respond to the prosecution’s invitation to interview, what message is sent to citizens, and what example is given to those who must be accountable to the law?

    Rule of law begins with those who rule. No one must be above justice! )