Blog

  • Tens of thousands of protesters in Italy, general strike in over 40 cities

    Tens of thousands of citizens, mostly students and workers, have appeared on Friday on the streets of Italy’s various cities, demanding higher wages and more powerful public services, as well as protesting the rise in cost of living and military spending.

    Protests were organised within the framework of a 24-hour general strike called by the Union Union Sindacale di Base ( The USB), with demonstrations planned in more than 40 cities in the country, writes Reuters, broadcast Dukagnaj.

    The demonstrations, which came after the clashes that took place earlier this month, when protesters clashed with police, looted shops and damaged property, took place mostly peacefully this Friday.

    In Turin, however, the situation was tense after police used cannons to repel students and left activists who approached the safety cords protecting the Prefecture building.

    In Rome a large number of protesters marched near the Colosseum, where they warned that they intended to set tents and stay throughout the weekend. Meanwhile, garbage containers were put on several roads, which protesters set on fire.

    In Milan, demonstrators marched on the city’s street ring before closing the protest before Milan’s Polytechnic University.

    While in Genoa, about 15 thousand portal workers, students and other protesters entered the port, joining similar protests in Europe and other parts of the world.

    They opposed the use of ports to transport weapons and raised concerns about the deaths of sailors in armed conflicts, from the Gulf to the Black Sea.

    A wave of protests has included other European countries, including France, Spain, Belgium and Albania. Disatisfaction is mainly associated with increasing cost of living and requirements for better economic and social conditions.

    Source Layer: Dukeagini

  • Dhjetëra mijëra protestues në Itali, grevë e përgjithshme në mbi 40 qytete

    Dhjetëra mijëra protestues në Itali, grevë e përgjithshme në mbi 40 qytete

    Dhjetëra mijëra qytetarë, kryesisht studentë dhe punëtorë, kanë dalë të premten në rrugët e qyteteve të ndryshme të Italisë, për të kërkuar paga më të larta dhe shërbime publike më të fuqishme, si dhe për të protestuar kundër rritjes së kostos së jetesës dhe shpenzimeve ushtarake.

    Protestat u organizuan në kuadër të një greve të përgjithshme 24-orëshe, të thirrur nga sindikata Unione Sindacale di Base (USB), me demonstrata të planifikuara në më shumë se 40 qytete të vendit, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

    Demonstratat, të cilat vijnë pas përleshjeve të ndodhura në fillim të këtij muaji, kur protestuesit u përplasën me policinë, plaçkitën dyqane dhe dëmtuan prona, këtë të premte u zhvilluan kryesisht në mënyrë paqësore.

    Megjithatë, në Torino situata u tensionua, pasi policia përdori topa uji për t’i zmbrapsur studentët dhe aktivistët e majtë, të cilët iu afruan kordonëve të sigurisë që mbronin ndërtesën e prefekturës.

    Në Romë, një numër i madh protestuesish marshuan pranë Koloseut, ku paralajmëruan se synonin të vendosnin tenda dhe të qëndronin gjatë gjithë fundjavës. Ndërkohë, në disa rrugë u vendosën kontejnerë mbeturinash, të cilëve protestuesit u vunë flakën.

    Në Milano, demonstruesit marshuan në unazën rrugore të qytetit, përpara se protestën ta përmbyllnin para Universitetit Politeknik të Milanos.

    Ndërsa në Xhenova, rreth 15 mijë punëtorë portualë, studentë dhe protestues të tjerë hynë në port, duke iu bashkuar protestave të ngjashme në Evropë dhe pjesë të tjera të botës.

    Ata kundërshtuan përdorimin e porteve për transportin e armëve dhe ngritën shqetësimet për vdekjen e detarëve në konfliktet e armatosura, nga Gjiri deri në Detin e Zi.

    Një valë protestash ka përfshirë edhe vende të tjera evropiane, përfshirë Francën, Spanjën, Belgjikën dhe Shqipërinë. Pakënaqësitë lidhen kryesisht me rritjen e kostos së jetesës dhe kërkesat për kushte më të mira ekonomike e sociale.

    Burimi: Dukagjini

  • 137 milionë euro për modernizimin e A3-shit, tenderi pa epilog - kush mban përgjegjësi për vonesat në sektorin energjetik? (VIDEO)

    137 milionë euro për modernizimin e A3-shit, tenderi pa epilog – kush mban përgjegjësi për vonesat në sektorin energjetik? (VIDEO)

    137 milionë euro për modernizimin e A3-shit, tenderi pa epilog - kush mban përgjegjësi për vonesat në sektorin energjetik? (VIDEO)

    Më 24 janar 2025, Qeveria e Kosovës dhe Korporata Energjetike e Kosovës prezantuan projektin 137 milionë eurosh për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3 të Termocentralit Kosova A. Kryeministri Albin Kurti e cilësoi këtë si investimin më të madh në kapacitetet gjeneruese të KEK-ut që nga ndërtimi i termocentraleve, katër dekada më parë.

    Sipas zotimeve të institucioneve, modernizimi do ta rriste kapacitetin e A3-shit, do ta dyfishonte përafërsisht prodhimin vjetor dhe do t’ia zgjaste jetëgjatësinë njësisë për 20 vjet të tjerë.

    Por, rreth 21 muaj pas prezantimit të projektit, investimi ende nuk ka marrë epilog. Procedura e tenderimit, e zhvilluar me parakualifikim, ka nisur gjatë vitit 2025. Në nëntor të atij viti, KEK-u publikoi rezultatet e fazës së parë, ndërsa deri në fund të tetorit 2026 nuk është bërë publik ndonjë vendim përfundimtar për dhënien e kontratës.

    Në këtë procedurë kanë shprehur interesim kompani dhe konsorciume ndërkombëtare, ndërsa disa prej tyre kanë kaluar fazën e parakualifikimit. Megjithatë, mbeten të paqarta arsyet e zvarritjes së procedurës, ecuria e fazës së dytë dhe koha kur pritet të fillojnë punimet. Rregullorja për Prokurimin Publik përcakton afate për vlerësimin e ofertave, por për të konstatuar një shkelje eventuale duhet të sqarohet faza konkrete në të cilën ndodhet tenderi.

    Burime të hulumtimit kanë treguar se zvarritja e procedurës lidhet me nevojën për të shmangur nxjerrjen njëkohësisht jashtë prodhimit të njësive A3 dhe B1, në prag të sezonit dimëror.

    Eksperti i energjisë, Adhurim Haxhimusa, vlerëson se vonesat në realizimin e projekteve të rehabilitimit lidhen kryesisht me mungesën e koordinimit ndërinstitucional dhe të kapaciteteve njerëzore për menaxhimin e investimeve komplekse. Sipas tij, përgjegjësia për planifikimin dhe funksionimin e sistemit përfshin Ministrinë e Ekonomisë, KEK-un, ZRRE-në dhe operatorët e tjerë të sektorit.

    Pavarësisht zotimeve të përsëritura për modernizimin e termocentraleve, përfshirë programin e Qeverisë Kurti III, mbeten pa përgjigje disa çështje thelbësore: Përse tenderi 137 milionësh nuk ka përfunduar? A është vonuar procedura për shkak të planifikimit të remontit të B1-shit? Kush e ka marrë një vendim të tillë, nëse ai ekziston? Dhe kush mban përgjegjësi për pasojat që vonesat mund të kenë në prodhimin vendor dhe nevojën për import?

    Për këto çështje, Ministria e Ekonomisë i ka drejtuar pyetjet te KEK-u, ndërsa korporata nuk ka kthyer përgjigje në kërkesën e dërguar më 20 tetor 2026.

    Detajet mund t’i gjeni në Kiks Kosova.

     

  • Shasime Osmani, nga Kërçova në Parlamentin e Bernës: Lidhja me Kosovën dhe zëri i shqiptarëve në Zvicër

    Shasime Osmani, nga Kërçova në Parlamentin e Bernës: Lidhja me Kosovën dhe zëri i shqiptarëve në Zvicër

    Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kantonit të Bernës në Zvicër, Shasime Osmani në një intervistë për Telegrafin, ka rrëfyer rrugëtimin e saj personal dhe politik, sfidat me të cilat është përballur si shqiptare në Zvicër, përvojat me racizmin, por edhe rëndësinë e arsimimit dhe guximin për të ndjekur ëndrrat.

    Osmani, ka folur për përvojat e saj me racizmin dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve në Zvicër, duke treguar se paragjykimet ndaj komunitetit shqiptar kanë ndikuar edhe në mënyrën se si ajo e ka përjetuar identitetin e saj.

    Në një intervistë për Telegrafin, Osmani ka rrëfyer se gjatë periudhës 2008–2015, shqiptarët në Zvicër janë përballur me shumë paragjykime dhe diskriminim.

    Ajo ka treguar se në atë kohë kishte raste kur edhe vetë kishte hezituar të tregonte se ishte shqiptare.

    “Ka pas një kohë në Zvicër që shqiptarët kanë bërë krime, është e vërtetë. Edhe kanë dalë publikisht edhe partitë i kanë keqpërdorur për t’i diskriminuar gjithë shqiptarët në këtë vend. Ka pas kohë që unë vetë kam hezituar të tregoj se jam shqiptare, për shkak të këtyre kampanjave, urrejtjes dhe racizmit që kanë ndodhur”, ka deklaruar Osmani.

    Ajo ka theksuar se nuk duhet që veprimet e individëve të përdoren për të paragjykuar një komunitet të tërë, shkruan Telegrafi.

    “Edhe kjo është diçka që unë e pashë, që shqiptarët nuk kanë reprezentim në politikë. Domethënë, para se të bëhem unë asambliste më 2024, që isha një vit asambliste në qytetin e Bernës, nuk ka pas shqiptarë ose shqiptarë tjetër në atë pozitë”, ka thënë ajo.

    Osmani ka treguar se mungesa e përfaqësimit politik të shqiptarëve ka qenë një nga arsyet që e kanë shtyrë të angazhohet në politikë.

    “Është duket pak e tmerrshme se i kena gjenerata këtu që jetojmë dhe jemi shumë të suksesshëm, edhe nuk kemi pas njeri që na përfaqëson në politikë”, është shprehur deputetja shqiptare.

    Ajo ka thënë se një nga synimet e saj është të luftojë për të drejtat e emigrantëve, përfshirë lehtësimin e marrjes së pasaportës zvicerane dhe krijimin e mundësive të barabarta për fëmijët e tyre.

    “Jam shumë e angazhume edhe për të drejtat e emigrantëve, për shembull që marrja e pasaportës së Zvicrës të bëhet më e lehtë, ose që fëmijët tanë të kenë të njëjtat shanse”, ka deklaruar Osmani.

    Ajo ka bërë të ditur se në seancën dimërore të parlamentit do të shtrojë edhe çështjen e të drejtës së votës për migrantët me leje qëndrimi C në Zvicër.

    “Domethënë tash në seancën e dimrit në parlament do të bëhet pyetja për a do të kenë të drejtë migrantët me leje C që jetojnë në Zvicër të kenë të drejtë të votimit në Zvicër”, ka thënë ajo.

    Në intervistën për Telegrafin, Osmani ka folur edhe për marrjen e nënshtetësisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë si një moment me rëndësi të veçantë emocionale.

    “Ka një kuptim shumë emocional për mua, domethënë u përlota kur e mora dekretin sepse e ndjeva veten se jam pjesë e Kosovës. Kam pasur shumë shoqe e shokë të Kosovës. Kam pasur përherë lidhje emocionale me Kosovën”, ka rrëfyer ajo.

    Osmani, e cila ka lindur në Kërçovë dhe është rritur në Zvicër, ka treguar se edhe historia e familjes së saj ka ndikuar në formimin dhe angazhimin e saj politik. Gjyshi i saj kishte emigruar nga Kërçova në Zvicër në vitin 1979, ndërsa ajo ishte bashkuar me familjen kur ishte vetëm njëvjeçare.

    Duke folur për motivet që e shtynë drejt politikës, ajo ka theksuar se përvojat si pjesë e një familjeje emigrante dhe vështirësitë për të pasur mundësi të barabarta kanë luajtur rol të rëndësishëm.

    “E kam kuptuar se në Zvicër nuk është lehtë. T’i marrësh të njëjtat shansa. Nuk janë për gjithë njerëzit shansa të barabarta. Nëse je emigrant, e ke më vështirë, nëse je grua, e ke më të vështirë. Nëse i ke prindërit jo të shkolluar, siç është në rastin tim, e ke më vështirë”, ka deklaruar Osmani.

    Ajo ka theksuar se pikërisht këto përvoja kanë qenë motivi kryesor për hyrjen e saj në politikë dhe angazhimin për mundësi të barabarta për të gjithë./Telegrafi/

  • Three simple habits that help to maintain skin health at night

    Skin care does not necessarily require expensive products or complex routines. Some simple customs, which may become part of presleep dailyity, help to preserve hydration and protective skin barrier.

    According to recommendations from the American Academy of Dermatology ( AAD), soft cleaning, hydration, and tailored care are among the main steps of a healthy routine. In addition, sleep quality is important.

    Below are three habits worth engaging in your evening routine.

    1. Clean your face before sleep

    Cleaning your face at night is also important when you have no makeup. During the day, fats, uncleanness, and various wastes are collected in the skin, which must be removed before sleep.

    Dermatologists recommend the use of a gentle cleaner, with no irritative ingredients, as well as hot water. Strong fatigue should be avoided, as it can cause irritation and damage the skin’s surface.

    After bathing, the face must dry with a soft towel, gently touching it and not rubbing it.

    The American Academy of Dermatology recommends cleaning faces at night and avoiding aggressive products that can irritate the skin.

    2. Apply hydrated cream after cleaning

    After cleaning, another important step is hydration. The hydrated cream helps preserve moisture and support the skin’s natural protective barrier.

    According to AAD, the hydrate is more effective when applied on light wet skin, immediately after the bath.

    However, the selection of the product must be made according to the skin type. A cream with a richer formula may be more suitable for dry skin, while softer products, marked as uncomedogen, are recommended for fat skin.

    There is no need to use many products at once. A simple routine, adapted to the needs of the skin and causing no irritation, is a good starting point for daily care.

    3. Pay Importance to Sleep

    Skin care does not end with products that apply to sleep. The quality of sleep also plays a role in its condition and appearance.

    A Study Published in the magazine Clinical and Imperial Dermatology, where 60 women participated, he found that well – asleep participants had better results in certain indications of skin aging and recovery of the protective barrier, compared with those who slept less and had weaker sleep quality.

    Meanwhile, another study published in the magazine skin Research and TechnologyHe examined 32 women in his 40 ‘ s. The results showed that a limited sleep in just four hours per six nights was accompanied by reduced hydration and deterioration of some skin – appearance indicators.

    These findings do not mean that a poor night’s sleep will necessarily damage the skin, but they do show that regular sleep is an important part of general care for it.

    In the end, a good routine does not have to be complicated. Soft cleaning, hydration, and sufficient sleep are three simple habits that can help maintain your skin’s health. The results depend on its kind and state, while continuing problems such as acne, frying or irritability require dermatologist’s advice.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tri zakone të thjeshta që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të lëkurës gjatë natës

    Tri zakone të thjeshta që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të lëkurës gjatë natës

    Tri zakone të thjeshta që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të lëkurës gjatë natës

    Kujdesi për lëkurën nuk kërkon domosdoshmërisht produkte të shtrenjta apo rutina të ndërlikuara. Disa zakone të thjeshta, të cilat mund të bëhen pjesë e përditshmërisë para gjumit, ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe të barrierës mbrojtëse të lëkurës.

    Sipas rekomandimeve të Akademisë Amerikane të Dermatologjisë (AAD), pastrimi i butë, hidratimi dhe kujdesi i përshtatur me nevojat e lëkurës janë ndër hapat kryesorë të një rutine të shëndetshme. Krahas tyre, rëndësi ka edhe cilësia e gjumit.

    Më poshtë janë tri zakone që ia vlen t’i përfshini në rutinën tuaj të mbrëmjes.

    1. Pastrojeni fytyrën para gjumit

    Pastrimi i fytyrës në mbrëmje është i rëndësishëm edhe në ditët kur nuk keni përdorur grim. Gjatë ditës, në lëkurë grumbullohen yndyra, papastërtitë dhe mbetjet e ndryshme, të cilat duhet të largohen para gjumit.

    Dermatologët rekomandojnë përdorimin e një pastruesi të butë, pa përbërës irritues, si dhe të ujit të vakët. Fërkimi i fortë duhet shmangur, pasi mund të shkaktojë irritim dhe ta dëmtojë sipërfaqen e lëkurës.

    Pas larjes, fytyra duhet të thahet me një peshqir të butë, duke e prekur lehtë dhe pa e fërkuar.

    Akademia Amerikane e Dermatologjisë këshillon pastrimin e fytyrës në mbrëmje dhe shmangien e produkteve agresive që mund ta irritojnë lëkurën.

    2. Aplikoni krem hidratues pas pastrimit

    Pas pastrimit, një hap tjetër i rëndësishëm është hidratimi. Kremi hidratues ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe në mbështetjen e barrierës natyrore mbrojtëse të lëkurës.

    Sipas AAD-së, hidratuesi është më efektiv kur aplikohet mbi lëkurë lehtësisht të lagësht, menjëherë pas larjes.

    Megjithatë, zgjedhja e produktit duhet të bëhet në bazë të llojit të lëkurës. Për lëkurën e thatë mund të jetë më i përshtatshëm një krem me formulë më të pasur, ndërsa për lëkurën e yndyrshme rekomandohen produkte më të lehta, të shënuara si jokomedogjene.

    Nuk është e nevojshme të përdoren shumë produkte njëkohësisht. Një rutinë e thjeshtë, e përshtatur me nevojat e lëkurës dhe që nuk shkakton irritim, është një pikënisje e mirë për kujdesin e përditshëm.

    3. Kushtojini rëndësi gjumit

    Kujdesi për lëkurën nuk përfundon me produktet që aplikohen para gjumit. Edhe cilësia e gjumit luan rol në gjendjen dhe pamjen e saj.

    Një studim i publikuar në revistën Clinical and Experimental Dermatology, ku morën pjesë 60 gra, gjeti se pjesëmarrëset që flinin mirë kishin rezultate më të mira në disa tregues të plakjes së lëkurës dhe rikuperimit të barrierës mbrojtëse, krahasuar me ato që flinin pak dhe kishin cilësi më të dobët të gjumit.

    Ndërkaq, një studim tjetër, i publikuar në revistën Skin Research and Technology, shqyrtoi 32 gra në të dyzetat. Rezultatet treguan se kufizimi i gjumit në vetëm katër orë për gjashtë net radhazi shoqërohej me ulje të hidratimit dhe përkeqësim të disa treguesve të pamjes së lëkurës.

    Këto gjetje nuk nënkuptojnë se një natë me gjumë të dobët do ta dëmtojë patjetër lëkurën, por tregojnë se gjumi i rregullt është pjesë e rëndësishme e kujdesit të përgjithshëm për të.

    Në fund, një rutinë e mirë nuk ka pse të jetë e ndërlikuar. Pastrimi i butë, hidratimi dhe gjumi i mjaftueshëm janë tri zakone të thjeshta që mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të lëkurës. Rezultatet varen nga lloji dhe gjendja e saj, ndërsa problemet e vazhdueshme si aknet, skuqja apo irritimi kërkojnë këshillën e dermatologut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Northern Macedonia government proposes budget for 2027 of 7 billion and 219m euros

    The overall budget proposal for 2027 is planned at a level of 395.4 billion denars, which is 5.7 percent more compared to 2026, since total expenditures are projected at 440.4 billion denars (7 billion and 219 million Eruo), which is for 4.8 percent higher compared to 2026), Finance Minister Gordana Dimitriska Koco said today at the press conference.

    She pointed out that the budget for 2027 was prepared in conditions of unclear international economic circumstances and extreme risks, for which special attention was given to the reality of projections, sustainability of expenditures, and effective exploitation of public means.

    The budget deficit is planned at 45 billion denars, respectively, 3.5 percent of BPV, and is in line with the fiscal strategy for the period 2027-2031. This means that we remain in determining gradual fiscal consolidation, with clear intention of overcoming the budget deficit and stabilising public debt, without giving up that case from development priorities, the minister said.
    It underlined that specifically important segment in the budget for 2017 are capital investments. 40.8 billion denars are planned for capital spending. Our definition is these tools to travel towards projects that create long-term value, improve infrastructure and contribute to better public services, she stressed.

    On the income side, Dimitrieska Kocoska pointed out, tax spending is designed at 223.1 billion denars, which represents 6.4 percent increase.

    Tax policy will remain predictable, with the focus on improving revenue collection, lowering tax evasion and digitising tax processes. With the 2027 budget, we secure regular and constant financing of all legal and contractual obligations of the state, she stressed.

    The minister stressed that with the budget, funds are provided for increased salaries in the public sector, more money to meet obligations stemming from the country’s NATO membership, with funds planned for protection worth 2 per cent of BPV to strengthen defence capacities, modernisation and Armatta equipment.

    Special priorities, she stressed, remain the social security of citizens. She pointed out that 220.8 billion denars for social transfer have been projected, which is a 4.1 percent increase, out of which 123.8 billion denars are for retirement payments or a 4.8 percent increase, in line with legal harmonisation.

    The social protection of citizens’ more sensitive categories are planned at 14.3 billion denars, while 2.9 billion denars are planned for policy and active employment measures. A 3.9 billion more denars are projected for healthcare this year. Also planned for municipalities are transfers worth about 36 billion denarius through the VAT blockades and grants. A particularly important 2027 budget segment is capital investments. 40.8 billion denars are planned for capital expenditures. Our determination is to direct these funds to projects that create long-term value, improve infrastructure and contribute to better quality public services. In this direction, not only is the amount of planned funds important but also the implementation of them. Our focus is on timely implementation of projects and concrete results on the ground, Dimitrieska Kocoska said.

  • Qeveria e Maqedonisë së Veriut propozon buxhetin për vitin 2027 prej 7 miliardë e 219 milionë eurosh

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut propozon buxhetin për vitin 2027 prej 7 miliardë e 219 milionë eurosh

    “Propozim buxheti për vitin 2027, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 395,4 miliardë denarë, që është 5,7 për qind më shumë krahasuar me vitin 2026, përderisa shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në 440,4 miliardë denarë (7 miliardë e 219 milionë eruo), që është për 4,8 për qind më i lartë krahasuar me vitin 2026″, deklaroi sot në konferencën për shtyp ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.

    Ajo theksoi se Buxhetin për vitin 2027 e përgatitën në kushte të rrethanave të paqarta ndërkombëzare ekonomike dhe rreziqeve eksterne, për ç’shkak vëmendje e posaçme iu kushtua realitetit të projeksioneve, qëndrueshmërisë së shpenzimeve dhe shfrytëzimit efikas të mjeteve publike.

    ”Deficiti buxhetor është planifikuar në 45 miliardë denarë, përkatësisht 3,5 për qind të BPV-së, dhe është në pajtim me Strategjinë fiskale për periudhën 2027-2031. Kjo do të thotë se mbetemi në përcaktimin e konsolidimit gradual fiskal, me qëllim të qartë për tejkalimin e deficitit buxhetor dhe stabilizimit të borxhit publik, pa hequr dorë me atë rast nga prioritetet zhvillimore”, tha ministrja.
    Ajo nënvizoi se posaçërisht segment i rëndësishëm në Buxhetin për vitin 2027 janë investimet kapitale. “Për shpenzime kapitale janë planifikuar 40,8 miliardë denarë. Përcaktimi ynë është këto mjete të kahëzohen drejt projekteve të cilat krijojnë vlerë afatgjate, e përmirësojnë infrastrukturën dhe kontribuojnë për shërbime më cilësore publike”, theksoi ajo.

    Në anën e të ardhurave, theksoi Dimitrieska Koçoska, shpenzimet tatimore janë projektuar në 223,1 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 6,4 për qind.

    “Politika tatimore do të mbetet e parashikueshme, me fokus në përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave, uljen e evazionit fiskal dhe dixhitalizimin e proceseve tatimore. Me Buxhetin e vitit 2027, ne sigurojmë financim të rregullt dhe të pandërprerë të të gjitha detyrimeve ligjore dhe kontraktuale të shtetit”, theksoi ajo.

    Ministrja theksoi se me Buxhetin sigurohen fonde për rritjen e rrogave në sektorin publik, më shumë para për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi i vendit në NATO, me fonde të planifikuara për mbrojtje në vlerë prej 2 përqind të BPV-së për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, modernizimin dhe pajisjen e Armatës.

    Prioritet i veçantë, theksoi ajo, mbetet siguria sociale e qytetarëve. Ajo theksoi se janë parashikuar 220,8 miliardë denarë për transfere sociale, që është një rritje prej 4,1 për qind, nga të cilat 123,8 miliardë denarë janë për pagesa pensionesh, ose një rritje prej 4,8 për qind, në përputhje me harmonizimin ligjor.

    “-Për mbrojtje sociale të kategorive më të ndjeshme të qytetarëve janë planifikuar 14,3 miliardë denarë, ndërsa për politika dhe masa aktive të punësimit janë planifikuar 2,9 miliardë denarë. Për kujdesin shëndetësor janë parashikuar 3,9 miliardë denarë më shumë në krahasim me këtë vit. Gjithashtu, për komunat janë planifikuar transferta në vlerë prej rreth 36 miliardë denarësh përmes bllok-granteve dhe granteve të TVSH-së. Një segment veçanërisht i rëndësishëm i Buxhetit të vitit 2027 janë investimet kapitale. 40,8 miliardë denarë janë planifikuar për shpenzime kapitale. Vendosmëria jonë është që këto fonde të drejtohen në projekte që krijojnë vlerë afatgjatë, përmirësojnë infrastrukturën dhe kontribuojnë në shërbime publike më cilësore. Në këtë drejtim, nuk është e rëndësishme vetëm shuma e fondeve të planifikuara, por edhe zbatimi i tyre. Fokusi ynë është në zbatimin në kohë të projekteve dhe rezultate konkrete në terren”, tha Dimitrieska Koçoska.

  • Elijona thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen nga Klodi: Nuk jap shpresa aty ku nuk ka

    Elijona thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen nga Klodi: Nuk jap shpresa aty ku nuk ka

    Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj, ka folur më gjerësisht për ndarjen nga Klodi, gjatë një interviste në rubrikën “25 pyetje” të “Prive By LS”.

    E pyetur për raportin që tashmë i përket së kaluarës, Elijona u shpreh se ka disa gjëra të cilat preferon t’i mbajë private, për shkak të respektit ndaj asaj që ka ndarë me ish-partnerin e saj.

    “Disa gjëra, për shkak të respektit ndaj asaj që ka qenë, nuk kanë vend publik. Unë jam natyrë e sinqertë dhe nuk më pëlqen të jap shpresa aty ku nuk ka shpresa. Është një gjë e ditur nga të dyja palët”, deklaroi ajo.

    Gjatë intervistës, Elijona u pyet edhe për fotografitë e përbashkëta me Klodin, të cilat ende vazhdojnë të jenë të publikuara në rrjetet sociale. Për këtë pjesë, ajo u shpreh se mendon se ka ardhur koha që edhe ato t’i takojnë së kaluarës.

    Ndërkaq, kur u pyet nëse do t’i jepte një mundësi të dytë një lidhjeje që ka përfunduar, ajo bëri dallimin mes raporteve shoqërore dhe atyre romantike.

    – YouTube youtu.be

    Elijona theksoi se në miqësi beson se gabimet mund të përmirësohen, pasi të gjithë mund të gabojnë. Sa u përket mundësive të dyta, megjithatë, përgjigjja e saj ishte e qartë: një shans i dytë, por jo i tretë.

    Kujtojmë se në fund të muajit shtator, Elijona e konfirmoi për herë të parë ndarjen nga Klodi përmes një postimi në rrjetet sociale. Këtë herë, ajo ka dhënë më shumë detaje rreth qëndrimit të saj për këtë kapitull të mbyllur, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron t’i bëjë publike të gjitha arsyet e ndarjes. /Telegrafi/

  • Musliu-Shoshi: 44 days of liberation punishment, state still without strategy and budget

    Democratic Party of Kosovo MP Ariana Musliu-Shoshi has criticised the country’s institutions, saying that 44 days after the condemnation of former Kosovo Liberation Army leaders, the state has not yet drafted a concrete strategy or plan for protecting war history.

    Musliu-Shoshi says institutions have prepared neither strategies nor platforms nor budgets on the issue, Dukaagjini reports.

    She has estimated that the KLA story cannot be protected only through political statements or working groups, but requires concrete actions, diplomatic commitment and financial support.

    KLA history is not protected with patriotic statements, nor with working groups on paper! Protected by actions, diplomacy, strategy and budget!

    The PDK MP has added that every day without a concrete plan constitutes, according to her, institutional abandon of deliverers.

    Every day lost is a day more of the institutional abandonment of our rescuers!

    Source Layer: Dukeagini