Blog

  • OEK: Importi i veturave sjell 913 milionë euro në buxhet e Kosovës

    OEK: Importi i veturave sjell 913 milionë euro në buxhet e Kosovës

    Oda Ekonomike e Kosovës ka prezantuar të dhënat mbi importin e veturave dhe automjeteve transportuese për periudhën 2021–2025 dhe janar–shtator 2026. OEK njofton se importi i automjeteve në Kosovë, ka sjellë mbi 3 miliardë euro vlerë dhe 913.2 milionë euro të hyra buxhetore.

    “Të dhënat tregojnë se gjatë kësaj periudhe në Kosovë janë importuar gjithsej 266,064 vetura dhe automjete transportuese, me vlerë të përgjithshme prej rreth 3.08 miliardë euro. Nga ky aktivitet janë inkasuar 913.2 milionë euro në buxhetin e Kosovës, përmes taksave doganore, akcizës dhe TVSh-së. Këto të hyra përbëjnë rreth 11% të të hyrave të përgjithshme doganore. Raporti evidenton gjithashtu se tregu dominohet nga veturat e përdorura dhe importet nga vendet e Bashkimit Evropian, me Gjermaninë si vendin kryesor të origjinës, me rreth 70% të importeve. Të dhënat dëshmojnë rëndësinë e sektorit të automjeteve jo vetëm për aktivitetin ekonomik, por edhe për financimin e buxhetit të Kosovës. Një tregues tjetër me rëndësi është rritja e ndjeshme e të hyrave nga ky sektor, të cilat janë dyfishuar brenda pesë viteve”, njofton OEK.

    Burimi: RTKLive

  • Maqedonci takohet me zyrtaren e USEUCOM-it, diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje

    Maqedonci takohet me zyrtaren e USEUCOM-it, diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar Sandra Oudkirk, zëvendësen civile të komandantit dhe këshilltaren për politikë të jashtme të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM).

    Sipas Maqedoncit, në takim është diskutuar për thellimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, zhvillimin e ardhshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe mundësitë e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.

    Maqedonci ka falënderuar Oudkirk për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

    Burimi: RTKLive

  • Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

    Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë pas inspektimit në terren, ku janë evidentuar mangësi në respektimin e kërkesave ligjore për sigurinë e punëtorëve.

    Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    Burimi: RTKLive

  • Banka Nacionale e Zvicrës shënon fitim prej 44.2 miliardë frangash në nëntë muajt e parë të vitit

    Banka Nacionale e Zvicrës shënon fitim prej 44.2 miliardë frangash në nëntë muajt e parë të vitit

    Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) ka regjistruar fitim prej 44.2 miliardë frangash zvicerane gjatë periudhës janar-shtator 2026, falë kryesisht performancës pozitive të investimeve në valuta të huaja dhe zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare të aksioneve.

    Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka Nacionale e Zvicrës (SNB), investimet në valuta të huaja kanë gjeneruar fitim prej 43.3 miliardë frangash. Nga kjo shumë, 29.8 miliardë franga janë rezultat i ndryshimeve në kurset e këmbimit.

    Kontribut të rëndësishëm në rezultatin financiar kanë dhënë edhe investimet në aksione, të cilat kanë sjellë fitim prej 23.7 miliardë frangash.

    Ndërkohë, rezervat e arit kanë ndikuar pozitivisht në rezultat gjatë tremujorit të tretë, pas një periudhe më të dobët në gjashtëmujorin e parë.

    Ende nuk dihet nëse kantonet do të përfitojnë nga fitimi

    Pavarësisht rezultatit të lartë financiar, mbetet e paqartë nëse Konfederata dhe kantonet zvicerane do të përfitojnë nga shpërndarja e fitimit të bankës qendrore, transmeton Telegrafi.

    Mundësia e një shpërndarjeje të tillë varet nga ecuria e mëtejshme e tregjeve financiare dhe lëvizjet e kurseve të këmbimit deri në fund të vitit.

    Për këtë arsye, ende nuk ka siguri nëse SNB-ja do të ndajë fitime me sektorin publik dhe sa mund të jetë shuma që do t’u takojë autoriteteve federale dhe kantonale.

    Rezultati përfundimtar financiar i bankës pritet të përcaktohet nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare deri në mbyllje të vitit./Telegrafi/

  • Exclusive This is the police director’s duty to Pec.

    Major Mirsad Kelmendi has been appointed task manager of the Regional Police Directorate in Pec.

    Kelmendi will exercise this duty at the head of police in the Pec region.

    News update…

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Ky është ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë në Pejë

    Ekskluzive | Ky është ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë në Pejë

    Ekskluzive | Ky është ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë në Pejë

    Major Mirsad Kelmendi është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

    Kelmendi do ta ushtrojë këtë detyrë në krye të Policisë në rajonin e Pejës.

    Lajmi në përditësim…

    Burimi: Sinjali

  • Soap for Hoxha’s resignation: Responsibilities Must Go Even deeper, Accounting

    Lawyer Shkelzen Soopyan has commented on the resignation of Kosovo Police General Director Gazmend Hoxha, saying that responsibility for the Arlinda Zekij case should not stop only with police.

    Soopyan, invited to ʹ IN Dukagjin, police have estimated that during Hoxha’s leadership, especially after the attack on Banjska, they have also marked positive developments.

    However, he has said his resignation, in this situation, raises the question of responsibility in other institutions as well.

    So there’s chief prosecutor and prosecutor. The institutional responsibility addressed with some suspensions, yet I think that professional responsibility is much deeper and longer-term, Soopyan has declared.

    He has stressed that the most serious problem in the justice system is the decline in accountability and the lack of fear of professional consequences, a phenomenon that, according to him, has been highlighted over the past 10-15 years.

    The account is disappearing to the lowest level of the official, as fear of the consequences has disappeared, he said.

    To illustrate this problem, Sopjan has also mentioned his experience as a lawyer, saying that there are cases when the Court of Appeals destroys judges 30 to 40 acts of justice in one year, but they do not face responsibility.

    Since my experience as a lawyer, there are many cases of a judge breaking Apeli’s 30-40 convictions during the year and having no responsibility, no one tells him anything. In the end, the assessment is about how many cases have been resolved, but not the quality of the judgments.

    Source Layer: Dukeagini

  • Sopjani për dorëheqjen e Hoxhës: Përgjegjësia duhet të shkojë edhe më thellë, të ketë llogaridhënie

    Sopjani për dorëheqjen e Hoxhës: Përgjegjësia duhet të shkojë edhe më thellë, të ketë llogaridhënie

    Avokati Shkëlzen Sopjani ka komentuar dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, duke thënë se përgjegjësia për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt nuk duhet të ndalet vetëm te Policia.

    Sopjani, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, ka vlerësuar se gjatë udhëheqjes së Hoxhës, veçanërisht pas sulmit në Banjskë, Policia ka shënuar edhe zhvillime pozitive.

    Megjithatë, ai ka thënë se dorëheqja e tij, në këtë situatë, ngre çështjen e përgjegjësisë edhe në institucionet e tjera.

    “Çfarëdo përgjegjësie ka Hoxha, atëherë ka edhe kryeprokurori e prokurori. Përgjegjësia institucionale u adresua me disa suspendime, megjithatë mendoj se përgjegjësia profesionale është shumë më e thellë dhe afatgjatë”, ka deklaruar Sopjani.

    Ai ka theksuar se problemi më serioz në sistemin e drejtësisë është zbehja e llogaridhënies dhe mungesa e frikës nga pasojat profesionale, dukuri që, sipas tij, është theksuar gjatë 10-15 vjetëve të fundit.

    “Llogaridhënia është duke u zhdukur deri në nivelin më të ulët të zyrtarit, pasi edhe frika prej pasojave është zhdukur”, ka thënë ai.

    Për ta ilustruar këtë problem, Sopjani ka përmendur edhe përvojën e tij si avokat, duke thënë se ka raste kur Gjykata e Apelit ua prish gjyqtarëve 30 deri në 40 aktgjykime brenda një viti, por ata nuk përballen me përgjegjësi.

    “Prej përvojës time si avokat ka shumë raste që një gjyqtari ia prish Apeli 30-40 aktgjykime gjatë vitit dhe nuk ka kurrfarë përgjegjësie, e as nuk i thotë askush asgjë. Në fund, vlerësimi bëhet se sa raste ka zgjidhur, por jo cilësia e aktgjykimeve”, është shprehur Sopjani.

    Burimi: Dukagjini

  • Barcelona starts trial for a protector, list two big names

    Barcelona has begun to consider opportunities for the reinforcement of the defensive department during the January transition deadline, with the aim of transferring a protector centre that can immediately adapt to coach Hansi Flick’s game style, reports transfer expert Matteo Moretto.

    Problems with injuries and lack of adequate protection options have highlighted the Catalan team’s weaknesses, especially after two recent losses to Paris Saint-Germainin and Real Madrid.

    For this reason, Barcelona’s leaders are aiming to reinforce their defence in the transitional January deadline. One of the names under consideration is the Brazilian defender of Real Betis, Nathan.

    The defender has shown a continuation of his appearances with the team from Seville, while his name was on Barcelona’s radar even during last summer’s passing deadline.

    Another factor that can facilitate Nathan’s transfer is his desire to secure his Spanish passport. If he gets it, Barcelona will be able to register without exploiting one of the countries reserved for footballers outside the European Union.

    Nathan, however, is not the only name on the Catalonan list. According to Moretos, another potential target remains Alessandro Baston of Inter, which Barcelona had tried to transfer even during the passing summer deadline.

    Beaston and Inter are pleased with each other, but looking towards the next summer, if a very high offer comes, Inter can examine it and allow its departure, Moreto said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Barcelona nis “gjuetinë” për një qendërmbrojtës, në listë dy emra të mëdhenj

    Barcelona nis “gjuetinë” për një qendërmbrojtës, në listë dy emra të mëdhenj

    Barcelona nis “gjuetinë” për një qendërmbrojtës, në listë dy emra të mëdhenj

    Barcelona ka nisur të shqyrtojë mundësitë për përforcimin e repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, me synimin për të transferuar një qendërmbrojtës që mund të përshtatet menjëherë me stilin e lojës së trajnerit Hansi Flick, raporton eksperti i transferimeve Matteo Moretto.

    Problemet me lëndimet dhe mungesa e alternativave të mjaftueshme në mbrojtje kanë nxjerrë në pah dobësitë e skuadrës katalunase, veçanërisht pas dy humbjeve të fundit ndaj Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit.

    Për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës synojnë ta përforcojnë mbrojtjen që në afatin kalimtar të janarit. Një nga emrat që po shqyrtohet është qendërmbrojtësi brazilian i Real Betisit, Natan.

    Mbrojtësi ka treguar vazhdimësi në paraqitjet e tij me skuadrën nga Sevilja, ndërsa emri i tij ishte në radarët e Barcelonës edhe gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar.

    Një tjetër faktor që mund ta lehtësojë transferimin e tij është dëshira e Natanit për të siguruar pasaportën spanjolle. Në rast se e merr atë, Barcelona do të mund ta regjistrojë pa shfrytëzuar një nga vendet e rezervuara për futbollistët jashtë Bashkimit Evropian.

    Megjithatë, Natan nuk është i vetmi emër në listën e katalunasve. Sipas Morettos, një tjetër objektiv i mundshëm mbetet Alessandro Bastoni i Interit, të cilin Barcelona kishte tentuar ta transferonte edhe gjatë afatit kalimtar të verës.

    “Bastoni dhe Interi janë të kënaqur me njëri-tjetrin, por, duke parë drejt verës së ardhshme, nëse vjen një ofertë shumë e lartë, Interi mund ta shqyrtojë atë dhe ta lejojë largimin e tij”, deklaroi Moretto.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali