Blog

  • Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

    Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

    Sipas të dhënave të raportit, Kosova ka marrë 90 pikë nga 100 të mundshme, duke ndarë vendin e pestë në renditjen evropiane me Danimarkën dhe Finlandën.

    Para Kosovës renditen Islanda me 93 pikë, Zvicra, Lituania dhe Norvegjia me nga 91 pikë secila. Pas tyre, Kosova, Danimarka dhe Finlanda kanë nga 90 pikë.

    Indeksi i Ligjit dhe Rendit i Gallup-it mat perceptimin e sigurisë dhe përvojat e qytetarëve përmes katër treguesve: ndjenja e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën në zonën ku jetojnë, besimi në policinë lokale, përvoja e vjedhjes së pronës gjatë vitit të fundit dhe përvoja e sulmit apo grabitjes.

    Përgjigjet pozitive në këta katër tregues përbëjnë rezultatin përfundimtar të indeksit, i cili vlerësohet nga 0 deri në 100 pikë. Rezultati më i lartë nënkupton nivel më të lartë të sigurisë së perceptuar dhe besimit në rendin dhe ligjin.

    Raporti i vitit 2026 bazohet në anketa të realizuara gjatë vitit 2025 me 143.620 persona të moshës 15 vjeç e lart, në 140 shtete dhe territore.

    Në nivel global, rezultati mesatar i Indeksit të Ligjit dhe Rendit ishte 80 pikë, ndërsa Kosova me 90 pikë qëndron dhjetë pikë mbi mesataren botërore.

    Të dhënat e Gallup-it paraqesin perceptimet dhe përvojat e qytetarëve lidhur me sigurinë e përditshme, besimin në polici dhe përvojat me kriminalitetin.

    Burimi: RTKLive

  • Inspektorati i Punës: Të ndërpritet puna në kushte të rrezikshme nga erërat e forta

    Inspektorati i Punës: Të ndërpritet puna në kushte të rrezikshme nga erërat e forta

    Thirrja vjen pas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për erëra të forta gjatë ditës së nesërme.

    Inspektorati ka kërkuar kujdes të veçantë në sektorin e ndërtimtarisë dhe në veprimtaritë që zhvillohen në ambiente të hapura, sidomos gjatë punëve në lartësi, në skele dhe në kulme.

    Punëdhënësve u është bërë thirrje që të mos lejojnë zhvillimin e aktiviteteve kur kushtet atmosferike rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

    “Siguria dhe shëndeti i punëtorëve duhet të mbeten prioritet në çdo rrethanë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

    Burimi: RTKLive

  • Nga Schweinsteiger te Klopp e Demichelis, elozhet e mëdha për Brajan Grudën pas paraqitjeve me Gjermaninë

    Nga Schweinsteiger te Klopp e Demichelis, elozhet e mëdha për Brajan Grudën pas paraqitjeve me Gjermaninë

    Shqiptari Brajan Gruda po përjeton një fillim të jashtëzakonshëm të karrierës me Kombëtaren e Gjermanisë.

    Futbollisti i RB Leipzigut e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë mundësinë e dhënë nga përzgjedhësi Jurgen Klopp, duke shkëlqyer që në debutimin e tij dhe duke vazhduar me paraqitje edhe më mbresëlënëse në ndeshjen e dytë.

    22-vjeçari debutoi më 13 nëntor, në fitoren 3-1 të Gjermanisë në udhëtim ndaj Serbisë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Gruda ishte në formacionin titullar dhe shënoi golin e tretë të gjermanëve në minutën e 50-të, pas një aksioni individual fantastik.

    Ai e mori topin në gjysmën e fushës së tij, përshkoi një distancë të gjatë duke kaluar disa kundërshtarë dhe e përfundoi aksionin me goditje të saktë në portë.

    telegrafi.com

    Një gol dhe dy asistime kundër Holandës

    Në paraqitjen e dytë, më 16 nëntor, Gruda ishte sërish titullar në fitoren bindëse 5-0 ndaj Holandës. Këtë herë ndikimi i tij ishte edhe më i madh: shënoi një gol dhe regjistroi dy asistime.

    Fillimisht, ai asistoi për Nico Schlotterbeckun nga një goditje dënimi, më pas për Florian Wirtzin me një pasim të shkëlqyer, ndërsa në minutën e 77-të shënoi vetë pas një topi të kthyer nga shtylla.

    Kështu, në dy paraqitjet e para me Gjermaninë, Gruda regjistroi dy gola dhe dy asistime, duke lënë gjurmë të menjëhershme në ekipin kombëtar.

    – YouTube www.youtube.com

    Klopp e cilëson talent të jashtëzakonshëm

    Paraqitjet e tij nuk kaluan pa u vënë re nga emra të mëdhenj të futbollit gjerman. Përzgjedhësi Jürgen Klopp e vlerësoi si një talent të jashtëzakonshëm, duke theksuar aftësitë individuale të futbollistit.

    Pas ndeshjes me Serbinë, Klopp u ndal edhe te mënyra e lojës së Grudës.

    “Kemi Derry Scherhant dhe Brajan Gruda, dhe Zoti im, ata të dy dinë vërtet të luajnë futboll! Por sasia e punës që bënë dhe ajo që duhej të bënin sot, ishte absolutisht e jashtëzakonshme”, ka thënë fillimisht Klopp.

    Ai vuri në pah se futbollisti ndonjëherë tenton të driblojë më shumë seç duhet, por theksoi se nuk dëshiron t’ia kufizojë këtë cilësi. Trajneri vlerësoi mënyrën se si Gruda alternon lojën e thjeshtë me aksionet individuale dhe merr përsipër rrezikun për të krijuar epërsi.

    telegrafi.com

    Schweinsteiger: Gruda është i nivelit botëror

    Edhe legjenda e futbollit gjerman Bastian Schweinsteiger foli me superlativa për Grudën. Në një koment për ARD-në, ai e përfshiu futbollistin mes lojtarëve që mund të bëjnë diferencën në skuadër, duke e cilësuar atë si një lojtar të nivelit botëror.

    Schweinsteiger përmendi së bashku Grudën, Florian Wirtzin dhe Derry Scherhantin, duke vlerësuar potencialin dhe ndikimin që mund të kenë këta futbollistë në përfaqësuesen gjermane.

    “Është një ëndërr të kesh në skuadër futbollistë si Wirtz, Scherhant apo Gruda. Ata janë lojtarë që bëjnë diferencën. Ky i fundit është i nivelit botëror”, deklaroi Schweinsteiger.

    Schweinsteiger e cilu00ebson Brajan Grudu00ebn futbollist tu00eb nivelit botu00ebror: Nju00eb u00ebndu00ebrr ta kesh nu00eb skuadu00ebr telegrafi.com

    Demichelis vlerëson edhe zhvillimin pa top

    Ndërkohë, trajneri i RB Leipzigut, Martín Demichelis, u ndal te një aspekt tjetër i zhvillimit të Grudës, puna pa top dhe kontributi në fazën mbrojtëse.

    Ai theksoi se futbollistit i është dashur kohë për të kuptuar rëndësinë e ndjekjes së kundërshtarëve dhe rikuperimit të topit, por se tani po e kupton kënaqësinë që sjell kjo për të, ekipin dhe tifozët. Demichelis e konsideron këtë pjesë të rëndësishme të procesit të zhvillimit të tij si futbollist.

    “Brajanit i duhej pak kohë para se të fillonte të ndiqte topat dhe kundërshtarët, siç bëri kundër Schalke ose Augsburgut”, tha Demichelis për “Leipziger Volkszeitung”.

    “Tani ai e ndjen sa mirë është për të, për ekipin dhe për tifozët kur e fiton përsëri topin. Kjo është gjithashtu pjesë e zhvillimit të tij”, deklaroi ish mbrojtësi argjentinas.

    Nga një debutim me gol, te një paraqitje me një gol dhe dy asistime, Gruda ka bërë që emri i tij të jetë në qendër të vëmendjes në futbollin gjerman.

    Përveç shifrave dhe aksioneve vendimtare, vlerësimet e Kloppit, Schweinsteigerit dhe Demichelisit tregojnë se te futbollisti i ri po shihet potencial për t’u zhvilluar në një lojtar me ndikim të madh. /Telegrafi/

  • Pamje e rrallë në samitin në Kinë - Putini merr me vete valixhen bërthamore

    Pamje e rrallë në samitin në Kinë – Putini merr me vete valixhen bërthamore

    Një pamje e rrallë nga samiti i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që po mbahet në qytetin kinez Shenzhen, ka tërhequr vëmendjen pasi kamerat kanë filmuar një pjesëtar të delegacionit rus duke mbajtur valixhen bërthamore të presidentit Vladimir Putin.

    Pamjet, të publikuara nga televizioni shtetëror rus, tregojnë një oficer të marinës ruse duke bartur një valixhe të zezë, e cila u identifikua si pajisja përmes së cilës presidenti rus mund të komunikojë me komandën e forcave strategjike bërthamore të vendit.

    Gazetari rus Jevgenij Popov, i cili po raportonte nga samiti, e vuri re oficerin dhe e pyeti nëse po mbante valixhen bërthamore. Oficeri e konfirmoi këtë, duke e bërë të qartë se bëhej fjalë pikërisht për pajisjen që shoqëron vazhdimisht presidentin rus.

    Valixhja, e njohur me emrin Çeget, është pjesë e sistemit të komandimit bërthamor të Rusisë. Ajo nuk përmban një buton për lëshimin e raketave, por mundëson komunikimin e presidentit me strukturat ushtarake përgjegjëse për arsenalin bërthamor.

    Pajisja zhvillohet që nga fillimi i viteve 1980 dhe zakonisht bartet nga një oficer i marinës, i cili qëndron pranë presidentit rus. Shfaqja e saj në pamjet televizive është relativisht e rrallë.

    Putini po merr pjesë në samitin e APEC-ut për herë të parë që nga viti 2017. Në këtë aktivitet janë të pranishëm edhe presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti kinez, Xi Jinping.

    Samiti në Shenzhen ka vëmendje të veçantë për shkak të takimeve mes tre liderëve, në një kohë kur tensionet ndërkombëtare dhe çështjet e sigurisë bërthamore mbeten në qendër të zhvillimeve gjeopolitike. /Telegrafi/

  • From enemies of US and Venezuela partners sign military agreements

    The United States and Venezuela have taken a major step towards bilateral co-operation by signing a historic agreement to restore military relations, which includes training and exchange of intelligence information.

    The news has been released by US Defence Secretary Pete Hegseth during his official visit to Venezuela on Wednesday, where he met closely with the country’s provisional leadership.

    Hegseth has stressed that after the American forces’ operation in January that led to the capture of former President Nicolaás Maduro, the country has undergone a drastic turn, moving from an aggressive regional threat to a reliable partner in the security field. According to the AP agency, he has praised co-operation with interim President Delcy Rodríguez for its role in stabilising the state and fighting drug cartels and terrorist groups.

    Although the Pentagon has yet to publish additional technical details about this agreement, Rodríguez himself has enthusiastically welcomed the new military partnership:

    I hope that this technical-military co-operation will be taken to the highest possible level so that we can respond to common threats, she has declared.

    This visit by Secretary of Defence comes under President Donald Trump’s administration strategy to consolidate the American influence in Venezuela following the collapse of the Maduro regime. Hegseth joins the list of senior American cabinet officials who have visited Caracas this year, including the country’s Internal and Energy Secretarys, who have stressed the use of large oil and strategic reserves.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nga armiq te partnerë – SHBA dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

    Nga armiq te partnerë – SHBA dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

    Nga armiq te partnerë – SHBA dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Venezuela kanë hedhur një hap të madh drejt bashkëpunimit dypalësh, duke nënshkruar një marrëveshje historike për rivendosjen e marrëdhënieve ushtarake, e cila përfshin trajnimin dhe shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës.

    Lajmi është bërë i ditur nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë vizitës së tij zyrtare të zhvilluar të mërkurën në Venezuelë, ku u takua ngushtë me udhëheqjen e përkohshme të vendit.

    Hegseth ka theksuar se pas operacionit të forcave amerikane në janar që çoi në kapjen e ish-presidentit Nicolás Maduro, vendi ka pësuar një kthesë drastike, duke kaluar nga një “kërcënim agresiv rajonal” në një partner të besueshëm në fushën e sigurisë. Sipas agjencisë AP, ai ka vlerësuar lart bashkëpunimin me presidenten e përkohshme, Delcy Rodríguez, për rolin e saj në stabilizimin e shtetit dhe luftën kundër karteleve të drogës e grupeve terroriste.

    Ndonëse Pentagoni ende nuk ka publikuar detaje shtesë teknike rreth kësaj marrëveshjeje, vetë Rodríguez e ka mirëpritur me entuziazëm partneritetin e ri ushtarak:

    “Shpresoj që ky bashkëpunim tekniko-ushtarak të çohet në nivelin më të lartë të mundshëm, në mënyrë që të mund t’u përgjigjemi kërcënimeve të përbashkëta”, ka deklaruar ajo.

    Kjo vizitë e Sekretarit të Mbrojtjes vjen në kuadër të strategjisë së administratës së presidentit Donald Trump për të konsoliduar ndikimin amerikan në Venezuelë pas rënies së regjimit të Maduros. Hegseth i bashkohet listës së zyrtarëve të lartë të kabinetit amerikan që kanë vizituar Karakasin gjatë këtij viti, përfshirë sekretarët e Brendshëm dhe të Energjisë, të cilët kanë vënë theksin te shfrytëzimi i rezervave të mëdha të naftës dhe mineraleve strategjike të vendit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rama: I guarantee you, Bedri Hamza’s resignation is not about Special Law.

    Democratic Party of Kosovo MP ( PDK), Nundman Rama, has declared that Bedri Hamza’s resignation from the post of president of this party has nothing to do with the Special Court Law.

    Invited to the TV show “Presing ‘%s’ in T7, Rama said Hamza had warned he would not continue to be chairman of PDK after the December elections.

    I guarantee that Bedri Hamza’s resignation is not about the law. The PDK has told us that after the December elections, I will not be chairman. He has given the opinion immediately after the elections, but we have told him this is not the time because of The Hague process, and he has postponed it, he has said.

    Source Layer: Insander

  • Rama: Ju garantoj, dorëheqja e Bedri Hamzës nuk lidhet me Ligjin për Specialen

    Rama: Ju garantoj, dorëheqja e Bedri Hamzës nuk lidhet me Ligjin për Specialen

    Rama: Ju garantoj, dorëheqja e Bedri Hamzës nuk lidhet me Ligjin për Specialen

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar se dorëheqja e Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të kësaj partie nuk ka të bëjë me Ligjin për Gjykatën Speciale.

    I ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Rama ka thënë se Hamza kishte paralajmëruar se nuk do të vazhdonte të ishte kryetar i PDK-së pas zgjedhjeve të dhjetorit.

    “Ju garantoj që dorëheqja e Bedri Hamzës nuk ka të bëjë me ligjin, PDK-ja na ka thënë se pas zgjedhjeve të dhjetorit nuk do jem kryetar. Ai e ka pas mendimin menjëherë pas zgjedhjeve, por ne i kemi thënë se nuk është koha për shkak të procesit të Hagës, dhe e ka shty”, ka thënë ai.

    Burimi: Insajderi

  • Xi and Putin criticise trade policies and West sanctions until Trump arrives in China

    China’s President Xi Jinping has pledged to reject trade protectionism, while welcoming US President Donald Trump, who has arrived on Wednesday in China on the eve of a trilateral meeting attended by Russian President Vladimir Putin.

    Source Layer: Dukeagini

  • Xi dhe Putini kritikojnë politikat tregtare dhe sanksionet e Perëndimit, derisa Trump arrin në Kinë

    Xi dhe Putini kritikojnë politikat tregtare dhe sanksionet e Perëndimit, derisa Trump arrin në Kinë

    Presidenti i Kinës, Xi Jinping, është zotuar të kundërshtojë proteksionizmin tregtar, ndërsa ka mirëpritur me një ceremoni të veçantë presidentin amerikan, Donald Trump, i cili ka arritur të mërkurën në Kinë, në prag të një takimi trepalësh ku do të marrë pjesë edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

    Burimi: Dukagjini