Blog

  • Albanian Victor Gelaj in the Nemcating Supervisor race in New York: This place is my home

    Albanian Victor Gelaj, who lives in Mamacasting, is demanding citizens’ trust in the post of overseer of this city (Ton Supervisor).

    Through a post made in Instagram, he has shown why he deserves the vote of people there, saying he has a unique connection with the community, the years-made experience and dedication to the public service.

    In his message, Gelay points out that Mamakating to him represents much more than where he lives.

    He describes it as the country where he built relations, co-operated with neighbours, and became part of a community he considers a home.

    According to him, these experiences have directly influenced the way he understands leadership and the responsibility that comes with serving citizens.

    Under the campaign, Gelaj is addressing Mamakating residents with a call for support in the November 3rd elections, Telegrafi writes.

    I’d be honored for your vote on November 3rd, says his video.

    With the slogan “Voton Viktor Gelaj for Mamakating Supervisor,” the candidate aims to convey a message based on community affiliation, relations with residents and public responsibility.

    The Mamakating overseer’s post is part of local governance and is linked to management of municipal affairs, budget and decision-making for the development of the area.

    Turkey’s campaign comes on the eve of local elections, in which voters will decide on their community’s future representation and direction./Telegraphy/

  • Shqiptari Viktor Gjelaj në garë për Mbikëqyrës të Mamakatingut në Nju-Jork: Ky vend është shtëpia ime

    Shqiptari Viktor Gjelaj në garë për Mbikëqyrës të Mamakatingut në Nju-Jork: Ky vend është shtëpia ime

    Shqiptari Viktor Gjelaj, i cili jeton në Mamakating po kërkon besimin e qytetarëve për postin e Mbikëqyrësit e këtij qyteti (Toën Supervisor).

    Përmes një postimi të bërë në Instagram, ai ka treguar se përse e meriton voten e njerëzve atje, duke thënë se ka një lidhje unike me komunitetin, përvojën e krijuar ndër vite dhe përkushtimin ndaj shërbimit publik.

    Në mesazhin e tij, Gjelaj thekson se Mamakatingu për të përfaqëson shumë më tepër sesa vendin ku jeton.

    Ai e përshkruan atë si vendin ku ka ndërtuar marrëdhënie, ka bashkëpunuar me fqinjët dhe është bërë pjesë e një komuniteti që e konsideron shtëpi.

    Sipas tij, këto përvoja kanë ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën se si e kupton lidershipin dhe përgjegjësinë që vjen me shërbimin ndaj qytetarëve.

    Në kuadër të fushatës, Gjelaj u është drejtuar banorëve të Mamakatingut me një thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 3 nëntorit, shkruan Telegrafi.

    “Do të isha i nderuar për votën tuaj më 3 nëntor”, thuhet në videomesazhin e tij.

    Me sloganin “Votoni Viktor Gjelaj për Mbikëqyrësin e Mamakatingut”, kandidati synon të përcjellë një mesazh të bazuar në përkatësinë në komunitet, marrëdhëniet me banorët dhe përgjegjësinë publike.

    Posti i Mbikëqyrësit të Mamakatingut është pjesë e qeverisjes lokale dhe lidhet me administrimin e çështjeve komunale, buxhetin dhe vendimmarrjen për zhvillimin e zonës.

    Fushata e Gjelajt vjen në prag të zgjedhjeve lokale, në të cilat votuesit do të vendosin për përfaqësimin dhe drejtimin e ardhshëm të komunitetit të tyre./Telegrafi/

  • Sekreti i pamjes perfekte të Monica Bellucci-t, aktorja zbuloi si ushqehet dhe nga çfarë nuk heq dorë kurrë

    Sekreti i pamjes perfekte të Monica Bellucci-t, aktorja zbuloi si ushqehet dhe nga çfarë nuk heq dorë kurrë

    Aktorja italiane Monica Belluci është konsideruar prej vitesh si një nga gratë më të bukura në botë.

    Ndryshe nga shumë njerëz që i përmbahen rregullave të rrepta për hir të një pamjeje rinore, Monica mbështet një qasje shumë më të relaksuar.

    Në vend që të dorëzohet dhe të stërvitet shumë, ajo mbështetet te moderimi, shijimi i ushqimit dhe të jetuarit pa stres të tepërt në pamjen fizike. Menuja e saj përfshin rregullisht specialitete të preferuara të kuzhinës italiane, dhe herë pas here i lejon vetes një gotë verë ose një ëmbëlsirë.

    Duke folur për sekretin e vitalitetit të saj, aktorja dikur veçoi disa gjëra të thjeshta që i konsideron të rëndësishme për kënaqësinë dhe një ndjenjë të mirë në lëkurën e saj.

    “Ha mirë, pi mirë, bëj një jetë të mirë intime dhe qesh shumë”, tha ajo dikur.

    Monica nuk beson në eliminimin e plotë të ushqimeve që i pëlqejnë, por beson se është e rëndësishme të gjejë një masë dhe të mos e shndërrojë ushqyerjen në një burim stresi. Pikërisht për këtë arsye ai nuk e fsheh se i pëlqejnë specialitetet italiane, por edhe kënaqësitë e vogla që shumë përpiqen t’i shmangin kur kujdesen për vijën.

    “Më pëlqejnë ëmbëlsirat dhe makaronat, një gotë verë dhe shumë rrallë një cigare”, pranoi ajo për The Telegraph.

    Dieta e saj bazohet në stilin e jetës mesdhetare, e cila përfshin një shumëllojshmëri ushqimesh dhe një ekuilibër midis vakteve ushqyese dhe ushqimeve të shijshme të rastit. Perimet, frutat, burimet cilësore të proteinave, vaji i ullirit dhe arrat mund të jenë pjesë e një menuje të tillë, ndërsa kontrolli i porcioneve lejon më shumë fleksibilitet në zgjedhjet e ushqimit.

    Kur bëhet fjalë për aktivitetin fizik, Monica gjithashtu nuk i përshtatet imazhit të dikujt që kalon orë të tëra duke u ushtruar çdo ditë. Në vend të stërvitjes intensive, ajo preferon aktivitete që i përshtaten dhe që mund t’i përshtatë në orarin e saj.

    Pilates dhe noti janë ndër format e rekreacionit që ajo i shoqëronte me kujdesin për trupin e saj. Aktivitete të tilla mund të kontribuojnë në lëvizshmëri, fitnes dhe një ndjenjë të përgjithshme vitaliteti, pa pasur nevojë që ushtrimet të jenë pjesë qendrore e jetës së përditshme.

    Aktorja foli gjithashtu më parë se qëllimi i saj nuk ishte kurrë të arrinte një ideal të caktuar të dobësisë. Ajo i pranon format e saj natyrale si pjesë të identitetit të saj personal dhe nuk mendon se duhet t’i ndryshojë ato për t’u përshtatur standardeve të imponuara të bukurisë.

    “Sigurisht që bëj pak ushtrime dhe i kushtoj vëmendje dietës sime kur më duhet të punoj, por nuk jam e fiksuar pas kësaj. Gjithmonë kam qenë një grua me forma, kurrë jashtëzakonisht e dobët. Është natyra ime”, tha ajo dikur.

  • Partitë arabe i ofrojnë opozitës aleancë për rrëzimin e Netanyahut

    Partitë arabe i ofrojnë opozitës aleancë për rrëzimin e Netanyahut

    Partitë arabe në Izrael i kanë bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojnë për formimin e një qeverie të re dhe largimin nga pushteti të kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke theksuar se pa mbështetjen e tyre nuk mund të sigurohet shumica parlamentare.

    Lista e Përbashkët, koalicioni i partive arabe, deklaroi se është e gatshme të bashkëpunojë me bllokun opozitar, duke e cilësuar rezultatin e zgjedhjeve si historik për komunitetin arab dhe për kampin kundërshtar të Netanyahut.

    Sipas projeksioneve zgjedhore, blloku i Netanyahut pritet të sigurojë 53 ulëse në parlamentin izraelit, ndërsa opozita 48.

    Partitë arabe, së bashku me partinë Ra’am, kanë 19 ulëse, të cilat mund t’i japin opozitës shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh në Knesset, parlamentin me 120 anëtarë, shkruan timesofisrael.

    Në një deklaratë, Lista e Përbashkët akuzoi partinë Likud të Netanyahut për zhvillimin e një fushate kundër pjesëmarrjes politike të qytetarëve arabë dhe i bëri thirrje opozitës të mos bashkëpunojë me pretendimet e kryeministrit për parregullsi zgjedhore.

    “Pa ne nuk mund të fitoni. Me ne mund të ndërtojmë një të ardhme ndryshe”, thuhet në deklaratën e koalicionit.

    Ndërkohë, pretendimet për financim të huaj dhe ndërhyrje në zgjedhje kanë nxitur kërkesa për hetime nga shërbimi izraelit i sigurisë Shin Bet. Megjithatë, sipas raportimeve, deri më tani nuk janë paraqitur prova për mashtrime masive zgjedhore.

    Bashkëpunimi mes partive arabe dhe opozitës mund të jetë vendimtar për formimin e qeverisë së ardhshme, por mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë marrëveshje politike për ta larguar Netanyahun nga pushteti. /Telegrafi/

  • Second day of protest following Arlinda’s murder

    The second day of protest has started following the assassination of Arlinda Zekaj, who was killed on October 25th in Vitomirica in Pec.

    The protest is being kept in evidence of disappointment over the case and the way institutions handled the reports of the deceased, which had warned that her life was at stake.

    Source Layer: Dukeagini

  • Dita e dytë e protestës pas vrasjes së Arlindës

    Dita e dytë e protestës pas vrasjes së Arlindës

    Ka nisur dita e dytë e protestës pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

    Protesta po mbahet në shenjë pakënaqësie lidhur me rastin dhe mënyrën se si institucionet i trajtuan raportimet e të ndjerës, e cila kishte paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

    Burimi: Dukagjini

  • There will be downloads? Kurt again #8217; answer to Arlinda Zekaj case

    KKosovo Prime Minister Albin Kurti again has refused to respond to actions in the case of Arlinda Zekaj.

    By leaving the Kosovo Assembly, Kurti has not indicated whether he has accepted the report on the case.

    He has also given no answer to whether there will be dismissals of his ministers, which is among the main demands of protesters.

    I have to go quickly for the reports, it was Kurt’s only response, following Klan Kosovo journalist Kastriot Tahiri’s question.

    Protesters are demanding the resignation or dismissal of Justice Minister Donika Grovalla and Interior Minister Jedal Svecla.

    Otherwise, just a few days ago, Kurti had given the ultimatum for all organs to submit a report of their actions or inactions in the case of Arlinda Zekinaj, who was later killed by her former concern. /I did. tv

  • “A do të ketë shkarkime?" - Kurti sërish s'përgjigjet për rastin e Arlinda Zekajt

    “A do të ketë shkarkime?” – Kurti sërish s’përgjigjet për rastin e Arlinda Zekajt

    “A do të ketë shkarkime?" - Kurti sërish s'përgjigjet për rastin e Arlinda Zekajt

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish ka refuzuar të përgjigjet lidhur me veprimet për rastin e Arlinda Zekajt.

    Duke dalë nga Kuvendi i Kosovës, Kurti nuk ka treguar nëse e ka pranuar raportin për këtë rast.

    Gjithashtu, ai nuk ka dhënë përgjigje nëse do të ketë shkarkime të ministrave të tij, që është ndër kërkesat kryesore të protestuesve.

    “Më duhet të shkojë me shpejtësi për raportet”, ka qenë përgjigja e vetme e Kurtit, pas pyetjes së gazetarit të Klan Kosovës, Kastriot Tahiri.

    Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Ndryshe, para pak ditësh, Kurti kishte dhënë ultimatum që të gjitha organet të paraqesin një raport me të dhëna lidhur me veprimet ose mosveprimet e tyre në rastin e Arlinda Zekajt, e cila më pas u vra nga ish-kunati i saj. /Klankosova.tv

  • Drenusha Latifi’s statements to children, Beatrix Ramosaj reacts publicly

    Drenusha Latifi’s statements to children, Beatrix Ramosaj reacts publicly

    Singer Beatrix Ramosaj has reacted publicly in support of Drenusha Latifi, following statements from the latter on the legal challenges she has been facing for years regarding child custody.

    Beatrix’s reaction comes at a time when the tragic case of Arlinda Zekaj has turned to attention violence against women and calls for greater protection from responsible institutions.

    Through a social networking post, Drnusha has shown that she is already facing court trials for three years while waiting for her child custody to be officially believed, though, as she has stated, it is her only concern for them.

    Drenusha Latifi’s statements to children, Beatrix Ramosaj reacts publicly Photo: Screenshot/ Instagram

    Her words touched Beatrix, which has not remained indifferent to the situation.

    The singer has expressed the pain of what Drenusha is going through, stressing that it is heavy that a woman, after all the difficult experiences she has experienced, must continue to struggle for her and her children’s security.

    Beatrice stressed that no woman should be forced to witness her pain repeatedly just to be taken seriously. According to her, Drenushha deserves to be heard, protected, and finally come to feel secure.

    In her response, the artist has also conveyed a direct message to society and institutions, demanding that women be protected before it is too late.

    Photo: Screenshot/ Instagram

    Save our women while they’re still alive. Do not expect their cries for help to change into words we read during the mourning.

    This message joins public reactions that require more attention to cases of violence against women, serious treatment of calls for help and effective protection for those facing such situations. /Telegraphy/

  • Deklaratat e Drenusha Latifit për fëmijët, Beatrix Ramosaj i reagon publikisht

    Deklaratat e Drenusha Latifit për fëmijët, Beatrix Ramosaj i reagon publikisht

    Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar publikisht në mbështetje të Drenusha Latifit, pas deklaratave të kësaj të fundit për sfidat ligjore me të cilat po përballet prej vitesh lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.

    Reagimi i Beatrix vjen në një kohë kur rasti tragjik i Arlinda Zekajt ka rikthyer në vëmendje dhunën ndaj grave dhe thirrjet për mbrojtje më të madhe nga institucionet përgjegjëse.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Drenusha ka treguar se tashmë tre vjet po përballet me procese gjyqësore, teksa pret që kujdestaria e fëmijëve t’i besohet zyrtarisht asaj, ndonëse, siç ka deklaruar, është ajo që kujdeset e vetme për ta.

    Drenusha Latifi’s statements to children, Beatrix Ramosaj reacts publicly Foto: Screenshot/Instagram

    Fjalët e saj kanë prekur Beatrixin, e cila nuk ka qëndruar indiferente ndaj situatës.

    Këngëtarja ka shprehur dhimbjen për atë që Drenusha po kalon, duke theksuar se është e rëndë që një grua, pas gjithë përvojave të vështira që ka përjetuar, duhet të vazhdojë të luftojë për qetësinë dhe sigurinë e saj dhe të fëmijëve.

    Beatrix ka theksuar se asnjë grua nuk duhet të detyrohet ta dëshmojë vazhdimisht dhimbjen e saj vetëm që të merret seriozisht. Sipas saj, Drenusha meriton të dëgjohet, të mbrohet dhe të arrijë më në fund të ndihet e sigurt.

    Në reagimin e saj, artistja ka përcjellë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për shoqërinë dhe institucionet, duke kërkuar që gratë të mbrohen para se të jetë tepër vonë.

    Foto: Screenshot/Instagram

    “Mbrojini gratë tona sa janë ende gjallë. Mos prisni që thirrjet e tyre për ndihmë të shndërrohen në fjalë që i lexojmë gjatë zisë”, ka shkruar Ramosaj.

    Ky mesazh i saj i bashkohet reagimeve publike që kërkojnë më shumë vëmendje ndaj rasteve të dhunës ndaj grave, trajtim serioz të thirrjeve për ndihmë dhe mbrojtje efektive për ato që përballen me situata të tilla. /Telegrafi/