Blog

  • Anita Muçaj i kërkon deputetes Fejza të tërheqë deklaratën dhe t’i kërkojë falje publikisht

    Anita Muçaj i kërkon deputetes Fejza të tërheqë deklaratën dhe t’i kërkojë falje publikisht

    Anita Muçaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i ka kërkuar deputetes Arjeta Fejza të tërheqë deklaratën e saj, të distancohet dhe të kërkojë falje publike, duke e cilësuar atë si shpifje dhe akuzë të pabazë.

    Fejza, mbrëmë në një emisionin në KTV, akuzoi ish-kryeministrin Haradinaj për dhunë në familje.

    Në një reagim në Facebook, Muçaj ka thënë se deklaratat e deputetes i konsideron serioze dhe se ato, sipas saj, cenojnë dinjitetin dhe reputacionin e saj dhe të familjes.

    Ajo ka paralajmëruar se, nëse nuk ka tërheqje të deklaratës dhe kërkimfalje publike, do t’u drejtohet organeve kompetente dhe do të ndjekë rrugët ligjore.

    “Dinjteti nuk negociohet. Reputacioni nuk duhet të bëhet viktimë e interesave politike. Përgjegjësia për fjalën publike nuk është privilegj, por detyrim”, ka shkruar Muçaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Dosja e Prokurorisë ndaj Albert Sylajt zbulon kronologjinë e vrasjes së Arlinda Zekajt

    Dosja e Prokurorisë ndaj Albert Sylajt zbulon kronologjinë e vrasjes së Arlinda Zekajt

    Gjykata e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet se është personi që ka vrarë ish-kunatën e tij, Arlinda Zekajn, më 25.10.2026 në Vitomiricë të Pejës.

    Kështu, Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Pejës lidhur me të dyshuarin për vrasjen që tronditi vendin.

    KALLXO ka siguruar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, dhe në të përshkruhen veprimet e të dyshuarit në ditën kritike.

    Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se i dyshuari Albert Sylaj nga hakmarrja e paskrupullt e ka privuar nga jeta ish-kunatën e tij, pasi kjo e fundit e kishte raportuar vëllanë e tij (ish-burrin e saj) për dhunë në familje.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, pasi e ndjera ishte kthyer në shtëpi nga stacioni policor në Pejë, ku e kishte raportuar dhunën nga ana e ish-bashkëshortit të saj, i pandehuri Albert Sylaj në shenjë hakmarrjeje për ndalimin e vëllait të tij (Jeton Sylajt) nga Policia, në momentin kur viktima kishte hyrë në dhomën e saj të fjetjes i pandehuri e merr sëpatën dhe hyn në dhomën ku ishte viktima.

    Sipas Prokurorisë, viktima ishte munduar të fshihej pas derës dhe i pandehuri fillon ta godasë në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në kokë, e për pasojë ajo mbetet e vdekur në vend të ngjarjes.

    Në kërkesë, Prokuroria ka listuar edhe rreziqet që mund të hasen nëse i pandehuri lihet në liri.

    Sipas Prokurorisë i njëjti është arratisur nga data 25 deri më 27 tetor 2026, si dhe ekziston rreziku i ndikimit të dëshmitarëve dhe fshehja e provave.

    Prokuroria ka thënë se nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, pasi duke u bazuar në të kaluarën e tij i pandehuri është i dënuar me katër aktgjykime të formës së prerë.

    Sipas Prokurorisë, masat e tjera alternative nuk janë të mjaftueshme për të siguruar praninë e të pandehurit e në procedure penale.

    Vrasja e Arlinda Zekajt

    Arlinda Zekaj u vra të dielën, më 25.10.2026, në Vitomiricë të Pejës.

    I dyshuar për vrasjen është ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili ishte në arrati për dy ditë.

    Bazuar në të dhënat fillestare, Policia ka deklaruar se dyshohet që vdekja e saj të ketë ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë.

    Vetëm pak kohë para se të vritej, rreth orës 19:00 të së dielës, Arlinda Zekaj kishte raportuar në stacionin policor të Pejës rast të dhunës në familje.

    Sipas informacioneve të siguruara nga mediumi, viktima më 22.10.2026, rreth orës 16:00, kishte telefonuar Policinë për t’u ankuar lidhur me moszbatimin e vendimit të Gjykatës për kujdestarinë e fëmijës së saj.

    Fillimisht, ajo ishte njoftuar nga Policia se për momentin nuk kishte në dispozicion automjet zyrtar dhe se sapo të pajisej me një të tillë do t’i përgjigjej ankesës së saj.

    Në ora 17:10, Policia ishte pajisur me automjet zyrtar dhe i ishte përgjigjur telefonatës në fjalë.

    Atë mbrëmje, Zekaj e kishte njoftuar Policinë e Kosovës se në shtëpinë e saj ndodheshin persona të tjerë, të cilët po qëndronin aty pa vullnetin e saj.

    Brenda shtëpisë Policia ka takuar nënën e ish-bashkëshorit, kunatin e saj (Albert Sylajn, dorasi i dyshuar), dhe dy fëmijët e tij.

    Në deklaratën e saj në Polici, Zekaj kishte shprehur mospajtimin me qëndrimin në shtëpi të familjarëve të ish-bashkëshortit, pasi konsideronte se ata nuk kishin të drejtë të qëndronin aty.

    Sipas informacioneve Zekaj kishte deklaruar në Polici se në një moment kunati i saj, Albert Sylaj, i ishte drejtuar me fjalët: “Largomu, largomu se t’mys”.

    Po ashtu, ajo kishte deklaruar se ishte përballur edhe me një sulm verbal nga ana e Albert Sylajt në momentin kur kishte tentuar ta merrte digitronin.

    Mësohet se me urdhër të prokurores fillimisht ishte kërkuar të përpilohej një shënim zyrtar, ndërsa palëve të përfshira u ishte kërkuar t’i siguronin dhe t’i dorëzonin incizimet nga kamerat e sigurisë, të cilat ishin të instaluara në shtëpinë e banimit.

    Siç njoftoi Policia, viktima është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar, e më pas është dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë. Sipas Policisë, ajo ishte kthyer në shtëpi me vullnetin e saj.

    Organet e rendit kanë deklaruar se pas raportimit për dhunë në familje, burri i viktimës ishte arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

    Rreth orës 21:10, pasi viktima ishte kthyer në shtëpi, Policia ka marrë informatën se ajo ishte vrarë.

  • Matthaus zbulon pse Harry Kane mund të qëndrojë te Bayerni pas fitimit të Topit të Artë

    Matthaus zbulon pse Harry Kane mund të qëndrojë te Bayerni pas fitimit të Topit të Artë

    Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, beson se fitimi i Topit të Artë nga Harry Kane mund të ndikojë që sulmuesi anglez të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munichun.

    Kane u bë të hënën anglezi i parë që fiton këtë çmim prestigjioz që nga Michael Owen në vitin 2001. Sulmuesi pati një sezon të jashtëzakonshëm, duke shënuar 61 gola në 51 ndeshje në të gjitha garat për Bayernin, me të cilin fitoi titullin e Bundesligës dhe Kupën e Gjermanisë.

    “Jemi shumë të lumtur që Harry Kane luan në Bundesligë. Ai është një ambasador ndërkombëtar i futbollit”, deklaroi Matthaus, fitues i Topit të Artë në vitin 1990.

    Sipas tij, Kane ka gjetur ambientin e duhur në Mynih, ku ndihet i qetë dhe ka bashkëlojtarët e duhur për të vazhduar sukseset.

    “Ai ndoshta e ka ëndërruar fitimin e Topit të Artë, por për këtë duhet të luash në një klub të madh si Bayerni. Ai ka gjetur qetësinë në Mynih dhe klubin e duhur, me bashkëlojtarët e duhur”, shtoi ish-kapiteni i Gjermanisë.

    Kane iu bashkua Bayernit në vitin 2023 nga Tottenham Hotspur, në një transferim që kushtoi rreth 100 milionë euro, me synimin për të fituar trofe të rëndësishëm. Tashmë, palët janë në bisedime për vazhdimin e kontratës së tij.

    Matthaus beson se momenti është i përshtatshëm për sulmuesin anglez që të nënshkruajë marrëveshje të re, duke theksuar se Bayerni ka luajtur rol të rëndësishëm në suksesin e tij individual.

    “Marrëdhënia mes Harry Kanes dhe Bayern Munichut është e shkëlqyer. Duke parë gjithçka që ka ndodhur gjatë tri viteve të fundit, besoj se ai do ta vazhdojë kontratën edhe për dy ose tre vjet të tjera”, përfundoi Matthaus. /Telegrafi/

  • The VV MP said she had read that Ramush had beaten her, Wild Anita: Public pardon for slander and baseless accusations

    Anita Haradinaj has reacted to Vetevendosje Movement MP Arjeta Feyza, as she said she had read claims in the media that Ramush Haradinaj had been practicing violence against his wife.

    Citing the statements as slander and groundless accusations, Anita Haradinaj has asked the MP to withdraw what he has said, distance himself from claims and seek public forgiveness. It has warned that, on the contrary, it will follow legal ways.

    Fyza made these statements on the show Confront at KTV, during a discussion on violence against women when referring to media reports and allegations of Haradinaj, KOHA reports.

    The reports do not pass!

    She has stressed that the right to speak publicly is accompanied by responsibilities for the statements made and that the political position does not exclude anyone from this obligation.

    No one, no matter what political position he holds, should consider himself above standards of public responsibility, she wrote.

    Haradinaj has made it clear that, according to her, the issue is not about a personal clash with the MP, but about statements that violate her dignity, reputation and family. She has demanded that such claims be based on evidence.

    Her request to Fyza is to withdraw the statement, distance itself from the charges and seek public forgiveness.

    Therefore, I ask you publicly, Mrs. Deputeteh, to withdraw the statement, distance yourself and ask for public forgiveness for slander and baseless accusations, because they result in lies and violate our rights, Haradinaj has declared.

    She has warned that if there is no appropriate response, she will leave the competent organs with the assessment of the matter and follow the legal ways that belong to it.

    At the end of the response, Haradinaj has stressed the importance of responsibility for public statements.

    The dignity is not negotiated. The reputation should not become the victim of political interests. And responsibility for the public word is not privilege but obligation. )

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Official: Balkans wins at table over Vushtrri

    The Race Commission has decided that the match between Vushtrria and the FC Balkan, which was not held due to the local team’s failure to appear with an official score of 0:3 in favour of the team by Suhareka.

    With that decision, the Balkans register three points without playing in the field, as Vushtrria failed to present himself for the match’s development.

    The decision was made by the Race Commission in line with the respective regulations of the race.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zyrtare: Ballkani fiton në tavolinë ndaj Vushtrrisë

    Zyrtare: Ballkani fiton në tavolinë ndaj Vushtrrisë

    Zyrtare: Ballkani fiton në tavolinë ndaj Vushtrrisë

    Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe FC Ballkanit, e cila nuk u zhvillua për shkak të mosparaqitjes së skuadrës vendase, të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 në favor të ekipit nga Suhareka.

    Me këtë vendim, Ballkani arkëton tri pikë pa luajtur në fushë, pasi Vushtrria nuk u paraqit për zhvillimin e ndeshjes.

    Vendimi është marrë nga Komisioni i Garave në përputhje me rregulloret përkatëse të garës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Deputetja e VV-së tha se kishte lexuar që Ramushi e kishte rrahur, Anita e ashpër: Kërko falje publike për shpifjen dhe akuzat e pabaza

    Deputetja e VV-së tha se kishte lexuar që Ramushi e kishte rrahur, Anita e ashpër: Kërko falje publike për shpifjen dhe akuzat e pabaza

    Deputetja e VV-së tha se kishte lexuar që Ramushi e kishte rrahur, Anita e ashpër: Kërko falje publike për shpifjen dhe akuzat e pabaza

    Anita Haradinaj ka reaguar ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, pasi kjo e fundit deklaroi se kishte lexuar në media pretendime se Ramush Haradinaj kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

    Duke i cilësuar deklaratat si shpifje dhe akuza të pabaza, Anita Haradinaj i ka kërkuar deputetes të tërheqë atë që ka thënë, të distancohet nga pretendimet dhe të kërkojë falje publike. Ajo ka paralajmëruar se, në të kundërtën, do të ndjekë rrugët ligjore.

    Fejza i bëri këto deklarata në emisionin “Konfront” në KTV, gjatë një diskutimi për dhunën ndaj grave, kur iu referua raportimeve mediatike dhe përfoljeve për Haradinajn, raporton KOHA.

    “Shpifjet nuk kalojnë!”, është mesazhi me të cilin Anita Haradinaj e ka nisur reagimin e saj.

    Ajo ka theksuar se e drejta për të folur publikisht shoqërohet me përgjegjësi për deklaratat e bëra dhe se pozita politike nuk e përjashton askënd nga ky detyrim.

    “Askush, pavarësisht pozitës politike që mban, nuk duhet ta konsiderojë veten mbi standardet e përgjegjësisë publike”, ka shkruar ajo.

    Haradinaj ka bërë të qartë se, sipas saj, çështja nuk ka të bëjë me një përplasje personale me deputeten, por me deklarata që cenojnë dinjitetin, reputacionin dhe familjen e saj. Ajo ka kërkuar që pretendimet e tilla të mbështeten në prova.

    Kërkesa e saj drejtuar Fejzës është që ta tërheqë deklaratën, të distancohet nga akuzat dhe të kërkojë falje publike.

    “Prandaj, të kërkoj publikisht, zonja ‘Deputete’, që ta tërheqësh deklaratën, të distancohesh dhe të kërkosh falje publike për shpifjen dhe akuzat e pabaza, sepse ato rezultojnë të pavërteta dhe cenojnë të drejtat tona”, ka deklaruar Haradinaj.

    Ajo ka paralajmëruar se, nëse nuk ka një reagim të përshtatshëm, do t’ua lërë organeve kompetente vlerësimin e çështjes dhe do të ndjekë rrugët ligjore që i takojnë.

    Në fund të reagimit, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e përgjegjësisë për deklaratat publike.

    “Dinjiteti nuk negociohet. Reputacioni nuk duhet të bëhet viktimë e interesave politike. Dhe përgjegjësia për fjalën publike nuk është privilegj, por detyrim.”

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Bajraktari: Nëse deputetët kanë vullnet, nuk kanë kufizime për të bërë ndryshime në Ligjin për Speciale (VIDEO)

    Bajraktari: Nëse deputetët kanë vullnet, nuk kanë kufizime për të bërë ndryshime në Ligjin për Speciale (VIDEO)

    Bajraktari: Nëse deputetët kanë vullnet, nuk kanë kufizime për të bërë ndryshime në Ligjin për Speciale (VIDEO)

    Avokati Ardian Bajraktari në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka folur lidhur me kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend nga presidentja Justina Shiroka-Pula, me kërkesën e PDK-së.

    Për këtë veprim, Bajraktari tha se duhen bërë disa intervenime në mënyrë që të pasurohet ligji.

    “…Në rast se ka vullnet politik, ekziston mundësia bile edhe domosdoshmëria për të bërë disa intervenime të cilat me bindjen time do të mund ta pasuronin tutje ligjin, shto faktin se Kosova me këtë rast i ka shmangur detyrimet ndërkombëtare sepse nuk është konsultu Bashkimi Evropian sipas despozitave…”– tha Bajraktari.

  • Ligji për Specialen, Paçarizi-deputetëve: S’është marre me thanë që kemi pasur presion nga BE

    Ligji për Specialen, Paçarizi-deputetëve: S’është marre me thanë që kemi pasur presion nga BE

    Ligji për Specialen, Paçarizi-deputetëve: S’është marre me thanë që kemi pasur presion nga BE

    Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvendin e Kosovës dhe strategjia shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka qenë temë e diskutimit në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

    Duke folur rreth kësaj teme, opinionisti Rrahman Paçarizi ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të tregojnë nëse kthimi i ligjit në Kuvend ka ardhur si pasojë e presionit nga Bashkimi Evropian.

    “Në këtë kuptim unë mendoj që nuk është marrë me dalë deputetët dhe të tregojnë se kanë pasur nga Bashkimi Evropian. Megjithëse, me aq sa kuptoj një ligj kur miratohet në lexim të dytë, merr formën përfundimtare dhe ai nuk është më pronë e sponsoriuesit, por e Kuvendit të Kosovës.”, ka thënë Paçarizi.

    Ai ka folur edhe për hapat që duhet të ndiqen tashmë pas kthimit të këtij ligji në legjislativin e vendit.  

    “Ato ndryshime të paktën të sigurojnë një kontroll ose mbikëqyrje profesionale. Brenda kësaj kohe duhet të zhvillohen konsultime brenda Bashkimit Evropian, pastaj duhet të shihet se ku është arritur, a është gjetur ndonjë modus për të bërë ato ndryshime, dhe pastaj të diskutohet në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës duhet të dalë me atë nëse e pranon kërkesën e presidentes për ta kthyer Ligjin.”, ka shtuar ai.

    Paçarizi ka thënë se nuk e ka kuptuar ngutinë e miratimit të këtij ligji në Kuvendin e Kosovës, përderisa sipas tij, nuk kanë qenë të bindur deputetët dhe PDK-ja se ai mund të ketë përmbajtje jo të duhur.   

    “Ngutja për miratimin e atij ligji është shndërruar si një kurban. Unë madje nuk arrijë ta kuptojë as pozicionin e PDK-së, pse ishte gjithë ajo ngutje, dhe pastaj po kërkojnë vet që ligji të kthehet.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

  • Barcelona përballet me masa disiplinore pas dy incidenteve në humbjen ndaj Real Madridit

    Barcelona përballet me masa disiplinore pas dy incidenteve në humbjen ndaj Real Madridit

    Barcelona mund të përballet me një gjobë pas incidenteve të regjistruara gjatë El Clasicos të së dielës kundër Real Madridit, ndërsa La Liga ka hapur edhe një hetim të veçantë për një incident të pretenduar ndaj Eduardo Camavingas.

    Sipas “Mundo Deportivo”, Komiteti Disiplinor i La Ligës e ka trajtuar të mërkurën rastin e hedhjes së sendeve në fushë, që ndodhi pas golit të dytë të Kylian Mbappes në fitoren e Real Madridit ndaj Barcelonës.

    Gjyqtari Juan Martinez Munuera raportoi se në minutën e 87-të, nga tribuna veriore, u hodhën një shishe uji dhe një kanaçe pijeje në drejtim të fushës. Kjo pjesë e stadiumit frekuentohet kryesisht nga tifozët vendas, por asnjëri prej sendeve nuk goditi ndonjë lojtar.

    Pas incidentit, gjyqtari aktivizoi fazën e parë të protokollit për hedhjen e sendeve, ndërsa përmes sistemit të zërimit të stadiumit u dha një paralajmërim për tifozët. Loja u ndërpre për pak çaste derisa u bë njoftimi.

    Komiteti e klasifikoi rastin si shkelje të lehtë, në bazë të nenit 117 të Kodit Disiplinor. Për këtë arsye, Barcelona rrezikon një gjobë deri në 602 euro, ndërsa dënimi në nivelin e mesëm do të ishte 301 euro. Shuma përfundimtare do të varet nga shkalla e shkeljes që do të përcaktohet.

    Ndërkohë, një hetim i veçantë është hapur edhe për një incident të pretenduar ndaj mesfushorit të Real Madridit, Eduardo Camavinga, gjatë festimit pas golit të dytë të Mbappes.

    Sipas raportimit, disa tifozë dyshohet se e kanë goditur francezin në kokë me shtiza flamujsh. La Liga e ka raportuar rastin, i cili do të shqyrtohet përmes procedurave përkatëse disiplinore.

    Ky hetim është i ndarë nga rasti i hedhjes së sendeve drejt lojtarëve të Real Madridit dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar.

    Këto incidente vijnë pas një jave të vështirë për Barcelonën, e cila pësoi dy humbje radhazi ndaj Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit./Telegrafi/