Blog

  • Watch what you eat: ultra processed foods are related to brain damage from middle age

    Frequent consumption of highly processed foods, such as readyed doughnuts, soft drinks and sugar, sweetened morning cereals, and ready foods can be linked to higher risk of brain damage by middle age.

    According to a study conducted in Canada, where about 90,000 people aged 35 to 69 were tested, those who consumed more highly refined food were 40 percent more likely to show signs of a condition known as silent stroke.

    The study was conducted by researchers from McMister University and the Institute of Population Health Research, while results were reported by The Seattle Times.

    The silent attack on the brain can occur without visible symptoms, but it can cause permanent damage. This situation also relates to higher risk for future brain attacks and memory problems.

    I was surprised, to be honest, said Russell de Souza, associate professor at McMister University and researcher in this field.

    According to researchers, ultra processed foods averaged about 25 percent of the participants ‘ diet, while in some persons it reached 40 percent.

    Researcher Sonia Anand pointed out that the effect of feeding on brain health can be seen before people experience obvious memory problems or thinking ability.

    Our findings suggest that the impact of feeding on brain health can be revealed in the face of obvious problems with memory or thinking has been expressed.

    However, researchers point out that further research is needed to improve the understanding of this relationship. The study shows a link between the high consumption of highly processed foods and signs of brain damage, but it does not prove that these foods are their direct cause.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Real Madrid exploits Barcelona’s mistakes and reopens the title race

    Barcelona’s loss to Real Madrid in El Classico has highlighted the Catalan team’s weaknesses in defence and increased competition for the title of La League.

    Barcelona started the season with nine consecutive victories, but it failed to make a success of confronting its rival Madrile.

    Jose Mourinho’s team used spaces behind Hansi Flick’s advanced defense, providing three important points. This victory also ended Barcelona’s 23 – game series without losing it at home in the championship.

    Julian Mbppe was one of the protagonists of the match, while Real Madrid aims to continue positive performance and keep pressure on the Catalans.

    On the other hand, Barcelona must improve the defensive organisation, as weaknesses manifested in El Classico can also be exploited by future opponents.

    The title race remains open, while continuation of the results will be crucial for both teams in the rest of the season.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Real Madridi shfrytëzon gabimet e Barcelonës dhe rihap garën për titull

    Real Madridi shfrytëzon gabimet e Barcelonës dhe rihap garën për titull

    Real Madridi shfrytëzon gabimet e Barcelonës dhe rihap garën për titull

    Humbja e Barcelonës ndaj Real Madridit në El Clasico ka nxjerrë në pah dobësitë e skuadrës katalanase në mbrojtje dhe ka rritur konkurrencën për titullin e La Ligës.

    Barcelona e nisi sezonin me nëntë fitore radhazi, por nuk arriti ta kalonte me sukses përballjen me rivalin madrilen.

    Skuadra e Jose Mourinhos shfrytëzoi hapësirat prapa mbrojtjes së avancuar të Hansi Flickut, duke siguruar tri pikë të rëndësishme. Kjo fitore i dha fund edhe serisë prej 23 ndeshjesh pa humbje të Barcelonës në shtëpi në kampionat.

    Kylian Mbappe ishte një nga protagonistët e ndeshjes, ndërsa Real Madridi synon ta vazhdojë ecurinë pozitive dhe ta mbajë presionin mbi katalanasit.

    Në anën tjetër, Barcelona duhet të përmirësojë organizimin defensiv, pasi dobësitë e shfaqura në El Clasico mund të shfrytëzohen edhe nga kundërshtarët e ardhshëm.

    Gara për titull mbetet e hapur, ndërsa vazhdimësia e rezultateve do të jetë vendimtare për të dyja skuadrat në pjesën e mbetur të sezonit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kujdes çfarë hani: Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me dëmtimin e trurit që në moshën e mesme

    Kujdes çfarë hani: Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me dëmtimin e trurit që në moshën e mesme

    Kujdes çfarë hani: Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me dëmtimin e trurit që në moshën e mesme

    Konsumimi i shpeshtë i ushqimeve ultra të përpunuara, si petët e gatshme, pijet e gazuara dhe ato me sheqer, drithërat e ëmbëlsuara për mëngjes dhe ushqimet e gatshme, mund të lidhet me rrezik më të lartë të dëmtimit të trurit që në moshën e mesme.

    Sipas një studimi të kryer në Kanada, ku u analizuan rreth 9 mijë persona të moshës 35 deri në 69 vjeç, ata që konsumonin më shumë ushqime ultra të përpunuara kishin 40 për qind më shumë gjasa të shfaqnin shenja të një gjendjeje të njohur si sulm i heshtur në tru.

    Studimi u realizua nga studiues të Universitetit McMaster dhe Institutit të Kërkimeve të Shëndetit të Popullsisë, ndërsa rezultatet janë raportuar nga The Seattle Times.

    Sulmi i heshtur në tru mund të ndodhë pa simptoma të dukshme, por mund të shkaktojë dëmtime të përhershme. Kjo gjendje lidhet gjithashtu me rrezik më të lartë për sulme të ardhshme në tru dhe probleme me kujtesën.

    “Gjetjet më befasuan, të them të drejtën”, ka thënë Russell de Souza, profesor i asociuar në Universitetin McMaster dhe studiues në këtë fushë.

    Sipas studiuesve, ushqimet ultra të përpunuara përbënin mesatarisht rreth 25 për qind të dietës së pjesëmarrësve, ndërsa te disa persona kjo përqindje arrinte deri në 40 për qind.

    Studiuesja Sonia Anand ka theksuar se ndikimi i ushqyerjes në shëndetin e trurit mund të vërehet përpara se njerëzit të përjetojnë probleme të dukshme me kujtesën apo aftësinë për të menduar.

    “Gjetjet tona sugjerojnë se ndikimi i ushqyerjes në shëndetin e trurit mund të zbulohet përpara shfaqjes së problemeve të dukshme me kujtesën ose të menduarit”, është shprehur ajo.

    Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar më mirë këtë lidhje. Studimi tregon një lidhje mes konsumimit të lartë të ushqimeve ultra të përpunuara dhe shenjave të dëmtimit të trurit, por nuk dëshmon se këto ushqime janë shkaku i drejtpërdrejtë i tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Paralajmërohet vazhdim i protestave për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

    Paralajmërohet vazhdim i protestave për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

    Aktivistja Liridona Sijarina nga “Kolektivi Feminist” ka përsëritur kërkesat e protestuesve ndaj institucioneve të drejtësisë dhe Qeverisë së Kosovës pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Ajo ka paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen dhe se do të përshkallëzohen, duke kërkuar llogaridhënie nga institucionet, ndjekje penale për zyrtarët që, sipas saj, kanë dështuar në trajtimin e rastit, si dhe shkarkimin e ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme.

    “Ne këtij shteti kemi me iu kundërvu. Protestat tona nuk kanë me u ndalë, natë e ditë, por kanë me u përshkallëzu. Nuk mundemi me pritë që ky shtet me na qitë hi syve, me na shpartallua e të mos mundemi t’i bëjmë bashkë dy veta kur duhet ta ngremë zërin për gratë”, ka thënë Sijarina.

    Ajo ka theksuar se protestuesit presin përgjigje për secilën prej kërkesave të tyre.

    “Ne ultimatumin e kemi dhënë. Ajo që po presim sot është t’i numërojmë kërkesat tona dhe të marrim përgjigje për secilën prej tyre. Duam burgime, duam llogari, duam që trupat tanë të trajtohen me dinjitet”, ka deklaruar ajo.

    Sijarina ka thënë se brenda më pak se dy muajsh janë vrarë katër gra në Kosovë, duke kundërshtuar, siç u shpreh, deklaratat boshe dhe lojërat partiake.

    “Për më pak se dy muaj, katër gra të kësaj republike janë vrarë. Nuk mjaftojnë dhe nuk i duam as deklaratat boshe, as lojërat partiake. Ajo që ka ndodhur pardje është ofendim për të gjitha ne dhe për Arlindën”, ka shtuar ajo.

    Aktivistja ka përsëritur edhe kërkesën për ndjekje penale të zyrtarëve që, sipas saj, kanë përgjegjësi për mënyrën se si është trajtuar rasti i Arlinda Zekajt.

    “Unë po i përsëris kërkesat që i kemi thënë prej vitesh. Kemi kërkuar ndjekje penale për kryeprokurorë e kryeprokurore, zyrtarë të Qendrave për Punë Sociale, kryegjyqtarë e gjyqtarë që e kanë çuar Arlindën në varr”, ka thënë Sijarina.

    Ajo i është drejtuar edhe Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar shkarkimin e ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme.

    “Qeverisë, që i tha Arlindës pas vrasjes se nuk ka ditur ku të kërkojë ndihmë, ne i themi se atë ministre dhe ministrin e Punëve të Brendshme duhet t’i shkarkojë, ose do t’ju detyrojmë t’i shkarkoni”, ka deklaruar ajo.

    Protesta para Qeverisë së Kosovës do të vazhdojë edhe gjatë natës.

    Burimi: Dukagjini

  • "Mourinho është si “The Simpsons”, e dinte çfarë po ndodhte" - lojtar i Man Utd për dënimin e Man Cityt

    “Mourinho është si “The Simpsons”, e dinte çfarë po ndodhte” – lojtar i Man Utd për dënimin e Man Cityt

    Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, ka kritikuar Manchester Cityn lidhur me akuzat për shkelje të rregullave financiare të Premierligës, duke pretenduar se veprimet e klubit kanë ndikuar edhe në rezultatet dhe sukseset e skuadrave të tjera angleze.

    Futbollisti spanjoll, i cili aktualisht luan te Real Zaragoza, foli për këtë çështje në podcastin e ish-futbollistit Mario Suárez. Herrera, që ishte pjesë e Manchester Unitedit nga viti 2014 deri në vitin 2019, theksoi se rregullat duhet të vlejnë për të gjithë klubet, pavarësisht fuqisë së tyre financiare.

    “Ajo që po ndodhte nuk ishte normale dhe të gjithë ishim të vetëdijshëm për këtë. Rregullat duhet të respektohen. Ata nuk kanë aq shumë tifozë, por shpenzojnë sikur të kishin”, deklaroi Herrera, duke iu referuar Manchester Cityt.

    Megjithatë, spanjolli bëri dallimin mes drejtuesve të klubit dhe futbollistëve apo trajnerëve që kanë qenë pjesë e sukseseve të Cityt. Sipas tij, lojtarët dhe trajnerët e kanë merituar atë që kanë arritur në fushë, por dyshimet për mënyrën se si është drejtuar klubi mund t’i vënë në pikëpyetje sukseset e tyre.

    “Nuk kam asgjë për t’u ankuar për lojtarët dhe trajnerët. Ata e meritojnë plotësisht atë që kanë arritur. Megjithatë, nëse do të isha në vendin e tyre, do të zemërohesha me njerëzit që drejtojnë klubin, sepse kanë njollosur ose vënë në dyshim gjithçka që është arritur gjatë atyre viteve”, u shpreh ai.

    10.herrera telegrafi.com

    Herrera: Dëmi për klubet e tjera është i pariparueshëm

    Herrera beson se pasojat e mundshme të shkeljeve financiare nuk lidhen vetëm me trofetë e fituar nga Manchester City, por edhe me mundësitë që mund t’u jenë mohuar klubeve të tjera. Ai përmendi Tottenhamin, duke theksuar se përfundimi në vendin e pestë dhe humbja e mundësisë për të luajtur në Ligën e Kampionëve mund të kenë pasoja të mëdha financiare.

    “Ky është një dëm i pariparueshëm. Tottenham ka përfunduar në vendin e pestë për, nuk e di sa herë, dhe nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve. Kjo ka pasoja financiare. Siç tha Rooney, ky rast duhet të krijojë një precedent, në mënyrë që askush tjetër të mos mendojë të fryjë artificialisht financat e tij”, deklaroi spanjolli.

    Ish-mesfushori e përmendi edhe sezonin 2017/18, kur Manchester Unitedi, nën drejtimin e José Mourinhos, përfundoi i dyti në Premierligë, me 81 pikë, plot 19 më pak se Manchester City, që e fitoi titullin.

    Sipas Herrerës, një titull i Premierligës do ta ndryshonte ndjeshëm mënyrën se si vlerësohet ajo periudhë për Unitedin dhe Mourinhon. Në këtë kontekst, ai e krahasoi trajnerin portugez me serialin e famshëm të animuar “The Simpsons”, i cili shpesh lidhet me ngjarje që thuhet se i ka parashikuar përpara se të ndodhnin.

    “Të kesh një titull të Premierligës në karrierën tënde e ndryshon plotësisht historinë. Mourinho po fliste për atë se sa arritje e madhe ishte të përfundoje i dyti. Ai është gjeni dhe nuk thotë kurrë asgjë pa arsye. Është si ‘The Simpsons’, që parashikojnë atë që do të ndodhë. Ai e dinte se çfarë po ndodhte”, tha Herrera.

    Me këtë deklaratë, spanjolli iu referua qëndrimit të Mourinhos për vendin e dytë të Manchester Unitedit, duke lënë të kuptohet se trajneri portugez kishte dyshime për atë që po ndodhte te rivali i qytetit.

    Çfarë dihet për çështjen financiare të Manchester Cityt?

    Manchester City është përballur me një proces të gjatë hetimor lidhur me dyshimet për shkelje të rregullave financiare të Premierligës. Në shkurt të vitit 2023, liga njoftoi akuza për më shumë se 100 shkelje të pretenduara, që mbulonin periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2018, si dhe çështje që lidhen me bashkëpunimin e klubit me hetuesit.

    Në tekstin e raportuar nga mediat përmendet se një panel i pavarur ka nxjerrë gjetje kundër klubit lidhur me raportimin financiar dhe detyrimet për bashkëpunim. Manchester City i ka kundërshtuar akuzat dhe ka mbrojtur qëndrimin e tij në këtë proces.

    Megjithatë, çështja e sanksioneve dhe e pasojave të mundshme sportive duhet trajtuar me kujdes. Çdo dënim, përfshirë zbritjen e pikëve apo ndryshimin e rezultateve historike, varet nga vendimet përkatëse dhe procedurat ligjore. Prandaj, nuk mund të thuhet se titujt e fituar nga City janë hequr apo se rezultatet e kaluara janë ndryshuar pa një vendim zyrtar që e konfirmon këtë.

    – YouTube www.youtube.com

    Karriera e Ander Herrerës

    Ander Herrera e nisi karrierën profesionale te Real Zaragoza, përpara se të kalonte te Athletic Bilbao. Në vitin 2014 u transferua te Manchester Unitedi, ku qëndroi pesë sezone dhe fitoi Ligën e Evropës, FA Cup, League Cup dhe Superkupën e Anglisë.

    Në vitin 2019 kaloi te Paris Saint-Germaini, me të cilin fitoi trofe të rëndësishëm në Francë dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve më 2020. Më pas u rikthye te Athletic Bilbao, përpara se të luante te Boca Juniors dhe të kthehej te Real Zaragoza në vitin 2026. /Telegrafi/

  • Vdes gruaja më e moshuar në Zvicër

    Vdes gruaja më e moshuar në Zvicër

    Hedwig “Mubli” Zaugg, gruaja më e moshuar në Zvicër, ka ndërruar jetë në moshën 111-vjeçare. Banorja e kantonit të Bernës vdiq të mërkurën në mbrëmje, vetëm pak muaj pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të 111-të.

    Zaugg kishte lindur më 17 maj 1915, në kohën e Luftës së Parë Botërore, dhe kishte jetuar përgjatë dy luftërave botërore. Në maj, me rastin e ditëlindjes së saj, ajo kishte pritur në shtëpinë e të moshuarve gazetën “Blick”, ku kishte rrëfyer për jetën e saj dhe sekretin e jetëgjatësisë.

    Gjatë bisedës, ajo kujtoi fëmijërinë dhe këndoi këngën popullore “Brienzer Buurli”.

    Jeta e saj nuk kishte qenë e lehtë që në fëmijëri. Kur ishte vetëm tre vjeçe, nëna i vdiq nga gripi spanjoll. Ajo u rrit së bashku me tre vëllezër e motra në një fermë të vogël.

    Më vonë, së bashku me bashkëshortin e saj, Res, krijoi familjen e vet. Ajo ishte nënë e dy vajzave, gjyshe e katër nipërve e mbesave dhe stërgjyshe e gjashtë stërnipërve e stërmbesave.

    Deri rreth dhjetë vjet më parë, Zaugg kishte jetuar e pavarur. Pas një frakture të legenit, ajo u vendos në një azil pleqsh, transmeton Telegrafi.

    “T’i marrim gjërat ashtu siç vijnë”

    E pyetur nga “Blick” për sekretin e jetëgjatësisë së saj, Zaugg ishte përgjigjur thjesht: “Ne thjesht jetuam dhe e morëm jetën ashtu siç erdhi.”

    Përveç kursimit, aktivitetit fizik dhe ushqimit të mirë, ajo kishte edhe një këshillë të veçantë për fëmijët e saj.

    “Gjithmonë u kam thënë fëmijëve të mi të hanë tre arra në ditë. Kjo është gjithashtu e mirë për trurin”, kishte treguar ajo.

    Gjenetika mund të ketë luajtur gjithashtu një rol në jetëgjatësinë e saj, pasi babai i saj kishte jetuar deri në moshën gati 100-vjeçare.

    Me vdekjen e Hedwig Zaugg, Zvicra humbet banoren e saj më të moshuar./Telegrafi/

  • Citaku: Worker Group Proves Unity, Determination for KLA Protection

    PDK Speaker Vlora Citaku’s task officer, Vlora Citaku, has announced that today the first meeting of the Task Force for the drafting and harmonisation of the State Strategy concerning appeals procedures before the Specialised Chambers in The Hague has been held.

    Citaku, who is also a member of this group, has said the participation of representatives of Albanian parliamentary parties testifies to a common political, civic, state and national awareness of the importance of the issue.

    According to her, in the spirit of the September 28th Parliament Declaration, the main directions of strategy have been discussed at meetings, responsible groups have been appointed for drafting it, and the overall work plan has been determined.

    Our goal is for our rescuers to have the full support of the state of Kosovo in their battle on appeal, Citaku wrote.

    It has announced that, along with drafting the strategy, commitment to the law aimed at strengthening the rights of KLA deliverers is continuing.

    Stressing The KLA unites us, Citaku has estimated that protecting the truth of the liberation war, values and heritage of the KLA is a responsibility that exceeds party differences.

    It has stressed the need for joint commitment to counter the act of first degree, which it has deemed unfair, and to ensure liberations of all legal means and guarantees in the appeals process.

    On a day and in no moment will rescuers leave them alone!

    Source Layer: RTKLive

  • Çitaku: Grupi Punues dëshmon unitet dhe vendosmëri për mbrojtjen e UÇK-së

    Çitaku: Grupi Punues dëshmon unitet dhe vendosmëri për mbrojtjen e UÇK-së

    Ushtruesja e Detyrës së Kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e parë e Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Çitaku, e cila është edhe anëtare e këtij grupi, ka thënë se pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive parlamentare shqiptare dëshmon një vetëdije të përbashkët politike, qytetare, shtetërore dhe kombëtare për rëndësinë e kësaj çështjeje.

    Sipas saj, në frymën e Deklaratës së Kuvendit të 28 shtatorit, në mbledhje janë diskutuar drejtimet kryesore të strategjisë, janë caktuar grupet përgjegjëse për hartimin e saj dhe është përcaktuar plani i përgjithshëm i punës.

    “Qëllimi ynë është që çlirimtarët tanë ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit të Kosovës në betejën e tyre në apel”, ka shkruar Çitaku.

    Ajo ka bërë të ditur se, krahas hartimit të strategjisë, po vazhdon edhe angazhimi për ligjin që synon të forcojë mbrojtjen e të drejtave të çlirimtarëve të UÇK-së.

    Duke theksuar se “UÇK-ja na bashkon”, Çitaku ka vlerësuar se mbrojtja e së vërtetës së luftës çlirimtare, e vlerave dhe e trashëgimisë së UÇK-së është përgjegjësi që tejkalon dallimet partiake.

    Ajo ka theksuar nevojën për angazhim të përbashkët për ta kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë, të cilin e ka cilësuar të padrejtë, dhe për t’u siguruar çlirimtarëve të gjitha mjetet dhe garancitë juridike në procesin e apelit.

    “Në asnjë ditë dhe në asnjë moment, çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!”, ka përfunduar Çitaku.

    Burimi: RTKLive

  • The Peja court breaks silence, how does the defense order that resulted fatal to Arlinda argue?

    The ruling on the defense order for Arlinda Zekay, in which she also wrote about the sharing of the house with Celay, despite the same criminal precedent, is among the documents already in the possession of the Judiciary Council.

    This was made known by the chairman of the Foundation Court in Pec, Shemsedin Hadziyaj.

    The chairman of the Judiciary Council has authorized the Director of Inspection. Two inspectors have actually come and taken the subject papers and have come up with a detailed and analysed report from the moment the application has been submitted until he received epilog…

    By telephone, Hadziaj has also commented on the controversial decision, saying that restrictions were the demands of the parties.

    In civil reports, the judge in charge of the subject is only connected to the request of the party. Just what the party wants, in this case only the Office for the Protection of Victims and the Lawyer of the deceased, and we can’t take anything out of their request, and the judge has put the application behind him…

    Through a media communiqué, the KDR has confirmed that leader Rrustem Thaqi on Monday had authorized the Judiciary Inspectation Unit for the company of all actions, and the report was submitted during the KDR day.

    On September 17, 2026, Mrs. Arlinda Sylaj Zekiaj has been addressed at the request to the Chairman of the Foundation Court in Pec, where he has voiced claims that the judge of the case has decided against legal terms and legal terms. The Chairman of the Court in Pec, the same day, dated September 17, 2026, has addressed the judge of the case with a request to be informed about the case as well as the actions taken. The same day, the judge of the case has responded to the mayor’s request. As of October 20, 2026, the chairman of the Court of the GJA letter,197/26, has responded to Mrs. Arlinda Syla Zekaj explaining all the actions taken by the Court in connection with the case. )

    In the other Unit findings, according to the communiqué, there have been no demands addressed to this institution by the victims, including Albert Sylan, the suspect in Arlinda’s murder, and that no requests have been found in the Council.

    But a letter of assistance from Arlinda before he was killed had gone to the address of the Kosovo Prosecutorial Council, who were later addressed to the chief prosecutor in Pec.

    The Prosecutorial Council is awaiting the report from the chief state prosecutor’s office to proceed with steps further.

    You announce that the Kosovo Prosecutorial Council ( The KKP is paying close attention to the case in question. In this direction, the prosecutors’ eventual responsibility takes place in line with the Law’s provisions for the disciplinary responsibility of Judges and Prosecutors, by respecting the legally defined procedures and competencies, following the acceptance of announcement or request by the status quont authority. These provisions do not give the KKP mandate and competence for considering the way it handles criminal cases directly, under official office. So far, the KKP has rejected formal request from the competent authority to handle this issue. In the event of accepting an official request or information that requires action within its competencies, the KKP will address it in line with the legal provisions in force. )

    The case of the assassination of Arlinda Zeqaj has already moved to Pristina’s Constitutional Prosecutor, since that is how chief state prosecutor Zejnul Gashi decided.

    Arlinda, who had reported the former husband on domestic violence, had warned all justice institutions of the danger.

    She was killed by her former brother-in-law, who was arrested the day before. / T V DUNDAY

    Source Layer: Dukeagini