Blog

  • I need evidence waiting for them to resign Ish-judge for Arlinda case ( V IDEO)

    IConstitutional Court judge Kadriu Kryeziu was invited to the DPA at Fidan in Klan Kosovo and spoke about recent developments about the assassination of Arlinda Zekinaj.

    He said there should be resignations and that issue should not become such a problem.

    The resignation, according to him, is constitutional and legal.

    Politics is more responsible than a citizen. This should not be taken for resignations, the institute of resignations is known in the world, it is both a constitutional and legal category, and people are resigned because there may be mistakes not directly. I have to quit, don’t get too troubled, we don’t have a tradition here… Kryeziu said, until he confirmed that there have been previous cases, but for him this case was the largest case ever in the Republic of Kosovo. / I did. tv

  • “S’ka nevojë me pritë fakte për me dhanë dorëheqje” – Ish-gjyqtari për rastin e Arlindës (VIDEO)

    “S’ka nevojë me pritë fakte për me dhanë dorëheqje” – Ish-gjyqtari për rastin e Arlindës (VIDEO)

    “S’ka nevojë me pritë fakte për me dhanë dorëheqje” – Ish-gjyqtari për rastin e Arlindës (VIDEO)

    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, ishte i ftuar në DPT te Fidani në KlanKosova dhe foli lidhur me zhvillimet e fundit rreth vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Ai tha se duhet të kishte dorëheqje dhe kjo çështje mos të bëhet kaq problem.

    Dorëheqja, sipas tij, është kushtetuese dhe ligjore.

    “Politikani ka më shumë përgjegjësi se një qytetar. Nuk duhet me u marrë tragjike kjo për dorëheqje, instituti i dorëheqjes njihet në botë, është kategori edhe kushtetuese edhe ligjore, dorëhiqen njerëzit sepse ka mund të ketë gabime jo drejtpërdrejt. Duhet me dhanë dorëheqje, mos me bo shumë problematike, këtu te ne nuk e kemi traditë…” – tha Kryeziu, derisa potencoi se ka pasur edhe raste të mëhershme, por për të ky rast ishte rasti më makabër që ka ndodhur në Republikën e Kosovës. / klankosova.tv

  • Aleanca i bashkohet thirrjes për dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës

    Aleanca i bashkohet thirrjes për dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës

    Aleanca i bashkohet thirrjes për dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës

    Aleanca ka njoftuar se u është bashkuar thirrjeve për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Këto thirrje janë përsëritur vazhdimisht sonte gjatë protestës në Prishtinë, në të cilën është kërkuar drejtësi për rastin e Arlinda Zekajt.

    Aleanca e ka cilësuar si të dështuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave.

    Dhe, sipas kësaj partie, adresa e dështimit të kësaj strategjie është Ministria e Drejtësisë.

    “Aleanca i bashkohet kërkesës së grave të Kosovës për dorëheqjen e ministres Gërvalla. Aleanca po ashtu kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për menaxhim fatal të rastit të Arlinda Zekaj. Strategjia Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave duhet të ndryshohet me urgjencë dhe në tërësi. Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Përgjegjësia nuk mund të përfundojë vetëm te zyrtarët e nivelit të ulët në polici apo prokurori. Është e papranueshme që të shkarkohen vetëm vartësit, ndërsa përgjegjësit politikë të vazhdojnë të bëjnë sehir, duke mbrojtur një strategji që ka dështuar. Përgjegjësia duhet të nisë nga lart.”, thuhet në njoftimin e Aleancës. /Klankosova.tv

  • Avokatja e Albert Sylajt kërkoi dorëzani në vend të paraburgimit

    Avokatja e Albert Sylajt kërkoi dorëzani në vend të paraburgimit

    Avokatja e Albert Sylajt kërkoi dorëzani në vend të paraburgimit

    Avokatja e Albert Sylajt, autorit të vrasjes së Arlinda Zekajt, në seancën e sotme dëgjimore të mbajtur në Gjykatën Themelore në Pejë, ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.  

    Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, raporton se avokatja Kaltrina Vuksani, e cila është caktuar të mbrojë të dyshuarin, para trupit gjykues ka deklaruar se është kundër kësaj mase sigurie.  

    Tërshani thotë se Vuksani ka kërkuar një masë alternative, më të butë ndaj Sylajt, duke përmendur dorëzaninë.

    Megjithatë, Tërshani ka bërë të ditur se një gjë e tillë nuk është pranuar nga gjyqtari i rastit, i cili ka vendosur të aprovojë kërkesën e Prokurorisë.

    Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve.

    Albert Sylaj u ndala të martën, pak para mesnatës në Deçan, dy ditë pasi kreu krimin e rëndë ndaj ish-kunatës, Arlindës. /Klankosova.tv

  • Students protest for 16 days in Albania

    The students followed today, on the 16th day, the protest before the Ministry of Education, on Durres Street with calls against the government and the political class in the country.

    Without youth there is no Albania, Rama resigns and revolution is some of the slogans they called during the gathering.

    In support of the protest, however, several professors have joined in.

    Professor Lush Sosa said he will continue to be part of the protests. He said the political class has damaged the country and violated the future of young people.

    Sosa also called on students not to retreat in the face of pressures and blackmail, rejecting calls to return to audiences without their demands being met.

    I’ll mobilize even if there’s a protest within the protest. These guys have massacred this place, they’ve ripped his heart off, they’re taking his future away, he said.

    After staying at the Ministry of Education, the students marched to the prime minister.

    Then a part of the students marched along the Elbasan Road and entered the environments of the Economics School, with calls, join us!

    They also called for the boycott of instruction by students at the Economic Faculty. After the Economics, young people marched towards the Law Faculty with the call for even students of that faculty to join the protest.

    The students further marched through the main streets in Tirana, where they stopped at the Police Directorate as well as near the Black Bird’s siege to return to the Ministry of Education.

    Young people in previous protests have rejected the invitation for dialogue with the head of government.

    Source Layer: RTKLive

  • Studentët në protestë për të 16-ën ditë në Shqipëri

    Studentët në protestë për të 16-ën ditë në Shqipëri

    Studentët vijuan edhe sot, në ditën e 16-të, protestën para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit me thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike në vend.

    “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Revolucion” janë disa nga sloganet që ata kanë thirrur gjatë tubimit.

    Ndërkohë, në mbështetje të protestës janë bashkuar edhe disa pedagogë.

    Profesori Lush Susaj tha se do të vijojë të jetë pjesë e protestave. Ai tha se klasa politike ka dëmtuar vendin dhe cenuar të ardhmen e të rinjve.

    Susaj u bëri thirrje gjithashtu studentëve që të mos tërhiqen përballë presioneve dhe shantazheve, duke kundërshtuar thirrjet për t’u kthyer në auditorë pa u plotësuar kërkesat e tyre.

    “Unë do të mobilizohem edhe nëse ka një protestë brenda protestës. Këta e kanë masakruar këtë vend, ia kanë shkulur zemrën, po ia heqin të ardhmen”, tha ai.

    Pas qëndrimit te Ministria e Arsimit, studentët marshuan drejt Kryeministrisë.

    Më pas një pjesë e studentëve marshuan përgjatë Rrugës së Elbasanit dhe u futën brenda ambienteve të Fakultetit Ekonomik, me thirrjet “Bashkohuni me ne!”.

    Ata kërkuan gjithashtu bojkotimin e mësimit nga studentët e Fakultetit Ekonomik. Pas Ekonomikut, të rinjtë marshuan drejt Fakultetit të Drejtësisë me thirrjen që edhe studentët e atij fakulteti të bashkoheshin në protestë.

    Më tej studentët marshuan nëpër rrugët kryesore në Tiranë, ku u ndalën tek Drejtoria e Policisë si dhe pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi, për t’u rikthyer sërish para Ministrisë së Arsimit.

    Të rinjtë në protestat e mëparshme kanë refuzuar ftesën për dialog me kreun e qeverisë.

    Burimi: RTKLive

  • Aston Martin presents Valhalla Spider, the hybrid supermachine that reaches 349 km/h with an open roof

    Aston Martin presents Valhalla Spider, the hybrid supermachine that reaches 349 km/h with an open roof

    Aston Martin introduced Valhalla Spider, the roofless version of the mid – motored hybrid supermachine, which was released earlier this year. The new model develops 1,064 horsepower and, according to the company, achieves the maximum speed of 349 km/h, even with an open roof.

    Valhalla Spider will be presented to the public this weekend at Concours at Wynn, Las Vegas. Surrenders to customers are scheduled to begin in the third quarter of 2027, while the price has not yet been disclosed.

    Aston Martin presents Valhalla Spider, the hybrid supermachine that reaches 349 km/h with an open roof

    Like the Coupé version, Spider combines a V8 4.0-liter engine with two turbos with three electric engines. The hybrid system produces a total of 1,064 horsepower and 1,100 Nm twirling pairs, while power spreads on all four wheels, it transmits Telegrafi.

    The maximum speed of 349 km/h is the same as that of the Copeé version. To preserve stability at high speed, the car has been equipped with active aerodynamics and special guidance control systems, also designed for track use.

    The main difference is the roof for which buyers can choose between a cloth coat that is removed and a solid alternative roof of carbon fiber. With the cloth roof set up, speed limits 200 km/h, while the carbon fiber roof allows for the maximum speed of 349 km/h.

    When the car is used without a roof, a deflector helps limit air turbulence in the cabin. When no longer needed, it is folded and placed in special storage spaces inside the vehicle. Aston Martin has also adapted some elements of aerodynamics and stability systems to take into account the changes between roofing and without it.

    The Spider Valhalla marks a innovation for the British company, as it is its first motor production supermath in the middle and open cabin. It uses the same carbon – fiber structure as Cope, which helps reduce weight and ensure the rigidity needed for high performance.

    The model also preserves the typical carbon – fiber doors that open up while small changes have been made to facilitate the entrance and exit of the cabin. A new carbon fiber tour seat is offered as standard equipment. The buyers can also choose for free the most sporty carbon fiber seat used in the Copé version.

    Aston Martin’s executive director, Adrian Hallmark, said that Spider combines daily usage with the driving skills on the track, adding the experience of driving with open roofs.

    High speed or low. In the rain or the sun. The roof or the roof. On the street or on the runway. The Spider Valhalla meets all the demands, Hallmark said.

    Aston Martin Valhalla Spider is expected to reach the customers in the third quarter of 2027. The company has not yet published the price, but the model will be positioned along with the Copé version as another high-ematrical alternative to its range. /Telegraphy/

  • ​Aston Martin prezanton Valhalla Spider, supermakinën hibride që arrin 349 km/h me çatinë e hapur

    ​Aston Martin prezanton Valhalla Spider, supermakinën hibride që arrin 349 km/h me çatinë e hapur

    Aston Martin ka prezantuar Valhalla Spider, versionin pa çati të supermakinës hibride me motor të vendosur në mes, e cila u prezantua më herët këtë vit. Modeli i ri zhvillon 1,064 kuaj fuqi dhe, sipas kompanisë, arrin shpejtësinë maksimale prej 349 km/h edhe me çatinë e hapur.

    Valhalla Spider do të prezantohet për publikun këtë fundjavë në aktivitetin Concours at Wynn, në Las Vegas. Dorëzimet për klientët janë planifikuar të nisin në tremujorin e tretë të vitit 2027, ndërsa çmimi ende nuk është bërë i ditur.

    Aston Martin presents Valhalla Spider, the hybrid supermachine that reaches 349 km/h with an open roof

    Ashtu si versioni Coupé, Spider kombinon një motor V8 4.0-litërsh me dy turbo me tri motorë elektrikë. Sistemi hibrid prodhon gjithsej 1,064 kuaj fuqi dhe 1,100 Nm çift rrotullues, ndërsa fuqia shpërndahet në të katër rrotat, transmeton Telegrafi.

    Shpejtësia maksimale prej 349 km/h është e njëjtë me atë të versionit Coupé. Për të ruajtur stabilitetin në shpejtësi të larta, makina është pajisur me aerodinamikë aktive dhe sisteme të posaçme për kontrollin e drejtimit, të projektuara edhe për përdorim në pistë.

    Dallimi kryesor është çatia, për të cilën blerësit mund të zgjedhin mes një mbulese prej pëlhure që hiqet dhe një çatie opsionale të fortë prej fibrash karboni. Me çatinë prej pëlhure të vendosur, shpejtësia kufizohet në 200 km/h, ndërsa çatia prej fibrash karboni lejon arritjen e shpejtësisë maksimale prej 349 km/h.

    Kur makina përdoret pa çati, një deflektor i çmontueshëm ndihmon në kufizimin e turbulencave të ajrit në kabinë. Kur nuk nevojitet më, ai paloset dhe vendoset në hapësirat e posaçme të ruajtjes brenda automjetit. Aston Martin ka përshtatur gjithashtu disa elemente të aerodinamikës dhe sistemeve të stabilitetit për të marrë parasysh ndryshimet mes drejtimit me çati dhe pa të.

    Valhalla Spider shënon një risi për kompaninë britanike, pasi është supermakina e saj e parë e prodhimit me motor në mes dhe kabinë të hapur. Ajo përdor të njëjtën strukturë prej fibrash karboni si Coupé, e cila ndihmon në uljen e peshës dhe siguron ngurtësinë e nevojshme për performancë të lartë.

    Modeli ruan edhe dyert karakteristike prej fibrash karboni, të cilat hapen lart, ndërsa janë bërë disa ndryshime të vogla për ta lehtësuar hyrjen dhe daljen nga kabina. Si pajisje standarde ofrohet një ulëse e re Touring prej fibrash karboni. Blerësit mund të zgjedhin pa pagesë shtesë edhe ulësen më sportive prej fibrash karboni që përdoret te versioni Coupé.

    Drejtori ekzekutiv i Aston Martin, Adrian Hallmark, tha se Spider ndërthur përdorshmërinë e përditshme me aftësitë për drejtim në pistë, duke shtuar përvojën e vozitjes me çati të hapur.

    “Me shpejtësi të lartë apo të ulët. Në shi apo në diell. Me çati apo pa çati. Në rrugë apo në pistë. Valhalla Spider i plotëson të gjitha kërkesat”, deklaroi Hallmark.

    Aston Martin Valhalla Spider pritet të mbërrijë te klientët në tremujorin e tretë të vitit 2027. Kompania ende nuk ka publikuar çmimin, por modeli do të pozicionohet krahas versionit Coupé si një tjetër alternativë me performancë të lartë në gamën e saj. /Telegrafi/

  • Pse Sunderlandi i Granit Xhakës ka bërë hapa prapa në sezonin 2026/27 të Ligës Premier

    Pse Sunderlandi i Granit Xhakës ka bërë hapa prapa në sezonin 2026/27 të Ligës Premier

    Sunderland po përjeton një fillim zhgënjyes të sezonit 2026/27 në Ligën Premier, pas një edicioni të kaluar që tejkaloi pritshmëritë.

    Skuadra e drejtuar nga Régis Le Bris kishte përfunduar sezonin 2025/26 në vendin e shtatë, duke siguruar kualifikimin në Ligën e Evropës, por këtë herë po has vështirësi për të gjetur vazhdimësinë në kampionat.

    Sipas analizës, rënia e rezultateve lidhet me disa faktorë, përfshirë problemet në fazën sulmuese, gabimet individuale në mbrojtje, mungesat e rëndësishme dhe vështirësitë për t’u përshtatur me kërkesat e një sezoni që përfshin edhe garat evropiane.

    Një nga lojtarët kryesorë të Sunderlandit është kapiteni Granit Xhaka, i cili sezonin e kaluar ishte ndër figurat qendrore të skuadrës. Mesfushori shqiptar nga Kosova i dha ekipit përvojë, qetësi dhe organizim, por këtë edicion edhe ai po përballet me vështirësi për të ruajtur të njëjtin ndikim në lojë.

    Sulmi, një nga problemet kryesore

    Një nga shqetësimet më të mëdha të Sunderlandit është mungesa e efikasitetit para portës kundërshtare. Skuadra nuk po arrin të shndërrojë rastet e krijuara në gola me të njëjtin ritëm si sezonin e kaluar, ndërsa sulmuesit kanë pasur vështirësi të gjejnë vazhdimësi.

    Brian Brobbey ka qenë një nga lojtarët që ka dhënë kontributin më të madh në këtë aspekt, por skuadra ka pasur nevojë për më shumë gola edhe nga mesfusha dhe krahët. Kur sulmuesit nuk arrijnë të shënojnë, presioni mbi mbrojtjen dhe pjesën tjetër të ekipit rritet.

    Sunderland ka hasur probleme edhe në ndërtimin e aksioneve. Skuadra nuk po arrin gjithmonë të krijojë situata të pastra shënimi, ndërsa krosimet dhe pasimet në zonën kundërshtare nuk kanë qenë mjaftueshëm të sakta.

    Për pasojë, shumë aksione përfundojnë pa e vënë seriozisht në rrezik portën kundërshtare.

    Granit Xhaka, më shumë përgjegjësi në mesfushë

    Granit Xhaka ishte një prej futbollistëve më të rëndësishëm në sezonin e kaluar, kur Sunderland befasoi me paraqitjet e tij dhe siguroi një vend në garat evropiane.

    Përvoja e mesfushorit zviceran, i cili ka prejardhje shqiptare nga Kosova, ishte vendimtare për organizimin e lojës dhe për stabilitetin e një skuadre me shumë futbollistë të rinj.

    Megjithatë, sipas analizës së Squawka, Xhaka nuk ka arritur të dominojë mesfushën me të njëjtin autoritet si në edicionin debutues me Sunderlandin. Problemet e përgjithshme të ekipit, ngarkesa e ndeshjeve dhe vështirësitë për të kontrolluar tranzicionet kanë ndikuar edhe në paraqitjet e tij.

    Xhaka mbetet një figurë me rëndësi për skuadrën, veçanërisht për shkak të aftësisë për të organizuar lojën, për të diktuar ritmin dhe për t’u dhënë siguri bashkëlojtarëve. Por një mesfushor, sado me përvojë, nuk mund t’i zgjidhë i vetëm problemet e një ekipi që po vuan në disa reparte.

    Për Sunderlandin, rikthimi i Xhakës në nivelin e sezonit të kaluar do të ishte një ndihmë e rëndësishme, por skuadra ka nevojë edhe për më shumë kontribut nga lojtarët ofensivë dhe për më pak gabime në prapavijë.

    Gabimet në mbrojtje po kushtojnë pikë

    Një tjetër arsye për rezultatet e dobëta janë gabimet individuale në fazën defensive. Sipas analizës së publikuar nga Sunderland Echo më 28 tetor, Sunderland kishte bërë më shumë gabime që çuan drejtpërdrejt në gola të kundërshtarëve se çdo skuadër tjetër e Ligës Premier, me pesë të tilla në atë fazë të sezonit.

    Ndryshimet e shpeshta në repartin e mbrojtjes kanë ndikuar në mungesën e stabilitetit. Kur partneritetet mes qendërmbrojtësve ndryshojnë vazhdimisht, bëhet më e vështirë të krijohet një organizim i qëndrueshëm dhe të shmangen gabimet në momentet vendimtare.

    Edhe portieri Robin Roefs ka pasur vështirësi të ruajë nivelin e paraqitjeve të sezonit të kaluar. Megjithatë, problemet nuk mund t’i atribuohen vetëm atij, pasi mbrojtja nuk ka ofruar gjithmonë mbështetjen e nevojshme.

    Mungesa e disa futbollistëve të rëndësishëm, përfshirë Dan Ballardin, e ka komplikuar më tej situatën. Sunderland duhet të rikthejë sigurinë në prapavijë, pasi gabimet e përsëritura po i kushtojnë pikë të vlefshme në garën për mbijetesë.

    Liga e Evropës, një sfidë shtesë

    Kualifikimi në Ligën e Evropës ishte një arritje e madhe për Sunderlandin, që u rikthye në futbollin kontinental pas më shumë se pesë dekadash. Megjithatë, pjesëmarrja në dy gara njëkohësisht po e vë në provë thellësinë e skuadrës.

    Sezonin e kaluar, Le Bris mund ta përgatiste ekipin për një ndeshje në javë në shumicën e rasteve. Tani, me një kalendar më të ngarkuar, rotacioni është bërë më i rëndësishëm, por mungesat dhe alternativa e kufizuar nuk e lejojnë trajnerin të ndryshojë gjithmonë formacionin pa ndikuar në cilësinë e lojës.

    Kjo situatë ka bërë që disa futbollistë të luajnë më shumë minuta, ndërsa skuadra nuk ka arritur gjithmonë të ruajë intensitetin e nevojshëm në kampionat. Për një ekip që ende po ndërton përvojën në nivelin më të lartë, menaxhimi i energjisë dhe i ngarkesës fizike është një faktor thelbësor.

    Sunderland duhet të reagojë

    Kalendari i ngjeshur dhe ndeshjet e vështira e bëjnë edhe më të rëndësishëm reagimin e Sunderlandit. Skuadra duhet të përmirësojë efikasitetin në sulm, të ulë numrin e gabimeve në mbrojtje dhe të gjejë mënyra për të menaxhuar më mirë ritmin e ndeshjeve.

    Për Le Bris, sfida është të rikthejë ekuilibrin që e karakterizoi ekipin sezonin e kaluar. Për Xhakën dhe futbollistët me përvojë, përgjegjësia është të ndihmojnë skuadrën të dalë nga kjo periudhë e vështirë dhe të udhëheqin lojtarët më të rinj.

    Sunderland ka treguar se mund të konkurrojë në Premier League, por sezoni i ri po dëshmon se ruajtja e nivelit është shumë më e vështirë kur në mes përfshihen edhe garat evropiane. Për të shmangur një krizë më të thellë, skuadra duhet të reagojë sa më shpejt. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Sydney Sweeny ngrit sërish polemika me një reklamë ku duket  si vajza e Grinchit

    Sydney Sweeny ngrit sërish polemika me një reklamë ku duket  si vajza e Grinchit

    Fushata e re reklamuese e aktores Sydney Sweeney ka ngjallur një debat në mediat sociale. Në një reklamë për markën e saj të të brendshmeve SYRN, aktorja shfaqet me një veshje që i ngjan vajzës Cindy Lou Who nga filmi “The Grinch”.

    Ndërsa disa besojnë se është një referencë e padëmshme për filmin e famshëm të Krishtlindjeve, të tjerë po vënë në pikëpyetje nëse është e përshtatshme të përdoren personazhe të lidhur me filma për fëmijë në reklamat e të brendshmeve.

    Fushata ka hapur gjithashtu një diskutim më të gjerë rreth pritjeve që u bëhen grave, të cilave shpesh u kërkohet të jenë seksi, rinore dhe të pafajshme në të njëjtën kohë, shkruan Watson.

    Reklama e re ngjall debat

    Sweeney shfaqet në reklamë me një model flokësh dhe veshje që të kujtojnë Cindy Lou Who, vajzën nga filmi i njohur i Krishtlindjeve. Videoja alternon midis skenave të frymëzuara nga filmi dhe pamjeve në të cilat aktorja prezanton koleksionin e ri të markës së saj.

    Reagimet në rrjetet sociale nuk munguan. Shumë veta pyesnin veten pse një personazh nga një film për fëmijë po përdorej si frymëzim për një reklamë për një markë të brendshmesh. Të tjerë, megjithatë, i dolën në mbrojtje aktores, duke theksuar se në skenat e frymëzuara nga Cindy Lou Who, ajo vesh pizhame, jo të brendshme.

    Sipas mendimit të tyre, problemi nuk qëndron te vetë reklama, por te shikuesit që i atribuojnë asaj një kuptim seksual që mund të mos ketë qenë aspak i synuar.

    Ky shpjegim ka kuptim sepse Sweeney është një grua e rritur dhe frymëzimi nga vetë filmi i famshëm nuk është i diskutueshëm. Megjithatë, kritikët besojnë se nuk është ajo që aktorja vesh në një pamje të veçantë që është thelbësore, por mesazhi që përcjell e gjithë fushata.

    Fushata e Sydney Sweeney tregon se sa shpejt një kombinim i një fytyre të njohur, nostalgjisë dhe provokimit mund të tërheqë vëmendjen në internet. Një qasje e tillë shpesh quhet “karrem i tërbimit”. Kjo është përmbajtje e projektuar për të provokuar zemërim dhe reagime negative, duke inkurajuar kështu sa më shumë komente dhe shpërndarje të jetë e mundur.

    Ata që e kritikojnë reklamën janë edhe më të gjerë, njësoj si ata që e mbrojnë atë. Në këtë mënyrë, fushata arrin njerëz që përndryshe nuk do të kishin dëgjuar kurrë për të. Nëse ekipi i marketingut i aktores ka dashur qëllimisht të provokojë reagime të tilla, kjo nuk dihet. Por në botën e mediave sociale, edhe komentet negative mund ta ndihmojnë një markë të fitojë vëmendje dhe të mbetet në qendër të vëmendjes.

    Megjithatë, pyetja nuk është vetëm nëse reklama është qëllimisht provokuese. Kritikët paralajmërojnë se ajo kombinon tërheqjen seksuale dhe motive që lidhen me fëmijërinë, të cilat ata i konsiderojnë problematike.