Blog

  • Odegaard kërkon reagim nga Arsenal pas eliminimit befasues nga Fleetwood

    Odegaard kërkon reagim nga Arsenal pas eliminimit befasues nga Fleetwood

    Arsenal është eliminuar nga Kupa e Ligës angleze, pasi ka humbur 5:3 me penallti ndaj Fleetwood. Ndeshja e raundit të katërt, e zhvilluar në stadiumin e kësaj skuadre, ka përfunduar 1:1 pas kohës së rregullt.

    Fleetwood ka kaluar në epërsi në pjesën e parë me golin e Aaron Loupalo-Bi. Arsenal e ka barazuar në pjesën e dytë me Viktor Gyokeres, por nuk ka arritur të shënojë golin e fitores.

    Në serinë e penalltive, Bruno Guimaraes nuk ka arritur të shënojë, pasi goditja e tij është pritur nga portieri Jay Lynch. Golin vendimtar për Fleetwood e ka realizuar mbrojtësi i ri Conor Haughey.

    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka bërë nëntë ndryshime në formacionin titullar, ndërsa Odegaard ka hyrë në lojë në pjesën e dytë. Pavarësisht përmirësimit të paraqitjes, skuadra londineze nuk ka arritur ta shmangë eliminimin. Arsenal ka mbetur edhe me një lojtar më pak në minutat e fundit, pasi talenti i ri Max Dowman është përjashtuar me karton të kuq.

    “Është shumë zhgënjyese të eliminohesh. Mënyra se si kemi luajtur nuk ka qenë në nivelin e duhur. Duhet të bëjmë shumë më mirë”, ka thënë Odegaard.

    Ai ka vlerësuar paraqitjen e kundërshtarit, por ka theksuar se Arsenal duhet të përqendrohet te vetja dhe të përmirësojë lojën.

    “Nuk mund të na vijë keq për veten. Duhet të ecim përpara, sepse në fundjavë na pret një ndeshje e madhe. E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të reagojmë”, ka shtuar kapiteni norvegjez.

    Arsenal, që sezonin e kaluar e kishte përfunduar si finalist i Kupës së Ligës, tani duhet të përgatitet për përballjen e vështirë ndaj Liverpool të dielën në kuadër të kampionatit anglez.

    Burimi: RTKLive

  • “ Donika stopped the phone: From whom are you negotiating” &#82/11; protesters at the government

    We’re here as minister, before the government, come out ahead of us, call us in. We want to report the violence to you. We’re gonna have to resign. Donika stopped the phone. Turn it up, pick it up, pick up the phone. We’re telling Donika from where you’re going. )

  • "Donika e ka ndal telefonin: Prej kujt po tutesh" - protestuesit te Qeveria

    “Donika e ka ndal telefonin: Prej kujt po tutesh” – protestuesit te Qeveria

    "Donika e ka ndal telefonin: Prej kujt po tutesh" - protestuesit te Qeveria

    “Na jemi këtu ministër, para Qeverisë, hajde dil para neve, kallxona edhe ngona. Po dojmë me raportu dhunën te ti. Po dojmë me t’kërku dorëheqjen. Donika e ka ndal telefonin. Çele, çele, çele telefonin. Na i thojmë Donikës prej kujna po tutesh.”

  • “Do zbusim hendekun mes të pasurve dhe të varfërve”, Rama prezanton 10 masat e reja të Paketës Fiskale

    “Do zbusim hendekun mes të pasurve dhe të varfërve”, Rama prezanton 10 masat e reja të Paketës Fiskale

    “Do zbusim hendekun mes të pasurve dhe të varfërve”, Rama prezanton 10 masat e reja të Paketës Fiskale

    Kryeministri i Shipërisë, Edi Rama ka prezantuar 10 pikat kryesore të Paketës Fiskale 2027.

    Ndër masat e bëra publike janë edhe krijimi i një Byroje të Specializuar për kontrollin e të ardhurave, si dhe nisma që, sipas Ramës, synojnë të lehtësojnë barrën për familjet dhe të ngushtojnë hendekun social.

    Këto janë 10 pikat kryesore të Paketës Fiskale 2027:

    1. Ulim normën TVSH për ushqimet bazë – nga 20% ne 6% për 54 produkte, ku përfshihen mes të tjerash mishi, peshku, bulmeti, vezët, miellin, vajrat, sheqerin, makaronat, frutat, perimet dhe ushqimet bazë për foshnjat. Vetëm me këtë lëvizje, ne shtojmë në arkën e familjeve shqiptare rreth 150 milionë Euro në vit për ushqimin, që deri më sot i kalonin shtetit përmes TVSH-së 20%. Nga ana tjetër praktika e re e Pasqyrës së Çmimeve do të zgjerohet e fuqizohet, për të garantuar që ulja domethënëse e çmimeve të shportës të jetë e mbrojtur nga abuzuesit e mëdhenj.

    2. Rrisim me 1% normën standarde të TVSH-së si një kompensim i ndershëm kontributesh nëpërmjet rishpërndarjes ose e thënë ndryshe, për të gjitha mallrat jashtë shportës të gjithë ne do të kontribuojmë që shporta për ata që e kanë më të vështirë fundin e muajit, të jetë e garantuar si një shpenzim i arsyeshëm.

    3.Nuk rrisim normën e tatimit të fitimit të sipërmarrjes, e cila mbetet 15% ose e thënë ndryshe në nivelin më të lartë në rajon – dëgjojeni mirë, ndryshe nga sa ju rrokanisin ekranet e korruptuara dhe portalet e paguara, ne i tatojmë të mëdhenjtë, pra biznesin e madh me normën më të lartë në Ballkanin Perëndimor prej 10 e më shumë vitesh. Por sot rrisim ama në normën më të lartë që ka rajoni edhe tatimin mbi dividentin e tyre, i cili duke shkuar nga 8% në 15 %, i ngarkon biznesmenët e mëdhenj me një taksë më të ndershme mbi fitimin e tyre, në funksion përsëri të lehtësimit të atyre që kanë më pak.

    4. Ulim barrën tatimore, më vjen natyrshëm buzëqeshja sepse janë 32,000 tatimpagues që janë pjesë vitale e shtresës së mesme që e kërkojnë prej kohësh këtë lëvizje, rritjen e pragun të sipërm të tatimit mbi pagën, nga 200 mijë në 300 mijë lekë të reja. Këtë lëvizje nuk na e lejonte ekonomia deri dje, sot rritja e ekonomisë na jep mundësinë.

    5. Nga ana tjetër vendosim një prag të ri të tatimit mbi pagën 700 mijë lekë të reja, ku norma e tatimit bëhet 30%, në radhë të parë si një instrument për të mbyllur shtegun e evazionit të dividentit.

    6. Po ashtu, ulim pragun e aplikimit te TVSH-së për çdo biznes me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë, pasi nuk mund të lejojmë që shumë biznese të vogla të vazhdojnë të abuzohen duke i shërbyer si guacka bizneseve të mëdha për tu fshehur. Kjo lëvizje duhet të shërbejë si paralajmërim edhe për bizneset nën 5 milionë lekë, që të mos luajnë me faturat e të mëdhenjve, nëse nuk duan të hyjnë në regjimin e TVSH-së vitin e ardhshëm. Ndërkohë, qëndron i paprekur zotimi ynë publik, taksa zero mbi fitimin për të gjithë biznesin e vogël deri në vitin 2029.

    7. Rrisim edhe normën e TVSH-së në hoteleri nga 6% në 10 %, duke përjashtuar nga kjo rritje agroturizmin. Është një masë që duhet të jetë një mesazh për pronarët e hoteleve, nga të cilët kërkohet formalizim në kushtet kur të ardhurat e tyre rriten dhe vetëm rriten e rriten çdo vit.

    8. Ka ardhur koha e një sistemi të ri taksimi të ekonomisë digjitale, duke filluar nga ata që jetojnë goxha mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë, me llajke e follëer-sa dhe duke vazhduar me tregtinë e mirëfilltë digjitale, për të cilat po përgatitet një projekt i veçantë nga Ministria e Financave. Paralelisht po punohet në ligje e vendime të tjera, edhe për disa masa të reja që shkojnë po në këtë drejtim, solidaritet me ata që e ndjejnë më shumë presionin e rritjes së kostove të jetesës nga rritja ekonomike dhe nga zhvillimi i shpejtë ekonomik që krijon vetvetiu pastaj hendeqe dhe ne duhet të jemi aty për t’i ngushtuar. Një super-taksë prone për ata që blejnë e mbajnë apartamente bosh, duke refuzuar t’i japin me qera (është e drejta e tyre, po duhet të paguajnë njësoj siç po bëjnë në disa vende të tjera të Europës që po përballen me koston e rritur të apartamenteve); një super-taksë prone për vilat në bregdet, edhe ata duhet të paguajnë më shumë për pronën e tyre dhe një çmim i shumëfishuar për ujin e pishinave. Kjo shkon në një tjetër ligj ndërsa në këtë paketë fiskale do të ketë edhe një super-taksë për makinat e luksit.

    9. Në ndërkohë, pranë Ministrisë së Financave do të krijohet edhe Byroja e Kontrollit të Specializuar të të Ardhurave, për faktin se formulari i deklarimit të të ardhurave do të ndryshojë sipas formatit të shteteve të Bashkimit Europian ose e thënë më thjeshtë, për të gjithë individët me të ardhura relativisht të larta do të jetë shumë i ngjashëm me formularin e deklarimit të pasurisë që mbushin prej vitesh të gjithë funksionarët publikë.

    10. Këtë e lashë të fundit në radhë, sepse është një tjetër lajm të shumëpritur nga shumëkush, të cilin përsëri duhet ta mbani mirë parasysh, nuk e sjell dëshira e qeverisë, as dëshira ime – se dëshirën e kemi pasur gjithnjë – po e sjell rritja e ekonomisë: Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës dhe do ta ulim automatikisht 32 lekë në pompë çmimin e naftës, ndërkohë që taksën do ta rikthejmë tek makina dhe do ta mbledhim përmes Drejtorisë përkatëse të Transportit Rrugor. Nga ana tjetër, do të vendosim një taksë të re qarkullimi, siç e ka gjithë Europa, për makinat e huaja që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë”

  • Shqiptari Martin Marku betohet si këshilltar komunal në Austri: Do të jem në shërbim të shqiptarëve

    Shqiptari Martin Marku betohet si këshilltar komunal në Austri: Do të jem në shërbim të shqiptarëve

    Martin Marku, i cili në muajin korrik u zgjodh anëtar i Këshillit Komunal të Grazit në Austri, javën e kaluar bëri betimin, duke zyrtarizuar kështu marrjen e detyrës dhe duke u zotuar për përkushtim e përgjegjësi ndaj qytetarëve gjatë mandatit pesëvjeçar.

    Marku ka marrë përsipër një mandat pesëvjeçar, gjatë të cilit synon të përfaqësojë komunitetin shqiptar dhe të angazhohet për çështjet që prekin qytetarët.

    Në një intervistë për Telegrafin, Marku ka folur për ndjenjat pas betimit, planet për përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Graz, si dhe mesazhin që ka për bashkatdhetarët dhe të rinjtë që synojnë të angazhohen në politikë.

    Duke folur për momentin e betimit, Marku është shprehur krenar që mund ta përfaqësojë komunitetin shqiptar në një qytet ku jetojnë 157 komunitete të ndryshme.

    “Me thënë të drejtën, shumë mirë dhe krenar në këtë drejtim, që aktualisht e kemi dikë i cili mundet me përfaqësu komunitetin shqiptar, edhe pse Grazi i ka 157 komunitete të ndryshme. U ndjeva shumë i kënaqur, pasi që me kryetaren aktuale kam pasur edhe projekte të përbashkëta të mëparshme, kam pasur shumë punë. Ka qenë përkrahëse e jona edhe në prezencë të të gjithëve më ka falënderuar, aty e ndjeva veten shumë mirë”, ka thënë Marku për Telegrafin.

    Sa u përket planeve për pesë vitet e ardhshme, Marku ka theksuar se synon t’i përfaqësojë shqiptarët në mënyrë dinjitoze, duke qenë i gatshëm t’u shërbejë atyre gjatë gjithë mandatit të tij.

    “Unë mendoj se në mënyrë dinjitoze kam me i përfaqësu, në ato mundësitë e mia edhe kapacitetet të cilat i kam si këshilltar bashkie. Është normale se mua komuniteti shqiptar më ka votu, për komunitetin shqiptar duhet me qenë i gatshëm këto pesë vitet në vijim, shërbëtor”, ka deklaruar ai.

    Në mesazhin e tij për shqiptarët që jetojnë në Austri, veçanërisht për të rinjtë, Marku ka vënë në pah nevojën për më shumë unitet brenda komunitetit. Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së të rinjve dhe fëmijëve shqiptarë të lindur apo të rritur në Austri në politikë, biznes dhe fusha të tjera të shoqërisë.

    “Si zakonisht, ne gjithmonë e kemi të njëjtin problem, problemi ynë është me vetveten, së pari. Unë kisha kërku nga komuniteti shqiptar me qenë më unik, më të bashkuar edhe rininë, sidomos fëmijët që kanë ardhë të mitur apo kanë lindur këtu, me i kyç pak a shumë më tepër në inteligjencë, në politikë, në biznese e këto gjëra. Jo me qenë gjithmonë si fuqi punëtore”, ka përfunduar Marku/Telegrafi/

  • Kush janë tre talentët anglezë që mund ta pasojnë Harry Kane, skautët zbulojnë emrat

    Kush janë tre talentët anglezë që mund ta pasojnë Harry Kane, skautët zbulojnë emrat

    Harry Kane është një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij, ndërsa gjetja e një futbollisti që mund ta pasojë në futbollin anglez konsiderohet një sfidë e madhe.

    Sulmuesi anglez e fitoi Topin e Artë pas shumë vitesh sakrificash – ndërsa vetëm tani shkëlqimi i tij po vërehet.

    Megjithatë, sipas një raportimi të The Sun, tre talentë të rinj anglezë kanë tërhequr vëmendjen e skautëve, të cilët besojnë se mund të kenë një të ardhme të ndritur.

    Bëhet fjalë për Teddie Lamb të Manchester Cityt, Luca Williams-Barnett të Tottenhamit dhe Jai Nwosu të Brentfordit.

    Teddie Lamb – Manchester City

    Në mesin e emrave që po vlerësohen lart është Teddie Lamb, 17-vjeçar i akademisë së Manchester Cityt. Sulmuesi ka spikatur me fizikun, lëvizjet dhe aftësinë për të shënuar, duke u paraqitur si një nga talentët interesantë të klubit anglez.

    Lamb iu bashkua Manchester Cityt nga Leyton Orient në vitin 2025 dhe këtë sezon ka shënuar nëntë gola në dhjetë paraqitje. Ai është aktivizuar me ekipet U18 dhe U21 të Cityt, ndërsa zhvillimi i tij po ndiqet me interes nga skautët.

    Një skaut i Bournemouthit, klubi që kishte tentuar ta transferonte para se ai të zgjidhte Manchester Cityn, e ka vlerësuar lart potencialin e tij. Sipas tij, Lamb ka cilësitë për të arritur në nivelet më të larta të futbollit.

    Një tjetër lidhje interesante është fakti se sulmuesi kaloi shtatë vjet te Leyton Orient, klubi ku Kane bëri debutimin e tij profesional gjatë një huazimi nga Tottenhami.

    Luca Williams-Barnett – Tottenham

    Një tjetër emër që po krijon pritshmëri të mëdha është Luca Williams-Barnett, 18-vjeçari i Tottenhamit. Në klubin londinez besohet se ai mund të jetë një prej talenteve më premtues që ka dalë nga akademia në vitet e fundit.

    Trajneri Roberto De Zerbi ka folur me vlerësim për potencialin e tij, duke e cilësuar si një talent të veçantë. Ai ka theksuar se mesfushori ofensiv duhet të përmirësohet në zonën e fundit të fushës dhe të punojë në aspektin fizik.

    Williams-Barnett është përfshirë tashmë në një listë të ekipit të parë të Tottenhamit për një ndeshje të Ligës Premier kundër Brentfordit, edhe pse nuk u aktivizua. Përparimi i tij është penguar nga disa lëndime, por këtë sezon ka regjistruar një gol dhe një asistim në vetëm 77 minuta lojë në Ligës Premier 2 dhe garat e tjera të futbollit anglez.

    Tottenhami po punon gjithashtu për të siguruar të ardhmen e tij afatgjatë, pasi kontrata aktuale e lojtarit skadon në vitin 2028.

    Jai Nwosu – Brentford

    Talenti i tretë është Jai Nwosu, sulmuesi 16-vjeçar i Brentfordit, i cili ka tërhequr vëmendjen për instinktin e golit dhe fizikun e tij. Me gjatësi rreth 1.88 metra, ai ka aftësinë të përballet me mbrojtësit kundërshtarë, por loja e tij nuk kufizohet vetëm te duelet fizike.

    Ashtu si Kane, Nwosu di të tërhiqet nga zona e sulmit për të marrë topin, të lidhë lojën me bashkëlojtarët dhe të krijojë hapësira për të tjerët. Ai mund të luajë si sulmues qendre, por edhe të kontribuojë në ndërtimin e aksioneve.

    I lindur në vitin 2010, Nwosu ka regjistruar pesë gola dhe tri asistime në dhjetë paraqitje në Premier League U18 dhe Premier League Cup. Këto statistika marrin më shumë vlerë duke pasur parasysh se zhvillimi i tij është ndërprerë nga disa probleme fizike këtë sezon.

    Brentfordi shpreson që talenti i ri të vazhdojë përparimin dhe të bëhet një tjetër zbulim i suksesshëm i akademisë së klubit.

    Të tre futbollistët kanë ende shumë rrugë për të bërë për t’iu afruar nivelit të Harry Kane, i cili ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme me Tottenhamin, Bayern Munichun dhe përfaqësuesen e Anglisë. Megjithatë, paraqitjet e tyre kanë bërë që skautët t’i shohin si emra që ia vlen të ndiqen në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

  • A month’s detention suspects in Arlinda Zekaj assassination

    The foundation court in Pec has scheduled a month of detention for Albert Syla, suspected of killing Arlinda Zekaj.

    The Founding Criminal Court in Pec, the Department of Criminal Crimes, has ruled on the request of the Founding Prosecutor in Pec . . . . . The Department of Criminal Crimes for the appointment of detention to defendants A.S., due to the suspicion that he has carried out the criminal work, the heavy Vras, by Article 173, paragraph 1, points 1.3 and 1.4, of the Kosovo Republic’s Criminal Code ( KPRK, the Court reports.
     
    The trial judge, Sami Shadaku, has approved the prosecution’s request and the A.S. defendants. has set the length of detention in length of a (1) month, in line with Article 184, paragraph 1, subparagraphers 1.1 and 1.2, points 1.2.1, 1.2.2 and 1.2.3, the Republic of Kosovo Criminal Procedure Code ( KPPRK).
     
    The detention measure is calculated from 27.10.2026, at 23:40, to 27.11.2026.
    Against this act, the parties have the right to complaint within 40 hours (48) from the moment the decision is accepted. The complaint is addressed to the Court of Appeals through the Constitutional Court in Pec.

     

    Arlinda Zekaj, 49-year-old, has been shot to death with ax, Sunday evening, at Vitomirica in Pec. The suspect is her brother-in-law, who after three days on the run was arrested Tuesday. Three days before he was killed, through a letter to the Prosecutor’s Office at Peja Zekaj had announced the danger.

    Source Layer: RTKLive

  • Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylën, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt.

    “Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pikat 1.3 dhe 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, njofton Gjykata.
     
    Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj të pandehurit A.S. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në përputhje me nenin 184, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3, të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK).
     
    Masa e paraburgimit llogaritet nga data 27.10.2026, në ora 23:40, deri me 27.11.2026.
    Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda dyzetetetë (48) orëve nga momenti i pranimit të aktvendimit. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit nëpërmjet Gjykatës Themelore në Pejë.

     

    Arlinda Zekaj, 49-vjeçare është qëlluar për vdekje me sëpatë, mbrëmjen e së dielës, në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar është kunati i saj, i cili pas tri ditësh në arrati është arrestuar të martën. Tri ditë para se të vritej, nëpërmjet një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë Zekaj kishte njoftuar për rrezikun.

    Burimi: RTKLive

  • A month’s detention for Albert Silyan, suspect in the murder of Arlinda Zekaj

    The Constitutional Court in Pec has assigned Albert Sylajt a month of detention, suspected of killing Arlinda Zekaj.

    According to the court’s announcement, the detention measure was scheduled after the request of the Basic Prosecutor in Pec, the Randa Crime Department, due to the suspicion that Sylaj has carried out the criminal work — the grave murder.

    The prosecution’s request has been approved by Prosecution Judge Sami Shadaku.

    The prison has been scheduled for a month and is counted from October 27, 2026, at 23:40, to November 27, 2026.

    To this act, parties are entitled to complaint within 48 hours of his accession. The complaint is addressed to the Court of Appeals through the Constitutional Court in Pec.

    Arlinda Zekiaj has been killed in Vitomirica in Pec, just minutes after returning to the common house, accompanied by Kosovo Police.

    According to the prosecution, she was allegedly killed with a strong tool from her brother-in-law, Albert Sylaj, who was on the run at the time of reporting.

    Suspected Dora. Arrested October 27th night in Decan.

    The murder occurred nine days after the court ruling that had enabled Arlinda to return home, three days after her complaint of institutional failures and two days after a police official’s warning of the need for additional security measures. /Telegraphy.

  • Një muaj paraburgim për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Një muaj paraburgim për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt.

    Sipas njoftimit të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, për shkak të dyshimit të bazuar se Sylaj ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

    Kërkesa e prokurorisë është aprovuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu.

    Paraburgimi është caktuar për një muaj dhe llogaritet nga 27 tetori 2026, në orën 23:40, deri më 27 nëntor 2026.

    Ndaj këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të tij. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit përmes Gjykatës Themelore në Pejë.

    Arlinda Zekaj është vrarë në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pasi kthehet në shtëpinë e përbashkët, e shoqëruar nga Policia e Kosovës.

    Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, Albert Sylaj i cili në kohën e raportimit ishte në arrati.

    Dorasi i dyshuar u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit në Deçan.

    Vrasja ndodhi nëntë ditë pas vendimit gjyqësor që i kishte mundësuar Arlindës kthimin në shtëpi, tri ditë pas ankesës së saj për dështimet institucionale dhe dy ditë pas paralajmërimit të një zyrtari policor për nevojën e masave shtesë të sigurisë./Telegrafi.