Blog

  • “Për ato që sot duhet të ishin gjallë” – Mesazhet rrëqethëse në protestën para Qeverisë

    “Për ato që sot duhet të ishin gjallë” – Mesazhet rrëqethëse në protestën para Qeverisë

    “Për ato që sot duhet të ishin gjallë” – Mesazhet rrëqethëse në protestën para Qeverisë

    Protesta që po vazhdon para Qeverisë së Kosovës po shoqërohet me thirrje për llogaridhënie për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Pejë, si dhe me kritika për dështimin e institucioneve për ta mbrojtur atë.

    Para objektit të ekzekutivit, qytetarët kanë shpalosur një pëlhurë masive, ku kanë shkruar emrat e grave të vrara dhe mesazhe në kujtim të tyre. Shkrimet përcjellin dhimbjen për jetët e humbura dhe zemërimin për rastet kur gratë kërkuan mbrojtje, por nuk e morën atë.

    “Për ato që sot duhet të ishin gjallë” – është fjalia përmbyllëse e shkruar në pëlhurë, që përmbledh mesazhin e protestuesve.

    Ndër mesazhet e tjera janë:

    “Për të gjitha gratë që u vranë”

    “Për ato që nuk arritëm t’ua dimë emrat”

    “Për ato që kërkuan mbrojtje dhe nuk u mbrojtën”

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kadriu: Care for the Third Age Is Responsible

    Director of Health and Social Goodness in Gjilan, Mimoza Kadriu, has visited the offices of the Pensioners’ Association in Gjilan. She is hosted by President Metush Dubova and the head of Pentecost Gynai Bajrami.

    After the renovation of the offices, we have completed the inventory of areas dedicated to pensioners, taking an important step towards functioning their own, Mimoza Kadriu said. The Social Health and Health Review showed that a promise is also being made by the mayor of the Gjilan municipality, Alban Hyseni, to create better conditions for our pensioners.

    Currently, even the act of retired women and pensioners will generally have their own spaces, where they can spend their leisure time, organise activities and maintain social ties, Kadriu said. The director added that caring for the third age implies respect for their experience, dignity, and contribution to society.

    We will continue to commit to having adequate spaces and opportunities for an active and dignified life, said director Kadriu.

    Source Layer: RTKLive

  • Kadriu: Kujdesi për moshën e tretë, është përgjegjësi

    Kadriu: Kujdesi për moshën e tretë, është përgjegjësi

    Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, Mimoza Kadriu, ka vizituar zyrat e Shoqatës së Pensionistëve në Gjilan. Ajo është prit nga kryetari I pebsionistëve Metush Dubova dhe kryetarja e pennsiojistëve Gynai Bajrami.

    “Pas renovimit të zyrave, kemi përfunduar edhe inventarizimin e hapësirave të dedikuara për pensionistët, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të tyre”, tha Mimoza Kadriu. Drehtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, tregoi se kështu, po realizohet edhe një premtim i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për krijimin e kushteve më të mira për pensionistët tanë.

    “Tashmë, edhe aktivi i grave pensioniste dhe pensionistët në përgjithësi do të kenë hapësirat e tyre, ku mund të kalojnë kohën e lirë, të organizojnë aktivitete dhe të ruajnë lidhjet shoqërore”, tha Kadriu. Drejtoresha shtoi se kujdesi për moshën e tretë nënkupton respekt për përvojën, dinjitetin dhe kontributin e tyre në shoqëri.

    “Do të vazhdojmë të angazhohemi që pensionistët tanë të kenë hapësira të përshtatshme dhe mundësi për një jetë aktive e dinjitoze”, tha drejtoresha Kadriu.

    Burimi: RTKLive

  • KGJK sqaron veprimet në rastin e Arlinda Zekajt

    KGJK sqaron veprimet në rastin e Arlinda Zekajt

    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, në lidhje me rastin e Arlinda Zekaj më datë 26.10.2026 ka adresuar kërkesë urgjente me shkrim për Drejtorin e Njësisë për Inspektim Gjyqësor në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, që në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive që i ka Njësia, të ndërmerr urgjentisht të gjitha veprimet e nevojshme që lidhur me rastin C.nr. 1300/2026, të shqyrtoj dokumentacionin dhe veprimet e ndërmarra deri më tani nga ana e gjykatës dhe lidhur me të gjeturat, në fund të përgatit një raport për të gjitha veprimet e ndërmarra.

    “Inspektimi është realizuar në Gjykatën Themelore Pejë me datë 26/10/2026, puna ekipore është finalizuar me datën: 28.10.2026, duke ndërtuar një dosje fizike me të gjitha materialet e inspektuara dhe shkresat tjera. Raporti final është dorëzuar në Këshill me datë: 28.10.2026”, njofton KGJK.

    Pas shqyrtimit të te gjitha shkresave të lëndës dhe lidhur me çështjen, rezulton se:

    Gjykata më datë 07.09.2026 e ka pranuar Kërkesën për Shqiptimin e Urdhrit Mbrojtës Emergjent, dhe po këtë ditë e ka regjistruar në regjistrin manual dhe atë elektronit të SMIL, konform rregullave të përcaktuara me akte normative, përkatësisht Rregulloren nr.17/2024 dhe Shtojcën 2.

    Me aktvendimin e datës 07.09.2026, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar Urdhrin për Mbrojtje Emergjente për palën e mbrojtur znj. Arlinda Zekaj-Sylaj.

    Kundër këtij aktvendimi pala e mbrojtur dhe përfaqësuesi për mbrojtjen e viktimave kanë paraqitur kundërshtim, vetëm lidhur me piken III, të dispozitivit që ka pasur të bëjë me besimin e fëmijës dhe alimentacionin.

    Gjykata, duke vendosur sipas kundërshtimit të palës së mbrojtur dhe përfaqësuesit për mbrojtjen e viktimave me aktvendimin C.nr.1300/2026 të datës 16.10.2026, ka vendosur që të aprovohet kërkesa e palës mbrojtëse me saktësisht si në dispozitiv të këtij aktvendim.

    Kundër këtij aktvendim nuk është paraqitur ankesë nga palët në këtë rast.

    Bazuar në shkresat e lëndës rezulton se, pala mbrojtëse Arlinda Zekaj-Sylaj, gjatë gjithë kohës ka pasur të caktuar Urdhrin për mbrojtje. Të dy këto aktvendime i janë përcjellë Policisë së Kosovës për ekzekutimin e tyre ashtu siç ka qenë e përcaktuar në dispozitiv të aktvendimeve të cituara.

    KGJK njofton se me datë 26.10.2026 në ora 8.56, Gjykata ka pranuar Aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë, me numër PP/II Nr. 1340/2026, kundër Jeton Sylaj (bashkëshorti i Arlinda Zekaj). Aktakuza në gjykatë është pranuar pas vrasjes së të ndjerës Arlinda Zekajj.

    “Aktakuza është regjistruar menjëherë në regjistrin fizik dhe atë elektronik me numër P.nr. 832/2026 dhe sipas numrit unik të SMIL 2026:208789”, thuhet në komunikatën e KGJK-së.

    Nga shkresat e lëndës rezulton se në këtë çështje palë të vetme kanë qenë, pala e mbrojtur Arlinda Zekaj-Sylaj dhe pala përgjegjëse Jeton Sylejman Sylaj (në raport familjar – bashkëshort), dhe në asnjë shkresë të lëndës nuk është përfshirë tani i dyshuari për kryerjen e veprës penale të vrasjes, Albert Sylaj.

    KGJK njofton se me datën 17 shtator 2026, znj. Arlinda Zekaj i është drejtuar më kërkesë Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, ku ka shprehur pretendimet se gjyqtari i çështjes ka vendosur kundërligjshëm dhe pas afateve ligjore. Kryetari i Gjykatës në Pejë, po të njëjtën ditë, me datën 17 shtator 2026 i është drejtuar gjyqtarit të çështjes me kërkesë që ta informohet lidhur më çështjen si dhe me veprimet e ndërmarra. Po të njëjtën ditë, gjyqtari i çështjes është përgjigjur në kërkesën e Kryetarit.

    “Ndërsa, me datën 20 tetor 2026 Kryetari i Gjykatës me shkresën GJA.nr.197/26 i është përgjigjur Arlinda Zekaj duke i sqaruar të gjitha veprimet e ndërmarra nga Gjykata në lidhje me rastin. Sa i përket lajmeve të publikuara në disa media, kinse Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka pranuar kërkesë nga znj. Arlinda Sylaj Zekaj, informojë mediat dhe qytetarët se këto informacione nuk janë të vërteta”, thuhet në komunikatën e KGJK-së.

    Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka marr përgjigje me shkrim nga personat përgjegjës në Sekretariatin e Këshillit Gjyqësor se deri më datë 28 tetor 2026, nuk është pranuar asnjë kërkesë nga tani e ndjera Arlinda Zekaj-Sylaj. Kjo është konstatuar duke kontrolluar evidencën nga regjistri fizik i pranimit të të gjitha shkresave të pranuara në zyrën e pranimit të Këshillit, në Sekretariat dhe në postë zyrtare elektronike të KGJK-së.

    “Këshilli Gjyqësor i Kosovës i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se është i vendosur që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore me qëllim të zbatimit të drejtë të Kushtetutës dhe ligjeve të aplikueshme, pa përjashtuar të gjitha masat eventuale ndaj të gjitha atyre që konstatohet se veprimet ose mos veprimet e tyre janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatën e KGJK-së.

    Burimi: RTKLive

  • Aktivistja: Duheni me shkarku Gërvallën dhe Sveçlën ose kena me ju shti na me i shkarku (VIDEO)

    Aktivistja: Duheni me shkarku Gërvallën dhe Sveçlën ose kena me ju shti na me i shkarku (VIDEO)

    Aktivistja: Duheni me shkarku Gërvallën dhe Sveçlën ose kena me ju shti na me i shkarku (VIDEO)

    Aktivistja feministe, Liridona Sijarina, në protestën që po mbahet sot kundër vrasjes së grave tha se nëse nuk shkarkohet ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, institucionet do t’i detyrojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

    “Qeverisë e cila i tha Arlindës mas vrasjes së saj që nuk ka ditë ku me lypë ndihmë, na i thojmë se qat ministre dhe ministrin e Punëve të Brendshme keni me e shkarku ose kemi me ju shti me shkarku…”, tha Sijarina, derisa theksoi se ky shtet duhet ta trajtojë femicidin si urgjencë kombëtare.

    Sijarina paralajmëroi se do të vazhdojnë protestat edhe ditëve në vijim.

  • Protestë edhe nesër, kërkohet drejtësi për gratë

    Protestë edhe nesër, kërkohet drejtësi për gratë

    Protestë edhe nesër, kërkohet drejtësi për gratë

    Protesta për të kërkuar siguri dhe drejtësi për gratë, do të vazhdojë çdo natë.

    Organizatorët kanë kërkuar nga qytetarët që të bashkohen te sheshi i Prishtinës edhe nesër, pasnesër, e më tutje, transmeton Klankosova.tv

    Kjo ishte kërkesa e fundit e tyre për popullin.

    “Përfundimisht, kërkesa jonë e fundit, edhe që është për krejt juve, me ardhë çdo natë, me qenë me neve, me vazhdu me kërku drejtësi për gratë, me iu bashkëngjitë grave, me ju besu grave.” /Klankosova.tv

  • “Për ato që sot duhet të ishin gjallë”, mesazhet e protestuesve te kryeministria (VIDEO)

    “Për ato që sot duhet të ishin gjallë”, mesazhet e protestuesve te kryeministria (VIDEO)

    “Për ato që sot duhet të ishin gjallë”, mesazhet e protestuesve te kryeministria (VIDEO)

    Në protestën që po vazhdon para Qeverisë, kërkohet llogari për rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Pejë dhe dështimit të shtetit në mbrojtjen e saj.

    Para objektit të ekzekutivit, në një pëlhurë masive, qytetarët kanq shkruar mesazhe të ndryshme për të gjitha gratë të cilat janë vrarë në mënyrë mizore dhe emrat e tyre.

    “Për ato që sot duhet të ishin gjallë” – kjo ishte fjalia përmbyllëse, ndërkohë që disa nga fjalitë e tjera ishin:

    “Për të gjitha gratë që u vranë”

    “Për ato që nuk arritëm t’ua dijmë emrat”

    “Për ato që kërkuan mbrojtje dhe nuk u mbrojtën”. /Klankosova.tv

  • “Gjumi s’ka me iu marrë”, protestuesit para Qeverisë: Jo veç dorëheqje, por edhe burg për përgjegjësit (VIDEO)

    “Gjumi s’ka me iu marrë”, protestuesit para Qeverisë: Jo veç dorëheqje, por edhe burg për përgjegjësit (VIDEO)

    “Gjumi s’ka me iu marrë”, protestuesit para Qeverisë: Jo veç dorëheqje, por edhe burg për përgjegjësit (VIDEO)

    Protestuesit kanë mbërritur para Qeverisë së Kosovës, ku aty kanë zhvilluar një tjetër aksion, duke hedhur ngjyrë të kuqe dhe duke vendosur letra e pankarta me mbishkrime të shumta.

    Kërkesa kryesore e tyre ka qenë ajo për dorëheqjen e përgjegjësve që lidhen me rastin e Arlinda Zekajt.

    Në adresimin para protestuesve, njëra prej organizatoreve ka thënë se nuk do të lënë gur pa lëvizur derisa sipas saj, ky shtet të marrë seriozisht jetën e grave.

    “Ka ardh sahati me ra patriarkati”. Jo veç dorëheqje, por edhe me u burgos bashkë me vrarësit e grave. Patriarkatit do t’i vijë fundi. Arlinda na e ka lënë një amanet dhe amaneti i saj është që këta njerëz mos me mund me bë gjumin rehat”, ka thënë ajo.  

    Ndërkohë, protestuesit kanë vazhduar thirrjet e vazhdueshme, duke kërkuar drejtësi e përgjegjësi.

    “Edhe sa”, “Gjumi s’ka me ju marrë”, “Flaka ka me iu dalë”, kanë qenë disa prej thirrjeve të vazhdueshme. /Klankosova.tv

  • Yamal kaloi pranë influenceres por nuk i zgjati dorën, njerëzit e lavdërojnë për veprimin

    Yamal kaloi pranë influenceres por nuk i zgjati dorën, njerëzit e lavdërojnë për veprimin

    Mbërritja e yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, në ceremoninë e Topit të Artë ka tërhequr vëmendjen e mediave sociale, por jo për shkak të futbollit.

    Një klip i shkurtër nga tapeti i kuq, në të cilin futbollisti 19-vjeçar kalon pranë influencueses belge Celine Dept pa i shtrënguar dorën, ka shkaktuar një sërë reagimesh.

    Disa e lavdëruan atë për respektin që tregoi për të dashurën e tij, ndërsa të tjerë menduan se ai thjesht nuk e vuri re influencuesen.

    Yamal mbërriti në ceremoni i shoqëruar nga familja dhe e dashura e tij Ines Garcia. Ndërsa ecnin në tapetin e kuq, të rrethuar nga fotografë dhe gazetarë, atyre iu afrua influencuesja belge Celine Dept.

    Videoja tregon Deptin duke ia shtrirë dorën Yamalit, por ai vazhdon të ecë, duke mbajtur dorën e të dashurës, pa e përshëndetur influencuesen. Nuk dihet nëse ai e injoroi qëllimisht apo thjesht nuk e vuri re në turmë.

    Pamjet u përhapën shpejt në mediat sociale, ku dolën interpretime të ndryshme të veprimit të Yamalit.

    “Lamine Yamal nuk ia shtrëngoi dorën Celine Dept ndërsa mbante dorën e të dashurës së tij. Ai e respekton marrëdhënien e tyre”, shkroi një përdorues.

    Një pjesë e komentuesve u pajtuan me këtë interpretim, duke marrë parasysh se futbollisti i ri tregoi respekt për partneren e tij. Disa bënë shaka se ishte “driblimi” i tij më i mirë i natës.

    Të tjerë, megjithatë, nuk panë asgjë të veçantë në sjelljen e tij. Ata besojnë se për shkak të turmës, zhurmës dhe fotografëve të shumtë, është plotësisht e mundur që Yamal as nuk e vuri re dorën e shtrirë.

    Futbollisti nuk ka komentuar për pamjet, kështu që nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur.

    Kush është influencerja belge, Celine Dept

    Celine Dept është një influencuese belge e njohur për përmbajtjen e saj të futbollit në mediat sociale, ku ka miliona ndjekës. Ajo fitoi popullaritet duke filmuar sfida futbolli dhe video argëtuese, dhe më parë ishte e përfshirë edhe vetë në futboll.

    Ajo bashkëpunon shpesh me bashkëshortin e saj Michiel Callebaut në rrjetet sociale, dhe gjatë karrierës së saj ka pasur mundësinë të takojë dhe intervistojë disa nga emrat më të mëdhenj në futboll, përfshirë Neymar, Erling Haaland dhe Ronaldinho.

  • Aeroportet e Shkupit dhe Ohrit kalojnë 3.6 milionë pasagjerë, shënojnë rritje për 28%

    Aeroportet e Shkupit dhe Ohrit kalojnë 3.6 milionë pasagjerë, shënojnë rritje për 28%

    Rritja e numrit të pasagjerëve në dy aeroportet të Maqedonisë së Veriut vazhdon me fillimin e orarit dimëror të fluturimeve. Në periudhën nga 1 janari deri më 25 tetor 2026, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti “Shën Apostulli Pali i Ohrit”, të operuar nga “TAV Macedonia”, shërbyen gjithsej 3.651.073 pasagjerë, që është një rritje prej 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Në të njëjtën periudhë, u operuan 24.232 fluturime, që është një rritje prej 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

    Trendi pozitiv vazhdoi edhe në tetor. Në periudhën nga 1 deri më 25 tetor 2026, të dy aeroportet shërbyen 321.953 pasagjerë, ose 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe u realizuan 2.085 fluturime, ose 9% më shumë krahasuar me periudhën nga 1 deri më 25 tetor 2025.

    Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të TAV Macedonia, Nexhat Kurt, rritja e vazhdueshme e trafikut të pasagjerëve dhe zhvillimi i lidhjes ajrore janë tregues të rëndësishëm të potencialit të tregut maqedonas, ndërsa kompania vazhdon të punojë në zgjerimin e rrjetit të destinacioneve dhe tërheqjen e transportuesve të rinj ajrorë.