Blog

  • AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së Arlindës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

    AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së Arlindës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

    AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së Arlindës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) u ka bërë thirrje të gjitha mediave dhe platformave online që, gjatë raportimit për rastin e vrasjes së ditëve të fundit, të tregojnë kujdes të shtuar ndaj fëmijës së mitur të viktimës.

    “Agjencia ka vërejtur se disa media kanë publikuar pamje nga varrimi i të ndjerës, në të cilat fëmija shihet qartë dhe mund të identifikohet. Fytyra e një personi është e dhënë personale, ndërsa kur bëhet fjalë për fëmijë, ajo gëzon mbrojtje të shtuar sipas ligjit. Agjencia fton mediat që të zbatojnë parimin e minimizimit të të dhënave, duke mjegulluar fytyrën e fëmijës dhe duke mos publikuar detaje që mund të çojnë në identifikimin e tij, si dhe t’i rishikojnë materialet e publikuara tashmë” – kanë shkruar ata.

    Gjithashtu, Agjencia u ka kujtuar mediave detyrimin për respektimin e Kodit të Etikës të KMShK-së dhe Kodit të Sjelljes të KPM-së, të cilët kërkojnë kujdes të veçantë në raportimin për fëmijët dhe viktimat e dhunës.

    Gjithashtu, ata vlerësuan rolin e mediave në informimin e publikut dhe në ngritjen e vetëdijes për dhunën në familje.

    Megjithatë, liria e shprehjes dhe e drejta e publikut për t’u informuar duhet të ushtrohen pa i cenuar të drejtat e fëmijëve, të cilët janë ndër më të prekurit në rastet e tilla dhe thanë se Agjencia e Informimit do të vazhdojë ta përcjellë raportimin për këtë rast dhe, sipas nevojës, do të veprojë në kuadër të kompetencave të saj ligjore.

  • Sekuestrohet mbi një kilogram kokainë, armë dhe municion në Gjakovë, arrestohet një 22-vjeçar

    Sekuestrohet mbi një kilogram kokainë, armë dhe municion në Gjakovë, arrestohet një 22-vjeçar

    Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçar në Gjakovë, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar mbi një kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, marihuanë, armë, municion dhe para të gatshme.

    Sipas njoftimit të Policisë, bastisja është realizuar më 27 tetor 2026 nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Trafikim me Narkotikë, në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

    Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse në pronësi të të dyshuarit, i lindur në vitin 2004, policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 1,009 gramë substancë të dyshuar kokainë dhe 4.14 gramë marihuanë.

    Po ashtu, janë sekuestruar një armë automatike, një karikator me 24 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe dy karikatorë me nga 20 fishekë të kalibrit PPU 32.

    Në mesin e provave të konfiskuara janë edhe 1,175 euro, 200 franga zvicerane, një dollar amerikan, 200 lekë dhe 100 rubla ruse.

    Policia ka sekuestruar gjithashtu dy telefona iPhone, njërin prej tyre të dëmtuar, një peshore elektronike dhe një fletore me shënime të ndryshme.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

    I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare.

  • Vrau studenten shqiptare Ilaria Sula, ish-i dashuri dënohet me burgim të përjetshëm në Itali

    Vrau studenten shqiptare Ilaria Sula, ish-i dashuri dënohet me burgim të përjetshëm në Itali

    Gjykata e Assizit në Romë e ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samsonin, i cili vrau me thikë ish-të dashurën e tij, studenten shqiptare 22-vjeçare Ilaria Sula, më 25 mars 2025.

    Sipas aktakuzës, ngjarja ndodhi në banesën e familjes së Samsonit, në rrugën Homs, në lagjen Africano të Romës.

    Pas vrasjes, trupi i pajetë i Sulës u vendos në një valixhe dhe u hodh në një greminë në zonën e Capranica Prenestina, ku u gjet më 2 prill 2025, pas disa ditësh kërkimesh.

    Samsoni, i cili e kishte pranuar vrasjen, u shpall fajtor për vrasje me rrethana rënduese, përfshirë paramendimin dhe fshehjen e kufomës, shkruan Rai News, transmeton Telegrafi.

    Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar përjashtimin e disa rrethanave rënduese.

    Pas shpalljes së vendimit, babai i Ilaria Sulës, Flamur Sula, deklaroi se drejtësia ishte vendosur, por dhimbja e familjes do të mbetet përgjithmonë.

    “Drejtësia u vendos, por burgimin e përjetshëm të vërtetë e kemi ne, unë dhe gruaja ime. Ai ende merr frymë, vajza ime nuk merr më frymë”, tha ai, duke shtuar se gjithmonë kishte pasur besim te drejtësia.

    Ndërkohë, nëna e të dënuarit, Leonora Soleman Manlapaz, kishte pranuar më herët një dënim prej dy vjetësh burgim, për përfshirjen në fshehjen e kufomës.

    Gjatë procesit, prokurorja Maria Perna kishte deklaruar se Samsoni nuk ishte penduar për veprimin e kryer dhe kishte vazhduar të mos e pranonte plotësisht paramendimin e vrasjes./Telegrafi/

  • Kukes whitened by snow, rainfall includes some mountainous villages

    The sensitive decline in temperatures in the mountainous areas of Kukes County has brought the first snowfalls, replacing rainfall, reports Top Channel.

    In altitudes over 10,000 feet above sea level, snow has included several villages, among them Novosey, Shishtavec, Borje, Turaj, Brekij and Zapod.

    So far, trouble is not reported, while snow’s thickness has reached as much as two inches [5 cm].

    Images THESE

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kukësi zbardhet nga bora, reshjet përfshijnë disa fshatra malorë

    Kukësi zbardhet nga bora, reshjet përfshijnë disa fshatra malorë

    Kukësi zbardhet nga bora, reshjet përfshijnë disa fshatra malorë

    Ulja e ndjeshme e temperaturave në zonat malore të qarkut të Kukësit ka sjellë reshjet e para të borës, duke zëvendësuar reshjet e shiut, raporton Top Channel.

    Në lartësitë mbi 1 000 metra mbi nivelin e detit, bora ka përfshirë disa fshatra, mes tyre Novosej, Shishtavec, Borje, Turaj, Brekijë dhe Zapod.

    Deri më tani nuk raportohen problematika, ndërsa trashësia e borës ka arritur deri në 5 centimetra.

    Pamje KËTU

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kusari-Lila: Government has invested 1.7m euros in Industrial Park in Year

    Trade and Industry Minister Mimoza Kusari-Lila has indicated that the Kosovo government has invested 1.7m euros in the industrial park infrastructure in the year, which has an area of 15.5 hectares.

    Kusari-Lila has announced that he has hosted the chairman of the Commission of the Year, Sokol Haliti, and his team, with which he has discussed the current state of the park, the progress achieved and the steps needed for its full functioning.

    With an area of 15.5 hectares, Industrial Park in the Year is supported by the Government of the Republic of Kosovo with 1.7m euros in infrastructure investments, setting the stage for business development, attracting investments and opening new jobs, Kusari-Lila has written.

    According to her, during the meeting, they have focused on concrete steps for operating the park and creating conditions for businesses to settle and hold their own activities.

    The industrial park development effort is ongoing. Our goal is to turn them into areas of local production, new investments and employment, while promoting green policies and sustainable economic development simultaneously, Kusari-Lila stressed. 

    Source Layer: RTKLive

  • Kusari-Lila: Qeveria ka investuar 1.7 milionë euro në Parkun Industrial në Viti

    Kusari-Lila: Qeveria ka investuar 1.7 milionë euro në Parkun Industrial në Viti

    Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka investuar 1.7 milionë euro në infrastrukturën e Parkut Industrial në Viti, i cili ka një sipërfaqe prej 15.5 hektarësh.

    Kusari-Lila ka njoftuar se ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe ekipin e tij, me të cilët ka diskutuar për gjendjen aktuale të parkut, progresin e arritur dhe hapat e nevojshëm për funksionalizimin e tij të plotë.

    “Me një sipërfaqe prej 15.5 hektarësh, Parku Industrial në Viti është mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës me 1.7 milionë euro investime në infrastrukturë, duke krijuar bazën për zhvillimin e bizneseve, tërheqjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Kusari-Lila.

    Sipas saj, gjatë takimit janë përqendruar te hapat konkretë për funksionalizimin e parkut dhe krijimin e kushteve që bizneset të vendosen dhe të zhvillojnë veprimtarinë e tyre.

    “Puna për zhvillimin e parqeve industriale po vazhdon. Synimi ynë është që ato të shndërrohen në hapësira të prodhimit vendor, investimeve të reja dhe punësimit, duke promovuar njëkohësisht politika të gjelbra dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, ka theksuar Kusari-Lila. 

    Burimi: RTKLive

  • VLEN: Po vendosim drejtësi dhe siguri për mijëra punëtorë të institucioneve publike

    VLEN: Po vendosim drejtësi dhe siguri për mijëra punëtorë të institucioneve publike

    Pas vitesh pasigurie dhe pritjeje për vazhdimin e kontratave, po hapet rruga për zgjidhjen e një padrejtësie shumëvjeçare ndaj mijëra të angazhuarve me kontrata në institucionet publike, thonë nga VLEN.

    “Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it ka nënshkruar dhe dorëzuar, si bashkëpropozues, propozimligjin për kalimin nga angazhimi me kontrata në punësim të përhershëm.

    Nisma përfshin të angazhuarit që plotësojnë kushtet në institucionet e përcaktuara në propozimligj. Janë njerëz që kanë punuar me vite, kanë mbajtur përgjegjësi dhe kanë kryer detyrat e tyre, pa e ditur nëse do t’u vazhdohej kontrata.

    Ne gjithmonë kemi thënë se vendi i punës dhe buka e familjes nuk guxojnë të përdoren për shantazh apo për t’i mbajtur punonjësit nën varësi politike.

    Kalimi në punësim të përhershëm parashikohet të bëhet në faza, sipas afateve të propozimligjit. Ai përfshin edhe mbrojtjen e të angazhuarve gjatë procedurës, kontrollin e mjeteve financiare dhe masa që punonjësit të mos mbahen me vite me kontrata të përkohshme.

    Deputetët e VLEN-it do të angazhohen për miratimin e kësaj zgjidhjeje, pa bërë asnjë dallim, çfarëdo qoftë ai. Me miratimin dhe zbatimin e ligjit, puna shumëvjeçare e këtyre njerëzve do të shoqërohet më në fund me sigurinë që u ka munguar”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

  • "Ministria e Kulturës, Partisë dhe Shortit" - ndërhyrje artistike kundër mënyrës së financimit të kulturës

    “Ministria e Kulturës, Partisë dhe Shortit” – ndërhyrje artistike kundër mënyrës së financimit të kulturës

    Ndërhyrja artistike “from MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT to MINISTRIA E KUTURUSË, PARTISË DHE SHORTIT” është akt artistik proteste kundër arbitraritetit institucional ndaj mënyrës se si arti e kultura trajtohen si instrumente pushteti, privilegj i një rrethi partiak dhe mbi të gjitha si “lojë fati” me rezultat të paracaktuar.

    Ndërhyrja në tabelën e objektit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit (ish-Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit) vë në pikëpyetje funksionin e institucionit dhe gjuhën e pushtetit. Vendimmarrja kuturu, mungesa e transparencës dhe paqartësia e kritereve e zbehin vlerën artistike, ndërsa meritokracia mbetet nën hijen e premtimeve institucionale.

    Mbështetja në thirrjet publike rezulton më shumë si çështje e interesave partiake dhe e shortit politik sesa vlerësim i cilësisë së projekteve kulturore. Artistëve, artisteve dhe organizatave kulturore u mbetet të pyesin në ankesë, nëse kanë aplikuar për të krijuar vepra arti dhe zbatuar projekte kulturore apo për të fituar lotari partiake-politike.

    Mbështetja publike duhet të financojë krijimtarinë, të garantojë pluralizmin kulturor dhe të njohë rëndësinë e artit në shoqëri, jo të krijojë varësi institucionale e mekanizma disiplinimi tek krijuesit. Kur financimi bëhet mjet kontrolli, autonomia artistike zëvendësohet nga bindja dhe kritika, ndërsa krijimi kushtëzohet nga afërsia me pushtetin.

    “MINISTRIA E KUTURUSË, PARTISË DHE SHORTIT” e zhvendos vëmendjen nga ish emërtimi zyrtar te mënyra si pushteti ushtrohet mbi artin e kulturën. Metafora artistike demaskon rrezikun e instrumentalizimit të kulturës nga interesat partiake dhe të shndërrimit të financimit publik në mekanizëm që përcakton kush mbështetet, kush përjashtohet dhe kush nënshtrohet.

    Në thelb ndërhyrje artistike kundërshton nënshtrimin e artistëve dhe punëtorëve të kulturës ndaj pushtetit dhe bën thirrje për transparencë, llogaridhënie e autonomi artistike. Duke hapur debatin shoqëror mbi çështjen se a ekziston institucioni kulturor për t’i shërbyer artit, kulturës dhe shoqërisë, apo arti e kultura duhet / janë shndërruar në mjete për t’i shërbyer pushtetit autoritar dhe liderit autokrat? /Telegrafi/

  • Former Brazil presidential candidate fled with family to the US

    Former Brazil presidential candidate fled with family to the US

    Flavius Bolsonaro has left Brazil and has traveled to the United States along with his wife and two daughters a few days after his election defeat.

    News confirmed for Reuters from a source near the Brazilian senator.

    His departure occurred just hours after Brazilian police announced the cancellation of his passports.

    Authorities said Bolsonaro had not respected the order to hand them over within 24 hours. The move was taken under an investigation into allegations of money laundering, charges he has denied.

    This development brings back to the attention of his father, former President Jair Bolsonaro, who fled towards the US after refusing defeat to Luiz Inacio Lula da Silva in the 2022 elections.

    He later returned to Brazil and was sentenced to 27 years in prison for involvement in a coup plot.

    Flavius Bolsonaro, meanwhile, has not officially accepted the election outcome. On Sunday, he warned he would seek his annulment, claiming there were irregularities during the vote. However, a day later, the Liberal Party, to which he belongs, claimed it accepted Lula’s victory.

    After completing the count, Lula, 80, received 51.79 per cent of the vote, while his 45-year-old opponent secured 48.21 per cent.

    Analysts estimated that high citizens’ participation in the elections may have been one of the factors affecting the outcome. /Telegraphy/