Blog

  • Netanyahu pretendon se votuesit arabë po përpiqen t’ia “vjedhin zgjedhjet”, u bën thirrje mbështetësve të mobilizohen

    Netanyahu pretendon se votuesit arabë po përpiqen t’ia “vjedhin zgjedhjet”, u bën thirrje mbështetësve të mobilizohen

    Netanyahu pretendon se votuesit arabë po përpiqen t’ia “vjedhin zgjedhjet”, u bën thirrje mbështetësve të mobilizohen

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pretenduar se votuesit arabë po marrin pjesë masivisht në zgjedhje dhe po përpiqen të ndikojnë në rezultatin e tyre.

    Në një video-mesazh drejtuar mbështetësve të partisë së tij, Likud, Netanyahu paralajmëroi për pjesëmarrjen e lartë të votuesve arabë në jug të Izraelit, duke pretenduar se ata po përpiqen t’ia “vjedhin zgjedhjet”.

    Kryeministri u bëri thirrje mbështetësve të tij që të mobilizohen dhe të dalin për të votuar.

    “Situata është serioze”, deklaroi Netanyahu, duke iu referuar edhe arrestimit të tre aktivistëve arabë, të dyshuar për tentim të blerjes së votave.

    Sipas pretendimeve të tij, pjesëmarrja e votuesve arabë në rajonin e shkretëtirës së Negevit ishte dukshëm më e lartë se ajo e popullsisë hebreje.

    Ndërkohë, partia Likud raportohet se ka përgatitur një strategji për të kundërshtuar rezultatet në vendvotimet e komuniteteve arabe. Kjo strategji përfshin angazhimin e aktivistëve për të vëzhguar votuesit dhe për të dokumentuar raste që partia mund t’i paraqesë si parregullsi zgjedhore.

    Pretendimet për mashtrim zgjedhor vijnë në një kohë kur Netanyahu po përballet me një garë të rëndësishme politike, ndërsa vota e komunitetit arab mund të ndikojë në balancën mes blloqeve politike në Izrael.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Police prevent a 17-year-old from jumping from underpass to Ferizaj

    According to the police report, the case was reported today, around 10:15.

    Police station reacters in Ferizaj have prevented a dangerous act by a female, 17-year-old person who was allegedly trying to jump from the underpass at Ferizaj, the report said. 

    Police have announced that police officers at the Ferizaj Police Station, after arriving at the scene, have managed to prevent action and remove the 17-year-old from danger.

    Source Layer: RTKLive

  • Policia parandalon një 17-vjeçare të hidhet nga nënkalimi në Ferizaj

    Policia parandalon një 17-vjeçare të hidhet nga nënkalimi në Ferizaj

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar sot, rreth orës 10:15.

    “Policët reagues të stacionit policor në Ferizaj kanë parandaluar një veprim të rrezikshëm të një personi të gjinisë femërore, e moshës 17 vjeçare, e cila dyshohet se po tentonte të hidhej nga nënkalimi në Ferizaj”, thuhet në njoftim. 

    Policia ka bërë të ditur se zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Ferizaj, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, kanë arritur ta parandalojnë veprimin dhe ta largojnë 17-vjeçaren nga rreziku.

    Burimi: RTKLive

  • “U mbush për pesë minuta”, rrëfimi i Jeton Thaqit se si iu mbush lokali me amerikanë, të cilët u mahnitën nga shija e qebapave dhe gullashit

    “U mbush për pesë minuta”, rrëfimi i Jeton Thaqit se si iu mbush lokali me amerikanë, të cilët u mahnitën nga shija e qebapave dhe gullashit

    Restorantin “Hani i Vjetër” e ka hapur në Teksas të Amerikës, ku çoi shijen ballkanike.

    Por, si çdo fillim, edhe Jeton Thaqi i kishte vështirësitë e tij, duke qenë se, në njëfarë forme, rrezikoi të hapte një restorant me shije të panjohur për amerikanët, pa e ditur me siguri nëse do të pranohej në atë rrethinë.

    Mirëpo, gjithçka ndryshoi kur restorantin e vizitoi një influencer me shumë ndjekës, i cili realizoi një vlog në restorantin e tij dhe më pas e shpërndau videon në rrjetet e tij sociale, duke shkaktuar një “shpërthim” për Jetonin.

    Siç rrëfen vetë pronari i restorantit për Telegrafin, lokali iu mbush për pesë minuta me amerikanë, të cilët kishin ardhur për të shijuar, ndoshta për herë të parë në jetën e tyre, qebapët, sallatat dhe gullashin.

    “Unë nuk e kam parë videon, por erdhi një klient dhe më tha se kishte menduar të hante diku tjetër, por, kur e pa videon, vendosi të vinte në restorantin tonë për t’i provuar ushqimet. Ia mora porosinë, hyra në kuzhinë dhe fillova t’ia përgatisja ushqimin. Kur dola jashtë, për pesë minuta ishte mbushur lokali me klientë, ndërsa unë isha vetëm”, tha Thaqi.

    Për Telegrafin, Jeton Thaqi ka treguar po ashtu për rrugëtimin e tij, dallimet mes shijes së qebapave në Kosovë dhe në Amerikë, si dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që hezitojnë të rrezikojnë duke hapur biznese./Telegrafi/

  • Flavio Bolsonaro heq dorë nga kërkesa për anulimin e zgjedhjeve pas deklaratave të Trumpit

    Flavio Bolsonaro heq dorë nga kërkesa për anulimin e zgjedhjeve pas deklaratave të Trumpit

    Flavio Bolsonaro, kandidati i së djathtës ekstreme që humbi zgjedhjet presidenciale në Brazil, ka hequr dorë nga kërkesa për anulimin e rezultatit zgjedhor, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, la të kuptohej se nuk do të ndërhynte në favor të tij.

    Bolsonaro, djali i ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, fillimisht kishte kërkuar anulimin e zgjedhjeve, duke pretenduar se zgjatja e orarit të votimit për dy orë kishte ndikuar në rezultat.

    Megjithatë, pretendimi i tij nuk gjeti mbështetje të gjerë, ndërsa autoritetet zgjedhore konfirmuan se zgjatja e votimit nuk e kishte ndryshuar rezultatin, shkruan washingtonpost.

    Pas deklaratave të Trumpit, i cili shprehu dyshime për procesin zgjedhor, por nuk premtoi ndërhyrje në favor të tij, Bolsonaro ndryshoi qëndrim. Në vend të anulimit të zgjedhjeve, ai paralajmëroi se do të paraqesë padi për të kërkuar diskualifikimin e kandidaturës së presidentit të rizgjedhur Luiz Inácio Lula da Silva, duke e akuzuar për keqpërdorim të pushtetit politik dhe ekonomik.

    Lula fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 51,8 për qind të votave, kundrejt 48,2 për qind të Bolsonaro-s.

    Ndërkohë, Bolsonaro është përballur edhe me masa gjyqësore. Policia Federale e Brazilit e ka urdhëruar t’i dorëzojë pasaportat e tij, përfshirë atë diplomatike, brenda 24 orëve. Gjithashtu, atij i është ndaluar largimi nga vendi, me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes.

    Vendimi lidhet me një hetim për dyshime për pastrim parash, në të cilin po hetohet edhe avokati Willer Tomaz. Bolsonaro e ka cilësuar masën si përpjekje për ta frikësuar, por ka deklaruar se do t’i dorëzojë dokumentet dhe do të mbrohet përmes rrugëve ligjore. Ai mohon se ka planifikuar të largohet nga Brazili.

    Humbja e Bolsonaro-s shënon një goditje për të djathtën ekstreme në Brazil dhe për përpjekjet e Trumpit për të forcuar ndikimin e aleatëve të tij politikë në Amerikën Latine. /Telegrafi/

  • Miteva: Qeveria formon Komitetin Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve

    Miteva: Qeveria formon Komitetin Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve

    Zëdhënsja e Qeverisë, Marija Miteva njofton se Qeveria në seancën e sotme, miratoi vendim për formimin e Komitetit Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve.

    “Bëhet fjalë për një vendim të rëndësishëm institucional, me të cilin vendoset mekanizëm i organizuar për koordinim ndërmjet institucioneve shtetërore kompetente dhe organizatave mediatike, qëllimi kryesor i të cilit është avancimi i sigurisë së gazetarëve, parandalimi i kërcënimeve dhe sulmeve, si dhe krijimi i kushteve për ushtrimin e lirë dhe të papenguar të profesionit të gazetarisë.
    Dëshirojmë që kjo çështje të trajtohet në mënyrë të vazhdueshme institucionale, me obligime të qarta dhe mekanizma konkretë për veprim. Siguria e gazetarëve nuk duhet të jetë temë vetëm kur ndodh ndonjë incident. Obligimi i institucioneve është të veprojnë me kohë, t’i identifikojnë rreziqet dhe të sigurojnë mbrojtjen e duhur.

    Komiteti Nacional do të ketë për detyrë të ndjekë gjendjen me sigurinë e gazetarëve, të avancojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe komunitetit mediatik, si dhe të hartojë Planin Nacional për Veprim për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve më së voni deri më 15.12.2026, në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet ndërkombëtare.

    Plani do të bazohet në katër fusha thelbësore: parandalimi, mbrojtja, ndjekja efikase penale e kryerësve dhe promovimi dhe edukimi.

    Në pjesën e parandalimit, theksi do të vihet te pluralizmi mediatik, mbështetja institucionale dhe dialogu me mediat. Në pjesën e mbrojtjes, parashikohet zhvillimi i mekanizmave për reagim urgjent, mbështetje policore dhe juridike, duke përfshirë edhe mbrojtjen nga kërcënimet në hapësirën digjitale. Rëndësi të veçantë do të ketë veprimi efikas në rastet e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, përmes bashkëpunimit me organet kompetente për zhvillimin e hetimeve në kohë dhe sanksionimin përkatës, në përputhje me kompetencat ligjore. Segmenti i katërt do të përqendrohet në edukimin, trajnimet dhe aktivitetet që synojnë ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e profesionit të gazetarisë”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

  • Merret vendimi për të ardhmen e Granit Xhakës te Zvicra

    Merret vendimi për të ardhmen e Granit Xhakës te Zvicra

    Merret vendimi për të ardhmen e Granit Xhakës te Zvicra

    Granit Xhaka do të rikthehet në përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit, ka njoftuar të martën Federata Zvicerane e Futbollit. Në ekipin kombëtar do të rikthehet edhe Breel Embolo, i cili, sikurse Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e para të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.

    Të dy futbollistët kishin munguar për rrethana që lidhen me pandeminë COVID-19.

    Rikthimi i Xhakës vjen pasi në fillim të tetorit ai u dënua me kusht nga Prokuroria Publike e Luzernit për falsifikimin e certifikatës së COVID-19. Futbollisti 34-vjeçar u dënua me një gjobë prej 150 mijë frangash zvicerane, të cilën do të duhet ta paguajë vetëm nëse kryen ndonjë shkelje tjetër gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

    Rasti u bë publik pasi gazeta zvicerane “Blick” raportoi më 18 shtator se ndaj Xhakës ishte nisur një procedurë penale. Tri ditë më vonë, futbollisti pranoi se në vitin 2022 kishte blerë një certifikatë të falsifikuar të COVID-19.

    Si pasojë e këtij rasti, Zvicra e zhvilloi grumbullimin e parë pas Kupës së Botës pa kapitenin e saj. Megjithatë, përfaqësuesja zvicerane arriti t’i fitojë të katër ndeshjet e para të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.

    Drejtori i ekipit kombëtar, Pierluigi Tami, ka shpjeguar arsyet e vendimit për rikthimin e Xhakës dhe Embolos.

    “Ne e shqyrtuam këtë çështje nga perspektiva të ndryshme. Rrethanat specifike të të dyja rasteve, procedurat ligjore të përfunduara dhe pasojat sportive që kanë ndodhur tashmë, të gjitha morën pjesë në vendim. Jemi të bindur se një rikthim në ekipin kombëtar në nëntor është i përgjegjshëm dhe gjëja e duhur për t’u bërë”, ka thënë Tami për faqen e Federatës Zvicerane të Futbollit.

    Federata ka konfirmuar gjithashtu se Xhaka do ta ruajë shiritin e kapitenit edhe pas rikthimit në përfaqësuese.

    Për rikthimin e dy futbollistëve ka folur edhe përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin.

    “Jam i lumtur që mund të zgjedh përsëri lojtarë pa kufizime për skuadrën në nëntor”, ka thënë Yakin.

    Yakin do ta bëjë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, kundër Sllovenisë dhe Skocisë, të enjten, më 5 nëntor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë

    Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë

    Inteligjenca artificiale (AI) po e transformon rrënjësisht mënyrën se si prodhohet, përpunohet dhe shpërndahet informacioni, duke krijuar mundësi të reja jo vetëm për zhvillimin teknologjik, por edhe për manipulim, propagandë dhe ndërhyrje në proceset demokratike.

    Rusia, Kina dhe aktorë të tjerë shtetërorë e joshtetërorë janë përballur me akuza për zhvillimin e operacioneve të ndikimit, të cilat janë mbështetur nga prova të dokumentuara. Në Ballkanin Perëndimor, një dimension të veçantë të kësaj përballjeje përbëjnë edhe narrativat politike dhe mediatike që burojnë nga Serbia, veçanërisht ato që lidhen me Kosovën, marrëdhëniet ndëretnike dhe çështjet e sigurisë.

    Në këtë realitet, shoqëritë demokratike përballen me një sfidë gjithnjë e më komplekse, sepse nuk mjafton më vetëm të sigurohet qasja në informacion, por bëhet gjithnjë e më e rëndësishme të përcaktohet se cili informacion është autentik, cili është manipuluar dhe cili është prodhuar qëllimisht për të ndikuar në opinionin publik. Kjo sfidë bëhet edhe më e ndërlikuar kur përmbajtjet e fabrikuara ndërthuren me ngjarje reale, deklarata politike dhe tensione ekzistuese, duke krijuar një mjedis ku e vërteta dhe interpretimi i saj mund të ngatërrohen lehtësisht.

    Në të kaluarën, organizimi i një fushate propagandistike kërkonte struktura të mëdha, kontroll mbi gazeta, radio apo televizione, si dhe burime të konsiderueshme financiare dhe njerëzore. Sot, përmes inteligjencës artificiale, një video e fabrikuar, një fotografi e manipuluar apo një deklaratë e rreme mund të prodhohet dhe të shpërndahet brenda një kohe shumë të shkurtër, duke arritur te miliona përdorues pa qenë e nevojshme ekzistenca e një infrastrukture tradicionale mediatike. Një politikan mund të paraqitet duke shqiptuar fjalë që nuk i ka thënë kurrë, një ngjarje që nuk ka ndodhur mund të ilustrohet me pamje që duken autentike, ndërsa një informacion i pavërtetë mund të shpërndahet nga qindra llogari në mënyrë të koordinuar, duke krijuar përshtypjen se është konfirmuar nga burime të ndryshme dhe të pavarura.

    Pikërisht këtu shfaqet një nga dimensionet më shqetësuese të luftës moderne të informacionit, sepse teknologjia nuk përdoret më vetëm për të shpërndarë mesazhe propagandistike, por edhe për të fabrikuar atë që publiku mund ta perceptojë si provë të një ngjarjeje. Kjo e bën gjithnjë e më të vështirë dallimin ndërmjet realitetit dhe manipulimit, veçanërisht gjatë zgjedhjeve, krizave politike, protestave apo konflikteve të armatosura, kur informacioni shpërndahet me shpejtësi dhe reagimet publike shpesh ndodhin përpara se të përfundojë procesi i verifikimit.

    Lufta hibride përfshin kombinimin e instrumenteve ushtarake dhe joushtarake për të ushtruar presion ndaj një shteti apo shoqërie, duke përdorur sulmet kibernetike, sabotimin, presionin ekonomik, operacionet e inteligjencës dhe manipulimin e informacionit si pjesë të një strategjie më të gjerë. Brenda kësaj arkitekture, dezinformimi ka një rol të veçantë, sepse ndryshe nga instrumentet që synojnë dëmtimin fizik të infrastrukturës apo dobësimin e kapaciteteve shtetërore, ai përpiqet të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si qytetarët i kuptojnë ngjarjet dhe marrin vendime.

    Në vend që të ndryshojnë vetë ngjarjet, operacionet informative synojnë të ndryshojnë interpretimin e tyre, duke ndikuar në perceptimet, besimin dhe qëndrimet e publikut. Për këtë arsye, qëllimi i një fushate dezinformuese nuk është domosdoshmërisht ta bindë shoqërinë të besojë një gënjeshtër të caktuar, pasi në disa raste mjafton që qytetarët të fillojnë të dyshojnë në çdo informacion që marrin. Kur fotografitë mund të shpallen të manipuluara, videot të cilësohen të fabrikuara dhe raportimet gazetareske të etiketohen si propagandë, krijohet një mjedis në të cilin edhe faktet e dokumentuara e kanë gjithnjë e më të vështirë të fitojnë besimin e publikut.

    Ky është një kërcënim që shkon përtej përhapjes së lajmeve të rreme, sepse prek aftësinë e shoqërisë për të krijuar një kuptim të përbashkët të realitetit dhe për të zhvilluar debat publik mbi bazën e fakteve të verifikueshme. Në një mjedis të tillë, manipulimi nuk synon domosdoshmërisht vetëm ndryshimin e bindjeve politike, por mund të dobësojë gradualisht besimin e qytetarëve te institucionet, mediat dhe burimet tradicionale të informacionit.

    Raportet e institucioneve evropiane dhe kompanive teknologjike tregojnë se operacionet e manipulimit të informacionit janë bërë gjithnjë e më të sofistikuara, më të organizuara dhe më të vështira për t’u identifikuar. Në raportin e katërt mbi Manipulimin dhe Ndërhyrjen e Huaj në Informacion (FIMI), të publikuar në mars 2026, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) konstatoi se gjatë vitit 2025 këto operacione kishin arritur nivele të reja të kompleksitetit dhe shtrirjes ndërkombëtare, duke dëshmuar se manipulimi informativ nuk mund të trajtohet më vetëm si problem komunikimi apo si përhapje e zakonshme e lajmeve të pavërteta.

    Sipas këtij raporti, ndërhyrjet informative janë bërë pjesë e një arsenali më të gjerë hibrid, ku aktivitetet digjitale mund të kombinohen me presionin politik, kërcënimet dhe veprimet destabilizuese për të arritur objektiva strategjike. Kjo do të thotë se një operacion dezinformues mund të mos jetë një aktivitet i izoluar, por pjesë e një strategjie që synon dobësimin e institucioneve, thellimin e përçarjeve shoqërore apo ndikimin në orientimin politik të një vendi.

    Rusia përfaqëson një nga rastet më të dokumentuara të përdorimit të operacioneve të ndikimit informativ në funksion të objektivave gjeopolitike. Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës, rrjete të lidhura me interesat ruse janë identifikuar në fushata që synojnë diskreditimin e Ukrainës, dobësimin e mbështetjes perëndimore për Kievin dhe thellimin e ndarjeve politike brenda shoqërive demokratike. Këto operacione nuk kufizohen vetëm në promovimin e narrativave të favorshme për Moskën, por përfshijnë edhe përpjekje për të krijuar mosbesim ndaj institucioneve perëndimore dhe për të ndikuar në mënyrën se si publiku i interpreton zhvillimet ndërkombëtare.

    Raporti i tretë i EEAS-it, i publikuar në mars 2025, identifikoi infrastrukturën digjitale të përdorur nga aktorë të huaj, kryesisht nga Rusia dhe Kina, për të ndërhyrë në hapësirën informative të Bashkimit Evropian dhe vendeve partnere. Ndër metodat e dokumentuara përfshihen krijimi i faqeve të internetit që imitojnë mediat e njohura, përdorimi i profileve të rreme në rrjetet sociale dhe shpërndarja e koordinuar e përmbajtjeve që synojnë të duken si raportime të pavarura, duke e bërë më të vështirë për përdoruesit të identifikojnë burimin e vërtetë të informacionit.

    Inteligjenca artificiale i zgjeron ndjeshëm këto kapacitete, sepse mundëson prodhimin e sasive të mëdha të përmbajtjes në gjuhë të ndryshme, përshtatjen e mesazheve sipas karakteristikave të audiencës dhe shpërndarjen e tyre me më pak kohë dhe burime njerëzore. Në këtë mënyrë, një narrativë e vetme mund të paraqitet në forma të ndryshme për grupe të ndryshme shoqërore, duke krijuar përshtypjen e një debati të gjerë dhe spontan, edhe kur përmbajtja buron nga një operacion i koordinuar.

    Gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2024, Qendra për Analizën e Kërcënimeve e Microsoftit dokumentoi përpjekje ndikimi nga aktorë të lidhur me Rusinë, Iranin dhe Kinën, përfshirë përdorimin e videove të fabrikuara, përmbajtjeve të krijuara me inteligjencë artificiale dhe operacioneve kibernetike që synonin mjedisin informativ zgjedhor. Megjithatë, këto raste nuk dëshmojnë se ndërhyrjet e huaja përcaktuan rezultatin e zgjedhjeve, por tregojnë se manipulimi digjital është shndërruar në një instrument të përdorur për të ndikuar në debatin politik dhe perceptimet publike.

    Një tjetër shqetësim lidhet me përdorimin e inteligjencës artificiale për imitimin e identitetit dhe autoritetit të njerëzve realë. Teknologjia deepfake mundëson krijimin e videove dhe regjistrimeve zanore që paraqesin në mënyrë bindëse individë duke thënë apo bërë gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë, ndërsa në mjedise të polarizuara politike materiale të tilla mund të shkaktojnë reagime të menjëhershme përpara se të verifikohet autenticiteti i tyre.

    Megjithatë, rreziku nuk qëndron vetëm te mundësia e fabrikimit të provave, por edhe te fakti se përhapja e përmbajtjeve të krijuara me inteligjencë artificiale mund t’u japë mundësi individëve apo institucioneve të hedhin poshtë materiale autentike, duke pretenduar se ato janë të manipuluara. Ky fenomen, i njohur në studimet e dezinformimit si liar’s dividend, krijon një avantazh për ata që kërkojnë t’i shmangen përgjegjësisë, sepse sa më shumë materiale të fabrikuara të qarkullojnë në hapësirën publike, aq më e lehtë bëhet të mbillet dyshim edhe mbi provat e vërteta.

    Në këtë mënyrë, manipulimi i informacionit mund të funksionojë njëkohësisht në dy drejtime, duke e bërë gënjeshtrën të duket e besueshme dhe të vërtetën të duket e dyshimtë, çka përbën një nga sfidat më serioze për gazetarinë, institucionet dhe debatin demokratik.

    Automatizimi përmes inteligjencës artificiale e forcon më tej këtë mekanizëm, pasi rrjetet e ndikimit mund të prodhojnë mijëra variante të së njëjtës narrativë dhe t’i përshtatin ato me gjuhën, kulturën dhe shqetësimet e audiencave të ndryshme. Raporti i OpenAI-t i shkurtit 2026 mbi përdorimet keqdashëse të inteligjencës artificiale konstatoi se aktorët e kërcënimit zakonisht i kombinojnë modelet AI me mjete tradicionale, përfshirë faqet e internetit dhe llogaritë në rrjetet sociale, ndërsa operacionet e tyre mund të shtrihen në disa platforma dhe të përdorin modele të ndryshme teknologjike.

    Kjo tregon se inteligjenca artificiale nuk e ka zëvendësuar propagandën tradicionale, por e ka përshpejtuar dhe zgjeruar atë, duke u mundësuar aktorëve që zhvillojnë operacione ndikimi të prodhojnë më shumë përmbajtje dhe të synojnë audienca më të gjera. Megjithatë, prodhimi masiv i informacionit nuk nënkupton domosdoshmërisht ndikim masiv, prandaj vlerësimet e sigurisë bëjnë dallim ndërmjet përpjekjeve për manipulim, shpërndarjes së përmbajtjes dhe ndikimit real në sjelljen e qytetarëve.

    Kina përfaqëson një dimension tjetër të konkurrencës digjitale, ndërsa raportet e Microsoftit dhe EEAS-it kanë identifikuar operacione të lidhura me aktorë kinezë që synojnë të ndikojnë në perceptimet ndërkombëtare, të shfrytëzojnë polarizimin shoqëror dhe të promovojnë narrativa në përputhje me interesat strategjike të Pekinit. Edhe pse metodat dhe objektivat e këtyre operacioneve ndryshojnë nga ato të lidhura me Rusinë, të dyja rastet tregojnë se hapësira informative është shndërruar në një arenë të konkurrencës strategjike ndërmjet fuqive të mëdha.

    Për Ballkanin Perëndimor, këto zhvillime kanë rëndësi të veçantë, pasi rajoni vazhdon të përballet me tensione etnike, mosmarrëveshje politike, ndikime të jashtme dhe debate për orientimin euroatlantik. Në një mjedis të tillë, një deklaratë e fabrikuar e një zyrtari, një video e manipuluar nga protestat apo një informacion i rremë për një incident sigurie mund të krijojë pasiguri dhe të nxisë reagime publike përpara se faktet të verifikohen.

    Një dimension veçanërisht i ndjeshëm i kësaj përballjeje lidhet me marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ku mosmarrëveshjet politike, tensionet ndëretnike dhe çështjet e sigurisë krijojnë një mjedis të favorshëm për përhapjen e dezinformimit. Në këtë kontekst, informacioni nuk shërben vetëm për të raportuar zhvillimet në terren, por mund të përdoret edhe për të ndikuar në mënyrën se si publiku vendor dhe ndërkombëtar i interpreton ato, duke formësuar perceptimet për përgjegjësinë politike, legjitimitetin institucional dhe stabilitetin rajonal.

    Hulumtimet e publikuara gjatë vitit 2026 tregojnë se narrativat që burojnë nga burime serbe dhe ruse vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e mjedisit informativ të Kosovës. Këto narrativa shpesh përqendrohen në marrëdhëniet ndëretnike, sigurinë e komunitetit serb, veprimet e institucioneve të Kosovës dhe rolin e aktorëve ndërkombëtarë, ndërsa mënyra e paraqitjes së tyre mund të krijojë përshtypjen e një krize më të gjerë sesa ajo që mbështetet nga faktet e verifikuara. Kjo nuk nënkupton se çdo shqetësim i ngritur nga Beogradi apo nga përfaqësuesit e komunitetit serb është dezinformim, por se pretendimet konkrete duhet të vlerësohen në raport me provat dhe kontekstin e tyre.

    Një nga hulumtimet më domethënëse u publikua më 27 mars 2026 nga BIRN Kosova dhe Internews Kosova, nën titullin Mapping Disinformation: Russian and Serbian Narratives in the Media and Social Networks in Kosovo. Studimi analizoi mënyrën se si narrativat çorientuese, kryesisht nga burime ruse dhe serbe, shfrytëzojnë tensionet ndëretnike, nxisin pasiguri dhe dobësojnë kohezionin shoqëror. Hulumtuesit monitoruan katër media të kontrolluara nga Kremlini, të cilat kishin publikuar 1,323 materiale për Kosovën gjatë periudhës shtator 2025 – shkurt 2026, si dhe 150 platforma dhe llogari në rrjete sociale, ku u identifikuan mbi 20 mijë lidhje të dyshimta. Nga materiali i mbledhur, 2,361 artikuj u përzgjodhën për analizë të thelluar.

    Këto të dhëna tregojnë se ndikimi informativ nuk kufizohet te një deklaratë politike apo një lajm i pavërtetë i publikuar në mënyrë të izoluar, por mund të zhvillohet përmes një ekosistemi mediash, platformash dhe llogarish që riprodhojnë narrativa të ngjashme. Kur një pretendim përsëritet nga burime të shumta, ai mund të fitojë dukshmëri dhe besueshmëri në sytë e publikut, edhe në rastet kur këto burime nuk ofrojnë dëshmi të pavarura për vërtetësinë e tij.

    Një shembull konkret i vitit 2026 lidhet me debatin për Ligjin për të Huajt në Kosovë, i cili u bë pjesë e përplasjes politike dhe informative ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, më 9 prill, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, paraqiti pretendime për arrestime arbitrare, presion institucional dhe largim të serbëve nga Kosova, ndërsa përfaqësuesi rus, Vassily Nebenzia, akuzoi institucionet e Kosovës për politika që, sipas tij, synonin spastrimin etnik të popullsisë joshqiptare në veri. Në një analizë të publikuar më 6 maj, gazetarët e BIRN-it në Prishtina Insight argumentuan se këto pretendime mbështeteshin në narrativa të përsëritura dhe se interpretimi i Ligjit për të Huajt si instrument për dëbimin e serbëve nuk pasqyronte karakterin administrativ të masave ligjore.

    Rëndësia e këtij rasti qëndron edhe te mënyra se si deklaratat e bëra në një forum ndërkombëtar u riprodhuan në hapësirën mediatike serbe. Sipas hulumtimit të BIRN-it, transmetuesi publik serb RTS dhe media të tjera, përfshirë Pink.rs, u dhanë hapësirë pretendimeve për largimin e serbëve dhe presionin e vazhdueshëm ndaj tyre. Kështu, një interpretim politik i paraqitur në Këshillin e Sigurimit mund të shndërrohet në një narrativë mediatike që qarkullon vazhdimisht, duke ndikuar jo vetëm te publiku në Serbi, por edhe te komuniteti serb në Kosovë dhe audiencat ndërkombëtare që nuk kanë njohuri të drejtpërdrejta për situatën në terren.

    Një tjetër shembull lidhet me mënyrën se si çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit ushtarak në rajon paraqiten në disa media serbe dhe ruse. Gjatë shkurtit 2026, platforma e verifikimit The Geopost analizoi raportime që e paraqisnin bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë përmes interpretimeve kërcënuese ndaj Serbisë. Në raste të tjera, të dokumentuara gjatë gushtit, portale si Sputnik dhe RT Balkan përdorën formulime alarmuese për zhvillimet në veri të Kosovës, përfshirë çështjet pronësore në zonën e Ujmanit dhe situatën pranë urës mbi lumin Ibër. Këta shembuj ilustrojnë se si zhvillimet administrative, politike apo të sigurisë mund të paraqiten në mënyrë të tillë që të përforcojnë perceptimin e një kërcënimi të vazhdueshëm.

    Rreziku bëhet edhe më i madh kur këto narrativa ndërthuren me përmbajtje vizuale të manipuluara. Në shtator 2026, The Geopost identifikoi një rast në Instagram ku pamje nga Prishtina ishin paraqitur në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriut. Në një mjedis ku tensionet ndëretnike mund të përshkallëzohen nga informacionet e pasakta, ndryshimi i kontekstit të një videoje mund të krijojë përshtypjen e një zhvillimi të ri të sigurisë, edhe kur pamjet nuk dëshmojnë atë që pretendohet. Ky rast nuk provon përdorimin e inteligjencës artificiale, por tregon se manipulimi i kontekstit mbetet një instrument i rëndësishëm i dezinformimit, të cilin teknologjitë e reja mund ta bëjnë edhe më bindës.

    Ndërkohë, përdorimi i inteligjencës artificiale në hapësirën informative të Kosovës nuk mbetet më vetëm një mundësi teorike. Në një analizë të publikuar në prill 2026, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë iu referua një raporti të Hibrid.info mbi dezinformimin gjatë proceseve zgjedhore të fundit të vitit 2025, duke theksuar se krahas lajmeve të rreme, sondazheve të fabrikuara dhe deklaratave të paverifikuara, ishte vërejtur edhe përdorim në rritje i përmbajtjeve të krijuara me inteligjencë artificiale. Raporti identifikoi gjithashtu narrativa të shpërndara nga media serbe dhe ruse në gjuhën serbe, që synonin të ndikonin në debatin publik, të rrisnin polarizimin dhe të vinin në dyshim legjitimitetin e institucioneve të Kosovës.

    Edhe monitorimi i organizatës Sbunker për periudhën janar–mars 2026 evidentoi intensifikimin e dezinformimit, përdorimin e teknikave gjithnjë e më të sofistikuara të manipulimit, rritjen e propagandës në Telegram dhe shfaqjen e përmbajtjeve çorientuese të krijuara me inteligjencë artificiale. Sipas këtij monitorimi, përdorimi i gjuhës emocionale dhe përçarëse ishte një tjetër karakteristikë e përmbajtjeve që synonin të ndikonin në debatin publik.

    Këto zhvillime tregojnë se për Kosovën sfida nuk lidhet vetëm me kundërshtimin e një narrative të caktuar politike që vjen nga Serbia apo Rusia, por me ndërtimin e kapaciteteve për të identifikuar mënyrën se si prodhohen, përhapen dhe përforcohen përmbajtjet manipuluese. Në një hapësirë informative ku deklaratat politike mund të riprodhohen nga media të shumta, ku pamjet autentike mund të nxirren nga konteksti dhe ku inteligjenca artificiale mund të krijojë materiale që duken të besueshme, verifikimi i fakteve bëhet pjesë e rëndësishme e sigurisë demokratike.

    Në këtë kuptim, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbëjnë një shembull konkret të mënyrës se si konfliktet politike dhe mosmarrëveshjet e pazgjidhura mund të zhvendosen edhe në hapësirën informative, ku beteja nuk zhvillohet vetëm për kontrollin e ngjarjeve, por edhe për interpretimin e tyre. Me zhvillimin e inteligjencës artificiale, kjo përballje mund të bëhet më komplekse, sepse aftësia për të prodhuar dhe shpërndarë përmbajtje bindëse po rritet më shpejt sesa kapacitetet e shumë institucioneve dhe redaksive për t’i verifikuar ato.

    Për Kosovën, mbrojtja nga manipulimi informativ nuk është vetëm çështje e reagimit ndaj propagandës së jashtme, por edhe e forcimit të gazetarisë së pavarur, transparencës institucionale dhe besimit publik. Në një mjedis ku një informacion i pavërtetë mund të përhapet brenda minutash, ndërsa verifikimi i tij kërkon kohë dhe prova, aftësia për ta mbrojtur besueshmërinë e fakteve bëhet po aq e rëndësishme sa aftësia për të identifikuar burimin e manipulimit./Telegrafi.

  • A month’s detention for Jeton Sylvia, former husband of Arlinda Zekaj

    The Constitutional Court in Pec has imposed a month-long detention measure on Jeton Sylajt, former husband of Arlinda Zekij, who is suspected of committing the criminal offence of the court.

    According to the Court’s report, Pre-Procedure Procedure Judge Selvije Morina Zamenaj has approved the Constitutional Prosecutor’s request in Pec for the appointment of the detention measure against defendants.

    The detention measure is calculated from October 25, 2026, at 8:00, until November 24, 2026, at 8:00.

    Against this act, the parties are entitled to complaint within 48 hours of his accession. The complaint is addressed to the Court of Appeals through the Constitutional Court in Pec. 

    Source Layer: RTKLive

  • Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-burrin e Arlinda Zekajt

    Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-burrin e Arlinda Zekajt

    Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Jeton Sylajt, ish-burrit të Arlinda Zekajt, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mospërfillja e gjykatës”.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, gjyqtarja e Procedurës Paraprake, Selvije Morina Zejnaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

    Masa e paraburgimit llogaritet nga 25 tetori 2026, në orën 20:00, deri më 24 nëntor 2026, në orën 20:00.

    Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të tij. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit nëpërmjet Gjykatës Themelore në Pejë. 

    Burimi: RTKLive