Blog

  • Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

    Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

    Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

    Tri lëndë penale që ndërlidhen me rastin e Arlinda Zekajt janë transferuar nga Prokuroria Themelore në Pejë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, me vendim të kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, vendimi është marrë duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë të çështjeve, pasojat e rënda dhe nevojën për trajtim efikas, objektiv dhe të paanshëm të lëndëve.

    Paralelisht, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka nisur analizimin e të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve të mundshme institucionale lidhur me rastet e raportuara nga e ndjera. Shqyrtimi përfshin kronologjinë e veprimeve, vendimet e marra, vlerësimin e rrezikut dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e saj.

    Në njoftim theksohet se do të kërkohet llogaridhënie për çdo shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprim që mund të konstatohet gjatë këtij procesi.

    “Nëse evidentohen shkelje ose përgjegjësi, do të ndërmerren masa në përputhje me ligjin dhe kompetencat përkatëse”, thuhet në njoftim.

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se vlerësimi do të mbështetet në fakte, dokumentacion dhe prova, pa paragjykuar përgjegjësinë e ndonjë personi.

    Kryeprokurori i Shtetit ka ritheksuar se mbrojtja e jetës, zbatimi i ligjit dhe llogaridhënia institucionale janë detyrime që nuk mund të neglizhohen. Sipas tij, çdo dyshim për mosveprim apo trajtim të papërshtatshëm duhet të shqyrtohet deri në sqarimin e plotë të rrethanave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Last goodbye to Arlinda Zekaj, called for responsibility

    Hoping that this will be the last time women are killed, family members have sought responsibility from state institutions, as well as establishing justice.

    Source Layer: RTKLive

  • I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi

    I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi

    Me shpresën që ky të jetë rasti i fundit kur vriten gratë, familjarët kanë kërkuar përgjegjësi nga institucionet shtetërore, e po ashtu vendosjen e drejtësisë.

    Burimi: RTKLive

  • Netanyahu pretendon se votuesit arabë po vërshojnë drejt qendrave të votimit për t’ia vjedhur zgjedhjet

    Netanyahu pretendon se votuesit arabë po vërshojnë drejt qendrave të votimit për t’ia vjedhur zgjedhjet

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pretenduar se votuesit arabë po dalin masivisht në zgjedhje dhe po përpiqen të ndikojnë në rezultatin e tyre.

    Në një video-mesazh drejtuar mbështetësve të partisë së tij, Likud, Netanyahu paralajmëroi për pjesëmarrjen e lartë të votuesve arabë në jug të Izraelit, duke pretenduar se ata po përpiqen t’ia “vjedhin zgjedhjet”.

    Kryeministri u bëri thirrje mbështetësve të tij që të mobilizohen dhe të dalin për të votuar.

    “Situata është serioze”, deklaroi Netanyahu, duke iu referuar gjithashtu arrestimit të tre aktivistëve arabë, të dyshuar për tentim të blerjes së votave.

    Sipas pretendimeve të tij, pjesëmarrja e votuesve arabë në rajonin e shkretëtirës së Negevit ishte dukshëm më e lartë sesa ajo e popullsisë hebreje.

    Partia Likud, ndërkohë, është raportuar se ka përgatitur një strategji për të kundërshtuar rezultatet në vendvotimet e komuniteteve arabe, përfshirë angazhimin e aktivistëve për të vëzhguar votuesit dhe për të regjistruar raste që partia mund t’i paraqesë si parregullsi zgjedhore.

    Pretendimet për mashtrim zgjedhor vijnë në një kohë kur Netanyahu po përballet me një garë të rëndësishme politike, ndërsa vota e komunitetit arab mund të ndikojë në balancën mes blloqeve politike në Izrael. /Telegrafi/

  • Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në Prokurorinë Themelore në Prishtinë në rastin e Arlinda Zekajt

    Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në Prokurorinë Themelore në Prishtinë në rastin e Arlinda Zekajt

    Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, në ushtrim të kompetencave të tij ligjore, ka nxjerrë tri (3) vendime për ricaktimin e lëndëve penale që ndërlidhen me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt, nga Prokuroria Themelore në Pejë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

    Sipas një njoftimi për media thuhet se vendimet janë marrë në mbështetje të nenit 20, paragrafi 2, të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë të këtyre çështjeve, pasojat e rënda që kanë rezultuar, si dhe nevojën për të siguruar trajtimin e mëtejmë efikas, objektiv dhe të paanshëm të lëndëve.

    “Ricaktimi i këtyre lëndëve synon të sigurojë që ato të trajtohen me kujdesin, vëmendjen dhe seriozitetin e duhur, në përputhje me ligjin dhe me rëndësinë e rrethanave të secilit rast”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, siç thuhet në njoftim paralelisht me ricaktimin e lëndëve, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është duke analizuar në mënyrë të gjithanshme të gjitha veprimet dhe mosveprimet eventuale institucionale lidhur me trajtimin e rasteve të raportuara nga e ndjera.

    “Ky proces përfshin shqyrtimin e kronologjisë së veprimeve të ndërmarra, vendimeve të nxjerra, vlerësimit të rrezikut dhe masave të ndërmarra për mbrojtjen e saj, si dhe të çdo rrethane tjetër relevante për përcaktimin e përgjegjësive eventuale. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do të kërkojë llogaridhënie të plotë për çdo shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprim që mund të konstatohet. Në rast se evidentohen shkelje ose përgjegjësi, do të ndërmerren masa rigoroze dhe do të kërkohet përgjegjësi për secilin zyrtar, në përputhje me ligjin dhe kompetencat përkatëse”.

    Qëllimi i këtij procesi siç thuhet në njoftim është që të gjitha rrethanat të sqarohen plotësisht, të identifikohen mangësitë eventuale dhe të sigurohet që përgjegjësia institucionale dhe individuale të trajtohet me seriozitetin e duhur.

    “Vlerësimi do të zhvillohet mbi bazën e fakteve, dokumentacionit dhe provave përkatëse, pa paragjykuar paraprakisht përgjegjësinë e ndonjë personi. Kryeprokurori i Shtetit rithekson se mbrojtja e jetës, zbatimi i ligjit dhe llogaridhënia institucionale janë detyrime që nuk mund të neglizhohen. Institucionet e drejtësisë kanë përgjegjësi të veçantë që çdo raportim të trajtohet me seriozitetin dhe urgjencën e nevojshme dhe që çdo dyshim për mosveprim ose trajtim të papërshtatshëm të shqyrtohet deri në sqarimin e plotë të rrethanave”.

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit mbetet e përkushtuar që ky proces të zhvillohet me paanshmëri, profesionalizëm dhe vendosmëri, në funksion të zbatimit të ligjit, garantimit të llogaridhënies dhe ruajtjes së besimit të publikut në sistemin prokurorial. /Telegrafi/

  • Juniku shënon “Ditën e Gështenjës”, promovohen produktet vendore dhe tradita

    Juniku shënon “Ditën e Gështenjës”, promovohen produktet vendore dhe tradita

    Në Junik është shënuar festa tradicionale “Dita e Gështenjës”, e organizuar nga Komuna e Junikut në bashkëpunim me CNVP Kosova, me qëllim të promovimit të traditës, kulturës dhe pasurive natyrore të kësaj treve.

    Në këtë organizim morën pjesë qytetarë, mërgimtarë dhe mysafirë të shumtë, të cilët u mblodhën për të shënuar këtë festë në atmosferën e vjeshtës dhe për të njohur nga afër vlerat tradicionale të Junikut.

    Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, theksoi rëndësinë e kësaj feste për ruajtjen e trashëgimisë tradicionale dhe promovimin e potencialeve të zonës.

    Në kuadër të panairit “Taste of Junik” u ekspozuan produkte të ndryshme vendore, përfshirë mollët, gështenjat, turshitë dhe mjaltin. Po ashtu, u prezantuan veshje kombëtare dhe fotografi të faunës së egër nga fotografi Berlim Gjoci.

    Programi kulturor u pasurua me interpretime muzikore nga tenori Shkodran Tolaj dhe artistja Besiana Mehmeti, si dhe me vallëzime nga grupi i shkollës, të cilat i dhanë gjallëri atmosferës festive.

    “Dita e Gështenjës” synon të ruajë dhe promovojë traditat, produktet vendore dhe mikpritjen junikase, duke e prezantuar Junikun si një trevë me vlera të veçanta natyrore dhe kulturore. /Telegrafi/

  • Souppuda again with technical problems, institutions confirm the inability to make demands

    The state-run employment platform éuperpuna is again facing technical problems that are hampering the implementation of users’ demands. Challenges have also been confirmed by the Republic of Kosovo Employment Agency ( The APRK, which has acknowledged that the platform is currently failing to deliver certain services.

    Signal newspaper has secured official response sent on October 22nd by team APRK’s and platforms “Superpuda” confirmed that technical problems are affording access to demand.

    Now we report that the Superpuda rig is currently facing some technical problems, due to which your request cannot be realised at the moment, the official response reported.

    In the same communication, the institution has announced that the responsible team is working on eliminating problems, but has not given any concrete deadlines for restoring functionality.

    The relevant team is working on addressing these problems and please try again after a while, it says further in response.

    This situation raises concerns for businesses and job seekers depending on the functioning of the platform, especially when implementing procedures requires respect for specific deadlines.

    The problems with Super Job are not unknown. Even in previous months, difficulties have been reported in registering workers and concerns of businesses related to the functioning of the system.

    The platform éuperpuda has been designed to support youth employment by mediating between employers and job seekers and by offering wage subsidies on schedule terms.

    However, the latest institutional response raises an important issue: what happens to the demands and deadlines of users when the state platform itself does not enable them to conduct procedures?

    Communication provided by the signal is not clear whether there will be extensions of deadlines, alternative measures for submitting requests or mechanisms for protecting users from the consequences that could be caused by the system’s malfunction.

    It also remains unclear whether the problems confirmed on October 22nd have been completely eliminated.

    Until the clarification of these issues, businesses and job seekers facing barriers on the platform remain without a clear deadline for resolving their demands.

    The signal newspaper has secured official APRK communication on October 22nd, 2026.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Superpuna” sërish me probleme teknike, institucionet konfirmojnë pamundësinë e realizimit të kërkesave

    “Superpuna” sërish me probleme teknike, institucionet konfirmojnë pamundësinë e realizimit të kërkesave

    “Superpuna” sërish me probleme teknike, institucionet konfirmojnë pamundësinë e realizimit të kërkesave

    Platforma shtetërore e punësimit “Superpuna” po përballet sërish me probleme teknike, të cilat po pengojnë realizimin e kërkesave të përdoruesve. Vështirësitë janë konfirmuar edhe nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), e cila ka pranuar se platforma aktualisht nuk po mundëson kryerjen e disa shërbimeve.

    Gazeta Sinjali ka siguruar një përgjigje zyrtare të dërguar më 22 tetor nga ekipi i APRK-së dhe platformës “Superpuna”, ku konfirmohet se problemet teknike po pamundësojnë trajtimin e kërkesave.

    “Ju njoftojmë se aktualisht platforma Superpuna është duke u përballur me disa probleme teknike, për shkak të të cilave për momentin nuk mund të realizohet kërkesa juaj”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

    Në të njëjtin komunikim, institucioni ka njoftuar se ekipi përgjegjës është duke punuar për eliminimin e problemeve, por nuk ka dhënë ndonjë afat konkret për rikthimin e funksionalitetit.

    “Ekipi përkatës është duke punuar për adresimin e këtyre problemeve dhe ju lutemi të provoni përsëri pas një kohe”, thuhet tutje në përgjigje.

    Kjo situatë ngre shqetësime për bizneset dhe punëkërkuesit që varen nga funksionimi i platformës, veçanërisht kur realizimi i procedurave kërkon respektimin e afateve të caktuara.

    Problemet me “Superpunën” nuk janë të panjohura. Edhe gjatë muajve të mëparshëm janë raportuar vështirësi në regjistrimin e punëtorëve dhe shqetësime të bizneseve lidhur me funksionimin e sistemit.

    Platforma “Superpuna” është krijuar për të mbështetur punësimin e të rinjve, duke ndërmjetësuar ndërmjet punëdhënësve dhe punëkërkuesve dhe duke ofruar subvencionim të pagave sipas kushteve të programit.

    Megjithatë, përgjigjja e fundit institucionale ngre një çështje të rëndësishme: çfarë ndodh me kërkesat dhe afatet e përdoruesve kur vetë platforma shtetërore nuk ua mundëson kryerjen e procedurave?

    Në komunikimin e siguruar nga Sinjali nuk sqarohet nëse do të ketë zgjatje të afateve, masa alternative për paraqitjen e kërkesave apo mekanizma për mbrojtjen e përdoruesve nga pasojat që mund të shkaktohen prej mosfunksionimit të sistemit.

    Po ashtu, mbetet e paqartë nëse problemet e konfirmuara më 22 tetor janë eliminuar plotësisht.

    Deri në sqarimin e këtyre çështjeve, bizneset dhe punëkërkuesit që hasin pengesa në platformë mbeten pa një afat të qartë për zgjidhjen e kërkesave të tyre.

    Gazeta Sinjali ka siguruar komunikimin zyrtar të APRK-së, të datës 22 tetor 2026.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Vucinqi threatens with self-organising SNS supporters

    Vuciqi made these statements during the party’s marking, asking the state bodies to carry out their duties and react to what he described as terrorism to people.

    If the state doesn’t react, in the next few days we will have to make our own decisions. If terror continues against people who think differently, beatings, attacks, breaking and everything else, while the state bodies take nothing, we will be forced to self-organise, Vuciqi declared, adding that the responsibility for this would be institutions.

    He said the state bodies have the obligation to act whether they like the people involved or not.

    Commenting on the story of a day earlier on Informer television, where students entered his premises and demanded that the television director tow apologise for the ongoing propaganda against them, Vuciqi claimed the intervention of police units had prevented more serious consequences for the media director, Dragan Vucicevic.

    The event has prompted reactions in Serbia, while civil society organisations and media associations have warned of handing over an initiative to the regulator for Electronic Media ( REM), requesting the removal of an Informer television license.

    Source Layer: RTKLive

  • Vuçiqi kërcënon me vetorganizim të mbështetësve të SNS-së

    Vuçiqi kërcënon me vetorganizim të mbështetësve të SNS-së

    Vuçiqi i bëri këto deklarata gjatë shënimit të festës partiake, duke kërkuar nga organet shtetërore të kryejnë detyrat e tyre dhe të reagojnë ndaj asaj që ai e cilësoi si “terror ndaj njerëzve”.

    “Nëse shteti nuk reagon, në ditët në vijim do të na duhet të marrim vendimet tona. Nëse vazhdon terrori ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe, rrahjet, sulmet, thyerjet dhe gjithçka tjetër, ndërsa organet shtetërore nuk ndërmarrin asgjë, do të detyrohemi të vetorganizohemi”, deklaroi Vuçiqi, duke shtuar se përgjegjësia për këtë do të jetë e institucioneve.

    Ai tha se organet shtetërore kanë detyrim të veprojnë pavarësisht nëse u pëlqejnë apo jo personat e përfshirë.

    Duke komentuar ngjarjen e një dite më parë në televizionin Informer, ku studentët hyn në ambientet e tij dhe kërkuan që drejtuesi i këtij televizioni t’u kërkojë falje për propagandën e vazhdueshme kundër tyre, Vuçiqi pretendoi se ndërhyrja e njësive policore kishte parandaluar pasoja më të rënda për drejtorin e këtij mediumi, Dragan Vuçiçeviq.

    Ngjarja ka nxitur reagime në Serbi, ndërsa organizata të shoqërisë civile dhe shoqata të mediave kanë paralajmëruar dorëzimin e një iniciative te Rregullatori për Media Elektronike (REM), me kërkesë për heqjen e licencës së televizionit Informer.

    Burimi: RTKLive