Blog

  • Zbulohen detajet e kontratës së re të Pulisic me Milanin, amerikani pritet të përfitojë pagë më të lartë

    Zbulohen detajet e kontratës së re të Pulisic me Milanin, amerikani pritet të përfitojë pagë më të lartë

    Christian Pulisic është shumë pranë vazhdimit të kontratës me Milanin, pasi klubi italian dhe sulmuesi amerikan kanë arritur marrëveshje për bashkëpunimin e ri.

    Sipas raportimeve të gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, 28-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratën e re gjatë ditëve të ardhshme, duke e lidhur të ardhmen e tij me kuqezinjtë deri në vitin 2031.

    Marrëveshja e re do t’i sjellë Pulisic edhe një përmirësim të konsiderueshëm financiar.

    Aktualisht, reprezentuesi amerikan përfiton katër milionë euro neto në sezon, ndërsa me kontratën e re paga e tij do të rritet në pesë milionë euro në vit, pa përfshirë bonuset shtesë.

    Drejtuesit e Milanit kanë kohë që po punojnë për të siguruar qëndrimin e sulmuesit, kontrata aktuale e të cilit skadon në fund të sezonit.

    Paraqitjet e mira të amerikanit kanë bërë që klubi ta konsiderojë vazhdimin e bashkëpunimit si një nga prioritetet kryesore.

    Pulisic ka vazhduar të japë kontribut të rëndësishëm edhe këtë sezon, duke shënuar në fitoren e fundit ndaj Venezias. Ky ishte goli i tij i dytë në pesë paraqitje në Serie A gjatë edicionit aktual.

    Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, me Milanin që synon ta mbajë amerikanin si një nga lojtarët kryesorë të repartit ofensiv edhe për vitet e ardhshme. /Telegrafi/

  • Dyshohet se furnizoi me fishekëzjarre persona të përfshirë në dhunën gjatë protestës në Tiranë - arrestohet 51vjeçari

    Dyshohet se furnizoi me fishekëzjarre persona të përfshirë në dhunën gjatë protestës në Tiranë – arrestohet 51vjeçari

    Evidentohet një tjetër ambient ku magazinoheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, me qëllim shitjen pjesëmarrësve në tubime, për kryerje të veprimeve të dhushme.

    Sipas një njoftimi për media nga Policia e Shtetit bëhet e ditur se gjatë operacionit “Fireworks 3” është arrestuar 51 vjeçari dhe janë sekuestruar 1853 fishekzjarre.

    “Dje, Policia e Tiranës sekuestroi nga një banesë në rrugën “Zela”, 47 pako me fishekzjarre që shiteshin për qëllime të kundërligjshme. Në kuadër të fazës së tretë të operacionit të koduar “Fireëorks”, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që furnizojnë pjesëmarrës në tubimet e fundit, me sende të kundërligjshme, me qëllim kryerjen e veprimeve të dhunshme kundër punonjësve të Policisë, si dhe kundër objekteve publike dhe private, specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 51 vjeç”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu në njoftim thuhet se gjatë kontrollit në magazinën që ky shtetas administronte në rrugën “Çamëria”, u gjetën 1853 fishekzjarre. 51-vjeçari nuk dispononte licencë për shitjen e këtyre mallrave dhe as dokumente shoqëruese për blerjen e tyre.

    “Nga informacionet e siguruara dyshohet se shtetasi i arrestuar iu ka shitur lëndë piroteknike shtetasve të maskuar, autorë të veprimeve të dhunshme, gjatë tubimit të datës 24.10.2026. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • A worker is suspected to die in Istog after being captured by the elevator

    One person is reported to have lost his life today in a private workshop in Dubrava, Istog.

    According to media reports, it is suspected that the worker has been caught and that he is dead in the country.

    The victim’s identity has not yet been made public, as family members have not yet been informed of the case.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dyshohet se një punëtor vdiq në Istog pasi e zuri lifti

    Dyshohet se një punëtor vdiq në Istog pasi e zuri lifti

    Dyshohet se një punëtor vdiq në Istog pasi e zuri lifti

    Një person raportohet se ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një punishte private në Dubravë të Istogut.

    Sipas raportimeve të mediave, dyshohet se punëtorin e ka zënë lifti dhe ai ka vdekur në vend.

    Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik, pasi familjarët nuk janë informuar ende për rastin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Always offended and despised, how Arlinda’s ex-husband treated him ( VIDEOS)

    ANina Joubi, a close friend of Arlinda Zekiaj, who was allegedly killed by her former village in Pec, spoke of the report she had with her feeling and of what, according to her, Arlinda lived in her marriage.

    On the show “Kosovo Today,” Joubi has declared that Arlinda’s former husband despised and insulted him constantly, making him feel inferior.

    Always despised, offended, always made her feel smaller, inferior, and not equal to the circle she was in, she said.

    Jhubi also spoke of Arlinda’s husband’s past, saying that he had had problems with law in the United States many years before his relationship with him.

    We met through our husbands, who were friends, and so began our acquaintance. You live, actually, there were problems in America long before Arlinda. Since 2000-2001, he was married to an American citizen with two twin girls. Since then, he had been denounced for domestic violence and had been imprisoned for years. As a result of that imprisonment, he lost contact with his two daughters. The fact that he was a kind of bully was not something new about Arlindaı, has declared Zubi in Kosova Today.

    Follow the full confession:

     

  • “Gjithmonë e ofendonte dhe e përbuzte”, si sillej ish-bashkëshorti i Arlindës me të (VIDEO)

    “Gjithmonë e ofendonte dhe e përbuzte”, si sillej ish-bashkëshorti i Arlindës me të (VIDEO)

    “Gjithmonë e ofendonte dhe e përbuzte”, si sillej ish-bashkëshorti i Arlindës me të (VIDEO)

    Anna Zhubi, shoqe e afërt e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj në Pejë, ka folur për raportin që kishte me të ndjerën dhe për atë që, sipas saj, Arlinda përjetonte në martesën e saj.

    Në emisionin “Kosova Today”, Zhubi ka deklaruar se ish-bashkëshorti i Arlindës e përbuzte dhe e ofendonte vazhdimisht, duke e bërë të ndihej më e ulët se të tjerët.

    “Gjithmonë e përbuzte, e ofendonte, gjithmonë e bënte të ndihej më e vogël, më e ulët dhe jo e barabartë me rrethin ku ishte”, tha ajo.

    Zhubi ka folur edhe për të kaluarën e bashkëshortit të Arlindës, duke thënë se ai kishte pasur probleme me ligjin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë vite para lidhjes me të.

    “Ne u njohëm përmes bashkëshortëve tanë, të cilët ishin shokë, dhe kështu filloi njohja jonë. Jetoni, në fakt, kishte probleme në Amerikë shumë kohë para Arlindës. Qysh në vitet 2000-2001, ai ishte i martuar me një shtetase amerikane, me të cilën kishte dy vajza binjake. Që atëherë ishte denoncuar për dhunë në familje dhe ishte burgosur për vite me radhë. Si rezultat i atij burgimi, ai i humbi kontaktet me dy vajzat. Fakti që ai ishte një lloj dhunuesi nuk ishte diçka e re në lidhje me Arlindën”, ka deklaruar Zhubi në “Kosova Today”.

    Ndiqni rrëfimin e plotë:

     

  • Ish-burri i Arlinda Zekajt del para gjykatës (VIDEO)

    Ish-burri i Arlinda Zekajt del para gjykatës (VIDEO)

    Ish-burri i Arlinda Zekajt del para gjykatës (VIDEO)

    Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i së ndjerës Arlinda Zekajt, ka dalë para gjykatës, në seancën gjyqësore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

    Sipas gazetares së Klan Kosova, Blerta Ahmeti, seanca gjyqësorë është e mbyllur për media, transmeton Klankosova.tv.

    Ai dyshohet për dhunë ndaj Arlindës, e cila edhe e kishte denoncuar në polici.

    Pas denoncimit të saj, më 25 tetor, ajo u kthye në shtëpinë e saj në Vitomiricë, ku u përballë me vdekjen nga duart e ish-kunatit të saj.

  • Pjesëmarrja në zgjedhjet në Izrael, më e larta në dekada

    Pjesëmarrja në zgjedhjet në Izrael, më e larta në dekada

    Pjesëmarrja në zgjedhjet në Izrael, më e larta në dekada

    Pjesëmarrja në zgjedhjet në Izrael ka arritur nivelin më të lartë në më shumë se katër dekada, ndërsa qytetarët po votojnë në një proces që konsiderohet nga shumëkush si një nga më të rëndësishmit në historinë e vendit.

    Sondazhet e publikuara të premten tregojnë një garë tejet të ngushtë mes kryeministrit aktual, Benjamin Netanyahu, dhe ish-shefit të ushtrisë, Gadi Eisenkot, i cili synon të marrë drejtimin e qeverisë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Megjithatë, asnjëri prej dy blloqeve politike nuk parashikohet të sigurojë 61 ulëset e nevojshme për krijimin e shumicës parlamentare. Kjo situatë mund të çojë në negociata të gjata politike, të cilat mund të zgjasin me javë apo edhe muaj.

    Fushata zgjedhore është dominuar nga çështjet e demokracisë dhe sigurisë, ndërsa votimi po shihet gjerësisht si një referendum për udhëheqjen e Netanyahut dhe të ardhmen e tij politike.

    Mëngjesin e së martës, disa nga partitë kryesore raportuan pretendime për parregullsi në qendrat e votimit në pjesë të ndryshme të vendit.

    Megjithatë, Komiteti Qendror Zgjedhor i Izraelit deklaroi se deri më tani nuk ka prova për manipulim sistematik të fletëvotimeve.

    Sistemi zgjedhor proporcional i Izraelit bën që qeveritë të formohen përmes koalicioneve, duke e bërë shpesh procesin e krijimit të shumicës parlamentare të paparashikueshëm. Aleancat politike mund të ndryshojnë ndjeshëm nga një palë zgjedhje në tjetrën, ndërsa gara e sivjetme paraqitet veçanërisht e ngushtë.

  • 'Fatkeqësia më e madhe kur ke një ministre jokompetente', Haradinaj komenton deklaratën e Gërvallës (VIDEO)

    ‘Fatkeqësia më e madhe kur ke një ministre jokompetente’, Haradinaj komenton deklaratën e Gërvallës (VIDEO)

    'Fatkeqësia më e madhe kur ke një ministre jokompetente', Haradinaj komenton deklaratën e Gërvallës (VIDEO)

    Anita Haradinaj ka komentuar deklaratën e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, në seancën e Kuvendit kushtuar vrasjes së Arlinda Zekajt.

    “Fatkeqësia më e madhe është kur e ke një ministre të Drejtësisë totalisht jokompetente, karshi përgjegjësisë dhe titullit që ka. Del në foltoren e Kuvendit dhe thotë se nuk është dashur të shkohet në polici, por është dashur të shkohet në Qeveri. Policia është ajo që mbron rendin dhe ligjin në shoqërinë ku jetojmë”, ka deklaruar Haradinaj në emisionin “Kosova Today”.

    Gërvalla, gjatë seancës, kishte thënë se Arlinda Zekaj i ishte drejtuar drejtësisë, por nuk kishte marrë mbrojtjen që kishte kërkuar.

    Ajo kishte përmendur edhe faktin se Zekaj nuk i ishte drejtuar Qeverisë, ndërsa më vonë kishte thënë se deklarata e saj ishte keqkuptuar.

     

  • Dhjetë shenja që mund të tregojnë fillimin e lindjes

    Dhjetë shenja që mund të tregojnë fillimin e lindjes

    Ndërsa afrohet data e lindjes, gratë shtatzëna i kushtojnë më shumë vëmendje ndryshimeve në trupin e tyre. Çdo ngërç, dhimbje ose ndjesi e pazakontë mund të ngrejë pyetjen nëse lindja ka filluar më në fund.

    Ndërsa kontraksionet janë shenja më e njohur e lindjes, ka simptoma të tjera që mund të shfaqen ditë ose edhe javë para se të lindë foshnja. Këto përfshijnë të përziera, lodhje të shtuar dhe ndryshime në tretje, raporton Today’s Parent.

    Trupi përgatitet për lindjen gradualisht, dhe disa ndryshime mund të jenë aq delikate sa gratë shtatzëna mezi i vënë re. Është gjithashtu e rëndësishme të dini se simptomat ndryshojnë nga gruaja në grua, dhe shfaqja e tyre nuk do të thotë domosdoshmërisht që lindja do të fillojë menjëherë.

    Ngathtësi dhe humbje e ekuilibrit

    Ndërsa afrohet data e lindjes, qendra e gravitetit të trupit ndryshon, gjë që mund t’i bëjë gratë shtatzëna më të ngathëta se zakonisht. Ato mund të pengohen më shpesh, të humbasin ekuilibrin ose të rrëzojnë objekte. Kjo është gjithashtu për shkak të hormonit të relaksinës, i cili ndihmon ligamentet dhe nyjet të relaksohen gjatë shtatzënisë. Megjithatë, ngathtësia vetëm nuk është një shenjë e besueshme se lindja po afron.

    Më shumë lodhje se zakonisht

    Lodhja është e zakonshme gjatë gjithë shtatzënisë, por disa gra vënë re se janë më të lodhura se zakonisht drejt fundit të shtatzënisë. Edhe aktivitetet e thjeshta të përditshme mund të bëhen lodhëse dhe nevoja për pushim rritet. Një lodhje e tillë mund të lidhet me sforcimin fizik, ndryshimet hormonale dhe gjumin e dobët në javët e fundit të shtatzënisë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se lindja do të fillojë së shpejti.

    Kontraksione më të shpeshta të rreme

    Tkurrjet Braxton-Hicks, të njohura edhe si lindje e rreme, mund të ndodhin që në tremujorin e dytë. Ato janë tkurrje të ndërprera të mitrës që bëjnë që barku të ngurtësohet dhe më pas të relaksohet përsëri. Këto tkurrje zakonisht janë të parregullta dhe nuk bëhen gradualisht më të forta. Ato mund të bëhen më të shpeshta dhe të pakëndshme drejt fundit të shtatzënisë, por ndodhja e tyre nuk do të thotë domosdoshmërisht se lindja ka filluar.

    Pozicionimi i foshnjës në legen

    Një nga ndryshimet që gratë shtatzëna mund të vënë re është ulja e foshnjës më poshtë në legen. Barku mund të duket më poshtë se më parë dhe gruaja shtatzënë mund të ndiejë më pak presion në brinjë dhe të marrë frymë më lehtë.

    Nga ana tjetër, ulja e foshnjës mund të rrisë presionin mbi fshikëzën, duke shkaktuar nevojën për të urinuar më shpesh. Tek nënat që lindin për herë të parë, kjo mund të ndodhë disa javë para lindjes, ndërsa tek gratë që kanë lindur tashmë, foshnja ndonjëherë ulet pak para se të fillojë lindja.

    Të përziera dhe ndryshime në tretje

    Edhe pse të përzierat shoqërohen më shpesh me tremujorin e parë, disa gra shtatzëna mund ta përjetojnë atë përsëri drejt fundit të shtatzënisë. Ndryshimet në tretje, duke përfshirë jashtëqitje të lirshme ose diarre, janë gjithashtu të mundshme. Simptoma të tilla ndonjëherë ndodhin para lindjes, por ato nuk janë një tregues i besueshëm i fillimit të lindjes.

    Nëse të përzierat, të vjellat ose diarreja janë të forta, veçanërisht nëse shoqërohen me dhimbje, ethe ose shenja të dehidratimit, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.

    Tapa e mukusit që bie jashtë

    Gjatë shtatzënisë, tapa e mukusit e mbyll qafën e mitrës dhe ndihmon në mbrojtjen kundër baktereve. Ndërsa qafa e mitrës fillon të zbutet dhe të hapet, tapa e mukusit mund të bjerë jashtë. Gruaja shtatzënë mund të vërejë më pas një rrjedhje të trashë xhelatinoze që mund të jetë e qartë, e bardhë, rozë ose paksa me nuancë gjaku.

    Tapa e mukusit mund të bjerë pak para lindjes, ose disa ditë ose javë më parë. Disa gra as nuk e vënë re. Nëse përjetoni gjakderdhje të rëndë, duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

    Hapja e qafës së mitrës

    Ndërsa lindja afrohet, qafa e mitrës gradualisht shkurtohet, zbutet dhe hapet. Këto ndryshime mund të zbulohen me anë të një ekzaminimi gjinekologjik. Megjithatë, fakti që qafa e mitrës është tashmë pjesërisht e hapur nuk do të thotë që lindja do të fillojë menjëherë.

    “Mund të jesh dy centimetra i zgjeruar për javë të tëra pa pasur nevojë për lindje”, shpjegon mjeku i mjekësisë familjare Lee Schofield i Spitalit St. Michael në Toronto.

    Është e rëndësishme të theksohet se sot faza aktive e lindjes përgjithësisht konsiderohet e vendosur në afërsisht gjashtë centimetra zgjerim të qafës së mitrës, me kontraksione të rregullta, megjithëse udhëzimet individuale ndryshojnë.

    Shpërthimi i ujërave

    Shpërthimi i ujërave është një nga shenjat më të dallueshme që tregon se lindja po fillon ose po afron. Megjithatë, ndryshe nga skenat që shohim shpesh në filma, lëngu amniotik nuk ka pse të shpërthejë në sasi të mëdha menjëherë.

    Disa gra përjetojnë një shpërthim të papritur të lëngjeve, ndërsa të tjera përjetojnë një rrjedhje të ngadaltë. Uji mund të shpërthejë para se të fillojë lindja, por mund të shpërthejë edhe gjatë lindjes. Nëse dyshoni se uji juaj ka shpërthyer, duhet të kontaktoni menjëherë maternitetin ose mjekun tuaj, edhe nëse nuk jeni ende në lindje.

    Dhimbje ritmike në pjesën e poshtme të shpinës

    Dhimbja e shpinës është e zakonshme gjatë shtatzënisë, por mund të marrë një formë të ndryshme para lindjes. Disa gra përjetojnë dhimbje të forta të shpinës që vijnë në intervale të rregullta, të ngjashme me lindjen.

    Kjo dhimbje mund të jetë më e theksuar kur foshnja është në një pozicion të caktuar, si p.sh. kur shpina e foshnjës është përballë shtyllës kurrizore të nënës. “Nëse foshnja është në një pozicion tjetër, presioni gjatë kontraksioneve mund të shkaktojë dhimbje më të theksuara të shpinës”, shpjegon Schofield.

    Ndryshe nga dhimbjet normale të shpinës gjatë shtatzënisë, dhimbja e lidhur me lindjen shpesh vjen në valë dhe gradualisht bëhet më intensive.

    Kontraksione gjithnjë e më të shpeshta dhe më të forta

    Një nga shenjat më të besueshme që lindja ka filluar janë kontraksionet e rregullta që gradualisht bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më të forta. Ndryshe nga kontraksionet e rreme, kontraksionet e vërteta zakonisht nuk ndalen me ndryshimin e pozicioneve, pushimin ose ecjen. Ndërsa lindja përparon, intervalet midis tyre bëhen më të shkurtra.

    “Kur nuk mund të flasësh më gjatë një kontraksioni dhe duhet të ndalesh për t’u përqendruar te frymëmarrja, kjo është një shenjë se lindja po afron”, thotë Schofield.

    Kur duhet të shkoni në maternitet?

    Shumë gra shtatzëna duan të shkojnë në maternitet sapo të ndiejnë kontraksionet e para. Megjithatë, nëse shtatzënia po shkon pa ndërlikime dhe kontraksionet janë ende të rralla dhe të parregullta, shpesh është e mundur të qëndrosh në shtëpi për një kohë, sipas udhëzimeve të maternitetit.

    Schofield citon rregullin “4-1-1”, sipas të cilit një grua shtatzënë duhet t’i kushtojë vëmendje kontraksioneve që ndodhin çdo katër minuta, zgjasin afërsisht një minutë dhe përsëriten për një orë.

    Megjithatë, nuk ka një rregull të vetëm që vlen për të gjitha gratë shtatzëna. Koha për të shkuar në maternitet varet nga fakti nëse është lindja e parë apo e përsëritur, distanca nga spitali, rrjedha e shtatzënisë dhe rekomandimet e mjekut.

    Nëse ju plasin ujërat, keni gjakderdhje të madhe, fëmija lëviz dukshëm më pak ose përjetoni dhimbje të forta dhe të vazhdueshme, duhet të kontaktoni menjëherë maternitetin. E njëjta gjë vlen edhe nëse shfaqen shenja të lindjes para javës së 37-të të shtatzënisë.