Mehmetaj: LVV-së ia nisi t’i pengojë ideja që mund të krijohet përshtypja se PDK-ja ka kapacitet…
Burimi: Dukagjini

Mehmetaj: LVV-së ia nisi t’i pengojë ideja që mund të krijohet përshtypja se PDK-ja ka kapacitet…
Burimi: Dukagjini

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar zhvillimet në Gjykatën Speciale, si dhe aktgjykimin e dytë të shpallur një ditë më parë ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Në Rubikon të Klan Kosovës, Kajtazi ka thënë se me dje, Thaçi është eliminuar politikisht dhe është shkatërruar me procedura.
“Ajo dje që është lexu në atë aktgjykim, veç e ka konfirmuar aktgjykimin e parë, sepse sipas meje, Thaçi me dje është konfirmuar se është eliminuar politikisht. Thaçi me dje është konfirmuar se është eliminuar politikisht. Prej dje, pothuasje nuk ekziston si një njeri i cili ka pas ndikim, ka pas të kaluar dhe tash është i mbyllur në këtë formë dhe një njeri si Hashim Thaçi e sheh të shkatërruar me procedura.”, ka thënë Kajtazi.
Ai ka folur edhe për reagimin e djeshëm të Thaçit pas dënimit me 17 muaj burgim, duke e cilësuar si të vonshëm këtë formë proteste.
“Reagimi i tij ishte me të drejtë, por kjo formë proteste do të duhej të ishte më e pranishme. E ka ditë Thaçi se i gjithë procesi është përgatitur për ta çuar në burg, gjithçka ka qenë e projektuar për Thaçin. Këta po më duket e kanë kriminalizuar fjalën, shprehjen.”, ka thënë tutje ai. /Klankosova.tv

Avokati Adrianit Ibrahimi, i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka komentuar vendimin lidhur me dënimin e Thaçit, duke shprehur kritika për mënyrën e interpretimit të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë.
Ibrahimi deklaroi se në jurisprudencën e së drejtës penale ndërkombëtare nuk ka hasur në raste të ngjashme, ku persona të ndiqen penalisht për formën e tentativës së këtyre veprave penale.
Ai e cilësoi këtë si një situatë anomale dhe të paprecedentë.
“Në jurisprudencën e së drejtës penale ndërkombëtare nuk është që kam gjetur ndonjë rast ku dikush ndiqet penalisht për formën tentativë të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë. Kjo mund të quhet si anomali, diçka e paprecedentë”, u shpreh mes tjerash Ibrahimi.
Avokati kritikoi edhe vendimin në raport me provat e paraqitura nga Prokuroria, duke vlerësuar se përfundimi i arritur nuk është në përputhje me argumentet e prezantuara gjatë procesit.
“…Mendimi im është që vendimi nuk është në përputhje me provat të cilat i ka prezantu edhe i ka argumentu prokuroria, për arsye se format tentativë e veprave penale kundër administrimit të drejtësisë nuk interpretohen në formën sic është interpretu nga prokuroria…” – tha mes tjerash Ibrahimi.
Për më shumë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka mirëpritur në një takim znj. Nada Qoshku, përfaqësuese e ansamblit shqiptar “Shqiponjat” në Berlin.
Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të kulturës, traditave dhe identitetit kombëtar shqiptar në diasporë, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike, shkruan Telegrafi.
Ambasada ka vlerësuar angazhimin e ansamblit “Shqiponjat” në kultivimin e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj që jetojnë në Gjermani.
Po ashtu, është theksuar përkushtimi i Ambasadës për të mbështetur nismat që forcojnë lidhjet e diasporës me atdheun dhe promovojnë vlerat kombëtare shqiptare./Telegrafi/

Eurodeputeti belg, Michel De Maegd, ka kritikuar ashpër interpretimin e një kënge nacionaliste serbe, e cila paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë, gjatë hapjes së Forumit të parë për Zgjerimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
Duke iu drejtuar komisionares evropiane për Zgjerim, Marta Kos, De Maegd ka kërkuar që Bashkimi Evropian të mos e relativizojë historinë e Kosovës dhe të shprehë një kërkimfalje për atë që ndodhi gjatë ceremonisë.
Eurodeputeti belg ka rikujtuar përvojën e tij në Kosovë gjatë vitit 1999, kur si reporter i luftës kishte kaluar tre muaj me popullin e Kosovës dhe kishte dëshmuar nga afër represionin e regjimit të atëhershëm të Slobodan Millosheviqit.
Ai ka përmendur mbi 14 mijë të vrarët, viktimat e pafajshme dhe dëbimin e rreth 850 mijë shqiptarëve nga shtëpitë e tyre gjatë luftës.
“Gjatë vitit 1999, si reporter lufte, kam kaluar tre muaj me popullin e Kosovës. Kam jetuar me ta dhe kam përjetuar represionin e egër të regjimit të Slobodan Millosheviqit. Lufta, mbi 14 mijë të vrarë në Kosovë. Viktima të pafajshme. Pastrimi etnik, me 850 mijë kosovarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre në atë kohë. Kampet e refugjatëve, bombardimet dhe më pas, fatmirësisht, kthimi triumfues në Prishtinë dhe në atë që sot është një shtet i pavarur”, ka deklaruar De Maegd.
Ai ka thënë se interpretimi i këngës nacionaliste serbe, gjatë hapjes së forumit në Bruksel të dielën mbrëma, ishte një gabim i rëndë, veçanërisht për shkak të mesazhit territorial që ajo përcjell ndaj Kosovës.
De Maegd ka falënderuar komisionaren Kos për shprehjen e keqardhjes, por ka vënë në pikëpyetje mënyrën se si një këngë e tillë u lejua të interpretohej pa miratimin paraprak të shërbimeve evropiane.
“Përballë të kaluarës së dhimbshme të një populli të tërë, mendoj se një kërkimfalje do të ishte më se e mirëpritur përballë këtij rishkrimi të paturpshëm të historisë, i cili nga populli i Kosovës po përjetohet si një shuplakë e re”, ka theksuar eurodeputeti belg.
Në përgjigjen e saj, komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se organizatorët i kishin dhënë udhëzimet grupit muzikor lidhur me atë që dëshironin të interpretohej, por nuk e kishin miratuar secilën këngë veç e veç.
Ajo ka shprehur keqardhje për incidentin, duke theksuar se Kosova meriton mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian.
“E kuptoj që kjo ka ndodhur dhe më vjen thellësisht keq. Kosova meriton të gjithë mbështetjen tonë dhe do ta ketë atë”, ka deklaruar Kos.
Komisionarja ka bërë të ditur gjithashtu se kishte qenë në kontakt me kryeministrin e Kosovës, të cilit i kishte shprehur keqardhjen për atë që ndodhi.
Ajo ka ritheksuar përkushtimin e Komisionit Evropian për ta mbështetur Kosovën në procesin e integrimit evropian.
“ A mund ta imagjinoni që t’i integrojmë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por jo Kosovën? Kjo nuk mund të ndodhë, thjesht nuk mund të ndodhë”, ka përfunduar Marta Kos./Telegrafi.

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë, pasi gjatë inspektimit janë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Lajmin e ka bërë të ditur Inspektorati Qendror i Punës, përmes një njoftimi, ku thuhet se pas konstatimit të shkeljeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve.
Sipas njoftimit, punimet nuk do të lejohen të vazhdojnë deri në eliminimin e mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.
Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve. /Telegrafi/

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, po shtyn përpara rregulla të reja për eksportin dhe përdorimin e çipave të avancuar të kompanisë Nvidia, të cilat mund të sjellin përfitime financiare për një kompani të lidhur me familjen e tij.
Sipas një hulumtimi të gazetës The New York Times, rregullat e propozuara nga Departamenti i Tregtisë do të lehtësonin qasjen në teknologjinë amerikane për disa qendra të të dhënave në Azi, përfshirë një objekt në Malajzi që pritet të pajiset me serverë të avancuar të Nvidia-s për inteligjencën artificiale.
Kjo qendër, e njohur si A201, menaxhohet nga kompania singaporiane Bitdeer dhe planifikon t’ua japë me qira kapacitetet e saj kompjuterike kompanive të mëdha kineze të teknologjisë. Sipas burimeve të cituara nga gazeta, në mesin e klientëve të mundshëm është edhe gjiganti kinez Tencent.
Lidhja me familjen Lutnick qëndron te kompania Cantor Fitzgerald, e cila më parë drejtohej nga Howard Lutnick, ndërsa aktualisht menaxhohet nga djemtë e tij. Kjo kompani ka ofruar shërbime financiare për Bitdeer-in dhe ka marrë pjesë në organizimin e ofertave të saj të aksioneve. Po ashtu, ka një interes të tërthortë financiar në kompani.
Bitdeer pret që qendra A201 të gjenerojë më shumë se 1.7 miliardë dollarë të ardhura gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.
Çështja është veçanërisht e ndjeshme për shkak të kufizimeve amerikane ndaj Kinës. Uashingtoni ka ndaluar eksportin e drejtpërdrejtë të çipave më të avancuar të Nvidia-s drejt këtij vendi, por kompanitë kineze mund të kenë qasje në të njëjtën teknologji duke marrë me qira kapacitete kompjuterike nga qendrat e të dhënave në vende të treta.
Administrata e Donald Trumpit po shqyrton rregulla të reja që do të zbatoheshin në disa shtete, përfshirë Malajzinë, Singaporin, Tajlandën, Indonezinë, Brazilin, Afrikën e Jugut dhe Norvegjinë. Megjithatë, propozimi parashikon që kompanitë vetëm ta njoftojnë qeverinë amerikane nëse klientët kinezë i përdorin serverët e tyre për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale, pa qenë e detyrueshme marrja e një licence në çdo rast.
Kritikët paralajmërojnë se një qasje e tillë mund t’u mundësojë kompanive kineze të vazhdojnë të shfrytëzojnë teknologjinë amerikane përmes qendrave të të dhënave jashtë Kinës.
Ndërkohë, në Uashington ka dallime lidhur me ashpërsinë e kufizimeve. Disa zyrtarë kërkojnë që ato të zbatohen në nivel global, ndërsa propozimi i Departamentit të Tregtisë parashikon një listë më të kufizuar shtetesh dhe përjashtimin e qendrave që tashmë janë pajisur me teknologjinë përkatëse.
Rasti ngre pikëpyetje për konfliktin e mundshëm të interesit, pasi vendimet e një ministrie të drejtuar nga Lutnick mund të ndikojnë në një sektor ku kompania e familjes së tij ka interesa të rëndësishme financiare. /Telegrafi/
The power supply has returned to all infected areas of the capital, following an unexpected defect that left about 2,500 consumers without power for several hours.
According to the official announcement by KEDS, technical teams have been on the ground working with high intensity for the timing of the registered independence at the 110/20 KVPristina 650 substation, which affected some of the key areas, including the University Campus, the Aktas neighbourhood and the Payton district.
After the rapid intervention of teams, the situation on the ground has already normalised fully and the power supply has stabilised at any affected point.
After intensive work by field teams, power supplies have already been restored in all areas infected with disruptions. We thank consumers for understanding!
The signal where the truth speaks before the news!
Source Layer: Signal