Blog

  • Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

    Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

    “Në kuadër të vizitës, Kryetarja Haxhiu do të zhvillojë takim bilateral me Kryetarin Gashi, si dhe takime me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me Kryeministrin Hristijan Mickoski”, thuhet në njoftimin e Kuvendit

    Ajo do të takohet edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, ndërsa programi i vizitës përfshin edhe vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor.

    Burimi: RTKLive

  • Mayor Haxhiu on Official Visit to Northern Macedonia

    KThe Parliament’s office, Albulen Haxhiu, will hold tomorrow, October 27th, an official visit to northern Macedonia, where it will be hosted at state ceremonies by its counterpart, Africa Gashi.

    According to the announcement, under the visit, Haxhiu will hold bilateral meetings with Gashi, as well as meetings with Northern Macedonia President Gordana Silianovska-Davidkova, and Prime Minister Hristija Mickoski.

    She will also meet with mayors of Albanian majority, while the visiting programme includes visiting the Museum of Contemporary Art. /Klankosova. tv

  • Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

    Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

    Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë nesër, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, Afrim Gashi.

    Sipas njoftimit, në kuadër të vizitës, Haxhiu do të zhvillojë takim bilateral me Gashin, si dhe takime me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me kryeministrin Hristijan Mickoski.

    Ajo do të takohet edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, ndërsa programi i vizitës përfshin edhe vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor./Klankosova.tv

  • Momenti kur Brown e 'nokauton' Bardackin pas derbit të Stambollit, dy kartonë të kuq për mbrojtësit

    Momenti kur Brown e ‘nokauton’ Bardackin pas derbit të Stambollit, dy kartonë të kuq për mbrojtësit

    Derbi mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes, i fituar 2-1 nga skuadra vendase, u shoqërua me tensione të mëdha pas përfundimit të ndeshjes.

    Sipas mediave turke, situata u përshkallëzua pas vërshëllimës së fundit, kur futbollistët e të dy skuadrave u përfshinë në përplasje.

    Në qendër të tensioneve ishin edhe Kerem Akturkoğlu dhe Roland Sallai, ndërsa pati përplasje edhe mes Archie Brownit dhe Abdülkerim Bardakcit.

    Pamjet e publikuara nga mediat turke tregojnë se situata doli jashtë kontrollit, duke detyruar policinë të ndërhynte për të ndarë futbollistët. Tensionet raportohet se vazhduan edhe në tunelin që çon drejt dhomave të zhveshjes.

    Sipas raportimit të beIN Sports, gjyqtari Atilla Karaoglan nxori kartonë të kuq pas përleshjes. Abdülkerim Bardakci i Galatasarayt dhe Archie Brown i Fenerbahçes raportohet se u ndëshkuan me të kuq.

    Në disa raportime përmendet edhe një përplasje fizike mes Brownit dhe Bardakcit, por rrethanat e plota të incidentit duhet të konfirmohen nga pamjet dhe raporti zyrtar i ndeshjes. /Telegrafi/


  • Vanessa Trump zbulon simptomën e parë të kancerit të gjirit

    Vanessa Trump zbulon simptomën e parë të kancerit të gjirit

    Vanessa Trump, ish-bashkëshortja e Donald Trump Jr., ka rrëfyer se lodhja ekstreme ishte një nga shenjat e para që i parapriu diagnostikimit me kancer të gjirit.

    Në një intervistë së bashku me vajzën e saj, Kai Trump, dhe doktoreshën Nicole Saphier, Vanessa tregoi se për rreth gjashtë muaj para diagnozës ndihej jashtëzakonisht e rraskapitur, edhe pas aktiviteteve të thjeshta të përditshme, siç ishte dalja për të marrë një kafe në Starbucks.

    Ajo shpjegoi se lodhja është një simptomë që mund të neglizhohet lehtë, veçanërisht nga nënat, të cilat shpesh e konsiderojnë rraskapitjen pjesë të zakonshme të përditshmërisë.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Vanessa iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e tumorit dhe një pjese të vogël të indit përreth, si dhe trajtimit me rrezatim.

    Sipas saj, kanceri nuk lidhej me faktorë gjenetikë, por me faktorë të mjedisit.

    Rezultatet e rezonancës së fundit magnetike kanë qenë të mira dhe aktualisht ajo nuk ka shenja të sëmundjes.

    Megjithatë, në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme do t’i duhet të kryejë disa kontrolle çdo vit për të monitoruar gjendjen shëndetësore.

    – YouTube www.youtube.com

    Vanessa e bëri publike diagnozën në maj, rreth një muaj pasi kishte mësuar se vuante nga kjo sëmundje.

    Në atë kohë, ajo tregoi se po bashkëpunonte ngushtë me ekipin mjekësor dhe se ndihej e mbështetur nga familja dhe njerëzit e afërt.

    Përmes rrëfimit të saj, ajo synon të ndërgjegjësojë gratë për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, duke i nxitur që ta vendosin shëndetin e tyre në plan të parë. /Telegrafi/

  • Andrew Thaci backs protest against women’s murder

    Andrew Thaci, son of former President Hashim Thaci, has voiced support for the protest aimed at killing women treated as national emergency.

    He has done so by distributing on his profile in the Instagram call for protest, which will be held on Wednesday at 4: 00 p.m., at the Square in Pristina.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Endrit Thaçi mbështet protestën kundër vrasjes së grave

    Endrit Thaçi mbështet protestën kundër vrasjes së grave

    Endrit Thaçi mbështet protestën kundër vrasjes së grave

    Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka shprehur mbështetjen për protestën që synon që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.

    Ai e ka bërë këtë duke shpërndarë në profilin e tij në Instagram thirrjen për protestë, e cila do të mbahet të mërkurën, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • US, Canada negotiate deal to cut steel, vehicle tariffs

    The United States and Canada are negotiating an agreement to ease American steel and Canadian vehicle tariffs in an effort to improve trade relations between the two countries, which deteriorated following the failure of talks in August.

    According to American and Canadian sources quoted by Reuters, a possible deal can be reached before the US Muslim elections, scheduled for 3 November, broadcast Telegraphy.

    The negotiations focus on tariffs imposed under Article 232 of the American Trade Law, which allows for restrictions on imports for national security reasons. The measures include tariffs of up to 50% for Canadian steel and 25% for vehicles.

    The parties are discussing the possibility of easing these obligations, although American sources say President Donald Trump’s administration requires further concessions from Otawa.

    According to a Canadian source informed of negotiations, a steel agreement and vehicles can be reached before the elections. However, a source from the Canadian industry warned that if an agreement is reached, it may be limited and not a broad solution to all trade disputes.

    The tariffs have also turned into a political issue for Trump, which is facing low levels of public support, while Republicans risk losing control of Congress in the upcoming elections.

    Republican candidates in border states with Canada have demanded the end of the trade war, arguing that tariffs to Canadian imports are damaging local economies and businesses.

    Negotiations on Article 232 tariffs are being conducted mainly under the direction of US Trade Secretary Howard Lutnick, as this issue is managed by the Department of Commerce and not directly by the Office of the US Trade Representative.

    Lutnick and Canadian Minister responsible for trade with the US, Dominic LeBlanc, have been in regular contact over the past period, according to sources quoted by Reuters.

    A LeBlanc spokesman said Canada continues constructive dialogue with the American side on a range of issues and is willing to work in trust for a more useful trade relationship for both sides, respecting Canadian interests.

    Meanwhile, the US Trade Representative’s Office and Canadian authorities have also discussed the overall structure of a possible deal and other trade issues.

    Canadian Prime Minister Mark Carney confirmed that talks with Washington have intensified somewhat, but stressed that Canada has not changed its stance. If any progress has been achieved, it has been because the United States is getting closer to our stance, he said, without providing further details.

    Trade talks between the two countries failed in August, among other things because of disagreements over lowering tariffs for medium and heavy vehicles, important for Canadian factories.

    American automotive producers had hoped the negotiations would bring relief from the initial 25% tariffs, which have raised the transport costs of vehicles and across the border.

    Trump has warned earlier that on January 1st, 2027 steel tariffs and vehicles imported from Canada will increase to 50%. However, during a political rally Sunday, he predicted that the trade dispute would be resolved soon, without providing concrete details.

    Another signal for easing tensions was the order signed by Trump on Friday, through which tariffs of 50% were removed for some Canadian agricultural and forest products. The move could bring benefits to businesses in the American state of Maine.

    Despite more frequent contacts, there is still no confirmed agreement. According to Canadian sources, any agreement will depend on negotiations between the two governments and on the readiness of Trump and Carney to find a solution to meet the interests of both countries. /Telegraphy/

  • SHBA-ja dhe Kanadaja negociojnë marrëveshje për uljen e tarifave ndaj çelikut dhe automjeteve

    SHBA-ja dhe Kanadaja negociojnë marrëveshje për uljen e tarifave ndaj çelikut dhe automjeteve

    Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja po negociojnë një marrëveshje për të lehtësuar tarifat amerikane ndaj çelikut dhe automjeteve kanadeze, në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, të cilat u përkeqësuan pas dështimit të bisedimeve në gusht.

    Sipas burimeve amerikane dhe kanadeze të cituara nga Reuters, një marrëveshje e mundshme mund të arrihet përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të planifikuara për 3 nëntor, transmeton Telegrafi.

    Negociatat përqendrohen te tarifat e vendosura në bazë të nenit 232 të ligjit amerikan për tregtinë, i cili lejon kufizime të importeve për arsye të sigurisë kombëtare. Masat përfshijnë tarifa deri në 50% për çelikun kanadez dhe 25% për automjetet.

    Palët po diskutojnë mundësinë e lehtësimit të këtyre detyrimeve, megjithëse burimet amerikane thonë se administrata e presidentit Donald Trump kërkon lëshime të mëtejshme nga Otava.

    Sipas një burimi kanadez të informuar për negociatat, një marrëveshje për çelikun dhe automjetet mund të arrihet përpara zgjedhjeve. Megjithatë, një burim nga industria kanadeze paralajmëroi se, nëse arrihet një marrëveshje, ajo mund të jetë e kufizuar dhe jo një zgjidhje e gjerë për të gjitha mosmarrëveshjet tregtare.

    Tarifat janë kthyer gjithashtu në një çështje politike për Trumpin, i cili po përballet me nivele të ulëta të mbështetjes publike, ndërsa republikanët rrezikojnë të humbasin kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e ardhshme.

    Kandidatë republikanë në shtetet kufitare me Kanadanë kanë kërkuar përfundimin e luftës tregtare, duke argumentuar se tarifat ndaj importeve kanadeze po dëmtojnë ekonomitë lokale dhe bizneset.

    Negociatat për tarifat e nenit 232 po zhvillohen kryesisht nën drejtimin e sekretarit amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick, pasi kjo çështje administrohet nga Departamenti i Tregtisë dhe jo drejtpërdrejt nga Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së.

    Lutnick dhe ministri kanadez përgjegjës për tregtinë me SHBA-në, Dominic LeBlanc, kanë qenë në kontakt të rregullt gjatë periudhës së fundit, sipas burimeve të cituara nga Reuters.

    Një zëdhënës i LeBlanc deklaroi se Kanadaja vazhdon dialogun konstruktiv me palën amerikane për një sërë çështjesh dhe është e gatshme të punojë në mirëbesim për një marrëdhënie tregtare më të dobishme për të dyja palët, duke respektuar interesat kanadeze.

    Ndërkohë, Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së dhe autoritetet kanadeze kanë diskutuar edhe strukturën e përgjithshme të një marrëveshjeje të mundshme dhe çështjet e tjera tregtare.

    Kryeministri kanadez, Mark Carney, konfirmoi se bisedimet me Uashingtonin janë intensifikuar disi, por theksoi se Kanadaja nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj. “Nëse është arritur ndonjë përparim, kjo ka ndodhur sepse SHBA-ja po afrohet më shumë me qëndrimin tonë”, tha ai, pa dhënë hollësi të tjera.

    Bisedimet tregtare mes dy vendeve dështuan në gusht, ndër të tjera për shkak të mosmarrëveshjeve mbi uljen e tarifave për automjetet e mesme dhe të rënda, të rëndësishme për fabrikat kanadeze.

    Prodhuesit amerikanë të automjeteve kishin shpresuar se negociatat do të sillnin lehtësim nga tarifat fillestare prej 25%, të cilat kanë rritur kostot e transportit të automjeteve dhe pjesëve përtej kufirit.

    Trump ka paralajmëruar më herët se nga 1 janari 2027 tarifat për çelikun dhe automjetet e importuara nga Kanadaja do të rriten në 50%. Megjithatë, gjatë një tubimi politik të dielën, ai parashikoi se mosmarrëveshja tregtare do të zgjidhet “së shpejti”, pa dhënë detaje konkrete.

    Një tjetër sinjal për zbutjen e tensioneve ishte urdhri i nënshkruar nga Trump të premten, përmes të cilit u hoqën tarifat prej 50% për disa produkte kanadeze bujqësore dhe pyjore. Masa mund të sjellë përfitime për bizneset në shtetin amerikan të Meinit.

    Pavarësisht kontakteve më të shpeshta, ende nuk ka një marrëveshje të konfirmuar. Sipas burimeve kanadeze, çdo marrëveshje do të varet nga negociatat mes dy qeverive dhe nga gatishmëria e Trumpit dhe Carneyt për të gjetur një zgjidhje që të përmbushë interesat e të dyja vendeve. /Telegrafi/

  • Flokë të çrregulluar dhe faqe të skuqura: Gjashtë tendencat e bukurisë që do të dominojnë vjeshtën dhe dimrin

    Flokë të çrregulluar dhe faqe të skuqura: Gjashtë tendencat e bukurisë që do të dominojnë vjeshtën dhe dimrin

    Nga prerjet e shkurtra dhe flokët me pamje natyrale te grimi i theksuar i syve dhe shkëlqimi i fytyrës, moda e këtij sezoni i jep përparësi guximit, individualitetit dhe bukurisë pa rregulla të ngurta

    Nëse sezonet e mëparshme u karakterizuan nga grimi minimalist, flokët e lëmuar dhe përpjekja për një pamje sa më të përsosur, vjeshta dhe dimri 2026/2027 sjellin një ndryshim të dukshëm. Bukuria bëhet më e guximshme, më shprehëse dhe mbi të gjitha më personale.

    Në prapaskenat e sfilatave të Nju-Jorkut, Londrës, Milanos dhe Parisit, specialistët e flokëve dhe grimit i kanë dhënë përparësi pamjes natyrale, lëvizjes së lirshme të flokëve dhe ngjyrave më të theksuara.

    Sipas përzgjedhjes së revistës ELLE, këtë sezon nuk kërkohet më përsosmëri në çdo hollësi. Përkundrazi, një fije floku që del nga modeli ose një grim paksa i shpërndarë mund të bëhet pjesë e qëllimshme e stilit.

    Ja gjashtë tendencat kryesore që pritet të ndikojnë në mënyrën se si do t’i rregullojmë flokët dhe do të grimohemi gjatë muajve të ftohtë.

    FLOKËT

    1. Ndarja e flokëve anash rikthehet në modë

    Pas disa sezonesh kur mbizotëronte ndarja e flokëve në mes, këtë vjeshtë rikthehet ndarja anash.

    Ky stil ndërthur frymëzimin nga fillimi i viteve 2000 me elegancën bashkëkohore. Flokët mund të mbahen me valëzime të buta dhe të lira ose të lëmohen pranë kokës, duke krijuar një pamje më të rregullt.

    Ndarja anash është veçanërisht e përshtatshme për ato që dëshirojnë të ndryshojnë pamjen pa i prerë apo ngjyrosur flokët.

    Foto: launchmetrics.com/spotlight


    Foto: Salvatore Dragone/launchmetrics.com/spotlight

    2. Prerjet e shkurtra me karakter të guximshëm

    Flokët e shkurtër vazhdojnë të fitojnë terren, por këtë herë me prerje më të theksuara dhe më pak tradicionale.

    Në sfilatat e Chanel dhe Max Mara janë vërejtur modele që ndërthurin tiparet femërore dhe mashkullore, duke krijuar një pamje moderne, të guximshme dhe paksa rebele.

    Këto prerje vënë në pah fytyrën dhe nuk kërkojnë domosdoshmërisht rregullim të ndërlikuar.

    Paolo Lanzi/launchmetrics.com/spotligh


    Paolo Lanzi/launchmetrics.com/spotligh

    3. Flokët që duken sikur nuk janë rregulluar fare

    Një nga tendencat më interesante është pamja që krijon përshtypjen sikur flokët janë rregulluar shpejt, pa shumë përpjekje.

    Fijet e lira, valëzimet natyrale dhe një çrregullim i lehtë nuk konsiderohen më mangësi, por pjesë e stilit.

    Frymëzimi vjen nga eleganca franceze, ku pamja e shkujdesur ndërthuret me një ndjenjë natyrale të bukurisë.

    Foto: Alessandro Viero/launchmetrics.com/spotlight


    Foto: launchmetrics.com/spotlight

    GRIMI

    4. Shkëlqim i theksuar për ditët e ftohta

    Lëkura me pamje të ndritshme është një tjetër tendencë e rëndësishme e sezonit.

    Produktet që reflektojnë dritën përdoren më dukshëm në mollëza, në pjesën e sipërme të hundës dhe në zona të tjera të fytyrës.

    Grimcat e imëta vezulluese mund të vendosen edhe në qepalla, buzë apo pjesë të trupit, duke krijuar një efekt shkëlqyes që kujton pluhurin e yjeve.

    Foto: Salvatore Dragone/launchmetrics.com/spotlight

    5. Sytë e theksuar me hije të errëta dhe të shpërndara

    Grimi i njohur si smokey eye, me hije të errëta rreth syve, rikthehet në një variant më të guximshëm.

    Këtë herë nuk kërkohen vija të përsosura apo kalime tepër të sakta ndërmjet ngjyrave.

    Hijet shpërndahen më lirshëm rreth syve, duke krijuar një pamje dramatike, paksa të çrregulluar dhe joshëse.

    Foto: launchmetrics.com/spotlight

    6. Faqe të skuqura, sikur sapo keni hyrë nga i ftohti

    Skuqja e theksuar e faqeve është ndër tendencat më të dallueshme të sezonit.

    Ngjyra rozë vendoset më lart mbi mollëza, kalon lehtë mbi pjesën e sipërme të hundës dhe mund të ndërthuret edhe me zonën pranë syve.

    Qëllimi është të krijohet pamja e fytyrës së freskët, me faqe të skuqura natyrshëm nga ajri i ftohtë i dimrit.

    Në dallim nga grimi i përmbajtur i sezoneve të mëparshme, tani ngjyra përdoret më lirshëm dhe më dukshëm.

    Tendencat e vjeshtës dhe dimrit 2026/2027 tregojnë se bukuria po largohet nga rregullat e ngurta. Flokët nuk kanë pse të jenë gjithmonë të lëmuar dhe grimi nuk duhet domosdoshmërisht të jetë i padukshëm.

    Këtë sezon, individualiteti dhe guximi për të eksperimentuar bëhen pjesë e rëndësishme e stilit.

    Foto: Fortis Fortis/launchmetrics.com/spotlight

    /Telegrafi/