Blog

  • Çitaku për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë

    Çitaku për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë

    “Kërkohen llogaridhënie dhe dorëheqje. Nga ata që kishin detyrë ta mbronin”, ka theksuar Çitaku. 

    Sipas saj, jeta e një gruaje nuk mund të jetë çmimi i indiferencës, neglizhencës apo dështimit institucional. 

    “Tetë gra. Tetë jetë të humbura. Familje të shkatërruara. Dhe pyetja që nuk mund të shmanget: kush mban përgjegjësi? Konferencat, seminaret, ligjet dhe strategjitë mbeten vetëm një copë letër, nëse nuk shoqërohen me veprime konkrete, me mbrojtje reale për gratë në rrezik dhe me përgjegjësi për ata që dështojnë t’i mbrojnë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

    Burimi: RTKLive

  • Nagavci kërkon seancë të jashtëzakonshme pas vrasjes së Arlinda Zekës

    Nagavci kërkon seancë të jashtëzakonshme pas vrasjes së Arlinda Zekës

    Nagavci ka njoftuar se në këtë seancë do të kërkohet themelimi i një komisioni hetimor parlamentar, me qëllim të shqyrtimit të përgjegjësisë institucionale dhe zbardhjes së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse.

    Sipas saj, viktima kishte kërkuar ndihmë nga institucionet tri ditë para se të vritej, duke paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj.

    Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka theksuar se rasti kërkon drejtësi dhe përgjegjësi, duke kërkuar që të hetohet çdo veprim apo mosveprim institucional që mund të ketë ndikuar në këtë tragjedi.

    Ajo ka theksuar se asnjë grua nuk duhet ta humbasë jetën pasi kërkon mbrojtje nga institucionet, ndërsa ka kërkuar që përgjegjësia për rastin të trajtohet përmes një hetimi të plotë dhe pa përjashtime.

    Burimi: RTKLive

  • Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor

    Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor

    Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor

    Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje institucionet, duke kërkuar llogari dhe përgjegjësi, pasi shteti dështoi ta mbronte tashmë viktimën.

    Në kuadër të këtyre reagimeve dhe veprimeve pas vrasjes së saj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

    Sipas shefes së deputetëve të VV-së, Arbërie Nagavci, do të kërkohet krijimi i një komisioni hetimor parlamentar për këtë rast.  

    “Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, e cila tri ditë më parë kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj, është një tragjedi që kërkon drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

    Si Grup Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kemi nisur menjëherë mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, që të mbahet sot. Si hap të parë, do të kërkojmë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë në këtë rast dhe për të zbardhur veprimet dhe mosveprimet e institucioneve.”, ka shkruar Nagavci.

    Nagavci ka thënë se Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë dhe mbrojtje, por përfundoi e vrarë.

    “Asnjë grua nuk duhet ta humbasë jetën pasi u është drejtuar institucioneve për mbrojtje. Përgjegjësia matet me aftësinë për ta parandaluar dhunën dhe për të reaguar me kohë. Çdo veprim dhe mosveprim duhet të hetohet dhe askush nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë.”, ka shkruar ajo. /Klankosova.tv

  • Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt dhe autorizon analizimin e veprimeve institucionale

    Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt dhe autorizon analizimin e veprimeve institucionale

    Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt dhe autorizon analizimin e veprimeve institucionale

    Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete institucionale për të zbardhur dhe analizuar të gjithë historikun e trajtimit të rasteve të raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj, e cila u privua nga jeta më 25 tetor 2026 në Pejë.

    Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se koordinatori nacional për rastet e dhunës në familje tashmë është autorizuar për të analizuar me imtësi çdo veprim të deritanishëm institucional ku viktimë ishte e ndjera, transmeton Klankosova.tv.

    Në kuadër të këtyre masave, nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është kërkuar një raport i detajuar me shkrim mbi kronologjinë e plotë të rasteve.

    Ky raport do të përfshijë Identitetin e personave të denoncuar dhe kualifikimin juridik të veprave, Emrat e prokurorëve kujdestarë dhe atyre që kanë poseduar lëndët, veprimet procedurale dhe afatet kohore kur janë ndërmarrë ato, vendimet e marra dhe arsyetimet përkatëse ligjore, shkallën e vlerësimit të rrezikut dhe masat mbrojtëse të kërkuara për viktimën, bashkërendimin me Policinë e Kosovës dhe institucionet relevante, trajtimin e veçantë të shkresës/ankesës së viktimës të dorëzuar më datë 22.10.2026.

    Paralelisht me këtë, Kryeprokurori i Shtetit i ka kërkuar Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) të nisë veprime hetimore dhe verifikuese ndaj zyrtarëve policorë, për të verifikuar mënyrën se si janë pranuar, evidentuar dhe trajtuar denoncimet e Arlinda Zekajt në stacionet policore, me synim identifikimin e përgjegjësisë individuale apo institucionale.

    Nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit theksojnë se lënda po trajtohet me urgjencë dhe paanshmëri maksimale.

    “Në rast se konstatohen shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprime nga ana e zyrtarëve përgjegjës, do të ndërmerren masat përkatëse ligjore dhe do të kërkohet përgjegjësi për secilën shkelje të evidentuar, pa asnjë tolerim ndaj përgjegjësisë institucionale apo individuale”, thuhet në njoftim.

  • Morris Park, lagjja e shqiptarëve në Bronx, ku emigrantët u kthyen nga punëtorë, në pronarë ndërtesash

    Morris Park, lagjja e shqiptarëve në Bronx, ku emigrantët u kthyen nga punëtorë, në pronarë ndërtesash

    Morris Park në Bronx të Nju-Jorkut është shndërruar ndër vite në një nga qendrat më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, ku emigrantët që mbërritën në kërkim të një jete më të mirë, arritën të krijojnë biznese, të investojnë në pasuri të paluajtshme dhe të ndërtojnë një komunitet të qëndrueshëm.

    Në një reportazh të publikuar nga Tour de Bronx, vëmendja i kushtohet historisë së shqiptarëve në këtë zonë dhe rolit që ata kanë pasur në zhvillimin e saj.

    Historia e tyre përshkruan rrugëtimin nga emigrimi dhe punët e para, deri te krijimi i bizneseve dhe blerja e ndërtesave të banimit.

    Vala e parë e emigrantëve shqiptarë mbërriti në Bronx në fund të viteve ’60 dhe në fillim të viteve ’70.

    Ata u vendosën në zona si Morris Park, Pelham Parkway dhe Belmont, ku gradualisht u krijua ajo që njihet si “Little Albania”, transmeton Telegrafi.

    Nga rreth 200 mijë shqiptarë që kishin emigruar në Amerikë pas viteve ’90, një e katërta ishte vendosur në Nju-Jork, ndërsa dy të tretat e emigrantëve shqiptarë të qytetit ishin përqendruar në Bronx.

    Shqiptarët që mbërrinin në këtë zonë nisnin zakonisht nga punë të ndryshme në ndërtim, restorante, dyqane, pastrim, administrim ndërtesash dhe kujdes ndaj të moshuarve.

    Përmes punës dhe kursimeve, një pjesë e tyre arritën të përmirësonin gjendjen ekonomike dhe të investonin në prona.

    Disa emigrantë shqiptarë blenë ndërtesa banimi gjatë krizës së vitit 1973, kur çmimet e pasurive të paluajtshme në Bronx ranë ndjeshëm, por edhe në vitet që pasuan.

    Në atë kohë rreth një e treta e ndërtesave me apartamente në atë pjesë të Bronx-it ishte në pronësi të shqiptarëve.

    Ky zhvillim ekonomik ndikoi edhe në transformimin e lagjeve ku ata jetonin, transmeton Telegrafi.

    Me kalimin e viteve, zonat u zhvilluan dhe u bënë më të përshtatshme për jetën familjare, ndërsa Morris Park u kthye në një pikë të rëndësishme për komunitetin shqiptar, ku lidhjet familjare dhe shoqërore luanin rol në gjetjen e punës, banimit dhe shkëmbimin e informacionit.

    Për shumë emigrantë, Bronx-i shërbeu si pikënisje për ndërtimin e një jete të re në Amerikë.

    Mbështetja mes bashkëkombësve ishte veçanërisht e rëndësishme në vitet e para, kur të sapoardhurit përballeshin me vështirësitë e integrimit dhe nevojën për të siguruar punë e strehim.

    Pasi siguronin punën dhe banimin, familjet shqiptare i kushtonin rëndësi të veçantë arsimimit të fëmijëve dhe integrimit në shoqërinë amerikane.

    Ndërkohë, bizneset dhe investimet në prona u mundësuan disa familjeve të krijonin mirëqenie dhe të kontribuonin në zhvillimin ekonomik të zonës.

    Historia e Morris Parkut dëshmon se emigracioni shqiptar në Bronx nuk u kufizua vetëm te vendosja në një vend të ri, por u shoqërua edhe me krijimin e bizneseve, investimet dhe formimin e një komuniteti që ruajti lidhjet me prejardhjen e tij, duke u bërë pjesë e jetës ekonomike dhe shoqërore të Nju-Jorkut./Telegrafi/

  • Kryeprokurori kërkon raport për rastet e Arlinda Zekajt, paralajmëron masa nëse konstatohen shkelje

    Kryeprokurori kërkon raport për rastet e Arlinda Zekajt, paralajmëron masa nëse konstatohen shkelje

    Kryeprokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime për të shqyrtuar trajtimin institucional të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor në Pejë.

    Përmes një njoftimi, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se është autorizuar koordinatori nacional për rastet e dhunës në familje që të analizojë të gjitha veprimet e ndërmarra në trajtimin e rasteve ku viktimë ishte Zekaj.

    Po ashtu, kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, i është kërkuar raport i detajuar me shkrim për mënyrën se si janë trajtuar rastet e të ndjerës.

    Raporti duhet të përfshijë kronologjinë e rasteve, personat e raportuar, prokurorët përgjegjës, veprimet procedurale, vendimet e marra dhe arsyetimet përkatëse.

    Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe vlerësimit të rrezikut dhe masave të ndërmarra për mbrojtjen e viktimës, komunikimit me Policinë e Kosovës dhe institucioneve të tjera, si dhe trajtimit të shkresës së Zekajt të datës 22 tetor 2026.

    Në kuadër të këtyre veprimeve, Inspektoratit Policor të Kosovës i është kërkuar që të ndërmarrë veprimet përkatëse hetimore dhe verifikuese lidhur me të gjitha rastet e raportuara nga Zekaj në polici.

    Sipas njoftimit, shqyrtimi do të përfshijë mënyrën e pranimit, evidentimit, vlerësimit dhe trajtimit të raportimeve të saj, si dhe veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë.

    Këto veprime synojnë të vlerësojnë ligjshmërinë e trajtimit të rasteve dhe të identifikojnë përgjegjësinë e mundshme individuale dhe institucionale.

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se çështja do të trajtohet me seriozitetin dhe urgjencën e nevojshme, ndërsa pas analizimit të dokumentacionit dhe raporteve do të ndërmerren veprimet përkatëse.

    “Në rast se konstatohen shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprime nga ana e zyrtarëve përgjegjës, do të ndërmerren masat përkatëse ligjore dhe do të kërkohet përgjegjësi për secilën shkelje të evidentuar, pa asnjë tolerim ndaj përgjegjësisë institucionale apo individuale”, thuhet në njoftim.

    Kryeprokurori ka ritheksuar se çdo pretendim për mosveprim ose trajtim të papërshtatshëm institucional duhet të shqyrtohet në mënyrë të plotë dhe objektive.

    “Çdo pretendim për mosveprim apo trajtim të papërshtatshëm institucional duhet të shqyrtohet në mënyrë të plotë, objektive dhe profesionale, me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave dhe përcaktimit të përgjegjësive eventuale”, thuhet më tej në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. /Telegrafi/

  • Porsche ndryshon strategji: Më pak vetura, më shumë fitim

    Porsche ndryshon strategji: Më pak vetura, më shumë fitim

    Porsche po synon ta ulë pikën e barazimit financiar në më pak se 200 mijë automjete në vit, duke u fokusuar te modelet ekskluzive, makinat unike dhe restaurimet me vlerë të lartë, në vend që të rrisë volumin e shitjeve.

    Programi Sonderwunsch po punon aktualisht në 15 projekte unike, me çmime që variojnë nga afro 2 milionë deri në 15 milionë dollarë.

    Fitime të mëdha po sjellin edhe restaurimet e Porsche Carrera GT.

    Rikthimi i këtyre supermakinave në gjendje fabrike kushton nga 500 mijë deri në 800 mijë dollarë, pa përfshirë çmimin e veturës.

    Deri tani, 11 makina janë restauruar, 16 janë në proces dhe 21 presin radhën.

    Porsche po shqyrton gjithashtu modele të prodhuara në seri shumë të kufizuara, si dhe versione sportive që mund të kushtojnë mbi tri herë më shumë se 911 bazë.

    Strategjia është e qartë: më pak makina, më shumë personalizim dhe fitim më i madh për çdo automjet. /Telegrafi/

  • Penthouse me qira në Dragodan - hapësirë dhe pamje në Capitol Residence #16835

    Penthouse me qira në Dragodan – hapësirë dhe pamje në Capitol Residence #16835

    Për ata që kërkojnë një penthouse me qira në Dragodan, kjo pronë në Capitol Residence ofron 140m² hapësirë banimi dhe një tarracë prej 80m².

    Banesa ndodhet në rrugën “Luan Qerimaj”, në kompleksin e ndërtuar nga Krapi, dhe përfshin qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, një tualet dhe tarracë.

    Orientimi nga lindja, perëndimi dhe jugu mundëson ndriçim të mirë natyral, ndërsa ngrohja realizohet me pompë termike dhe klimatizimi kontrollohet përmes sistemit Smart.

    Kompleksi është i pajisur me ashensor, ndërsa prona përfshin edhe dy garazha.

    Pozita në Dragodan ofron afërsi me qendrën e Prishtinës dhe qasje të mirë në shërbimet kryesore.

    Penthouse ofrohet me qira për 1,800 euro në muaj.

    Karakteristika dhe informata të pronës

    • Sipërfaqe banimi: 140m²
    • Tarracë: 80m²
    • 3 dhoma gjumi
    • 2 banjo
    • 1 tualet
    • Orientimi: Lindje, Perëndim, Jug
    • Mobilimi: Pa mobilim
    • Sistemi i ngrohjes: Pompë termike
    • Klimatizim me sistem Smart
    • Ashensor
    • 2 garazha

    Kontakti

    Arben Haliti
    Email: arben.haliti@pro-rks.com
    Tel: +383 44 888 444

  • Georgina Rodriguez prezanton fustanet mini dhe dantellën në fushatën e re të Calzedonia

    Georgina Rodriguez prezanton fustanet mini dhe dantellën në fushatën e re të Calzedonia

    Georgina Rodriguez është imazhi i fushatës së re të markës italiane Calzedonia, ku kombinon fustanet mini, dantellën dhe getat transparente në veshje të frymëzuara nga moda e vjeshtës.

    Në fotografitë e publikuara në Instagram, ajo shfaqet me disa kombinime të ndryshme, të realizuara përpara një ndërtese monumentale prej guri me kolona.

    Në njërin prej tyre, Georgina mban një fustan të shkurtër gri, të kombinuar me një xhaketë të gjerë gri, geta të errëta transparente dhe taka.

    Georgina Rodriguez

    Në një tjetër paraqitje, ajo zgjedh një fustan të zi mini me mëngë të gjata dhe detaje dantelle, të shoqëruar me geta të zeza me motive dantelle.

    Një tjetër kombinim përfshin fustan të zi me lidhëse pas trupit dhe geta transparente.

    Ky është bashkëpunimi i dytë i saj me Calzedonia gjatë këtij viti. Në maj, Rodriguez u bë imazhi i koleksionit të rrobave të banjës për pranverë-verë 2026. /Telegrafi/


  • A stranger convinced her to play, wife wins the lottery

    A Texas woman who was visiting Maryland in the United States won $337,951 in the lottery after a stranger convinced her to try the Racetrax game for the first time.

    The woman who works as a nurse had traveled to Baltimore in September to visit family members and friends.

    While there, a stranger urged him to experience the virtual game of horse racing.

    He told me he had a good feeling and that I should play, the winner told me.

    He gave me the numbers I had to play and helped me fill out my form. )

    The woman placed a 50-center bet.

    Fate smiled on them in the sixth race, when the horses ended up in the exact order she had predicted.

    The winner, however, did not realize that she had won before returning to her home in Texas.

    One family member helped him realize that he had won a total of $337,951.

    The winner suggested that the money would be used to start a auto transport business.