Blog

  • Partia e Ivica Daçiqit nuk e kalon pragun zgjedhor në Serbi, merr vetëm 2,3%

    Partia e Ivica Daçiqit nuk e kalon pragun zgjedhor në Serbi, merr vetëm 2,3%

    Partia Socialiste e Serbisë (SPS), e udhëhequr nga Ivica Daçiq, sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, ka marrë vetëm 2,3 për qind të votave, duke mbetur nën pragun zgjedhor prej 3 për qind.

    Mediat në Serbi raportojnë se, nëse ky rezultat konfirmohet, socialistët për herë të parë që nga viti 1990, kur u vendos sistemi shumëpartiak, nuk do të kenë deputetë në Kuvendin e Serbisë.

    Sipas raportimeve, mbështetja për partinë e Daçiqit ka rënë me 4,25 pikë përqindjeje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023 dhe me 9,14 pikë përqindjeje krahasuar me ato të vitit 2022.

    Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023, SPS-ja kishte marrë 6,55 për qind të votave dhe 18 mandate, ndërsa në vitin 2022 kishte fituar 11,44 për qind të votave dhe 31 mandate.

    Rezultati prej 2,3 për qind, nëse konfirmohet, do të ishte rezultati më i dobët i kësaj partie në zgjedhjet parlamentare.

    Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 25 tetor në Serbi, sipas projeksioneve të para, Lista Studentore ka marrë 52 për qind të votave dhe 138 mandate, ndërsa lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” ka marrë 39,3 për qind të votave, përkatësisht 104 mandate.

    Burimi: RTKLive

  • Murder in Vitomerica Peja, police and Prosecution come to the scene

    A murder case was reported in Vitomerica in Pec.

    Kosovo Police officials have emerged at the scene, including all relevant entities, as well as the chief prosecutor and prosecutor of the Randa Crime.

    The case for Dukagjini has confirmed the Constitutional Prosecutor’s spokesperson in Pec, Shkodran Nikci.

    Source Layer: Dukeagini

  • Vrasje në Vitomericë të Pejës, në vendin e ngjarjes dalin Policia dhe Prokuroria

    Vrasje në Vitomericë të Pejës, në vendin e ngjarjes dalin Policia dhe Prokuroria

    Një rast i vrasjes është raportuar në Vitomericë të Pejës.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë të Policisë së Kosovës, përfshirë të gjitha njësitë relevante, si dhe kryeprokurorja dhe prokurorja e Krimeve të Rënda.

    Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

    Burimi: Dukagjini

  • Mbappe udhëheq Real Madridin për fitoren ndaj Barcelonës në 'Camp Nou'

    Mbappe udhëheq Real Madridin për fitoren ndaj Barcelonës në ‘Camp Nou’

    Real Madridi ka triumfuar në El Clásicon ndaj Barcelonës, duke e mposhtur rivalin e përbetuar dhe duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën për titullin e kampionit.

    Përballja e zhvilluar në kuadër të javës së dhjetë të La Ligës dhuroi emocione, raste të shumta dhe një duel të fortë, ndërsa humbja shënon disfatën e parë të Barcelonës në kampionat këtë sezon.

    Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që kërkuan të merrnin iniciativën dhe të krijonin raste para portave kundërshtare.

    El Clasico, Barcelona 1-2 Real Madrid: Mbappe sërish hesht ‘Camp Noun’, mbretërit drejt fitores telegrafi.com

    Barcelona tentoi të rrezikonte përmes Anthony Gordonit, Raphinhas dhe Lamine Yamalit, ndërsa Real Madridi u përgjigj me aksione të shpejta dhe goditje nga distanca.

    Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 41-të. Kylian Mbappe përfitoi nga një top i mbetur brenda zonës së rreptësisë dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Real Madridit.

    Madrilenët shkuan në pushim me avantazhin minimal, ndërsa Barcelona pati një mundësi të artë për të barazuar në minutën e 44-t, por Lamine Yamal nuk arriti ta shfrytëzonte rastin nga afërsia.

    Në pjesën e dytë, Barcelona u rikthye në lojë dhe arriti të barazonte në minutën e 61-të. Pedri dhuroi një pasim të shkurtër për Raphinhan brenda zonës, braziliani shmangu kundërshtarin dhe me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në këndin e majtë të portës për rezultatin 1-1. Ky gol riktheu emocionet në El Clásico dhe i dha Barcelonës shpresë për të marrë rezultat pozitiv.

    Pas barazimit, të dyja skuadrat patën mundësi për të kaluar sërish në epërsi. Arda Güler rrezikoi për Real Madridin me një goditje nga distanca, por portieri i Barcelonës reagoi mirë.

    Në anën tjetër, Gerard Martin ishte pranë golit me një goditje me kokë pas një goditjeje nga këndi, por portieri madrilen bëri një pritje të shkëlqyer për ta mbajtur rezultatin të barabartë.

    Në minutat e fundit, trajnerët tentuan të freskonin skuadrat me zëvendësime, ndërsa loja u bë edhe më e luftuar.

    Real Madridi kaloi sërish në epërsi për 2-1 në minutën e 87-të, kur Eduardo Camavinga asistoi për Kylian Mbappen, i cili realizoi golin e dytë për madrilenët, duke i afruar drejt fitores në El Clásico.

    Real Madridi arriti ta ruante avantazhin e vet dhe të siguronte një fitore me peshë të madhe në garën për titullin. Për Barcelonën, kjo disfatë shënon fundin e serisë pa humbje në kampionat, por jo edhe humbjen e pozitës së parë.

    Pas dhjetë xhirove, Barcelona kryeson me 27 pikë, Atletico Madridi është i dyti me 25 pikë, ndërsa Real Madridi renditet i treti me 24 pikë. Tri skuadrat vazhdojnë të jenë në garë të ngushtë për kreun, ndërsa fitorja në El Clásico i jep Real Madridit një shtysë të rëndësishme për vazhdimin e sezonit. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Letra që trondit marrëdhënien familjare të Meghan Markle, vendimi i prerë për të atin dhe fëmijët e saj

    Letra që trondit marrëdhënien familjare të Meghan Markle, vendimi i prerë për të atin dhe fëmijët e saj

    Meghan Markle thuhet se i dërgoi të atit, Thomas Markle, një letër në dhjetor të vitit 2025, përmes së cilës i bëri të ditur se kishte dijeni për akuzat për abuzim seksual ndaj fëmijëve që kishin dalë në lidhje me të.

    Sipas gazetës britanike The Sun, në këtë letër ajo i kishte komunikuar gjithashtu se kjo do të ishte hera e fundit që do t’i drejtohej dhe se ai nuk do të kishte mundësi t’i takonte fëmijët e saj, Archie dhe Lilibet.

    Në atë kohë, Thomas ndodhej i shtruar në një spital në Filipine, ku më 3 dhjetor iu amputua këmba e majtë poshtë gjurit për shkak të një mpiksjeje gjaku.

    Meghan

    Sipas raportimit të The Sun, Meghan kishte dashur të sigurohej që letra të mbërrinte në duart e të atit dhe që ai ta lexonte atë.

    Për këtë arsye, ajo kishte organizuar që administrata e spitalit t’ia dorëzonte personalisht pranë shtratit.

    Sipas të njëjtit burim, Thomas Markle kishte nënshkruar konfirmimin për pranimin e letrës dhe ishte fotografuar në momentin kur e mori atë.

    Raportohet gjithashtu se e kishte lexuar disa herë.

    Përfaqësuesi i Meghanit kishte konfirmuar në atë kohë se letra kishte mbërritur në mënyrë të sigurt te marrësi, ndërsa përmbajtja e saj nuk ishte bërë publike deri në fundjavën e raportimit.

    Meghan dhe babai i saj

    Çështja lidhet me akuza të rënda të ngritura nga Thomas Markle Jr., vëllai i Meghanit.

    Ai pretendoi se kishte gjetur qindra fotografi që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve në ish-shtëpinë e të atit në Filipine.

    Ministria e Drejtësisë në Filipine ka konfirmuar se rasti është nën hetim.

    Ndërkohë, Thomas Markle, i cili sipas raportimeve tashmë jeton në Florida, i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar në një deklaratë për Daily Mail si gënjeshtra të rënda dhe të neveritshme.

    Më 23 tetor, Meghan deklaroi se ishte thellësisht e tronditur nga zhvillimet.

    Meghan dhe babai i saj

    Ajo bëri të ditur se policia britanike i kishte përcjellë më herët një letër që përmbante akuza ndaj të atit.

    Policia Metropolitane e Londrës konfirmoi se e kishte pranuar këtë letër në janar të vitit 2019, por nuk ua kishte përcjellë atë institucioneve të tjera përkatëse.

    Tashmë, policia britanike po rishqyrton mënyrën se si e ka trajtuar çështjen në atë kohë dhe po vlerëson nëse rasti duhet t’i referohet një organi të pavarur për mbikëqyrjen e policisë, IOPC.

    Zhvillimet e fundit kanë rikthyer vëmendjen te marrëdhënia e tensionuar mes Meghanit dhe të atit, me të cilin ajo prej vitesh ka pasur kontakte të kufizuara. /Telegrafi/

  • Heavy homicide in Pec: A woman was allegedly killed with an axe from her brother – in – law

    A woman was killed tonight in Vitomirica Peja and suspected of killing is her brother-in-law.

    After the incident, the victim’s lawyer, who has indicated that she had represented the victim in cases of domestic violence.

    Through a post, Hoxha claimed that the victim, referred to as Arlinda, was killed by brother – in – law.

    The lawyer wrote that his wife had begged him to do anything for his son, saying that she did not need life without him.

    But no, Arlinda was murdered by the state, wrote the lawyer, warning that tomorrow she will publish all the evidence.

    Claims of responsibility for institutions have been filed by the lawyer in her response.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vrasje e rëndë në Pejë: Një grua dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati

    Vrasje e rëndë në Pejë: Një grua dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati

    Vrasje e rëndë në Pejë: Një grua dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati

    Një grua është vrarë sonte në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj.

    Pas rastit ka reaguar avokatja e viktimës, e cila ka bërë të ditur se e kishte përfaqësuar viktimën në raste të dhunës në familje.

    Përmes një postimi, Hoxha ka pretenduar se viktima, të cilës i është referuar me emrin Arlinda, është vrarë me sëpatë nga kunati.

    Avokatja ka shkruar se gruaja i ishte përgjëruar të bënte gjithçka për të birin, duke i thënë se nuk i duhej jeta pa të.

    “Por jo, Arlindën e vrau shteti”, ka shkruar avokatja, duke paralajmëruar se nesër do t’i publikojë të gjitha dëshmitë.

    Pretendimet për përgjegjësinë e institucioneve janë ngritur nga avokatja në reagimin e saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • School in Kolic remains without students, teachers seek solutions from municipality

    Everything is new inside and outside this school.

    It was renovated in recent years to serve the small people of the Podaj neighbourhood in Koliq, but on this September there was not enough students to start the school year.

    11 of her students were held in the mother school, Tefik Qangaı, within the same village.

    Now there are about 30 students. It’s a good thing that now there’s no combination classes here, they’re divided, and learning is going on a little better, declared Naim Sheqiri an educator.

    Even with this move, no school class manages to have ten students.

    Teachers ask the Pristina Community to find special forms to keep the school open.

    This school is the hope of the village of Kolic, because here we have the ambulance and the civil office, and I’m hoping this school won’t close for a few years, educator Naim Sheqiri stressed.

    Meanwhile, the Directorate for Education of the Pristina municipality says empty objects will be exploited for other community needs.

    It’s basically about three objects that won’t serve as schools, but we’ll remodify something else, for what the village needs, Arian Elshani ʹ director for Education stated in Pristina’s municipality.

    The village of Kolic is only 25km from Pristina. Road infrastructure is regulated and has public transportation, but currently some 250 residents live here. 

    Source Layer: RTKLive

  • Shkolla në Koliq mbetet pa nxënës, mësimdhënësit kërkojnë zgjidhje nga komuna

    Shkolla në Koliq mbetet pa nxënës, mësimdhënësit kërkojnë zgjidhje nga komuna

    Çdo gjë është e re brenda dhe jashtë kësaj shkolle.

    U rinovua vitet e fundit që t’u shërbejë të vegjëlve të lagjes Podaj në Koliq, por në këtë shtator nuk pati mjaftueshëm nxënës që të fillonte viti shkollor.

    11 nxënësit e saj u bartën në shkollën amë “Tefik Qanga”, brenda të njëjtit fshat.

    “E kanë rrit numrin e nxënësve këtu, tash janë diku rreth 30 nxënës. Është një e mirë që tash këtu klasat nuk janë të kombinume, janë të ndara dhe mësimi zhvillohet pak më mirë”, deklaroi Naim Sheqiri – arsimtar.

    Edhe me këtë transferim, asnjë klasë e shkollës nuk arrin t’i ketë dhjetë nxënës.

    Mësimdhënësit kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që të gjejë forma të veçanta për ta mbajtur shkollën hapur.

    “Kjo shkollë është shpresa e fshatit Koliq, sepse këtu e kemi edhe ambulancën dhe zyrën e gjendjes civile, e po shpresoj që kjo shkollë edhe disa vite nuk mbyllet”, theksoi tutje arsimtari Naim Sheqiri.

    Ndërkohë, nga Drejtoria për Arsim e Komunës së Prishtinës thonë se objektet e boshatisura do të shfrytëzohen për nevoja të tjera të komunitetit.

    “Konkretisht bëhet fjalë për tri objekte, të cilat nuk do të shërbejnë si shkolla, por do t’i rimodifikojmë për diçka tjetër, për atë se çka ka nevojë fshati”, deklaroi Arianit Elshani – drejtor për Arsim në Komunën e Prishtinës.

    Fshati Koliq është vetëm 25 km larg Prishtinës. Infrastruktura rrugore është e rregulluar dhe ka edhe transport publik, por aktualisht këtu jetojnë rreth 250 banorë. 

    Burimi: RTKLive

  • Kamberi: Kemi siguruar dy mandate, jemi në garë për të tretin

    Kamberi: Kemi siguruar dy mandate, jemi në garë për të tretin

    Kamberi: Kemi siguruar dy mandate, jemi në garë për të tretin

    Shaip Kamberi, bartësi i listës së “Koalicionit Shqiptar” në Luginën e Preshevës ka bërë të ditur se, sipas rezultateve preliminare, ky koalicion ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë dhe është në garë për një mandat të tretë.

    Përmes një reagimi, ai ka njoftuar se koalicioni ka marrë 27.230 vota, të cilat, pas aplikimit të koeficientit prej 35 për qind për pakicat kombëtare, japin një vlerë llogaritëse prej 36.761 votash.

    Bartësi i listës e ka cilësuar këtë rezultat si një arritje historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

    “Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz”, ka shkruar ai transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka falënderuar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, subjektet politike për bashkimin, si dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për angazhimin e tij.

    “Bashkë në zgjedhje, bashkë në përfaqësim, bashkë për të drejtat tona!”, përfundon reagimi i tij.