Blog

  • Georgina Rodriguez në qendër të vëmendjes me stilin elegant dhe sensual të vjeshtës

    Georgina Rodriguez në qendër të vëmendjes me stilin elegant dhe sensual të vjeshtës

    Georgina Rodriguez prezantoi fushatën e re të markës italiane të modës ‘Calzedonia’, dhe për këtë rast zgjodhi kombinime elegante dhe të guximshme që kombinojnë fustane mini, dantellë dhe geta transparente.

    Konkretisht, ajo publikoi një seri fotosh në Instagram me një mesazh të shkurtër: “Fushata ime e re me Calzedonia”.

    Fushata u xhirua përpara një ndërtese monumentale prej guri dhe përqendrohet në kombinimet e vjeshtës në të cilat getat luajnë rolin kryesor.

    Foto: Instagram

    Në foton e parë, Georgina pozon mbështetur në një mur guri, e veshur me një fustan të shkurtër gri të ngushtë dhe një xhaketë gri të gjerë të varur mbi supe.

    Ajo e kompletoi kombinimin me geta të errëta transparente dhe taka.

    Në një foto tjetër, ajo ecën e veshur me një fustan të shkurtër të zi me mëngë të gjata me dantella dhe detaje transparente me dantellë, të kombinuar me geta të zeza dhe taka klasike të zeza.

    Foto: Instagram

    Në foton e tretë, pozon në shkallët prej guri, e veshur me një fustan të zi me mëngë të gjata dhe lidhëse pas trupit, me geta të zeza transparente dhe taka të zeza.

    Ky nuk është bashkëpunimi i saj i parë me këtë markë.

    Në maj, ‘Calzedonia’ e zgjodhi atë si fytyrën e koleksionit të rrobave të banjës për pranverën dhe verën e vitit 2026, dhe fotot nga ajo fushatë tërhoqën shumë vëmendje në rrjetet sociale. /Telegrafi/

  • Vuciq loses the election, but is Serbia giving up on the policy of destabilisation?

    Foreign researcher at the Octopus Institute, Gurakuc Kuci, estimates that the loss of Aleksandar Vuciqi could pave the way for political change in Serbia, but stresses that Belgrade’s attitude towards Kosovo and neighbouring countries should be assessed through concrete actions.

    Kuci has analysed political developments in Serbia and their potential impact on the security of the Western Balkans, questioning whether political change in Belgrade could mark the end of the policy of destabilisation.

    Touch in published analysis on X coordinate, stresses that a change after more than a decade of Alexander Vuciqi’s political domination would matter not only to Serbia, but also to the region.

    According to him, the student movement’s attitude towards Kosovo, although it does not fundamentally distinguish from Serbia’s traditional position for its independence.

    Kuci estimates that avoiding sensitive foreign policy issues may have been a strategy to unite citizens about the fight against corruption, authoritarianism and the capture of the state.

    For this reason, he emphasises that the student movement should not automatically match the Vuciqi regime, but should not be supposed to automatically bring change of Serbian policy towards Kosovo.

    Vuciqi’s regime has used nationalism, tensions with Kosovo and threatening rhetoric as instruments of political power, Kuci says.

    He also estimates that the weakening or removal of Vuciqi from power could create opportunities for a less confrontational approach of Serbia to neighbouring countries.

    However, he underlines that the real evidence of change lies not only with Serbia’s internal democratisation, but also in the way Belgrade behaves towards other states of the region.

    For Kosovo, according to Kuci, political changes in Belgrade should be measured through concrete actions and not just electoral statements.

    Kuci estimates that Vuciqi’s fall could mark the beginning of the end of a political model linked to destabilisation, but only the policies that will follow will show whether this model is really over.

    Source Layer: Dukeagini

  • Vuçiq humb zgjedhjet, por a po heq dorë Serbia nga politika e destabilizimit?

    Vuçiq humb zgjedhjet, por a po heq dorë Serbia nga politika e destabilizimit?

    Hulumtuesi i jashtëm në Institutin Octopus, Gurakuç Kuçi, vlerëson se humbja e Aleksandër Vuçiqit mund të hapë rrugën për ndryshime politike në Serbi, por thekson se qëndrimi i Beogradit ndaj Kosovës dhe vendeve fqinje duhet të vlerësohet përmes veprimeve konkrete.

    Kuçi ka analizuar zhvillimet politike në Serbi dhe ndikimin e tyre të mundshëm në sigurinë e Ballkanit Perëndimor, duke vënë në pikëpyetje nëse ndryshimi politik në Beograd mund të shënojë fundin e politikës së destabilizimit.

    Kuçi në analizën e publikuar në X, thekson se një ndryshim pas më shumë se një dekade të dominimit politik të Aleksandër Vuçiqit do të kishte rëndësi jo vetëm për Serbinë, por edhe për rajonin.

    Sipas tij, qëndrimi i lëvizjes studentore ndaj Kosovës, megjithëse nuk dallon thelbësisht nga pozicioni tradicional i Serbisë për pavarësinë e saj.

    Kuçi vlerëson se shmangia e çështjeve të ndjeshme të politikës së jashtme mund të ketë qenë një strategji për të bashkuar qytetarët rreth luftës kundër korrupsionit, autoritarizmit dhe kapjes së shtetit.

    Për këtë arsye, ai thekson se lëvizja studentore nuk duhet të barazohet automatikisht me regjimin e Vuçiqit, por as nuk duhet të supozohet se ndryshimi i pushtetit do të sjellë vetvetiu ndryshim të politikës serbe ndaj Kosovës.

    Regjimi i Vuçiqit ka përdorur nacionalizmin, tensionet me Kosovën dhe retorikën kërcënuese si instrumente të pushtetit politik, thotë Kuçi.

    Ai po ashtu vlerëson se dobësimi ose largimi i Vuçiqit nga pushteti mund të krijojë mundësi për një qasje më pak konfrontuese të Serbisë ndaj vendeve fqinje.

    Megjithatë, ai nënvizon se prova e vërtetë e ndryshimit nuk qëndron vetëm te demokratizimi i brendshëm i Serbisë, por edhe te mënyra se si Beogradi sillet ndaj shteteve të tjera të rajonit.

    Për Kosovën, sipas Kuçit, ndryshimet politike në Beograd duhet të maten përmes veprimeve konkrete dhe jo vetëm deklaratave elektorale.

    Kuçi vlerëson se rënia e Vuçiqit mund të shënojë fillimin e fundit të një modeli politik të lidhur me destabilizimin, por vetëm politikat që do të pasojnë do të tregojnë nëse ky model ka marrë vërtet fund.

    Burimi: Dukagjini

  • From Milosevic’s propaganda to authoritarian power: Who is Aleksandar Vuciq, the man who dominated Serbia for 14 years?

    After 14 years of dominance in Serbian politics, Aleksandar Vuciq has conceded defeat in the October 25th extraordinary parliamentary elections, warning the end of a political era that was characterised by the concentration of power, accusations of weakening democracy, media control and close relations with Russia.

    based on the sample, it is clear that we lost these elections, Vuciq has declared from the Serbian Progressive Party’s election headquarters ( The SNS, according to reports forwarded by Serbian media.

    According to preliminary figures presented by him, the student list has secured about 130 parliamentary mandates, while the SNS and its allies around 105 mandates. If these results are confirmed, the student movement will have a majority in the 250-seat parliament.

    But who is Aleksandar Vuciq, the politician who for more than a decade dominated Serbia’s institutions and who became one of the most controversial political figures in the Balkans?

    His political career began in the years of dealt with Vojislav Sheshel’s Serbian Radical Party, a political force known for its harsh nationalism and anti-Western rhetoric.

    In 1998, during Slobodan Milosevic’s regime, Vuciq was appointed minister of information in Serbia. During his mandate, restrictive measures were adopted against independent media, which faced heavy fines and state pressure.

    This period coincided with the escalation of the conflict in Kosovo and the crackdown on media critical of the Milosevic regime.

    Following Milosevic’s ouster in 2000, Vuciq continued political activity among Serb radicals until 2008, when he joined Tomislav Nikolic at the founding of the Serbian Progressive Party.

    The SNS was presented as a more pragmatic and oriented force towards European integration, though Vuciq maintained a nationalist approach towards Kosovo and close political ties with Moscow.

    His return to power took place in 2012, initially as deputy prime minister and defence minister. In 2014 he became prime minister, and in 2017 he took up the post of president of Serbia.

    During this period, Vuciq built a political system in which power focused increasingly on him and the Serbian Progressive Party.

    International organisations for the protection of democracy and media freedom have constantly raised concerns about weakening independent institutions, pressure on journalists and the uneven conditions of political competition.

    Kosovo remained one of the central issues of its policy.

    During Vuciqi’s rule, relations between Kosovo and Serbia were marked by continuing crisis, tensions in the north and diplomatic clashes.

    One of the worst episodes occurred on September 24th 2023 in Zvecan Banjska, when an armed Serb group attacked the Kosovo Police, killing Sergeant Africa Bulnjak.

    The responsibility for organising the attack was taken by Milan Radoic, former deputy chairman of the Serbian List, who had political ties to power structures in Belgrade.

    Kosovo authorities have repeatedly accused Serbia of supporting illegal and criminal structures in the north, while Belgrade has denied state involvement in Banjska’s attack.

    In foreign policy, Vuciq tried to maintain a balance between the European Union, Russia and China.

    Although Serbia remained formally a candidate country for EU membership, its government maintained close relations with Russian President Vladimir Putin and did not join European sanctions against Russia following the invasion of Ukraine in 2022.

    At the same time, Belgrade deepened economic and technological co-operation with China, turning this relationship into an important pillar of Serbian foreign policy.

    For his political opponents, Vuciq became a symbol of an authoritarian system based on institutional control, media dominance and nationalist rhetoric. His supporters, meanwhile, have presented him as guarantor of Serbia’s stability and economic development.

    However, student protests and civic mobilization exposed a significant political challenge, creating an alternative to SNS’s multi-year domination.

    Accepting the election defeat by Vuciqi marks a historic twist for Serbia and would open a new political period, with possible implications for Belgrade’s relations with Kosovo, the European Union and Russia as well. /Telegraphy.

  • Nga propaganda e Millosheviqit te pushteti autoritar: Kush është Aleksandar Vuçiq, njeriu që dominoi Serbinë për 14 vjet?

    Nga propaganda e Millosheviqit te pushteti autoritar: Kush është Aleksandar Vuçiq, njeriu që dominoi Serbinë për 14 vjet?

    Pas 14 vjetësh dominimi në politikën serbe, Aleksandar Vuçiq ka pranuar humbjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit, duke paralajmëruar fundin e një epoke politike që u karakterizua nga përqendrimi i pushtetit, akuzat për dobësimin e demokracisë, kontrollin e mediave dhe marrëdhëniet e ngushta me Rusinë.

    “Bazuar në mostrën, është e qartë se i humbëm këto zgjedhje”, ka deklaruar Vuçiq nga selia zgjedhore e Partisë Progresive Serbe (SNS), sipas raportimit të përcjellë nga mediat serbe.

    Sipas shifrave paraprake të prezantuara prej tij, lista studentore ka siguruar rreth 130 mandate parlamentare, ndërsa SNS-ja dhe aleatët e saj rreth 105 mandate. Nëse këto rezultate konfirmohen, lëvizja studentore do të ketë shumicën në parlamentin prej 250 deputetësh.

    Por kush është Aleksandar Vuçiq, politikani që për më shumë se një dekadë dominoi institucionet e Serbisë dhe që u bë një nga figurat më të debatueshme politike në Ballkan?

    Karriera e tij politike nisi në vitet ’90, kur iu bashkua Partisë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit, një forcë politike e njohur për nacionalizmin e saj të ashpër dhe retorikën kundër Perëndimit.

    Në vitin 1998, gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, Vuçiq u emërua ministër i Informacionit në Serbi. Gjatë mandatit të tij u miratuan masa kufizuese ndaj mediave të pavarura, të cilat u përballën me gjoba të rënda dhe presion shtetëror.

    Kjo periudhë përkoi me përshkallëzimin e konfliktit në Kosovë dhe shtypjen e mediave kritike ndaj regjimit të Millosheviqit.

    Pas rrëzimit të Millosheviqit në vitin 2000, Vuçiq vazhdoi aktivitetin politik në radhët e radikalëve serbë, deri në vitin 2008, kur iu bashkua Tomisllav Nikoliqit në themelimin e Partisë Progresive Serbe.

    SNS-ja u paraqit si një forcë më pragmatike dhe e orientuar drejt integrimit evropian, megjithëse Vuçiq ruajti një qasje nacionaliste ndaj Kosovës dhe lidhje të ngushta politike me Moskën.

    Rikthimi i tij në pushtet ndodhi në vitin 2012, fillimisht si zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes. Në vitin 2014 u bë kryeministër, ndërsa në vitin 2017 mori postin e presidentit të Serbisë.

    Gjatë kësaj periudhe, Vuçiq ndërtoi një sistem politik në të cilin pushteti u përqendrua gjithnjë e më shumë rreth tij dhe Partisë Progresive Serbe.

    Organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë së mediave kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për dobësimin e institucioneve të pavarura, presionin ndaj gazetarëve dhe kushtet e pabarabarta të konkurrencës politike.

    Kosova mbeti një nga çështjet qendrore të politikës së tij.

    Gjatë qeverisjes së Vuçiqit, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u karakterizuan nga kriza të vazhdueshme, tensione në veri dhe përplasje diplomatike.

    Një nga episodet më të rënda ndodhi më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

    Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili kishte lidhje politike me strukturat e pushtetit në Beograd.

    Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar vazhdimisht Serbinë për mbështetjen e strukturave ilegale dhe kriminale në veri, ndërsa Beogradi ka mohuar përfshirjen shtetërore në sulmin e Banjskës.

    Në politikën e jashtme, Vuçiq u përpoq të ruante një ekuilibër ndërmjet Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Kinës.

    Megjithëse Serbia mbeti formalisht vend kandidat për anëtarësim në BE, qeveria e tij ruajti marrëdhënie të afërta me presidentin rus Vladimir Putin dhe nuk iu bashkua sanksioneve evropiane kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

    Në të njëjtën kohë, Beogradi thelloi bashkëpunimin ekonomik dhe teknologjik me Kinën, duke e shndërruar këtë marrëdhënie në një shtyllë të rëndësishme të politikës së jashtme serbe.

    Për kundërshtarët e tij politikë, Vuçiq u bë simbol i një sistemi autoritar të mbështetur në kontrollin institucional, dominimin mediatik dhe retorikën nacionaliste. Mbështetësit e tij, ndërkaq, e kanë paraqitur si garantues të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të Serbisë.

    Megjithatë, protestat studentore dhe mobilizimi qytetar e vunë përballë një sfide të rëndësishme politike, duke krijuar një alternativë ndaj dominimit shumëvjeçar të SNS-së.

    Pranimi i humbjes zgjedhore nga Vuçiqi, shënon një kthesë historike për Serbinë dhe do të hapte një periudhë të re politike, me pasoja të mundshme edhe për marrëdhëniet e Beogradit me Kosovën, Bashkimin Evropian dhe Rusinë./Telegrafi.

  • Nga hedhja e monedhave te prekja e statujave - ritualet e pazakonta që turistët ndjekin për fat në Evropë

    Nga hedhja e monedhave te prekja e statujave – ritualet e pazakonta që turistët ndjekin për fat në Evropë

    Në shumë qytete evropiane, turistët ndjekin rituale të veçanta që, sipas besimeve popullore, sjellin fat, dashuri ose mundësinë për t’u kthyer sërish në vendet që vizitojnë.

    Përveç hedhjes së monedhave në shatërvanin e famshëm Trevi në Romë, ekzistojnë edhe disa tradita të tjera që tërheqin vëmendjen e vizitorëve.

    Në Milano, turistët rrotullohen tri herë mbi thembër, duke prekur mozaikun e një demi në Galerinë Vittorio Emanuele II, me shpresën se do t’u sjellë fat.

    Fontana Trevi

    Në Verona, shumë vizitorë prekin gjoksin e djathtë të statujës së Zhulietës, një ritual që lidhet me besimin për fat në dashuri.

    Në Pragë, turistët prekin relievet prej bronzi në urën e Karlit, duke shpresuar për fat dhe rikthim në qytet.

    Ndërkohë, në Firence, statuja e derrit të bronztë, e njohur si “Porcellino”, është një nga atraksionet që tërheq vëmendjen e turistëve.

    Kthimi i këmbës në Milano

    Sipas traditës, vizitorët ia prekin feçkën statujës, duke besuar se kjo do t’u sjellë fat dhe do t’i ndihmojë të rikthehen sërish në qytet.

    Një tjetër zakon është vendosja e monedhave në gojën e statujës, me shpresën se do t’u sjellë fat.

    Statujë në Veronë

    Edhe në Bruksel ekziston një traditë e ngjashme, ku turistët fërkojnë dorën e statujës së Everard t’Serclaes, duke besuar se kjo do t’i ndihmojë të vizitojnë sërish qytetin.

    Në Budapest, ndërkaq, fërkimi i majës së pendës së statujës së kronistit të njohur si Anonimusi besohet se sjell fat dhe frymëzim, veçanërisht për shkrimtarët.

    Monumenti në Pragë

    Këto tradita, disa të krijuara relativisht vonë, e kanë kthyer prekjen e statujave dhe monumenteve në një pjesë interesante të përvojës turistike evropiane.

    Përtej besimeve për fat, ato vazhdojnë të tërheqin mijëra vizitorë dhe, në disa raste, kanë lënë gjurmë të dukshme në monumentet historike nga prekjet e shpeshta. /Telegrafi/

    Porcellino në Florence

    T’Serclaes është një figurë e rëndësishme për Brukselin

    Figura në Budapest

  • Two Albanian deputies expected to secure seats in Serbia’s Parliament

    According to preliminary results of the 25 October parliamentary elections, the Albanian coalition has secured two mandates in Serbia’s Assembly.

    Shaip Kamberi from Party for Democratic Action is expected to enter this institution ( PVD) and Visar Memeti from Alternative for Change ( APN).

    The result comes after the unification of eight Albanian parties from Presevo, Bujanovac and Medvedja on a joint electoral list.

    Citizens of the Presevo Valley who traveled from Kosovo to vote also participated in the election process.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dy deputetë shqiptarë pritet të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Serbisë

    Dy deputetë shqiptarë pritet të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Serbisë

    Dy deputetë shqiptarë pritet të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Serbisë

    Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, “Koalicioni Shqiptar” ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë.

    Në këtë institucion pritet të hyjnë Shaip Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe Visar Mehmeti nga Alternativa për Ndryshim (APN).

    Ky rezultat vjen pas bashkimit të tetë partive shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në një listë të përbashkët zgjedhore.

    Në procesin zgjedhor morën pjesë edhe qytetarë të Luginës së Preshevës që udhëtuan nga Kosova për të votuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Visar Memeti expected to become second Albanian MP in Serbia’s Parliament

    The Albanian coalition is expected to secure two mandates in Serbia’s Parliament, according to the preliminary results and estimates of parliamentary elections held on Sunday, October 25th.

    According to these results, Shaip Kamberi and Visar Mehmeti are expected to be the two Albanian deputies who will represent the Presevo Valley in Serbia’s Parliament.

    In these elections, Albanian political parties from Presevo, Bujanovac and Medvedja competed together on the joint list of Albanian coalitions, with the number 17 on the ballot.

    The union of Albanian political subjects aimed at increasing the representation of Albanians in Serbia’s Parliament, where they were so far represented by Shaip Kamberi.

    However, the results remain preliminary, while the final division of the mandates will be confirmed after the completion of the counting and Certificate of election results. /Telegraphy/

  • Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë

    Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë

    Koalicioni Shqiptar pritet të sigurojë dy mandate në Parlamentin e Serbisë, sipas rezultateve dhe përllogaritjeve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura të dielën, më 25 tetor.

    Sipas këtyre rezultateve, Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti pritet të jenë dy deputetët shqiptarë që do ta përfaqësojnë Luginën e Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

    Në këto zgjedhje, partitë politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja garuan së bashku në listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me numrin 17 në fletëvotim.

    Bashkimi i subjekteve politike shqiptare synonte rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, ku deri më tani ata përfaqësoheshin nga Shaip Kamberi.

    Megjithatë, rezultatet mbeten preliminare, ndërsa ndarja përfundimtare e mandateve do të konfirmohet pas përfundimit të numërimit dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore./Telegrafi/