Blog

  • Over 6 hours of unrest, here’s what happened on the streets of Tirana

    For more than six hours, the situation was tense in several areas of Tirana, including Skanderbej Square, the Gorge W. Bush, the area near the Parliament, ʹmyslym Svizhi, Kavaja Street and ésil Chantoı.

    During the protest, according to Albanian media, masked persons dropped Molotov bombs, pyrotechnic tools and solid items, while also reporting on the use of rods and lasers. Police intervened with water pressure, tear gas and rubber bullets in an effort to disperse the crowds.

    The clashes caused damage in several public institutions and private businesses, while fires and glass breaking were recorded at some points.

    According to reported information, Molotov bombs were attacked by the Ministry of Environment and the Temple Theatre, where fires broke out. Meanwhile, security windows and security cameras were damaged near the Bank of Albania.

    The damage was also found at a bank subsidiary on Kavaja Street and a mobile operator’s shop in the area of ãosil Shantos ‘%, where glass facades were broken.

    During the riots were also burnt up by a stand in the centre of the city, an urban station and several waste bins along the axis where the clashes took place.

    Thirteen injured persons, some follow suit

    According to the Health and Social Management Ministry balance, 13 injured persons were reported by 19:45. They received medical assistance at Trauma Hospital, University Hospital Center Mother Teresa, and Polyclinics.

    Most of the injured left after receiving their first aid, while some of them followed medical examinations. Among the reported cases was a protester with eye injury.

    According to reports, authorities had warned of the possibility of escalating the situation in the morning hours, following the identification of calls for violence on social networks. Police had appealed to citizens and parents to distance themselves from those who could be involved in violent acts.

    Interior Minister Ervin Demo said relevant structures are analyzing hundreds of hours of film images to identify persons involved in violent acts, even in cases where they used masks to hide their identity.

    Meanwhile, according to reported information, crowds have been scattered, police have started escorting persons suspected of involvement in vandal acts, and on the streets of the capital has begun cleaning up remains caused by the clashes, media in Tirana write.

    Source Layer: RTKLive

  • Mbi 6 orë trazira, ja çfarë ndodhi në rrugët e Tiranës

    Mbi 6 orë trazira, ja çfarë ndodhi në rrugët e Tiranës

    Për më shumë se gjashtë orë, situata u tensionua në disa zona të Tiranës, përfshirë sheshin “Skënderbej”, rrugën “George W. Bush”, zonën pranë Parlamentit, “Myslym Shyri”, Rrugën e Kavajës dhe “Vasil Shanto”.

    Gjatë protestës, sipas mediave shqiptare, persona të maskuar hodhën bomba Molotov, mjete piroteknike dhe sende të forta, ndërsa raportohet edhe për përdorimin e shufrave dhe lazerëve. Policia ndërhyri me ujë me presion, gaz lotsjellës dhe plumba gome në përpjekje për të shpërndarë turmat.

    Përplasjet shkaktuan dëme në disa institucione publike dhe biznese private, ndërsa në disa pika u regjistruan zjarre dhe thyerje të xhamave.

    Sipas informacionit të raportuar, me bomba Molotov u sulmuan Ministria e Mjedisit dhe Teatri i Kukullave, ku shpërthyen zjarre. Ndërkohë, pranë Bankës së Shqipërisë u dëmtuan xhamat e kabinës së rojës dhe kamerat e sigurisë.

    Dëme u konstatuan edhe në një filial banke në Rrugën e Kavajës dhe në një dyqan të operatorëve celularë në zonën e “Vasil Shantos”, ku u thyen fasadat prej xhami.

    Gjatë trazirave u dogjën gjithashtu një kioskë në qendër të qytetit, një stacion urban dhe disa kosha mbeturinash përgjatë akseve ku u zhvilluan përplasjet.

    13 persona të lënduar, disa vijojnë ekzaminimet

    Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, deri në orën 19:45 ishin raportuar 13 persona të lënduar. Ata morën ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Poliklinikën e Specialiteteve nr. 2.

    Shumica e të lënduarve u larguan pas marrjes së ndihmës së parë, ndërsa disa prej tyre vijuan ekzaminimet mjekësore. Mes rasteve të raportuara ishte edhe një protestues me dëmtim në sy.

    Sipas raportimeve, autoritetet kishin paralajmëruar për mundësinë e përshkallëzimit të situatës që në orët e paradites, pas evidentimit të thirrjeve për dhunë në rrjetet sociale. Policia u kishte bërë apel qytetarëve dhe prindërve që të distancoheshin nga personat që mund të përfshiheshin në akte të dhunshme.

    Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se strukturat përkatëse po analizojnë qindra orë pamje filmike për të identifikuar personat e përfshirë në akte të dhunshme, edhe në rastet kur ata kanë përdorur maska për të fshehur identitetin.

    Ndërkohë, sipas informacionit të raportuar, turmat janë shpërndarë, policia ka nisur shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në akte vandale dhe në rrugët e kryeqytetit ka filluar pastrimi i mbetjeve të shkaktuara nga përplasjet, shkruajnë mediat në Tiranë.

    Burimi: RTKLive

  • Situation calms down in Tirana, police disperse protesters, start cleaning up avenues

    Police have managed to disperse protesters to Tirana who returned to violent acts during the protest this evening.

    Following the intervention of rule forces, the capital’s roads have been emptied, while the situation in the area where the clashes took place has begun to calm down.

    Meanwhile, the nation’s Witnesses have begun cleaning stones and other powerful items that were thrown during clashes between protesters and police.

    The protest has been accompanied by tensions and clashes, while protesters have demanded Prime Minister Edi Rama’s resignation.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Qetësohet situata në Tiranë, policia shpërndan protestuesit dhe nis pastrimi i bulevardit

    Qetësohet situata në Tiranë, policia shpërndan protestuesit dhe nis pastrimi i bulevardit

    Qetësohet situata në Tiranë, policia shpërndan protestuesit dhe nis pastrimi i bulevardit

    Policia ka arritur t’i shpërndajë protestuesit në Tiranë, të cilët mbrëmjen e sotme iu rikthyen akteve të dhunshme gjatë protestës.

    Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, rrugët e kryeqytetit janë boshatisur, ndërsa situata në zonën ku u zhvilluan përplasjet ka nisur të qetësohet.

    Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur pastrimi i gurëve dhe sendeve të tjera të forta që u hodhën gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe Policisë.

    Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Lutfi Dalipi continues to shine in Switzerland, again marks Vaduz

    Lutfi Dalipi has continued with good performance in Swiss football, marking the fifth goal this edition in the championship.

    The 20-year-old attacker achieved the only goal for Vaduz in losing 2-1 to Servettes, in the match for the 11th round of Switzerland’s Superleague.

    Dalip found his way to the net in the 77th minute, but his goal was not enough to avoid losing the team, which was defeated on the journey.

    The Kosovo attacker completed the match, as did his co-national Liridon Berisha, who also played for Vaduz.

    Meanwhile, goalkeeper Leo Besson stayed at the Servette reserve bank.

    In addition to the five goals achieved this season in the championship, Dalip has provided nine assistings, significantly contributing to the Vaduzi offensive game. /Telegraph/

  • Lutfi Dalipi vazhdon shkëlqimin në Zvicër, shënon sërish për Vaduzin

    Lutfi Dalipi vazhdon shkëlqimin në Zvicër, shënon sërish për Vaduzin

    Lutfi Dalipi ka vazhduar me paraqitje të mira në futbollin zviceran, duke shënuar golin e pestë këtë edicion në kampionat.

    Sulmuesi 20-vjeçar realizoi golin e vetëm për Vaduzin në humbjen 2-1 ndaj Servettes, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të Superligës së Zvicrës.

    Dalipi e gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 77-të, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e skuadrës, e cila u mposht në udhëtim.

    Sulmuesi kosovar e kompletoi ndeshjen, njësoj si bashkëkombësi i tij Liridon Berisha, që gjithashtu luajti për Vaduzin.

    Ndërkohë, portieri Leo Besson qëndroi në bankën rezervë te Servette.

    Përveç pesë golave të realizuar këtë sezon në kampionat, Dalipi ka dhënë edhe nëntë asistime, duke kontribuar ndjeshëm në lojën ofensive të Vaduzit./Telegrafi/

  • Evropa nën tension, pamje nga protesta në Madrid - mijëra qytetarë kërkojnë kushte më të mira jetese

    Evropa nën tension, pamje nga protesta në Madrid – mijëra qytetarë kërkojnë kushte më të mira jetese

    Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Madridit, duke kërkuar pensione më të larta dhe kushte më të mira jetese për pensionistët aktualë dhe brezat e ardhshëm.

    Protesta, e organizuar nga lëvizja e pensionistëve dhe e mbështetur nga sindikata të ndryshme, përfshirë Konfederatën e Përgjithshme të Punës (CGT), nisi pranë stacionit të Atocha-s dhe vijoi drejt zonës së Calle Alcalá, pranë stacionit të metrosë Sevilla.

    Protestuesit kërkojnë që pensionet të indeksohen sipas inflacionit real, pensioni minimal të barazohet me pagën minimale, të ngushtohet hendeku gjinor në pensione dhe të mbrohet sistemi publik nga privatizimi.

    Sindikatat kërkojnë gjithashtu mundësi më të lehta për pension të parakohshëm pa penalizime për punonjësit me të paktën 35 vite kontribute, si dhe shfuqizimin e disa reformave të pensioneve të miratuara që nga viti 2011.

    Protestat në Madrid zhvillohen në një kohë kur disa vende evropiane po përballen me demonstrata për çështje ekonomike dhe politike.

    Në Francë, autoritetet kanë angazhuar 70 mijë policë dhe xhandarë për shkak të tensioneve të shtuara, përfshirë protestat kundër kongresit të Tubimit Kombëtar të Marine Le Pen në Orléans.

    Ndërkohë, Italia ka shtuar masat e sigurisë, me 1,500 efektivë në Romë dhe 1,800 në Milano, ndërsa qytetarët protestojnë kundër rritjes së kostos së jetesës dhe politikave qeveritare.

    Autoritetet italiane druhen nga përsëritja e përplasjeve pas trazirave të dhunshme të 17 dhe 18 tetorit, çka ka sjellë forcimin e masave të sigurisë në disa qytete të mëdha.

    Megjithëse kërkesat ndryshojnë nga një vend në tjetrin, protestat pasqyrojnë pakënaqësinë në rritje për standardin e jetesës, shpenzimet publike dhe politikat sociale në Evropë. /Telegrafi/

  • Bora dominon derbin e kryeqytetit, mposht bindshëm Sigal Prishtinën

    Bora dominon derbin e kryeqytetit, mposht bindshëm Sigal Prishtinën

    Bora ka fituar bindshëm derbin lokal të kryeqytetit ndaj Sigal Prishtinës, duke triumfuar me rezultat 76:57 në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

    Skuadra e Borës e vendosi fatin e ndeshjes në çerekun e dytë, kur zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer dhe krijoi epërsi të konsiderueshme, të cilën e menaxhoi deri në fund.

    Çereku i parë përfundoi me rezultat të barabartë, 16:16, por në periudhën e dytë Bora shpërtheu në sulm dhe dominoi plotësisht, duke e fituar atë me shifrat 28:9. Kështu, skuadra shkoi në pushim me 19 pikë epërsi, duke ia vështirësuar dukshëm Prishtinës mundësinë për rikthim.

    Prishtina reagoi në çerekun e tretë, të cilin e fitoi 18:15, por Bora ruajti kontrollin e lojës. Edhe periudha e fundit i takoi skuadrës fituese, me rezultat 17:14, për ta vulosur triumfin me shifrat përfundimtare 76:57.

    Laolu Oke ishte basketbollisti më efikas te Bora me 19 pikë, ndërsa Rezart Mehmedi kontribuoi me 14. Terren Allen dhe Amin Hot shtuan nga nëntë pikë secili.

    Në anën tjetër, Vincent Golson ishte më i dalluari te Sigal Prishtina me 19 pikë, i ndjekur nga Bryson Dawkins me 16, por kontributi i tyre nuk mjaftoi për ta ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

    Pas gjashtë xhirove të para, Bora ka regjistruar katër fitore dhe dy humbje, ndërsa Sigal Prishtina ka bilanc prej tri fitoresh dhe tri humbjesh.

    Në xhiron e ardhshme, Bora do të luajë në udhëtim ndaj Pejës, kurse Sigal Prishtina do të jetë nikoqire e Trepçës./Telegrafi/

  • Bitcoin near $80,000 marks drop of about 1.8%

    Bitcoin is being traded today, on October 24th, near the 80 thousand dollar level, marking a drop in market data at the moment of control.

    The world’s largest cryptovatlu rate was about $80,094, with a reduction of $1,463, or about 1.79% compared to previous closure.

    During the day, Bitcoin reached the highest level of $8,588, while the lowest level was 79,280. These movements indicate that the price has temporarily passed even below the threshold of $80,000.

    Source Layer: Dukeagini

  • Bitcoin pranë 80 mijë dollarëve, shënon rënie rreth 1.8%

    Bitcoin pranë 80 mijë dollarëve, shënon rënie rreth 1.8%

    Bitcoin po tregtohet sot, më 24 tetor, pranë nivelit të 80 mijë dollarëve, duke shënuar rënie sipas të dhënave të tregut në momentin e kontrollit.

    Çmimi i kriptovalutës më të madhe në botë ishte rreth 80,094 dollarë, me një rënie prej 1,463 dollarësh, ose rreth 1.79%, krahasuar me mbylljen e mëparshme.

    Gjatë ditës, Bitcoin arriti nivelin më të lartë prej 81,588 dollarësh, ndërsa niveli më i ulët ishte 79,280 dollarë. Këto lëvizje tregojnë se çmimi ka kaluar përkohësisht edhe nën pragun e 80 mijë dollarëve.

    Burimi: Dukagjini