Blog

  • Zvicra vazhdon mbështetjen për edukimin shëndetësor dhe promovimin e shëndetit në Kosovë

    Zvicra vazhdon mbështetjen për edukimin shëndetësor dhe promovimin e shëndetit në Kosovë

    Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka mirëpritur fokusin e Kongresit të VIII të Mjekësisë në edukimin shëndetësor dhe promovimin e shëndetit, duke theksuar rëndësinë e tyre në përmirësimin e rezultateve shëndetësore dhe forcimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada ka bërë të ditur se Zvicra ka kontribuar në avancimin e edukimit dhe promovimit shëndetësor në Kosovë përmes partneritetit ndërmjet dy vendeve, shkruan Telegrafi.

    Ky bashkëpunim, sipas Ambasadës, ka përfshirë mbështetjen për zhvillimin profesional, kujdesin shëndetësor parandalues dhe fuqizimin e pacientëve.

    “Ne mirëpresim fokusin në edukimin shëndetësor dhe promovimin e shëndetit në Kongresin e sivjetmë Mjekësor të Odës së Mjekëve të Kosovës. Kjo pasqyron njohjen gjithnjë e më të madhe të rëndësisë së tyre në përmirësimin e rezultateve shëndetësore dhe forcimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor”, thuhet në postimin e Ambasadës së Zvicrës.

    Kongresi i VIII i Mjekësisë, i organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, po mbahet me temën:

    “Promovimi dhe edukimi shëndetësor në 40-vjetorin e Kartës së Otavës: Së bashku për shëndet dhe mirëqenie”.

    Sipas njoftimit të Odës së Mjekëve të Kosovës, punimet e kongresit kanë filluar në Hotel Emerald, në Prishtinë, sipas agjendës së paraparë.

    Gjatë dy ditëve të këtij aktiviteti do të prezantohen mbi 130 punime shkencore nga ligjërues vendorë dhe ndërkombëtarë. Kongresi synon të shërbejë si mundësi për shkëmbimin e përvojave profesionale, avancimin e njohurive shkencore dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të anëtarëve të Odës.

    Sipas Odës, këto aktivitete kanë për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit ndaj pacientëve.

    Kongresi është akredituar me 25 pikë për pjesëmarrje aktive dhe 20 pikë për pjesëmarrje pasive.

    Me fokusin te edukimi dhe promovimi shëndetësor, kongresi trajton tema që lidhen me rëndësinë e informimit për shëndetin dhe kujdesit parandalues, ndërsa mbështetja e Zvicrës në këto fusha është pjesë e partneritetit të saj me Kosovën./Telegrafi/

  • Melania Trump ndërhyn për paqe, Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim lokal

    Melania Trump ndërhyn për paqe, Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim lokal

    Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Melania Trump, Zonja e Parë e SHBA-së, ka arritur të sigurojë një armëpushim të kufizuar mes Rusisë dhe Ukrainës, vetëm për qytetin e Oleškyt.

    Sipas njoftimit, të dyja palët kanë rënë dakord të ndërpresin përkohësisht të gjitha veprimet ushtarake në qytet, në mënyrë që të mundësohet dërgimi i ndihmave humanitare dhe organizimi i evakuimit të civilëve përmes një korridori të sigurt.

    Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi më 29 tetor.

    Olešky është një qytet ukrainas në anën e lumit Dnipro të pushtuar nga Rusia, përballë qytetit të Hersonit.

    Që nga pushtimi nga forcat ruse në vitin 2022, qyteti është shkatërruar rëndë dhe është izoluar nga pjesa tjetër e botës.

    Megjithatë, mijëra civilë, përfshirë fëmijë, vazhdojnë të jetojnë atje, pa energji elektrike, ujë të rrjedhshëm dhe furnizime të rregullta me ushqime.

    Sipas dëshmive të banorëve për Sky News, disa njerëz janë detyruar të ziejnë bar për të mbijetuar.

    Armëpushimi i njoftuar synon të krijojë mundësi për ndihma humanitare dhe evakuimin e civilëve nga një prej zonave më të goditura të luftës. /Telegrafi/

  • Flier attack on the Black Sea, one dead and three missing after the ship’s collapse

    A sailor has lost his life, while three others result missing after a merchant ship was hit by a threat Friday morning near Romania’s coast. Nine crew members were rescued as the ship was engulfed in flames and overturned.

    Romania’s president, Nicuıor Dan, described the incident as a new example of the tragic consequences of Russia’s aggression against Ukraine.

    The Romanian Coast Guard has launched a wide search-saving operation, about 13 nautical miles east of the port of Constance, the country’s largest port. Authorities are looking for three missing sailors, but poor weather conditions and low visibility have hampered helicopter intervention.

    According to Romanian Marine Authority, commercial ship, identified as Khoryv And sailing under the flag of the Command Islands, it issued the emergency signal at around 10:00 local times, after being struck by fear.

    The ship suffered large damage and was overthrown, with an immediate sinking risk, Romanian Marine Authority announced.

    The crew consisted of 10 Ukrainian citizens and three Azerbaijani citizens. According to Romania’s Interior Ministry, 10 crew members were removed from another commercial ship located in the area, nine of them alive and one without life signs, while three others resulted missing.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Sulm me dron në Detin e Zi, një i vdekur dhe tre të zhdukur pas përmbysjes së anijes

    Sulm me dron në Detin e Zi, një i vdekur dhe tre të zhdukur pas përmbysjes së anijes

    Sulm me dron në Detin e Zi, një i vdekur dhe tre të zhdukur pas përmbysjes së anijes

    Një marinar ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije tregtare u godit nga një dron të premten në mëngjes, pranë brigjeve të Rumanisë. Nëntë anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan, ndërsa anija u përfshi nga flakët dhe u përmbys.

    Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, e cilësoi incidentin si “një shembull të ri të pasojave tragjike të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

    Roja Bregdetare Rumune ka nisur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi, rreth 13 milje detare në lindje të portit të Kostancës, porti më i madh i vendit. Autoritetet po kërkojnë tre marinarët e zhdukur, por kushtet e këqija atmosferike dhe dukshmëria e ulët kanë penguar ndërhyrjen me helikopter.

    Sipas Autoritetit Detar Rumun, anija tregtare, e identifikuar si Khoryv dhe që lundronte nën flamurin e Ishujve Komore, lëshoi sinjalin e emergjencës rreth orës 10:00 sipas kohës lokale, pas goditjes nga droni.

    Anija pësoi “dëme të mëdha dhe u përmbys, me një rrezik të menjëhershëm fundosjeje”, bëri të ditur Autoriteti Detar Rumun.

    Ekuipazhi përbëhej nga 10 shtetas ukrainas dhe tre shtetas azerbajxhanas. Sipas Ministrisë së Brendshme të Rumanisë, 10 anëtarë të ekuipazhit u nxorën nga një anije tjetër tregtare që ndodhej në zonë, nëntë prej tyre të gjallë dhe një pa shenja jete, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Barcelona gets another hit before El Classico, team star is expected to be missing

    Barcelona gets another hit before El Classico, team star is expected to be missing

    Barcelona could face a significant lack on El Classicos’ eve of Real Madrid, as Jules Kounde is expected to lose Sunday’s face.

    According to the Spanish newspaper Diario AS, The French defender also missed Friday training while recovery from the spraining of the ankle is moving slower than anticipated.

    Counde suffered the injury during the match against Real Betis and, despite attempts to recover in time, the chances of his being willing to challenge Real Madrid are very small.

    The Frenchman also missed Barcelona’s 4-2 defeat of Paris Saint-Germain in the Champions League. On Friday, he continued his individual work at the gym, away from training with the rest of the team.

    Barcelona gets another hit before El Classico, team star is expected to be missing

    The situation becomes even more complicated for Barcelona coach, since Eric Garcia is also out because of an injury.

    Under these circumstances, Xavi Espart is expected to retain the country on the right-hand side of the El Classico defence, following his impressive performance against PSG’s.

    Barcelona will hope that Espart confirms the form shown in Europe, in a match where any absence can have significant impact. /Telegraph/

  • Barcelona merr një tjetër goditje para El Clasicos, ylli i skuadrës pritet të mungojë

    Barcelona merr një tjetër goditje para El Clasicos, ylli i skuadrës pritet të mungojë

    Barcelona mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në prag të El Clasicos ndaj Real Madridit, pasi Jules Kounde pritet ta humbasë përballjen e së dielës.

    Sipas gazetës spanjolle Diario AS, mbrojtësi francez mungoi edhe në stërvitjen e së premtes, ndërsa rikuperimi nga ndrydhja e kyçit të këmbës po ecën më ngadalë sesa ishte parashikuar.

    Kounde e pësoi lëndimin gjatë ndeshjes ndaj Real Betisit dhe, përkundër përpjekjeve për t’u rikuperuar në kohë, mundësitë që ai të jetë i gatshëm për sfidën kundër Real Madridit janë shumë të vogla.

    Francezi mungoi edhe në humbjen 4-2 të Barcelonës ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve. Të premten, ai vazhdoi punën individuale në palestër, larg stërvitjeve me pjesën tjetër të skuadrës.

    Barcelona gets another hit before El Classico, team star is expected to be missing

    Situata bëhet edhe më e ndërlikuar për trajnerin e Barcelonës, pasi edhe Eric Garcia është jashtë për shkak të një lëndimi.

    Në këto rrethana, Xavi Espart pritet ta ruajë vendin në krahun e djathtë të mbrojtjes për El Clasicon, pas paraqitjes së tij mbresëlënëse kundër PSG-së.

    Barcelona do të shpresojë që Espart ta konfirmojë formën e treguar në Evropë, në një ndeshje ku çdo mungesë mund të ketë ndikim të rëndësishëm./Telegrafi/

  • ASS: 99.1 percent of households in Kosovo have internet access

    Kosovo Statistics Agency ( ASS) has published the results of the Information Technology and Communication Use Survey ( TIC) Family Economics for 2026, according to which 99.1 percent of Kosovo’s family economies have had internet access.

    According to data released on October 23rd, only 0.8 percent of family economies have claimed no access to the Internet, while 0.1 percent have not provided a definite answer.

    As for age groups, the highest percentage of Internet use is among people between the ages of 16 and 24, at 19.8 percent. They list age groups 25&34, with 19.5 percent, she is a 17.9 percent year old and a age group 4554 by 17.7 percent.

    Meanwhile, age group 555064 makes up 15 percent of users, while the lowest percentage is among people aged 65 to 74, with 10 percent.

    AKS data also shows that men make up 52.4 percent of internet users, while females 47.6 percent.

    Another survey finding relates to the use of artificial intelligence (IA). According to the AKS, 98.4 per cent of individuals have used the internet over the past three months, while 57.4 per cent of them have used artificial intelligence generators for various private, educational or professional purposes.

    The results reflect the widespread spread of internet access to family economies in Kosovo, as well as increased use of new digital technologies, including artificial intelligence tools. /Telegraph/

  • Kim Kardashian celebrates the 46th anniversary in Rome, appears in a white dress with a pronounced decolte

    Kim Kardashian celebrates the 46th anniversary in Rome, appears in a white dress with a pronounced decolte

    Kim Kardashian has continued to celebrate her 46th birthday in Rome, where she was photographed along with her mother, Chris Jenner, during a visit to the luxury brand shop Bllgari.

    The star of reality show had chosen a white dress with very open decolt, combined with high platform shoes.

    She filled the picture with hair folded in a high, smooth tail, writes DailyMail.

    Kim Kardashian celebrates the 46th anniversary in Rome, appears in a white dress with a pronounced decolte

    Even Chris Jenner, 70, appeared in an elegant combination, wearing a pink Chanel jacket with a brothel – colored garment.

    Meanwhile, Kim’s partner, Forum 1 Lewis Hamilton’s pilot, was not with him during the visit, as he was in Austin for the U.S. Grand Prix.

    However, Kim has recently spoken enthusiastically about their relationship, accepting an episode of The Kardashian that she is very happy.

    The couple have been talking about a romantic relationship since February, and then they made romance public.

    Since then, Kim has been seen supporting Hamilton in the Forum 1, while the pair has emerged together in public events. /Telegraphy/

  • Kim Kardashian feston 46-vjetorin në Romë, shfaqet me fustan të bardhë me dekolte të theksuar

    Kim Kardashian feston 46-vjetorin në Romë, shfaqet me fustan të bardhë me dekolte të theksuar

    Kim Kardashian ka vazhduar festimet për ditëlindjen e saj të 46-të në Romë, ku është fotografuar së bashku me nënën e saj, Kris Jenner, gjatë një vizite në dyqanin e markës luksoze Bvlgari.

    Ylli i reality show-t kishte zgjedhur një fustan të bardhë me dekolte shumë të hapur, të kombinuar me këpucë me platformë të lartë.

    Pamjen e plotësoi me flokët e mbledhur në një bisht të lartë dhe të lëmuar, shkruan DailyMail.

    Kim Kardashian celebrates the 46th anniversary in Rome, appears in a white dress with a pronounced decolte

    Edhe Kris Jenner, 70 vjeçe, u shfaq me një kombinim elegant, duke veshur një xhaketë rozë Chanel me një veshje në ngjyrë bordo.

    Ndërkohë, partneri i Kim, piloti i Formula 1 Lewis Hamilton, nuk ishte me të gjatë vizitës, pasi ndodhej në Austin për Çmimin e Madh të SHBA-së.

    Megjithatë, Kim ka folur së fundmi me entuziazëm për lidhjen e tyre, duke pranuar në një episod të The Kardashians se është shumë e lumtur.

    Çifti është përfolur për një lidhje romantike që nga shkurti dhe më pas e bëri publike romancën.

    Që atëherë, Kim është parë duke mbështetur Hamiltonin në garat e Formula 1, ndërsa dyshja është shfaqur së bashku edhe në evente publike. /Telegrafi/

  • ASK: 99,1 për qind e familjeve në Kosovë kanë qasje në internet

    ASK: 99,1 për qind e familjeve në Kosovë kanë qasje në internet

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) në Ekonomitë Familjare për vitin 2026, sipas së cilës 99,1 për qind e ekonomive familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet.

    Sipas të dhënave të publikuara më 23 tetor, vetëm 0,8 për qind e ekonomive familjare kanë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet, ndërsa 0,1 për qind nuk kanë dhënë një përgjigje të përcaktuar.

    Sa i përket grupmoshave, përqindja më e lartë e përdorimit të internetit është te personat e moshës 16 deri në 24 vjeç, me 19,8 për qind. Pas tyre renditen grupmosha 25–34 vjeç me 19,5 për qind, ajo 35–44 vjeç me 17,9 për qind dhe grupmosha 45–54 vjeç me 17,7 për qind.

    Ndërkaq, grupmosha 55–64 vjeç përbën 15 për qind të përdoruesve, ndërsa përqindja më e ulët është te personat e moshës 65 deri në 74 vjeç, me 10 për qind.

    Të dhënat e ASK-së tregojnë gjithashtu se meshkujt përbëjnë 52,4 për qind të përdoruesve të internetit, ndërsa femrat 47,6 për qind.

    Një tjetër gjetje e anketës lidhet me përdorimin e inteligjencës artificiale (IA). Sipas ASK-së, 98,4 për qind e individëve e kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit, ndërsa 57,4 për qind e tyre kanë shfrytëzuar mjete gjeneruese të inteligjencës artificiale për qëllime të ndryshme private, arsimore ose profesionale.

    Rezultatet pasqyrojnë përhapjen e gjerë të qasjes në internet në ekonomitë familjare në Kosovë, si dhe përdorimin në rritje të teknologjive të reja digjitale, përfshirë mjetet e inteligjencës artificiale./Telegrafi/