Blog

  • McCarthy e sheh Luis Enriquen si trajner ideal për Man Unitedin

    McCarthy e sheh Luis Enriquen si trajner ideal për Man Unitedin

    “Djajtë e Kuq” po kalojnë një periudhë të vështirë në sezonin 2026/27, ndërsa rezultatet e dobëta kanë shtuar presionin mbi trajnerin Carrick. Sipas të dhënave të paraqitura në raportim, Unitedi renditet në pozitën e 13-të në Premier League, me shtatë pikë të grumbulluara në shtatë ndeshje.

    Megjithatë, McCarthy, i cili më parë ka punuar si ndihmëstrajner te Manchester Unitedi gjatë kohës së Erik ten Hagut, mendon se klubi duhet t’i japë Carrickut kohë dhe mbështetje për ta përmirësuar situatën.

    “Michael ka bërë një punë të mirë në fund të sezonit të kaluar. Duhet ta mbështesin, t’i besojnë dhe t’i japin lojtarët që dëshiron t’i sjellë. Lojtarët reagojnë mirë ndaj tij dhe luajnë mirë nën drejtimin e tij”, ka deklaruar McCarthy për “Sporty TV”.

    Megjithatë, nëse drejtuesit e klubit vendosin të bëjnë ndryshime në stol, trajneri aktual i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, do të ishte zgjedhja e tij e preferuar.

    “Për mua, trajneri që do të doja ta shihja te Manchester Unitedi është Luis Enrique. Por ai nuk do të largohet nga PSG-ja. Në vendin e tij, do të ishte çmenduri të largoheshe nga ajo që po ndërtohet atje për të ardhur te Manchester Unitedi”, është shprehur ai.

    McCarthy ka theksuar se një nga problemet kryesore të Unitedit ndër vite lidhet me mungesën e përforcimeve cilësore dhe me vështirësitë për ta ruajtur vazhdimësinë nga një sezon në tjetrin.

    Sipas tij, klubi duhet të përmirësojë strategjinë e transferimeve dhe të sjellë futbollistë që rrisin konkurrencën brenda skuadrës.

    “Duhet të rekrutoni më mirë dhe të shtoni cilësi në një ekip që ka bërë mirë. Sa herë që krijohet njëfarë stabiliteti, sezonin pasues mungojnë lojtarët e duhur për të rritur konkurrencën dhe për ta forcuar skuadrën”, ka thënë McCarthy.

    Ai ka shtuar se Manchester Unitedi nuk duhet të kënaqet me sukseset e arritura, por duhet të investojë vazhdimisht për ta ngritur nivelin e ekipit.

    Pavarësisht presionit, Carrick pritet të vazhdojë në krye të skuadrës, e cila të dielën do të përballet me Bournemouthin në kuadër të Premier League.

    Burimi: RTKLive

  • Swiss customs prohibits food smuggling, over two tons of products were transported without refrigerators

    Customs authorities in Switzerland have seized over two tons of smuggled food, which was being transported without adequate cooling conditions.

    One of the vehicles was also overloaded with nearly one ton.

    Swiss Customs and Border Security authorities have uncovered two cases of food smuggling during the 17 October audits held in Ederswiler and Pratteln.

    In the first case, about 2:30 a.m., officials banned a Yura canton license vehicle. During the search, 162kg of chicken, 258 kg of frozen potatoes, 128 kg of flat bread, and ten kilograms of flour were found in the cargo space.

    According to authorities, customs duties were not paid for goods, while perishable products were transported without a cooling system.

    The two persons in the vehicle were forced to pay several thousand francs for their duties and fines. Food was seized, writes BlackTelevision broadcast.

    In the second case, just before 0500 hours, another customs team stopped a van in Pratteln, in the Basel-Landschaft canton.

    About 1.5 tons of frozen potatoes and 632kg of flat bread were discovered in the vehicle. These products too were being transported without cooling and without paying the required customs duties.

    The check also found that the van was overloaded with 930kg over the allowed weight.

    Because two people — French citizens aged 20 — could not pay their obligations and fines in the country, worth a total of over 10,000 francs, authorities seized the vehicle. The manager was reported for violations regarding the overload.

    Swiss authorities continue raids on preventing smuggling and implementing customs and food safety regulations./Telegraphy/

  • Dogana zvicerane ndalon kontrabandën e ushqimeve, mbi dy tonë produkte transportoheshin pa frigorifer

    Dogana zvicerane ndalon kontrabandën e ushqimeve, mbi dy tonë produkte transportoheshin pa frigorifer

    Autoritetet doganore në Zvicër kanë sekuestruar mbi dy tonë ushqime të kontrabanduara, të cilat po transportoheshin pa kushte të përshtatshme ftohjeje.

    Një nga automjetet ishte edhe i mbingarkuar me afro një ton.

    Autoritetet e Doganës dhe Sigurisë Kufitare të Zvicrës kanë zbuluar dy raste të kontrabandës së produkteve ushqimore gjatë kontrolleve të zhvilluara më 17 tetor në Ederswiler dhe Pratteln.

    Në rastin e parë, rreth orës 02:30, zyrtarët ndaluan një automjet me targa të kantonit Jura. Gjatë kontrollit, në hapësirën e ngarkesës u gjetën 162 kilogramë mish pule, 258 kilogramë patate të ngrira, 128 kilogramë bukë të sheshtë dhe dhjetë kilogramë miell.

    Sipas autoriteteve, për mallrat nuk ishin paguar detyrimet doganore, ndërsa produktet e prishshme transportoheshin pa sistem ftohjeje.

    Dy personat që ndodheshin në automjet u detyruan të paguanin disa mijëra franga për detyrimet dhe gjobën. Ushqimet u sekuestruan, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

    Në rastin e dytë, pak para orës 05:00, një ekip tjetër doganor ndaloi një furgon në Pratteln, në kantonin Basel-Landschaft.

    Në automjet u zbuluan rreth 1.5 tonë patate të ngrira dhe 632 kilogramë bukë të sheshtë. Edhe këto produkte po transportoheshin pa ftohje dhe pa u paguar detyrimet e kërkuara doganore.

    Kontrolli zbuloi gjithashtu se furgoni ishte i mbingarkuar me 930 kilogramë mbi peshën e lejuar.

    Për shkak se dy personat, shtetas francezë të moshës 20-vjeçare, nuk mundën të paguanin në vend detyrimet dhe gjobën, në vlerë totale prej mbi 10 mijë frangash, autoritetet sekuestruan automjetin. Drejtuesi u raportua për shkeljen lidhur me mbingarkesën.

    Autoritetet zvicerane vazhdojnë kontrollet për parandalimin e kontrabandës dhe zbatimin e rregullave doganore e të sigurisë ushqimore./Telegrafi/

  • Ylli i faqes me përmbajtje për të rritur shpërthen në lot, pas problemit me vizë: Duhet të shkoj në shtëpi pa burrin tim

    Ylli i faqes me përmbajtje për të rritur shpërthen në lot, pas problemit me vizë: Duhet të shkoj në shtëpi pa burrin tim

    Influencuesja australiane dhe krijuesja e përmbajtjes në OnlyFans, Mikaela Testa, ka njoftuar se kërkesa e saj për kartë jeshile amerikane është refuzuar dhe ajo duhet të kthehet në Australi.

    Vendimi i autoriteteve të imigracionit do të thotë që Testa do të duhet të ndahet përkohësisht nga bashkëshorti i saj, bodibilderi amerikan Maxwell Krause.

    Ajo e ndau lajmin në një video emocionale në TikTok, e cila u shikua më shumë se një milion herë në një periudhë të shkurtër kohore.

    Së bashku me një video të saj duke qarë, 26-vjeçarja postoi edhe një paralajmërim: “Martohuni me një të huaj me rrezikun tuaj”. Ajo shpjegoi se e regjistroi videon për të parandaluar spekulimet rreth shpërbërjes së mundshme të martesës së tyre.

    “Nëse më shihni në një fluturim për në Australi në vlogun tjetër, nuk është sepse ka ndodhur diçka e keqe, por sepse nuk ma miratuan kartën e gjelbër”, tha ajo në video.

    “Nuk mund ta përshkruaj as si ndihem. Duhet të hip në një aeroplan për në Australi vetëm, dhe jam e martuar me këtë burrë dhe nuk mund të jem me të.”

    Komplikime me vizën

    Më pas, Testa shpjegoi problemet e imigracionit me të cilat po përballet çifti. Ajo tha se për shkak të rregullave dhe kufizimeve gjithnjë e më të rrepta për hyrjen në vende të caktuara, atyre u është dashur të vendosin se ku do të jetojnë.

    “Njerëzit nuk e kuptojnë se sa shumë dokumentacion ka,” tha ajo. Problemi lindi pasi Krause, tha ajo, shfrytëzoi mundësitë për qëndrim të përkohshëm në Australi.

    “Herën e fundit që hymë në Australi, ai u ndalua në kufi për shkak të hyrjeve të shpeshta. Maksi përdori të gjitha vizat australiane në dispozicion, përfshirë një vizë pune për pushime. Ai nuk kishte më mundësi,” shpjegoi ajo.

    Meqenëse Krause nuk mund të hynte më thjesht në Australi, çifti vendosi të përqendrohej në qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara. “Nuk mund ta përballoja hyrjen e Max në Australi dhe timen në SHBA në të njëjtën kohë. Na u desh të zgjidhnim një vend dhe vendosëm për Amerikën”, shpjegoi ajo.

    Në video, ajo u kërkoi ndjekësve të saj mbështetje ndërsa presin vendimin përfundimtar. “Mund të marrim disa lajme të këqija së shpejti. Ju lutemi na dërgoni pak energji pozitive dhe lumturi, mendoj se do të më duhet vërtet.” Më vonë ajo shpjegoi në komente se çfarë ndodhi gjatë procesit: “Kishim një intervistë për kartën e gjelbër dhe nuk duket se ka shkuar mirë.”

    Dasmë në Hawaii

    Problemet me qëndrimin e tyre në SHBA lindën menjëherë pas dasmës së tyre në Hawaii. Çifti pati një ceremoni intime dhe të panjoftuar, dhe Testa veshi një fustan klasik për rastin, për të cilin pagoi 30 dollarë.

    Edhe pse ata kishin shpresuar se pas dasmës do të ishin në gjendje ta zgjidhnin çështjen e qëndrimit të saj në SHBA pa probleme të mëdha, procesi nuk përfundoi siç e kishin pritur. Testa tani duhet të kthehet në Australi, ndërsa burri i saj do të mbetet në SHBA.

  • Tragedy in a Mexico amusement park, 18-year-old falls from 𔂺laver R and loses her life

    An 18-year-old died after falling out of a fun device at a traditional festival in Cabo San Lucas, in Los Cabos, Mexico.

    The victim has been identified as Gabriela Rodríguez Tezoco. She was having fun in a device called the Pendumulum (Lavier), when it fell on October 20th.

    After the incident, emergency teams and members of the Mexican Red Cross offered first aid before being rushed to the hospital. However, the young woman failed to survive the wounds.

    The Los Cabos municipality confirmed its death on October 21st, expressing condolences for the family, reports The media.

    Mayor Christian Agúndez Gómez said this tragedy could have happened to anyone and called for solidarity with the victim’s family.

    The parties remind us of who we are, where we come from, and what we are able to do when we are united. Today, with the same soul we join in celebrating, we must join in supporting Gabriela’s family. This could have happened to any of us. You are not alone, says the president’s statement, as published by local authorities.

    After the accident, the operation of the device was suspended, while authorities launched investigations to whiteen the circumstances of the event and to control other entertainment devices.

    Investigations are being led by the State Attorney General of Baja California Sur. So far, the exact circumstances of the decline and the cause of the accident remain under investigation. /Telegraphy/

  • Ramadan: Special Law returns to zero if the Assembly does not secure 61 votes

    Kosovo’s Parliament deputy from the Alliance’s ranks, Burim Ramadani, has said President Justina Shiroka-Pila has used Veto to the Special League.

    Ramadan through a post on the social network on Facebook wrote that the Parliament cannot change this Law that the president returned.

    No mother and no paragraph! The Assembly by 61 can overthrow President’s Veton. In this case, the Law comes into force without any change! If it doesn’t have 61 votes, the Parliament confirms that the Law no longer exists! In this case, it all starts from zero! Whoever says the Law has returned to improve, is hiding the truth. You’re just cheating! If they want to be true, they can say: The law is back to start at zero! /Telegraphy/

  • Ramadani: Ligji për Specialen kthehet në pikën zero nëse Kuvendi nuk i siguron 61 vota

    Ramadani: Ligji për Specialen kthehet në pikën zero nëse Kuvendi nuk i siguron 61 vota

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës, Burim Ramadani ka thënë se Presidentja, Justina Shiroka-Pila ka përdorë Veto ndaj ‘Ligjit për Specialen’.

    Ramadani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kuvendi nuk mund ta ndryshojë këtë Ligj që e ktheu Presidentja.

    “Asnjë nen dhe asnjë paragraf! Kuvendi me 61 vota mund ta përmbys Veton e Presidentes. Në këtë rast, Ligji hyn në fuqi pa asnjë pikë ndryshimi! Nëse nuk i ka 61 vota, Kuvendi e konfirmon që Ligji nuk ekziston më! Në këtë rast, gjithçka fillon nga pika zero! Kush thotë që Ligji është kthyer për t’u përmirësuar, po fsheh të vërtetën. Thjesht, po mashtron! Nëse duan të jenë të vërtetë, mund të thonë: “Ligji është kthyer që t’ia fillojë nga pika zero!’ “, ka thënë Ramadani. /Telegrafi/

  • Tragjedi në një park argëtues të Meksikës, 18-vjeçarja bie nga 'lavjerrësi' dhe humb jetën

    Tragjedi në një park argëtues të Meksikës, 18-vjeçarja bie nga ‘lavjerrësi’ dhe humb jetën

    Një 18-vjeçare ka vdekur pasi ra nga një pajisje argëtuese në një festival tradicional në Cabo San Lucas, në Los Cabos të Meksikës.

    Viktima është identifikuar si Gabriela Rodríguez Tezoco. Ajo ishte duke u argëtuar në një pajisje të quajtur “The Pendulum” (Lavjerrësi), kur më 20 tetor ra nga ajo.

    Pas incidentit, ekipet e emergjencës dhe pjesëtarët e Kryqit të Kuq meksikan i ofruan ndihmën e parë, përpara se ta transportonin me urgjencë në spital. Megjithatë, e reja nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

    Komuna e Los Cabos konfirmoi vdekjen e saj më 21 tetor, duke shprehur ngushëllime për familjen, raportojnë mediat.

    Kryetari i komunës, Christian Agúndez Gómez, tha se kjo tragjedi mund t’i kishte ndodhur kujtdo dhe bëri thirrje për solidaritet me familjen e viktimës.

    “Festimet na kujtojnë se kush jemi, nga vijmë dhe çfarë jemi në gjendje të bëjmë kur jemi të bashkuar. Sot, me të njëjtin shpirt me të cilin bashkohemi për të festuar, duhet të bashkohemi për ta mbështetur familjen e Gabrielës. Kjo mund t’i kishte ndodhur secilit prej nesh. Nuk jeni vetëm”, thuhet në deklaratën e kryetarit, sipas përkthimit të publikuar nga autoritetet lokale.

    Pas aksidentit, funksionimi i pajisjes u pezullua, ndërsa autoritetet nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të kontrolluar pajisjet e tjera argëtuese.

    Hetimet po udhëhiqen nga Prokuroria e Përgjithshme e shtetit të Baja California Sur. Deri më tani, rrethanat e sakta të rënies dhe shkaku i aksidentit mbeten nën hetim. /Telegrafi/

  • Sherr i madh midis Carrick dhe yllit të United në dhomën e zhveshjes, ja çfarë ndodhi

    Sherr i madh midis Carrick dhe yllit të United në dhomën e zhveshjes, ja çfarë ndodhi

    Trajneri i Mancheser Unitedit, Michael Carrick dhe sulmuesi brazilian Matheus Cunha patën një debat të ashpër gjatë humbjes 4-1 ndaj Comos në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.

    Mediat angleze shkruajnë se debati i parë ndodhi gjatë pjesës së parë dhe konflikti dyshohet se vazhdoi në dhomën e zhveshjes. Carrick ishte i pakënaqur me performancën e Cunhas, ndërsa braziliani reagoi dhunshëm ndaj vendimit të trajnerit për ta zëvendësuar atë në pushimin e pjesës së parë.

    Gazetari i The Sun, Samuel Luckhurst, i cili po mbulonte ndeshjen në Itali, vuri re grindjen e tyre gjatë një ndërprerjeje të lojës.

    “Carrick sapo kishte pasur një shkëmbim mjaft të nxehtë me Cunhan gjatë pushimit, pas të cilit ai shau sepse Manchester United e kishte humbur përsëri posedimin e topit”, shkroi Luckhurst në faqen e rrjeteve sociale X.

    Sherri vazhdoi në dhomën e zhveshjes

    Sipas informacioneve nga portali Roundtable, konflikti vazhdoi edhe në pjesën e parë. Carrick më pas kritikoi performancën e Cunhas, pas së cilës ata shkëmbyen fjalë të ashpra.

    Sulmuesi brazilian thuhet se ishte i tërbuar nga vendimi i trajnerit për ta larguar nga loja dhe nuk e fshehu pakënaqësinë e tij nga shokët e ekipit. I njëjti burim pohon se atmosfera mbeti e tensionuar edhe pas përfundimit të ndeshjes.

    Cunha filloi në krahun e majtë të sulmit kundër Comos, por pati vetëm 27 prekje të topit dhe një gjuajtje drejt portës në pjesën e parë. Carrick e zëvendësoi atë në pushimin e pjesës së parë me Amado Diallon, ndërsa Carlos Baleba hyri në fushë në vend të Andrey Santos.

    Manchester United ishte në disavantazh 1-0 në atë kohë dhe ndryshimet nuk sollën rezultatin e dëshiruar. Como shënoi tre gola të tjerë në pjesën e dytë dhe siguroi një fitore bindëse.

    Carrick ka probleme gjithnjë e më të mëdha te Man Utd

    Incidenti vjen në një kohë krize të madhe për Manchester United, të cilët nuk kanë fituar në shtatë ndeshjet e tyre të fundit. Gjigantët anglezë kanë fituar vetëm dy nga 11 ndeshjet e tyre këtë sezon, dhe Carrick po përballet me presion në rritje për shkak të rezultateve të dobëta dhe pakënaqësisë brenda ekipit. /Telegrafi/

  • Inspectorate bans works on nine construction facilities in Pristina, Ferizaj

    The Central Labour Inspectorate has temporarily banned work on nine construction facilities in the Pristina and Ferizaj regions, due to irregularities outlined in the implementation of security and health measures at work.

    According to the announcement, eight construction facilities have been banned in the Pristina region, while another in Ferizaj.

    Works will remain suspended until irregularities are eliminated and the creation of safe working conditions.

    The inspectors have urged employers to respect the legal requirements for safety and health at work with the aim of preventing accidents in the workplace.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal