Blog

  • Reports that properties at the price of 4 euros square metre were sold, Bajrami: Just look at what they do.

    Democratic League of Kosovo MP ( The LDK, has reacted to reports since 4 euros squared was sold by the Kosovo Privatisation Agency ( AKP.

    She has said the VV has come to power with another AKP promise and now to this point.

    In addition, she has sought responsibility, saying that citizens are now poorer and even more stolen.

    Dear citizens, look what they do. You know what promises have come to power. You know what they said about AKP? These tenders also removed, directly with negotiation. We’re not poor. We’re stolen. Now after 6 years of LV in power, we’re both poor and stolen. These are the reasons why some 45 thousand citizens are leaving the country every year. The supervisor, she wrote on Facebook.

    Source Layer: Dukeagini

  • Raportimet se u shitën prona me çmim nga 4 euro metri katrorë, Bajrami: Veç shihni çfarë bëjnë

    Raportimet se u shitën prona me çmim nga 4 euro metri katrorë, Bajrami: Veç shihni çfarë bëjnë

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar lidhje me raportimet që nga 4 euro metri katror është shitur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

    Ajo ka thënë se VV-ja ka ardhur në pushtet me një tjetër premtim të AKP-së dhe tash deri deri në këtë pikë.

    Tutje, ajo ka kërkuar përgjegjësi duke thënë se tash qytetarët janë edhe më të varfër dhe edhe më të vjedhur.

    “Të nderuar qytetarë, Veç shihni çfarë bëjnë. A e dini me çfarë premtimeve kanë ardhë në pushtet. A e dini çfarë thoshin për AKP-në?  Këta edhe tenderin e hoqën, direkt me negociim.  ”Nuk jemi të varfër jemi të vjedhur” thoshin. Tani pas 6 viteve të LVV-së në pushtet jemi edhe të varfër edhe të vjedhur. Këto janë arsyet pse rreth 45 mijë qytetarë po ikin nga vendi çdo vit. Përgjegjësi”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Burimi: Dukagjini

  • “Ëndërr gjithnjë e kam pasur Kosovën”, Erblin Osmani rrëfen emocionet e debutimit te Bayerni dhe “Dardanët”

    “Ëndërr gjithnjë e kam pasur Kosovën”, Erblin Osmani rrëfen emocionet e debutimit te Bayerni dhe “Dardanët”

    Erblin Osmani ka rrëfyer emocionet e debutimit me ekipin e parë të Bayern Munichut, si dhe ndjenjën e veçantë që përjetoi kur veshi fanellën e Kombëtares së Kosovës.

    Talenti kosovar tregoi se gjithçka nisi në fillim të këtij viti, kur, ndonëse ishte pjesë e ekipit U17, mori mundësinë të stërvitej me ekipin e parë të gjigantit gjerman.

    “U paraqita mirë në ato stërvitje dhe më pas u shpërbleva menjëherë me paraqitjen time të parë me ekipin profesionist”.

    Ai e cilësoi këtë moment si realizim të një ëndrre të fëmijërisë, duke theksuar krenarinë për mënyrën se si ka nisur të zhvillohet karriera e tij.

    “Besoj se kjo është diçka që çdo fëmijë e ëndërron, ta bëjë debutimin si profesionist në një klub kaq të madh. Jam jashtëzakonisht krenar që gjithçka ka shkuar kaq mirë dhe që karriera ime ka marrë një drejtim kaq pozitiv”.

    Osmani foli edhe për debutimin me Kombëtaren e Kosovës, të cilin e përshkroi si një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij.

    “Që kur kam qenë fëmijë i vogël, gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Duke qenë se edhe prindërit e mi vijnë nga Kosova, ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme të isha atje”, përfundoi talenti kosovar për faqen zyrtare të Bayernit.

    Përndryshe, Osmani shënoi gol për Bayern Munichun të mërkurën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve për të rinj, aty ku ishte në stol edhe prurja e re e Kosovës, Yll Gashi./Telegrafi/

  • Labby continues the criticism of Leonora Jakupi: It does not represent the role of an opinionist

    Kosovo singer Labinot Rexha has reacted through a post at Instasory about the new edition of ‘% BBVKU, expressing his dissatisfaction with the possibility of Leonora Jakupi returning as an opinionist.

    Rexha has said that such a thing would be a big disappointment to him, for according to him, Jakup does not represent music properly nor the role of an opinionist, writes Indexline.

    He has stressed that an opinionist must be impartial, analytical and able to evaluate situations through arguments, not just emotions.

    It remains to be seen whether Leonora Jakupi will be part of the panel of opinionists in the new edition of ‘% BBVK.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Labi vazhdon kritikat ndaj Leonora Jakupit: Nuk e përfaqëson rolin e opinionistes

    Labi vazhdon kritikat ndaj Leonora Jakupit: Nuk e përfaqëson rolin e opinionistes

    Labi vazhdon kritikat ndaj Leonora Jakupit: Nuk e përfaqëson rolin e opinionistes

    Këngëtari kosovar, Labinot Rexha, ka reaguar përmes një postimi në Instastory lidhur me edicionin e ri të “BBVK”, duke shprehur pakënaqësinë e tij për mundësinë që Leonora Jakupi të rikthehet si opinioniste.

    Rexha ka thënë se një gjë e tillë do të përbënte një zhgënjim të madh për të, pasi, sipas tij, Jakupi nuk e përfaqëson siç duhet as muzikën dhe as rolin e opinionistes, shkruan Indeksonline.

    Ai ka theksuar se një opinioniste duhet të jetë e paanshme, analitike dhe e aftë t’i vlerësojë situatat përmes argumenteve, e jo vetëm emocioneve.

    Mbetet të shihet nëse Leonora Jakupi do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve në edicionin e ri të “BBVK”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Protesters hurl Molotov towards Prime Minister

    Protests before the prime minister in Tirana have been accompanied by tensions, as protesters have repeatedly thrown Molotov towards the institution’s building.

    A few minutes ago, protesters have thrown Molotov even into the state police’s effectiveness, which are positioned on one side of the prime minister, within the institution’s perimeter.

    Meanwhile, police forces are expected to increase in the area. As journalist Sara Demushi reports, the water Autobot is approaching protesters with a view to distributing them. So far, police effectives have not called on protesters.

    After the release of the Mototoves and the act of fire, fire services working on the scene have also been involved.

    Source Layer: Dukeagini

  • Protestuesit hedhin molotov drejt Kryeministrisë

    Protestuesit hedhin molotov drejt Kryeministrisë

    Protesta para Kryeministrisë në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur vazhdimisht molotov në drejtim të godinës së institucionit.

    Pak minuta më parë, protestuesit kanë hedhur molotov edhe në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët janë pozicionuar në njërën anë të Kryeministrisë, brenda perimetrit të institucionit.

    Ndërkohë, pritet që në zonë të shtohen forcat e policisë. Siç raporton gazetarja Sara Demushi, autoboti me ujë po afrohet pranë protestuesve, me qëllim shpërndarjen e tyre. Deri në këto momente, efektivët e policisë nuk kanë bërë thirrje drejtuar protestuesve.

    Pas hedhjes së molotovëve dhe aktivizimit të zjarrit, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe shërbimi zjarrfikës, i cili po punon për shuarjen e flakëve.

    Burimi: Dukagjini

  • Topalli mohon se organizata e tij u largua nga LRSSHJ-ja: Nuk na kanë thirrur më kurrë

    Topalli mohon se organizata e tij u largua nga LRSSHJ-ja: Nuk na kanë thirrur më kurrë

    Ish-veprimtari Faton Topalli ka mohuar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij ishin larguar nga Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ), duke thënë se grupi i tij nuk ishte përfshirë më në aktivitetet e organizatës pas një periudhe mosbesimi dhe ndarjeje.

    Në Debat Plus në kuadër të ciklit “Dosjet”, Topalli ka deklaruar se grupi i tij kishte pasur një komitet, por se më pas nuk ishte ftuar më në takimet e organizatës.

    “Ne nuk jemi braktisur, nuk jemi dalë nga LRSSHJ, ka pasur, miku im Sabri Novosella thotë diku në këto kabllogramet dhe thonë që ne nuk u kemi besuar, për ne që nuk u kemi besuar dhe pra deri diku e kuptoj atë punë dhe ata neve nuk na kanë lënë me u bë pjesë”, ka thënë Topalli.

    Ai ka deklaruar se, pasi nuk ishin përfshirë më në aktivitetet e organizatës, kishin vendosur të vazhdonin veprimtarinë e tyre politike dhe publicistike.

    “Ne kemi pasur një komitet, nuk na kanë thirrur më kurrë dhe kanë vazhduar aktivitetet. Ne tash dy mundësi i kemi pasur ose me shuajt dhe mos me bë asnjë veprim, ose me vazhdu në emër të LRSSHJ-së, ne kemi nxjerrë gazetën ‘Punëtorët’ dhe ‘Kosovarja e re’ dhe aty e kemi vazhduar aktivitetin tonë”, ka deklaruar ai.

    Topalli ka vlerësuar se organizata e tij kishte pasur rol të rëndësishëm në veprimtarinë ilegale gjatë viteve 1979–1981, duke theksuar se kishte qenë ndër organizatat më aktive dhe me ndikim në Kosovë.

    “Tash nga kuptimi i prespektivës mund të them që 79-80-81 kemi qenë organizata kryesore në Kosovë. Edhe ma masovike edhe me ndikim edhe me aksione. Edhe në vitin 82 jemi e vetmja organizatë e cila është angazhuar për me bë protesta për vitin 1982 në Ferizaj. Thash Fatmir Bajrami, Afrim Abazi, Shyqeri Gjinolli, Fehmi Hajrullahu, Ramiz Haliti, këta janë njerëz që kanë shpërnda ftesa dhe kështu  në këtë kohë kemi qenë organizata kryesore dhe kemi bërë luftë me pushtetin, ata kanë folur, ne kemi folur, jemi me gazeta, jemi sulmuar. Kemi bërë aksione. Prej vitit 82 dorën zemër, ata kanë qenë më të fuqishëm se ne, kanë pasur pozicione më të mëdha të mëhershme. Kanë qenë jashtë. Një pjesë e shokëve të Jusufit na janë bashkuar dhe një pjesë tjetër pastaj”, ka deklaruar ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Nga 15 dhjetori Shkupi do të jetë i dekoruar për festat e fundvitit, do të shpenzohen 73 mijë euro

    Nga 15 dhjetori Shkupi do të jetë i dekoruar për festat e fundvitit, do të shpenzohen 73 mijë euro

    Pema e Vitit të Ri, e lartë 13 metra, edhe këtë vit do të vendoset në sheshin e qytetit në Shkup, së bashku me disa figura të tjera ndriçuese, të cilat nga 15 dhjetori pritet të sjellin atmosferë festive në kryeqytet.

    Qyteti i Shkupit sot publikoi thirrjen publike për përzgjedhjen e kompanisë që do të zbukurojë qytetin. Të gjithë operatorët e interesuar mund të aplikojnë deri më 5 nëntor, kur është paraparë edhe hapja publike e ofertave.

    Këtë vit, Qyteti e publikoi thirrjen një muaj më herët se vitin e kaluar, pra në kohë. Për këtë arsye, pritet që kompania e përzgjedhur t’i respektojë afatet, sipas të cilave zbukurimi i lokacioneve të parapara duhet të përfundojë deri më 15 dhjetor, ndërsa heqja e dekorimeve të bëhet nga 15 deri më 25 janar 2027.

    Për ndriçimin festiv të Shkupit, nga buxheti i qytetit do të ndahen rreth 3,8 milionë denarë, përkatësisht 4,5 milionë denarë me TVSH, ose rreth 73 mijë euro.

    Sipas të dhënave të përfshira në specifikimin teknik, në shesh duhet të vendoset një bredh i llojit “Nordika”, që do të jetë kopje besnike e një bredhi natyror. Këtë vit nuk do të vendoset ariu tredimensional, por në vend të tij do të ketë një figurë dekorative ndriçuese në formë dreri, rreth katër metra e lartë. Siç thuhet në specifikim, ajo do të ketë konstruksion alumini, element dekorativ prej kallami sheqeri në brirë, ndriçim LED me ngjyrë të bardhë të ngrohtë dhe të ftohtë, si dhe efekte dinamike të dritës.

    Përveç kësaj, kompania e përzgjedhur do të duhet të vendosë edhe një figurë ndriçuese në formë dhurate, mbi gjashtë metra të lartë, dy portale 2D dhe një slitë 3D me dhurata, ku qytetarët do të mund të hyjnë për t’u fotografuar. Slita do të jetë rreth dy metra e lartë dhe katër metra e gjerë.

    Gjithashtu, do të vendosen dy balona 3D, secili nga 3,5 metra i lartë, Babagjyshi, rreth njëqind buqeta me ndriçim LED, si dhe një kurorë e gjelbër festive me shkëlqim, ku qytetarët do të mund të fotografohen. Shkupi do të ndriçohet edhe me drita dekorative në shtyllat e ndriçimit publik dhe me varëse ndriçuese në formë akulli.

    Ndryshe nga viti i kaluar, kur në tender ishin përcaktuar saktësisht lokacionet që do të zbukuroheshin, këtë herë ato nuk janë përfshirë në thirrjen publike. Në vend të kësaj, thuhet se lokacionet do të përcaktohen në urdhrin e punës që do t’i jepet kompanisë së përzgjedhur.

    Ende nuk dihet nëse në listë do të përfshihet edhe rruga “Maqedonia”, e cila vitin e kaluar për herë të parë nuk u ndriçua për festat e fundvitit, si dhe bulevardet më të mëdha, si “Aradhet Partizane” dhe “Ilinden”, apo vetëm pjesa deri te Katedralja, siç ndodhi vitin e kaluar.

    Vitin e kaluar, Shkupin e zbukuroi kompania “Link Media Plus”. Vlera e kontratës ishte 3.620.000 denarë pa TVSH, përkatësisht 4.271.600 denarë me TVSH, që është rreth 70 mijë euro, pothuajse e njëjta shumë që do të shpenzohet edhe këtë vit.

  • Rriten eksportet zvicerane, tregtia e jashtme arrin në 75 miliardë franga

    Rriten eksportet zvicerane, tregtia e jashtme arrin në 75 miliardë franga

    Eksportet zvicerane kanë shënuar rritje gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, duke arritur në rreth 75 miliardë franga, pavarësisht rënies së dërgesave drejt Shteteve të Bashkuara.

    Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet doganore zvicerane, eksportet u rritën me 2,6% krahasuar me tremujorin paraprak, duke konfirmuar rimëkëmbjen e tregtisë së jashtme të vendit.

    Ndërkohë, importet u rritën me 1,8%, duke arritur në një rekord prej 61 miliardë frangash. Si rezultat, suficiti tregtar i Zvicrës arriti në 14 miliardë franga, krahasuar me 13,2 miliardë në tremujorin e dytë.

    Rritja e eksporteve u mbështet kryesisht nga tregjet evropiane, ku dërgesat zvicerane u rritën me 8%. Në të kundërt, eksportet drejt Shteteve të Bashkuara ranë me 13,5%, pas rritjes së fortë prej 29,8% në tremujorin paraprak, shkruan Le Temps, transmeton Telegrafi.

    Në tregjet aziatike u shënua një rritje më e lehtë prej 0,8%, ndërsa eksportet drejt Kinës u rritën me 4%.

    Sektori kimik dhe farmaceutik vazhdoi të mbetet një nga shtyllat kryesore të eksporteve zvicerane. Gjatë tremujorit të tretë, eksportet e këtij sektori u rritën me 1,6%, pas një rritjeje prej 15,7% në tremujorin paraprak.

    Rritje u regjistrua edhe në sektorin e makinerive, pajisjeve elektrike dhe elektronikës, me 3,1%, duke vazhduar trendin pozitiv të muajve të mëparshëm.

    Vetëm gjatë muajit shtator, eksportet zvicerane u rritën me 1,5%, duke arritur në 23,2 miliardë franga.

    Të dhënat tregojnë se tregtia e jashtme e Zvicrës po vazhdon rimëkëmbjen, megjithëse zhvillimet ndryshojnë nga një treg në tjetrin. Rritja e kërkesës nga Evropa ka ndihmuar në kompensimin e rënies së eksporteve drejt tregut amerikan./Telegrafi/