Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka raportuar para Komisionit Hetimor lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Burimi: Dukagjini

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka raportuar para Komisionit Hetimor lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Burimi: Dukagjini
Peja municipality Chairman Gazmend Muharzier has reported before the Investigative Commission on the murder case of Arlinda Zekij.
Source Layer: Dukeagini

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka raportuar para Komisionit Hetimor lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Burimi: Dukagjini
KThe European Commission has on Wednesday proposed a new 45 billion-euro loan (49.5 billion dollars) for Ukraine, aimed at covering part of the 70 billion-euro funding the country is expected to face next year as it continues its fight against Russian aggression, launched in 2022.
European Commission President Ursula von der Leyeen said Ukraine would have to return this loan only after Russia pays damages for war-related damages, broadcasts I did. tv.
This initiative, which still requires the approval of the European Union member states, would add another similar 90 billion euro loan, which EU leaders agreed on at the end of last year, aimed at financing Ukraine during 2026 and 2027.
Five years after the start of this war of aggression, Europe remains united, He said von der Leyen before reporters in Brussels.
By ReutersShe stressed that the European Union’s commitment to supporting Ukraine during both the war and the peace period remains unchanged.
According to von der Leyen, the other international partners of Kiev are expected to secure the remainder of the funding needed to cover Ukraine’s financial deficit for next year.
How will 45 billion euros be used?
The European Commission, the executive institution of the European Union with 27 member states, has proposed that the new loan be divided into two key parts:
Up to 25 billion euros will be used for military assistance to Ukraine.
Up to 20 billion euros will go towards general support of the state budget.
To ensure these means, the European Commission will borrow loans to international financial markets on behalf of the European Union, European officials suggest.
Zelensky welcomes EU proposal
Ukrainian President Voldymyr Zelensky has welcomed the European Commission’s proposal, stating that this loan will cover a significant portion of the country’s budgetary and defence needs for next year.
We strongly hope that this decision will be adopted by the European Parliament and the Council of the European Union, where the governments of member states are represented. Also, we count on supporting all EU member states, wrote Zelensky on platform X.


Komisioni Evropian ka propozuar të mërkurën një kredi të re në vlerë prej 45 miliardë eurosh (49.5 miliardë dollarë) për Ukrainën, me qëllim mbulimin e një pjese të mungesës së financimit prej 70 miliardë eurosh që vendi pritet të përballet vitin e ardhshëm, ndërsa vazhdon luftën kundër agresionit rus, të nisur në vitin 2022.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Ukraina do të duhet ta kthejë këtë kredi vetëm pasi Rusia të paguajë dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara nga lufta, transmeton klankosova.tv.
Kjo nismë, e cila ende kërkon miratimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, do t’i shtohej një kredie tjetër të ngjashme prej 90 miliardë eurosh, për të cilën liderët e BE-së kishin rënë dakord në fund të vitit të kaluar, me qëllim financimin e Ukrainës gjatë viteve 2026 dhe 2027.
“Pesë vjet pas fillimit të kësaj lufte agresioni, Evropa qëndron e bashkuar”, deklaroi von der Leyen para gazetarëve në Bruksel.
Sipas Reuters, ajo theksoi se përkushtimi i Bashkimit Evropian për ta mbështetur Ukrainën, si gjatë luftës ashtu edhe në periudhën e paqes, mbetet i pandryshuar.
Sipas von der Leyen, partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Kievit pritet të sigurojnë pjesën e mbetur të financimit të nevojshëm për të mbuluar deficitin financiar të Ukrainës për vitin e ardhshëm.
Si do të përdoren 45 miliardë eurot?
Komisioni Evropian, institucioni ekzekutiv i Bashkimit Evropian me 27 shtete anëtare, ka propozuar që kredia e re të ndahet në dy pjesë kryesore:
Deri në 25 miliardë euro do të përdoren për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës.
Deri në 20 miliardë euro do të shkojnë për mbështetjen e përgjithshme të buxhetit të shtetit.
Për sigurimin e këtyre mjeteve, Komisioni Evropian do të marrë hua në tregjet ndërkombëtare financiare në emër të Bashkimit Evropian, bëjnë të ditur zyrtarët evropianë.
Zelensky mirëpret propozimin e BE-së
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka mirëpritur propozimin e Komisionit Evropian, duke deklaruar se kjo kredi do të mbulojë një pjesë të konsiderueshme të nevojave buxhetore dhe të mbrojtjes së vendit për vitin e ardhshëm.
“Shpresojmë shumë që ky vendim të miratohet sa më shpejt nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, ku përfaqësohen qeveritë e vendeve anëtare. Gjithashtu, llogarisim në mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të BE-së”, shkroi Zelensky në platformën X.


Emisioni Rubikon në Klan Kosova do të diskutojë sonte për aktgjykimin e dytë të shpallur ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve, nga Gjykata Speciale në Hagë.
– Mbi çfarë provash u mbështet Specialja kur e dënoi Thaçin me 17 muaj burgim?
– Si ndikon ky aktgjykim në kohën që Thaçi mund të kalojë në burg?
– Cilat pretendime të Prokurorisë i pranoi gjykata?
– Çfarë tregojnë dënimet e deritashme për mënyrën se si gjykon Specialja?
Sonte në panel me Adrianit Ibrahimin, Dardan Krasniqin, Meliza Haradinajn, Azdren Shalën dhe Vehbi Kajtazin.
Klan Kosova, 20:45.


Jakup Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë për katër ditë.
Kështu së paku është informuar Policia e Kosovës.
Kjo informatë është siguruar jozyrtarisht nga gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, nga burime brenda Policisë së Kosovës.
Gjithnjë sipas këtij burimi, qëndrimi i Krasniqit në Kosovë do të vazhdojë për këtë periudhë kohore, përveç nëse ndodh diçka e papritur, çka do të çonte në ndërprerjen e vizitës së tij.
Jakup Krasniqi mbërriti në orët e paradites së sotme në shtëpinë e tij në Velani të Prishtinës, nën përcjellje të forcave policore të Kosovës dhe të EULEX-it.
Vizita e tij, sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, vjen “për arsye humanitare bindëse”.
Ndërkaq, siç është mësuar, vizita e tij vjen pas gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.
E pas gati gjashtë orësh qëndrimi në shtëpi me më të dashurit e tij, Krasniqit iu desh të kthehej në hapësirat e EULEX-it, ku supozohet se do ta kalojë natën.
Kjo ishte vizita e dytë e Krasniqit në Kosovë, që nga arrestimi në nëntor të vitit 2020.
Edhe më 10 tetor 2024, ai erdhi në vendlindje, pasi i vdiq vëllai. /Klankosova.tv


Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka raportuar në Komisionin Hetimor lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Gjatë raportimit, ai është pyetur nëse drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale ishte takuar me Arlinda Zekajn.
Muhaxheri ka thënë se, meqë ato janë bashkëfshatare, mund të jenë takuar, por se nuk ka informacione nëse kjo ka ndodhur para rastit të vrasjes.
“Ajo e ka bashkëfshatare, me siguri janë taku, por deri sa ka ndodhur rasti nuk kam informacione”, tha Muhaxheri.
Kreu i Pejës u pyet edhe se cili ishte veprimi i tij i parë pasi kishte marrë vesh për rastin e vrasjes së Zekajt.
“Prej mjeteve të informimit. Kam kërku informata prej asistentes ose shefit të kabinetit. Ka deklaru që ka ndodh një rast tragjik”, deklaroi ai.
Ndërkaq, i pyetur nëse pas rastit kishte kërkuar nga Qendra për Punë Sociale informacione për ecurinë e punës, Muhaxheri tha se kishte pritur raportin zyrtar, për të mos ushtruar presion ndaj institucionit.
“Pa ardhë raporti nuk kom dasht me i bo presion, kanë pas obligime ligjore ndaj Prokurorisë”, shtoi ai.
Më 29.10.2026, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Arlinda Zekaj u vra më 25.10.2026, në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar për vrasjen është ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili është arrestuar pas dy ditësh në arrati. /EO

Nichi dhe Fuego, siç duket, ende nuk i kanë lënë pas diskutimet e tensionuara, teksa edhe gjatë ditës së sotme kanë shkëmbyer ofendime ndaj njëri-tjetrit.
Në një video të publikuar, është kapur një debat i shkurtër mes dy reperëve, ku Nichi e pyet Fuegon nëse mendon se është i kulturuar, ndërsa përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje vendos ta japë edhe vetë.
“0, ti minus 0, ti king ma njeri zhgl se ti këtu edhe se qekjo, nuk ka. Kategori e ulët e dobët”, i tha Nichi, Fuegos.
Megjithatë, Fuego nuk qëndroi indiferent ndaj këtyre ofendimeve dhe vendosi t’ia kthente me të njëjtën monedhë.
“Ti nuk je kërkushi me i kallxu kulturë dikujt”, u shpreh Fuego.
Por reperi nuk u ndal me kaq, pasi gjatë debatit i përmendi Nichit edhe incidentin e bujshëm në banjo, i cili trazoi dje shtëpinë.
“Ti je pervers, ti je pervers”, vazhdoi Fuego kundrejt Nichit.
Kështu, përplasjet mes dy banorëve duket se po vazhdojnë, ndërsa tensionet mes tyre mbeten të larta. /Telegrafi/

Njësia për Luftimin e Korrupsionit pranë Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të rëndë, në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) Shkup, ka paraqitur kallëzim penal kundër L.N. (63) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “marrje ryshfeti”, sipas nenit 357, paragrafi 1 të Kodit Penal.
“I kallëzuari L.N., i punësuar në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe me vendim është i autorizuar të nënshkruajë, të japë mendime dhe të miratojë pëlqime për planet dhe projektet hapësinore dhe urbanistike nga aspekti i mbrojtjes dhe shpëtimit, si dhe për elaboratet për mbrojtje nga zjarret, shpërthimet dhe materiet e rrezikshme, përmes sistemit elektronik E-Urbanizëm dhe E-Leje Ndërtimi, për Njësinë Rajonale për Mbrojtje dhe Shpëtim – Qendër, më 12.11.2026, një personi i kishte kërkuar shumën prej 500 euro”.
“Konkretisht, më 12.11.2026, personi ishte paraqitur në ambientet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ku ishte takuar me të kallëzuarin për t’u interesuar rreth statusit të lëndës së tij, të dorëzuar në Komunën Qendër. Me këtë rast, L.N. i kishte kërkuar para në këmbim të nënshkrimit të dokumentacionit, edhe përkundër mangësive”.
“Më 17.11.2026, ata ishin takuar përsëri, me ç’rast personi ia kishte dorëzuar paratë. Menjëherë pas kësaj, ai ishte ndaluar nga zyrtarët policorë, pas çka kishte tentuar të ikte, por ishte kapur dhe privuar nga liria, ndërsa ishte gjetur dhe sekuestruar zarfi me paratë”, thonë nga MPB.