Blog

  • Jakup Krasniqi completes Kosovo visit

    Former Kosovo head-in-chief Jakup Krasniqi has completed his visit to Kosovo, which he conducted during today’s day under escorts and strict measures because of his wife’s serious health condition.

    Krasniqi, who has been sentenced by The Hague tribunal, has come to Kosovo through an emergency family visit enabled by competent authorities to stay close to his family at home for several hours because of the health concerns his wife is facing.

    After completing the appointed time and visiting home, he has again set off to return to The Hague.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Jakup Krasniqi përfundon vizitën e tij në Kosovë

    Jakup Krasniqi përfundon vizitën e tij në Kosovë

    Jakup Krasniqi përfundon vizitën e tij në Kosovë

    Ish-kryeparkamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar vizitën e tij disarorësh në Kosovë, të cilën e zhvilloi gjatë ditës së sotme nën përcjellje dhe masa të rrepta, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij.

    Krasniqi i cili është dënuar nga Gjykata e Hagës, ka ardhur në Kosovë përmes një vizite emergjente familjare të mundësuar nga autoritetet kompetente, për të qëndruar për disa orë pranë familjarëve të tij në shtëpinë e tij, për shkak të shqetësimeve shëndetësore me të cilat po ballafaqohet bashkëshortja e tij.

    Pas përfundimit të kohës së caktuar dhe vizitës në shtëpi, ai është nisur sërish për t’u kthyer në Hagë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Vrasja tronditëse në Suharekë: Detajet e ngjarjes, e kaluara kriminale e dorasit dhe arrestimi i tij

    Vrasja tronditëse në Suharekë: Detajet e ngjarjes, e kaluara kriminale e dorasit dhe arrestimi i tij

    Vrasja tronditëse në Suharekë: Detajet e ngjarjes, e kaluara kriminale e dorasit dhe arrestimi i tij

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Suharekës, ku pas një mosmarrëveshjeje të dyshuar rreth një parkingu, mbeti i vrarë 59-vjeçari Sylë Dakaj. Për këtë krim, Policia e Kosovës ka arrestuar brenda një kohe të shkurtër të dyshuarin Rrahman Hoti, i cili rezulton të ketë një të kaluar të errët kriminale, pasi dikur ishte dënuar me burgim në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes së tij.

    Kronologjia e ngjarjes tragjike, zbardhja e detajeve nga policia dhe profili i autorit të dyshuar përmblidhen përmes këtyre informacioneve kyçe:

    Si ndodhi ngjarja dhe vrasja e viktimës?

    Konflikti: Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme (18 nëntor 2026), rreth orës 12:00, ku pas një konflikti të dyshuar për një parking në Suharekë, i dyshuari Rrahman Hoti ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës Sylë Dakaj (i lindur më 1967).

    Ndërhyrja mjekësore: Dakaj u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, por sipas konfirmimit zyrtar të spitalit, ai mbërriti pa shenja jete. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, kirurgut dhe anesteziologut për reanimim kardiopulmonar, ai nuk mund t’u mbijetonte plagëve të rënda nga armët e zjarrit.

    Ikja, ndjekja policore dhe arrestimi

    Arrestimi në fshatin Samadraxhë: Pas kryerjes së vrasjes, 60-vjeçari u largua nga vendi i krimit në drejtim të panjohur. Stacioni Policor në Suharekë u vënë në ndjekje të tij, ndërsa Hoti në përpjekje për t’u arratisur hyri me veturë në oborrin e një shtëpie afër fshatit Samadraxhë.

    Sekuestrimi i armës: Patrulla policore arriti ta nxirrte nga vetura dhe ta vinte në pranga. Gjatë arrestimit, atij iu gjet dhe iu sekuestrua në trup një pistoletë e llojit Sig Sauer, e cila dyshohet se u përdor në krim dhe që rezultoi të ishte me leje nga MPB-ja.

    E kaluara e errët kriminale e të dyshuarit në Zvicër

    Vrasja e vitit 2011: Rrahman Hoti rezulton të jetë person me bagazh të rëndë kriminal. Në maj të vitit 2013, Gjykata e Rrethit në St. Gallen të Zvicrës e kishte dënuar atë me 19 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij (vrasje e konfirmuar më vonë edhe nga Gjykata e Kantonit).

    Mënyra e ekzekutimit atëherë: Sipas dokumenteve gjyqësore zvicerane, ngjarja kishte ndodhur më 8 nëntor 2011, pasi gruaja ishte ndarë prej tij dhe kishte nisur jetë të re. Hoti e kishte goditur atë nga prapa me veturë, e kishte nxjerrë nga bagazhi një shufër hekuri dhe e kishte goditur për vdekje në kokë, ndërsa trupi gjykues e kishte cilësuar krimin si jashtëzakonisht brutal, gjakftohtë dhe të motivuar nga hakmarrja. Pas vuajtjes së dënimit atje, ai ishte dëbuar në Kosovë.

    Organet e rendit dhe prokuroria po vazhdojnë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti të rëndë që tronditi opinionin publik.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Jakup Krasniqi përfundon vizitën te familja, largohet nga Kosova nën përcjelljen e policisë

    Jakup Krasniqi përfundon vizitën te familja, largohet nga Kosova nën përcjelljen e policisë

    Jakup Krasniqi përfundon vizitën te familja, largohet nga Kosova nën përcjelljen e policisë

    Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë, të cilën e zhvilloi gjatë ditës së sotme.

    Ai ka qëndruar për disa orë me familjarët në shtëpinë e tij, ndërsa pas përfundimit të vizitës është larguar nën përcjelljen e policisë.

    Sipas raportimeve, arsyeja e kësaj vizite ishte gjendja e rëndë shëndetësore e bashkëshortes së tij.

    Burimi: Insajderi

  • Vetëm tri ditë nga publikimi, kënga “Malli” nga Ermal Fejzullahut dhe Emra Brah kalon shifrën e 1 milion shikime në YouTube

    Vetëm tri ditë nga publikimi, kënga “Malli” nga Ermal Fejzullahut dhe Emra Brah kalon shifrën e 1 milion shikime në YouTube

    Kënga e re e Ermal Fejzullahut në bashkëpunim me Emra Brah, siç duket, po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga publiku.

    Vetëm tri ditë pas publikimit, kënga e titulluar “Malli” ka arritur të grumbullojë mbi 1 milion dëgjime në kanalin zyrtar të YouTube, duke dëshmuar interesimin e madh të audiencës për këtë projekt muzikor.

    Siç edhe sugjeron titulli, kënga e dyshes përcjell një tekst emocional dhe nostalgjik, që prek ndjenjat e dëgjuesve. Interpretimi i dy artistëve duket se ka sjellë një kombinim të suksesshëm, duke e bërë këtë projekt të veçantë.

    Projekti është kompletuar edhe me një videoklip, i cili plotëson atmosferën emocionale që përcillet përmes tekstit dhe melodisë.

    Përveç numrit të madh të dëgjimeve në një kohë kaq të shkurtër, “Malli” ka marrë edhe komente të shumta pozitive nga fansat e tyre.

  • Children with IVF, Bessie, relates why they decided to share the news about Valirra’s pregnancy in the Big Brother ( VIDEOS)

    IBig Brother’s sh-banor V IP Kosova, Bessie, has shared the beautiful news in Prime last time that together with his partner, Valirra, they are waiting to become parents for the first time.

    Invited to a reality show in Klan Kosova, Bessie has confessed their emotions and travel towards parenting, showing that fertility treatments, including the IVF, have been provided as a gift from the Big Brother V IP Kosova.

    He has found that they have gone through several IVF procedures that would amount to a great financial cost if they could afford it on their own.

    Some IVF had a boo, that if I had done it before to tell you, it was a lot of money. Bessie said, thanking the promotion for support.

    For more:

  • Fëmijë me IVF, Besi tregon pse vendosën ta ndajnë lajmin për shtatzëninë e Valirës në Big Brother (VIDEO)

    Fëmijë me IVF, Besi tregon pse vendosën ta ndajnë lajmin për shtatzëninë e Valirës në Big Brother (VIDEO)

    Fëmijë me IVF, Besi tregon pse vendosën ta ndajnë lajmin për shtatzëninë e Valirës në Big Brother (VIDEO)

    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Besi, ka ndarë lajmin e bukur në Prime-n e kaluar se së bashku me partneren e tij, Valirën, janë në pritje të bëhen prindër për herë të parë.

    I ftuar në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, Besi ka rrëfyer emocionet dhe rrugëtimin e tyre drejt prindërimit, duke treguar se trajtimet e fertilitetit, përfshirë IVF-në, u janë mundësuar si dhuratë nga Big Brother VIP Kosova.

    Ai ka zbuluar se kanë kaluar nëpër disa procedura IVF, të cilat do të përbënin një kosto të madhe financiare po t’i përballonin vetë.

    “Disa IVF i kena bo, që nëse i kisha bo me pare t’mia, ish kanë shumë pare e madhe…”, u shpreh Besi, duke falënderuar produksionin për mbështetjen.

    Për më shumë:

  • Gazmend Muharzier arrives at Commission for Arlinda case

    KPeja municipality captain Gazmend Muharzier has arrived at the Parliamentary Investigative Commission for the murder case of Arlinda Zekij.

    He will be interviewed for the case, for which doubts have been raised about the proper institutional inaction.

  • Gazmend Muhaxheri mbërrin në Komisionin për rastin e Arlindës

    Gazmend Muhaxheri mbërrin në Komisionin për rastin e Arlindës

    Gazmend Muhaxheri mbërrin në Komisionin për rastin e Arlindës

    Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka mbërritur në Komisionin Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Ai do të intervistohet për rastin, për të cilin janë ngritur dyshime për mos-trajtim të duhur paraprak institucional.

  • Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij

    Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij

    Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij

    Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi është afruar drejt afatit për përfundimin e vizitës së tij në familje.

    Ekipi i Klan Kosovës gjatë gjithë kohës ka qëndruar para shtëpisë së tij, ku në këto momente janë rikthyer veturat e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovës.

    Me veturat e EULEX-it dhe nën shoqërinë e zyrtarëve të Gjykatës Speciale, Krasniqi është shoqëruar deri te shtëpia e tij, e të cilat më pas edhe do ta transferojnë sërish për në Hagë.

    Krasniqi është lejuar të vizitojë familjen e tij, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

    Gjithashtu, para shtëpisë së Krasniqit, po qëndrojnë edhe një numër i qytetarëve që janë mbledhur për ta takuar atë, por një mundësi e tillë nuk i është lejuar as vëllait të tij.

    Ndryshe, kjo është vizita e dytë e Krasniqit në Kosovë që nga arrestimi i tij para gjashtë vjetësh nga Gjykata Speciale.

    Herën e parë, ai ishte lejuar të vinte në Kosovë, pas vdekjes së vëllait të tij. /Klankosova.tv