Blog

  • Gazmend Muharzier arrives at Commission for Arlinda case

    KPeja municipality captain Gazmend Muharzier has arrived at the Parliamentary Investigative Commission for the murder case of Arlinda Zekij.

    He will be interviewed for the case, for which doubts have been raised about the proper institutional inaction.

  • Gazmend Muhaxheri mbërrin në Komisionin për rastin e Arlindës

    Gazmend Muhaxheri mbërrin në Komisionin për rastin e Arlindës

    Gazmend Muhaxheri mbërrin në Komisionin për rastin e Arlindës

    Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka mbërritur në Komisionin Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Ai do të intervistohet për rastin, për të cilin janë ngritur dyshime për mos-trajtim të duhur paraprak institucional.

  • Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij

    Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij

    Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij

    Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi është afruar drejt afatit për përfundimin e vizitës së tij në familje.

    Ekipi i Klan Kosovës gjatë gjithë kohës ka qëndruar para shtëpisë së tij, ku në këto momente janë rikthyer veturat e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovës.

    Me veturat e EULEX-it dhe nën shoqërinë e zyrtarëve të Gjykatës Speciale, Krasniqi është shoqëruar deri te shtëpia e tij, e të cilat më pas edhe do ta transferojnë sërish për në Hagë.

    Krasniqi është lejuar të vizitojë familjen e tij, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

    Gjithashtu, para shtëpisë së Krasniqit, po qëndrojnë edhe një numër i qytetarëve që janë mbledhur për ta takuar atë, por një mundësi e tillë nuk i është lejuar as vëllait të tij.

    Ndryshe, kjo është vizita e dytë e Krasniqit në Kosovë që nga arrestimi i tij para gjashtë vjetësh nga Gjykata Speciale.

    Herën e parë, ai ishte lejuar të vinte në Kosovë, pas vdekjes së vëllait të tij. /Klankosova.tv

  • Kamberi në Parlamentin e Serbisë: Të drejtat dhe barazia e shqiptarëve në Luginë janë të panegociueshme

    Kamberi në Parlamentin e Serbisë: Të drejtat dhe barazia e shqiptarëve në Luginë janë të panegociueshme

    Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, në fjalimin e tij para Parlamentit të ri të Serbisë, ka theksuar se të drejtat dhe barazia e shqiptarëve në Luginën e Preshevës janë të panegociueshme, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim politik me shumicën e re parlamentare.

    Kamberi përgëzoi Listën Studentore për fitoren bindëse zgjedhore dhe u bëri thirrje deputetëve të rinj që ndryshimi politik në Serbi të shoqërohet edhe me një qasje të re ndaj pakicave kombëtare dhe të drejtave të tyre.

    Ai theksoi se kërkesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk janë të reja, por mbeten të pazgjidhura prej më shumë se 36 vjetësh.

    “Gatishmëria për partneritet nuk do të thotë gatishmëri për konformizëm. Hapja ndaj dialogut nuk do të thotë braktisje e parimeve, ndërsa bashkëpunimi politik nuk mund të zëvendësojë përmbushjen e të drejtave”, deklaroi Kamberi.

    Gjatë fjalimit, deputeti shqiptar paraqiti një sërë çështjesh që, sipas tij, institucionet e Serbisë duhet t’i adresojnë. Ndër kërkesat kryesore përmendi përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore, polici, gjyqësor dhe shërbimet publike.

    Ai kërkoi gjithashtu njohjen e diplomave të fituara në universitetet e Kosovës, investime ekonomike dhe zhvillim për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, si dhe ndërprerjen e praktikës së çregjistrimit administrativ të adresave, që ka prekur shqiptarët në Luginë.

    Në listën e kërkesave përfshihen edhe përmirësimi i arsimit në gjuhën shqipe, sigurimi i teksteve shkollore, respektimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe dhe zhbllokimi i fondeve që Kosova ndan për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

    Kamberi rikujtoi se ekzistojnë tashmë dokumente dhe korniza për zgjidhjen e këtyre problemeve, duke përmendur Planin Shtatë Pikash dhe Planin e Veprimit të vitit 2022.

    Ai kritikoi edhe mënyrën se si, sipas tij, Serbia i ka trajtuar shqiptarët ndër dekada, duke thënë se ata janë parë përmes prizmit të paragjykimeve të sigurisë, dyshimit politik dhe mosbesimit historik.

    “Shumë shpesh, ata janë trajtuar si të padëshiruar, si një problem që duhet kontrolluar, madje edhe si një lloj ‘armiku të përhershëm’”, u shpreh Kamberi.

    Duke folur për raportin me shumicën e re parlamentare, ai tha se qëndrimi i përfaqësuesve shqiptarë do të përcaktohet nga veprimet konkrete dhe jo nga deklaratat apo etiketat politike.

    Kamberi bëri të ditur se do të mbështesin iniciativat që kontribuojnë në demokratizimin e Serbisë, forcimin e institucioneve, avancimin e të drejtave të qytetarëve dhe integrimin evropian të vendit.

    Megjithatë, ai theksoi se kjo gatishmëri për bashkëpunim nuk nënkupton heqje dorë nga kërkesat e shqiptarëve në këmbim të posteve politike apo gjesteve simbolike.

    “Mund të diskutojmë mënyrën, ritmin dhe mekanizmat institucionalë për zgjidhjen e këtyre problemeve. Por nuk mund të negociojmë vetë të drejtën për barazi”, deklaroi ai.

    Në përfundim të fjalimit, Kamberi theksoi se përfaqësuesit shqiptarë nuk kanë hyrë në Parlamentin e Serbisë për të kërkuar pozita në qeveri, por për të përfaqësuar dhe mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

    “Ne nuk jemi këtu për të kërkuar një pozicion në pushtet. Ne jemi këtu për të luftuar për vendin e shqiptarëve brenda institucioneve të këtij shteti”, përfundoi Kamberi.

  • Kocka është ngjitur, por dora apo këmba ende nuk ju bindet: Çfarë ndodh pas heqjes së gipsit?

    Kocka është ngjitur, por dora apo këmba ende nuk ju bindet: Çfarë ndodh pas heqjes së gipsit?

    Dita kur hiqet gipsi pritet me padurim. Shumë njerëz befasohen kur shohin se dora nuk mbyllet në grusht ose se këmba nuk e mban trupin si dikur. Rëntgeni tregon se kocka është shëruar, por ju ende nuk ndiheni si më parë. Ja pse ndodh kjo dhe cilat besime të përhapura mund ta vonojnë rikuperimin

    Blend Bytyqi, fizioterapist
    Active Physiotherapy – Fizioterapi në Prishtinë
    +383 48 570 220

    Çdo dimër, me shfaqjen e akullit në trotuare, shtohen rastet e njerëzve që rrëzohen mbi pëllëmbë dhe pësojnë thyerje të kyçit të dorës. Në verë shohim më shumë thyerje të kyçit të këmbës, si pasojë e lojës së futbollit, rrëzimeve në shkallë ose një hapi të gabuar në rrugë. Te prindërit dhe gjyshërit tanë, një rrëzim brenda shtëpisë shpesh përfundon me thyerje të ijës.

    Pas gipsit, ortezës ose operacionit, pyetja është zakonisht e njëjtë: “Kocka është ngjitur, pse ende nuk mund ta përdor dorën apo këmbën si më parë?”

    Për mënyrën se si e ndërtojmë rehabilitimin hap pas hapi në klinikë, shihni faqen tonë për rehabilitimin pas frakturave.

    Besimi i parë: “Kur hiqet gipsi, shërimi ka përfunduar”

    Gipsi e mbron kockën, por njëkohësisht mban të palëvizura edhe strukturat përreth saj. Pas disa javësh, muskujt dobësohen dhe humbin masë, nyja ngurtësohet, ndërsa indet e buta humbin elasticitetin. Prandaj, shërimi i kockës dhe rikthimi i funksionit të plotë të dorës apo këmbës nuk janë e njëjta gjë.

    Pas heqjes së gipsit, zakonisht vihen re:

    • kufizim i lëvizshmërisë së nyjës
    • ënjtje që shtohet në mbrëmje
    • dobësi gjatë kapjes së objekteve, ecjes ose ngjitjes së shkallëve
    • pasiguri dhe frikë për ta përdorur dorën apo këmbën

    Këto shqetësime nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se diçka ka shkuar keq. Ato shpesh janë pasojë e javëve pa lëvizje dhe zakonisht përmirësohen gradualisht, me ushtrime të përshtatshme dhe nën mbikëqyrjen e fizioterapistit.

    Besimi i dytë: “Nëse më dhemb, kocka mund të thyhet përsëri”

    Kjo frikë është ndër më të shpeshtat. Shumë njerëz e mbajnë dorën të mbledhur pranë trupit edhe për javë të tëra pas heqjes së gipsit, sepse besojnë se çdo lëvizje e rrezikon kockën.

    Kur ortopedi ka konfirmuar se kocka është shëruar mjaftueshëm dhe ka lejuar lëvizjen, një shqetësim i lehtë gjatë ushtrimeve nuk nënkupton domosdoshmërisht rrezik. Indet që kanë qëndruar gjatë pa lëvizur mund të ndihen të tendosura dhe të shkaktojnë dhimbje të lehtë kur fillojnë të aktivizohen sërish.

    Rregulli praktik është i thjeshtë: shqetësimi i lehtë që qetësohet brenda pak orësh zakonisht mund të jetë i pranueshëm, ndërsa dhimbja që shtohet nga dita në ditë kërkon rivlerësim.

    Besimi i tretë: “Sa më shumë pushim, aq më mirë”

    Pushimi është i nevojshëm në fillim, kur kocka sapo është thyer ose operuar. Por, pasi mjeku lejon lëvizjen, pushimi i zgjatur mund të bëhet pengesë. Muskujt dobësohen edhe më shumë, nyja ngurtësohet më tej, ndërsa ngarkesa e kontrolluar ndihmon në rikthimin gradual të funksionit dhe forcës së kockës.

    Kjo nuk do të thotë se duhet të nxitoni. Sa peshë mund të mbështetni mbi këmbë dhe kur mund t’i lini patericat, e përcakton ortopedi, zakonisht pas një kontrolli klinik dhe radiografik. Brenda këtyre kufijve, fillimi i hershëm i lëvizjeve të kontrolluara mund ta lehtësojë rikuperimin.

    Besimi i katërt: “Me pllakë dhe vida brenda, nyja nuk guxon të lëvizet”

    Pllakat, vidat dhe gozhdët ortopedike shërbejnë për ta stabilizuar kockën dhe, në shumë raste, mundësojnë fillimin më të hershëm të lëvizjeve. Megjithatë, shumë njerëz e kuptojnë të kundërtën dhe e mbrojnë dorën apo këmbën më shumë sesa pas një gipsi të zakonshëm.

    Sigurisht, në varësi të llojit të thyerjes, kirurgu mund të kufizojë përkohësisht mbajtjen e plotë të peshës ose disa lëvizje të caktuara. Këto udhëzime duhen ndjekur me përpikëri. Por vetë prania e materialeve metalike nuk është arsye për ta mbajtur nyjën të palëvizur.

    Besimi i pestë: “Ngurtësia kalon vetë”

    Te shumë njerëz, sidomos pas thyerjeve të thjeshta, përdorimi i përditshëm ndihmon në rikthimin gradual të një pjese të mirë të lëvizshmërisë. Por kjo nuk ndodh te të gjithë.

    Kur kanë kaluar disa javë dhe nyja ende nuk lëviz si ajo në anën tjetër, kur nuk mund të mbaheni fort në autobus ose kur çaloni pa e kuptuar, vetëm pritja zakonisht nuk mjafton.

    Rishikimet shkencore të Cochrane tregojnë se ende nuk është përcaktuar qartë se cila metodë rehabilitimi është më e efektshmja për secilin lloj thyerjeje. Kjo nuk do të thotë se ushtrimet nuk kanë vlerë, por se programi duhet të përshtatet sipas individit, llojit të thyerjes dhe kërkesave të jetës së përditshme.

    Besimi i gjashtë: “Pas thyerjes së ijës, gjyshi nuk do të ecë më”

    Thyerja e ijës te të moshuarit është një dëmtim serioz dhe nuk duhet nënvlerësuar. Megjithatë, shumë prej tyre arrijnë të ecin sërish, shpesh me ndihmën e shkopit ose të mjeteve ndihmëse për ecje, nëse mobilizohen herët dhe ushtrojnë rregullisht, sipas gjendjes së tyre shëndetësore.

    Një rishikim i Cochrane i vitit 2022 gjeti se ushtrimet e përqendruara në ecje, ekuilibër dhe aktivitete të përditshme mund ta përmirësojnë lëvizshmërinë pas operacionit.

    Familja ka një rol të rëndësishëm. Ndihma më e mirë nuk është t’ia bëni të moshuarit gjithçka, por ta inkurajoni të kryejë vetë ato aktivitete që i lejohen dhe ta bëni shtëpinë më të sigurt:

    • largoni qilimat e vegjël dhe kabllot nga dyshemeja
    • siguroni ndriçim gjatë natës, sidomos në rrugën nga dhoma e gjumit deri në banjë
    • zgjidhni këpucë të mbyllura, me sholla që nuk rrëshqasin
    • konsultohuni me mjekun për vlerësimin e dendësisë së kockave

    Çfarë ndihmon vërtet?

    Rikuperimi pas një thyerjeje rrallë varet nga një teknikë e vetme. Zakonisht ndihmojnë disa hapa të thjeshtë, të zbatuar me durim dhe në përputhje me udhëzimet mjekësore:

    • lëvizja e gishtave dhe e nyjave që nuk janë të imobilizuara me gips, që në ditët e para, kur kjo lejohet
    • ushtrime të lehta për nyjën e ngurtësuar pas heqjes së gipsit
    • mbajtja e dorës ose këmbës lart kur shfaqet ënjtje
    • ushtrime për forcimin gradual të muskujve
    • ushtrime ekuilibri pas thyerjeve të këmbës dhe të ijës
    • respektimi i udhëzimeve të ortopedit për ngarkesën e lejuar mbi gjymtyrën e dëmtuar

    Kur duhet kërkuar ndihmë menjëherë?

    Disa shenja kërkojnë vlerësim të menjëhershëm mjekësor. Kontaktoni mjekun ose drejtohuni në urgjencë nëse:

    • dhimbja nën gips bëhet gjithnjë e më e fortë, edhe kur e mbani dorën apo këmbën të ngritur
    • gishtat mpihen, duken të zbehtë ose të kaltër, apo nuk mund t’i lëvizni
    • pulpa e këmbës është e fryrë, e nxehtë dhe e dhimbshme
    • keni vështirësi në frymëmarrje ose dhimbje në kraharor
    • pas operacionit, plaga skuqet, ka rrjedhje ose shfaqet temperaturë

    Vështirësia në frymëmarrje dhe dhimbja në kraharor kërkojnë ndihmë urgjente.

    Kërkoni vlerësim mjekësor edhe nëse, disa javë pas thyerjes, ndieni djegie të fortë në dorë ose këmbë, nuk e duroni as prekjen e lehtë ose vëreni ndryshime në ngjyrën e lëkurës.

    Rehabilitimi pas thyerjeve në Prishtinë

    Në Active Physiotherapy, rehabilitimi pas një thyerjeje fillon me shqyrtimin e raportit të ortopedit dhe të radiografisë, e më pas me vlerësimin e lëvizshmërisë, ënjtjes dhe forcës muskulore.

    Programi përgatitet sipas llojit të thyerjes, moshës dhe nevojave të përditshme të pacientit, gjithmonë duke respektuar kufizimet e përcaktuara nga mjeku.

    Plani zakonisht përfshin:

    • vlerësimin e nyjës së dëmtuar dhe të nyjave përreth
    • ushtrime për rikthimin e lëvizshmërisë dhe forcës, sipas fazës së shërimit
    • mësimin e ecjes me paterica ose shkop, kur është e nevojshme
    • ushtrime të përshtatshme për në shtëpi dhe përcjelljen e vazhdueshme të përparimit

    Kocka e shëruar është vetëm gjysma e rrugës. Pjesa tjetër është rikthimi i lëvizjes, forcës dhe sigurisë, me durim dhe hapa të vegjël.

    Active Physiotherapy – Prishtinë
    Rruga “Bajram Kelmendi”, nr. 248
    Prapa Teatrit Kombëtar, drejt Taukbahçes
    +383 48 570 220

    /Telegrafi/

  • Në Nju Jork mbahet gala mbrëmja e NCAFP-së, në mesin e të pranishmëve ambasadorë dhe diplomatë amerikanë

    Në Nju Jork është mbajtur gala mbrëmja e Komitetit Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP), ku janë mbledhur ambasadorë, diplomatë, ish-zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit dhe Pentagonit, si dhe përfaqësues të mediave amerikane.

    Në këtë ngjarje morën pjesë presidenti emeritus i NCAFP-së, Dr. George Schwab, dhe presidentja dhe drejtoresha ekzekutive e organizatës, ambasadorja Susan Elliott.

    Tema qendrore e takimit vjetor ishte “Diplomacia në veprim”, me fokus në rolin e diplomacisë dhe dialogut në marrëdhëniet ndërkombëtare.

    NCAFP është organizatë amerikane e themeluar në vitin 1974 nga profesori Hans Morgenthau, një prej teoricienëve të njohur të realizmit në marrëdhëniet ndërkombëtare, shkruan Telegrafi.

    Organizata angazhohet në promovimin e diskutimit dhe shkëmbimit të ideve mbi politikën e jashtme amerikane dhe çështjet ndërkombëtare.

    Gala mbrëmja shërbeu si një mundësi për takime dhe shkëmbim pikëpamjesh mes personaliteteve të diplomacisë, politikës së jashtme dhe medias./Telegrafi/

  • Four suspects are detained for 48 hours in the north, allegedly physically assaulting two police officers off duty

    Kosovo police have arrested four people suspected of assaulting the official person, following a physical clash at a local in northern Mitrovica.

    According to the police report, the case occurred on November 18, 2026, at around 1:20, on the street of Boris Kidric, where police had accepted information about a physical clash.

    Police units that have appeared at the scene have found that two police officials, who were at the time off duty and were staying at the bar, were initially offended by some regarding their official work.

    Then, after they had left the club, they allegedly were physically assaulted. As a result, one of the police officials has suffered serious bodily injuries, according to the caregiver’s assessment.

    At the scene, police have arrested two suspected persons — S.L. (2001) and U.L. (2005).

    During the investigation, the suspect S.L. has been found. He owned several weapons with permission at his North Mitrovica residence address. These weapons were seized by police, according to the state prosecutor’s instructions.

    Meanwhile, during further investigations and intensive work, regional investigators have managed to identify two other persons suspected of involvement in the case, N.M. (2004) and L.M. (2005), both with residence in North Mitrovica.

    These two people have also been escorted to the police station, while one of them has found a weapon with permission, which has also been seized.

    All four suspects have been interviewed in the presence of defence attorneys, while the ban has been imposed on them for 48 hours.

    They’ll be investigated for the criminal act ?

    Police have indicated that, in co-ordination with the state prosecutor, they are taking the necessary investigative actions to fully clarify the random circumstances and prosecute persons involved.

    Meanwhile, citizens have been invited to report suspicious cases to 192.

    Source Layer: Insander

  • Katër të dyshuar ndalohen për 48 orë në veri, dyshohet se sulmuan fizikisht dy policë jashtë detyrës

    Katër të dyshuar ndalohen për 48 orë në veri, dyshohet se sulmuan fizikisht dy policë jashtë detyrës

    Katër të dyshuar ndalohen për 48 orë në veri, dyshohet se sulmuan fizikisht dy policë jashtë detyrës

    Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar, pas një përleshjeje fizike në një lokal në Mitrovicën e Veriut.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 18 nëntor 2026, rreth orës 01:20, në rrugën “Boris Kidriç”, ku Policia kishte pranuar informatë për një përleshje fizike.

    Njësitë policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë kuptuar se dy zyrtarë policorë, të cilët në atë kohë ishin jashtë detyrës zyrtare dhe po qëndronin në lokal, fillimisht ishin ofenduar nga disa persona lidhur me punën e tyre zyrtare.

    Më pas, pasi kishin dalë jashtë lokalit, ata dyshohet se janë sulmuar fizikisht. Si pasojë, njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime të rënda trupore, sipas vlerësimit të mjekut kujdestar.

    Në vendin e ngjarjes, Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, S.L. (2001) dhe U.L. (2005).

    Gjatë verifikimeve, është konstatuar se i dyshuari S.L. posedonte disa armë me leje në adresën e tij të banimit në Mitrovicën e Veriut. Këto armë janë sekuestruar nga Policia, sipas udhëzimeve të prokurorit të shtetit.

    Ndërkohë, gjatë hetimeve të mëtejshme dhe punës intensive, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë edhe dy persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në rast, N.M. (2004) dhe L.M. (2005), të dy me vendbanim në Mitrovicën e Veriut.

    Edhe këta dy persona janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa te njëri prej tyre është gjetur një armë me leje, e cila gjithashtu është sekuestruar.

    Të katër të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me aktvendim ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Ata do të hetohen për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

    Policia ka bërë të ditur se, në koordinim me prokurorin e shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe procedimin e personave të përfshirë.

    Ndërkaq, qytetarët janë ftuar që rastet e dyshimta t’i raportojnë në numrin 192.

    Burimi: Insajderi

  • QPS Director at Pec: We applied for staff support. I never met Arlinda.

    The task of director of the Centre for Social Affairs in Pec, Lukaj Hope, has declared that the Arlinda Zekij case was constantly monitored by officials from the centre and that there were no remarks on neglect in its treatment.

    Source Layer: Dukeagini

  • Drejtoresha e QPS-së në Pejë: S’kemi bërë kërkesë për shtim të stafit, me Arlindën nuk jam takuar asnjëherë

    Drejtoresha e QPS-së në Pejë: S’kemi bërë kërkesë për shtim të stafit, me Arlindën nuk jam takuar asnjëherë

    Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shpresa Lukaj, ka deklaruar se rasti i Arlinda Zekajt ishte monitoruar vazhdimisht nga zyrtarët e kësaj qendre dhe se nuk kishte pasur vërejtje për neglizhencë në trajtimin e tij.

    Burimi: Dukagjini