
Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren.


Gazeta Sinjali raportoi më herët për një person që dyshohej se kishte vdekur në afërsi të varrezave në Prizren.
Për Sinjalin, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, rreth 70-vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në rrugë.
Sipas tij, deri më tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që çuan në vdekjen e personit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa priten informacione të tjera lidhur me rastin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Raportimi i Sinjalit për personin e gjetur të vdekur në Prizren, Policia jep detaje appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali


Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar disa përparime në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, por aty ende u mungojnë mekanizmat efikase për ta luftuar këtë problem dhe nuk i përmbushin kriteret ndërkombëtare për çrrënjosjen e kësaj veprimtarie kriminale, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për trafikimin me qenie njerëzore për vitin 2026.
Për Kosovën, raporti vë në pah se gjykatat shqiptojnë dënime nën minimumin e paraparë me ligj, ndërsa për Shqipërinë thekson se policia dhe prokuroria nuk kanë përvojë dhe kapacitete të mjaftueshme dhe të specializuara për hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore, sipas Radio Evropa e Lirë.
Serbia dhe Mali i Zi nuk i përmbushin plotësisht standardet minimale për luftimin e kësaj dukurie, ndërsa Bosnjë e Hercegovina vazhdon të ketë mungesë mekanizmash efikase për ta trajtuar atë, sipas raportit.
Kosova s’i heton si trafikim me njerëz të gjitha rastet e fëmijëve të detyruar për të lypur
Drejtësia në Kosovë po shqipton më shumë dënime me burgim për trafikantët e njerëzve sesa në të kaluarën, por ato vazhdojnë të jenë kryesisht nën minimumin e paraparë me ligj, thuhet në vlerësimin e ri të Departamentit amerikan të Shtetit.
Autoritetet kanë rritur buxhetin për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe për ndihmën ndaj viktimave, ndërsa një analizë zyrtare tregon se është përmbushur edhe një pjesë e madhe e synimeve të planit kombëtar të veprimit.
Megjithatë, Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëron për mangësi serioze në mbrojtjen e personave më të cenueshëm.
Numri i personave të akuzuar për trafikim me njerëz ka rënë. Edhe pse Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime të rënda, nga pesë deri në 12 vjet burgim për trafikimin e personave të rritur dhe deri në 15 vjet për trafikimin e fëmijëve, praktika gjyqësore paraqet një pamje tjetër.
Sipas statistikave zyrtare, autoritetet kanë ndjekur penalisht 34 persona të dyshuar, më pak se 49 sa ishin një vit më parë.
Policia ka punuar në katër raste të reja dhe ka vazhduar hetimet për rastet e mëparshme, ndërsa gjykatat kanë dënuar tre persona për trafikim me njerëz për qëllime të shfrytëzimit seksual. Dy prej tyre janë dënuar me burgim: njëri me tre vjet dhe tjetri me pesë vjet e gjysmë burgim, si dhe me gjobë. Një trafikant tjetër është dënuar me një vit burgim me kusht.
Raporti paralajmëron se dënimet nën minimumin e paraparë me ligj e dobësojnë përgjegjësinë penale të autorëve dhe rrezikojnë sigurinë e viktimave.
Ndërkohë, 17 persona janë ndjekur penalisht për shfrytëzimin e shërbimeve seksuale të viktimave të trafikimit me qenie njerëzore, por në këto raste nuk është shqiptuar asnjë dënim.
Sipas raportit, mangësitë vërehen edhe në punën e policisë në terren, e cila vepron përmes tetë njësive rajonale me gjithsej 45 zyrtarë.
Raporti thekson se rastet e fëmijëve të detyruar nga prindërit për të lypur rrugëve, Policia vazhdon t’i trajtojë si neglizhencë ose keqtrajtim, e jo si trafikim, me arsyetimin se këto raste nuk i përmbushin kriteret e përcaktuara me ligj për këtë vepër penale.
Vëzhguesit theksojnë se shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk kanë trajnim dhe përvojë të mjaftueshme, veçanërisht për rastet që përfshijnë kontroll emocional ose detyrim psikologjik. Si pasojë, shqiptohen dënime të lehta ose rastet cilësohen si vepra penale më të lehta.
Raporti nënvizon gjithashtu se autoritetet nuk i kanë hetuar si trafikim të gjitha rastet e fëmijëve të detyruar për të lypur rrugëve.
Për shkak të procedurave të papërshtatshme për identifikimin e viktimave në rastet e lypjes së detyruar, autoritetet nuk kanë arritur t’i mbrojnë në mënyrë efikase viktimat e mundshme nga ndëshkimi për veprime të paligjshme që i kanë kryer si pasojë e drejtpërdrejtë e trafikimit me qenie njerëzore.
Ndërkohë, Qeveria nuk ka siguruar përpjekje të mjaftueshme për riintegrimin e viktimave dhe ofrimin e ndihmës tjetër afatgjatë, veçanërisht për fëmijët dhe personat që kanë nevojë për mbështetje psikosociale.
Sa i përket mbrojtjes së viktimave, autoritetet në Kosovë kanë identifikuar 13 viktima të trafikimit me njerëz gjatë vitit të kaluar. Të gjitha personat e identifikuar ishin shtetas të Kosovës të ekspozuar ndaj shfrytëzimit seksual: dy gra dhe 11 vajza.
Vëzhguesit paralajmërojnë edhe për mungesën e përpjekjeve për identifikimin e viktimave të lypjes së detyruar, veçanërisht të fëmijëve. Megjithatë, organizatat joqeveritare vlerësojnë se mekanizmi për referimin e viktimave drejt shërbimeve të ndihmës funksionon mirë.
Qeveria ofron strehim, trajtim mjekësor, këshillim dhe ndihmë juridike në bashkëpunim me shoqërinë civile. Gjatë vitit 2025, ndihmë morën 18 persona.
Në raport thuhet se shteti siguron mbrojtje juridike për viktimat e huaja dhe mbështetje për viktimat që dëshmojnë në gjykatë. Kjo përfshin dhoma të posaçme për intervistimin e fëmijëve dhe pajisje që mundësojnë dëshminë në distancë, duke mbrojtur identitetin e tyre.
Megjithatë, për shkak të kontrolleve të papërshtatshme për identifikimin e viktimave, Qeveria nuk ka arritur t’i parandalojë në mënyrë efikase ndëshkimet ndaj viktimave për vepra penale që i kanë kryer nën detyrim.
Sa i përket parandalimit, autoritetet e Kosovës kanë shtuar angazhimin përmes një organi të posaçëm kombëtar, i cili koordinon përpjekjet e institucioneve të ndryshme.
Mbështetja financiare për këtë qëllim është rritur në 15.000 euro, nga 3.550 euro sa ishte një vit më parë. Fondet janë ndarë për fushata ndërgjegjësuese dhe funksionimin e linjës telefonike SOS.
Shteti po përpiqet gjithashtu ta zvogëlojë kërkesën për shërbime seksuale me pagesë, duke ndjekur penalisht dhe ndëshkuar personat që shfrytëzojnë shërbimet seksuale të viktimave të trafikimit me qenie njerëzore.
Megjithëse ndërmjetësit e punësimit i nënshtrohen rregullimit efektiv dhe inspektorët e punës kryejnë rregullisht kontrolle në terren, në sistem vazhdon të ketë mangësi.
Inspektorët e punës nuk janë trajnuar për identifikimin e rasteve të trafikimit me njerëz dhe, gjatë gjithë vitit, nuk i kanë raportuar policisë asnjë rast të dyshimtë të evidentuar në terren.
Të dhënat për trafikimin me njerëz tregojnë se Kosova është vend ku viktimat shfrytëzohen seksualisht, por edhe për punë të detyruar.
Trafikantët i joshin gratë dhe vajzat me premtime të rreme për martesë ose punësim si valltare dhe këngëtare, por më pas i detyrojnë të ofrojnë shërbime seksuale në shtëpi private, banesa, klube nate dhe sallone masazhi.
Lypja e detyruar prek kryesisht fëmijët nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera fqinje.
Shumica e viktimave të shfrytëzimit seksual janë vajza nga Kosova, por janë evidentuar edhe viktima nga vendet e rajonit dhe Evropa Lindore, si dhe nga Kolumbia, Meksika, Tajlanda dhe Venezuela.
Ndërkohë, shtetasit e Kosovës janë të ekspozuar ndaj trafikimit për shfrytëzim seksual dhe punës së detyruar në vende të ndryshme të Evropës, sipas REL.


Shtatë marinarë janë zhdukur pasi disa dronë goditën dy cisterna pranë bregdetit rumun në Detin e Zi, duke shkaktuar zjarre në to dhe duke ngritur shqetësime të reja sigurie në një rrugë jetike detare që përdoret nga Ukraina.
Një burim ushtarak i NATO-s i tha agjencisë Reuters se dronët që goditën anijet “Wine Trader” dhe “Yara J” erdhën nga Rusia. “Dronët që shkaktuan zjarret në dy cisternat, brenda ujërave territoriale rumune, ishin me origjinë ruse”, tha burimi.
Presidenti i Rumanisë, Nicusor Dan, e përshkroi situatën në Detin e Zi si serioze. “Anijet tregtare po sulmohen dhe po fundosen”, shkroi ai në platformën X. “Marinarë të vrarë, plagosur apo zhdukur shumë pranë brigjeve të Rumanisë dhe Bullgarisë. Kjo është e papranueshme dhe duhet të marrë fund”.
Deklarata e tij erdhi pas një takimi të enjten me kryeministrin e Bullgarisë, Rumen Radev, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, gjatë të cilit ata ranë dakord “të forcojnë mbrojtjen tonë në Detin e Zi”, tha Dan.
Rutte u shpreh: “NATO-ja do të vazhdojë të punojë ngushtë me aleatët tanë në Detin e Zi, duke përshtatur qëndrimin tonë të parandalimit dhe mbrojtjes sipas nevojës”.
Një zyrtar i NATO-s bëri të ditur se çështja do të diskutohet në një mbledhje të Këshillit të Atlantikut të Veriut javën e ardhshme, sipas The Guardian.


Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar se ndryshimet e fundit në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës mund të ndikojnë negativisht në procesin e integrimit evropian të vendit.
Deklaratat e saj pasuan takimin me kryenegociatorin e Kosovës për integrim evropian, Jeton Zulfaj, me të cilin diskutoi për progresin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Në një postim në platformën X, Kos vlerësoi përparimin e Kosovës në disa fusha, pavarësisht paqëndrueshmërisë institucionale gjatë dy vjetëve të fundit.
Ajo theksoi se Kosova ka shënuar rezultate në reformat që lidhen me sundimin e ligjit dhe në zbatimin e Planit të Rritjes, si dhe ka ndërmarrë hapa drejt anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, komisionarja evropiane shprehu kundërshtimin e saj ndaj ndryshimeve të fundit ligjore që lidhen me Dhomat e Specializuara.
“Ndryshimet e fundit në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të papranueshme”, shkroi Kos, duke paralajmëruar se miratimi dhe zbatimi i tyre do të ishte në kundërshtim me zotimet e Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.
Sipas saj, një veprim i tillë do të përbënte “një hap të rëndë prapa në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së”.
Kos theksoi se respektimi i sundimit të ligjit dhe garantimi i pavarësisë së institucioneve gjyqësore janë kushte thelbësore për përparimin e mëtejshëm të Kosovës në procesin e integrimit evropian, transmeton Klankosova.tv.
“Respektimi i sundimit të ligjit dhe institucionet e pavarura gjyqësore janë thelbësore për përgatitjen e hapave të mëtejshëm në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së”, përfundoi ajo.
I discussed Kosovo’s EU integration path with Chief Negotiator @JetonZulfaj today.
In spite of the institutional instability in the past 2 years, Kosovo has advanced with reforms on the rule of law and the Growth Plan. It has made good progress towards the introduction of SEPA.… pic.twitter.com/n1ktwE9ksr
— Marta Kos (@MartaKosEU) October 15, 2026


Një person dyshohet se ka vdekur në afërsi të varrezave në Prizren.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se rasti lidhet me një therje me thikë, ndërsa rrethanat e plota ende nuk dihen.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare lidhur me rastin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Dyshohet për therje me thikë te varrezat në Prizren, një person dyshohet se ka vdekur appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali

Skuadra nga Rrogozhina ka kaluar në epërsi në minutën e njëzet e gjashtë, kur Gruda e ka shfrytëzuar një krosim të Kryeziut nga krahu i djathtë dhe ka shënuar me kokë.
Megjithatë, epërsia e Egnatias ka zgjatur vetëm shtatë minuta. Në minutën e tridhjetë e tretë, Cho ka barazuar rezultatin me një goditje me kokë, pas një aksioni të danezëve nga krahu i djathtë.
Në pjesën e parë, Midtjylland ka arritur ta dërgojë topin edhe një herë në rrjetë, por goli i Cho është anuluar për pozitë jashtë loje.
Pjesa e dytë është karakterizuar nga raste të shumta shënimi, me skuadrën daneze që ka ushtruar presion në kërkim të golit të fitores. Në minutën e tetëdhjetë e një, Midtjylland ka shënuar sërish, por goli është anuluar për shkak të një ndërhyrje të palejuar ndaj portierit të Egnatias, Dajsinani.
Egnatia ka pasur mundësinë ta fitojë ndeshjen në minutat shtesë, por mbrojtja daneze i ka neutralizuar tri tentativat e skuadrës shqiptare.
Burimi: RTKLive


Një person dyshohet se ka vdekur në afërsi të varrezave në Prizren.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e rastit.
Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare rreth rastit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Dyshohet për një person të vdekur te varrezat në Prizren appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me debatin për Kodin Civil, i cili u zhvillua sot në Kuvendin e Kosovës mes tij dhe deputetit Eman Rrahmani.
Mehmetaj ka thënë se Kurti duhet të deklarohet qartë nëse i mbështet nenet e kontestuara të Kodit Civil, në vend që të shmangë një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë çështje.
“Ti veç del një herë, bëhu i sinqertë! Kallxo që je për këto. Mos e merr në gojë më Kuranin ti, se kjo është në kundërshtim të plotë, në luftë të plotë me vlerat kuranore. Kjo është hipokrizia e tij”, ka deklaruar Mehmetaj.
Sipas Mehmetajt, Kurti duhet të dalë publikisht dhe të tregojë nëse është pro dispozitave të kontestuara të Kodit Civil, e jo të shmangë qëndrimin e tij për to.
Debati për Kodin Civil u zhvillua sot në Kuvend, pasi deputeti Eman Rrahmani e pyeti kryeministrin për dispozitën që do të mundësonte hartimin e një ligji të veçantë për regjistrimin e bashkësive civile ndërmjet personave me gjini të njëjtë.
Rrahmani e kundërshtoi këtë dispozitë, duke thënë se e konsideron të dëmshme për familjen tradicionale, ndërsa paralajmëroi se do të përpiqet ta pengojë miratimin e Kodit Civil.
Kurti, në përgjigjen e tij, tha se Kosovës i nevojitet një reformë e qëndrueshme civile dhe se mbrojtja e familjes është pjesë thelbësore e saj. Ai theksoi se Kodi Civil përmban 997 faqe dhe 1 mijë e 630 nene, duke kritikuar përqendrimin e Rrahmanit në vetëm dy prej tyre.
Burimi: Dukagjini


Yndyrnat trans që gjenden natyrshëm në produktet e qumështit, si qumështi, kosi, gjalpi dhe djathi, nuk janë lidhur me rrezik më të lartë për sëmundjet e zemrës, goditjen në tru apo diabetin e tipit 2, tregon një analizë e 22 studimeve shkencore.
Hulumtimi, i realizuar nga studiues të Universitetit të Readingut dhe i publikuar në revistën Nutrition Research, ka analizuar dallimet mes yndyrave trans natyrore dhe atyre industriale, të cilat lidhen me probleme kardiovaskulare.
Sipas rezultateve, nuk u gjetën prova për një lidhje mes yndyrave trans natyrore dhe rritjes së rrezikut për këto sëmundje.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se gjetjet duhet të interpretohen me kujdes. Kjo nuk do të thotë se gjalpi dhe djathi mund të konsumohen pa kufizime, pasi ato përmbajnë edhe yndyra të ngopura, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin kardiovaskular.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Yndyrnat trans natyrore në qumësht dhe djathë nuk rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali