Blog

  • Trump i drejtohet Zelenskyt: Ukrainës i duhet një udhëheqës i ri për marrëveshje

    Trump i drejtohet Zelenskyt: Ukrainës i duhet një udhëheqës i ri për marrëveshje

    Gjatë një deklarate për gazetarët, Trump akuzoi Zelenskyn se po shmang mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje dhe se nuk po shfrytëzon mundësitë për t’i dhënë fund konfliktit.

    “Unë sugjeroj që Ukraina të ketë një udhëheqës të ri që mund të bëjë një marrëveshje. Për ndonjë arsye, Zelensky nuk bën kurrë marrëveshje”, deklaroi Trump.

    Presidenti amerikan kritikoi gjithashtu sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës, duke pretenduar se ato kanë ndikuar në tregjet energjetike dhe kanë sjellë pasoja ekonomike edhe për fermerët amerikanë.

    Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensionesh të shtuara mes Uashingtonit dhe Kievit, ndërsa vazhdojnë debatet për strategjinë që duhet ndjekur për t’i dhënë fund luftës. Komentet e tij pritet të nxisin reagime të forta, pasi prekin drejtpërdrejt lidershipin ukrainas dhe rolin e Zelenskyt në negociatat e mundshme për paqe.

    Burimi: RTKLive

  • Kallas: Të ardhurat nga nafta ruse ndihmojnë Moskën të financojë luftën

    Kallas: Të ardhurat nga nafta ruse ndihmojnë Moskën të financojë luftën

    Sipas saj, pezullimi i sanksioneve ndaj naftës dizel ruse i siguron Moskës të ardhura shtesë, të cilat mund të përdoren për financimin e luftës në Ukrainë.

    “Ky nuk është momenti për të lehtësuar presionin ndaj Rusisë dhe Evropa nuk do ta bëjë këtë”, deklaroi Kallas.

    Ajo bëri të ditur gjithashtu se ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së synojnë të miratojnë të hënën paketën më të gjerë të përfshirjeve në listat e sanksioneve kundër makinerisë ushtarake ruse që prej fillimit të luftës.

    Deklarata e Kallas vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian synon të ruajë presionin ekonomik dhe politik ndaj Moskës, në përgjigje të sulmeve kundër Ukrainës dhe veprimeve që, sipas zyrtarëve evropianë, kërcënojnë sigurinë e vendeve të kontinentit. 

    Burimi: RTKLive

  • Radoiçiqi në tubimet e partisë së Vuçiqit, Haxhiu: Serbia po e mbron organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë

    Radoiçiqi në tubimet e partisë së Vuçiqit, Haxhiu: Serbia po e mbron organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të pamjeve në mediat serbe, ku Milan Radoiçiq shfaqet përkrah djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në një tubim elektoral të partisë në pushtet në Kragujevc.

    Në një postim në Facebook, Haxhiu ka kritikuar autoritetet serbe për lejimin e lëvizjes së lirë të Radoiçiqit, të cilin e cilëson si organizator të sulmit terrorist në Banjskë, duke theksuar se ai jo vetëm që gjen strehë në Serbi, por edhe pritet e nderohet në rrethet e pushtetit.

    Ajo ka rikujtuar se më 24 shtator 2023, grupi i armatosur i udhëhequr nga Radoiçiqi sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Sipas Haxhiut, sulmi kishte për qëllim cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

    Haxhiu ka theksuar se, pavarësisht se Radoiçiqi mori publikisht përgjegjësinë për organizimin e sulmit, ai ende nuk është përballur me drejtësinë, ndërsa shfaqet lirshëm në tubimet e partisë në pushtet në Serbi.

    “Kjo nuk mund të trajtohet thjesht si mungesë e bashkëpunimit me drejtësinë”, ka shkruar Haxhiu, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë politike të autoriteteve serbe dhe duke kërkuar që ato t’i japin fund mbrojtjes së tij dhe ta dorëzojnë në Kosovë.

    Kryetarja e Kuvendit i ka bërë thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë qartë ndaj kësaj situate, duke kërkuar trysni konkrete dhe pasoja për Serbinë në rast të mosdorëzimit të Radoiçiqit dhe personave të tjerë të kërkuar për sulmin në Banjskë.

    Sipas Haxhiut tolerimi i mëtejshëm i kësaj situate rrezikon të përcjellë mesazhin se sulmet terroriste mund të mbeten pa ndëshkim kur autorët gëzojnë mbrojtjen e pushtetit.

    Më tej Haxhiu ka theksuar se drejtësia për rreshterin Afrim Bunjaku dhe vënia para përgjegjësisë e organizatorëve të sulmit në Banjskë mbeten detyrim i patjetërsueshëm, duke nënvizuar se ata duhet të përballen me drejtësinë në Republikën e Kosovës.

    “As koha e as afërsia me pushtetin në Beograd nuk do t’i amnistojnë ata që e përgatitën dhe e kryen sulmin”, ka thënë Haxhiu.

    Burimi: Dukagjini

  • Presidentja Shiroka Pula shkon në një sallon bukurie - shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    Presidentja Shiroka Pula shkon në një sallon bukurie – shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    Presidentja Shiroka Pula shkon në një sallon bukurie - shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vizituar një sallon bukurie në Prishtinë, për herë të parë që nga marrja e detyrës si e para e vendit.

    Shiroka Pula pati përqafime të ngrohta me punëtoret e sallonit të ondulimit.

    Presidentja u prit me ngrohtësi nga pronaret e biznesit të cilat e pritën me një buqet me lule.

    Ajo u pa në shoqërinë e deputetes së PDK-së, Blerta Deliu Kodra.

  • Pas raportimeve për marrëveshjen Trump-Putin, Kallas: BE-ja nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

    Pas raportimeve për marrëveshjen Trump-Putin, Kallas: BE-ja nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

    Pas raportimeve për marrëveshjen Trump-Putin, Kallas: BE-ja nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka kundërshtuar lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës ruse, duke paralajmëruar se një vendim i tillë do t’i siguronte Moskës më shumë të ardhura për të financuar luftën në Ukrainë.

    Përmes një reagimi në platformën X, Kallas theksoi se Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës dhe aktivitetet hibride kundër vendeve evropiane dhe aleatëve të NATO-s.

    “Sulmet ruse kanë vrarë më shumë se 80 civilë ukrainas brenda vetëm dy ditëve. Për më tepër, Rusia ka intensifikuar sulmet e saj hibride kundër Evropës, si ndaj vendeve anëtare të BE-së, ashtu edhe ndaj aleatëve të NATO-s. Pezullimi i sanksioneve për naftën dizel ruse i siguron Moskës më shumë të ardhura për të financuar luftën”, deklaroi Kallas.

    Ajo bëri të ditur se Bashkimi Evropian nuk do ta ulë presionin ndaj Kremlinit, pavarësisht raportimeve për një marrëveshje mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, lidhur me lehtësimin e masave ndaj eksporteve ruse të naftës.

    Kallas njoftoi gjithashtu se ministrat e Jashtëm të BE-së synojnë të miratojnë të hënën një paketë të re sanksionesh të synuara kundër strukturave ushtarake ruse.

    “Ky nuk është momenti për të ulur presionin mbi Rusinë dhe Evropa nuk do ta bëjë këtë”, theksoi ajo, duke e cilësuar paketën e paralajmëruar si më të madhën e këtij lloji që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pas raportimeve për marrëveshjen Trump-Putin, Kallas: BE-ja nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Radoiçiqi në tubimet e partisë së Vuçiqit, Haxhiu: Serbia po e mbron organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë

    Radoiçiqi në tubimet e partisë së Vuçiqit, Haxhiu akuzon Serbinë për mbrojtjen e organizatorit të sulmit terrorist në Banjskë

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të pamjeve në mediat serbe, ku Milan Radoiçiq shfaqet përkrah djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në një tubim elektoral të partisë në pushtet në Kragujevc.

    Në një postim në Facebook, Haxhiu ka kritikuar autoritetet serbe për lejimin e lëvizjes së lirë të Radoiçiqit, të cilin e cilëson si organizator të sulmit terrorist në Banjskë, duke theksuar se ai jo vetëm që gjen strehë në Serbi, por edhe pritet e nderohet në rrethet e pushtetit.

    Ajo ka rikujtuar se më 24 shtator 2023, grupi i armatosur i udhëhequr nga Radoiçiqi sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Sipas Haxhiut, sulmi kishte për qëllim cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

    Haxhiu ka theksuar se, pavarësisht se Radoiçiqi mori publikisht përgjegjësinë për organizimin e sulmit, ai ende nuk është përballur me drejtësinë, ndërsa shfaqet lirshëm në tubimet e partisë në pushtet në Serbi.

    “Kjo nuk mund të trajtohet thjesht si mungesë e bashkëpunimit me drejtësinë”, ka shkruar Haxhiu, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë politike të autoriteteve serbe dhe duke kërkuar që ato t’i japin fund mbrojtjes së tij dhe ta dorëzojnë në Kosovë.

    Kryetarja e Kuvendit i ka bërë thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë qartë ndaj kësaj situate, duke kërkuar trysni konkrete dhe pasoja për Serbinë në rast të mosdorëzimit të Radoiçiqit dhe personave të tjerë të kërkuar për sulmin në Banjskë.

    Sipas Haxhiut tolerimi i mëtejshëm i kësaj situate rrezikon të përcjellë mesazhin se sulmet terroriste mund të mbeten pa ndëshkim kur autorët gëzojnë mbrojtjen e pushtetit.

    Më tej Haxhiu ka theksuar se drejtësia për rreshterin Afrim Bunjaku dhe vënia para përgjegjësisë e organizatorëve të sulmit në Banjskë mbeten detyrim i patjetërsueshëm, duke nënvizuar se ata duhet të përballen me drejtësinë në Republikën e Kosovës.

    “As koha e as afërsia me pushtetin në Beograd nuk do t’i amnistojnë ata që e përgatitën dhe e kryen sulmin”, ka thënë Haxhiu.

    Burimi: Dukagjini

  • Shpërthen supertankeri me naftë në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se ra në kontakt me një minë detare

    Shpërthen supertankeri me naftë në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se ra në kontakt me një minë detare

    Shpërthen supertankeri me naftë në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se ra në kontakt me një minë detare

    Një supertanker që transportonte naftë bruto dyshohet se ka rënë në kontakt me një minë detare në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm. Lajmi është bërë i ditur nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), në një deklaratë të transmetuar nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim.

    Sipas deklaratës iraniane, anija po përpiqej të largohej nga Ngushtica e Hormuzit përmes një rruge që autoritetet e Teheranit e cilësojnë si të paautorizuar.

    Garda Revolucionare pretendon se tankeri kishte çaktivizuar sistemet e navigimit dhe të pozicionimit gjatë përpjekjes për t’u larguar nga kjo rrugë detare strategjike, shkruan Euronews.

    Në deklaratën e saj, pala iraniane paralajmëroi për pasojat ndaj anijeve që, sipas saj, shkelin rregullat e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

    “Një zjarr i tmerrshëm është rezultati përfundimtar për çdo tanker që shkel rregullat dhe përpiqet të injorojë sigurinë dhe rregulloret e Ngushticës së Hormuzit”, thuhet në deklaratë.

    Autoritetet iraniane ia atribuojnë shpërthimin goditjes së anijes në një minë detare, por deri tani nuk kanë bërë të ditur emrin e supertankerit, flamurin nën të cilin lundron apo numrin e anëtarëve të ekuipazhit.

    Gjithashtu, nuk ka informacione për persona të lënduar apo viktima, si dhe për shkallën e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shpërthen supertankeri me naftë në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se ra në kontakt me një minë detare appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Do të restaurohet shtëpia ku lindi Faik Konica në Greqi

    Do të restaurohet shtëpia ku lindi Faik Konica në Greqi

    Shtëpia e lindjes së Faik Konicës, në Konicë të Greqisë, do t’i nënshtrohet restaurimit. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, e bëri të ditur lajmin pas një takimi me ministren greke të Kulturës, Lina Mendoni, në Prespë.

    Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhe njoftoi se punimet pritet të fillojnë së shpejti. Sipas tij, Ministria e Kulturës së Greqisë ka konfirmuar se banesa ka marrë statusin e objektit me vlerë historike dhe kulturore, ndërsa financimi për restaurimin është siguruar.

    Njoftimi pason raportimin e Euronews Albania për gjendjen e rënduar të godinës, e cila prej vitesh ka mbetur pa përkujdesje, me mure të dëmtuara dhe e mbuluar nga shkurret.

    Beqir Potka, një nga 17 filantropët shqiptarë që kontribuuan për kthimin e eshtrave të Konicës në Shqipëri, kishte kërkuar restaurimin e shtëpisë dhe shndërrimin e saj në muze. Në një prononcim për Euronews Albania, ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar financiarisht, së bashku me miqtë e tij dhe komunitetin shqiptar në SHBA.

    Në takimin mes Gonxhes dhe Mendonit u diskutua edhe kthimi në Shqipëri i dy objekteve arkeologjike nga Butrinti, të sekuestruara në Greqi që prej vitit 2002, si dhe bashkëpunimi për restaurimin e Kishës së Shën Nikollës në Mesopotam dhe të pasurive të tjera kulturore.

    Bashkëpunimi përfshin gjithashtu projekte arkeologjike në Finiq, restaurimin e ikonave dhe trajnimin e restauratorëve shqiptarë në Selanik.

    Burimi: Dukagjini

  • Shqyrtimi i Avokatit të Popullit: Mandati i Speciales në Kushtetuese, jo ligji (VIDEO)

    Shqyrtimi i Avokatit të Popullit: Mandati i Speciales në Kushtetuese, jo ligji (VIDEO)

    Shqyrtimi i Avokatit të Popullit: Mandati i Speciales në Kushtetuese, jo ligji (VIDEO)

    Shoqëria civile, intelektualë e aktivistë, iu adresuan Avokatit të Popullit me kërkesën që ai t’i drejtohet gjykatës për vlerësim, nëse në procesin e Hagës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u tejkalua mandati.

    Naim Qelaj, Avokat i Popullit, ka deklaruar se është ende herët për të përcaktuar qëndrimin e tij lidhur me kërkesën e parashtruar.

    Ai theksoi se është i gatshëm të veprojë kur kjo është në interes të drejtësisë dhe të respektimit të të drejtave të njeriut.

    Qelaj u shpreh se kjo çështje nuk lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të cilat u votuan së fundmi.

    Ai shtoi se mbetet të shihet nëse këto ndryshime do të arrijnë të prodhojnë efektin e kërkuar juridik në këtë proces, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një amendament të veçantë kushtetues, i cili përcakton si themelimin, ashtu edhe mënyrën e funksionimit të këtyre gjykatave.

    Anise të martën mbrëma u miratua edhe në lexim të dytë, ligji me ndryshime për Gjykatën Speciale ka edhe pak rrugë për të hyrë në fuqi, e me nënshkrimin e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në tavolinë i mbetet presidentes së re, Justina Shiroka-Pulës.

  • Kryeterroristi i Banjskës: Radojçiq shfaqet krah Vuçiqit në fushatë (VIDEO)

    Kryeterroristi i Banjskës: Radojçiq shfaqet krah Vuçiqit në fushatë (VIDEO)

    Kryeterroristi i Banjskës: Radojçiq shfaqet krah Vuçiqit në fushatë (VIDEO)

    Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojiciq, i cili ka edhe fletëarrest ndërkombëtar, u pa në një tubim elektoral të ish presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Millan Radojçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, me shumë truproja, erdhi për t’i dhënë mbështetje Aleksandar Vuçiqit, që po garon për t’u bërë kryeministër në Serbi.

    Me kryeterroristin i cili kërkohet edhe me urdhërarrest të Interpolit, dhe Bashkimi Evropian, NATO e Amerika i kërkojnë Beogradit, që ta vë para drejtësisë është dhe djali i ish-presidentit të këtij shteti, tash synues i postit të kryeqeveritarit.

    Ndërkohë vetë kryetari i Listës Serbe, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Zlatan Elek, të premten pasdarke mori pjesë në një debat që flet për premtimet e partive në fushën e shëndetësisë për zgjedhjet në Serbi.

    Elek, që thotë se nuk është më deputet në parlamentin kosovar, atje foli në emër të partisë së Vuçiqit, e si drejtor i spitalit në Mitrovicë, që funksionon nën sistemin serb.

    Në mesin e folësve në tubimet e partisë pushtetare serbe u pa para një jave edhe shtetasi francez, Arno Gujo, një përkrahës i flaktë i politikave nacionaliste serbe, që mban poste në instutucionet e atjeshme.